Lushnja Portal » Lushnja

Lushnja, ende e trembur nga bandat
Pas dënimeve të rënda flasin familjarët e bandës famëkeqe të Aldo Bares

Në Lushnjë ndihet ende frika për ekzistencën e mbetjeve të  bandës famëkeqe të Aldo Bares, edhe pse dy ditë më parë drejtësia shqiptare dënoi pjesën dërrmuese të anëtarësisë së saj. Të paktën kështu shprehen banorët e Lushnjës, të cilët kanë ende në memorien e tyre disa nga ngjarjet që mbajnë autorësinë e bandës. Ata nuk mund të lënë pa kujtuar vrasjen dhe shëtitjen nëpër rrugët e qytetit të kokës së Artur Dajës, apo dhe tritolin në stadiumin “Roza Haxhiu”, deri te vrasja e ish-kreut të SHIK-ut dhe nënkryetarit të bashkisë, si dhe ngjarje të tjera që kishin si objekt eksponentë të lartë të qeverisë lokale dhe qendrore, në vitet që banda ka qenë në kulmin e aktivitetit të saj. Por ndërsa lushnjarët kanë ende frikën e ndonjë “hakmarrjeje” prej bandës, familjarët e anëtarëve të saj, shumica e të cilëve kanë krijuar një normalitet tjetër jete, hedhin poshtë mundësinë e aktivizimit të mundshëm të bandës. Ndërkaq, pjesa më e madhe e familjeve të viktimave të bandës nuk jeton më në Lushnjë. Ata kanë migruar dhe emigruar prej vitesh, atëherë kur së bashku me të afërmin e vrarë “u humbi” edhe mundësia e të jetuarit në një qytet sa i qetë për nga pamja e parë, aq edhe i përgjakshëm për historikun që ka mbartur 20 vitet e fundit. Ndërkaq, në familjen e Arben Boriçit, të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë e dënoi me “burgim të përjetshëm”, i ati, Nexhmedini, rrëfen se rrjedha e ngjarjeve të viti 1997 mori edhe të birin. Familja Boriçi e përbërë nga pesë djem dhe tri vajza vijon të ketë rezidencën e saj atje ku ka  qenë prej më shumë se 40 vjetësh, në lagjen “Kadri Qystri” të Lushnjës, njohur nga vendasit si lagjja “Teqe”. Dikur një shtëpi e vogël private sot, një vilë katërkatëshe ku jetojnë tre nga pesë vëllezërit Boriçi, pasi dy prej tyre Arbeni dhe Enveri ndodhen në burg. Në hyrje të ndërtesës, përgjatë rrugës kryesore të lagjes, ndodhen edhe aktivitetet e familjes Boriçi, një magazinë e vogël që shet miell, si dhe një lokal që prej dy vjetësh nuk funksionon më për klientët. I ati, Nexhmedini, tregon se djali i tretë Arbeni, u doli nga kontrolli kur mësuesja e shkollës së mesme e përjashtoi vetëm pse kishte flokët e gjatë. “Mësuesja i tha që të priste flokët dhe të kthehej në shkollë. Por ai nuk pranoi, ndonëse unë dhe ime shoqe iu lutëm. Kur nuk shkonte më në shkollë nisi veprimtarinë me shokun e vetë, Aldo Baren. Në atë kohë nisi edhe të mos rrinte shumë në shtëpi, por të flinte shumicat e rasteve jashtë. Se ku, nuk e mora vesh kurrë”, thotë Nexhmedini. I moshuari tregon mundet e viteve të fundit për të mbajtur shtatë pjesëtarët e familjes, mes të tjerëve edhe bashkëshorten e Arben Boriçit. Ndërsa në familjen e të dënuarit tjetër përjetë Ilir Stërgut, familjarët akuzojnë për dënim politik. Ilir Stërgu ka dy fëmijë, djalin 14 vjeç dhe vajzën vetëm 8 vjeçe, e cila ka qenë 3 vjeçe kur i është arrestuar i ati.  Stërgu ka qenë fqinj me Aldo Baren. Ndërsa ky i fundit dhe familja e tij posedon pallatin trekatësh ngjitur me Komisariatin e Policisë Lushnjë, Ilir Stërgu ka pasur banesën në katin e parë të pallatit fqinj, të cilën sot e ka kthyer në një kafene. Familja e tij, bashkëshortja, Majlinda, dhe dy fëmijët jetojnë në qendër të qytetit, në një pallat përballë bashkisë. Bashkëshortja punon në dyqanin e një kompanie celulare në qytet, ndërsa fëmijët vijojnë shkollën. Paraditen e djeshme ajo nuk ndodhej në shtëpi dhe interesimit tonë iu përgjigj i ati, vjehrri i Ilir Stërgut. Ai ndihmon të bijën në rritjen e fëmijëve dhe tregon se dhëndri i tij është dënuar politikisht. Sipas tij, Iliri nuk ka qenë kurrë vrasës dhe shprehet i bindur se drejtësia do të vihet në vend dhe dhëndri do të çlirohet nga akuzat.

