Lushnja Portal » Ekonomia

SHISH, presion qeverisë për buxhetin
Kreu i Shërbimit Sekret, Shaqiri: Nuk përmbushim dot misionin me këtë buxhet

Shërbimi Informativ i Shtetit është shprehur i alarmuar me buxhetin e akorduar nga Ministria e Financave për vitin 2011. Kryetari i SHISH, Bahri Shaqiri, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ka qenë i prerë në kërkesën e tij për rritjen e buxhetit. “Ky buxhet nuk mjafton as për dieta, jo më për shërbime”, u është drejtuar anëtarëve të Komisionit të Sigurisë kreu i Shërbimit Sekret. Mbledhja ka zgjatur për gati një orë dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura. Pasi ka dhënë fakte dhe argumente të tjera të cilat janë mbajtur rigorozisht sekret nga anëtarët e këtij komisioni, kreu i SHISH ka ‘detyruar’ palët të ulen në një konsensus të përbashkët në shërbim të institucionit të Shërbimit Informativ Shtetëror. Edhe demokratët janë tërhequr përballë argumenteve të kryetarit Bahri Shaqiri duke rënë dakord të hartojnë një letër drejtuar Këshillit të Ministrave për plotësimin e kërkesave të SHISH në masën 100%. Anëtarë të komisionit të sigurisë kanë theksuar madje se “qeveria me këtë buxhet kërkon të cenojë punën e Shërbimit Informativ”, ndërkohë që debatet janë sheshuar deri në momentin që mazhoranca e këtij komisioni vendosi për rishikim të buxhetit të SHISH. Burime pranë Komisionit të Sigurisë theksuan për “Shqip” se në kërkesat për rritjen e buxhetit të SHISH u përfshinë nga drejtuesi i këtij institucioni edhe zgjedhjet e ardhshme lokale.

Letra për Berishën

Për të parandaluar çdo reagim të ndërkombëtare për cenim të punës së Shërbimit Informativ, Komisioni i Sigurisë e ka mbyllur çështjen brenda një ore, duke gjetur si zgjidhje hartimin e një letre drejtuar Këshillit të Ministrave. Në përmbajtjen e letrës citohet se “Shërbimi Informativ Shtetëror rrezikon të mos përmbushë misionin e tij për shkak të mungesës së fondeve”. Letra e cila do t’i dërgohet drejtpërdrejtë Kryeministrit Berisha me konsensus të demokratëve dhe socialistëve kërkon shtimin e buxhetit të shërbimit informativ, sipas kërkesave të SHISH. Por burime pranë këtij komisioni, bëjnë me dije se rishikimi i buxhetit për institucionin e SHISH është pranuar gjithmonë nga Ministria e Financave duke pësuar një rritje deri në 10 deri në 30 milionë lekë të reja. Por këtë herë, duket se qeveria do të bëjë një rritje të ndjeshme për të ‘mbyllur’ gojën e SHISH dhe për të parandaluar reagimin e strukturave ndërkombëtare për një institucion tejet delikat siç është Shërbimi Informativ sekret. Ministria e Financave pritet të shtojë në buxhetin e rishikuar për vitin 2011, rreth 70 milionë lekë. Opozita ka përdorur nga ana tjetër faktin e skandalit të fundit me sekretet e NATO-s, duke i mëshuar fort faktit se “mungesa e fondeve për SHISH do të sjellë skandalin e radhës”.

Kërkesat e SHISH

Keqardhja për buxhetin e SHISH për vitin 2011 është shprehur në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Komisionit të Sigurisë. Përveç idesë së përgjimeve, aparaturave dhe vendosjen e antenave, çështja e dietave apo sigurimi i makinave është parë i tejfryrë nga disa anëtarë të komisionit. Kryetari i Shërbimit Informativ është ankuar në mbledhjen e djeshme të komisionit edhe për shërbimet e kancelarisë. Fondi që ka akorduar Ministria e Financave për SHISH është më i lartë se një vit më parë, por këtë herë, SHISH ka ushtruar presionin duke kërkuar më shumë lekë, në të kundërt nuk realizon dot misionin e tij. Në rishikimin e buxhetit, drejtori i SHISH, Bahri Shaqiri, kërkoi më shumë fonde edhe për dietat. Një pjesë të mirë të buxhetit të rishikuar priten ta zënë edhe dietat për administratën e Shërbimit Informativ. Për të thithur sa më shumë dieta, kreu i SHISH përfitoi nga rasti që të përmendë në komision edhe zgjedhjet vendore të vitit 2011. Në lidhje me vendosjen e antenave për përgjimet apo për aparatura të këtij lloji informacioni u cilësua nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës të pranishëm në këtë komision si i klasifikuar.

Burimi: Gazeta Shqip

Energjia, kërkohet rritje çmimi me 12%. ERE:Do shqyrtojmë propozimin
TIRANË- Kompanitë CEZ, KESH dhe OST-ja kërkojnë rritjene çmimit të energjisë në masën 12%, për të cilën Enti Rregullator i Energjisë do duhet të marrë një vendim.

Në seancën e sotme dëgjimore bërë për këtë qëllim është kërkuar rritja e cmimit të energjisë elektrike, nga 9.53 që është aktualisht në 10.67 10.67 lekë për kw/orë”.

Kreu i ERE, Bujar Nepravishta, duke njoftuar për kërkesën e bërë lidhur me rritjen e çmimit ka deklaruar se do të shqyrtohet brenda afateve të përcaktuara përgjigja e ERE-s.

Kerkesen per rritjen e cmimit operatori i Sistemit të Shpërndarjes e ka dorëzuar që në fillim të muajit shtator pranë Entit Rregullator të Energjisë.

Çmimi i energjisë elektrike do të vendoset pasi të jenë marrë në shqyrtim pretendimet e OSSH-së, KESH-it dhe OST-së, për masën e rritjes që sipas tyre do të duhet të përballen qytetarët gjatë vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, vetëm Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka kërkuar një rritje mesatare të çmimit të energjisë elektrike prej 11.9 për qind. Por ajo që ka më shumë rëndësi ka të bëjë me kërkesën për heqjen e dy niveleve të tarifimit, siç është aplikuar deri më tani.

Sipas vendimit të vjetshëm të ERE-s, çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë tarifohet me dy fasha, e para është deri në 300 kilovat orë dhe për çdo kilovat i konsumuar paguhet me 7.7 lekë, ndërsa çdo kilovat mbi këtë nivel paguhet me 13.5 lekë.

Në kërkesën dërguar ERE-s, OSSH kërkon aplikimin e një çmimi prej 10.09 lekë për kW/h për konsumatorët familjarë pavarësisht kilovatëve të harxhuara. Sipas specialistëve, heqja e fashave të tarifimit favorizon ata që harxhojnë më shumë duke stimuluar kështu rritjen e konsumit të energjisë elektrike.

E njëjta metodë tarifimi ishte propozuar edhe vitin e kaluar, por që nuk u mor parasysh nga ERE. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, rreth 70 për qind e familjeve shqiptare konsumojnë më pak se 300 kW/h në muaj duke mbështetur pretendimin se aplikimi i kësaj metode tarifimi do të rëndonte familjet me të ardhura të kufizuara.

Rritje çmimi kërkohet edhe për energjinë e harxhuar për ambientet e përbashkëta. OSSH kërkon që gjatë vitit 2011 për këtë kategori të aplikohet një tarifë prej 8.85 lekë për kW/h.

Tabela që OSSH i ka dorëzuar Entit Rregullator të Energjisë, përmban propozimet për tarifat e të gjithë subjekteve, ku krahas konsumatorëve familjarë përfshihen edhe bizneset, institucionet buxhetore, ndërmarrjet industriale, bujqësia, shërbimet, etj. Të gjitha kategoritë, OSSH i ka ndarë sipas linjave të tensionit me të cilën ato furnizohen.

Rritja më e lartë propozohet për ata që furnizohen me linjën 0.4 kv, ku ndërmarrjet industriale do të paguajnë 11.42 lekë për kW/h ndërsa bizneset 13.17 lekë për kW/h. Çmimin më të lartë në këtë kategori, e kanë institucionet buxhetore të cilat çdo kilovat energji të harxhuar duhet ta paguajnë me 15.02 lekë.

Rritet çmimi i bukës, Shoqata e Prodhuesve: Mund të shkojë 100 lekë
Buka thyen “rekordet” për nga çmimi e pesha, askush nuk di të thotë se ku do të ndalet. Kryetari i Shoqatës së Prodhimit të Bukës thotë se çmimi do të rritet për shkak të tregut ndërkombëtare dhe rritjes së energjisë elektrike

“Nuk të mjaftojnë lekët, shko thuaji mamit të të japë dhe 100 lekë dhe eja merr bukën”. Voglushi nuk ban za e pasi i hedh një vështrim dyshues vajzës nis e numëron 200 lekëshat në doçkën e tij. Llogarit i dalin mirë. Kishte 600 lekë aq sa të shtëpisë i kishin dhënë për të blerë një bukë. “O teta i kam lekët për një bukë se mami mi ka dhënë tamam”- dhe Ergi i tregon në dorën e tij me monedhat që deri dy ditë më parë mund të blije një bukë në kryeqytete. Por kjo e acaroi shitësen e furrës së bukës në rrugën rrugën “Bogdani” në kryeqytete. Për disa të herë gjatë ditës së djeshme asaj i është dashur që ti shpjegojë klientëve të saj që një bukë kushton 700 lekë, ndaj iu hakërrue voglushit në dorën e të cilit mungonte 100 lekëshi për të blerë bukën e përditëshme.

