Lushnja Portal » Kultura

Një gjuhë shkrimi e njësishme
Fjala që Eqrem Çabej mbajti në “Kongresin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe”, që u zhvillua në Tiranë më 20-25 nëntor 1972. Gazeta e riboton në valën e diskutimeve për përmirësimin dhe rishikimin e gjuhës së njësuar.

Çabej, siç vihet re, e sheh parimisht këtë punë si proces ku ka gjithnjë vend për përmirësime, duke mbajtur parasysh parimet themelore që i parashtron edhe këtu.

Disa nga çështjet e diskutueshme, për të cilat janë marrë deri aty vendime që nuk e kanë bindur, ai i përmend në këtë artikull.

Kur Komisia Letrare e Shkodrës, në “Parimet e rregullat” që caktoi për drejtshkrimin e shqipes aty nga fillimi i vitit 1917, vendosi që zanorja ë e pathekse, grupet zanore ie, ue, ye dhe grupet bashkëtingëllore mb, nd e ngj do të shkruhen të plota ashtu si i ruan këto toskërishtja e pjesërisht dhe disa nëndialekte të gegërishtes, ajo mund të shtonte e të thoshte që ashtu të plota kanë ekzistuar ato dhe janë shkruar pak shekuj më parë në krejt truallin e gegërishtes dhe se janë të gjithmbarshme të gjuhës.

ihet se shkrimtarët e vjetër të Veriut, të shekullit XVI e XVII, gjer aty nga mesi i shekullit XVIII, Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frano Bardhi, Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi e të tjerë, ndër ta edhe ndonjë anonim, ruajtës të një tradite gojore e shkrimore të gjuhës, i kanë përdorur të plotë këta tinguj, këto grupe zanoresh e bashkëtingëlloresh, dhe se më anë tjetër këto ndihen dhe sot e kësaj dite në disa treva anësore e si të tilla më konservative të fushës dialektore të gegërishtes.

Në kohën e shpërnguljes së elementit shqiptar për në Itali, i cili rridhte kryesisht prej krahinave jugore të vendit, disa nga tiparet themelore të dallimit midis dialekteve kishin zënë vend me kohë në gjuhë, po më anë tjetër disa të tjera ndryshime që vërehen në shekujt e mëpastajmë, ende nuk kishin marrë rrugë; në vend të tyre ishin në përdorim fjalë, forma fjalësh dhe ndërtime fjalish të përbashkëta për mbarë gjuhën. Shohim kështu që midis gjuhës që përdor p.sh.

Gjon Buzuku prej Veriu dhe asaj që shkruajnë arbëreshët e Italisë duke nisur me Lekë Matrangën prej Siqelie krahas me dallimet dialektore ka edhe pika takimi të shënueshme.

Pika takimi të tilla vërehen edhe midis gjuhës së atij autori dhe dialekteve shqiptare të Greqisë, si edhe midis këtyre dialekteve dhe atyre të Italisë më njërën anë, dhe gjuhës të së tjerëve autorë të vjetër të Veriut më tjetrën anë.

Shkurt pra, në këto variante gjuhësore të Veriut e të Jugut, dialektore e letrare, pasqyrohet kudo në vijat e saj të përgjithshme një shqipe e kalimit nga koha paraturke në kohën e parë të sundimit osman, nga perioda paraletrare në periodën letrare. Është një njësi gjuhësore që manifestohet në variacione të shumëllojshme.

Për arsye të ndryshme të karakterit historik, ekonomik e social, me mungesën e një organizimi shtetëror të mirëfilltë e të një qarkullimi rrugor të rregullt, me shpërnguljet e brendshme të popullsisë sidomos prej katundeve në qytete, me rrugët e ndryshme të marrëdhënieve tregtare, me kontaktet e pakta krahinë me krahinë, me dallimet fetare të reja që erdhën e iu shtuan dallimeve konfesionale që ekzistonin qëmoti në vend, për këto e për të tjera arsye, që është vështirë të gjurmohen në hollësitë e tyre, ligjërimet e ndryshme të shqipes në periodën osmane morën një rrugë jo aq afruese sesa më fort larguese, pra në një farë vështrimi një zhvillim më fort divergjent se konvergjent. Këtyre arsyeve të një karakteri të përgjithshëm jashtëgjuhësor vjen e u shtohet edhe një faktor i natyrës gjuhësore.

Tradita e shkrimit, e cila në kohët e para kishte marrë një hov të ri në Shqipëri, për disa rrethana të brendshme e të jashtme, më një anë për t’i vënë sadopak një ledh depërtimit të fuqishëm të islamizmit në vend, më anë tjetër duke u përfshirë në fushatën e Kundërreformës në Europë, vërtet se nuk u ndërpre krejt në periodën prej shekullit XVI gjer në Rilindjen letrare të shekullit XIX, si vazhdon të mendohet shumëkund gjer më sot, po megjithatë ra fashë në shumë pikëpamje.

U kufizua më një anë në një letërkëmbim tregtar e privat, më anë tjetër në shkrime të hartuara me qëllime praktike të shërbimit fetar, më anë tjetër me disa shkrime letrare laike të një karakteri pak a shumë privat, që mezi qarkullonin përbrenda disa rretheve shoqërore të ngushta.

Asnjë nga këto shkrime, fetare e laike, nuk arriti të ngrihej në shkallën që të shihte dritën e botimit. Arsyet për këtë vetëm pjesërisht mund të kenë qenë të natyrës praktike, si do të ishin mungesa e shtypshkronjave dhe e mjeteve pekuniare.

Arsyeja kryesore e këtij shkimi mbrapa, e kësaj rënieje letrare do kërkuar më fort në mungesën e një ideje sociale më të përgjithshme, e cila në çdo vend e në çdo kohë ka vënë njerëzit në lëvizje dhe ka gjetur mjetet e realizimit.

Mungesa e një ideje të tillë bëri që këto shkrime mbetën qëllim në vetvete dhe nuk patën asnjë lidhje, asnjë konvergjencë në mes të tyre.

Gjuhët e përbashkëta të shkrimit e të literaturës zakonisht ndërtohen mbi një bazë dialektore të caktuar.

Kjo ndërkaq përbën pikënisjen për një zhvillim të mëtejmë, nuk merret e gjitha ashtu si është, në tërësinë gjuhësore konkrete të saj. Shpeshherë asimilohen në atë mes edhe elemente të ndonjë dialekti tjetër ose dialektesh të tjera, ndonjë nga tiparet fonetike, morfologjike, sintaktike a leksikore të tyre, të cilat vijnë e integrohen në sistemin e gjuhës së përbashkët, ose përndryshe shërbejnë si model për të modifikuar ndonjë tipar të kësaj, që si tepër i veçantë ndihet nevoja që t’i shtrohet një reformimi.

Krahas me këto procese të një karakteri aktiv vërehet në atë mes edhe një proces i përkundërt, më fort negativ, i cili konsiston në këtë, që dialektet e tjera me kohë heqin dorë nga disa tipare vetiake të tyre, gjë që u hap rrugë formave të përgjithshme, lehtëson derdhjen e këtyre përrenjve në lumin e përbashkët të gjuhës.

Arsyet që determinojnë marrjen e një dialekti të caktuar si bazë të përbashkët të gjuhës së shkrimit mund të jenë të ndryshme, sikundër tregon edhe vëzhgimi i formimit të gjuhëve letrare të popujve të ndryshëm të Europës.

Aty ndikon ku epërsia kulturore e sociale e një krahine të caktuar të vendit, ku pozita qendrore e një dialekti, ku ekzistenca e një tradite letrare të formuar, që nëpërmes të një shkrimtari a disa shkrimtarëve me format arrin në një formë të përpunuar të gjuhës dhe bëhet kështu model për të tjerët, sikundër ndodhi p.sh. në Itali.

Më shpesh vihet re ndërkaq se aty kanë çuar peshë si faktorë vendimtarë prestigji i një epërsie politike dhe të tjera arsye jashtëgjuhësore. Përgjithësisht mund të thuhet se zakonisht të gjitha këto komponente ndikojnë së toku në formimin e një gjuhe të përbashkët, natyrisht në shkallë e me përpjestime të ndryshme, ku më shumë njëra, ku tjetra.

Po të këqyret së këndejmi gjendja e shqipes si gjuhë shkrimi e literature, ajo mund të përvijohet shkurt në këtë mënyrë:

I pari dokument i datueshëm i gjuhës shqipe, Formula e Pagëzimit e vitit 1462, pra e epokës së Skënderbeut, në pajtim me rrethanat e kohës ruan një tipar dialektor të dallueshëm, shpertit për “shpirtit” të ligjërimit të Matit. Duke kaluar te shkrimtarët e mëpastajmë, me Gjon Buzukun në krye, vihet re më një anë një shkallë mjaft e përpunuar e gjuhës, një gjuhë letrare, më anë tjetër një formë gjuhësore me tipare mjaft të përbashkëta, me gjithë ndryshimet lokale në trajtat e fjalëve. Këto rrethana flasin për dy sende: E para, që gjuha ka qenë shkruar edhe më parë, gjë që dëshmon shprehimisht që më 1332 arqipeshkvi i Tivarit Guillelmus Adae, i cili njihet dhe me emrin Brocardus.

E dyta, që këta autorë nuk kanë shkruar në dialekt me kuptimin e mirëfilltë të fjalës, po në një formë mbidialektore të gjuhës, në një farë koineje të Shqipërisë Veriore, me pikësynim që shkrimet e tyre të ishin të kuptueshme për një masë më të hapët besimtarësh. Kjo shihet qartë nga karakteri mjaft konvergjent i gjuhës së tyre, megjithëse ata rridhnin, sikundër dihet, prej krahinash së ndryshme të kësaj treve.

Vetë dubletat që ndeshen në veprën e Buzukut, kun dhe kon, ordhënit e ordënit, lem edhe letë, thanë e thashunë etj., tregojnë që ky autor herë ngrihej në një formë gjuhësore më të përgjithshme, herë binte në ligjërimin lokal të vetin; kurse te pasardhësit e tij lëkundjet janë më të rralla, norma gjuhësore paraqitet e ngulur më mirë, ka shkuar më përpara.

Duke kaluar përsipër fazës së një fare amullie që u ravizua më lart dhe duke ardhur në shekullin XIX, shihet se idetë e shekullit të dritës (shekullit XVIII) dhe ato të romantizmit nisin e përhapen dhe në Shqipëri edhe në diasporën shqiptare.

Romantizmi, i cili në Europën Juglindore u shtri më vonë, në një kohë kur në Perëndim kishte zënë fill natyralizmi, në këto vise, në pajtim me kushtet sociale e politike, zhvilloi më fort anën nacionale.

Ndihmoi në zgjimin e ndjenjës së kombësisë, në vlerësimin e gjuhës amtare, në dashurinë për poezinë popullore dhe në përpjekjet për mbledhjen e saj, shumëkund nën shtysën e ideve të Herderit rreth vlerave të këngës popullore europiane.

Në trevën shqiptare pemët e para të kësaj lëvizjeje mendore, e cila këtu ndërkaq u ushqye edhe me ide të shprehura që më parë nga disa fuqi të vendit, u dukën së pari, që në gjysmën e parë të atij shekulli, tek arbëreshët e Italisë me Jeronim De Radën në krye. Shkrimtarët e Rilindjes e çuan më tej këtë lëvizje dhe e ngritën në një shkallë nacionale.

Për mbledhjen e folklorit pak u bë, me përjashtim të “Bletës shqipëtare” të Th. Mitkos; po ç’u la mënjanë në këtë fushë, u kompensua më së miri me anën letrare e gjuhësore.

Visaret e ligjërimit popullor zunë të mblidhen e të hyjnë në literaturë, më anë tjetër gjuha letrare u pasurua me leksema të reja, pjesërisht të marra prej gurrës popullore ashtu si ishin, pjesërisht të farkuara kryesisht me lëndë gjuhësore të vendit, edhe pse shpeshherë si kalke, si përkthime, pas gjedhes së gjuhëve të tjera, përbrenda kuadrit të leksikut modern ndërkombëtar.

Nuk është vendi këtu të shtjellohet në hollësitë e saj puna e kryer në këtë drejtim prej K. Kristoforidhit, J. Vretos, N. Frashërit, S. Frashërit, më vonë prej F. Konicës, F. Nolit, L. Gurakuqit e të tjerëve. Vetëm do të përmendet që Tahir Boshnjaku prej Gjakove që më 1835 shtiu në përdorim disa fjalë si mësues, nxanës, digues, dis, folës, kallxues, shtis, e të tjera si pështim, randim, rrënim, rrëzim, të cilat me të tjera rrugë u bënë pastaj pronë e leksikut abstrakt të gjuhës shqipe.

Duke e shikuar punën e kryer prej shkrimtarëve të shekullit të XIX në tërësinë e saj, shihet se ka një vijë zhvillimi në thelb të pandërprerë që nga tradita letrare e shekujve të mëparmë, një rilindje të vërtetë të asaj tradite të vjetër, edhe m’anë tjetër një fill të pakëputur që shpie në rrethanat e sotme.

Po të shtrohet pyetja nëse në formimin e një gjuhe të përbashkët sidomos në shkrim, ka marrë pjesë në një masë më të madhe veprimtaria gjuhësore-letrare apo komponentja e fuqive jashtëgjuhësore, për Shqipëri përgjigjja është kjo, që – si në shumicën e vendeve të Europës – shtysa kryesore erdhi nga ana e këtyre fuqive.

E ngritur që më parë në një shkallë më të lartë të përdorimit dhe e gatitur për një zhdrivillim të mëtejmë nga puna e kryer në shekullin e kaluar, shqipja mori formë si gjuhë shkrimi me tendencë për njësim në të ardhmen, kryesisht që prej themelimit të një shteti shqiptar e këtej, që kur ajo u bë shprehje e një njësie shtetërore të centralizuar.

Kjo gjë gjeti pasqyrimin e saj dhe në shkrim dhe në drejtshkrim, në fushën fonetike poaq sa në leksik, dhe u zhvillua përherë e më shumë në këto fusha. U arrit me kohë në njësimin e disa trajtave fonetike e gramatikore, në ndjekje të rregullave të Komisisë Letrare të Shkodrës dhe të Kongresit të Lushnjës të vitit 1920. Puna më e madhe aty u krye ndërkaq në pasurim të visarit të fjalëve.

Me rrethanat e reja që u krijuan u desh të plotësoheshin nevojat e gjuhës së administratës e të fushave të tjera të veprimtarisë shtetërore, të ekonomisë, të teknikës, të arsimit e të kulturës, të sferës ushtarake etj.

Për hir të së vërtetës duhet të thuhet se kjo punë jo e pakët, më shumë se prej personalitetesh të njohura, e prej shkrimtarësh e studjuesish të gjuhës, u krye prej masës anonime, prej nëpunësish të thjeshtë, administratorësh, juristësh, arsimtarësh, ushtarakësh, teknikësh degësh të ndryshme e prej së tjerësh.

Një pasurim më i tejmë e shumë më i madh se më parë u arrit ndërkaq në ditët tona, kur pas çlirimit të vendit mori përmasa të reja industria, arsimi, dija, ekonomia, bujqësia, teknika e të tjera degë të veprimtarisë njerëzore.

Për të rrokur me një vështrim këtë rrugë zhvillimi në rrjedhë të disa brezave, mjafton të krahasojmë Fjalorin e gjuhës shqipe të vitit 1954 me atë të Hahnit që është i vitit 1854, ose dhe me atë të Kristoforidhit të vitit 1904. Aty shihet përparimi që është arritur në pasuri të fjalorit jo vetëm në një shekull, po edhe brenda një gjysmëshekulli.