Burimi: Gazeta Shqip

Dy dënime përjetë dhe 60 vjet burg
Gjatë vendimit te Krimet e Rënda, i pranishëm vetëm një nga shtatë të pandehurit

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 13 vjet nga krijimi i bandës më famëkeqe në historinë e kriminalitetit shqiptar, odiseja e tyre ende nuk ka përfunduar. Ajo është banda e Lushnjës, e drejtuar nga një ish-polic, që u shndërrua në një nga mafiozët më të rrezikshëm shqiptarë, Alfred Shkurti, i njohur me emrin Aldo Bare. Historia e tyre, e dëgjuar herë pas here, e parë në qindra edicione lajmesh, duket se po vjen drejt fundit. Dje janë dënuar edhe shtatë anëtarë të bandës së Lushnjës, por nuk ka përfunduar gjithçka, pasi kreu i tyre, ndodhet ende në gjykim. Gjykata për Krimet e Rënda, e cila dokumentoi dosjen për veprimtarinë e kryer nga banda e Lushnjës, shumë vite pasi ata kishin kryer pjesën dërmuese të krimeve, ka vendosur dje, pas 120 seancave dhe 3 vjet e 6 muaj gjykim, dënimin me burgim të përjetshëm për dy persona, dhe 60 vjet burg për pesë të pandehurit e tjerë. Në vendimin voluminoz, që përbëhej prej rreth 100 faqesh, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Gerd Hoxha, ka shpallur fajtorë dhe dënoi me burgim përjetë të pandehurit Arben Boriçi dhe Ilir Stërgu, të cilët duhet të vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Gjykata iu dha pafajësi Stërgut dhe Boriçit për akuzën e dhunimit të varreve. Bëhet fjalë për akuzën që prokuroria kishte ngritur ndaj tyre për dhunimin që i ishte kryer kufomës së Artur Dajës si dhe shëtitja e kokës së tij nëpër qytet. Kjo akuzë, sipas gjykatës, ishte parashikuar në kohën që dosja u dërgua në gjykatë, ku janë dënuar një pjesë e anëtarëve të bandës. Prokuroria kishte kërkuar burgim përjetë vetëm për dy të pandehurit, që gjykata i miratoi.

Më tej, trupi gjykues shpalli fajtor dhe dënoi me 18 vjet burgim të pandehurin Afrim Hoxha. Në seancën e fundit, ku u lexua pretenca, prokuroria kërkoi 25 vjet burg për të, por gjykata ka vlerësuar një dënim më të vogël, ashtu si edhe për të pandehurin Erjon Çiçi, i cili është duke vuajtur dënimin e tij me pjesën e parë të bandës së Lushnjës. Çiçi u dënua me 10 vjet burgim për veprën penale “të shkatërrimit të pronës me zjarr”. Gjykata ka kryer bashkimin e dy dënimeve për Çiçin, i cili duhet të vuajë në total 25 vjet burg. Ndërkaq, gjykata e shpalli Çiçin të pafajshëm për veprën penale të organizatës kriminale, pasi për këtë vepër është dënuar një herë. I pandehuri Jorgo Muzaka është dënuar 10 vjet burgim, i cili është edhe ushtari i parafundit, që u arrestua nga policia, pasi ai ishte arratisur në Greqi. Jorgo Muzaka kishte ndryshuar emrin në arrati, pasi fillimisht është njohur me emrin Agur Musaku. Për Muzakën, prokuroria kishte kërkuar 11 vjet burg. Ndërsa i pandehuri i gjashtë, Arjan Aliço, është dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”, aq sa kërkoi akuza. Ndërkohë, i fundit i grupit, Rexhep Gina, i cili ishte edhe i vetmi që ndodhej në sallë në momentin që jepej vendimi, është dënuar me 16 vjet burgim për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “armëmbajtjes pa leje”, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzën e “pjesëmarrjes në organizatë kriminale”.