Shitësja në rrugës “Bogdani” nuk është e vetmja që dje në kryeqytet ka rritur çmimin e bukës. Në të gjithë qendrën e Tiranës dje një bukë është shitur me 100 lekë të vjetra më shtrenjtë. Që në mëngjes, konsumatorët janë gjëndur përballur me çmimin e rritur të bukës dhe duke qënë se buka është asortimenti kryesor i tavolinave tona të gjithë kanë pranuar vendimin e furrëpjekësve. “Njerëzit janë çuditur por prap kanë mblerë bukë dhe pse ishte 100 lekë më e shtrenjtë. Unë nuk di pse është rritur por pronari na tha që të dielën ka shisnim bukëm me 700 lekë”-të thotë Entela, shitësja e rrugës “Bogdani” . Ndërsa një pronar u furrës së bukës në rrugën e Durrësit të thotë se e gjithë fajin e ka tregu ndërkombëtar i miellit. “Çmimi i miellit po rritet me shpejtësi dhe më shifra marramëndëse. Për një javë ka ndryshuar disa herë çmimi i një kv miell dhe ne jemi të detyruar të rrisim çmimin e bukës. Po vazhdoi në këtë mënyrë situate rritja e bukës do të jetë dhe me 300 apo 400 lekë”-të thotë Argon Hyseni, pranoari furrës në rrugën e Durrësit. Megjithëse në tregun ndërkomëbatr çmimi i miellit po rritet në mënyrë të frikshme dje në kryeqytet ka patur zona që çmimi i bukës nuk ka pësuar rritje. Zona të tilla si, Allias, Rruga Bardhyl. Rruga e Elbasanit po edhe Kinostudio një bukë ështëtregtuar po me 600 lekë. “Deri më tani nuk e kemi rritur çmimin por po vazhdoi kështu nuk dihet se sa do të shitet një bukë”-të thotë një furrëpjekës në zonën e Shallvareve në kryeqytet. Sipas prodhuesve të bukës rritja e çmimit vjen për shkak të rritjes së shpejtë që po pëson çmimi i miellit. Sipas tyre një kuintal miell, para një jave është blerë me 4 mijë e 200, ndërkohë që dje është blerë me 5 mijë e 200 lekë, duke pësuar një rritje të menjëhershme prej një mijë lekë. Në tregun ndërkombëtar çmimi po ritet në mënyrë të friksheme ndërsa prodhuesit thonë se sot pritet që një kv miell të shitet me 6 mijë lekë. Askush nga tregtarët nuk di të thotë se çi do të jetë çmimi i një buke, ku vlera prej një mijë lekëve të vjetra një bukë duket se është çështje dite. Megjithëse deri më tani rritje të çmimit kanë pësuar vetëm disa furra në kryeqytetet, prodhuesit e bukës deklarojnë që shumë shpejt rritja e çmimit do të shtrihet në tërë vendin ku përveç sasisë së gramve të një buke qytetarët do të përballen tash e tutje dhe me çmimet e kripura të asortementit më jetik të shqiptarve, bukën e përditshme.

Gëzim Peshkopia: Rritja e çmimit të Pukës është e pashmangshme

Kohë e zezë për bukën e gojës. Për ditët që do të vijnë askush nuk merr përsipër të përcaktojë çmimin me të cilën do të shitet një bukë në dyqanet shqiptare. Pasojat e luhatjes së çmimit të grurit në tregjet ndërkombëtare dhe rritja e çmimit të energjisë duket se do të bien mbi konsumatorin shqiptar. Që dje, çmimi i bukës është rritur me 10 lekë më shtrenjtë ndërkohë në muajt tetor një bukë do të tregtohet me 100 lekë. Këtë të shpjegon për gazetën “Shekulli”, kryetari i Shoqatës së Prodhimit të Bukës, Gëzim Peshkopia. Sipas tij, rritja që bëjnë prodhuesit nuk vjen për shkak të spekulimit të tregtarëve por për shkak të rritjes së nënprodukteve të tjerë me të cilën prodhohet asortimenti kryesorë i tavolinave shqiptare.

Z. Peshkopia, të dielën në Tiranë një bukë është shitur 700 lekë. A mund të më thoni nëse kjo rritje e çmimit të bukës vjen për shkak të një vendim të marrë nga prodhuesit apo është spekulative?

Së pari dua të them se nga ana e Shoqatës nuk ka pasur asnjë vendim për të rritur çmimin e bukës. Por e vërteta është se prej kohësh prodhuesit e bukës po përballen me vështirësi të cilat kanë të bëjnë qoftë me tregun ndërkombëtar si dhe atë vendas. Për shkak të krizës që ka pësuar Rusia, që është një nga importuesit më të mëdhenj të drithërave në botë, pasojat e saj po ndihen edhe në tregun shqiptar. Veç kësaj janë dhe luhatjet e tregut vendas që detyrojnë prodhuesit e bukës të rrisin çmimin për të mbijetuar në këtë biznes. Gjithsesi unë e them se nuk ka pasur një vendim të prodhuesve për rritjen e çmimit. Në ato raste që është konstatuar rritja e çmimit të bukës ka qenë një vendim individual i prodhuesve që ka ardhur për shkak të kësaj vështirësie që ne po përballemi si prodhues të asortimentit kryesor të tavolinës së shqiptarëve.

Z. Peshkopia si është e mundur që çmimi është rritur vetëm në disa dyqane në qendër të Tiranës dhe jo në periferi?

Për mendimin tim kjo ka ardhur për shkak se prodhuesit e bukës në qendër të Tiranës i zbatojnë me përpikmëri standartet e prodhimit, qoftë në cilësinë e bukës ashtu edhe në ato të higjensë. Detyrimisht që rritja e çmimit të grurit do të ketë pasoja të menjëhershme mbi to. Ndërsa në periferi mund të themi që luhet me cilësinë e miellit apo dhe të ambjenteve të prodhimit ndaj dhe luhatja e çmimit ndërkombëtar të dridhërave edne nuk ndihet tek këto prodhues. Por për mendimin tim situata është shumë e zymtë. Nëse në tregjet ndërkombëtare nuk do të ketë përmisim të situatës atëherë pasojat edhe në Shqipëri do të jenë të paevitueshme. Që tani tregëtarët po e blejnë miellin me një mijë lekë më shtrenjtë ndërkohë që situata në bursat ndërkomëbatre është tejet e pastabilizuar.

Z. Peshkopia në shtator pritet të ketë edhe rritje të energjisë elektrike ndërkohë që edhe prodhimi i ujit ka pësuar rritje të çmimit, a mendoni ju se këto do të kenë pasoja në çmimin e bukës?

Sigurisht që po sepse ky biznes është shumë i varur nga produketet e tjera. Ne si prodhues për 20 vjet kemi mbajtur një çmim konstat të bukës megjithëse çdo produkt tjetër ka pësuar rritje. Por nëse në tregun ndërkombëtar do të vijojë rritja e çmimit të miellit, dhe në Shqipëri do të ketë rritje të energjisë elektrikë sigurisht që dhe prodhuesit e bukës për të mbijetuar në biznesin e tyre janë të detyruar të rrisin çmimin e bukës. Megjithatë deri më tani çdo lëvizje të çmimit që është bërë për këtë produket e ka ardhur si rezultat i një vendimi personal të prodhuesve.

Dje, disa prodhues buke shpreheshin se çmimi i një buke mund të shkojë edhe 1 mijë lekë. A mund të ndodhë një gjë e tillë dhe cilat janë masat që mund të ndërmeren duke qenë se buka është asortementi kryesor në tavolinat shqiptare?

Është ende herët për të përcaktuar çmimin e një buke sepse siç ju thashë prodhuesit janë në vartësi të tregjeve ndërkombëtare të miellit. Por nëse situata do të përkeqësohet dhe në Shqipëri do të ketë rritje të çmimit të energjisë sigurisht që kjo do të çojë në rritjen e çmimit të bukës. Mund të shkojë në 1000 lekë ase më shumë. Por ne shpresojmë që kjo situatë stabilizohet në të kundërtë rritja e çmimit do të jetë e pashmangshme. Gjithësesi është ende herët për të folur qoftë për rritjen e çmimit apo dhe masat që duhet të merren sepse kjo situatë nuk është për shak të tregut vendas por atij ndërkombëtar.

