Archive for June, 2010

Fondi rezervë u prek 35 herë në katër muaj

Qeveria shpenzoi 10 milionë USD për raste emergjente, ose 41%. Ku shkuan paratë Fondi rezervë i qeverisë, që përdoret për raste emergjente të paparashikuara në buxhet, është prekur 35 herë, përmes vendimeve të ndryshme. Ministria e Financave konfirmon shifrën, duke saktësuar se janë shpenzuar për katër muajt e parë të vitit rreth 10 milionë dollarë, [...]

Brukseli: Zgjidhni krizën ose do të ngrijmë vizat dhe integrimin

Zbardhet takimi në PE. Konfirmohet drafti dhe ultimatumi Bashkimi Europian jo vetëm ka rënë dakord për një draft për krizën shqiptare, por ka bërë gati një ultimatum të qartë dhe të fortë që i bën të ditur Tiranës zyrtare se nëse nuk zgjidhet kriza politike atëherë do të ngrihen të gjitha marrëdhëniet e Shqipërisë me [...]

Banda e Lushnjës, të afërmit ngrenë alibi në mbrojtje të Afrim Hoxhës

Seanca Familjarët e të pandehurit Afrim Hoxha, i gjykuar për vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, dëshmuan dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda, duke ngritur edhe një alibi, sipas së cilës, njeriu i tyre nuk kishte marrë pjesë në vrasjen e Xhevat Demirit. Ata deklaruan se Afrim Hoxha, ditën kur është vrarë Xhevat Demiri, [...]

Ultimatumi i BE-së për krizën, PS drejt paktit, PD nuk e pranon

BRUKSEL – Hapje e kutive të materialeve zgjedhore dhe ngrirje të kutive të fletëve të votimit deri në një interpretim nga Komisioni i Venecias. Ky është kompromisi i ofruar, Parlamenti Europian dje për dy liderët kryesorë politikë shqiptarë për t’i dhënë fund krizës politike, që ka mbërthyer Shqipërinë që prej gati 10 muajsh. Kreu i [...]

Kriza ekonomike, pushime të varfra për shqiptarët

Sipas menaxherëve të agjencive turistike, kriza ekonomike ka ulur ofertat për pushime jashtë vendit Kriza ekonomike privon shqiptarët nga pushimet jashtë vendit. Tashmë agjencitë turistike po përballen çdo ditë dhe më shumë me kërkesa të pakta për pushime jashtë vendit. Madje, edhe nëse ka ndonjë kërkesë të tillë pushuesit kërkojnë ofertat me çmime më të [...]

Kuvendi në seancë, pritet të miratohen drejtuesit e grupit të PS

Ka nisur seanca në Kuvend me diskutimet e lira të deputetëve. Më vonë pritet të miratohen propozimet e grupit parlamentar të PS-së për për plotësimin e vendeve të mbetura vakante nga opozita në disa struktura të Kuvendit. Dje është zhvilluar mbledhja e Grupit të Partisë Socialiste ku edhe janë zgjedhur nënkryetari i Kuvendit, si dhe [...]

Banda e Lushnjës, shtyhet procesi pas gabimit të KLD-së

Këshilli caktoi gjyqtaren Ardiana Beraj për të zëvendësuar Artan Brocin Procesi i djeshëm gjyqësor ndaj bandës së Durrësit është karakterizuar nga debate për zëvendësimin e anëtarit të trupit gjykues, Artan Broci, i cili është transferuar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë kishte zëvendësuar disa ditë më parë Brocin me gjyqtaren Ardiana [...]

Lushnje – Vrau dhe dogji shokun, prokuroria kërkon maksimumin

Organi i akuzës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Premçen Burgim të përjetshëm ka kërkuar Prokuroria e Lushnjës për Klodian Premçen, i cili në datën 30 mars të vitit të kaluar vrau dhe dogji 40-vjeçarin Bujar Krasniqi, në fshatin Gradishtë të Rrethit të Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të 30 marsit të vitit [...]

Spears në telashe, denoncohet nga ish-truproja

Ish-truproja e Britney Spears deklaron se puna me këngëtaren ka qenë një makth i vërtetë, pasi emocionet e saj janë jashtë kontrollit. Fernando Flores, ka vendosur që t’i drejtohet drejtësisë për të marrë dëmshpërblim për keqtrajtimin që i është bërë gjatë sherbimit për pop star. Flores thotë se këngëtarja e ka vënë nën presion shpesh [...]

Tirana Çiak

Në prag të festivalit mbarëkombëtar të filmit të shkurtër që prodhohet vetëm në 48 orë, flasin të rinj pjesëmarrës: Në Shqipëri nuk ndodh asgjë, kemi nevojë për mundësi për t’u shfaqur Edhe pak ditë ndajnë nga hedhja e shortit për pjesëmarrësit në Festivalin Mbarëkombëtar të Filmit të 48 orësh në Tiranë. Organizatorët dalin sot në [...]

I dehur përdhunonte të bijën 12 vjeçe, në pranga babai 40 vjeçar

TIRANË- Akuzohet se përdhunoi të bijën 12 vjeçe, policia arreston babain një vit pas ngjares, pas denoncimit të nënës së dhunuar në polici. Pas gati një viti hetimi, policia e kryeqytetit arrestoi Genci Mullaymerin, të dyshuarin për përdhunimin e bijës së tij, aktualisht dhjetë vjeçe. Lajmi u bë i ditur dje zyrtarisht nga policia e [...]

Besa, ‘Planet Funk’ dhe ‘One Republic’, nata e dytë e ‘Rock in Tirana’

TIRANE – Rinia e kryeqytetit, por edhe të tjerë të ardhur nga rrethet kanë shijuar dje magjinë e natës së dytë të rock-ut në stadiumin “Qemal Stafa”. Nga ora 20.00 deri në 20.45, të pranishmit kanë kënduar dhe kërcyer në shkallët e stadiumit me Besën dhe banden e saj muzikore, te cilet kane hapur koncertin. [...]

Lady GaGa “e tepron”, klip me imazhe të rënda

Lady GaGa vazdon të sillet kundër rrymës, duke i pritur me krahë hapur kritikat. Pas skenës së përgjakur në koncertin e Manchester, këngëtarja amerikane ka publikuar klipin më të ri “Alejandro” që ngjan më shumë me një film të shkurtër. Në 9 minutat e këtij klipi, Lady GaGa nuk ngurron të bëjë blasfemi. E veshur [...]

Afrika e Jugut 2010, kush mund të jenë vendimtarët

Në Afrikën e Jugut mund të ketë vend edhe për “outsider”. Botërori 2010 fsheh futbollistë si Milito, Villa, Luis Fabiano, Forlan, Van Persie e Eto’o, që gjithmonë janë të gatshëm të shpërthejnë. Analistët e futbollit e shohin portugezin përpara argjentinasit, të cilin nuk e shohin si vendimtar, kur luan për përfaqësuesen e tij. Anglezi ka [...]

Older Entries »