Të pandehurit akuzoheshin nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si pjesëtarë të organizatës kriminale me drejtues Aldo Baren. Dosja e kësaj organizate është e mbushur me fakte dhe dëshmi, mbi një luftë mafioze dhe dhjetëra vrasje për hakmarrje, ku për herë të parë, historive të rrëfyera, shpesh si legjenda, u është dhënë versioni zyrtar i fakteve, që i bëjnë ato edhe më rrëqethëse.

Burimi: Gazeta Shqip

Nga vrasja e Tur Dajës, deri te lufta ndaj shtetit
Historia e bandës së Lushnjës i ka fillimet në vitin 1997. Organizata e Alfred Shkurtit, alias Aldo Bare, mbase nuk do të kishte ekzistuar, nëse ai, ish-shoqërues i ministrit të Brendshëm gjatë viteve 1988–1991, nuk do të ishte i pranishëm në vrasjen e vëllait të tij, Ramadan Shkurti, nga i “forti” i asaj kohe në zonën e Myzeqesë, Artur Daja. Vrasjet filluan me ekzekutimin e Genci Kasharit, Ramadan Shkurtit dhe Bardhyl Rabijës, duke vazhduar me ekzekutimin në sy të familjes të shqiptaro-maqedonasit Xhevat Demiri. Më pas vritet nga anëtarët e “bandës” shtetasi Nimet Zeneli. Gjatë kësaj kohe, banda ekzekuton edhe persona të tjerë, ndërsa qëllimin kryesor arrin ta përmbushë vetëm më 21 tetor 1998. Artur Daja vritet, dhe më pas i pritet koka që shfaqet në duart e anëtarëve të bandës në qendër të qytetit të Lushnjës. Në fund, trupit të pajetë i vihet eksploziv. Tashmë Bare ishte “mbreti”, “profesori”, apo sido që e quanin njerëzit e tij, të cilët asnjëherë nuk ia kthenin fjalën. Nga viti 1998 deri më 2006-n, banda e krijuar dhe e drejtuar prej tij, kryen dhjetëra krime, ndërsa është një ndër trafikueset më të fuqishme të drogës dhe armëve dhe kishte nën kontroll Lagunën e Karavastasë dhe asete të tjera publike, përfshi edhe kontrollin e ekipit të futbollit të Lushnjës. Banda, tashmë e konsideronte veten mjaft të fuqishme sa për t’iu kundërvënë edhe shtetit, duke sulmuar disa herë krerë të policisë lokale e në fund duke vrarë inspektorin e krimeve Klenti Bano. Pas vrasjes së njerëzve të Dajës, ekzekutohen nga banda, Artan Sulçe, Bledar Haxhia, Nosh Gjeloshaj, Alfred Pirra, si dhe janë plagosur Bernard Linatopi dhe Bardhyl Kurti. E gjithë kjo e shoqëruar me trafikun e drogës dhe armëve e të gomoneve që niseshin nga Laguna e Karavastasë dhe përfundonin në brigjet e Italisë. Sot tre shtete kanë çështje të hapura ndaj anëtarëve të bandës ndërsa në Shqipëri dhe Itali, janë marrë vendime ndaj tyre.

Burimi: Gazeta Shqip

Banda e Lushnjes, jepet vendimi
TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për Bandën e Lushnjes, pa përfshirë në të anëtarët e bandës që janë ende në process, përfshirë edhe kreun e saj, Aldo Baren.

Dy prej anëtarëve, Arben Boriçi dhe Ilir Sterku janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Kurse anëtarët e tjerë janë dënuar me 75 vite burg në total.