Z. Peshkopia rritja e çmimit të bukës do të ndodhë vetëm në Tiranë apo në të gjithë vendin?

Sigurisht që në të gjithë vendin. Të gjithë prodhuesit e bukës në Shqipëri, rreth 2000 të tillë, janë të prekur nga kjo situatë dhe në rast se do të kemi rritje të çmimit në Tiranë kjo do të thotë se në njëjtën situatë janë prodhuesit në të gjithë vendin.

Kriza ekonomike: Qeveria i shkurton fondet Topit dhe Ramës
Qeveria nuk ka kursyer në shkurtimin e fondeve edhe disa nga institucionet më të lartë kushtetuese të vendit, siç janë Presidenti i Republikës, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata Kushtetuese si edhe sistemi gjyqësor. Përgjatë gjashtë mujorit në vijim, të treja këto institucione do të duhet të zhvillojnë aktivitet me më pak fonde nisur nga fakti se qeveria ka parashikuar shkurtime të konsiderueshme shpenzimesh.

Nëse në fillim përgjatë gjithë vitit Presidenca ishte parashikuar të financohej me 236 milionë lekë, me ndryshimet që janë paraqitur tashmë nga qeveria, fondi për këtë institucion do të shkurtohet me 36 milionë lekë duke u rrumbullakosur në 200 milionë lekë. Në veprimtarinë e tij, Presidentit Bamir Topi do t’i duhet të tregohet paksa më kursimtar pasi nuk do të ketë më në dispozicion 95.5 milionë lekë siç ishte parashikuar më parë, por 84 milionë lekë. Uljen më të lartë e kanë pësuar shpenzimet korente nga 166 milionë lekë në 70 milionë, ndërsa shpenzimet kapitale janë ulur nga 70 milionë lekë që ishin parashikuar fillimisht në 59.5 milionë.

Për sa i përket Prokurorisë së Përgjithshme, fillimisht ishte parashikuar financimi i saj me 1.33 miliardë lekë ndërsa ndryshimet e fundit të qeverisë ulin fondin me mbi 100 milionë lekë duke e çuar atë në 1.2 miliardë lekë. Të gjitha shpenzimet janë shkurtuar nga zëri i Planifikimit, Menaxhimit dhe Administrimit.

Me pesë milionë lekë janë ulur fondet për Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk do të ketë më ne dispozicion 105 milionë lekë siç ishte përcaktuar gjatë hartimit të buxhetit në fund të vitit të shkuar por 99 milionë lekë. Në këtë institucion, zëri i i Planifikimit, Menaxhimit dhe Administrimit është shkurtuar me 3.6 milionë lekë. Ndërkohë, qeveria ka përcaktuar shkurtim të shpenzimeve edhe në zërin e Veprimtarive Gjyqësore të kushtetueses me 2.4 milionë lekë.

Pjesë e shkurtimeve është bërë edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Përgjatë pjesës së mbetur të vitit, ai duhet të përmbushë detyrën me një fond tetë milionë më të vogël se ai që ishte parashikuar më parë nga qeveria. Fondi prej 86 milionë lekësh është ulur në 78 milionë lekë, ku vetëm zëri i Veprimtarisë së Mbikëqyrjes së KLD-së do të ulet me pesë milionë lekë. Pjesë tjetër parashikohet të shkurtohet nga zëri i Planifikimit, Menaxhimit dhe Administrimit.

Tabela, shkurtimet që parashikohet të bëhen në të gjithë Administratën Qendrore. Transportet, Arsimi , Bujqësia dhe Mbrojtja janë sektorët më të sakrifikuar. Shkurtimet pas paralajmërimeve të FMN-së

Buxheti: Investimet, ulen me 6 mld  lekë fondet për rrugët

TIRANË- Kantieret e hapura për ndërtimin e rrugëve nacionale do të përballen me më pak fonde gjatë pjesës së mbetur të vitit. Në ndryshimet e propozuara nga qeveria për buxhetin e ri, Ministria e Punëve Publike është një ndër më të prekurat. Fillimisht kjo ministri ishte parashikuar të kishte një buxhet prej rreth 52 miliardë lekë, nga të cilat plot 37 miliardë do të shkonin për ndërtimin e rrugëve nacionale. Por, shkurtimi i ndjeshëm i fondeve për këtë dikaster ka prekur së tepërmi zërin e investimeve në rrugët nacionale, shkurtimet e të cilave përbëjnë mbi dy të tretat e shkurtimeve totale për Ministrinë e Punëve Publike. Sipas Propozimeve të reja të qeverisë, Ministria e Drejtuar nuk do të ketë më në dispozicion 52 miliardë lekë, por 9 miliardë më pak. Nga këto, plot gjashtë miliardë lekë janë zbritur nga fondi për investimet në rrugë. Deri më tani, mjaft kompani ndërtimi që kanë marrë pjesë në realizimin e investimeve të qeverisë ishin ankuar për vonesa në shlyerjen e detyrimeve, ndërsa nuk dihet se si do të menaxhohet shkurtimi i mëtejshëm i shpenzimeve për këtë sektor.

Me ulje të konsiderueshme të fondeve në raport me buxhetin total të saj do të përballet edhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Fillimisht, kësaj ministrie i ishte ndarë një fond prej 6.8 miliardë lekësh, ndërsa tashmë propozohet shkurtimi i tyre me rreth 1.8 miliardë lekë. Pjesë me e madhe e shkurtimeve, prek investimet në veprat që shërbejnë për vaditjen dhe kullimin. Nga 2.6 miliardë që ishte parashikuar më parë, tashmë ky zë është shkurtuar me plot 1.2 miliardë ose sa dy të tretat e shumës totale të shkurtimeve. Kjo do të përkthehej me më pak investime në këtë sektor dhe automatikisht më pak prodhime bujqësore në vitin në vijim.

Me 5.8 miliardë lekë janë ulur fondet për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Nga totali prej 43.8 miliardë lekë që ishte miratuar fillimisht, tashmë Ministria e Arsimit do të duhet të zhvillojë projektet e saj duke patur në dispozicion 38 miliardë lekë. Nga shkurtimet janë prekur të gjithë sektorët, arsimi bazë, ai i mesëm si edhe arsimi universitar. Por ulje të ndjeshme të fondeve në raport me shumën që ishte parashikuar fillimisht kanë pësuar fondet për kërkimet shkencore, nga ku vjen edhe gjysma e dytë e emrit të kësaj ministrie. Nga totali prej 520 milionë lekë që ishte parashikuar fillimisht, fondet për kërkimet shkencore janë zbritur në mënyrë drastike në vetëm 195 milionë lekë.

Ulje me 5.3 miliardë lekë do të përballet edhe Ministria e Mbrojtjes. Nga 25 miliardë lekë që ishin parashikuar në fillim, fondet që do të përdorë tashmë kjo Ministri do të jenë në nivelin e 19.7 miliardë lekëve.

Me cungim të ndjeshëm të fondeve do të përballet edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila bashkë me atë të Arsimit kanë numrin më të madh të të punësuarve në sektorin publik. Gjashtë mujorin e ardhshëm kjo Ministri do të duhet ta mbyllë në mungesë të rreth 4 miliardë lekëve dhe për këtë janë përcaktuar edhe sektorët nga do të bëhen shkurtimet. Pjesa më e madhe e shkurtimeve për Shëndetësinë do të bëhen tek zëri i shërbimit dytësor, i cili ulet me 2.6 miliardë lekë, çka do të përkthehej me më pak investime në spitale.

Me rreth 600 milionë lekë janë ulur fondet për Ministrinë e Brendshme, e cila krahasuar me të tjerat mund të konsiderohet një ndër Ministritë më të Privilegjuara, përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme e cila do të përballet me një ulje prej rreth 300 milionë lekësh. Edhe në Ministritë e tjera janë kryer shkurtime por këto kanë qenë më të vogla.

Si rrallë me parë, delegacioni i FMN-së ka lëshuar sinjale të forta rreziku për ekonominë e vendit duke paralajmëruar madje se mosmarrja e masave të menjëhershme do të na çonte në një krizë akoma më te rëndë se Greqia. Në një mbledhje me dyer të mbyllura zhvilluar dje në sallën e Komisionit të Ekonomisë ku të pranishëm ishin deputetë të të dyja krahëve politike si edhe përfaqësues të qeverisë, delegacioni i FMN-së ka dhënë detyrat e shtëpisë, të cilat kësaj radhe duket se do të jenë më të vështira. Treguesit makro të vendit kanë shqetësuar përfaqësuesit e FMN-së, të cilët edhe pse nuk kanë një mandat të mbikëqyrjes direkte nuk janë kursyer të japin mesazhe tejet të drejtpërdrejta.

