Lushnja Portal » Kuriozitete

Femrat e bukura bejne lidhjet te deshtojne
Një studim i ri i publikuar sot në “Daily Mail” arriti në përfundimin e besuar gjerësisht në kulturën popullore, se një grua e bukur e bën shumë më të vështirë ruajtjen e një lidhjeje.

Sipas studimit në fjalë, mësohet se çiftet më të qëndrueshme janë ato ku meshkujt janë më të pashëm, ndonëse është e qartë që kjo nuk është formula përfundimtare e suksesit.

Fenomeni u studiua nga kërkues të Universitetit të Liverpulit dhe Çesterit, që ilustruan përfundimet e tyre me dy martesat e mëparshme të aktores Angelina Jolie, të cilat zgjatën më pak se tre vjet.

Jolie ishte e martuar aktorët Jonny Lee Miller dhe Billy Bob Thornton, në dy lidhje ku ajo ishte qartësisht shumë më tërheqëse se partneri. Ndërkohë, marrëdhënie e saj me Brad Pitt, i konsideruar gjerësisht si një prej meshkujve më tërheqës në Hollivud, është në vitin e gjashtë dhe duket ende shumë solide.

Universitetet në fjalë analizuan fotografi të më shumë se 100 çifteve, që kishin qëndruar së bashku nga disa muaj, deri në disa vjet.

Një komision i specializuar vlerësoi me nota paraqitjen e secilit prej partnerëve dhe u arrit të kuptohej se çiftet që kishin qëndruar së bashku më gjatë, ishin ata ku mashkulli ishte më tërheqëse se partnerja.

Përfundimet tregojnë se paraqitja fizike është shumë më e rëndësishme për një femër nga sa besohet, ndërsa vetëdija se është e bukur, e bën një vajzë apo grua shumë më pak të qëndrueshme në lidhjet e saj.

Burimi: Top Channel

Vajza-ujk ne Tajlande
Nofka e saj është “vajza-ujk” ose “fytyrë-majmun”.

11-vjeçarja nga Tajlanda është shpallur ditën e sotme si vajza më leshtore në botë.

Supatra Sasuphan gjithmonë ka qenë objekt talljeje në shkollë, por rekordi Guiness e ka bërë shumë të famshme tashmë.

“Jam shumë e lumtur për rekordin Guiness! Njerëzit bëjnë shumë gjëra për ta arritur, ndërsa unë vetëm sa iu përgjigja disa pyetjeve”, u shpreh Supatra.

11-vjeçarja vuan nga sindroma Ambra, sindromë e cila ka prekur 50 persona gjithsej që nga Mesjeta. Më parë, njerëzit me këtë sindromë quheshin “njeri-ujk”.

Tajlandezja ka qime të holla në fytyrë, veshë, krahë, kurriz dhe këmbë. Ajo është trajtuar me lazer, por terapia nuk ka bërë efekt.

Burimi: Top Channel

5 keshilla per te jetuar 100 vjec
Në Japoni është një ishull, ku të kalosh më shumë se 100 vjeç është një gjë e zakonshme. Kjo ndodh në Okinaua, ku banorët jetojnë mesatarisht 82 vjeç, por shumë e kalojnë edhe shekullin.

Shkencëtarët pyesin veten prej kohësh se përse në këtë ishull jetohet shumë më gjatë se në vendet e tjera dhe ndonëse nuk kanë arritur ende të gjejnë një përfundim shkencor, dieta ushqimore e ishullit duket se është shpjegimi i vetëm.

Siç tregon e përditshmja ruse “Pravda”, banorët e ishullit prej kohësh mësojnë që të mos e kënaqin asnjëherë oreksin e tyre dhe ndjekin një dietë rigoroze prej 1 800 kalorish në ditë.

Yndyrrat janë shumë të rralla në gatim, ndërsa perimet shumë të shpeshta. Nevojat e popullsisë për mish plotësohen pothuajse vetëm me gjuajtjen në det, ndërsa përdoren në masë disa erëza të veçante dhe produkte të tjera aromatike.

Në bazë të dietës së Okinauës, studimi nxjerr pesë këshilla, të cilat janë provuar në praktikë (por jo në teori), se ndikojnë dukshëm në zgjatjen e jetës.

1. Ha pak – Është e rëndësishme që të mos ngopesh asnjëherë kurrë. Banorët e Okinauës konsumojnë rregullisht vetëm 80% të nevojave të tyre kalorifike ditore.

2. 70% perime, 30% peshk – Orizi dhe çaji janë çdo ditë të pranishëm, por sekreti i vërtetë i jetëgjatësisë së Okinauës qëndron tek pjatat e përbëra nga 70% perime dhe 30% peshk.

3. Kufizimi i mishit të kuq – Një prej arsyeve përse jetëgjatësia është shtuar kaq shumë, lidhet me uljen e dukshme të sëmundjeve kardiovaskulare. Moskonsumimi i mishit të kuq dhe ynrryrrave të rrezikshme luan një rol vendimtar.