Një gjuhë e përbashkët, përtej caqeve shtetërore, mbetet shprehja e një njësie nacionale dhe e një shkalle të caktuar të kulturës së bashkësisë që e flet. Përpjestimi aty është i karakterit të drejtë, në mënyrë që sa më e fortë të jetë ajo njësi, sa më e ngritur ajo shkallë kulture, aq më e formuar paraqitet gjuha e përbashkët, si në të folur dhe sidomos në shkrim.

Një gjuhë e tillë qëndron kështu përmbi dialektet, është një madhësi mbidialektore, në një farë vështrimi emëruesi i përbashkët dhe sinteza e tyre. Ajo paraqet një realitet dhe njëkohësisht rezultatin e një farë abstrakcioni, të formuar gjatë kohës, në mënyrë që nuk përputhet krejt me një dialekt territorial të caktuar, as edhe me dialektin që përbën bazën e saj.

Sikundër u tha edhe më lart, gjuha e përbashkët e shkrimit edhe lë jashtë ndonjë element të këtij dialekti, edhe përvetëson me kohë elemente të dialekteve të tjera. Në këtë mënyrë kjo gjuhë bëhet një njësi brenda ndryshimeve. Duke qenë ajo edhe treguesi i shkallës së kulturës të një populli, një popull i kulturuar ndër të tjera dallohet edhe për një gjuhë shkrimi të formuar e të njësishme.

Në dallim nga gjuha e folur e nga dialektet e saj, e cila si më e lirë, më shpejt kalon nëpër ndryshime në kohë, gjuha e shkrimit, si shprehje e një kulture që është, i mbahet një tradite.

Ajo ka përgjithësisht një karakter konservativ, me të cilin ushtron bile një ndikim përmbi gjuhën e folur duke ngadalësuar ritmin e ndryshimeve që kjo pëson. Ky karakter i saj përcaktohet nga disa rregulla, të cilat në tërësinë e tyre përbëjnë drejtshkrimin e një gjuhe.

Ato janë më të ngulëta se rregullat nëpër të cilat përshkohet gjuha e folur dhe bëhen gjithmonë e më të ngulëta, më të qëndrueshme, sa më shumë të marrë formë gjuha e shkrimit dhe e literaturës.

Sa më fort kjo t’i afrohet njësimit, aq më shpejt zhduken në atë mes dhe përjashtimet nga rregullat, format dyjare të fjalëve e të trajtave gramatikore. Rregullat drejtshkrimore rrjedhin nga një realitet, e ky është shkalla e zhvillimit që ka arritur gjuha si tërësi në një cak kohe të caktuar. Drejtshkrimi duhet t’i përgjigjet këtij realiteti.

E shikuar nga këto pikëpamje parimore, forma e shkruar e shqipes, si ajo e përdorimit të përditshëm, si ajo e nivelit letrar, që prej kohësh kur dëshmohet së pari me shkrim, paraqitet me një vijë zhvillimi, e cila karakterizohet nga një aksiomatikë e caktuar.

Aksioma e parë është që kjo formë gjuhësore gjatë përdorimit të saj është thjeshtuar gjithmonë e më shumë në trajtat e sistemit fonetik e gramatikor dhe është pasuruar në visar të fjalëve. Ky proces vazhdon dhe sot e kësaj dite, duke shkuar gjuha më një anë drejt thjeshtimit, më anë tjetër drejt pasurimit.

Aksioma e dytë është konvergjenca.

Rregullat e drejtshkrimit ndaj tërësisë së këtij janë të krahasueshme me gurët e veçantë me të cilët ngrihet një ndërtesë; dhe si këta gurë, edhe ato rregulla kanë vendin edhe peshën e vet si elemente përbërëse të një tërësie. Po peshë kryesore në këtë mes ka tërësia.

Nuk është pa rëndësi që një fjalë e caktuar e shqipes të shkruhet me një ë të pathekse më pak ose më shumë, me një r të fortë ose të thjeshtë, me l palatale apo velare, me sh a me ç në pozicion nistor, dhe për këto çështje e të tjera si këto po diskutohet që t’u japim rrugë përbrenda mundësive të sotme.

Po qenësore, esenciale në këtë mes, në dallim nga periodat e mëparme të historisë së shkrimit të shqipes, është që vija e zhvillimit gjuhësor shkon drejt konvergjencës. Dhe ajo shkon në thelb vetvetiu, në pajtim me ligjet e brendshme të gjuhës. Ky proces nuk mund të çmohet kurrë mjaft në rëndësinë e tij.

Ai ka për të vepruar më tej edhe në të ardhmen.

Aksioma e tretë përmban njëkohësisht edhe një rregull. Gjuha e shkrimit ka dalë në analizë të fundit prej gjuhës së gjallë të popullit që e flet. Në pajtim me këtë, edhe rregullat që përcaktojnë përdorimin e saj duhet të dalin nga të dhënat e këtij realiteti gjuhësor.

Burimi: Shekulli Online

Atdheu fillon nga heronjtë
Histori për historinë – Qendra Kombëtare Kinematografike fton kineastët për dokumentarë mbi dy tema të mëdha të historisë së mesjetës dhe atë moderne shqiptare.

Propozimi i tretë: një dokumentar monografik për Manaki Brothers.

Motivi? 110-vjetori i Pavarësisë

Meqë para s’ka, të bëhet diçka për atdhenë, për atdhenë e atij lloji që fillon nga heronjtë. Jo nga të rënët dhe as jo vetëm nga heronjtë e luftës dhe historisë. Situata kritike financiare nuk e ndalon Qendrën Kinematografike të gjejë arsyeje për të dëshmuar rëndësinë si institucion kombëtar.

Viti 2011 i fillon me 50 milionë lekë më pak nga shkurtimi që bëri qeveria në verë 2010, dhe me buxhetin më të ulët që ka pasur në këto vite, i miratuar së fundi në parim pa ndonjë vlerësim kritik.

Megjithatë QKK e shtrin vizionin edhe për 2012. Ajo mendon të prodhojë një seri dokumentarësh, histori për historinë. Qendra i fton zyrtarisht kineastët të marrin pjesë në konkursin e filmit dokumentar mbi dy tema të mëdha, të historisë së mesjetës dhe historisë moderne shqiptare. Propozimi i tretë: një dokumentar monografik për Manaki Brothers.

QKK deklaron se “në kuadrin e prezantimit dhe promovimit të figurave të shquara dhe ngjarjeve më të rëndësishme historike mbarëkombëtare” në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit “ka marrë iniciativën të hapë fazën e parë të konkursit për projekte për filma dokumentarë kushtuar: Figurës së Skënderbeut; Vëllezërve Manaki – Lumierët e Ballkanit; 20-vjetorit të rrëzimit të diktaturës dhe eksodit masiv të shqiptarëve në vitin 1991.”

Motivi? 110-vjetori i Pavarësisë, përvjetor që po futet qysh tani në axhendat e subjekteve private e shtetërore.

Dokumentari është gjinia më problematike në produksionet e financuara nga QKK. Nëse në gjinitë e tjera matja e forcave është te forca e talentit dhe këndvështrimi për ta parë botën që ka për bazë një kulturë individuale, te dokumentari çështja e metodës ka përcaktuar profilin e gjinie të predispozuar për të qenë dështake.

Profili i dokumentaristikës shqiptare shfaqet me tiparet e mangëta të hulumtimit të lëndës arkivore, të investigimit në kohën reale, të objektivitetit shkencor kur është fjala për historinë dhe të objektivitetit artistik. Mangësi të natyrës që çojnë në mitkrijimin, dhe historia është terreni më i përshtatshëm për mitkrijimin në një klimë intelektuale dhe artistike me vetëdije të dobët për vlerat që prodhon.

Dokumentaristika përfaqësohet nga një klasë kineastësh që kanë bërë më së shumti art propagande. Pas nëntëdhjetës, me gjithë lirinë e shprehjes, metoda ishte po ajo: lëvdo dhe kurrë mos dysho. Sepse metoda nuk është thjesht çështje e zbatimit të ca parimeve të njohjes, është edhe pozicionim i individit artist në vendin dhe kohën ku jetojnë.

Dokumentarët e financuar nga QKK qysh prej krijimit, janë kryesisht filma për heronj, për emra të shquar, që janë vetvetiu të shquar. Trajtimi i temës historike pa dëshmi me imazhe filmike autentike. Pra autorët tanë janë vetiu larg burimit, imazhit dokumentar.

Do mjaftonte edhe kaq për të vënë në dyshim nëse është dokumentaristikë ajo që vazhdon e prodhohet me financat e QKK. Një gjë nuk mund të provohet nuk buron as reflektim, as këndvështrim. Në vend të imazhit dokumentaristët tanë përdorin një mjet që s’është i gjinisë së tyre, përdorin fjalën. Dokumentarët tanë i mban në ekran lumi i fjalëve.

Mund të merret me mend se çfarë reflektimi për historinë apo thyerjet e figurave të shquara kanë sjellë dokumentarët për Ismail Qemalin, Faik Konicën, Dora D’Istrian,

Jeronim De Radën, Aleksandër Moisiun, Nënë Terezën, Petro Markon, Omer Kaleshin, Mitrush Kutelin, Dhimitër Shuteriqin, Kadri Roshin, Ibrahim Kodrën po edhe për Hafize Leskovikun; për ngjarje si Otranto ’97, emigrimin e kosovarëve, për Kosovën vetë, për minoritetin grek në Shqipëri, për ëndrrën e Çamërisë, për Bektashizmi etj.

Për Skënderbeun ka vite që flitet për një remake. Ca thonë se duhet të angazhohen regjisorët më të mirë e ta bëjnë këtë punë. Ca i varin shpresat nga Amerika, nga diaspora po edhe nga njerëz me influencë në Hollivud.

Por QKK i fton kineastë për një gjë më të vështirë, një dokumentar për Skënderbeun. Dokumentari fiction kategori ku mund të trajtohej një figurë historike për të cilën ekzistojnë vetëm gravura e piktura mitkrijuese, nuk i gjen gati autorë që merren me këtë gjini në Shqipëri, dhe autorë të paindoktrinuar.

Një dokumentar për vëllezërit Manaki, pionierë të kinemasë në Ballkan, duket një propozim i përligjur. Por do ishte e papërligjur nëse do kërkohej një dokumentar aneksues për identitetin e tyre kombëtar.

Për vëllezërit Manaki nga Avdella që dikur i përkiste Manastirit, Janaq (1878-1954) dhe Milto Manaki (1882-1964), maqedonët thonë se janë pionierë të kinemasë maqedone, grekët e përfshijnë në historinë e tyre, shqiptarët po ashtu. Pavarësisht se këta të fundit nuk kanë prova të trashëgimisë së Manakit në atë masë që kanë fqinjët.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka shpallur se ekzistojnë nga Vëllezërit Manaki xhirimet mbi Shqipërinë që datojnë në vitin 1906. Xhirimin e tyre të parë e realizuan më 1905, është filmimi i parë në Ballkan në qytetin osman të Manastirit që sot i përket Maqedonisë. Për këtë, ka tridhjetë vjet që në Manastir mbahet Festivali Ndërkombëtar i Filmit i quajtur “Manaki Brothers”.

Vëllezërit Manaki hapën në këtë qytet kinemanë e parë në natyrë më 1921. Arkivi i tyre është ruajtur në Arkivin e Shtetit të ish Jugosllavisë. U transferua në Republikën e Maqedonisë më 1976.

Propozimi për një dokumentar me shkas 20-vjetorin e rrëzimit të diktaturës dhe eksodin masiv rë shqiptarëve në vitin 1991, është mëse i arsyeshëm, megjithëse i vonuar.

Për këtë gjenezë të tranzicionit të Shqipërisë dokumentaristika ka reflektuar fare pak. Kronikat retrospektive, intervistat më dëshmitarë dhe personazhe politikë nuk kanë e shteruar temën.

Është barrë që s’mund të hiqet nga kurrizi historia e këtij 20-vjeçari: 4000 mijë të ikurit e ambasadave që kërkuan azil politik më 1990; 20 mijë të ikurit e shkurt-marsit 1991; të ikurit me gomone, barka, skafe, Vlorë-Brindizi, Durrës-Brindizi, linjat e udhëtimeve të shpresës, po edhe të lidhjeve mafioze-politike të tregtisë klandestine dhe prostitucionit; 20 mijë klandestinët e marsit 1997 një tjetër valë eksodi biblik; dhjetëra të ikurit nga kjo botë dhe të mbijetuarit nga “Katër i Radës” në Kanalin e Otrantos, po atë vit.

Para katër vitesh, kryeministri Sali Berisha i akordoi Qendrës Kombëtare Kinematografike një fond special, 25 milionë lekë (të reja) për një film artistik për Nënë Terezën. Nuk u bë dhe ndoshta më mirë.

Arti që merr përsipër këto histori nuk mund të bëhet as me konkurse, as me dekrete.

Për të gjithë ata që duan të konkurrojnë për këto tre dokumentarë, duhet t’i depozitojnë projektet në zyrën e projekteve të QKK deri në datën 10 Janar 2011. QKK njofton se “skenari i projektit mund të paraqitet edhe në formën e bocetit”.

Aty thuhet se ky konkurrim do të jetë faza e parë e ciklit të dokumentarëve, për figura të shquara në kuadrin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar.

Në tregun e filmit në Berlin

Qendra Kombëtare Kinematografike bën të ditur se gjatë ditëve të Berlinales, 10-18 shkurt 2011, paralel me Festivalin e Filmit nga më prestigjiozët, organizohet edhe Tregu Ndërkombëtar i Filmit. “Në kuadër të punës për promovimin e Kinematografisë Shqiptare në arenën ndërkombëtare, në këtë treg QKK do të jetë prezent me një stendë individuale e cila do të vendoset në Hotel Marriot.” QKK i fton kineastët që duan të promovojnë filmat aktualë shqiptarë, të marrin hapat e duhur nëse do të jenë pjesë e këtij Tregu Filmi.

Të gjithë duhet të sjellin pranë QKK-së deri më 15 Janar 2011 materialet promocionale mbi filmin, të cilat do të ekspozohen në stendën e Qendrës. Aty ofrohet një hapësirë për çdo takim me profesionistë të fushës, gjatë ditëve të Berlinales.

Brenda kuadrit të bashkëpunimit me forume të rëndësishme ndërkombëtare, mësojmë se QKK sapo ka marrë aprovimin e kërkesës që seleksionimi i filmave të Evropës Juglindore për Berlinale 2012 të bëhet në Tiranë, në nëntor 2011. Këtë vit ky aktivitet po bëhet në Shkup.

Diçiturë: Brindizi. Emigrantë që duan të kapërcjenë murin e portit. Oficeri i shërbimit u thotë “Ndalni!” dhe në ndihmë i vijnë përforcime.

Burimi: Shekulli Online

Der Albanien – Një foto e pak
Arti kushton ca, por është një mision i mundur. Arti mund të fundoset, siç ka ndodhur deri më sot që flasim, prandaj është ky kërcënim i perceptimit që bota ka për ne. Për sa kohë politika nuk investon për artin dhe kulturën, bota do na tallë e do na përqeshë. Tashmë e ka bërë

Në komentin e një prej gazetarëve tanë të njohur, thuhej se në filmin “Der Albanien” të një regjisori gjerman, Johannes Naber, figura e shqiptarit është e denigruar, e përçmuar dhe e parë simbas një klisheje që është krijuar në Perëndim për emigrantin. Pak a shumë kështu.