Sipas vendimit, Afrim Hoxha është dënuar me 18 vite burg, Erion Çiçi me 25 vjet burg, Rexhep Gina me 16 vite burgim, Arjan Aliço, 6 vjet si dhe Jorgo Muzaka me 10 vite burgim.

Ata akuzohen për shumë vepra penale, që nga rrëmbimet, krijim bandash kriminale dhe deri vrasje.

Burimi: Shekulli Online

Aldo Bare, sulm politikës nga kafazi: Bëjnë shoping erotik
Aldo Bare tregon fytyrën e vërtetë apo luan kartën e të sëmurit psikik me shpresën për të përfituar dënim më të lehtë. E para, e bëri atë të “famshëm” në qytetin e tij të lindjes, Lushnjë, ku pjesa më e madhe e qytetarëve e kishin frikë. Madje, para tij përuleshin edhe zyrtarët e qeverisjes lokale. Nuk përjashtohen as strukturat e policisë, të cilat përgjatë viteve 1997-2005 nuk e zinin në gojë emrin e tij. Një mur larg komisariatit zyrtar të policisë së Lushnjës ndodhej strofka e Bares ku gjendeshin dhjetëra “ushtarë”. Megjithëse pas hekurave të burgut, kreu i Bandës së Lushnjës ka vijuar të kërcënojë. Tashmë nuk përmend emra të ulët të politikës, por ka synuar krerët e shtetit, të cilët në çdo dalje publike akuzojnë njëri-tjetrin si “Aldo Bare i PS-së apo i PD-së”. Në seancën gjyqësore të radhës, ai tha se familja e tij është degjeneruar. “Nuk kemi as ilaçe të mbajmë prindërit që kanë kaluar në depresion, kurse shteti shkon nëpër shopingje erotike të mbajë familjarët e vet”, vijoi Bare, të cilit mesa duket nuk i kishte dalë “inati” i izolimit nga burgu pas sharjeve dhe fyerjeve drejtuar Kryeministrit Berisha një javë më parë. Në fillim të seancës së djeshme gjyqësore, gjyqtarja Fatmira Hajdari e pyeti të pandehurin se përse nuk ndodhej në sallë avokati i tij, Vladimir Meçi. Nga kafazi i hekurt Bare iu përgjigj se mbrojtësi duhet të ishte sëmurë. Në këtë pikë, gjithçka ishte nën kontroll nga ana e policisë dhe trupit gjykues. Gjyqtarja vijoi me pyetjet, teksa i kujtoi të pandehurit irritimin gjatë seancës së kaluar. Hajdari tha se Bare u soll shumë keq duke përdorur edhe fjalë fyese në një proces që po zhvillohet konform ligjeve. Kaq ka mjaftuar që kreu i Bandës së Lushnjës të rikthehej në gjendjen e seancës së kaluar. “Vetë më cenuat për sjelljen time. Unë jam sjellë si shqiptar, ndaj kam ardhur këtu, nuk jam as poliagjent”, tha ai, duke iu referuar Kryeministrit Berisha. Më pas tha se familja e tij është në gjendje të mjerueshme, ndërsa shteti bën shopingje erotike të mbajë familjarët e vet”, tha i pandehuri. Duke parë këtë situatë, Kolegji Penal i Gjykatës së Krimeve të Rënda ndërpreu seancën duke e shtyrë për javën tjetër, pasi mungonte mbrojtësi ligjor i të pandehurit.

Të mërkurën e kaluar, Bare, me tone të ashpra dhe me një fjalor kërcënues, deklaroi se askush nuk do t’i gëzojë ish-pronat e tij të konfiskuara nga drejtësia shqiptare. “Sa të jem unë gjallë nuk do ta gëzojë askush lagunën e Karavastasë, do t’i nxjerr ujin e zi edhe këtu ku jam”, tha Bare, duke iu drejtuar një aksioneri të lagunës. “A ju vjen padroni i ri në Karavasta? Kam dëgjuar që ju vjen edhe natën, u interesohet për familjen. S’ka burrë nëne të ma marri. I q… nënën Sali Berishës, i nxjerr ujin e zi, këtu. Ato ç’ka i them, i bëj”, ka vazhduar të kërcënojë Bare, duke detyruar kryetaren e seancës gjyqësore, Fatmira Hajdari, që të marrë masë përjashtimi nga seanca. Bare i ka ndier pasojat në burg, ku dhe u izolua.