4. Lëvizja e vazhdueshme – Jeta në qytetin e vogël të ishullit është ndërtuar në mënyrë të tillë që banorët ecin gjatë të gjithë kohës. Përmasat e qytetit e favorizojnë ecjen, gjë që nuk ndodh në metropolet e tjera të mëdha japoneze.

5. Pushimi – Është e rëndësishme të mësohet se cilat janë limitet e trupit tonë dhe ato duhen respektuar. Në Okinaua, zonat e relaksit në qytet janë të mëdha dhe ato ndodhen edhe në vendet e punës apo shtëpitë e banorëve.

Burimi: Top Channel

A mjafton dashuria per tu martuar?
Mrekullinë e dashurisë e ndjejmë atëherë kur zgjimet e ditëve tona ëmbëlsohen me të njëjtin përqafim.

Irena Shtraza, psikologe e familjes

Dashuria romantike

… ajo lind dhe më pas lulëzon martesa. Tradita para-romanticizmit klasik bënte që kjo e fundit të lindte para dashurisë…Tashmë më parë lind ai emocioni i gjithëpushtetshëm, unik, i denjë për t’u kurorëzuar, sepse prospektiva e dashurisë romantike, ka kthyer përmbys bazat e martesës së dikurshme dhe ka vënë theksin mbi lumturinë individuale, dhe jo më mbi detyrimin social si pjesëtarë të shoqërisë për t’u martuar dhe gjen­eruar fëmijë, pavarësisht nëse je i/e lumtur apo jo. Sot martohemi për të qenë të lumtur… fëmijët që mund të vijnë do ta perfeksionojnë akoma më shumë këtë lumturi. Kështu lind ‘feja e dashurisë’, që e kthen martesën në një kult, që herët a vonë të gjithë e dëshirojnë dhe duan ta përqafojnë.

Dashurojmë

… po a është mjaftueshëm për të trokitur në portën e martesës? Çfarë i duhet marrëdhënies tonë për të arritur pjekurinë që kërkon një martesë e suksesshme? Të qenit në çift implikon në mënyrën më të thellë, aftësinë tonë për të dashur një person tjetër.

në mënyrë reciproke dhe të pakushtëzuar. Kjo marrëdhënie mbështetet gjithashtu edhe në kapaciteti n e secilit partner për t’u ndjerë i/e rëndësishëm dhe për t’i dhënë vlerën dhe rëndësinë e duhur partnerit/es. Pa këto dy cilësi të rëndësishme, bëhet e pamundur një eksperiencë e vërtetët në çift, sepse intimiteti dhe respekti reciprok humbet diku rrugës.

Epopeja e çiftëzimit

Epopeja e çiftëzimit fillon me etapën e parë, atë të zgjedhjes së partnerit/es. Kjo zgjedhje është pjesë e një procesi kompleks që implikon jo vetëm gjendjen aktuale të dy partnerëve, por edhe të gjitha influencat gjenetike, familjare, edukative, ekonomike, shoqërore dhe sociale që secili prej tyre mbart në jetë. Është ajo zgjedhje qe ne përmbledhim me një fjalë të vetme ‘tërheqje’, sepse tjetërsoj do na dukej tejet e komplikuar.

Të gjitha bashkë, këto influenca kanë formuar atë që individi është, personalitetin e tij të koklavitur që di të dashuroj ë, di të falë, të bëhet krah, të bëjë kompromise, pra që di të jetojë eksperiencën e të qenit në çift. Cilësi që në qoftë se do mungonin, do të bënin që martesa të kthehej në një kontratë ligjore dhe kaq. Përkrah faktorëve të mësipërm, midis dy partnerëve që zgjedhin njëri tjetrin, ekziston një ekuilibër ngjashmërish që i bën dy njerëz të bashkëjetojnë qetë në ekuilibër. Por në të njëjtën kohë bashkë-ekzistojnë edhe disa diferenca që lejojnë një dozë të caktuar tensionimi, që nuk e dëmton marrëdhënien, pasi e furnizon atë me shtysën e shëndetshme drejt individualizimit.

Shtyllat që mbajnë “shtëpinë e dashurisë”

Stabiliteti në marrëdhënien bashkëshortore, prototip i marrëdhënieve të gjata dhe të forta, bazohet gjithashtu tek:

▪ tiparet e personalitetit tonë dhe tek mënyra se si ja komunikojmë ato partnerit/es

▪ varësia e ndërsjellë që rritet sa më shumë kalon koha

▪ ndjeshmëria ndaj emocioneve tona dhe të partnerit/es

▪ intimiteti që sa vjen e shtohet dhe dashuria janë të ngulura thellë në damarët e marrëdhënies dhe e ush­qejnë atë pa ndalim

▪ të dish ta ndash dhe ta jetosh dashurinë me tjetrin

▪ të dish të ndash sa më mirë rolet në një marrëdhënie, dhe të vendosësh baza të shëndosha intimiteti, do të thotë të jetosh një marrëdhënie bashkëshortore që ka ç’të ofrojë pa u shteruar kurrë.

