Lushnja Portal » Bota

Mot i keq, 15 të vdekur në Europë
Kaos total ne trafik dhe viktima. Keto jane pasojat e motiit te keq qe po mban ne Europe.

Te dhenat e fundit flasin per 15 viktima, si pasoje e te ftohtit.

Polonia ka shënuar numrin më të madh të vdekjeve nga i ftohti, me tetë viktima. Temperaturat më të ulëta kanë qenë -20 gradë celcius.

Aeroportet në Angli, Zvicër, Gjermani, Francë e Çeki, për shkak të rreshjve të dëborës, kanë pezulluar shumë fluturime. Shqipëria dhe Italia përballen me përmbytje si pasojë e rreshjeve të shiut.

Venecia është përmbytur, derisa mësohet se janë shembur dy mure të kohës romake në Pompei.

Aeroporte janë mbyllur në Britaninë e Madhe, Francë dhe Zvicër. Dhjetra fluturime janë anulluar në Gjermani dhe Spanjë.

Në Italinë veriore, shirat kanë shkaktuar përmbytje të mëdha gjatë kësaj jave. Zyra e Mbrojtjes Civile paralajmëroi autoritetet se përmbytje më të mëdha priten ditët në vazhdim.

Në kryeqytetin rus, Moskë u shënuan temperaturat më të ulëta në këtë periudhë, që nga 1 dhjetori i vitit 1931, -23.6C.

Burimi: Shekulli Online

Serbia heq vizat për shqiptarët
BEOGRAD – Serbia heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë përpara hyrjes në fuqi të liberalizimit të plotë të vizave në zonën shengen.

Mediat serbe njoftojnë se vendimi është marrë më 26 nëntor i cili është nënshkruar dhe nga zëvendës shefi i qeverisë Ivica Daçiç.

Në Republikën e Serbisë mund të hyjnë pa viza shtetasit e Republikës së Shqipërisë, bartësit e të gjitha dokumenteve të vlefshme të udhëtimit të Republikës së Shqipërisë

Shtetasit serb gjithashtu mund të vizitojnë Shqipërinë sa herë të duan, pa asnjë lloj pengese.

Qeveria shqiptare ne prill te ketij viti ka miratuar një shtesë në vendim “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave dhe të dokumentacionit për hyrjen qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”.

Në bazë të propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi liberalizimin e regjimit të vizave të qëndrimit afatshkurtër për shtetasit e Serbisë.

Në njoftimin për shtyp të Këshillit të Ministrave bëhet e ditur se “kjo masë do të lehtësojë lëvizjen edhe të shqiptarëve në Lugi, në Luginën e Preshevës dhe të gjithë shtetasve serbë me kombësi shqiptare, të cilët për shkak të regjimit të vizave, që të hyjnë në Shqipëri u duhet të marrin vizë në ambasadën shqiptare në Beograd”.

Burimi: Shekulli Online

Itali, studentët përleshën me policinë, votimi i reformës shtyhet
Përleshje mes studentëve dhe policisë në Firencë, ndërsa kanë vazhduar protestat kundër reformës universitare. Studentët pushtuan Koloseun, kullën Mole Antonelliana si dhe Kullën e Pizës. Italia ka përjetuar një tjetër ditë protestash të shtrira thuajse në të gjithë vendin. Votimi final për reformën universitare u shty për të martën 30 nëntor.

<embed src="http://www.shekulli.com.al/zotmedia/flv/player.swf" width="500px" height="300px" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" wmode="transparent" flashvars="height=500&width=300&file=http://www.shekulli.com.al/2010/11/24/YouReporter.it%20-%20News%20from%20You.flv&skin=http://www.shekulli.com.al/zotmedia/stil.swf&controlbar=over&autostart=false&stretching=fill&showdigits=true" />

Nje dite me pare një grup studentësh protestuan kundër reformës universitare, duke u përplasur me rojet gjatë një përpjekje për të hyrë në senat. Nëpunësit dhe oficerët arritën të ndalonin studentët protestues duke mbyllur dyert dhe dritaret në kohë.

Menjëherë pas kësaj, studentët filluan të gjuanin me vezë. Pas sulmit në senat mijëra studentë me parrulla në formën e librave të mëdhenj, dhe me kaska mbrojtëse u nisën drejt rezidencës së Berluskonit.