Me këtë rast kujtoj shprehjen që një foto është e barabartë me mijëra fjalë. Që do të thotë që 24 foto për një sekondë që ka filmi, baraz me 24 mijë fjalë dhe një numër fjalësh i pallogaritshëm për 2 orë film që shohim në ekran, e barabartë kjo me të gjitha emisionet dhe fushatat elektorale të mbledhura bashkë në 20 vjet. Të gjitha këto krahasuar me llafet e gjithë botës për t’i mbushur mendjen dynjasë, nuk dalin qeveritë me gjithë deklaratat e tyre, për t’i mbushur mendjen Europës, e aq më tepër Amerikës që ne jemi një komb, që ia vlejmë të jemi dhe që jemi një komb dhe kemi ato vlera që kemi.

Këtu nuk dua të them që politika nuk ka kurrfarë roli në jetën e një vendi, e sidomos të një vendi si Shqipëria që ka njëmijë halle, por që e shkreta s’po ngre dot krye nga kjo politikë, e cila duam apo s’duam është bërë makthi i të gjithë neve, neve që jemi të papunë sepse kemi pikëpamje të ndryshme me drejtuesit tanë që duan temenara, apo nuk e di se ç’dreqin duan… neve që i hipim urbanit për të lëvizur nga A-ja te B-ja, neve që jemi të mbërthyer nga sindroma e mitingjeve, neve që njohim më mirë një politikan, qoftë ky edhe i fundit i deputetëve, sesa robin e shtëpisë sonë, neve që politikën e kemi si bukën e përditshme, neve që nuk jetojmë në kullën e fildishtë të politikës. Dhe kulla e fildishtë nuk është një term që i përket politikës. Përkundrazi.

Të dalësh në rrugët e Tiranës, apo të çdo qyteti në Shqipëri e të pyesësh, “kush është Kryeministri i këtij vendi?”, të gjithë e dinë përgjigjen. Sigurisht që e dinë. E pastaj të pyesësh emrin e një regjisori apo një aktori të njohur, e lëre pastaj të një piktori, apo një balerini, të gjithë do të mendoheshin ca çaste, e me siguri do të përgjigjen me ca kohë vonesë. E kjo, jo për fajin e tyre. Kjo është buka e përditshme që ata hanë. Nuk është faji tyre. Ky është ushqimi që iu jepet në çdo tast telekomande që shtypin. Kjo është pija për çdo imazh që shohin në çdo cep të rrugëve që ecin. Kjo është droga që na jepet që fëmijë, e nuk e marrim dot veten kurrë. Ky është haraçi që na duhet të paguajmë për nuk e di se çfarë.

Politika dhe protagonizmi saj është heroina më e pastër dhe më fantastike që mund t’i injektohet një populli për ta mpirë dhe për ta mbajtur nën zgjedhë. Po, po zgjedhë. Enver Hoxha e kuptoi shumë mirë rëndësinë dhe forcën e artit dhe ngriti shtëpi kulture në çdo fshat të këtij vendi, sigurisht e shfrytëzoi për propagandë, por çfarë mund të bënte ai nëse në Teatrin Kombëtar shfaqej Hamleti, apo Jul Çezari? Veprat e Molierit apo të Shilerit? Ibsenit apo të Çehovit? Nëse në Opera dëgjohej Verdi apo Çajkovskij?

Me sa duket politikanëve tanë të sotëm nuk u pëlqeka fare të ushqejnë shpirtrat e popullit të vet. Iu pëlqen t’i mbajnë nën fre, t’i shfrytëzojnë sa herë iu nevojiten. E pse jo edhe për mitingje.

Sepse ka të ngjarë që po të ndriçohen mendjet e këtij mileti, të mos marrin asnjë votë. Po fare, asnjë, zero, hiç. Po të kishte art, politika do të ishte inekzistente. Dhe jam i bindur për këtë. Kaq e thjeshtë është. Besoj. E çuditshme!

Por arti është një armë krejt e panjohur për politikën shqiptare. Është një rrugë e panjohur për të. Politikanët mund të pasurohen e të shëndoshen sa të duan, po do të mbeten gjithmonë të vdekshëm.

Anonimë, të panjohur, Iksa, Ypsilona, pikëpyetje, hiça. Dhe e gjitha kjo, sepse askujt nuk i mbeten në mend për një rrugë që kanë bërë, për një pemë që kanë mbjellë, për një fasadë që kanë lyer, për një shirit që kanë prerë.

Rritja sa të duash mirëqenien popullit, po nuk ia ndriçove mendjen, do krijosh një shoqëri idiotësh që vijnë prapa nëpër mitingje, e do të flasësh gjithmonë në emër të tyre, e si rrjedhim në emrin e ca idiotëve do jesh kryeidioti që prin një tufë idiotësh. Ku po shkon?

Kush ka qenë kryeministër i Anglisë në kohën kur Charlie Chaplin filloi karrierën e tij? Apo president i Amerikës kur Marlon Brando mori Oskarin e parë? Kush ka qenë kryeministër i Italisë në Kohën e Rosellinit, Fellinit, De Sicas. Kush ka qenë kryeministër i Francës në kohën e Alain Delonit, Jean Marias, Jean Paul Belmondos.

E kujt i hynë në punë?

Por politika në Shqipëri ka bërë çmos të marrë në dorë çdo vegël, të bllokojë artin, ta bëjnë inekzistent, vetëm e vetëm që politikani ynë të jetë protagonisti, zëri i parë, koncertmaestroja, balerini i parë, heroi, artisti vetë. Dhe kjo, mjafton të shohësh parlamentin tonë. Një spektakël! Aty bëhet art… i neveritshëm.

Por ky është vetëm iluzion dhe është për të ardhur keq.

Kjo që po shkruaj jam i sigurt që bie në vesh të shurdhër, e nuk ndryshon gjë, pasi janë vetëm një mijë fjalë të shkruara, domethënë vetëm një foto e pak, apo një frame, siç quhet në gjuhën e filmit. Ndryshe do ishte puna po të bëhej një film, apo një shfaqje teatri, një balet, një opera, apo një voidvill.

Arti kushton ca, por është një mision i mundur. Arti mund të fundoset, siç ka ndodhur deri më sot që flasim, prandaj është ky kërcënim dhe kjo plagosje e thellë nga perceptimi që bota ka për ne. Nuk ia ndryshojmë dot mendjen botës me emisione, seanca parlamentare, fjalime, mitingje, ndërprerje programesh, (dhe kjo është e neveritshme) për të dëgjuar kryeministrin, edicione (të jashtëzakonshme ose jo) lajmesh, dhe analistë që kuptojnë gjithçka dhe flasin për gjithçka, a thua se janë tharë gjithë trutë e këtij vendi.

Edhe ndoshta. Thonë se të gjitha këto duhen, se kanë të bëjnë me informacionin.

Për sa kohë do të mungojë emocioni në jetën e këtij vendi, keq e kemi punën.

Për sa kohë do të kemi një politikë që nuk investon për artin dhe kulturën, bota do na tallë e do na përqeshë. Tashmë e ka bërë.

Burimi: Shekulli Online

RTSH dixhital
Rrjeti dixhital i transmetimit i kërkon Radio-Televizionit Shqiptar tjetër standard nga ky i sotmi: ambiente dhe teknikë të re, punonjës të kualifikuar.

Dhe sidomos pavarësi nga politika e ditës. Drejtori Petrit Beci: Për projektin kemi rënë dakord me Televizionin Kinez

Jo pak nofka i kanë ngjitur Televizionit Publik Shqiptar për të përcaktuar gjendjen e tij të prapambetur për nga zhvillimi teknologjik dhe për nga modeli i vjetër i të punuarit dhe administruarit. Mënyra e funksionimit, politika që ndjek, shërbimet që ofron TVSH janë vënë nën akuzë herë të drejtpërdrejtë si “institucion i propagandës”, e herë nën shënjestrën e kritikës rutinë si “institucion gërdallë” e “vegjetues”.

Radio-Televizioni Publik Shqiptar po përgatitet për një proces me rëndësi që e ka raportuar tashmë në strukturat e larta, si komisionet parlamentare. Është fjala për dixhitalizimin e rrjetit të transmetimit, një proces që ka një faturë të lartë, kërkon kohë dhe predispozitë të institucionit për ndryshim. Mbi të gjitha: ndryshim të mentalitetit. Për këto flet në intervistë Drejtori i Përgjithshëm i Radio-Televizionit Shqiptar, Petrit Beci.

Z. Beci, jemi në dijeni që Radiotelevizioni Shqiptar po harton një projekt për aplikimin e rrjetit dixhital të transmetimit. Në ç’fazë jeni me të?

Dixhitalizimi i Radiotelevizionit Shqiptar është pjesë integrale e gjithë sistemit të dixhitalizimit mediatik të Shqipërisë. Është marrë një vendim nga mekanizmat evropianë që të gjitha mediat evropiane duhet të jenë të dixhitalizuara deri më 2012.

Qeveria shqiptare ka krijuar para një viti e gjysmë një komitet ad-hoc, që udhëhiqet nga Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë Genc Pollo, Ministri i Ekonomisë, Transportit dhe Energjitikës, Ministri i Financës dhe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Kryetarja e KKRT-së, përfaqësues të mediave private, përfaqësues nga shoqata e konsumatorëve dhe ERTI, që po përgatit strategjinë dhe bazën ligjore për dixhitalizimin e sistemeve të transmetimit, do të kalojë në parlament.

Ndërkohë, ne kemi ecur vetë që të ndihmojmë shtetin. Së fundmi, kemi rënë dakord parimisht me Televizionin Kinez, presim një grup ekspertësh, të cilët do të përcaktojnë saktë hartën e shpërndarjes sonë, çfarë duhet në prodhim. Këta ekspertë do të bëjnë përfundimisht një projekt të saktë të cilin do t’ia dorëzojmë qeverisë. Shpresojmë në një investim të qeverisë kineze.

Për ta bërë më të kuptueshëm këtë proces, çfarë ndodh me dixhitalizim e RTSH-së?

Çdo shtet ka hartën e tij të sistemit dixhital dhe çdo shtet ka sasinë e frekuencave, brenda kufirit të vet. Shqipërisë i janë caktuar 8 frekuenca dixhitale. Me ligjin që ekziston sot, RTSH-së i janë dhënë dy frekuenca dixhitale.

Pra, ne jemi sot, në dy kanale analoge, TVSH1 dhe TVSH2. Nesër këto janë dy frekuencat dixhitale që do të ketë ky institucion. Ekziston mundësia që në investimet që do të bëhen, njerëzit të shohin brenda paketës dixhitale të RTSH-së, për 2 frekuenca deri në 24 kanale, të cilat me zhvillimin e teknologjisë bëhen edhe më shumë.

Mendohet që shtimi i kanaleve të ketë një model të larmishëm për mbushjen e tyre?

RTSH do të ketë një kanal të parë klasikun dhe një kanal të dytë alternativ. Po kështu edhe Radio. Sistemi i sinjalit dixhital ka të njëjtën mënyrë shpërndarje të sinjalit, bashkohen antenat e Radios dhe Televizionit.

Te kanalet tematike, do të ketë kanale që merren me politikën, një kanal që trasmeton parlamentin, konferencat për shtyp. Do të ketë një kanal të specializuar për muzikë, për lajme, do të kete një kanal të specializuar për teatro, për film. Ndoshta gaboj që i them që tani përcaktimet sepse është një periudhë e dytë për mbushjen e kanaleve.

Si do t’iu ofrohet njerëzve ky shërbim?

Sistemi ynë i transmetimit të publiku do të jetë pa pagesë. Njerëzit nuk do të blejnë kartë për t’i parë këto 24 kanale. Mund të qëllojë që në sistemin satelitor dixhital të RTSH, të jenë të koduara programe të caktuara. Mund të ndodhë që edhe brenda sistemit tokësor të ketë programe të koduara. Kjo do të vendoset më vonë.

Ajo që ngatërrohet shpesh është problemi i taksës që merr RTSH. Kjo nuk është taksë për RTSH-në, është taksë për aparatin. Shqiptarët duhet të kuptojnë që taksa e aparatit në Shqipëri është në një shumë jo të konsiderueshme.

Sa shkon fatura e dixhitalizimit Radio-Televizionit Publik?

Dixhitalimi kërkon një periudhë afatgjatë. Ka dy sisteme dixhitalizimi, sistemi i shpërndarjes dhe sistemi prodhues dixhital.

Në qoftë se sistemi i shpërndarjes ka një kosto relativisht fikse, sepse llogariten sesa shpërndarës duhen, sistemi i prodhimit është i lirë, sepse varet sesa investon. Për prodhuesin do të duhen minibusë, autobusë, jo vetëm kamera që prodhojnë lajmet.

Te sistemi i shpërndarjes varet se çfarë sistemi do të blesh. Ka teknologji të lirë, të mesme, por ka edhe teknologji të shtrenjtë.

Sistemi i shpërndarjes mendohet të ketë një kosto që shkon deri te 22-25 milion euro. Sistemi prodhues ka minimum, por nuk ka tavan. Mund të bësh 10 studio të reja, mund të blesh 10 autobusë, etj.. Nuk ka asnjë instrument në Shqipëri që të përcaktojë mekanizmat e saktë, prandaj nuk mund të themi një shifër fikse.

Çfarë pune ka bërë deri më tani RTSH për këtë proces?

Janë bërë ndërhyrje në sistemin marrës. Janë blerë kamera, autobusë, janë marrë pulte dixhitale, figure, zëri, fonie, ndriçimi, janë blerë robotë, pajisje ndriçimi, janë vënë sisteme dixhitale ekranesh, plazma, videoprojektorë. Është bërë sistemi i njëhsuar i montazheve. Megjithatë duhen shtuar kapacitetet, duhen blerë pajisje të reja, që janë akoma më cilësore.

Për mua, problemi kryesor është dixhitalizimi i arkivit. Ka pasur shumë teknologji. Ka filluar me celuloid, ka vazhduar me aparatura AMPEX, ka vazhduar me BOCH, me BETA, tani është me dixhital. I gjithë ky sistem duhet të kalojë në një sistem tjetër, i cili të magazinohet nëpër servera të mëdhenj dhe që është i shfrytëzueshëm në çdo tavolinë kompjuteri.

Që ta bësh këtë punë, duhet të kthesh në gjendje të hedhshme, gjithë materialin filmik, AMPEX dhe BOCH, sepse sistemi BETA dhe DV CAM është i hedhshëm. Por në sistemin e filmit mungon aparatura cilësore, në sistemin e Ampex-it nuk ekziston fare, për të bërë hedhjen në dixhital.

Ky është një proces i cili ka një kosto shumë të madhe dhe kërkon specializim të jashtëzakonshëm të punonjësve. Kjo është një nga kostot më të mëdha për institucionin e RTSH.

Ju duhet të investoni edhe në njerëz që e njohin këtë punës?

Ka një skemë të përgjithshme. Gjatë dixhitalizmit të gjithë punonjësit kalojnë në test, duke filluar nga administrata, sepse ndryshimi i teknologjisë sjell edhe ndryshimin mental. Pak a shumë sistemi këtu ka filluar gradualisht të kuptohet.

Problemi i mediave kryesore në Evropë, sidomos në rajon, është mosha mesatare e punonjësve, e cila është shumë e lartë. Ne kemi patur parim kryesor që të gjithë njerëzit që punësojmë t’i marrim të rinj. Problemi kryesor i dixhitalizmit është trajnimi i njerëzve.