Burimi: Gazeta Shqip

Mosfunksionimi i sistemit kullues shkaktoi përmbytjet
Myzeqeja

Llogariten dëmet nga uji, opozita akuzon qeverinë

Më shumë se 250 banesa janë përfshirë nga uji, ndërsa mbi 850 hektarë tokë janë përmbytur në Qarkun e Fierit. Zonat më të prekura në Fier janë Komuna Qendër ku janë dëmtuar 180 shtëpi, ndërsa në rrethin e Lushnjës janë prekur masivisht komunat Rremas, Gradishtë, Adriatik, Gurrëz e Karbunarë. Situata paraqitet emergjente prej dy ditësh, pasi uji brenda banesave ka arritur gati një metër, ndërkohë që dhjetëra krerë bagëti kanë ngordhur.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë nxjerrë jashtë funksionit sistemin e kanalizimeve të fshatrave, çfarë ka bërë që uji të vërshojë në banesa. Banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve vendore, që të ndërhyjnë sa më parë, por ende nuk është marrë ndonjë ndihmë konkrete. Prefektura e Fierit edhe pse ende nuk ka dalë në një deklaratë zyrtare përfundimtare për përmbytjet e kësaj fillimjave, ka pranuar se shkak për krijimin e kësaj situate emergjente, përveç motit të keq, është bërë edhe bllokimi e mosfunksionimi i sistemit të kanalizimeve.

Reshjet e dy ditëve më parë treguan se ky sistem ose është tërësisht jashtë funksionit për shkak të amortizimit disavjeçar, ose dhe atje ku është investuar nuk ka kryer funksionin e mirëfilltë. Ndërkaq, është pranuar se shkak tjetër për përmbytjen e qindra hektarëve tokë në Myzeqe, mbeten ndërtimet e shumta mbi kolektorët e ujërave. Ndërtimet e urave mbi kanalet për t’u futur në banesa, hedhja e mbetjeve urbane dhe inerteve në shumë kanale, bllokimi me ndërtime për mbi kolektor janë menduar si shkaqet kryesore të kësaj situate të rëndë përmbytjesh që po përjeton Qarku i Fierit. Ndërkaq që prefektura po përllogarit dëmet e shkaktuara, banorët kërkojnë ndihmë nga shteti për të përballuar situatën.

Ndërkohë, opozita akuzon se qeveria nuk ka parashikuar investime për këtë zonë dhe përballimin e situatave emergjente që mund të krijohen. Buxheti i qeverisë për vitin 2011 nuk ka parashikuar investime në fushën e bujqësisë. Deklarata në fjalë vjen prej deputetit të Partisë Socialiste, Ervin Koçi, i cili bën pjesë edhe në Komisionin e Ekonomisë. Deputeti Koçi ka vizituar ditën e mërkurë zonat e përmbytura në rrethin e Fierit.

Gjatë një prononcimi për gazetën “Shqip”, Koçi ka thënë se Qarku i Fierit në buxhetin e vitit 2011 për fushën e bujqësisë ka vetëm dy projekte, ndërkohë që sipas tij, fondi për investimet në fushën e bujqësisë është qesharak.

“Nga ana jonë është kërkuar që fondi i parashikuar për investime të rritet minimalisht me 20%. Ky fond është kërkuar me qëllim që të ndërhyhet në këtë situatë të rëndë përmbytjesh që po regjistrohet, ende pa nisur stina e dimrit. Rritja e buxhetit, kërkuar me forcë nga ne, do të përdorej për kanalet kulluese, vaditëse, ujëmbledhëse me qëllim që të mos kemi katastrofa natyrore”, ka thënë deputeti Koçi.