Gjithashtu qëllimet dhe pritshmëritë të ndërgjegjshme apo jo, kanë një impakt të rëndësishëm në drejtimin që merr një lidhje, në intensitetin me të cilin ajo jetohet dhe në jetëgjatësinë e saj. Të dehur nga euforia e dashurisë, shumë prej nesh e kalojnë pragun martesor të mbushur me pritshmëri jo shumë realiste në lidhje me atë çka na ofron martesa, të bindur se jeta në çift do të plotësojë të gjitha nevojat tona, të çfarëdo natyre qofshin. Frustrimi fillon në momentin që kuptojmë që nuk është egzaktësisht kështu. Dhe në këtë fazë ndodh ajo që përshkruhet ‘si fillimi i vlerësimit të vetvetes, në bazë të limiteve tona, pritshmërive tona dhe ato të partnerit/es në lidhje me ne. Martesa kalon kështu, një proces zhvillimi, ashtu si një bebe e vogël e porsalindur që rritet ngadalë dhe fillon të krijojë identitetin e saj të brishtë. Sa prej nesh e kanë ndjerë marrëdhënien e tyre ‘të rritet’ me kalimin e viteve …

Periudha e “mjaltit” zgjat 5-7 vjet

Sipas teorisë së Bartnett mbi martesën, secili nga të dy partnerët kalon përmes një periudhe ‘mjalti’ që zgjat 5-7 vjet, dhe vazhdon me një krizë që vë në rrezik marrëdhënien martesore. Por si reagojmë ne përballë kësaj krize? Disa prej nesh, ndahen përfundimisht nga partneri, me shpresën se mund ta jetojnë ëndrrën e marrëdhënies perfekte me një njeri tjetër. Disa të tjerë e lënë veten të pushto­hen nga gjendja apatike që shkakton kriza, duke bllokuar kështu ‘rritjen’ e marrëdhënies dhe kalimin e saj në stadet e tjera të ciklit të saj. Të tjerë zgjedhin të ç’mitizojnë marrëdhënien e tyre dhe të pranojnë njëri tjetrin me gjithë virtytet dhe ‘defektet’ që mbart secili.

Sigurisht që kjo e fundit, kërkon aftësi të mira autoanalize, që me ndershmëri vënë para gjykimit veten dhe partnerin/en, duke lënë mënjanë idealizmat. Për të bërë pa hile dhe truke këtë analizë, duhet të tregojmë përkujdesjen dhe impenjimin për marrëdhënien duke parë më të mirën e saj, duke falur dhe mposhtur komplekset e perfeksionizmit, duke jetuar intimite­tin e ëmbël të jetës në çift, duke ndarë bashkë dhimbjet dhe frikërat e njëri tjetrit, duke qenë totalisht të hapur emotivisht ndaj ndjenjave tona dhe atyre të ‘gjysmës sonë të ëmbël’.

Burimi: Telegrafi

10 ishujt qe duhen vizituar perpara vdekjes
Ndërsa sezoni i verës po afron, shtohen pikëpyetjet për njerëzit që po mendojnë se ku të kalojnë pushimet e tyre të radhës. Revista amerikane “TMZ”, ofroi sot dhjetë destinacione të mundshme, në dhjetë ishujt që duhet të vizitohen me çdo kusht gjatë jetës.

1. Bali – Një vend i mrekullueshëm, ku pamjet piktoreske bashkohen me oqeanin, diellin dhe vlerat shpirtërore. Bali është vetëm një prej 17 mijë ishujve që përbëjnë Indonezinë, por është i vetmi ku hindutë përbëjnë shumicën.

Tre tempuj të lashtë dhe të mrekullueshëm hindu janë në destinacionet kryesore të vizitorëve, ashtu si gryka e një vullkanit ende aktiv, përgjegjës për shkatërrimin e disa dhjetëra fshatrave, në shpërthimin e tij të fundit të vitit 1963.

2. Vieques – Një ishull i vogël, nën sovranitetin e Puerto Rikos, është një prej perlave më të mëdha të pazbuluara të planetit. Ishulli ishte një bazë amerikane deri në vitin 2003, prandaj vetëm së fundmi ka nisur të zhvillohet.

Plazhet e tij të virgjëra, rëra e bardhë dhe uji i kristaltë i Oqeanit Atlantik e bëjnë këtë ishull një destinacion të mrekullueshëm për kampistët apo për ata që preferojnë pushime luksoze me çmim të ulët.

3. Isla de Pascua – I quajtur ndryshe Ishulli Lindor, ky territor i vogël prej 163 kilometrash katror i përket Kilit, edhe pse ndodhet 3 500 kilometra nga brigjet e shtetit amerikanojugor.

I ndodhur në mes të Oqeanit Paqësor, Isla de Pascua është një destinacion unik kulturor, ku rreth 900 statuja që datojnë përpara lindjes së Krishtit i kanë mbijetuar kohërave.