I gjithë sistemi kalon në trajnim. Ata që do të përshtaten do të vazhdojnë punën. Në të kundërt do të gjejë zgjidhje shteti bashkë me ne. Ata që janë në prag pensioni do mbrohen nga shteti për një periudhë të caktuar kohe, pjesa tjetër do të largohet.

A i keni këto kapacitete në RTSH?

Në RTSH mungon cilësia e njerëzve që dalin në ekran. Ne kemi një sistem real pagese, ndërsa sistemi i pagesave në median private nuk është sipas kërkesë-ofertës dhe ka një monopolizim të atyre që dalin në ekran.

RTSH ofron shumë më tepër, shumëllojshmëri programesh dhe shumë programe edukuese që media private nuk i çon nëpër mend t’i prodhojë.

Me gjithë erën e re që pret RTSH, vazhojmë të shohim një televizion publik shtetëror të politizuar, të kontrolluar nga qeveria aktuale.

A do të ketë ndonjëherë zgjidhje për ruajtjen e balancave, për një informim jo të njëanshëm politikisht në këtë ekran?

Ky është një problem që zgjidhet me ligj. Ligji aktual lë hapësira për keqinterpretime.

Në fillim të dhjetorit kemi edhe një vizitë të përfaqësueses së EBU-së (Unionit Evropian të Transmetimit) në Shqipëri. Cili është qëllimi i kësaj vizite?

Është një vizitë që drejtoresha e përgjithshme e EBU-së bën në të gjitha mediat aksionere, ku bëjmë pjesë edhe ne. Ajo ndjek procesin e dixhitalizimit dhe vëzhgon raportet e arkëtimit të institucionit tonë.

Arkëtimet në vendin tonë janë të vogla, ato duhet të ngrihen. Shqiptarët paguajnë 600 lekë të vjetra në vit për këtë shërbim. Duhet të bëhet një politikë e tillë nga shteti që të mblidhet rregullisht kjo taksë dhe të rritet pak, sepse është e ulët. Po ashtu, bizneset duhet të paguajnë për çdo aparat që kanë në përdorim.

Burimi: Shekulli Online

Vetëm Monicelli mund ta vriste Monicellin
Vetëvrasja e regjisorit Mario Monicelli është komentuar edhe si një deklaratë e fundit për lirinë në një jetë në anarki dhe në një vend ku eutanazia është akoma tabu

Krijuesi i “Lufta e madhe” (1959), Mario Monicelli, nuk jeton më. As funeral nuk do të ketë për të.

“Vetëm Monicelli mund ta vriste Monicellin”, thuhej në një nga artikujt e shumtë që i ka kushtuar shtypi italian regjisorit që u vetëvra në spitalin San Giovanni të Romës, më 29 nëntor. Kërceu nga kati i pestë i ballkonit të spitalit ku ishte shtruar për terapi. Ishte 95 vjeç dhe vuante nga kanceri.

Një nga afërmit, i nipi, ka thënë se ceremonia e kremimit do të bëhet në mënyrë private, vetëm në prani të familjes e cila nuk e sheh të nevojshme që të bëjë një funeral “duke respektuar vullnetin e Mario Monicellit dhe të familjarëve”.

“Nuk është fund tragjik, është një njeri që ka jetuar”, thotë nipi, Niccolò Monicelli. “Më duket se mesazhe ka lënë mjaft, kujtojeni me filmat e tij.”

E shoqja Chiara Rapaccini ëshë shprehur se spitali San Giovanni e ka ndihmuar të shoqin këtë vitin e fundit si askush tjetër. Gruaja nuk i ka shtyrë më tej zërat për një protestë të mundshme të sajën për faktin që trupi i regjisorit është lënë gjatë, i mbuluar me një çarçaf, nën shi, në pritje të mjekut ligjor. “Unë nuk e kam bërë një pohim të tillë, prandaj e vetmja gjë që do doja tani do ishte “të shpëtoja dinjitetin” e spitalit që e ka ndihmuar aq shumë.”

Komuna e Viarexhos, vendi ku u lind më 16 maj 1915, shpalli zi për vdekjen e Monicellit dhe flamujt në gjithë ndërtesat publike u ulën në gjysmështizë.

Mario Monicelli, i biri i një kritiku teatri dhe gazetar, Tommaso Monicelli, studioi histori dhe filozofi në Pizë. E thoshte se nuk kishte bërë shkollë speciale për kinemanë, por besonte se gjithçka e kishte prej kulturës që kishte marrë në familje, nga i ati, nga vëllezërit e tij. “Kemi një “lloj” vizioni për realitetin që e kemi mësuar në familje”, thoshte ai.

Debutoi në kinema në vitin 1932 me një film të shkurtër që e realizoi me Alberto Mondadorin, “Cuore rivelatore”. I ndjekur nga metrazhi i mesëm pa zë “Djemtë e rrugës Pal”.

Më 1937, me pseudonimin Michele Badiek, realizoi filmin e parë të gjatë “Pioggia d’estate” dhe takohet me Macarion dhe Totò-në, me Stenon, afrohet me rrethin e të majtës antifashiste. Më pas rekrutohet në kavaleri dhe merr pjesë në fushatat në Shqipëri dhe Afrikë.

Në vjeshtën e ’43-shit, kthehet në Itali, heq uniformën, mbërrin në Romë, i bashkohet Rezistencës. Në kohën e Roma città aperta, kur po mbërrinte neorealizmi, Monicelli dhe Steno thirren nga producenti Carlo Ponti, për të realizuar më 1949 “Totò cerca casa”. Filmi fitoi sukses të madh dhe hyri në histori si “një nga paroditë më të bukura të neorealizmit që janë realizuar ndonjëherë”.

Me filmat “Vita da cani” dhe “Guardie e ladri” (vlerësuar në Kanë për interpretimin dhe skenarin më ’51) lindin problemet me censurën, të cilës i mbijetoi edhe kryevepra e tij “Lufta e madhe”.

Vitet gjashtëdhjetë, janë vitet e miqësisë me Dino Risin, të përplasjeve me Antonionin. Më 1968 prezanton Monica Vittin aktore komike te “La ragazza con la pistola”; Pietro Germi i beson realizimin e “Amici miei”. Shumë i vlerësuar edhe në Amerikë, kandidohet tri herë për Oscar (përveç “I Soliti ignoti” kandidat për Filmi më i mirë i huaj, për skenarët e “I compagni” dhe “Casanova”).

Monicelli realizoi pothuajse një film në vit: “Un borghese piccolo piccolo” (1977), “Il marchese del grillo” (1981) çmimi i regjisë në Festivalin e Berlinit, “Amici miei” II (1982), “Bertoldo, Bertoldino e Cacasenno” (1984), “Le due vite di Mattia Pascal” (1985), “Speriamo che sia femmina” (1986) fitues i dy David di Donatello, dhe një Nastro d’Argento, “La moglie ingenua e il marito malato” (1989), “Il male oscuro” (1990), “Rossini! Rossini!” (1991) vit kur fiton në Venecia Luanin e Artë për Karrierën, “Parenti serpenti” (1992), “Facciamo paradiso” (1995), “Panni Sporchi” (1999).

Në vitet 2000 angazhohet edhe për disa episode që janë një përgjigje aktualitetit politik: “Un altro mondo è possibile” (2001), “Lettere dalla Palestina” (2002) dhe “Firenze il nostro domani”.

Më 2006 rikthehet në sheshin e xhirimit, 91-vjeçar, me gjithë vështirësitë e shumta të prodhimit të filmit “Le rose del deserto” i frymëzuar nga “Il deserto della Libia” të Mario Tobinos dhe “Guerra d’Albania” të Giancarlo Fuscos.

Të gjithë kanë kujtuar këto dy ditë angazhimin e tij në protestat për krizën financiare në kulturë, për kurajimin e të rinjve, po aq edhe kritikat që i ka bërë kinemasë së sotme italiane e cila s’është në gjendje të flasë për Italinë ashtu siç është.

Vetëvrasja e Monicellit është komentuar edhe si një deklaratë e fundit për lirinë në një jetë në anarki dhe në një vend ku eutanazia është akoma tabu. “Ai donte ta merrte vetë vendimin për gjithçka pikërisht në momentin e fundit, ashtu si në filmat e tij”, komenton kritiku Paolo Mereghetti në Corriere della Sera.

“Jo gjithmonë ia vlen jeta për ta jetuar, nëse s’është më e vërtetë dhe dinjitoze nuk meriton të jetohet”. Me këto fjalë e komentonte vetëvrasjen babai i Monicellit më 1946. Kurse ai vetë kishte thënë së fundi se “shpresa është një kurth i poshtër i shpikur nga padronët”.

Dhe pastaj: “Lumturia e vërtetë është paqja me vetveten, dhe për ta pasur atë nuk është e nevojshme të tradhtosh natyrën e vetvetes.”

Monicelli për komedinë italiane:

Commedia all’italiana, shumë e poshtëruar në fillim (…) ka qenë ajo që më shumë se çdo gjë tjetër, më shumë se letërsia, piktura, teatri etj., ka ndryshuar temperamentin e italianëve. Në ç’mënyrë? Duke i vënë në shënjestrën e së qeshurës gjithë tabutë, gjithë veset që kishin italianët, në veçanti mesdhetarët: virgjëria, tradhtia, krenaria, katolicizmi (…). Çdo herë që bëhej një film ishte një betejë. Ishte censura.

Kjo i ka ndihmuar italianët, për të qenë më të ndërgjegjshëm, për ta njohur më mirë veten e tyre duke qeshur me veten e tyre, ka ndryshuar shumë zakonet e tyre, dhe në njëfarë mënyre i ka ndihmuar për të qenë një popull i zhveshur nga sentimentalizmat e skajshme, nga tabutë, nga provincializmat, për të t’u bërë një popull i përparuar. Mbasandaj ndodhi që nga i përparuar u bë cinik. E pak më vonë… ja ku jemi.”

Burimi: Shekulli Online

Lexime të këqija
Mbi leximin e gabuar që i është bërë librit “Shqipja totalitare” të Ardian Vehbiut.

Autori: “Koncepti që ushqejnë Memushaj dhe Kadareja për raportet e gjuhës me shoqërinë dhe kulturën nuk përputhet me timin; por kjo mospërputhje aspak nuk provon, në vetvete, se teza ime është e gabuar, ndërsa të tyret të drejta.

Për mua, shqipja publike sot e kësaj dite nuk i ka bjerrë tiparet që iu imponuan nën totalitarizëm.”

Kohët e fundit, ndoshta edhe ngaqë po afrohet data e Konferencës për çështje të standardit të shqipes që do të organizojë QSA-ja në dhjetor të këtij viti, është zgjuar interesi kritik ndaj librit tim “Shqipja totalitare”, të botuar në vitin 2009.

Sikurse e merr vesh lehtë kushdo që i hedh një sy kopertinës, eseja ime mëton të përshkruajë “tipare të ligjërimit publik të shqipes gjatë viteve 1945-1990″; dhe pikërisht mënyrën dhe trajtat e reflektimit të pushtetit komunist në komunikimin gjuhësor publik në Shqipëri.

Ky aspekt i kopertinës, dhe i librit vetë, duket t’i ketë shpëtuar gjuhëtarit Rami Memushaj, i cili në një artikull të botuar në “Shekulli”, titullin “Shqipja totalitare” e lexon sikur unë epitetin dhe cilësinë “totalitare” ia kam blatuar krejt gjuhës shqipe në hapësirë, në kohë dhe në shoqëri; me fjalë të tjera, se mos unë kam gabuar dhe e kam konsideruar shqipen, dhe më saktësisht shqipen e njësuar të sanksionuar nga Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972, si totalitare dhe njëlloj të meritueshme për buldozer sa edhe piramida e ish-muzeut Enver Hoxha.

Ndoshta Memushajt nuk do t’i ketë dalë koha për ta shfletuar librin, për të parë që unë atje merrem fare pak me çështjen e standardit të shqipes: vetëm në kapitullin ku ndalem kalimthi në aspektet totalitare të politikës gjuhësore që u ndoq nga regjimi për t’ia imponuar këtë standard shoqërisë dhe kulturës shqiptare, duke i dëbuar nga përdorimi publik format alternative, si gegërishten letrare të Shkodrës.

Për mua totalitar nuk është as ka qenë standardi si tërësi rregullash, por standardizimi, ose mënyra si u imponua standardi në kulturën shqiptare të asaj kohe – por kjo çështje ka të bëjë para së gjithash me politikën gjuhësore të regjimit të Enver Hoxhës, ose me KQ të PPSh, jo me Fjalorin drejtshkrimor të shqipes.

Së njëjtës çështje, ose komentimit të titullit të librit tim, i është kthyer edhe shkrimtari I. Kadare, në librin e tij “Mosmarrëveshja”, të botuar ditët e Panairit të Librit në Tiranë. Kadareja në atë vepër i shpenzon disa faqe për ta mbrojtur standardin nga sulmet e “albanologëve të rinj”, siç i quan ai, për t’iu përveshur pastaj, në një shënim të gjatë, librit tim të lartpërmendur, ose, më mirë, titullit fatal të atij libri.

Kadareja e krahason shqipen e përdorur gjatë regjimit komunist me gjermanishten e kohës së nazizmit dhe rusishten sovjetike, duke vërejtur se këto dy gjuhë nuk janë quajtur ndonjëherë totalitare; edhe pse unë, në bibliografinë e librit, kam përmendur disa studime të rëndësishme në lidhje me çfarë ndodhi me rusishten, përkatësisht me gjermanishten, kur këto gjuhë u vunë, madje u rekrutuan në shërbim të pushtetit politik totalitar; studime që i kushtohen njëri “ligjërimit sovjetik” (nga Patrick Seriot) dhe tjetri “gjuhës së Rajhut të tretë” (nga Victor Klemperer); madje ky i fundit përshkruan edhe raste të shumta kur zhargoni politik nazist përfundoi i përdorur në komunikimin e përditshëm, jopolitik. Shkruan Klemperer në hyrje të librit:

“Nazizmi depërtoi në mishin dhe gjakun e njerëzve, përmes disa fjalëve, shprehjeve dhe strukturave të fjalisë, të cilat iu imponuan atyre nëpërmjet një milion përsëritjeve dhe u përvetësuan mekanikisht dhe pa vetëdije…

Gjuha jo vetëm shkruan dhe mendon për mua, por edhe, gjithnjë e më tepër, dikton ndjenjat e mia dhe qeveris krejt qenien time shpirtërore, sa më shumë unë i dorëzohem asaj, me bindje dhe i pandërgjegjshëm.

Por çfarë ndodh kur gjuha e lëvruar përmban elemente helmuese ose i përcjell këto helme? Fjalët veprojnë si doza të vogla arseniku: ato gëlltiten si pa u vënë re, duket sikur nuk kanë efekt, por më pas, pas një farë kohe, e japin efektin toksik gjithsesi.

Rajhu i tretë… ua ndryshoi vlerën fjalëve dhe dendurinë e përdorimit, rekrutoi në shërbim të pjesës çfarë ishte më parë pronë e të gjithëve dhe në proces e sipër i mbushi fjalët, togfjalëshat dhe strukturat e fjalive me helmin e vet.” [Victor Klemperer, The Language of the Third Reich: A Philologist's Notebook, Continuum, 2006, f. 14.]

Nuk ka dyshim se as rusishtja, as gjermanishtja, as shqipja nuk janë totalitare në vetvete, sikurse nuk ka dyshim se të tri këto gjuhë, në periudha të caktuara historike, u kanë shërbyer regjimeve totalitare, duke u dhënë formë, duke i ndihmuar të riprodhohen dhe duke përçuar, me anë të çdo akti komunikimi publik, raportet midis shtetit nga njëra anë dhe publikut ose individit nga ana tjetër.