Më tej ai ka vijuar se bujqësia e Fierit, që jep një të pestën e prodhimit të përgjithshëm kombëtar, nuk merr vlerësimin e duhur nga qeveria. “Është llogaritur që bujqësia e Fierit për atë që jep merr vetëm 05 lekë. Kjo vlerësohet sa një kokërr vezë. Sot një familje e Fierit merr vetëm një kokërr vezë si ndihmë nga qeveria dhe me një kokërr vezë çfarë mund të bëjë bujqësia e fushës së famshme të Myzeqesë?!“, ka akuzuar deputeti Koçi. Më tej, ai ka thënë se për vitin e ardhshëm është parashikuar të jepet vetëm një fond prej 45 milionë lekësh, që do të mund të finalizojnë vetëm dy projekte.

“Dy projektet e parashikuara dhe mund të përballohen me fondin qesharak që ka parashikuar qeveria të akordojë për Qarkun e Fierit, janë njëri për argjinaturën e Semanit dhe një tjetër për në zonën e Lushnjës. Kjo është e vërteta e kësaj qeverie. Nuk ka asnjë fond për kanalet kulluese, vaditëse etj”, ka vijuar më tej deklaratën e tij përfaqësuesi i PS-së.

Burimi: Gazeta Shqip

KESH përmbyt përsëri fshatin që nuk thahet prej një viti
Asnjë masë serioze nuk u mor pas 4 përmbytjeve të para

Përmbytet për të pestën herë brenda vitit Nënshkodra. Shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës me një intensitet rreth 900 metrash kub ujë në sekondë dhe prurjet e lumit Kir dhe Buna kanë shkaktuar sërish përmbytje masive në fshatin Obot, që ndodhet buzë lumit Buna. Ky lumë ka dalë nga shtrati i tij dhe ka përmbytur qindra hektarë tokë dhe dhjetëra shtëpi. Oboti tashmë është kthyer në simbolin e përmbytjeve të Nënshkodrës.

Përmbytja e pestë e Obotit

I gjithë fshati është i rrethuar nga uji, ndërkohë që brenda zonave të banuara ai ka arritur mbi një metër. Rruga nacionale është bërë e pakalueshme dhe e vetmja mënyrë e banorëve të zonës për t’u lidhur me pjesën tjetër të vendit janë varkat. Përmbytja e ditës së djeshme ka mbuluar me ujë qindra hektarë toka dhe dhjetëra banesa. E vetmja gjë që të bën të mendosh se kjo zonë është e banuar janë çatitë e shtëpive që duken nga larg të rrethuara nga uji. Nga banorët e fshatit Obot vijnë raportime që kanë të bëjnë me një situatë tepër të vështirë që po kalojnë pa asnjë lloj ndihme. Një nga banorët e zonës, Lush Marku, tha për “Shqip” se përmbytja e pestë është me të njëjtat përmasa si ajo e fillimit të këtij viti, por askush nuk po kujdeset për banorët. “Kemi një përmbytje tepër të madhe, të ngjashme me atë të muajit janar dhe askush nuk kujtohet për banorët e zonës. As nuk na kanë lajmëruar se do ketë përmbytje dhe as nuk e shohim prezencën e shtetit në fshat. Uji ka filluar të futet nëpër shtëpi dhe ka arritur mbi një metër, jemi tërësisht të izoluar. Duhet të veprohet sa më shpejt për të gjetur një zgjidhje, pasi kështu nuk jetohet më. Jemi në mëshirë të fatit, kemi mbetur me sy nga uji, kemi frikë të flemë në shtëpitë tona, pasi situata sa vjen e bëhet më e rëndë”. Ndonëse kemi të bëjmë me një përmbytje masive, e ngjashme me atë të fillimvitit në muajin janar, banorët e zonës nuk janë lajmëruar për rrezikun e përmbytjes, për më tepër që nuk shihen në terren strukturat e specializuara të operacioneve të shpëtimit. E vetmja mënyrë komunikimi dhe lidhjeje me pjesën tjetër të vendit kanë ngelur sërish varkat e lundrimit, ndërkohë që fshati Obot është përmbytur që në orët e para të së martës, zona të tjera të Nënshkodrës rrezikojnë nga çasti në çast të preken nga përmbytja. Tashmë në gjithë Qarkun e Shkodrës, si në zonën e Nënshkodrës ashtu dhe në atë të Mbishkodrës, është rikthyer frika e një përmbytjeje masive nga prurjet e përrenjve dhe nga shkarkimet që mund të bëhen prej portave të hidrocentraleve të ngritur mbi kaskadën e lumit Drin.