4. Ischia – Destinacioni i njerëzve më të pasur italianë dhe europianë, Ischia është një ishull luksoz, mrekullitë e të cilit janë shfrytëzuar e vlerësuar që prej 2 000 vitesh.

Perandorët romakë, grekët, turqit dhe së fundmi sheikët arabë, të gjithë çmenden për perlë të ndodhur në mesin e Detit të Mesdheut, shumë pranë brigjeve të Italisë.

5. Chiloe – Shtrihet në një arqipelag të ndodhur në perëndim të Kilit, por pyjet e dendura, jeta e egër, historia dhe tradidat e banorëve vendas nuk ngjasojnë me asgjë tjetër në planet.

Në mes të legjendave që vendasit tregojnë për ishullin e mbushur me anije fantazëm dhe qënie të tjera të përbindshme, shtrihet një prej parqeve më të çmuar natyrorë të planetit.

6. Bora Bora – I ndodhur në Polinezinë franceze, në mes të Oqeanit Paqësor, ishulli shtrihet në këmbët e malit Pahia dhe Otemanu, midis të cilëve gjendet krateri i vullkanit që ka krijuar ishullin me dhjetëra mijëra vjet më parë.

Resortet turistike, çmimet relativisht të ulta prej 200 dollarësh për një natë në një dhomë çift, ushqimi i mrekullueshëm vendas dhe luksi që mund të shijohet në çdo cep, e bëjnë Bora Borën një ishull që duhet vizituar patjetër një herë gjatë jetës.

7. Kepi Perëndimor – Destinacioni më i njohur i Floridës, ka inspiruar shumë njerëz të rëndësishëm, midis të cilëve shkrimtarin Ernest Hemingway apo presidentin amerikan të viteve 1945-53, Harry Truman.

Në këtë destinacion turistik, stili amerikan i jetesës bashkohet me argëtimin dhe shfrenimin pa fund, në çdo orë të ditës, së bashku me një diell të nxehtë në çdo stinë të vitit.

8. Penang – Të ecësh në rrugët e ngushta të Xhorxhtaunit dhe të shijosh ushqimin vendas, në qytetin më të madh të ishullit malajzian të Penangut, është një përvojë unike jetësore.

Pjatat e mrekullueshme të detit, e kanë shndërruar këtë destinacion turistik të famshëm në të gjithë botën. Në fakt, vendasit i ruajnë me fanatizëm recetat sekrete të gatimeve të tyre, prandaj për të provuar shijen e veçantë malajziane, duhet të udhëtosh patjetër deri në Penang.

9. Galapagos – Ishujt e ndodhur të vetmuar në mesin e Paqësorit u bënë të famshme për herë të parë në vitet 1800, pas studimeve mbi evolucionin që Charles Darwin kreu në këto ishuj.

Përveçse janë shtëpia e shumë specieve të gjalla që nuk ndodhen në asnjë cep tjetër të planetit, ishujt ofrojnë ujvara mahnitëse, plazhe të mrekullueshme, pyje të dendur dhe male të thepisur për të gjithë ata që janë të apasionuar pas alpinizmit.

10 – Ishujt e Palmës në Dubai – Në listën e dhjetë ishujve më të bukur të planetit, Ishujt e Palmës në Dubai janë të vetmit që nuk janë krijuar nga natyra.

Megjithatë, jo për këtë, resortet e palmave janë më pak tërheqës për t’u vizituar. Ato shërbejnë si një destinacion perfekt, për të treguar se çfarë është në dorë të bëjë fantazia njerëzore, e pajisur me shuma të çmendura parash.

Burimi: Top Channel

Ku i vene prinderit kufijte?
Të vendosësh kufi do të thotë të dallosh ekzistencën tënde nga të tjerët në komunikim dhe të dish ku të ndalosh.

Kufijtë kanë një funksion mbrojtës, mbështetës dhe e përgatisin fëmijën për jetën. Të vendosësh kufi është njësoj si të kesh një udhërrëfyes i cili të tregon rrugën e drejtë. Fëmija bashkë me disa veçori zotëruese të cilat i japin kuptim jetës së tij ka nevojë edhe për disa rregulla, korniza e të cilave është punuar qartë, në këtë mënyrë ai mund të fitojë besimin në vetvete, të ndihet pjesëtar i një komuniteti dhe të zhvillojë një personalitet të pavarur.

Personat të cilët mund t’ia mësojnë fëmijës sjelljet dhe veprimet që kërkojnë kufizim janë nëna dhe babai. Nënat dhe baballarët duhet të vlerësojnë më objektivisht dëshirat dhe kërkesat e brendshme. Duhet të shikojnë edhe një herë me syrin kritik veprime e shoqëruara me fjalët “Ne nuk kemi pasur mundësi, ai le ta shijojë, ne nuk e kemi bërë, ai le ta bëjë”. Ata duhet të vendosin kufij duke qëndruar larg gabimeve.