Protesta u shoqërua me thirrje të studentëve, “dorëheqje, dorëheqje.” dhe pastaj: “Turp! Turp. Gjatë sulmit në senat një polic u plagos, ndërsa studenët filluan të tërhiqeshin. Mediat italiane raportojnë se nuk ka patur konfrontim të vërtetë dhe të drejtpërdrejtë, përvec disa studentëve të shkëputur nga turma të cilët sulmuan derën e senatit. Policia njoftoi se ajo ishte e vendosur përpara senatit dhe kishte marrë të gjitha masat për të mos lejuar hyrjen e studentëve në senat.

Protesta e sotme përfshiu shumë univeristete ndërsa që në mëngjes studentët kanë pushtuar Universitetin ‘La Sapienza’, fakultetet e Filozofisë, Fizikës, Shekncave Politike, Departamentin e Higjenës dhe atë të Inxhinierisë, ku shumë studentë dhe pedagogë po qëndrojnë aty prej orësh. Studëntët po udhëhiqen nga moto “E ardhmja është këtu, duhet vendosur tani”

Burimi: Shekulli Online

Obama: S’mendoj garë me Palin
Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se nuk ka menduar rreth mundësisë se do të përballet me Sarah Palin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Në një intervistë për televizionin ABC, Obama tha se i respekton aftësitë politike të Palinit, por koha dhe preokupimi i tij janë si të kryejë sa më mirë që është e mundur detyrën e presidentit.

Ish guvernatorja e Alaskës Sarah Palin dhe kandidate e Republikanëve për nënpresidente në zgjedhjet 2008, ka thënë se ajo mendon se mund të triumfoje ndaj presidentit Obama nëse ajo garon në zgjedhjet presidenciale në vitin 2012.

Deklarata eshte bere per televizionin ABC gjate nje interviste te dhene atje. Ajo ka pohuar se disa herë e ka konsideruar mundësinë nëse do të ishte ide e mirë që të garojë për presidente.

Burimi: Shekulli Online

‘Koreja’, Obama: Përgjigje e matur
Presidenti i SHBA Barak Obama ka riafirmuar angazhimin e vendit të tij për të mbrojtur Korenë e Jugut gjatë një bisede telefonike me presidentin koreanojugor Li Myung – Bak dhe është zotuar se do të punojë edhe me vendet e tjera për ” të dënuar ashpër” sulmin vdekjeprurës me artileri që Koreja e Veriut ndërmori ndaj një ishulli të Koresë së Jugut.

Në një njoftim të shpërndarë mbrëmë në Uashington, Shtëpia e Bardhë bën me dije se dy presidentët ranë gjithashtu dakord që të zhvillojnë stërvitje të kombinuara ushtarake dhe të zgjerojnë trajnimet për të treguar forcën e aleancës së tyre.

Z. Obama i tha gjithashtu z. Lee se ” lutjet dhe mendimet ” e popullit amerikan janë me familjet e dy marinarëve koreanojugor të cilët u vranë dhe 18 të tjerëve – mes tyre 3 civilë – të cilët u plagosën në sulmin e mëngjesit të së martës.

Sulmi, i cili u krye teksa forcat e Koresë së Veriut po zhvillonin një stërvitje ushtarake në ishullin që është 12 kilometra larg bregdetit të Koresë së Veriut, shkaktoi një shkëmbim të zjarrit të artilerive, çka ishte ballafaqimi më dramatik mes dy palëve, që nga mbyllja e luftës koreane në vitin 1953.

Koreja e Jugut ka paralajmëruar Veriun se do të reagojë ashpër ndaj çdo provokimi tjetër, pasi dhjetra predha artilerie goditën një ishull koreanojugor.

Presidenti koreanojugor, Presidenti Lee Myung-bak dha urdhër që ushtria të reagonte me sulm me raketa ndaj Koresë së Veriut, nëse siç u shpreh, “do të ketë provokime të mëtejshme”.

Veriu dhe Jugu kanë fajësuar njëri-tjetrin si shkaktar të fillimit të incidentit që cilësohet si më i rëndi që prej fundit të Luftës Koreane.

Incident i rëndë

Dy ushtarë u vranë dhe rreth 50 persona të tjerë u plagosën nga predhat që ranë në ishullin koreanojugor që ndodhet shumë pranë kufirit mes të dyja vendeve.