(Për të njëjtën arsye, jemi të lejuar ta quajmë një armë krimi “thika vrastare”, edhe pse kjo vegël kuzhine deri atëherë ishte përdorur për të qëruar mollë.)

Më tej, duke kundërshtuar tezën time se përdorimi politik i gjuhës nga regjimet totalitare mishërohet në tipare, trajta dhe rregullsi të caktuara në ligjërimin publik, Kadareja vëren se “makina gjuhësore”, siç shprehet ai, “shërben në mënyrë krejtësisht asnjanëse”; po këtë metaforë, këtë herë në trajtën e “mekanizmit gjuhësor”, ai e merr sërish, për të shpjeguar si dëshirorja e shqipes vihet në shërbim të bekimit ose të mallkimit me të njëjtën shpërfillje.

Edhe Memushaj i drejtohet për ndihmë metaforës së gjuhës si vegël ose instrument, madje duke cituar një pasazh timin nga libri, ku përsiat se “përdorimi që i bëhet një instrumenti sjell ndryshime në instrumentin vetë”; me çka ky autor nuk pajtohet, meqë “[t]jetër gjë është ligjërimi dhe tjetër gjë sistemi që shfrytëzohet në ligjërim”.

Natyrisht, të gjithë biem dakord se regjimi totalitar e përdori shqipen publike (ligjërimin publik në shqip) për qëllimet e veta; para së gjithash, për të riprodhuar pushtetin. Çështja është nëse ky pushtet i përcjellë dhe i ndërmjetësuar nëpërmjet ligjërimit publik ka lënë aty gjurmë të shumta të cilat meritojnë të studiohen (siç jam përpjekur të bëj unë); dhe sidomos, nëse ky ligjërim publik i veshur me uniformë ka ndikuar apo jo, me kalimin e kohës, në strukturat dhe rregullsitë e gjuhës vetë.

Nëse ka pasur një ndikim të tillë përçudnues, dhe unë besoj se ka pasur, atëherë ai ka vepruar dhe është manifestuar në nivelet më të larta të shqipes: retorik, stilistik dhe pragmatik, ose në rregullsitë e përdorimit të shqipes në komunikimin publik, siç edhe më ka rezultuar.

Për Memushajn dhe Kadarenë, gjuha funksionon si bisturia, të cilën njëlloj mund ta përdorësh për të shpëtuar një jetë në sallë të operacionit, për të këputur një bistak rrushi nga dega e hardhisë në vreshtë, ose për të prerë damarët në vaskë të banjës.

Të dy këta autorë i falen, duke e marrë për të mirëqenë, një nocioni statik për gjuhën si vegël, makinë ose mekanizëm; i cili nuk është doemos i gabuar, por nuk është i vetmi, as më i përshtatshmi për të shpjeguar si funksionon gjuha në komunikim; dhe aq më pak për të shpjeguar si ndërmjetëson ligjërimi, për t’u dhënë formë institucioneve shoqërore, mes të cilave edhe gjuhës vetë.

Duke arsyetuar ab absurdo, Memushaj vëren se “Të flasësh për shqipe totalitare, do të thotë të pranosh se para saj ka ekzistuar një shqipe ‘mbretërore’ dhe sot një shqipe ‘demokratike’, dmth. të thuash marrëzira.”

Në të vërtetë, ndryshe nga monarkia dhe demokracia, shteti totalitar, nëpërmjet pushtetit, jo vetëm merr kontroll të plotë mbi të gjitha aspektet e jetës sociale dhe individuale, duke përfshirë edhe përdorimin që i bëhet gjuhës; por edhe e ushtron këtë kontroll në mënyrë të dhunshme ose me rrugë policore, duke i mbytur alternativat në shpërgënj.

Kjo do të thotë edhe se në totalitarizëm çdo aspekt i komunikimit publik kontrollohet nga pushteti dhe i shërben para së gjithash riprodhimit të marrëdhënieve të pushtetit, çfarë nuk mund të thuhet as për monarkinë, as për demokracinë.

Edhe monarkia, edhe demokracia i japin ngjyrë karakteristike ligjërimit publik; por as njëra, as tjetra nuk orvaten ta rekrutojnë këtë ligjërim, me forcë të pakundërshtueshme, në shërbim të riprodhimit të vetvetes.

Kadareja, nga ana e vet, sjell një argument disi të ndryshëm: meqë shumë forma dhe trajta dhe klishé të shqipes totalitare, të identifikuara në librin tim, mund të përdoren lirisht edhe në kontekste jototalitare, ai vëren se karakteri totalitar i ligjërimit publik në atë periudhë të historisë shqiptare nuk përcaktohej as përkufizohej aq nga mjetet e shumëllojshme gjuhësore të shtëna në punë madje edhe sistematikisht, por nga qëllimet specifike të përdoruesve.

Koncepti që kanë dhe ushqejnë Memushaj dhe Kadareja për raportet e gjuhës me shoqërinë dhe kulturën nuk përputhet me timin; por kjo mospërputhje aspak nuk provon, në vetvete, se teza ime është e gabuar, ndërsa të tyret të drejta.

Për mua, shqipja publike sot e kësaj dite nuk i ka bjerrë tiparet që iu imponuan nën totalitarizëm; jo vetëm ngaqë kultura shqiptare pas vitit 1990 nuk ka arritur të organizohet dot në kundërvënie me sistemin kulturor totalitar të para 1990-ës dhe ka vazhduar të riprodhohet në mënyrë inerciale, por edhe ngaqë agjencitë dhe organizmat e propagandës politike dhe mediat ende besojnë se teknikat totalitare të komunikimit mund t’i ndihmojnë për t’i përçuar frytshëm mesazhe, të drejtpërdrejta dhe subliminale, opinionit publik.

E gjithë kjo, e kotë ta shtoj, nuk ka ndonjë lidhje organike as me drejtshkrimin e vitit 1972, as me nevojën për ta ndryshuar ose reformuar standardin ekzistues të shqipes, prandaj le të mos i turbullojmë ujërat pa nevojë; rrënjët e problemit duhen kërkuar aty ku komunikimi dhe kultura riprodhohen ndërsjellazi, duke përftuar edhe rolet sociale të ligjëruesve publikë.

Debatit për shqipen totalitare i kërkohet të ndriçojë, para së gjithash, raportet e komunikimit me pushtetin, të ligjërimit me dhunën psikologjike dhe propagandën, të fjalës me manipulimin gjatë gjysmë shekulli diktaturë komuniste; nuk ka vend në të fetishizimi i gjuhës, as adhurimi romantik për shqipen, që kemi trashëguar nga Rilindja.

Edhe Memushaj, që është gjuhëtar, edhe Kadareja, që gjuhëtar nuk është, mbeten, hë për hë, larg pozicioneve konstruktive në këtë debat.

Burimi: Shekulli Online

Monarkia Habsburge ndaj Shqipërisë
Roli i Austro-Hungarisë në historinë e Shqipërisë 1867-1918 për arritjen dhe njohjen ndërkombëtare të pavarësisë. Zgjerimi i influencës së saj politike, ekonomike dhe kulturore mbi vendin e vogël në periferinë e saj jugore në formë të një imperializmi informal. Një marrdhënie komplekse e interpretuar ndryshe në kohën e komunizmit

Hyrje

Kur flasim për rolin e Austro-Hungarisë në historinë e Shqipërisë, atëherë bëhet fjalë për marrëdhëniet austro-shqiptare në fusha të ndryshme si ajo e politikës, tregtisë, kulturës dhe shkencës, sidomos që nga Kongresi i Berlinit deri në fund të Luftës së Parë Botërore. Në vijim dua të jap me fjalë sa më të thjeshta një përmbledhje të shkurtër të këtyre marrëdhënieve komplekse, të cilat tashmë në pjesën më të madhe janë studiuar në hollësi, për të dhënë një konkluzion të mundshëm lidhur me cilësinë e tyre.

Politika

Interesat politike të Austro-Hungarisë në trojet shqiptare kuptohen më mirë, në qoftë se ndjekim rrugën e Monarkisë Dualiste nga sferat e saja të vjetra të interesit në Lidhjen Gjermane dhe në Itali deri në interesat e saja vitale në Evropën Juglindore. Mënjanimi i saj nga Gjermania dhe Italia si dhe hegjemonia e Rusisë në Evropën Lindore çuan në përqendrimin e politikës së jashtme të Monarkisë Habsburge në Gadishullin Ballkanik. Koha nga Kongresi i Berlinit deri në Luftërat Ballkanike karakterizohet nga një humbje e vazhdueshme e ndikimit austro-hungarez mbi shtetet sllave në Ballkan.

Monarkia Dualiste, e interesuar në Status Quo-n e pushtetit politik dhe ushtarak, e përkrahte Perandorinë Osmane kundrejt pretendimeve të shteteve ballkanike sllave dhe aleatit të tyre Rusisë. Në vitin 1913, në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, Austro-Hungarisë i kishte mbetur vetëm Shqipëria, sapo e njohur ndërkombëtarisht si shtet i pavarur, si aleate e vetme kundër pansllavizmit nga njëra anë dhe kundër imperializmit italian në anën tjetër. Kjo ka qenë arsyeja kryesore pse në Konferencën e Ambasadorëve në Londër diplomacia vjeneze, krahas me atë italiane, i ka mbështetur fuqimisht interesat shqiptare lidhur me çështjet parimore të statusit ndërkombëtar, të vendosjes së kufijve dhe të organizimit të shtetit të ri. Prandaj ne mund të pohojmë se territoret shqiptare, nga pikëpamja strategjike, kanë pasur një rol kyç në politikën e Austro-Hungarisë ndaj Ballkanit.

Tregtia

Prapambetja relative e ekonomisë austro-hungareze në krahasim me vendet industriale të Evropës Perëndimore si dhe krizat e saja strukturore kanë qenë shkaqet për përqendrimin e politikës tregtare dhe komunikative të Monarkise Danubiane në drejtim të Evropës Juglindore. Por edhe në këtë fushë koha nga Kongresi i Berlinit deri në fillim të Luftës së Parë Botërore karakterizohet nga një mënjanim i vazhdueshëm i Austro-Hungarisë nga pozicionet e saja të hershme tregtare. Si përfundim ajo luftonte me Italinë për kontrollin mbi rrugët detare dhe tokësore drejt Selanikut për të siguruar epërsinë komerciale dhe strategjike në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst territoret shqiptare kishin një rëndësi vendimtare.

Tregtia me Shqipërinë zhvillohej me anë të linjës detare “Lloyd” dhe nëpërmjet portit të Triestes. Shembuj për aspiratat ekonomike të Monarkisë Habsburge ndaj Shqipërisë janë ndër të tjera shoqata austriake “Komiteti për Shqipërinë” dhe konvikti për nxënësit shqiptarë në Vjenë.

Shoqata austriake për mbështetjen e Shqipërisë, e quajtur shkurt “Komiteti për Shqipërinë”, u themelua në Qershor të vitit 1913 në Vjenë me ndihmën e Ministrisë së Jashtme. Anëtarët ishin përfaqësues të njohur nga politika, ekonomia, financa dhe publicistika. Qëllimet e shoqatës qëndronin në zgjerimin e marrëdhënieve tregtare, sigurimin e tregjeve për shitje dhe konsolidimin ekonomik të Shqipërisë. Shoqata kishte një seksion ekonomik, letrar, shkencor dhe humanitar dhe zhvillonte udhëtime studimore në Shqipëri.

Konvikti për nxënësit shqiptarë u themelua më 1908 në Vjenë me nismën e konsujve austriakë të Shkodrës dhe me ndihmën e Ministrisë së Jashtme dhe të Tregtisë. Deri në fund të Luftës së Parë Botërore ai strehonte gjithsej 80 nxënës dhe studentë, të cilët arsimoheshin falas nëpër gjimnaze, shkolla dhe universitete profesionale.

Protektorati i Kultus-it

Nga luftërat fitimtare të Habsburgëve kundër Osmanëve që nga fillimi i shekullit të 17-të deri në Kongresin e Vjenës rezultoi i ashtuquajturi “protektorat i kultus-it” i Austrisë, d.m.th. e drejta e mbrojtjes së të gjithë katolikëve, më vonë të gjithë të krishterëve të Perandorisë Osmane. Detyrat zyrtare e protektoratit të kultus-it ishin ngritja dhe mirëmbajtja e kishave, arsimimi i klerit dhe mbrojtja e kongregacioneve në Shqipëri. Në këtë kuadër që në shekullin e 18-të Austria filloi të hapte konsullata dhe zëvendëskonsullata në Shqipëri.

Detyrat zyrtare të konsullatave dhe zëvendëskonsullatave ishin veprimtaria humaniste, përmirësimi i nivelit të arsimit, përkrahja e zhvillimit kombëtar dhe shpërndarja e parave. Mirëpo, jozyrtarisht protektorati i kultus-it përdorej si një mjet i ndikimit mbi popullsinë shqiptare: nga njëra anë konsujt austriakë u jepnin ryshfet klerikëve katolikë dhe bajraktarëve për të fituar simpatitë e tyre; nga ana tjetër ndërtoheshin dhe subvencionoheshin shkolla në gjuhën gjermane dhe jepeshin bursa për ndjekjen e shkollave të mesme, profesionale dhe të larta në Austri, jo vetëm për t’i arsimuar të rinjtë shqiptarë, por edhe për t’i lidhur ata me kulturën dhe ekonominë austriake.

Albanologjia

Në fushën e shkencës marrëdhëniet austro-shqiptare ishin të tilla që studiuesit austriakë, hungarezë, çekë dhe të tjerë udhëtonin në trojet shqiptare për të hulumtuar vendin dhe popullin. Konsulli dhe studiuesi Johann Georg von Hahn mbahet ende sot si “Babai i Albanologjisë”, i cili me “Studimet e tija shqiptare” ka hedhur bazën gati për të gjitha disiplinat e mëvonshme albanologjike. Gjuhësia pati kulmin e parë tashmë në gjysmën e dytë të shek. 19 me Gustav Meyer-in. Historia, etnografia dhe gjeografia u lulëzuan në fillim të shek. 20, kur lindi edhe arkeologjia. Shkenca austro-hungareze, e cila ndër të tjera dha një kontribut të rëndësishëm në studimin e gjuhës shqipe dhe në sqarimin e vështirë të çështjes së etnogjenezës shqiptare, mbizotëronte brenda albanologjisë me përfaqësues si Johann Georg von Hahn, Gustav Meyer, Maximilian Lambertz, Norbert Jokl, Franz Baron Nopcsa, Milan von Šufflay dhe të tjerë.

Me nismën e Ministrisë së Jashtme u themelua në vitin 1908 “Instituti i Ballkanit” në Sarajevë për të përballur më mirë konkurrencën italiane në eksplorimin e Evropës Juglindore. Ky institut shkencor u përkrah gjithashtu nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Tregtisë dhe ishte shprehja e pretendimit të Austro-Hungarisë për të marrë përsipër rolin udhëheqës në studimet ballkanike. U krijuan vendet e punës për fushat e veçanta të ballkanologjisë. Studiuesit shkuan në terren dhe në arkiva për të mbledhur materiale dhe informacione. Pastaj ata i përpunuan nëpërmjet një aparati shkencor, i cili qëndronte në një bibliotekë, arkiva të ndryshme dhe një koleksion hartash. Materialet e mbledhura dhe rezultatet e kërkimeve u botuan në revistën e Institutit në rubrika të ndryshme si udhëtime, burime, studime dhe bibliografi.