Fëmija i rritur pa kufij dhe rregulla, pavarësisht të gjitha mundësive që gëzon në pamje të parë, nga aspekti shpirtëror ndihet i vetmuar dhe i pasigurt. Fëmija i rritur në një ambient të tillë nuk mund të ketë një personalitet të pjekur dhe si rrjedhojë nuk mund të pranojë pasojat e veprimeve të tij. Rritet si një person i varur dhe i pasigurt. Ai fëmijë i cili është mësuar të ketë gjithçka, do të ketë më shumë probleme me familjen. Duke e pasur të vështirë të kontrollojë reagimet fëminore është e pashmangshme edhe shfaqja e më shumë shqetësimeve në lidhjen prind-fëmijë. Ai do ketë gjithnjë e më shumë kërkesa dhe do të veprojë me një ego e cila shfaqet tek mendimi ‘e dua tani, menjëherë, këtu.

Burimi: Telegrafi

Rregullat per te fituar “Oskar”
Mbase nuk është 100 për qind i vërtetë, por janë me të vërtetë argëtuese dhe domethënëse këshillat që vijnë nga SHBA-ja për mënyrën se si të fitosh një “Oskar”. Një sërë rregullash të bazuara tek sjelljet kinematografike, dhe jo vetëm, që garantojnë të paktën një vend nderi, nëse jo vetë ‘statujën’, në garën më të fortë dhe spektakolare të shoubiz-it planetar: nga të qenit shtatzënë, tek momenti i ceremonisë, apo interpretimi i një invalidi, nga hakmarrja e krenarisë homoseksuale, tek preferenca që anëtarët e jurisë së Akademisë kanë për theksin ‘british’. Shumë prej këtyre rregullave janë provuar statistikisht dhe janë publikuar në blogje dhe faqe të ndryshme interneti. Më pas ato janë mbledhur dhe publikuar në faqen e rrjetit amerikan ‘ABC’: një nga burimet më të besueshme në fushim e çmimeve “Oskar, duke qenë se është pikërisht ky televizion që transmeton drejtpërsëdrejti “Natën e yjeve”. Ceremonia e këtij viti do të mbahet në Los Angelos të dielën, më 27 shkurt, dhe ata që do ta prezantojnë do të jenë aktorët Anne Hathaway dhe James Franco. Ja përse dhjetëshja e rregullave se si të fitosh pak ditë nga ngjarja e madhe, të lë një shije të ëmbël.

Të jesh shtatzënë

Në historinë e këtij kompeticioni, shembujt e aktoreve shtatzëna me ‘Statujën e artë’ në dorë janë me të vërtetë të shumta: Eva Marie Saint për “On the Waterfron”; Meryl Streep për “Sophie’s Choice”; Catherine Zeta-Jones për “Chicago”; Rachel Weisz për “The constant gardener”. E pavdekshme, fraza e prononcuar në skenë nga gruaja e Michael Douglas: “Hormonet e mia janë shumë jashtë kontrollit për të përballuar këtë situatë”. Dhe për ta konfirmuar këtë tendencë, këtë vit në “pole-position” qëndron Natalie Portman me “Black Swan”, edhe ajo shtatzënë.

Të interpretosh një invalid

Ose një personazh që lufton me ndonjë vështirësi fizike dhe psikologjike. Këtu statistikat flasin vetë: Dustin Hoffman me “Rain Man”; Geoffrey Rush me “Shine”; dhe Daniel Day-Lewis me “My Left Foot: The Story of Christy Brown”. Edhe viti 2011 nuk i ka shpëtuar këtij rregulli: më i favorizuari është Colin Firth, me “King Speech”, ku interpreton një burrë që lufton me problemin që ka me të folurin.

Faktori “Jeff Bridges”

Ky rregull nuk bazohet tek konsideratat statistikore, por tek fakti që aktori, fituesi i vitit të kaluar me “Crazy heart”, është protagonist edhe me filmin “The Grint”, të Joel dhe Ethan Coen, një ndër filmat më të vlerësuar për “Oskar”. Të shohim nëse aktori do t’i shërbejë si “fatsjellës” vëllezërve më të famshëm të kinemasë.

Vëmendja ndaj theksit

Me sa duket, anëtarëve të jurisë u pëlqejnë më shumë aktorët që kanë një theks ‘british’ në të folur: mundësia e fitores, sipas një statistike të cituar nga sajti, në këtë rast është 47 për qind. Për më tepër, nëse mendojmë për filmat “The Departed” dhe “Good Will Hunting”, ky fakt duket krejtësisht i besueshëm. Edhe këtë vit, mes filmave kandidatë është njëri që i përgjigjet kësaj kërkese: “The Fighter”.

Të drejtat e gejve

Tematikat homoseksuale, edhe për shkak të paragjykimeve historike, janë shumë të preferuara për të fituar. Le të mendojmë për filmat “Philadelphia”, “Boys don’t cry” dhe “Milk”.