Imazhi i shtëllungave të tymit që ngriheshin nga predhat dhe i një fshati që digjej ishte diçka që shumë koreanë kanë shpresuar të mos e shikonin kurrë më.

Zjarri i artilerisë goditi një ishull të vogël koreanojugor Yeonpyong, që ndodhet pranë kufirit koreanojugor.

Ushtria koreanojugore qëlloi me 80 predha si reagim, duke shkaktuar atë që e quajti “dëm të konsiderueshëm.”

Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën, megjithëse duke patur parasysh provokimet e mëparshme, Koreja e Veriut mund të shihet nga shumë vëzhgues neutralë si fajtori i mundshëm.

Reagime nga jashtë

Ka shumë nga ata që do të pyesin se çfarë do të thotë ky episod i fundit për politikat e brendshme të turbullta të Phenianit.

Incidenti vjen në një periudhë të rrezikshme tranzicioni, kur lideri Kim Jong e kalon pushtetin tek djali i tij më i vogël.

Incidenti është dënuar nga SHBA-ja dhe Rusia, megjithëse Kina, aleatja kryesore e Koresë së Veriut, ka refuzuar të emërojë fajtorin.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Pheniani duhet të ndalë veprimet kokëforte.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, foli për një rrezik kolosal dhe shtoi se ata që e iniciuan zjarrin e artilerisë duhet të mbanin përgjegjësi të plotë.

Në kontrast Pekini, që shumë rrallë e kritikon Phenianin, u bëri thirrje të dyja palëve për paqe dhe stabilitet.

Burimi: Shekulli Online

Penjani sulmon Korenë e Jugut
Koreja e veriut ka goditur me artileri të rëndë një zonë të populluar në një ishull që i takon Koresë së Jugut. Trupat koreanojugore i janë kundërpërgjigjur menjëherë zjarrit.

Ishulli gjendet në afërsi të kufirit të diskutueshëm mes dy koreve.

Mediat raportojnë se një ushtar jugkorean u vra e tre janë plagosur. Raportohet për dhjetra godina të dëmtuara.

Kina dhe Rusia janë shprehur të shqetësuara për shkëmbim-zjarrin dhe kanë tërhequr vërejtjen që të mos rriten tensionet.

Burimi: Shekulli Online

Sulmet ndaj gazetarëve, Obama-Medvedev, bisedime të vështira
Këshiltari i Barak Obamës tha se presidenti amerikan ka pasur bisedime “shumë të gjata e të vështira” me presidentin rus Dimitri Medvedev, lidhur me sulmet e fundit ndaj gazetarëve në Rusi.

Majkëll MekFoll, kryekëshilltar i Obamës, tha se takimi u realizua të shtunën në Japoni në margjinat e samitit për Bashkëpunim Ekonomik Azi-Paqësor.

Ai i bëri këto komente në premierën dokumentarit “Drejtësi për Sergejin”, kronikë që trajton rastin e avokatit Sergei Magnicki, i cili vdiq një vit më parë në burg.

Para se të arrestohet, Magnicki kishte implikuar zyrtarë të lartë në një skemë masive të mashtrimit brenda qeverisë ruse. (REL)

Përmbytjet në Pakistan, priten edhe më shume reshje shiu
Parashikuesit e motit në Pakistan thonë se priten edhe më tej rreshje të mëdha shiu sot, duke e bërë edhe më të rëndë krizën e përmbytjeve që ka pllakosur vendin në disa dekada.  Zyrtarët pakistanezë thonë se ujrat që kanë përmbytur pjesën veriperëndimore po shkojnë drejt jugut përgjatë Lumit Indus në provincën Sindh. Ata thonë se përmbytjet kanë prekur rreth 13 milionë njerëz dhe kanë lënë të paktën 1600 të plagosur.  Dhjetra mijëra banorë të Sindhit u larguan, por disa të tjerë refuzuan të evakuohen, pasi trembeshin për vjedhjen e pasurive të tyre. Autoritetet pakistaneze e kanë patur të vështirë të ndihmojnë të evakuarit. Shirat e dendura bënë që disa helikopterë të ekipeve të ndihmave të uleshin.  Kryeministri pakistanez, Jusuf Raza Gilani, ka bërëi thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët tha se punonjësit e saj kishin njoftuar për mungesa ushqimore, ilaçesh dhe uji të pishëm. Aleanca e NATO-s ka marrë përsipër të çojë ndihmë në rajon.  Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari ishte në Britaninë e Madhe dje për të mbledhur fonde për viktimat e përmbytjeve dhe për të marrë pjesë në një miting të Partisë së tij të Popullit. Ai është kritikuar për turneun e tij në Evropë pasi vendin e kishte përfshirë kriza e përmbytjes.

