Fjala që Eqrem Çabej mbajti në “Kongresin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe”, që u zhvillua në Tiranë më 20-25 nëntor 1972. Gazeta e riboton në valën e diskutimeve për përmirësimin dhe rishikimin e gjuhës së njësuar. Çabej, siç vihet re, e sheh parimisht këtë punë si proces ku ka gjithnjë vend për përmirësime, duke mbajtur [...]
Archive for the 'Kultura' Category
December 7 2010
Atdheu fillon nga heronjtë
Histori për historinë – Qendra Kombëtare Kinematografike fton kineastët për dokumentarë mbi dy tema të mëdha të historisë së mesjetës dhe atë moderne shqiptare. Propozimi i tretë: një dokumentar monografik për Manaki Brothers. Motivi? 110-vjetori i Pavarësisë Meqë para s’ka, të bëhet diçka për atdhenë, për atdhenë e atij lloji që fillon nga heronjtë. Jo [...]
December 5 2010
Der Albanien – Një foto e pak
Arti kushton ca, por është një mision i mundur. Arti mund të fundoset, siç ka ndodhur deri më sot që flasim, prandaj është ky kërcënim i perceptimit që bota ka për ne. Për sa kohë politika nuk investon për artin dhe kulturën, bota do na tallë e do na përqeshë. Tashmë e ka bërë Në [...]
December 2 2010
RTSH dixhital
Rrjeti dixhital i transmetimit i kërkon Radio-Televizionit Shqiptar tjetër standard nga ky i sotmi: ambiente dhe teknikë të re, punonjës të kualifikuar. Dhe sidomos pavarësi nga politika e ditës. Drejtori Petrit Beci: Për projektin kemi rënë dakord me Televizionin Kinez Jo pak nofka i kanë ngjitur Televizionit Publik Shqiptar për të përcaktuar gjendjen e tij [...]
December 1 2010
Vetëm Monicelli mund ta vriste Monicellin
Vetëvrasja e regjisorit Mario Monicelli është komentuar edhe si një deklaratë e fundit për lirinë në një jetë në anarki dhe në një vend ku eutanazia është akoma tabu Krijuesi i “Lufta e madhe” (1959), Mario Monicelli, nuk jeton më. As funeral nuk do të ketë për të. “Vetëm Monicelli mund ta vriste Monicellin”, thuhej [...]
November 30 2010
Lexime të këqija
Mbi leximin e gabuar që i është bërë librit “Shqipja totalitare” të Ardian Vehbiut. Autori: “Koncepti që ushqejnë Memushaj dhe Kadareja për raportet e gjuhës me shoqërinë dhe kulturën nuk përputhet me timin; por kjo mospërputhje aspak nuk provon, në vetvete, se teza ime është e gabuar, ndërsa të tyret të drejta. Për mua, shqipja [...]
November 28 2010
Monarkia Habsburge ndaj Shqipërisë
Roli i Austro-Hungarisë në historinë e Shqipërisë 1867-1918 për arritjen dhe njohjen ndërkombëtare të pavarësisë. Zgjerimi i influencës së saj politike, ekonomike dhe kulturore mbi vendin e vogël në periferinë e saj jugore në formë të një imperializmi informal. Një marrdhënie komplekse e interpretuar ndryshe në kohën e komunizmit Hyrje Kur flasim për rolin e [...]
November 26 2010
Uçi: Ajo letërsi erdhi nga kongreset
Fillimet e letërsisë së realizmit socialist nisën në tryezat e kongreseve të partisë, por zhvillimi i mëvonë i ndan studiuesit, po edhe vetë estetët që mbrojtën metodën. Mos u përpiqni ta komandoni jo vetëm letërsinë po edhe studimet. Alfred Uçi, esteti me emër për disa dekada në letrat shqipe, shqiptoi diçka që dikur mund ta [...]
November 25 2010
Një teatër brenda teatrit dhe një libër për Revolucionin Frëng
Peter Weissi mori si pikënisje një fakt historik për ta paraqitur si krijim të Sadit dramën e tij në vargje. Një meditim cinik-filozofik mbi dhunën përmbysëse dhe idenë e socializmit, mbi natyrën njerëzore që nuk është në gjendje të ndërtojë sisteme të barazisë sociale siç i ëndërron Marati Nesër në sallën Black Box të Akademisë [...]
November 24 2010
Historia e Çezarit për shqiptarët tij
Çezar Kurti nisi karrierë universitare në Katedrën e Gjuhës Ruse në vitet gjashtëdhjetë, në kohën kur çdo ruse quhej një spiune e mundshme. U dëbua nga Tirana në Maminas. Përkthimet e Dantes, Shekspirit, Ekzyperisë, Dostojevksit, Shallamovit i gëzoi të botuara në emigrim. Mendon se diktaturën e bëri jetëgjatë natyra njerëzore e prirur për servilizëm Dy [...]
November 23 2010
Zogu-Hoxha, ngritja e një kulti
Histori Artan Puto skicon një trajektore të kultit të udhëheqësit në Shqipëri përgjatë shekullit të njëzetë. Një vështrim krahasues: Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. Kultet bien, influenca në mentalitete vazhdon, të tjera ngrihen Një temë mbi kultin e udhëheqësit të sugjestionon paraprakisht. Sugjestion për të dëgjuar një vlerësim ose trajtim të konceptit të kultit me [...]
November 22 2010
E drejta ime mbi Shqipërinë
Kur rrethanat e kushtëzuara nga shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore më shtrënguan, që gjatë ditëve të para të shtatorit të vitit 1914, të largohem përkohësisht nga vendim im Shqipëria, unë e ndërmora këtë veprim duke qenë i vetëdijshëm që edhe fati i ardhshëm i Shqipërisë, do të përcaktohej në këtë luftë popujsh dhe që [...]
November 21 2010
Një grua drejton Ravelin
Nathalie Marin drejtoi Orkestrën e RTSH-së dhe pjesët nga Ravel, Debussy, Franck. Dirigjentja flet për raportin me muzikantët dhe publikun, për disiplinën dhe për një model aktivizimi të Orkestrave Simfonike Koncertin e Orkestrës së Radio-Televizionit Shqiptar, ku interpretonte pianistja Fjorda Veizaj, e drejtoi Nathalie Marin, një grua që dha mjaft energji dhe ekspresivitet. Ajo dirigjoi [...]
November 20 2010
Kavadhia, poeti i mallkuar
Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së poetit Nikos Kavadhias, Ministria greke e Kulturës ka shpallur “Vitin Kavadhias”. Sot dhe nesër, në Black Box të Akademisë së Arteve, ora 18:30, recitohen poezi vargje të tij, përkthyer për herë të parë nga autori i këtyre radhëve Më 1884, poeti francez Paul Verlaine (1844-1896) botoi një antologji [...]