Duke marrë në analizë të gjithë treguesit e vendit, FMN është ndalur tek niveli i borxhit publik, deficiti buxhetor si edhe deficiti i llogarisë korente. Deputetë të pranishëm në mbledhjen me dyer të mbyllura bëjnë të ditur se, niveli aktual i borxhit publik i cili është në kufijtë e 59.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto është konsideruar nga delegacioni i FMN-së tejet i lartë dhe i rrezikshëm për financat e vendit. Gjithashtu, edhe parashikimet e qeverisë për ta ulur atë brenda një afati disa vjeçar janë konsideruar të pamjaftueshme për krijimin e një balance të qëndrueshme të treguesve makro-ekonomik të vendit. Për sa i përket deficiti buxhetor, FMN parashikon një rritje të mëtejshme të tij duke kaluar kufijtë e 5 deri 6 përqindve, pavarësisht se me ndryshimet aktuale qeveria parashikon një deficit jo më të lartë se 4 për qind.

Një tjetër tregues i marrë në analizë, i cili ka bërë që edhe FMN të flasë “pa dorashka” ka qenë deficit i llogarisë korente. Sipas tyre, Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka një deficit të llogarisë korente dyshifror duke e bërë situatën edhe më shumë alarmante.

Në lidhje me borxhin, për momentin ai ndodhet në nivelin e 59.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në një kohë që në një kohë të afërt vendit do t’i duhet të shlyejë këstet e kredive të marra më parë. Në këtë situatë, FMN parashikon një rritje të interesave të shërbimit të borxhit deri në 7-8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, tregues ky që do të ulet besueshmërinë e Shqipërisë në treg dhe për pasojë vendi do të detyrohej të merret hua me kosto tepër të larta. Në lidhje me këtë, FMN i është referuar edhe dështimit me shitjen e eurobondit, ku për shkak të nivelit të lartë të borxhit publik, mjaft investitorë kanë hezituar të blejnë borxhin shqiptar.

Në përfundim të analizës, delegacioni i FMN-së mësohet t’i këtë bërë thirrje qeverisë për marrjen e masave të menjëhershme në uljen e mëtejshme të borxhit publik, deficitit buxhetor si edhe të treguesve të deficitit të llogarisë korente, në të kundërt sipas tyre vendi rrezikon të përjetoje një krizë edhe më të keqe se ajo që po kalon aktualisht fqinji ynë jugor, Greqia. Ky paralajmërim ka ardhur edhe për faktin se parashikohet një rritje e mëtejshme e deficitit buxhetor. Referuar asaj çka është diskutuar në mbledhje, FMN e sheh të pamundur plotësimin e parashikimeve të qeverisë për rritje të të ardhurave në buxhet me 15 për qind gjatë muajve të ardhshëm, çka do të ishte ndikuesi kryesor në uljen e deficitit buxhetor.

Fondi rezervë u prek 35 herë në katër muaj
Qeveria shpenzoi 10 milionë USD për raste emergjente, ose 41%. Ku shkuan paratë

Fondi rezervë i qeverisë, që përdoret për raste emergjente të paparashikuara në buxhet, është prekur 35 herë, përmes vendimeve të ndryshme. Ministria e Financave konfirmon shifrën, duke saktësuar se janë shpenzuar për katër muajt e parë të vitit rreth 10 milionë dollarë, ku një pjesë i takon përmbytjeve në Shkodër, tërmetit në Dibër, si dhe disa dëmtimeve në lumenj dhe shtëpi nga lëvizja e dheut. “Deri në fund të muajit prill të vitit 2010, fondi rezervë i buxhetit të shtetit është prekur nëpërmjet 35 vendimeve të Këshillit të Ministrave, në shumën prej rreth 1 miliard lekësh, nga 2.5 miliardë lekë të planifikuar për t’u përdorur, ose rreth 41.1 për qind e tij”, raporton Ministria e Financave. Me diferencën e mbetur, qeveria shqiptare duhet të tregohet më e kujdesshme, pasi në tetë muajt e vitit i kanë mbetur edhe 1.5 miliardë lekë, në një kohë që po parashikohen shkurtime të buxhetit.

Nga 35 vendime të Këshillit të Ministrave të miratuar për përdorimin e fondit rezervë për këtë periudhë të parë të vitit 2010, katër vendime, me vlerë totale prej rreth 37.1 milionë lekësh, nuk ishin ekzekutuar akoma deri në fund të marsit dhe si rrjedhojë e këtij fakti, vlera e fondit rezervë të Këshillit të Ministrave, e papërdorur, deri në fund të muajit prill ishte rreth 1.5 miliardë lekë.

Nga fondi i ekzekutuar, prej rreth 991.3 milionë lekësh, rreth 2.2 për qind është përdorur për shpenzime personeli, rreth 61.3 për qind për shpenzime të tjera korente dhe 36.5 për qind për investime.

Duke i ndarë në zëra sipas institucionit, rreth 24.5 për qind e fondit rezervë, ose 251.4 milionë lekë i janë dhënë Ministrisë së Brendshme, nga të cilat Ministria e Financave përmend fondet për emergjencat civile në Qarkun e Shkodrës, për të përballuar situatën e shkaktuar nga përmbytjet natyrore; fondet për dëmet e shkaktuara në objekte, pronë private, si rrjedhojë e tërmetit, në Qarkun e Dibrës; fondet për Komunën Paskuqan të Qarkut të Tiranës, për zbatimin e projektit emergjent “Rrëshqitja e varrezave në Paskuqan, për marrjen e masave rehabilituese dhe mbrojtëse”; fondet për zbatimin e projektit “Rehabilitimi i mbulesave të pallateve në lagjen nr.1, Kukës”; fondet për Bashkinë e Krujës, të Qarkut të Durrësit, për zbatimin e projekteve emergjente, që lidhen me marrjen e masave rehabilituese dhe mbrojtëse nga fatkeqësi të ndryshme”.

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve ka shpenzuar 244 milionë lekë ose rreth 23.7 për qind, për ndërhyrjet emergjente në objektet e mbrojtjes nga përmbytja dhe

digat e rezervuarëve dhe për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Për Kryeministrinë është përdorur rreth 17.4 për qind e këtij fondi, ose rreth 179.1 milionë lekë, për pagesën e zyrës së PNUD-it, si dhe për dy shtesa në buxhetin e saj. Rreth 55.4 milionë lekë, ose 5.4 për qind e këtij fondi është përdorur për dhënie ndihme financiare qeverisë së Kosovës, për realizimin e projekteve të propozuara për Komunën e Graçanicës, Kosovë.

Në sektorin e shëndetësisë, është akorduar rreth 42.8 milionë lekë, ose rreth 4.2 për qind e totalit të fondit rezervë të Këshillit të Ministrave. Ky fond ka shërbyer kryesisht për të përballuar shpenzimet, të cilat lidhen me kurimin e personaliteteve dhe të njerëzve, që kanë pasur nevojë për kurim jashtë vendit dhe për mbulimin e shpenzimeve për kryerjen e implantimit koklear, për disa fëmijë. “Gati 37.3 milionë lekë, ose rreth 3.6 për qind e fondit rezervë të Këshillit të Ministrave, i janë akorduar Ministrisë së Financave, për kryerjen e rikonstruksionit të Akademisë së Trajnimeve të Administratës Tatimore dhe Doganore, për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore”, evidenton Ministria e Financave.

Kriza ekonomike, pushime të varfra për shqiptarët
Sipas menaxherëve të agjencive turistike, kriza ekonomike ka ulur ofertat për pushime jashtë vendit

Kriza ekonomike privon shqiptarët nga pushimet jashtë vendit. Tashmë agjencitë turistike po përballen çdo ditë dhe më shumë me kërkesa të pakta për pushime jashtë vendit.

Madje, edhe nëse ka ndonjë kërkesë të tillë pushuesit kërkojnë ofertat me çmime më të lira larg luksit me hotele të shtrenjta dhe vendeve të synuara. Në një vëzhgim që bëri gazeta në agjencitë turistike më në emër të kryeqytetit, menaxherët e turizmit pohojnë se, krahasuar me një vit më parë, kërkesat e shqiptarëve për të bërë pushime jashtë vendit, kanë ranë shumë.

“Kjo lidhet drejtpërdrejt me krizën ekonomike. Shqiptarët i preferojnë shumë pushimet jashtë vendit, por mundësitë ekonomike po ua ndryshojnë gjithnjë e më shumë këtë dëshirë”, pohon Iris Çukani, menaxhere e njërës prej agjencive më të mëdha turistike.

Duke shpjeguar arsyet e këtij fenomeni të njëjtin mendim me të ndjejnë edhe kolegët e saj, të cilët ndeshen çdo ditë në pakësimin e klientëve që duan të pushojnë jashtë vendit.

Kërkesat

Vitrina që të ofrojnë pushime në çdo cep të botës. Hotele me 3 yje, 4 yje edhe me 5 yje dhe lloj-lloj shërbimesh në vende përrallore, ku përfshihet çdo gjë.