‘The Economist’: Vendet e Ballkanit Perëndimor, në BE, jo para 2020-s
“Me përjashtim të Kroacisë, vendet e Ballkanit Perëndimor kane pak shanse të hyjnë në BE para vitit 2020″. Kështu shkruan sot prestigjozja “The ekonomist”, në një analizë rreth zhvillimeve të fundit të rajonit dhe perspektivës për integrimin në familjen evropiane.

Në shkrimin analitik “Nga Vardari deri në Triglav” tërhiqet vërejtja që Bashkimi Evropian të mos e shtyjë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse në të kundërtën do të rrezikohet paqja dhe stabiliteti në këtë rajon.

“BE duhet të nxisë dhe të përdorë të gjitha mjetet dhe mekanizmat për të realizuar planin e zgjerimit”, shkruan “Economist”.

Sipas të përditshmes, gjasat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian janë larg optimizmit dhe pritshmërisë.

“Përveç Kroacisë, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është vështirë që deri në vitin 2020 të jenë anëtare të BE-së”, shkruan revista londineze, duke numëruar problemet me të cilat përballen vendet.

Duke u ndalur te Maqedonia, ashtu siç quhet FYROM, në revistë theksohet se ky vend ballafaqohet me kontestin e emrit me Greqinë, i cili po frenon fillimin e negociatave për anëtarësim. Revista britanike pasqyron edhe shkaqet që vendet e tjera të rajonit të mos bëhen pjesë e BE-së për një periudhë të largët.

Në mes të problemeve, revista përmend krimin e organizuar dhe korrupsionin që mbetet shqetësues në vendet e tjera që presin vlerësimin për anëtarësimin në BE.

Nje dite me pare, komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Stefan Fyle deklaroi se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është sfidë për Ballkanin Perëndimor në rrugën e vet integruese drejt BE-së.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë sfidë e përbashkët e të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së, dhe theksoi se zgjidhja e këtij problemi është njëri nga kushtet për hyrje në Union”, tha ai.

Komisioneri, cituar sot nga mediat malazeze ka shtuar më tej se BE-ja nga vendet kandidate pret që çështjen për sundimin e së drejtës ta zgjidhin së shpejti, në procesin para inkuadrimit.

“Ato duhet të përgatiten për anëtarësimin në Union, ndërkohë që Brukseli është i gatshëm të ofrojë mbështetje më të madhe për të realizuar me sukses kriteret e kërkuara”- ka theksuar ai.

Ne nje deklarate te pak diteve me pare, Fyle ka bere me dije se Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian do të jetë më i vështirë si pasojë e kritereve më të rrepta. Sipas tij progres- raportet e Komisionit ndaj Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Kosovës do të jenë më të ashpra.

“Komisioni Europian nuk bën gjë tjetër veçse përcakton kriteret dhe standardet, kurse të tjerat duhet t’i bëjnë aktorët e brendshëm, pra t’i miratojnë dhe t’i zbatojnë ato. Do të desha t’u bëja të qartë qytetarëve dhe politikanëve të vendeve-aspiruese për në BE që të mos mendojnë se procesi i anëtarësimit, pra dinamika e tij, kontrollohet nga BE-ja”, vuri në dukje z. Fule.

11 Maj

Pas takimit në Këshillin e Stabilizim-Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule dhe Sekretari spanjoll i Shtetit, Diego Lopez Garrido dhanë në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin tonë të Jashtëm, Ilir Meta.

Komisioneri Fule i ka bërë edhe njëherë apel politikaneve shqiptarë të zgjidhin ngërcin politik. “Udhëheqja politike në Shqipëri duhet të tregojë maturi, politikanët duhet të zgjidhin këtë krizë. Janë të gjitha mjetet e nevojshme për ti dhënë fund kësaj situate”, tha ai duke shtuar se “politikanët do të kenë mbështetjen tonë”. Sipas tij, kriza mund të zgjidhet përmes gjykatave dhe institucioneve.