Akademitë e Shkencave në Vjenë dhe Budapest kanë ndërmarrë ekspedita kërkimore në bashkëpunim me ministri të ndryshme dhe me ushtrinë tashmë para dhe sidomos gjatë Luftës së Parë Botërore, kur pjesa më e madhe e Shqipërisë ka qenë e pushtuar nga Ushtria Austro-Hungareze. Dua të përmend këtu vetëm gërmimet arkeologjike të shumta dhe regjistrimin e parë të popullsisë nga Franz Seiner-i në vitin 1918. Por kishte gjithashtu ekspedita botanike, zoologjike, gjeologjike dhe të tjera.

Konkluzioni: imperializëm informal në bazë të dhunës strukturore

Pra, që nga Kongresi i Berlinit mund të konstatohet një interes i veçantë i Austro-Hungarisë për territoret shqiptare me pasojë të intensifikimit të marrëdhënieve austro-shqiptare në fushat përkatëse si politikë, tregti, kulturë dhe shkencë. Historiografia shqiptare në kohën komuniste flet për një imperializëm austro-hungarez në kurriz të lëvizjes kombëtare shqiptare. Historiografia perëndimore të asaj kohe anon nga lavdërimi i rolit të Austro-Hungarisë si ndihmëse për zhvillim.

Fakt është se Austro-Hungaria ka luajtur një rol të rëndësishëm për arritjen dhe njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Shqipërisë, duke synuar njëkohësisht sigurimin dhe zgjerimin e influencës së saj politike, ekonomike dhe kulturore mbi vendin e vogël në periferinë e saj jugore në formë të një imperializmi informal në bazë të një dhune strukturore.

Këta terma janë krijuar nga studiuesi suedez i konfliktit dhe i paqes Johan Galtung dhe kanë nevojë për një sqarim të shkurtër. “Imperializëm informal” ose i tërthortë do të thotë një gjendje me marrëdhënie të pabarabarta pushteti midis një qendre dhe periferisë së saj. Shqipëria për shembull ka qenë jo vetëm pjesë e periferisë së Perandorisë Osmane, por edhe pjesë e periferisë së Monarkisë Dualiste, në qoftë se e konsiderojmë si pjesë të zonës së influencës austro-hungareze në Ballkan. Gjatë viteve të pushtimit austro-hungarez të pjesës më të madhe të Shqipërisë në Luftën e Parë Botërore kjo formë imperializmi kalonte në një imperializëm formal, d.m.th. të drejtpërdrejtë.

Termi “dhunë strukturore” do të thotë se dhuna ushtrohet nga sistemi ose struktura në mënyrë të tërthortë kundër një individi ose një grupi individësh.

Shembuj për imperializmin informal në bazë të dhunës strukturore lidhur me marrëdhëniet midis Austro-Hungarisë dhe shqiptarëve në trojet e tyre janë ndër të tjera protektorati i kultus-it dhe albanologjia austro-hungareze. Të parin e kam trajtuar më sipër edhe në këtë aspekt. Të dytin dua ta shtjelloj pak më në hollësi. Eksplorimi i territoreve shqiptare dhe i popullsisë së tyre ka qenë me rëndësi të madhe në kuadër të marrëdhënieve reciproke.

Kjo vërtetohet nga burimet historike dhe nga pohimet e historiografisë. Rezultatet shkencore të punës së Institutit të Ballkanit në Sarajevë dhe të ekspeditave të Akademive të Shkencave janë shfrytëzuar për qëllime politike, komerciale dhe strategjike. Albanologjia është përdorur si mjet i ushtrimit të dhunës strukturore në kuadër të imperializmit informal. Megjithatë nuk ka pasur një program konkret politik, por vetëm një nxitje të albanologjisë nga ana e shtetit. Dy vitet e pushtimit ushtarak gjatë Luftës së Parë Botërore kanë qenë kalimi në një imperializëm formal bazuar në bashkëpunimin midis shkencës dhe ushtrisë.

Koha midis dy Luftërave Botërore

Në kohën midis dy Luftërave Botërore, Austria e vogël si pjesë e mbetur gjermanishtfolëse nga perandoria e madhe austro-hungareze ishte e zënë me problemet e veta në radhë të parë ekonomike, por edhe politike e shoqërore. Për këtë arsye ajo nuk mund të ishte më një faktor gjeopolitik në hapësirën e Evropës Juglindore, ku ajo kishte humbur të gjitha zonat e saja të influencës nga koha e Monarkisë. Kështu Austria nuk mund të ndikonte më drejtpërdrejt politikën e Shqipërisë, por vetëm në mënyrë të tërthortë – dhe ndoshta edhe të pavetëdijshme – nëpërmjet shkencës dhe arsimit.

Interesimi shkencor i shteteve pasuese të Perandorisë Habsburge ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve humbi, por jo ai i albanologëve si individë. Mjafton të përmendim këtu vetëm vazhdimin e punës së Nopcsa-s, Šufflaj-it, Jokl-it, Lambertz-it etj.. Natyrisht që mungesa e mbështetjes së tyre financiare nga ana shtetërore kishte efektin e vet negativ në angazhimet e albanologëve austriakë, hungarezë, çekë dhe kroatë. Por puna e tyre e pasur përgatitore që në kohën para vitit 1918 u mundësonte të botonin ende vite me radhë vepra të mëdha albanologjike.

Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, mbi më shumë sesa 350 shqiptarë dhe shqiptare nga të gjitha vendbanimet shqiptare kanë studiuar në universitetet e Austrisë. Për shembull studentët dhe intelektualët shqiptarë në Graz, ndër aktivitetet e tyre të tjera kulturore, botuan në vitin 1922 revistën “Minerva”. Pasi ishin kthyer në atdhe, ish-studentët shqiptarë të Austrisë dhanë kontributin e tyre në të gjitha fushat e jetës në ndërtimin e shtetit dhe në zhvillimin e vendit.

Prandaj ne mund të themi se ajo Austri e vogël, për shkak të problemeve të saja të shumta, ka pasur vetëm meritën e ndikimit të tërthortë në krijimin e mëvonshëm të albanologjisë shqiptare dhe në organizimin modern të Shqipërisë.

Burimi: Shekulli Online

Uçi: Ajo letërsi erdhi nga kongreset
Fillimet e letërsisë së realizmit socialist nisën në tryezat e kongreseve të partisë, por zhvillimi i mëvonë i ndan studiuesit, po edhe vetë estetët që mbrojtën metodën.

Mos u përpiqni ta komandoni jo vetëm letërsinë po edhe studimet. Alfred Uçi, esteti me emër për disa dekada në letrat shqipe, shqiptoi diçka që dikur mund ta thoshte një disident. Në moshë të shtyrë dhe i pamundur, prof.

Uçi u shfaq në ditët e konferencës për letërsinë shqipe dhe realizmin socialist, në të njëjtin vend, Akademia e Shkencave, por përpara një auditori shumë të ri.

Ai iu drejtua organizatorëve në podium, aty ku dikur rrinte ai. I kujtoi se ajo që po bëhet sot në studimet letrare, njeh një përpjekje në fund të viteve tetëdhjetë, kur mendohej hartimi i Historisë së Letërsisë I

Mendimtari dhe esteti i artit popullor, i metodës së realizmit socialist po aq sa i modernizmit dhe dekadentizmit në artin botëror, bëri një pohim publik: Letërsia e realizmit socialist ka qenë dëshmi e një shteti diktatorial që vendoste edhe në drejtim të letërsisë.

Duke dashur të japë një periodizim të letërsisë së realizmit socialist, tregoi se si filloi të krijohej një letërsi që ai do ta quante letërsi të kongreseve.

Pse? Sepse “në Kongresin e Parë të Frontit Demokratik Shqiptar, ka pasur poetë që kanë shkruar aty për aty duke dëgjuar diskutimet e këtij kongresi, një poemë të jashtëzakonshme, poemën “Enver”. Realizmi socialist që mendohej i komanduar nga lart, fillon këtu.”

Ky fillim kishte aprovimin e shumicës dërrmuese të shkrimtarëve po edhe të kritikës ideologjike.

Në tetor të vitit 1945, ishte themeluar Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë.

Në komisionin iniciator bënin pjesë Imzot Vinçens Prenushi, Sejfulla Maleshova, Aleksandër Xhuvani, Ali Asllani, Skënder Luarasi, Lasgush Poradeci, Dhimtër Pasko, Selim Shpuza, Sterio Spasse, Dhimitër Shuteriqi dhe Shefqet Musaraj. Kurse kryesia përbëhej nga Sejfullah Maleshova (kryetar), Aleksandër Xhuvani (nënkryetar), Dhimitër Shuteriqi (sekretar) dhe At Benedikt Dema, Ethem Haxhiademi, Dhimitër Pasko, Shefqet Musaraj (anëtarë).

Studiuesi Bashkim Kuçuku përmendi në fjalën e tij, një origjinë jo politike të së njëjtës strukturë, Lidhja e Shkrimtarëve, të cilës i referohet Uçi.

“Lidhja jonë nuk duhet të jetë një organizatë politike siç është organizata e frontit demokratik. Ne këtu na bashkon profesioni.” Kishte thënë Dhimitër Shuteriqi më 1945, autori i romanit “Çlirimtarët”, që do të ishte kryetari më jetëgjatë i LSHA-së.

“Unë e mendoj kështu: duhet të flasim për historinë e letërsisë shqipe, duke pasur parasysh karakterin e saj konkret”, thotë prof. Uçi. “Duhen përcaktuar fazat se kur hyri dhe si hyri realizmi socialist në letërsinë tonë.

Faza e parë, siç e thashë, është Kongresi i Parë i Frontit Demokratik me poema kongresesh politike; faza e dytë është ’49-ta, Konferenca e Tretë e Lidhjes së Shkrimtarëve që përjashtoi Sejfulla Maleshovën, Skënder Luarasin dhe të tjerë; faza e tretë vjen më vonë kur u prishën marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik.”

Esteti, vepra e sotme e të cilit është vlerësuar me çmime kombëtare nga Ministria e Kulturës, nuk është dakord me atë që thonë se nuk ka pasur përpjekje përpara se sa të përmbysej regjimi komunist në Shqipëri, “për të shqyrtuar në mënyrë të drejtë dhe të saktë zhvillimin e letërsisë shqipe”.

Vëllimi III i Historisë së Letërsisë Shqipe, në drejtimin e Dhimitër Shuteriqit si kryeredaktor, ngeli një kohë të gjatë pa u botuar. Në vitin 1988 është paraqitur platforma e re e shkrimit në Akademinë e Shkencave.

Studiuesi tregon: “Kur u shtrua platforma e hartimit të vëllimit III me titullin Historia e Letërsisë Shqipe e Realizmit Socialist, nga viti 1944 deri më 1988, unë dhe Ismail Kadareja e patëm kundërshtuar në mbledhjen e Seksionit të Shkencave Shoqërore të Akademisë së Shkencave, këtu në këtë vend.

Thamë, unë thashë që nuk është e vërtetë që çdo vepër letrare që është krijuar në këto kohë, është medoemos e realizmit socialist. Ne kemi vepra që janë të realizmit socialist, por kemi dhe vepra që nuk kanë emrin e realizmit socialist. Veç kësaj, Ismail Kadareja propozoi që të mos ketë më tekste zyrtare, sepse ai tekst ishte i detyrueshëm për shkollat e larta në atë kohë.

Ai kërkoi tekste të bëra nga autorë të veçantë që të mbajnë dhe përgjegjësi. Megjithatë përsëri u pranua platforma që të mbetej si një histori e realizmit socialist.”

I ndërprerë disa herë nga të qeshurat e sallës, nga reagimet që shkaktonin te bashkëkohës më të vjetër të estetit deklaratat e tij, që saç kanë sinqeritet në një rast aq bien në kundërthënie me veprën e tij të dikurshme, akademiku këmbënguli të thotë se përpjekjet aktuale për të riparë prodhimin letrar të shkruar më 1945-1990, nuk është e vetmja: “Mbas rënies së regjimit komunist, për të dytën herë është ngritur në Akademinë e Shkencave ky problem, por përsëri u ngulmua që të botohej si Histori e Realizmit Socialist. Kurse këtë radhë unë kam propozuar që të quhej Histori e Letërsisë Kombëtare.

Sepse kam ngulur këmbë që të përfshihej dhe letërsia e shqiptarëve të Kosovës që ishte letërsi me një dinjitet të madh, por edhe kjo u hodh poshtë.”

Këto ishin fjalët e fundit të prof. Uçit.

Organizatorët, pedagogë, të Departamentit të Letërsisë, Univerisiteti i Tiranës, bënë disa konkluzione për studentët e Letërsisë: Megjithë kontrollin dhe censurën, letërsia shqipe gjeti shteg dhe mbijetoi; soc-realizmi nuk ishte në gjendje të prodhojë një art të madh, përveçse krijesa artificiale, etatiste; veprat me vlerë që na vijnë nga kjo kohë, janë falë talentit të shkrimtarit që iu shmangën normës së realizmit socialist; vepra si të Ismail Kadaresë, Fatos Arapit, Sabri Godos, Vath Koreshit, Zija Çelës, Bardhyl Londos, Mimoza Ahmetit, jo vetëm nuk rezultonin të realizmit socialist, por e sulmojnë estetikën e asaj metode e cila ka ushtruar një trysni shformuese e tjetërsuese të vazhdueshme; realiteti shqiptar ku ka vepruar kjo metodë nuk ka qenë krejtësisht pasiv, madje ka qenë aktiv dhe kundërshtues ndaj metodës.

Pa një interpretim të plotë të kësaj periudhe s’mund të ketë histori të letërsisë shqipe të shekullit të njëzetë. Dëgjuam teza interesante, qëndrime të kundërta. Por sfida më e rëndësishme është që po arrihet të thyhet heshtja, droja për vlerësimin e asaj letërsie. Fjalët e stafetës drejtuar të rinjve ishin: “Ne e hëngrëm çairin. Aq dinim dikur, aq informacion kishim. Tani vazhdojeni ju.”

Sabri Hamiti: Letërisa e Realizmit Socialist dhe utopia

“Letërsia e realizmit socialist duket se e ka bazën në një utopi letrare me pretendimin që ajo të realizohet në një vend dhe në një kohë të tashme. Prandaj kundërshtia duket e papërballueshme prandaj dhe rrëshqitja e ngadalshme kah ideologjia. Letërsia e realizmit socialist shqiptar ka lindur në kohën e utopisë së re, komunizmit.

Duket e këtillë utopi në kuptimin e parë në ideologji për t’u ngushtuar kështu në letërsi të tendencës. Letërsia e tendencës, letërsia e misionit si dhe letërsia qëllimore kanë një prehistori që mbështet në historinë e letërsisë shqipe të paragjysmës së dytë të shekullit të njëzetë.

Në utopi, që shikuar në rrjedhë kohe, shfaqet si utopi e zotit dhe e besimit, në utopi të vendit e të atdhedashurisë, në utopi sociale apo në absolutin e përparimit; Në letërsi qëllimore e cila domosdoshmërish mbështetet në një ide dominante apo në një ideologji për t’u bërë e dobishme përballë kësaj ideologjie, duke marrë statusin e letërsisë së tendencës disa herë e kanë quajtur edhe letërsi e angazhuar; Në letërsi sociale me tema sociale të kohës, e lidhur kryesisht në letërsinë shqipe me vitet 20-30 të shekullit të njëzetë, ashtu dhe me literatura të tjera të Ballkanit të këtyre viteve, madje me një orientim të letërsive të Evropës të kësaj kohe.