Por, më të kërkuarat mbetet Sharm El Sheik, pasi janë më të lira krahasuar me vendet e tjera. “Parisi, ishujt me emër të Greqisë apo Tailanda dhe vende të tjera luksi janë për një pjesë të vogël njerëzish dhe kuptojeni vetë, ata janë biznesmenë apo njerëz të njohur, sepse janë të vetmit që i përballojnë.

Pra, nuk bëhet fjalë për pjesën e gjerë të popullsisë”, pohon Iris Çukani. Kjo është panorama që të ofrohet në agjencitë turistike më prestigjioze të vendit, por, me sa duket, këto po mbeten vetëm një ëndërr për shqiptarët, të cilët po varfërohen çdo ditë e më shumë.

Këtë e vërtetojnë agjencitë turistike, të cilat ndonëse po ofrojnë lloj-lloj ofertash, përsëri klientët nuk po mundin t’i shijojnë dot. “Vijnë pyesin për pushimet dhe më pas largohen për të marrë informacion edhe për oferta të tjera. Kjo situatë po vazhdon dhe theksohet gjithnjë e më shumë”, pohojnë agjencitë turistike.

Cilësia

Pushimet jashtë vendit i kërkon vetëm një pjesë e vogël e popullsisë që janë të paktën mbi nivel mesatar ekonomik. Megjithatë, përsëri kjo pjesë e popullsisë nuk mund të zgjedhë vendet me cilësi më të larët për pushime.

Nëse vendosin të marrin pushimet për jashtë vendit, tashmë nuk do kërkojnë hotelet më luksoze si një vit më parë, por “kënaqen” edhe me variantet më ekonomike të mundshme.

“Tashmë kërkesat janë më të larta për hotele me tre yje dhe jo si më parë që vendosej për pushime luksi në hotele me katër dhe me pesë yje. Pra, në një farë mënyre, mund të them se pushimet e shqiptarëve janë më të varfra se një vit më parë, pasi zgjedhjet e tyre janë pikërisht për vendet më të lira”, – shpjegon agjentja e turizmit, Anisa Lekgjonaj.

Ndërkohë, këto agjenci pohojnë gjithashtu se, pikërisht Turqia dhe Sharm El Sheik janë më të kërkuarat, pasi këto janë më të lirat dhe nuk nxjerrin probleme për vizat e pushuesve.

Megjithatë, për pjesën më të madhe të popullsisë pushimet jashtë vendit mbeten një ëndërr që nuk po e prekin dot. “Ka plot persona që vijnë dhe pyesin për çmimet e pushimeve dhe nuk duken më kurrë në agjenci dhe kjo jo se nuk duan, por nuk kanë mundësi të pushojnë aty ku duan”, – pohon Iris Çukani.

Biznesmenët, të vetmit që shijojnë vendet e preferuara

Parisi, ishujt me emër të Greqisë apo Tailanda dhe vende të tjera luksi janë për një pjesë të vogël njerëzish dhe kuptojeni vetë, ata janë biznesmenë apo njerëz të njohur, sepse janë të vetmit që i përballojnë. Kështu, pushimet në vendet e preferuara dhe të shtrenjta duket që mund t’i shijojnë vetëm biznesmenët apo dikush tjetër, që gëzon statusin e politikanit apo të artit.

Askush tjetër nuk ka mundur të prekë pushimet në Spanjë, ishujt e Greqisë apo diku tjetër, ku ëndrra për luks, qoftë edhe për 4 ditë, mbetet e parealizueshme. Sipas menaxherëve të turizmit, kërkesat për pushime të tilla janë shumë të pakta, madje numërohen me gishta. “Kuptohen arsyet. Së pari, janë shumë të shtrenjta dhe jo gjithkush mund t’i përballojë. Ose më saktë, pakkush i përballon.

Pos kësaj, për pushimet në këto vende, si në Paris, Greqi, Spanjë apo në vendet perëndimore, është vështirë të sigurohet vizë”, – pohon menaxherja e turizmit, Anisa Lekgjonaj. Kështu pjesa më e madhe e popullsisë vazhdon të jetë larg ëndrrës për të siguruar pushime aty ku i dëshirojnë.

Fenomeni, pushime të paplanifikuara

Nëse më parë njerëzit i planifikonin pushimet, të paktën 2 muaj më parë, tashmë ndodh ndryshe: ata trokasin vetëm një ditë apo dy ditë më parë në dyert e agjencive turistike për të planifikuar pushimet.

“Këtë vit është e habitshme, se njerëzit vijnë pothuajse në momentin e fundit dhe vendosin për pushimet. Më parë nuk vihej re shumë ky fenomen. Pra, mund të themi se tashmë po ndeshemi edhe me pushues që nuk i planifikojnë më parë pushimet”, – pohon Anisa Lekgjonaj, menaxhere në një nga agjencitë më të mëdha të vendit.

Disa nga çmimet e pushimeve jashtë vendit

Egjipti, çmimet fillojnë nga 700 Euro deri në 2000 Euro për person për 10 ditë

Turqia, çmimet fillojnë nga 500 Euro deri në 1500 Euro për person për 10 ditë

Parisi, mesatarisht 1500 Euro për 7 ditë për një person

Spanja, mesatarisht 1200 Euro për një person për 7 ditë

Norwegia Sun – 12 net nga 1149 USD

Madrid 6 ditë 770 Euro

Costa Serena – 499 Euro 7 ditë

Marrëveshja për krizën, Fyle: Topi në fushën e Berishës dhe Ramës
Kur ka skaduar afati dy javor për zgjidhjen e krizës politike, dhe liderët politikë shqiptarë nuk kanë arritur në një marrëveshje midis tyre, Brukseli kërkon zgjidhjen sa më të parë të situatës politike. Zyrtarët e Brukselit tashmë ua kanë adresuar zgjidhjen e ngërçit politik krerëve të forcave politike shqiptare, Rama e Berisha. Përfaqësuesit e institucioneve të Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar për masa të rrepta ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë në rast të moszgjidhjes së krizës brenda dy javëve edhe pse komisioneri për Zgjerimin Shtefan Fyle, pas samitit të Sarajevës nuk e theksoi qëndrimin e BE-së kundrejt afatit të përfunduar. Por ai specifikoi se liderët politikë shqiptarë duhet të zgjidhin krizën politike, pasi sipas tij, ata i kanë marrë parasysh sugjerimet dhe paralajmërimet e krerëve të dy grupeve kryesore në Parlamentin Evropian, Xhozef Daul dhe Martin Shulz në darkën e Strasburgut. Sipas Fyles, topi është në fushën e politikanëve shqiptarë për të arritur në një kompromis politik, ndërsa vuri në dukje se Bashkimi Evropian është i gatshëm për të dhënë ndihmën e tij në këtë proces. “Ata e kanë procesin në duart e tyre tani. Ata e njohin përgatitjen tonë për t’i ndihmuar sa më shumë që të mundemi. Ata janë në dijeni të kërkesave nga drejtuesit e dy grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Evropian. Topi është në fushën e tyre”, – ka thënë Shtefan Fyle në një prononcim për mediat në Bosnje -Hercegovinë. Por, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të ndërkombëtarëve dhe ofertave të ndërsjella në formën e varianteve midis opozitës dhe mazhorancës për daljen nga kjo situatë, dy drejtuesit e partive më të mëdha në vend nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të proceduar me mënyrën e kryerjes së transparencës së zgjedhjeve. Opozita nga njëra anë këmbëngul në hapjen e kutive dhe shqyrtimin e fletëve të votimit, ndërsa mazhoranca nga ana tjetër i qëndron variantit të shqyrtimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias, si dhe variantit për djegien e fletëve të votimit. Bashkimi Evropian ka bërë shpeshherë presione ndaj klasës politike shqiptare duke i bërë të ditur se Shqipëria mund të penalizohet në marrjen e statusit kandidat për në BE, si dhe mund të mos përfitojë nga procesi i liberalizimit të vizave nëse nuk arrihet një zgjidhje politike. Për këtë arsye, në Samitin e Sarajevës vetë komisioneri për zgjerimin Shtefan Fyle specifikoi se drejtuesit politikë duhet të arrijnë në një konsesus përpara se Parlamenti Evropian të shqyrtojë çështjen e heqjes së regjimit të vizave, pasi europarlamentarët do të marrin një vendim politik mbi këtë proces duke u fokusuar edhe tek situata politike në Shqipëri.

shekulli.com.al

BERZH: Bankat dhe emigrantët, ja rreziku që vjen nga Greqia
TIRANE – Një ekonomist i lartë në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim thotë se në kundërshtim me mendimin e përgjithshëm se kriza ekonomike globale nuk do të ndikonte aq rëndë në vendet e Evropës juglindore, u pa qartë se ky rajon pësoi një tronditje të madhe. Ekonomisti, Peter Sanfey thotë në një intervistë për BBC se rajoni reagoi me maturi ndaj krizës, “ndoshta më mirë se sa pritej”.