Ndërsa përfaqësuesi i Spanjës në BE, vend që ka presidencën e BE-së, theksoi se është e domosdoshme të normalizohet jeta politike në vend. “Dua të përsëris se një demokraci funksionon kur parlamenti punon, kjo është mënyra më e mirë për të zgjidhur situatën”, u shpreh Garrido.

Nga ana tij ministri i Jashtëm, Meta tha se ka një zgjidhje të mesme mes kërkesave të opozitës për transparencë dhe vendosmërisë së mazhorancës për të mos dalë mbi vendimet e gjykatave. “Mes transparencës dhe respektimit të Kushtetutës ka një hapësirë për të gjetur një kompromis në mënyrë që të zgjidhen të gjitha cështjet e ngritura nga opozita”, u shpreh Meta, ndërsa shprehu keqardhje për grevën, duke deklaruar se “kam qenë vetë në një të tillë, por ajo nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur problemet”.

Parlamenti Europian lehtëson lëvizjen për vendet jashtë Shengen
STRASBURG – Qytetarët e shteteve jashtë BE-së që kanë marrë një vizë tre mujore në një nga vendet e zonës Shengen, lejohen të udhëtojnë lirshëm në të gjitha shtetet e tjera të kësaj zone. Kjo në bazë të rregullores së re që miratoi sot Parlamenti Evropian.

Rregullorja e re e PE-së me 562 vota pro, 29 kundër dhe 51 abstenime, do të hyjë në fuqi më 5 prill të këtij viti.

Rregullat e reja, synojnë të rrisin lëvizjen e lirë dhe nuk do të kenë elementë shtesë të sigurisë në porte apo aeroporte. Por këto rregulla nuk do të zbatohen në asnjë rast në Britani të Madhe, Irlandë dhe Danimarkë, pasi këto shtete nuk janë pro kësaj rregulloreje.

Me legjislacionin e ri, një vizë D afatgjatë (më shumë se tre muaj) i mundëson shtetatit nga vendet jashtë BE-së, që të qëndrojë tre muaj brenda një periudhe 6 mujore në të njëjtat kushte, si një shtetas me leje qendrimi jashtë. Shumica e shteteve të BE-së do të jenë në gjendje të përdorin Sistemin Informativ Shengen (SIS), për të konsultuar listat e udhëtarëve.

12:00

Parlamenti Evropian ka diskutuar lidhur me heqjen e regjimit të vizave për vendet e zonës Shengen për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës.

Debati kishte në qendër diskutimin dhe ndryshimet në rregulloren për Konventën e zbatimit të Marrëveshjes Shengen.

Eurokomisionerja për çështjet e brendshme, Sesilia Malmstrom ka rënë dakord me vërejtjet e paraqitura nga europarlamentarja Fajon për të mënjanuar çdo pengesë të panevojshme në lëvizjen e lirë.

Gjatë ditës çështja e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën do të jetë në qendër të takimit të europarlamentares Fajon me eurokomisionerin për zgjerim Shtefan Fule.

Aguilar, letër KE-së: Përshpejtoni vizat për Shqipërinë e Bosnjen

Kryetari i Komitetit për Lirinë, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme të Parlamentit Europian, Juan Fernando Lopez Aguilar i ka kërkuar KE-së përshpejtimin e procedurave për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Kërkesa është bërë përmes një letrë që Aguilar i ka dërguar Komisioneres për Çështjet e Brendshme të Komisionit Europian Cecilia Mallstrom.

Në letër, ai i kujton komisioneres së KE-së se në prill të këtij viti, ishte parashikuar që të lexohej në Parlamentin Europian progres-raporti për vendet ballkanike, por kërkesa nuk është bërë ende.

Nisur nga kjo, Aguilar thotë se vonesa vë në diskutim marrjen e një vendimi nga PE brenda qershorit, kohë kur sipas tij është edhe mbyllja e sesionit të verës.

“Çdo vonesë, sidomos ndërmjet publikimit të raportit vlerësues dhe propozimit legjislativ pas muajit prill, zvogëlon mundësitë e parlamentit për ta përfunduar procedurën legjislative përpara ndërprerjes së punimeve për sezonin e verës”- shkruhet në letër.

Më tej, Aguilar pohon se përfshirja personale e Cecilia Mallstrom mund të bëjë ndryshimin dhe t’i lejojë parlamentit e këshillit të përmbushin premtimin e deklaratës së nëntorit. Ai duke iu referuar deklaratës, kujton se në të thuhej se propozimi në fjalë do të trajtohet si çështje urgjente.