Historitë tragjike

Fatkeqësitë e jetës në ekran mund të shndërrohen në një armë të fortë për të fituar “Oskar”: anëtarët e jurisë prej vitesh preferojnë skenarët shumë të trishtuar. Le të ndalemi tek disa nga personazhet më të pafat që kanë dalë fitimtarë si: “Monster’s ball”, me Halle Berry apo “Away from Las Vegas”, me Nicolas Cage. Këtë vit, seksioni i filmave tragjikë gjen një përfaqësuese të denjë tek Michelle Williams, kandidate si aktorja më e mirë me dramën bashkëshortore “Blu Valentine”.

Rrofshin artet!

Të tregosh në një film personazhe me talent të madh në ndonjë disiplinë të caktuar, të sjell goxha fat me ‘statujat’. Edhe këtu vlen të përmendim Natalie Portman, me filmin “Black Swan”.

Universe paralele

Filmat fantastiko-shkencorë jo gjithmonë ja dalin të futen mes kandidimeve. Por kur kjo ndodh, shanset e tyre për të fituar janë shumë të forta: të paktën në kategoritë teknike, siç tregojnë shumë raste të famshme nga “Star Wars” tek “E.T.”, nga “Alien” tek “Avatar” i vitit të kaluar. Ku i dihet nëse këtë vit rregulli do të përsëritet sërish me “Inception”, të Christopher Nolan…

E tashmja apo e kaluara?

Në këtë pikë, Akademia nuk është shumë e qartë: herë preferon filmat që tregojnë historitë e epokave të tjera (‘Shakespeare in love’, ‘Gandhi’); herë të tjera vlerëson kinemanë që tregon aktualitetin tonë, siç ndodhi vitin e kaluar me ‘The Hurt Locker’. E rëndësishme në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, është të kesh deri në fund shpirtin e kohës. Gjithsesi, dilema do të zgjidhet më 27 shkurt: më mirë “King Speech” për Anglinë e luftës, apo “The Social Network”, që tregon fenomenin e rrjeteve sociale?

Rregullat e munguara

“ABC” tregon edhe për situata tipike kur është fituar një “Oskar”. E para është ajo e aktoreve të bukura që bëhen të shëmtuara për hir të roleve, si Nicole Kidman në filmin “The Hours” apo Charlize Theron për “Monsters”. E dyta është preferenca për filmat që tregojnë jetën e personazheve që kanë ekzistuar vërtet, si “Erin Brockovich” dhe “The Queen”. Edhe në këtë rast, beteja e këtij viti do të jetë mes “King Speech” dhe “The Social Network”, ose më mirë, mes George VI dhe Mark Zuckerberg.

Adoptimet: Kur babai ben edhe rolin e nenes
Në botë, gjithmonë e më shumë të rinj beqarë preferojnë të adoptojnë fëmijë për t’i rritur të vetëm. Kjo ndodh edhe për meshkujt. Ndoshta, sepse roli i tyre ka ndryshuar: ata mund të kujdesen njëlloj si gratë për shtëpinë dhe fëmijët, duke u dhënë atyre gjithë dashurinë e nevojshme.

Ata duan t’i kapësh për dore, të gjejnë dashuri, të ardhme, familje. Fëmijët e adoptuar braktisin gjithçka: të kaluarën, gjuhën, madje edhe kujtimet, të cilave një ditë do të mund t’u kthehen natën, në ëndrra apo në qetësinë e papritur. Mbështeten krejtësisht tek një nënë dhe një baba i ri. Por, çfarë lloj prindërish duhet të jemi për të administruar një botë ndjenjash kaq delikate? Duhet të jenë të dy prindërit apo vetëm njëri, i cili mund të ofrojë të gjithë dashurinë dhe përkujdesjen e të dyve? Për të rritur një fëmijë, aq më tepër të braktisur, sipas idesë që qarkullon duhet një baba dhe nënë, të monitoruar nga shërbimet sociale, në gjendje të presin dhe mbështesin ata që kanë vuajtur në jetë. Megjithatë, beqarët prej vitesh në të gjithë Europën, përfshi këtu Francën, Gjermaninë, Austrinë, Zvicrën, Anglinë, Irlandën Spanjën dhe SHBA-në mund të adoptojnë një fëmijë. Gjithsesi, moda e familjeve me një prind të vetëm në Europë nuk është më një gjë e re. Sipas shifrave, në vendet e Europës perëndimore, familjet e përbëra nga një prind i vetëm janë më shumë se një milion, dhe prej tyre 88.8 për qind të përbëra vetëm nga nëna. Gjithsesi, sipas psikologëve, jeta e parë me sytë e një fëmije të braktisur përbëhet nga të dy prindërit, nga një shtëpi e ngrohtë dhe e sigurt, d.m.th, nga gjithçka që ka humbur apo që nuk e ka njohur kurrë. “Ideale për një fëmijë është që të rritet me një nënë dhe një baba, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Sigurisht, nëse çiftet nuk munden, edhe beqarët janë shumë mirë, sepse është më mirë një prind i vetëm se sa të qëndrosh në një institut. Por gjithsesi, për t’u rritur mirë janë të nevojshëm të dy. Ndërkohë, është koha që adoptimet të mbështeten, pasi numri i fëmijëve të braktisur sa po vjen e po shtohet. Kriza, frika për humbjen e punës, po ndihen shumë edhe në këtë fushë: frika që kanë çiftet për të sjellë në jetë një fëmijë biologjik në pasigurinë ekonomike të së ardhmes reflektohet edhe tek prindërit e ardhshëm adoptues”, – shpjegojnë psikologët. Ndërkaq, sipas tyre, “të adoptosh një fëmijë nuk do të thotë të garantosh të drejtën e të rriturve për të qenë prindër, por të drejtën e një fëmije, i privuar nga lidhjet e tij fondamentale, të jetojë në një familje, që mund të jetë më e mira për të”. Por, a ekziston me të vërtetë kjo familje ideale edhe pse përbëhet nga një prind i vetëm? Sipas psikiatërve dhe psikologëve, ekspertë në çështjet e fëmijëve, frika e mëparshme nuk duhet të ekzistojë. Kush rritet me një prind të vetëm, nuk vuan nga asnjë lloj problemi psikologjik në të ardhmen. “Kur nisi të përhapej ideja e familjeve me një prind të vetëm, ne psikiatrit dhe psikoterapistët ishim shumë të shqetësuar, sepse kishim frikë se në të ardhmen fëmijët mund të kishin probleme me identitetin dhe shumë mungesa të tjera. Eksperienca na ka treguar se përkundrazi, fëmijët e rritur në familje me një prind të vetëm nuk kanë asnjë problem krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre. E njëjta gjë vlen edhe për adoptimet.