Për Shqipërinë ai sqaron se këtë vit duhet optimizëm i kujdesshëm, pasi vorbulla e krizës ekonomike në Greqi mund të përfshijë edhe vendet fqinje, veçanërisht Shqipërinë, për shkak se shumë kompani e banka greke janë aktive në vend, dhe sidomos për shkak të numrit të madh të emigrantëve dërgimi i remitancave të të cilëve pritet të bjerë.

Ju shkruani se Evropa juglindore u shokua nga kriza ekonomike globale. Po ju si krye-ekonomist i BERZH-it, a u shokuat?

Peter Sanfey: Po edhe unë u shokova në fakt. Jo vetëm rajoni, por edhe vëzhgues të jashtëm si puna ime. Deri në mesin e 2008-ës, ne e dinim se kishte një lloj ngadalësimi ekonomik, por nuk i pamë përmasat e plota të krizës. Vetëm nga tremujori i fundit i 2008-ës ne u ndërgjegjësuam se i tërë rajoni do të goditej shumë fortë si shumica e tregjeve të reja. Ka qenë një mësim i trishtueshëm për të gjithë ne, që ndjekim zhvillimet në atë rajon.

BBC: Z.Sanfey si do ta cilësonit ju reagimin e Evropës juglindore ndaj kësaj krize ekonomike?

Peter Sanfey: Mendoj se rajoni ka reaguar goxha mirë dhe në mënyrë të maturuar. Nëse shikon se si kanë reaguar qeveritë, bankat qëndrore, qoftë edhe si kanë reaguar njerëzit e zakonshëm, mendoj se kanë reaguar shumë mirë. Ka qenë një kohë shumë e vështirë për rajonin. Në 2009-ën në rajon, GDP mesatarisht ka rënë në afro 6 për qind, papunësia dhe varfëria është rritur, firmave u është dashur të flaknin njerëzit nga puna. Pra, të gjitha këto gjëra i kanë goditur rëndë njerëzit. Ata e kanë kuptuar se kjo ka qenë një krizë globale dhe jo e lidhur vetëm me vendet e tyre. Qeveritë kanë kuptuar se kanë një kufi se deri ku ato mund të veprojnë, si dhe e kanë kuptuar që duhet të përqëndrohen në ato lloj reformash, që kishin filluar gjatë dekadës paraardhëse.

BBC: Si e shihni ju rastin e Shqipërisë, pasi ju shkruani, se Shqipëria i është shmangur krizës relativisht pa u prekur dhe arriti të shënojë rritje pozitive gjatë 2009-ës. Ku i shihni ju si kryeekonomist i BERZH-it, arsyet e një performance të tillë ekonomike?

Peter Sanfey: Mendoj se kjo reflekton dy faktorë. Natyrisht, Shqipëria nuk është se i është shmangur totalisht krizës, por duket se është prekur më pak nga shumica e vendeve të tjera në rajon.

Në një farë mase, kjo reflekton faktin se Shqipëria nuk është aq e integruar në tregjet rajonale dhe globale, sa janë disa ekonomi të tjera të rajonit. Po ashtu, Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë gjashtë 10 apo 15 viteve të fundit sa i përket instalimit të institucioneve më të mira dhe më të forta. Ka pasur politika makroekomike të përgjegjshme, të forta dhe të kujdesshme si dhe politika monetare dhe ekonomike të tilla, dhe këto po japin rezultate kur vjen puna tek ritmet e rritjes ekonomike.

BBC: Z.Sanfey sa nga kjo shmangie relative e Shqipërisë nga efektet e krizës ekonomike, i dedikohet faktit që ekonomia shqiptare nuk është aq e globalizura apo integruar, siç thoni ju, dhe sa i dedikohet politikave ekonomike të qeverisë ?

Peter Sanfey: Mendoj se është një përzjerje e të dyjave. Nuk është e lehtë të ndash dhe të thuash sa i dedikohet njërit faktor dhe sa i dedikohet faktorit tjetër. Në Shqipëri si edhe gjetkë, ka një kufi veprimi për qeveritë, për të nxitur rritjen ekonomike. Por ajo që mund të bëjnë ato është krijimi i kushteve të nevojshme, kur vjen fjala për menaxhim e duhur në fushën fiskale, plus që bankat qëndrore kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur për mbajtjen ulur të inflacionit. Dhe mendoj se ata e kanë bërë këtë shumë mirë.

BBC: A mendoni se rasti i Shqipërisë së paprekur nga kriza, do të ndryshojë tani e tutje, nisur nga problemet e mëdha ekonomike të Greqisë, të cilat në një mënyrë mund të ndikojnë për keq tek remitancat e ardhura nga emigrantët shqiptarë në drejtim të Shqipërisë?

Peter Sanfey: Ky është rreziku. Dhe ky është ai element që ne e theksojmë në raportin e bankës sonë. Duhet të presim se si do evoluoje situata në Greqi. Nuk dua të bëj ndonjë parashikim se çfarë mund të ndodh në Greqi. Ne të gjithë po presim se çfarë rruge do të marrin zhvillimet në atë vënd.

BBC: Si kryeekonomist në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, cila do të ishte këshilla juaj në një situatë të këtille?

Peter Sanfey: Nuk ka shumë hapësirë veprimi. E nëse ka një rënie ekonomike në vendin fqinj, mirë është të përpiqesh t’i qëndrosh larg sa më shumë që të kesh mundësi.

Por unë mendoj se Shqipëria dhe vendet e tjera në rajon duhet të fokusohen në të ardhmen afatmesme dhe afatgjatë, në sensin se si të avancojnë reformat strukturore, të përafrohen më shumë me Bashkimin Evropian, si të aplikojnë politika më konkuruese dhe si të zhvillojnë potencialet e vendit.

Fullani: Kriza greke pritet të ndikojë edhe tek ne

Mbi këtë problem është shprehur disa ditë më parë edhe Guvernatori i BSH, Ardian Fullani.

“Situata e brishtë e ekonomisë greke po studiohet nga Banka e Shqipërisë. Mendoj se plani tre vjeçar fiskal për një korrektim ambicioz është një ogur i mirë për ekonomitë e euro zonës. Tkurrja fiskale do të ketë pasoja në ekonominë greke, e për rrjedhim ekonomia shqiptare do të ndikohet”- eshte shprehur Fullani, duke veçuar remitancat, tregtinë e jashtme dhe bankat.

Fullani ka njoftuar se norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar, duke vazhduar të jetë po 5.25%. Më tej, Fullani ka këshilluar që politika fiskale të marrë masa për të garantuar qëndrueshmërinë e borxhit publik. “Rritja e borxhit e bën të domosdoshëm një angazhim të besueshëm të politikës fiskale ndaj qëndrueshmërisë së saj afatgjatë”, tha Fullani.

Pranverë e çmendur çmimesh, inflacioni kalon çdo kufi të BSH
TIRANE – Çmimi i energjisë, çmimi i ushqimeve apo pijeve ka qenë më i shtrenjtë gjatë muajit shkurt. Kjo s’ka kaluar pa u vënë re nga familjarët që janë rrudhur në blerjet e tyre. Por ajo ç’ka vihet re në mënyrë individuale sot merr një përgjigje institucionale. Ka qenë INSTAT që ka referuar shifrat e reja të indeksit. Kështu inflacioni për muajin shkurt kapi nivelin rekord dhe madje tejkaloi normën prej 4.0 për qind vendosur nga Banka e Shqipërisë, duke shkuar në 4.4 për qind.

<embed src="http://www.shekulli.com.al/zotmedia/flv/player.swf" width="500px" height="300px" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" wmode="transparent" flashvars="height=500&width=300&file=http://www.shekulli.com.al/2010/03/06/2419.flv&skin=http://www.shekulli.com.al/zotmedia/stil.swf&controlbar=over&autostart=false&stretching=fill&showdigits=true" />

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar inflacioni është rritur me 1.9%, ndërsa kundrejt një muaji më parë është shënuar një rritje prej 1.1. Specialistja e INSTAT, Hazbie Bunguri, shpjegon se në shtrenjtimin e kostos së jetesës ka ndikuar kryesisht rritja e çmimeve të produkteve ushqimore. “Indeksi i grupit ‘ushqime dhe pije alkolike’ ka shënuar një rritje prej 2.4 për qind. Po kështu rritja me 13 për qind e çmimit të energjisë elektrike”, u shpreh ajo.

Rritja e çmimit të ushqimeve është më e larta që nga viti 1998, dhe kjo po ndodh në një kohë kur ekonomia edhe sipas treguesve zyrtare ka hyrë në një fazë të fortë ngadalësimi. Gjasat janë që rritja e çmimeve në treg të vazhdojë edhe për një periudhe të pacaktuar.

Buxheti antisocial

Lidhur me rritjen e kosots së jetesës, Partia Socialiste, mban qëndrim ndaj qeverisë. Duke iu rikthyer buxhetit të v.2009, deputeti Ilir Beqja u shpreh se “Berisha është përpjekur të mashtrojë votuesit me rritje pagash e pensionesh dy muaj para zgjedhjeve, por që kanë rezoltuar të rreme”.