Por letërsia e realizmit socialist nuk është asnjëra prej këtyre, ndonëse merr nga diçka prej secilës duke u vetëpërkufizuar si letërsi ndërmjet utopisë dhe ideologjisë dhe për të përfunduar kryesisht në utopi letrare. Ajo nuk arrin asnjëherë të bëhet letërsi e realizmit në kuptimin barthesean që ka thellësinë, tërësinë, sistemin e të besueshmes.

Letërsia e realizmit socialist shqiptar nganjëherë përpiqet të rimarrë modele të mëparshme të letërsisë shqipe siç është po e zëmë “Nënë Shqipëri” e Dritëro Agollit dhe lidhur me “Bagëti e bujqësi” të Naim Frashërit, ose me letërsi të tjera siç është “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës i lidhur me “Donin e qetë” të Mihal Shollohovit. Ngushtësia e saj metodike e shpie kah pamja karikaturale e shtypur nga censura. Vazhdon varfëria migjeniane në jetë por nuk duket askund tema e mjerimit social.

Përjashtohet tema e seksit si tabu dhe vështirë të gjesh një përshkrim ose shenjë të hapur të shpërblimit dashunor në letërsi po dhe në arte të tjera në këtë vend… Termi realizëm socialist si sintagmë që lidh një formacion stilistik me një sistem ideologjik, është vështirë i shpjegueshëm në trashëgiminë letrare shqipe.

Ndoshta mund të dukej më qartë po të shtjellohej duke u kundërvënë me një formulim të ngjashëm, tanimë të artikuluar më shumë në nivel interpretimi se metode.

Fjala është për realizmin borgjez. Por kjo mund të bëhet vetëm kur ekziston prodhimtaria letrare e trashëguar që mund të kundërvejë një realizëm të quajtur socialist me një realizëm borgjez, nëse i kemi veprat letrare të dy periudhave. Nëse jo, është pastaj një spekulim.”

Bardhyl Matraxhiu: Këtu nuk u përmend fjala partishmëri

“Këtu nuk u përmend fjala partishmëria proletare. Në majën e piramidës qëndronte Njëshi, Enver Hoxha. Hoxha kishte rimarrë fjalët e Leninit: “Shkrimtarët duhet të jenë ndihmës të partisë në edukimin komunist të masave.” Po flasim për një kohë kur shetet kontrollonte gjithçka, po letërsia nuk kontrollohet dot.

Gabimi i dytë që bëhet në këtë diskutim është që gjykimi i shkrimtarëve me rryma dhe metoda: ekziston shkrimtari pa ekzistojnë parimet teorike. Pra do përgjigjet individi, do përgjigjet vepra letrare dhe ato vepra që do të ngelen, do të ngelen.

Për sa i takon metodës së realizmit socialist, nuk ka dyshim që shqiptarët që s’kanë lidhje me letërsinë as me metodën, ky është një term zyrtar. Dhe këtu faktet nuk duhen harruar. U përmend nga prof. Kuçuku një listë, gjoja na qenka krijuar vullnetarisht Lidhja e Shkrimtarëve.

Në literaturën tonë janë botuar fotografitë e gjeneralëve jugosllavë në Lidhjen e Shkrimtarëve, kurse ne bëjmë sikur harrojmë që tre nga ata shkrimtarët që u përmendën këtu si themelues të LSHA-së, janë dënuar dhe pushkatuar, ndofta jo për letërsi në dukje.

Për shembull kemi rastin e Ethem Haxhiademit. Është dënuar jo për letërsi dhe nuk është përmendur fare në gjyq fakti që ky njeri ka themeluar Lidhjen e Shkrimtarëve profesionistë.

Pra nuk mund të harrojmë gjëra që ne i dimë dhe të bëjmë sikur nuk i dimë, se nuk është e ndershme. Nuk ka shkencë pa të vërtetën. Prof. Uçi u zgjat pak, por foli ndershmërisht.

Dhe të vërtetat janë ato fotografitë me gjeneralët serbë që ka dalë kryesia e lidhjes së shkrimtarëve kur është themeluar. Pastaj janë kongreset që përmendi profesori, janë plenumet, është viti 1961, momenti i prishjes me BS.

Por në fund, në shkallë piramidale, gjërat vendoseshin nga partia. Kur themi Partia, thotë Majakovski, nënkuptojmë Lenini. Edhe këtu i njëjti parim ishte për shtetin totalitar: kur themi partia, nënkuptojmë Enveri.”

Floresha Dado: Jo interpretime subjektive politike

“Konferenca ishte shumë e domosdoshme në sfondin e detyrave që ka shkenca e letërsisë, për të rikonceptuar gjithë historinë e letërsisë shqiptare. Nëse flasim se duhet rishkruar historia e letërsisë shqiptare, kuptohet që periudha e gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë, është një periudhë e gjatë, e ngjeshur, me shumë vepra, shumë autorë, me shumë gjini letrare.

Është folur, ka pasur shumë debate që në këto njëzet vjet, kemi vënë re që ka qëndrime të ndryshme. Disa e mohojnë krejtësisht, disa heshtin, nuk guxojnë të flasin për të. Personalisht kam bindjen që janë disa aspekte të rëndësishme teorike që duhet të kihen parasysh.

Letërsia nuk është politikë, pavarësisht se u imponua që kjo letërsi të ishte e tillë. Por duke hyrë në sistemin letrar ne mund të kuptojmë se deri në ç’masë shkoi deformimi i thelbit të saj estetik?

Pra, sa u përpoq politika ta deformonte këtë letërsi? Nga ana tjetër, kemi parasysh dhe një gjë, që ne nuk mund ta dhunojmë sot procesin krijues. Në kuptimin që ka autorë me vepra të realizmit socialist, por kanë edhe vepra që nuk janë të kësaj natyre.

Vetë realizmi socialist nuk është se u imponua dhe pranua nga të gjithë njëlloj. Pati shkallë të ndryshme të pranimit, ashtu sikurse pati autorë që nuk u shprehën kundër, por që me krijimtarinë e tyre dëshmuan që ishin kundër atyre parimeve estetike.

Gjithsesi për mendimin tim letërsia e realizmit socialist, është më komplekse seç e mendojmë ne, ka shumë aspekte për të interpretuar dhe në themel të të gjitha gjërave qëndron: të mos bëjmë interpretime subjektive politike, por interpretime mbi bazën e koncepteve teorike që lidhen me sistemin letrar.”

Bashkim Kuçuku: Tjetërsimi më dramatik, dyzimi i shkrimtarit

“Disa shkrimtarë e përqafuan metodën me bindje dhe i qëndruan besnikë, kryesisht shkrimtarët e ideologjizuar që erdhën idealistë nga lufta kundër fashizmit dhe morën mësimet e para letrare të specializuara në ish-Bashkimin Sovjetik.

Por këta shkrimtarë kanë patur dhunti të pakta letrare, si tip krijuesish, të prirur për të ndjekur rrugën e të tjerëve, nga paaftësia për të hapur rrugë vetjake e për të qëndruar brenda skemave të njohura, edhe pse tashmë ato në letërsinë shqipe ishin kapërcyer. Këta shkrimtarë nuk e kishin problem që të vegjetonin brenda skemës së realizmit socialist, aq më tepë që u lehtësonte të bënin emër dhe karrierë sikurse dhe e kanë bërë.

Disa shkrimtarë të tjerë, idealistë të brezit më të ri, edhe pse e përqafuan metodën, dikush më herët e dikush më vonë, e panë se ishte e pamundur t’u nënshtroheshin atyre rregullave, ndërkohë që kolegë të tyre, pa e kuptuar dhe pa dashje kishin dalë me kohë nga kjo metodë.

Shumë shkrimtarë të vetëdijshëm për pamundësinë e përdorimit dhe për pasojat në letërsi, për kompromis botimi e pranuan publikisht dhe për këtë e propaganduan dhe u shprehën në mbrojtje të saj.

Shkruan edhe vepra të atij lloji dhe nga ana tjetër, sa herë kishin mundësi, shkruanin lirshëm, jashtë dhe në kundërshtim estetik me të, dhe herë pas herë edhe në kundërshtim politik sipas përmbajtjes.

Më dramatikja nga llojet e tjetërsimeve ka qenë dyzimi i shkrimtarit që do të thotë, i njëjti shkrimtar të ketë qëndrime politike, morale e letrare të kundërt me njëri-tjetrin, karakteristikë e njohur në çdo censurë, veçse në rastin e letërsisë shqipe merr përmasa tejet më të mëdha e shumëpërfshirëse. Ndërsa në veprën e Ismail Kadaresë është dyzimi ndër më të skajshmit.”

Burimi: Shekulli Online

Një teatër brenda teatrit dhe një libër për Revolucionin Frëng
Peter Weissi mori si pikënisje një fakt historik për ta paraqitur si krijim të Sadit dramën e tij në vargje.

Një meditim cinik-filozofik mbi dhunën përmbysëse dhe idenë e socializmit, mbi natyrën njerëzore që nuk është në gjendje të ndërtojë sisteme të barazisë sociale siç i ëndërron Marati

Nesër në sallën Black Box të Akademisë së Arteve prezantohet drama „Përndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit” e shkrimtarit gjerman Peter Weiss (1916-1982).

Titulli i plotë i veprës është në të vërtetë „Përndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit paraqitur nga trupa e aktorëve të azilit Sharënton nën drejtimin e zotit dë Sad”; në botën e teatrit dhe tekstet letrare ajo njihet thjesht si Marat/Sad.

Vetë titulli tregon idenë e pazakontë që pati Peter Weiss në vitet 1963-64 kur e shkroi këtë pjesë: Kemi të bëjmë me një teatër brenda teatrit, një dramë që luhet, për publikun e shekullit 20, në vitin 1808 në çmendinën e Sharëntonit afër Parisit, e drejtuar nga njëri prej pacientëve, ose më saktë një i burgosur në Sharënton, markezit Donatien Alfons dë Sad.

Historikisht dihet se markezi dë Sad (ndërkohë i njohur edhe për lexuesin tonë me disa përkthime sikurse „Filozofia në odën e pasqyrave”) ishte një fisnik libertin, i cili pjesën më të madhe të jetës e kaloi në burgjet e monarkisë, të Revolucionit dhe të Bonapartit, për arsye të jetës së tij skandaloze dhe librave po aq skandalozë, të mbushur me pornografi dhe skena eksesesh seksuale – megjithëse sot bota e qytetëruar vlerëson në to në radhë të parë filozofin dë Sad. Revolucioni e gjeti në burgun e Bastijës, si u çlirua u rreshtua në anën e tij duke fshehur origjinën e vet aristokratike.

U angazhua për shembull me sukses në ngritjen e rrjetit spitalor të Parisit. Pas vrasjes së Maratit më 13 korrik 1793 mban një fjalim mortor mjaft elokuent; mirëpo e arrestojnë po atë vit sepse kishte fshehur prejardhjen e vet dhe gjoja mbante lidhje me armiqtë e Revolucionit.

Del një vit më mbas, por pas disa vjetësh lirie, ri-arrestohet më 1801 pas botimit të librit skandaloz Justinne dhe pjesën e fundit të jetës do ta kalojë, deri sa vdes në vitin 1814 në çmendinën e Sharëntonit. Këtu vë në skenë pjesë të vogla teatrale me pacientët e azilit.

Këto shfaqje marrin famë në shoqërinë e lartë të Parisit, e cila dëfrehet herë pas here me to. Pikërisht këtë fakt historik mori si pikënisje Peter Weissi për ta paraqitur si krijim të Sadit dramën e tij në vargje, që është një meditim i hollë, cinik-filozofik, mbi Revolucionin Frëng, mbi dhunën përmbysëse dhe idenë e socializmit, mbi natyrën njerëzore që nuk është në gjendje të ndërtojë sisteme të barazisë sociale siç i ëndërron Marati.

Drama ngrihet pikërisht mbi kundërvënien e Maratit idealist, demagog e të pamëshirshëm ndaj të pasurve ose kundërshtarëve të revolucionit me dë Sadin, pesimist, ithtar të lirisë absolute të individit. Marati është gjithë kohën i gozhduar në vaskën e tij, pasi vuan nga një sëmundje e padurueshme e lëkurës që i shkakton kruarje deri në gjak. Por vuajtja personale s’i bën përshtypje:

E ç’është një vaskë e mbushur me gjak

kundrejt gjakut që ende do të rrjedhë

Dikur menduam se do të mjaftonin disa qindra të vdekur

por pastaj pamë se dhe mijërat ishin pak

ndërsa sot s’numërohen dot më

Marati merr tonin e një profeti dhe prijësi të vegjëlisë. Shumicën e fjalëve të tij autori i ka nxjerrë nga shkrimet që u bënë, përmes gazetës Miku i popullit, tribunë e Revolucionit:

Ajo që do të ndodhë tani nuk mund të ndalet

Ju shihni tani vetëm hakmarrjen

dhe nuk mendoni se ç’i shtyn ata t’hakmerren.

Ju tani qaheni si ca të drejtë të vonuar

për gjakun që ata po derdhin

Mirëpo ç’është ky gjak krahasuar me gjakun

që ata kanë derdhur për ju

në mullinjtë e rëndë dhe fushatat plaçkitëse

Por gjithë ky pathos revolucionar ftohet nga markezi i cili vë në dyshim vetë natyrën njerëzore, si të paaftë për ndonjë ndryshim madhor, aq më pak që të ngrejë ndonjë sistem të ri:

Me qëllim që ta dimë ç’është e gabuar e ç’është e drejtë

duhet të njohim vetveten.

Unë veten nuk e njoh

Kur pandeh se e kam gjetur diçka

menjëherë e vë në dyshim

dhe më duhet sërish ta shkatërroj

Ajo që bëjmë është vetëm një sendërgjim

i asaj që dëshirojmë të bëjmë

Dhe kurrë nuk gjinden të vërteta të tjera veç të vërtetave

të ndryshueshme të përvojës sonë.

Si sfond i këtij debati shërbejnë koret e të çmendurve, ndërhyrjet e drejtorit të azilit, pantomimat dhe këngët e ndryshme që plotësojnë fillin kryesor të diskutimit. Ja ç’thotë p.sh. një i çmendur:

Kafshë e çmendur

kafshë e çmendur është njeriu

Në jetën time mijëravjeçare

kam marrë pjesë në miliona vrasje.

Mbushur me pleh

mbushur me pleh është ngado bota

me çorbën e rropullive njerëzore

Ne pak që jetojmë

ne pak të gjallët

ecim në moçal llokoçitës kufomash

A solli apo jo Revolucioni një botë më të drejtë? Vegjëlia nuk mendon kështu, përkundrazi ata që kanë ardhur tani atje lart përsëri përpiqen të nxjerrin përfitime personale dhe kështu asgjë nuk do të ndreqin. Ja ç’thotë kori i katër këngëtarëve që mund ta quajmë edhe korin e farsës, i cili na shoqëron gjatë gjithë pjesës:

Tani po na pijnë pasunarët e rinj

nga butet që ishin dje për priftërinj.

Ne mu si derrat zhgërryhemi në baltë

dhe ata sëndukët i mbushin me ar.