Vizat dhe anëtarësimi i Shqipërisë, Bizjak: Jo fjalë, reforma konkrete

“Shqipëria ka ende detyra për të përmbushur për liberalizimin e vizave dhe shumë sfida të tjera për anëtarësimin në BE”. Kështu është shprehur Ivan Bizjak, Drejtor i Përgjithshëm për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në Sekretariatin e Përgjithshëm të Këshillit të BE-së, gjatë një interviste për Deutsche Welle.

Deklarata ka ardhur pas pyetjes se si i kanë shanset në vijim për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, dy vendet që u përjashtuan nga Shengeni ndërkohë që fqinjët fituan liberalizimin.

“Unë shpresoj se kjo do të bëhet e mundur edhe për të dy vendet e rajonit. Unë nuk jam në gjendje tani t’ju them ekzaktësisht se si do të jetë vlerësimi pas pak muajsh, por jam i sigurtë se dhe Shqipëria e Bosnje Hercegovina e kanë të qartë se çfarë duhet të përmbushin”- ka thënë Bizjak, duke shtuar më tej se kjo nuk është kaq e thjeshtë.

Sipas tij, liberalizmi i vizave është vetëm një aspekt i rrugës plot sfida drejt anëtarësimit të plotë në BE.

“Kjo kërkon shumë punë dhe energji. Duhen konsoliduar institucionet, të garantohet sundimi i ligjit, të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar, të respektohen të drejtat e njeriut, të ketë konkurrencë të lirë në treg etj., reforma bindëse dhe që japin efekte pozitive tek qytetarët dhe mirëqenia e tyre. Kjo arrihet jo vetëm me fjalë, por dhe me vepra konkrete. Sepse problemet do të jenë më të pakta kur procesi kalon më shumë në planin konkret”- tha ai.

Ambasadori gjerman: Të pakënaqur me ecurinë e punimeve të Parlamentit

VLORË – Ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borchardt, gjatë një vizite në Universitetin e Vlorës u shpreh se “kancelaritë e huaja janë të pakënaqura me ecurinë e deritanishme të punimeve në Parlament”.

Sipas tij, nëse vazhdon kriza, integrimi i Shqipërisë që nënkupton drejpërdrejt liberalizimin e vizave edhe marrjen e statusit kandidat është i rrezikuar.

Më tej ai u shpreh se “ne inkurajojmë me ndihmën tonë zgjidhjen e situatës, pasi gjithçka tjetër ndikon në ngadalësimin e procesit, si të integrimit të Shqipërisë drejt Europës ashtu dhe në liberlizimin e vizave me vendet e bllokut”.

Kjo gjë, tha ai, ndikon në vendimarrjen e Europës kundrejt futjes së Shqipërisë në familjen e madhe dhe sistemin e Shengen.

I pyetur për vizat, ai tha se “s’mund te them një datë sepse organizma të tjerë vendosin pasi të analizojnë situatën në vend, si menxhimin e kufijve, kurbën e shtetit shqiptar në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar e të tjerë”.

Ministrat e rajonit, apel BE-së: Përshpejtoni vizat për Shqipërinë e Bosnjen

5 mars

Ministrat e Brendshëm të Europës Juglindore të mbledhur në Tiranë për konferencen mbi Sigurinë e Kufijve deklaruan sot se do t’i kërkojnë Bashkimit Europian të përshpejtojë procedurat për liberalizmin e vizave me Shqipërinë. Deklarata u lexua në mbyllje të konferencës nga ministri ynë i Brendshëm Lulzim Basha.

“Duke pranuar përparimin dhe rezultatet konkrete të reformave në Shqipëri, ministrat e Brendshëm i bëjnë thirrje BE të përshpejtojë vendimarrjen për të garantuar regjimin e lëvizjes së lirë, Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës, duke njohur progresin që këto dy vende kanë bërë në përmbushjen e plotë të kritereve për të përfituar liberalizimin e vizave”, u shpreh ministri Basha.

Vendi ynë gjendet në fazën e vrojtimit, theksoi ai. Sapo ka përfunduar inspektimi nga ana e ekspertëve europianë të cilët vizituan vendin tonë në muajin shkurt ku panë se si janë zbatuar kërkesat e udhërrëfyesit. Brenda muajit prill, Komisioni Europian do të bëjë një raport vlerësimi në bazë të së cilit varet edhe vendimi i vendeve anëtare të Bashkimit Europian mbi Shqipërinë.