Sipas Beqjes, në vitin 2009 shpenzimet për paga ishin 5 % më të ulëta se në vitin 2008. Këtu përfshihen edhe pagat e 38 mijë arsimtarëve të cilëve Sali Berisha sot duhet të kërkojë falje sepse mezi mbajti vetëm gjysmën e premtimit që do t’u dyfishonte pagat.

“Në vitin 2009 shpenzimet për ndihmë ekonomike u rritën vetëm me 1 % kundrejt vitit 2008, ndërsa sot 4 mijë lekë në muaj përfitim i ndihmës ekonomike nuk u mjafton 95 mijë familje për të blerë as një gjysmë buke në ditë nëse heqim mënjanë faturën e re të energjisë dhe të ujit. Kjo është pra fytyra e vërtetë e qeverisë antisociale të Sali Berishës”, u shpreh ai.

Më tej, Beqja tregoi se “referuar treguesve fiskalë në vitin 2009 shpenzimet për paga e përfitime sociale janë rritur kundrejt vitit 2008 vetëm 4 %. Kjo është rritja më e vogël në 10 vjetët e fundit. Kjo ka ndodhur sepse 80 % e shtesës nga të ardhurat tatimore në vitin 2009 u përdorur për të paguar rritjen e shpenzimeve të interesave (një shtese në të ardhura tatimore prej 6,407 milionë lekë, në një kohe qe shtesa në shpenzimet për interesa është 4,994 milionë lekë).

Interesa për borxhe që u morën për qëllime elektorale dhe për qëllime pasurimi antiligjor të familjes biologjike dhe politike të Sali Berishës.

Braçe: Shqiptarët grabiten nga ortakët OSSH-Qeveri

Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka folur sot sërish për mbifaturimin e energjisë elektrike që po e vujane mijëra familje dhe subjekte. Ai tha se ortakët refuzuan të marrin përsipër përgjegjësitë e këtij skandali. “Një milionë klientë shqiptarë janë vjedhur, por ortakët e përfshirë në këtë vjedhje, Qeveria e Sali Berishës dhe OSSH, në mënyrë të turpshme, të denjë për hajdutë tradicionalë të zyrave shqiptare, përqeshën fakte publike e ligjore, vunë në dyshim vjedhjen e qartë, refuzuan të marrin përgjegjësinë për të, munguan me një ndjesë serioze për çdo shqiptar të vjedhur”, u shpreh sot Braçe.

Partia Socialiste mban qendrin ndaj sjelljes së kompanisë që manaxhon energjinë elektrike në vend.

Qendrimi i PS-së:

1- grabitja me faturat e energjisë elektrike, duke aplikuar çmimin e rritur të energjisë elektrike – me fuqi ligjore nga 1 janari – që në muajin dhjetor, nuk është një çështje politike por thellësisht ligjore.

Për ne aludimet për lojëra politike të artikuluara nga drejtuesi i monopolit OSSH, janë të papranueshme.

- faktet që dëshmojnë grabitjen u bënë publike nga përfaqësues politikë në momentin kur pavarësisht dijenisë së plotë për këtë grabitje, monopoli OSSH u mundua ta kalonte atë në heshtje duke pranuar edhe përfitimet monetare nga kjo grabitje.

- monopoli OSSH është përfshirë në politikë qyshkur pranoi politikisht dhe jo ekonomikisht kërkesën elektorale të Sali Berishës për të mos rritur çmimin e energjisë elektrike për vitin 2009, me efekt në zgjedhjet e qershorit, duke flakur tej një plan ekonomik me një rritje më të butë e të arsyeshme të çmimit të energjisë në vitet që do të pasonin, duke përfshirë edhe 2010.

2- grabitja me faturat e energjisë elektrike, duke aplikuar çmimin e rritur të energjisë elektrike -me fuqi ligjore nga 1 janari – që në muajin dhjetor, nuk është një gabim njerëzor por një veprim i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm që ka arkëtuar për llogari të OSSH të ardhura të paligjshme, duke konsumuar veprën penale të vjedhjes së afro 1 milionë klientëve.

Për ne alibia e përsëritur me gabime njerëzore, huazuar si e tillë nga sjellja kriminale e qeverisë së Sali Berishës me pasoja të rënda e të provuara si në Gërdec, është e papranueshme.

- nuk mund të ketë gabim njerëzor në vijimësi dhe të shtrirë në afro 1 milion fatura që sipas ligjit janë titull ekzekutiv. Njerëzit po heqin bukën nga goja, po marrin borxh për ti paguar ato.

- Përmasa e kësaj grabitjeje, verifikuar, dëshmuar dhe paguar nga çdo kryefamiljar shqiptar, biznes i vogël e i madh, konsumatorë të tjerë publik, përbën një provë të qartë e të fortë për një veprim të qëllimtë e përfitues.

3- grabitja me faturat e energjisë elektrike, duke aplikuar çmimin e rritur të energjisë elektrike – me fuqi ligjore nga 1 janari – që në muajin dhjetor, nuk mund të jetë më një çështje në verifikim, për më tepër nga ortakët e monopolit OSSH, ajo duhet të jetë një çështje nën hetim, gjykim dhe ndëshkim. Vjedhja është e provuar nga faturat, përmasa e saj duhet hetuar nga Prokuroria.

Për ne zgjidhja e artikuluar nga ortakët e monopolit OSSH të përshirë në vjedhje, sipas së cilës gjithçka kalon lehtë duke folur me klientët – kur në zyrat e OSSH gjen njerëz të grabitur që prej muajsh kërkojnë e s’marrin të drejtë, apo duke shkarkuar faturistë – kur ata prej vitesh zëvendësohen nga të tjerë grabitës zyrtarë, nuk vlen më, për ne e për gjithkënd.

- qytetarët tani kërkojnë tu kthehen mbrapsh sa më parë çdo qindarkë e grabitur nga monopoli OSSH.

- qytetarët kërkojnë garanci që kjo vjedhje nuk të përsëritet më, ndaj hetimi, gjykimi dhe ndëshkimi i monopolit OSSH dhe zyrtarëve të tij, lidhur me këtë vjedhje është detyrim ligjor dhe moral.

- qytetarët kërkojnë të paguajnë vetëm atë që konsumojnë dhe investimi në sistem për të ofruar këtë shërbim ndershmërisht dhe me cilësi është jetik e nuk duhet të vonojë. Madje duhet të jetë kusht për çdo masë tjetër në favor të monopolit OSSH.

Mbifaturimi flet drejtori i OSSH-së

Gabim njerëzor e ka quajtur drejtori i OSSH, Jozef Haisek, faturimin e energjisë për muajin dhjetor 2009 me çmimin e janarit 2010. Gjatë një deklarate për mediat, Haisek ka sqaruar se do të bëhet vlerësimi rast pas rasti dhe do të nisin kompensimet e konsumatorëve.

“Do të bëjmë vlerësimin rast pas rasti, duke verifikuar gjendjen e matësave dhe nëse vërejmë abuzime do të nisim kompensimet. Muajin tjetër do të nisin kompensimet e konsumatorëve” – tha drejtori i OSSH-së.

Më tej ai ka deklaruar se do të ndëshkohen gjithë ata faturist që do të kapen në gabime të tilla, ashtu si është bërë edhe më parë.

Duke folur për rritjen e çmimit të energjisë, ai ka pranuar se kjo ishte e nevojshme dhe do të shërbejë për rritjen e investimeve në sistemin e energjisë. Përpos kësaj, sipas tij, kjo rritje bëhet edhe për të mbuluar humbjet dhe për të furnizuar vendin me energji.

Kryetari socialist, Edi Rama ka vënë në dukje dje një nga problemet më të mëdha të qytetarëve shqiptarë. Fatura e majme e energjisë elektrike por edhe e ujit. Ai ftoi gjithë qytetarët që s’pranojnë keqqeverisjen t’i bashkohen protestës që do të organizojë Partia Socialiste.

“Me hyrjen e vitit 2010, qytetarët po paguajnë më shumë energji, pasi iu janë faturuar edhe dite të dhjetorit”, u shpreh Rama.

Ai akuzoi qeverinë se po grabit popullin e vet, pasi është aksionere në masën 25 për qind në Operatorin e Shpwrndarjes së Energjisë.

“Te gjithë shqiptarët e pakënaqur nga qeveria dhe nga mënyrat abuzive të veprimit të saj, t’i bashkohen protestave të Partise Socialiste”, u shpreh Rama sot në nëj proncim për mediat.

27 shkurt

Braçe: Prokuroria të hetojë vjedhjet e OSSH

Partia Socialiste ka kërkuar sot ndërhyrjen e prokurorisë për atë që po ndodh me çmimin e rritur të energjisë, faturat afrofe dhe heshtjen e qeverisë.