Kurse në Konventë zotërinjtë deputetë

këta këndesa me diplomë në xhep

as nuk dinë as nuk kanë tjetër gjë në kokë

përveç femrave lavdisë dhe rraqeve me okë.

hanë e pinë gromësijnë edhe pjerdhin gjithë ditën

fukarenjve si ne ua kanë hequr vizën

Kështu s’është veç fisniku që të zezën po heq

por dhe ne vegjëlia e pësuam shumë keq

Vrasësen e Maratit, fisniken e re Sharlotë Korde (Corday) e luan një paciente që vuan nga depresionet dhe gjendja e përhershme e përgjumur. Sikurse dihet historikisht, tri herë trokiti vajza nga Kaeni në derën e Maratit, me pretekstin se kishte për t’i sjellë lajme për një komplot të madh kundër Revolucionit, derisa e lejuan të hyjë brenda dhe aty ia nguli me furi thikën e madhe të kuzhinës që sillte me vete Maratit në vaskë.

Edhe në këtë pjesë tri herë tenton Kordei të hyjë brenda, vetëm se e mbajnë pacientë të tjerë që të mos e zërë gjumi rrugës.

Por, edhe pse nën fasadën e të sëmurës, Kordei i Peter Weissit është një personazh tragjik, tejet e përligjur në veprimin e vet, sikurse janë të thellë, filozofikë e të mbushur me poezi edhe monologët e saj.

Natyrisht libri që do të prezantohet nesër është vetëm pragu për të hyrë në përjetimin e vërtetë të asaj që është pjesa „Marat/Sad”.

Regjisori Arben Kumbaro prej kohësh e ka bërë këtë dramë projektin e madh të karrierës së vet; shpresojmë që miratimi i tij prej Ministrisë së Kulturës, i vendosur disa muaj më parë, të mos mbetet veç në letër, por t’ia japë pa vonesë edhe publikut shqiptar këtë vepër që shënoi etapë të re si në dramaturgjinë gjermane ashtu dhe atë botërore.

Premiera e Berlinit më 29 prill 1964 ishte një sukses i shënuar, por sidomos inskenimi i regjisorit Peter Brook një vit më pas me Royal Shakespeare Company, e bëri autorin e saj të njohur në skenat më të mëdha teatrore dhe i dha edhe çmimin më prestigjioz amerikan për skenën „Tony Award”.

Deri aty Weiss, nënshtetas suedez qysh pas emigrimit të famijes në Suedi më 1938 (i ati kishte patur origjinë hebreje), kishte punuar më shumë me filmin eksperimetal dhe me pikturën, gjithashtu edhe me prozën e shkurtër. Me nxitjen e Ingmar Bergmanit kishte përshtatur për skenë në vitet 50 romanin e Franz Kafkës „Procesi”.

Pas suksesit të „Marat/Sad” e trondit opinion publik gjerman me një dramë – oratorium në 11 këngë – me temën e Auschwitzit dhe fajit kolektiv, duke hapur një diskutim të gjerë për të kaluarën e afërt naziste.

Vepra e tij e fundit madhore që mund të thuhet se e shterri edhe fizikisht, ishte „Estetika e qëndresës”, roman në tri vëllime, i cili trajton temën e rezistencës ndaj regjimit totalitar-fashist në shtresat punëtore.

Si shkrimtar Peter Weiss dallohet nga stili i ngjeshur dhe mendimi filozofik, në gjuhën skenike të duket si vazhdues i teatrit të Brechtit dhe Dürrenmattit, ku meditimi për fatin e njeriut dhe sistemet e tij shoqërore jepet shpesh përmes elementeve të farsës, paradoksit, muzikës dhe koreve.

Burimi: Shekulli Online

Historia e Çezarit për shqiptarët tij
Çezar Kurti nisi karrierë universitare në Katedrën e Gjuhës Ruse në vitet gjashtëdhjetë, në kohën kur çdo ruse quhej një spiune e mundshme. U dëbua nga Tirana në Maminas.

Përkthimet e Dantes, Shekspirit, Ekzyperisë, Dostojevksit, Shallamovit i gëzoi të botuara në emigrim. Mendon se diktaturën e bëri jetëgjatë natyra njerëzore e prirur për servilizëm

Dy dritare në katin e dytë të shtëpisë së Çezarit dhe Adelinës që poshtë ka një qebaptore, i rrethojnë depo uji. Dy për së gjeri, një për së larti, dhe njëra që ka lënë hijen e blozës, e sapohequr me luftë që burrë dhe grua, të emigruar prej njëzet vjetësh në Amerikë, u desh të bëjnë me fqinjët e rinj, pronarë të shtesave dhe sterave moderne, si barqe të fryra arushash njëra mbi tjetrën në një gjumë dimri.

Çezari me kapelën e vogël republikë është tërhequr brenda dhomës, prej ku ka parë sharrimin e pemës së vetme në oborr. Shiu bie litar. Adelina hedh sytë mosbesues brenda lagjes që është bërë ana e ndryrë dhe e djersitur e një shpati tej e tej lokalesh luksozë në Bllok.

Ruse po edhe shqiptare

Çezar Kurti kish qenë në Katedrën e Gjuhës Ruse në Universitetin e Tiranës në vitet 1962-1976. Punonte profesor, por i interesonte letërsia. Shtëpinë botuese shtetërore e furnizonte me recensione për librat që duheshin botuar. Kjo punë për afro dhjetë vjet. Ishte njeri i preferuar.

Mund të çonte përkthime. Nuk ishin kundër kurrë, ia pranonin.

Shef katedre i Rusishtes më 1973 deri më 1976 kur filloi organizimi i asaj që zoti Kurti e quan “gjenocid kundër ruseve”. Survejim i plotë ndaj të gjithë rusëve qysh pas vitit 1961-’62.

E implikuan në një proces politik. Mban mend që “u bë një mbledhje e madhe. Konsiderohej që filologjia kishte intelektualë të inkriminuar. Rasti im u trajtua në dy ditë. Duhej të dënohesha.

Unë në fund iu thashë këto fjalë: juve sot jeni mbledhur për të më hedhur baltë, për të më fundosur. Por do të vijë një ditë kur do të përpiqeni të më shikoni në sy, do t’ju vij turp nga vetja.

Sot Çezar Kurti mendon se në këtë punë, janë përfshirë intelektualë e shkrimtarë që krijuan një mentalitet kundër rusofilëve gjë që krijoi një situatë të rëndë për intelektualët e vërtetë shqiptarë. Sepse “shumë nga këta intelektualë nuk kanë qenë dakord që Enver Hoxha të prishej me rusët. Ne të gjithë mendonim se po hapej njëfarë drite.

Kurse kishte intelektualë që e nxorën Hoxhën sikur me pallton e tij po mbledh gjithë revizionistët. Sigurimi i shtetit atëhere u tërbua. Kjo nuk është mirë. Kjo është një faqe e turpshme në historinë e shtetit shqiptar.”

Prej atij oborri, Filologjia që mendohej kishte ajkën e shkencave humane, Çezar Kurti mban mend një histori, sa për të dhënë shembullin se poshtërsitë e njerëzve që dukej se justifikoheshin në rrethanat kolektive, e kishin origjinën te natyra e prirë për servilizëm, dhe aspak te një frikë apo vetëdije politike.

Të njëjtën sjellje si ndaj ruseve të ish-kolegëve të tij, edhe ndaj shqiptareve e ilustron me këtë rast: një grua shqiptare, pedagoge e gjuhës ruse, në një mbledhje përjashtimi, u akuzua si pjesëmarrëse në ato që kish bërë i shoqi.

Asaj i ranë të fikët duke dalë dhe ngeli në shkallët e Fakultetit të Histori- Filologjisë. Ra dhe të gjithë kaluan sipër saj. Ata që të gjithë i serviloseshin dikur.

“E vërteta është që nuk u ktheva më në Fakultet. Nuk u ktheva dhe nuk kam folur më me asnjë.”

Ndaj Çezar Kurtit, i lindur në Kavajë më 1935, për “mungesë vigjilence” u mor vendimi i qarkullimit si kuadër, por u dërgua punëtor nëntoke në minierën e Kurbneshit.

Humbja e shpresës

“Unë shkova atje për të mos u kthyer më. Megjithëse luftova për t’u kthyer. Në Tiranë jetoja me nënën time. Isha i dëbuar. Adelina u martua me mua kur u ktheva dhe kisha mbetur i papunë.”

Nga profesor në minator. Ato dy vjet ishin kontradiktore. Së pari, gjithë kjo histori ishte një gënjeshtër e madhe. Një farsë e kotë.

Së dyti merrej me një pyetje:

Si të shpëtoj? Si të mbijetoj? Në minierë punon në errësirë, me një llambë në dorë. Nganjëherë ajo llamba zbehet, zbehet dhe ti je në errësirë të plotë. Ashtu më dukej vetja mua ndonjëherë. Por mendoja: do dal, do përkthej Prometeun e lidhur, do përkthej Danten, kështu që duhet jetuar.

Ditën kur kishte hyrë në minierë pa vetëm llucën dhe errësirën. Por ata punëtorë që bënin punët më të rënda, po i dukeshin shumë më të mirë se kolegët e fakultetit. Me ata mund të ziheshe kollaj, për hiçgjë mund të ziheshe, por kishin fundi i fundit një respekt njerëzor.

Duke parë në fund të veprave të kongreseve të Enver Hoxhës listën e anëtarëve të Byrosë, i dilte që deri në Kongreset IV-V, tetëdhjetë për qind e tyre ishte eliminuar. “Dhe të them të drejtën nuk shihja asnjë rrugëdalje, as për veten, as për popullin.

Shihja mentalitetin, mënyrën e sjelljes së njerëzve. Por ata ishin të gjithë servilë, të gjithë donin ta kishin mirë me pushtetin. Dhe nuk e hapnin gojën për shumë gjëra. Kjo e ka bërë diktaturën jetëgjatë. Po.”

Përkthimi dhe gëzimi

Kthimi pas nëntë vjetësh nga Maminasi në Tiranë i dha liri, por jo punë. Nuk kishte të drejtë botimi prej vitit 1976 deri më 1985.

Më 1990 mori një vit leje krijuese nga Lidhja e Shkrimtarëve. Kishte përkthyer “Antoni dhe Kleopatra” dhe “Sonete” të Shekspirit, të cilat sot përbëjnë një nga pesë variantet e përkthimit në shqipe.

Kishte përkthyer në vitet shtatëdhjetë “Princin e vogël”, edhe “Toka e njerëzve” të Antoine de Saint Exupery. Nuk u pranua: “Përkthimi është shumë i mirë, autori është shumë i mirë, por nuk është koha.”

E ruajti. “Më 1985 lindi një problem për botimin e Ekzyperisë dhe përkthimi doli i censuruar. Për Princin e Vogël isha paguar që më shtatëdhjetën dhe më thanë ka humbur. Nuk bëra fjalë.”

Kishte përkthyer ndërkohë “Prometeun e lidhur” të Eskilit i cili pa dritën e botimit në revistën “Nëntori” më 1989. Kjo është vepra e tij e rehabilitimit. E paguar me 7 lekë vargun.

“Po ku ka të paguar ai Promete. Unë u gëzova se me botimin e tij, u ça akulli”

John Gallsworthy me Forsajtët, Varlam Shallamovi, Çehovi, Tolstoi me “Lufta dhe paqja” (1979) janë disa nga autorët që kish përkthyer para nëntëdhjetës dhe disa kishin parë me kohë dritën e botimit.

Përkthyes nga disa gjuhë, rusishtja, anglishtja, italishtja, frëngjishtja, Çezar Kurti nuk ka përkthyer ndonjëherë me porosi. Në vitet e katedrës së rusishtes, kur u mor me lexime pak më intensive, u lidh më shumë me përkthimin letrar.

“Pashë se duhet ndërruar stili i përkthimit. Pashë se e meta e madhe ishte stilizimi, stilizimi në shumë pikëpamje, ndërrimi i kontekstit nga përkthyesi duke e zbukuruar.

Kurse përkthimi modern do saktësi shumë të madhe, pastaj do frymën, po munde të japësh frymën e shkrimtarit. Ty të duhet të konkurrosh patjetër me shkrimtarin në gjuhën tënde, të japësh tone po aq të forta, po aq tingëlluese, po aq të vërtetë sa në gjuhën tjetër.

Prandaj kur e mbaron përkthimin ke një gëzim të madh. E them këtë ngaqë unë kurrë s’kam hequr dorë nga dëshira se do të shkruaj një ditë vetë. Pastaj përkthimi të pasuron shumë.”

Në emigrim, Çezar Kurti krijoi “Kurti Publishing” me të cilën botoi këto njëzet vjet, “Antoni dhe Kleopatra” 2004 “Zadigu” (1997) i Volterit, “Prometeu i lidhur” (1997) i Eskilit, “Ferri” (1996) i Dante Aligerit, “Kujtime nga shtëpia e të vdekurve” (1994) e Dostojevskit.

“Ferrin” e Dantes e kishte përkthyer më 1989, sepse kishte të bënte me gjendjen e tij.

Dostojevskin e kishte në plan, tamam “Kujtime nga shtëpia e të vdekurve”, sepse i pëlqen ajo lloj letërsie që është edhe art i madh edhe dokument historik. Për të njëjtën arsye ka përkthyer Ekzyperinë.

Shallamovin po ashtu, në vitin 1991. Këta dy të fundit i ndjen më të afërtit. Për Shallamovin ka dhe një krahasim: “Ndërsa në burgjet e Shollzenicit shëtisin mace, qen lirisht dhe të burgosurit edhe i përkëdhelin, në burgjet e Shallamovit, as minj nuk ka se i hanë.”

Libri i fundit zoti Kurti është diçka krejt tjetër, një libër didaktike: “Learn Albanian” që prej vitesh ka ndihmuar të huajt të mësojnë shqipen. Shitet në Amazon.

Depot e ujit

Çezar Kurti nuk mori pjesë në lëvizjet demokratike. Nga Italia ku iku menjëherë me një bursë përkthimi, kapërceu në Amerikë, ku jeton sot në Bronks, Nju Jork.

Thotë se gjënë më të mirë që ka bërë që iku nga Shqipëria; gjënë më të keqe që ka bërë, që iku nga Shqipëria.

“Isha i detyruar të ikja. Ishin krijuar ekipet në mënyrën më të hapët. Çdo gjë që është bërë në demokraci është bërë e komanduar. Unë nuk i fal ata që më kanë dënuar. Sepse askush nuk më dha të drejtën t’i dënoj për poshtërsitë që kanë bërë. Njeriu fal vetëm kur ka mundësinë të falë.”

Këto histori Çezar Kurti i tregoi sepse ia kërkuam. Në vrapin e jetës ai përmend në një fjali se u dërgua me punë në minierë. Asgjë më shumë.

Edhe historitë me shqiptarë servilë i kishte harruar, deri kur ia kujtuan depot e ujit që ia kishin pushtuar murin e shtëpisë gjithë këto vite që familja e tij jetonte në emigrim.

Po ikën nga Shqipëria me përshtypjen se këtu nuk ka transparencë në asnjë fushë, as të pushtetit, as të shoqërisë. “Ti nuk e di më me çfarë është marrë njeriu që jeton pranë teje. Nuk di me çfarë parash janë ndërtuar këto godina të reja, por ata që i kanë ndërtuar kanë mësuar zanat.

Dyqanet, kafenetë janë kaq luksoze. Gjallëri e madhe duket, por mungesa e transparencës ka çuar në grabitjen e pronës publike. Prona publike është grabitur e tëra me sa di unë. Ne erdhëm me dëshirën të shohim mundësinë të rrimë më shumë këtu se sa atje. Por tani duhet ta rimendojmë.”

Burimi: Shekulli Online