Fajon: BE të mos ndikohet nga shembujt në Maqedoni e Serbi

Ajo çfarë ka ndodhur me azilkërkuesit nga Maqedonia e Serbia “në asnjë mënyrë nuk duhet të dëmtojë liberalizimin e vizave këtë vit për Shqipërinë dhe Bosnjën”. Kështu ka deklaruar sot europarlamentatja, Tanja Fajon.

Lajmet e fundit për rritjen e numrit të strehimkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia në Belgjikë dhe Gjermani kanë krijuar dilema dhe drojë nëse liberalizimi i vizave ishte një vendim i drejtë. Ndaj Fajon tha se “kërkoj nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin përgjegjësinë jo vetëm për të përmbushur kriteret, por dhe t’i dërgojnë njerëzve një mesazh të qartë rreth asaj se çfarë do të thotë realisht liberalizimi i vizave. Politikanët duhet të ndalojnë menjëherë fluksin e migrantëve të rinjë që kërkojnë strehim në vendet e BE-së”.

Nga dhjetori i kaluar banorëve të këtyre vendeve iu hoqën vizat për vendet e zonës Shëngen. Mijëra shtetas të Maqedonisë por edhe të Serbisë kanë kërkuar strehim politik në vendet e BE-së.

Nderkohë Partia Demokratike do të propozojë të enjten e ardhdhme një rezolutë ne Parlament për liberalizimin e vizave. Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi, sipas të cilit çdo aktor tjetër duhet të japë kontribut për këtë proces shumë të rëndësishëm për vendin tonë. Patozi këmbënguli se qeveria ka një prioritet të padiskutueshëm çështjen e liberalizimit të regjimit të vizave, duke nënkuptuar edhe mbështetjen e opozitës.

Azilkërkuesit ballkanas pushtojnë Belgjiken e Gjermaninë

3 mars

Komisioni Evropian do të mbledhë informacion mbi fenomenin e rritjes së frikshme të numrit të azil-kërkuesve nga Maqedonia dhe nga Serbia në vendet e Bashkimit Evropian pas liberalizimit të vizave me këto dy vende.

Në të njëjtën kohë, Këshilli i Ministrave të çështjeve të brendshme dhe të drejtësisë së BE-së, pritet ta përfshijë këtë temë në agjendën e takimit të ardhshëm.

Ishin pikërisht këta ministra që vitin e kaluar dhanë dritën jeshile për heqjen përfundimtare të vizave me Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi.

Gjatë mbledhjes së radhës që zhvilluan në Bruksel, Komisionerja evropiane për çështjet e brendshme dhe të drejtësisë, Cecilia Malmstrom, u shpreh se kjo çështje nuk u diskutua fare, por unë dëgjova gjatë ditës së sotme se kjo çështje është ngritur me disa vende anëtare të BE-së dhe se ministri belg do të udhëtojë për në Shkup për të diskutuar mbi këtë çështje. Pra unë jam në dijeni të një debati mbi këtë dhe Komisioni do të mbledhë sigurisht informacione mbi këto ngjarje për të parë se çfarë po ndodh”.

Fenomeni i eksodit masiv nga shqiptarët që jetonin në Kumanovë dhe në fshatrat e Likovës si dhe nga ata që jetonin në jug të Serbisë, në luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, u evidentua në Belgjikë nga rritja e numrit të azil-kërkuesve në dy muajt e parë të vitit 2010. Mbi 700 qytetarë nga këto dy vende kanë kërkuar azil në Belgjikë në këtë periudhë kohore, shifër kjo që përkon më dyfishin e personave që kanë kërkuar azil nga këto dy vende gjatë gjithë vitit të kaluar.

Shanset e tyre për të përfituar azil janë inekzistente. Një pjesë e mirë e tyre pasi shesin pasuritë në vendet nga vijnë përfundojnë rrugëve të Brukselit pa strehë dhe pa mikpritjen e duhur, ndërsa fati që i pret është refuzimi, dëbimi dhe heqja e të drejtës për të udhëtuar në vendet Shengen për ta dhe për të afërmit e tyre. /Alsat/

Gazeta Shekulli