Meshkujt në rolin e grave

Sipas sondazheve, në vende të ndryshme të Europës, koha mesatare që burrat u kushtojnë fëmijëve, shtëpisë, pazareve, pastërtisë, është rritur 11 minuta në 20 vitet e fundit. Koha maksimale nuk arrin më shumë se 45 minuta në ditë. Ndërsa numri i baballarëve që i njohin dhe i respektojnë angazhimet familjare, është shumë i vogël ose i papërfillshëm. Sipas vrojtuesit kombëtar mbi çështjet familjare, në administratën publike vetëm 18% e baballarëve ka marrë leje pune për probleme familjare (dhe vetëm për një ditë), ndërsa në ndërmarrjet private përqindja është edhe më e ulët. Ka meshkuj të cilët frikësohen nga pushteti femëror, ose më saktë frenohen për t’u treguar burrave të tjerë që bëjnë “punë grash”. “Një prind i mirë vlerësohet nga gjendja e tij emocionale, aftësia e të kuptuarit, mbështetja, jo nga sasia e parave që fiton. Kush arrin të largohet nga ky stereotip, është më i lumtur”, – thonë ekspertët. Ata janë plotësisht të ndërgjegjshëm se po prishet një model kulturor, sipas të cilit janë gratë ato që duhet të kujdesen për gjithçka. “Struktura e marrëdhënies së çiftit ka marrë formën e kohës në të cilën jetojmë aktualisht. E duke qenë të dy të barabartë, edhe raportet bëhen më të mira e më të lehta”, – vazhdojnë më tej ata.

Burimi: Gazeta Shqip

Ne vitin 2045 arrihet pavdekshmeria
Në vitin 1965, një njeri i quajtur Raymond Kurzweil, u shfaq në një program amerikan që quhej “I’ve Got a Secret”. Atëherë, ai fitoi 200 dollarë pasi askush nuk mund të gjente se çfarë ishte një pajisje e mbuluar, e cila u quajt “kompiuter” prej krijuesit.

Ajo që në vitin 1965 nuk konceptohej prej askujt, tashmë është shndërruar në realitet. I njëjti krahasim mund të bëhet edhe me artikullin e sotëm të revistës “Time”, e cila pretendon se pas 35 vitesh përafërsisht, njeriu do të jetë bërë i pavdekshëm.

Çelësi për të arritur këtë do të gjendet përsëri tek kompiuterat, të cilët do të bashkohen me trurin e njeriut në një të ardhme të afërt, për ta bërë atë shumë më të aftë në zgjidhjen e çdo problemi.

Duke u bazuar tek artikulli fantastiko shkencor i Time, avancimi i vazhdueshëm i kompiutrave do të bëjë të mundur që fytyra e njerëzimit të ndryshojë tërësisht.

Ata ose do të krijojnë një lloj shoqërie të re njerëzore ose do të ndihmojnë për të gjetur ilaçin e pavdekshmërisë.

Nëse avancimet në botën e teknologjisë dhe sidomos teknologjisë mjekësore do të përparojnë, truri i njeriut duhet të bëhet i manipulueshëm prej kompiutrave në mesin e vitit 2020.