Deputeti Erion Braçe gjatë një konference për shtyp ka deklaruar se aplikimi i çmimit të rritur të janarit që në dhjetor, po konsumohet, e bashkë me të edhe faturat afrofe në mënyrë abuzive, por kësaj radhe me çmim të rritur.

“Qytetarët po paguajnë vjedhjen përmes faturimit të energjisë së konsumuar në dhjetor më çmimet që janë ligjore në janar; po paguajnë çmimin e ri të energjisë të rritur tre herë: për fashën deri në 300 kë nga 7.00 lekë në 7.70 lekë; për fashën mbi 300 kë nga 12.00 lekë në 13.50 lekë; për energjinë e ambienteve të përbashkëta nga 7.00 lekë në 8.00 lekë dhe po paguajnë me çmimet e rritura edhe energjinë e pakonsumuar të faturave si afrofe, apo energjinë përtej ditëve kalendarike të një fature normale, nga 30 në 35 ditë”- ka thënë Braçe.

Përballë një situate të tillë, sipas Braçes, kavalieri moralist, Sali Berisha po hesht ndërkohë që përgjegjësia është direkt e tij. Ai ka sqaruar se pronësia në kompaninë OSSH dhe pas privatizimit është 75% CEZ dhe 25 % Qeveria e Sali Berishës dhe më këto aksione ai duhet të kishte mbajtur qëndrim.

Më tej, ka vijuar Braçe, pronësia e CEZ mbi OSSH, u garantua nga një proces privatizimi drejtuar e përcaktuar nga qeveria e Sali Berishës. “Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike që tani po shërben për të shtrenjtuar dhe vjedhjen, u morr nga një ent thellësisht politik dhe nën ndikimin direkt të Sali Berishës”- tha ai, duke kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë.

“PS i kërkon prokurorisë të nisë procedim penal për këtë vjedhje masive që po i bëhet qytetarëve shqiptarë. Procedimi penal nuk mund të jetë i njënashëm, vetëm në rastin kur qytetari vjedh dhe nuk paguan energjinë, ai duhet të ndodhë doemos edhe kur qytetari vidhet për energjinë me një faturë që është titull ekzekutiv”- përfundoi Braçe.

Pak dite me pare, serish Braçe denoncoi rritjen e energjisë që në muajin dhjetor, ndërkohë që me vendim qeverie rritja duhet të kishte nisur nga 1 janari.

“Tashmë të gjitha familjeve në vend u ka mbërritur fatura e re, e cila sigurisht është dyfish më e shtrenjtë se ajo e një muaji më parë”, tha Braçe. Sipas deputetit socialist, kjo qeveri ka dorëzuar tashmë pasuritë publike në dorë të klientëve të tij, që vjedhin popullin.

Ai demostroi para mediave faturën e energjisë elektrike, që i referohet periudhës 20 dhjetor 2009 – 21 janar 2010. Braçe koemntoi se: “OSSH ka faturuar energji të konsumuar në dhjetor me çmimin e ri të rritur, hyrë në fuqi me 1 janar, pra në rastin konkret, për dhjetë ditë të dhjetorit energjia është faturuar me 7.70 dhe 13.50 për kilovat. Vjedhje më të qartë se kjo nuk ka”.

Gazeta Shekulli

Shën Valentini, festa e biznesit
Rrugët e kryeqytetit dje kanë qenë të mbushura me fletëpalosje dhe reklamues të kompanive tregtare

Dhuratat e preferuara të shqiptarëve: argjendi dhe sendet e luksit. Nuk mungonin as lulet

Koha nuk ka qenë bashkëpunëtori më i mirë i të dashuruarve dje. Ishte 14 shkurt dita kur në të gjithë botën, çiftet i shprehin dashurinë njëri-tjetrit. Për të dashuruarit shqiptarë, dita e djeshme ka rezervuar lule, dhurata, një shëtitje përgjatë bulevardit”Dëshmorët e Kombit” ose nga kodrat e Liqenit. E për ata që kishin ca më shumë lek në portofol, një vakt romantik ose një party në lokalet e natës.

Ajo që në të gjithë botën konsiderohet si një festë private, e intime në vendin tonë ka marrë një tjetër drejtim. Këtu nuk ka lule e çokollatë por një garë, për dhuratën më të shtrenjtë, një simbol në flori apo argjend, një celular i tipit të fundit apo ora luksoze.

Këto janë disa nga dhurata që shitësit e dyqaneve veçojnë si më të kërkuarat për këtë vit. Por duket sikur tarifa e caktuar për t’u shpenzuar për festën e të dashuruarve, këtë vit është prekur paksa nga kriza ekonomike.

Sipas shitësve të dyqaneve këtë vit të dashuruarit shqiptarë janë përqendruar më shumë tek dhurata e argjendit, byzylyk për të dyja gjinitë. Ndërsa dhuratat e dyta në radhë kanë qenë bizhuteritë (për vajzat) dhe orë dore (për meshkujt). Për mendimin e shitësve të luleve këtë vit është shpenzuar pakëz më shumë për lulet.

Ndër to dy kanë qenë më të preferuarat: trëndafilat dhe karafilat e kuq, dhe të tretat në radhë buqetat e vogla. Këtë vit ndryshe nga më parë, në cepat e trotuareve mund të shihje edhe shitës ambulant që tregtonin vogëlima, në ngjyrë të kuqe, si një kujtim për këtë festë

Një mbajtëse çelësi e kuqe në formë zemre, një zarf, me mbishkrimin “të dua”, një zemër e ndarë në dy pjesë, etj, ishin këto disa nga suveniret e vogla që tregtarët ambulant i ofruan përgjatë ditës.

Ashtu si vitet e kaluara, rrugët e kryeqytet kanë qenë të mbushura me njerëz. Ndonëse temperatura ishin fare pranë zeros, një gjë e tillë nuk i ka penguar njerëzit për të bërë shëtitjen e përvitshme përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Por habia qëndronte në faktin se kryeqytetasit (ose një pjesë e mirë e tyre), nuk kanë festuar privatisht, por familjarisht. Rrugëve nuk kishte si të mos të bënte përshtypje një familje e tërë që u gëzohej dhuratave promocionale të kompanive të ndryshme.

Tashmë është bërë si një traditë, që këtë festë kompani të ndryshme e përdorin për të shpërndarë pa hesap fletushka reklame dhe ndonjë dhuratë simbolike, me markën e kompanisë.

Madje një syresh kishte përdorur personazhet e historisë më të famshme të dashurisë në botë, duke u veshur si Romeo e Zhulieta, dy të rinj. Me këto personazhe kalimtarët mund edhe të bënin foto për kujtim.

Ndërsa në një vend tjetër të kryeqytetit, një tjetër kompani, kishte vendosur një animacion, që tregonte një çifti të dashuruarish pranë kullës Eiffel në Paris. me përmasa jo reale. Të shumtë kanë qenë ata që kanë preferuar të kenë një foto të tillë, për të kujtuar këtë ditë.

Mbrëmja e kësaj feste kësaj herë është ndarë në dy pjesë. Ka pasur nga ata që kanë preferuar që të festojnë në pub-e natën e 13 shkurtit, për të shfrytëzuar të dielën për pushim, e të tjerë që kanë rezervuar, mbrëmjen e 14 shkurtit. Në pothuajse të gjitha baret dhe lokalet e natës, dje është përdorur e njëjtën formulë për të tërhequr klientët: lojëra, dhurata dhe muzikë live.

Me sa duket festa me private në botë, po kthehet në biznesin më të madh ne botë. Të shpresojmë që një gjë e tillë nuk do të ndodhë me të gjitha festat, kombëtare apo ndërkombëtare qofshin ato.

Durrës, një bombë “dhuratë”, për Shën Valentinin

Një telefonatë anonime e mbërritur në policinë e Durrësit e konkretisht në numrin “129″, ka vënë në gatishmëri të gjitha forcat e policisë së komisariatit. Telefonata e kryer rreth mesditës, raportonte se një sasi eksplozivi ishte vendosur në njërin prej katër kateve të një qendre tregtare, në Durrës.

Informacioni i telefonatës ka bërë që brenda pak minutash forca të shumta policie të Durrësit dhe ekspertë të antieksplozivit të mbërrijnë në këtë qendër, e cila dje ka qenë e mbipopulluar nga banorë të shumtë të cilët e kishin preferuar për të kaluar festën e “Shën Valentinit”. Policia e Durrësit kërkoi nga të qindra frekuentues të saj të ruanin qetësinë dhe brenda pak minutash ka nisur kontrollin në çdo ambient.

Kërkimi për eksploziv ka vazhduar për më shumë se dy orë në të gjitha ambientet e qendrës tregtare, por gjithçka rezultoi një alarm i rremë. Sipas policisë nuk u gjet asnjë gjurmë eksplozivi, ndërkohë që ajo u përqendruar te pista e hetimit, tek personi që telefonoi në polici. Mendohet se shkak është konkurrenca e madhe midis njësive tregtare e cila i ka shtyrë individët deri në përhapjen e këtij lajmi.

Gazeta Shekulli