Kjo do të thotë se të gjitha sëmundjet dhe çrregullimet e sistemit nervor, mund të shërohen apo vetshkaktohen. Njëkohësisht, kjo do të thotë se duke manipuluar funksionet e tij, mund të prishet balanca natyrore, për të krijuar njerëz që do të kenë aftësitë e një gjenie në një fushë të caktuar.

Duke vazhduar me hapat e sotëm të shkencës, në vitin 2045, ose të paktën rreth tij, do të bëhet e mundur që të manipulohet edhe kodi gjenetik i njeriut.

Kjo do të thotë se gjenet që shkaktojnë plakjen, do të jenë në gjendje të lokalizohen dhe të eliminohen apo modifikohen për të bërë njeriun të pavdekshëm nga shkaqet natyrore.

Burimi: Top Channel

Hoteli lundrues, “Arka” e se ardhmes
Shtimi i nivelit të ujërave të deteve dhe oqeaneve mund të ketë qenë shtysa që ka vënë në lëvizje fantazinë e një arkitekti rus. Ai ka projektuar një hotel, që mund të ndërtohet në tokë, por njëherazi edhe në ujë. “Arka” që është tërësisht ekologjike mund të ndërtohet brenda pak muajsh në çdo vend të botës

Emri i saj është “Arka” dhe ndoshta është huazuar nga një ngjashmëri e jashtme që mund të këtë me të famshmen “Arka e Noes”. Por në fakt, të ngjan më shumë me një anije të kthyer mbrapsht që qëndron, ose më mirë pluskon mbi ujë. Bëhet fjalë për një projekt të ri të një arkitekti rus, i cili hedh poshtë dhe sfidon traditën e deritanishme të ndërtimeve vetëm në tokë. Në këtë rast bëhet fjalë për një hotel që është në “gjendje” që pluskojë mbi ujë, si të ishte një varkë dhe që në një të ardhme mund të përdoret si një “arkë” e vërtetë nëse bota do të përballej me përmbytje të përmasave biblike.

Arkitekti rus ka projektuar hotelin si pjesë e një programi arkitekture të ndërtuar për të sjellë ide nga arkitektë të ndryshëm për ndërtime që do të përballojnë lëkundje të tokës, rritje të madhe të nivelit të ujërave të oqeaneve dhe anomali të tjera të natyrës që janë pasojë në jetën e njerëzve dhe në mënyrën e tyre të jetesës.

Ai së bashku me kolegët e tij gjermanë, prej kohësh janë në kërkim të zgjidhjeve për rastet e emergjencës, të cilat njëherazi janë të gjitha zgjidhje arkitektonike që e respektojnë ambientin, që përdorin energji të pastra dhe tani atyre nuk u mbetet vetëm të gjejnë investuesit për të bërë realitet projektet shumë origjinale.

Në fakt bëhet fjalë për disa objekte, por më interesanti është hoteli në fjalë. Është një ndërtim që mund të realizohet shumë shpejt dhe mbi të gjitha, në një mënyrë të thjeshtë. Të gjitha pjesët përbërëse janë të parafabrikuara dhe mund të vendosen së bashku për të krijuar tërësinë e ndërtesës brenda pak muajsh. Strukturat janë shumë të lehta dhe ato mund të ndërtohen në çdo cep të botës, madje edhe në zonat që janë të njohura për lëkundje të mëdha sizmike dhe për tërmete. Ndërtimi i “Arkës” që përfshin një hapësirë prej 14 mijë metrash katrore hapësirë të banueshme ka koston e ndërtimit të një shtëpie të vogël. Struktura që konsiderohet në gjuhën e arkitektëve si “e vetëqëndrueshme” ndërtohet rreth një kolone qendrore, e cila është e lidhur me gjeneratorët e erës dhe me pompa që e marrin nxehtësinë nga panelet që janë vendosur në majë të godinës. Pra çdo lloj energjie përftohet nga era apo nga dielli dhe nuk shkaktohet asnjë lloj ndotje e mjedisit.

Arkitekti e ka perceptuar hotelin pa xhama dhe në vend të tyre ka zgjedhur një material të tejdukshëm dhe të trashë, që ka aftësinë t’i rezistojë kushteve të këqija klimaterike të vendit në të cilin është ndërtuar. Ky material i pathyeshëm do të vendoset në skelete metalikë shumë të lehtë dhe thjeshtësisht të ndërtueshëm. Pjesa më e bukur e godinës është në fakt brendia e saj. Aty është parashikuar përveç vendeve për të fjetur, për të ngrënë dhe kaluar kohën, edhe një hapësirë e gjelbër natyrale, ose më mirë një serë me bimë nga më të ndryshmet, në të cilën banorët do të kenë mundësinë që të shijojnë një ditë të ngrohtë mes gjelbërimit edhe në një mjedis të jashtëm, që do të jetë disa gradë nën zero dhe që mund të jetë në mes të një oqeani në akull. Ndërsa është e projektuar me një formë të tillë që të pluskojë mbi ujë. Pa lëvizur dhe pa u zhytur sigurisht.

Burimi: Gazeta Shqip