Edhe Myzeqeja nën ujë

Situatë përmbytjesh edhe në Myzeqe. Më shumë se 200 shtëpi dhe objekte të tjera janë përmbytur nga uji mbrëmjen e së hënës në rrethin e Lushnjës. Fshatrat Mërtishtë, Babunjë, Gradishtë, Gurrës, Rremas, Fierseman janë zonat më të goditura nga përmbytja e banesave. E përmbytur rezulton edhe lagjja Karbunarë e qytetit të Lushnjës. Ujërat e përroit kanë vërshuar në dhjetëra banesa dhe njësi tregtimi. Shirat e rrëmbyeshëm kanë nxjerrë jashtë funksionit sistemin e kanalizimeve të fshatrave, çka ka bërë që uji të vërshojë në banesa. Ndërkaq, dhjetëra bagëti janë mbytur nga uji. Banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve vendore. Sakaq, batica e detit ka shkaktuar çarjen e brezit të rërës, çka ka shkaktuar përmbytje në Karavasta dhe Rremas. Kryetari i komunës, Agim Rredhi, ka deklaruar se po mendohet edhe evakuimi i zonës. Bordi i kullimit është shkaktari i kësaj situate të krijuar në Lushnjë, ndërkohë që njësitë e qeverisjes vendore të prekura nga situata e rëndë justifikohen se nuk kanë pasur fonde për investime. E njëjta situatë paraqitet dhe në rrethin e Fierit. Rreth 150 banesa dhe lokale në Komunën Qendër të Rrethit të Fierit janë përmbytur, ndërsa janë dëmtuar rreth 250 hektarë tokë bujqësore. Banorët ankohen se përmbytjet po shkaktohen nga mospastrimi i kanalit kryesor që përshkon rrugën Fier-Seman, si dhe nga punimet e firmës ndërtuese të rrugës që, sipas tyre, nuk ka bërë ndërtimin e sistemit të kanaleve.

Burimi: Gazeta Shqip

Grabitje me maskë dhe armë në mes të Lushnjës
Vidhen 7.5 milionë lekë, policia ende në kërkim të autorëve

Grabitet me maska dhe armë zjarri një kazino në qendër të qytetit të Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur dje, në orët e para të mëngjesit në lagjen “Loni Dhame”, shumë pranë bashkisë së qytetit, ndërkohë që policia nuk ka ndaluar ndonjë person për këtë ngjarje.

Dy orë para se të mbyllej, pika e lojërave të fatit është sulmuar nga dy grabitës të armatosur dhe me maska. Policia ka nisur punën për identifikimin e tyre, por nuk ka asnjë informacion për emra konkretë autorësh.

Ngjarja

Ka qenë ora 04:00 e së dielës, kur në kazino kanë qenë vetëm dy punonjësit e saj, pasi të gjithë klientët ishin larguar. Dy punonjësit kanë deklaruar për policinë se ata vazhdonin të qëndronin në kazino, pasi e mbyllnin në orën 06:00 të mëngjesit. Ata kanë treguar se dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë papritur dhe u kanë kërkuar paratë nën kërcënimin e pistoletave. Pa asnjë hezitim, dy punonjësit i kanë dhënë qesen e zezë, ku kishin vendosur paratë jo vetëm të xhiros ditore, por dhe gjendjen e kazinosë, e cila lihej rezervë në rastet ku fitohej nga dikush dhe nuk kishte xhiro mjaftueshëm.

Sipas dëshmisë së punonjësve, mësohet se shuma e parave të vjedhura ka qenë 7.5 milionë lekë. Grabitësit kanë tentuar që të rrëmbejnë edhe monedhat që ndodheshin nëpër kompjuterë, por për shkak të kohës së pamjaftueshme dhe numrit të madh të makinave, janë larguar vetëm me lekët që kanë marrë nga arkëtarët. Gjithçka ka ndodhur brenda 15 minutave dhe më pas autorët janë larguar me një automjet, që i priste jashtë ambienteve të kazinosë.

Edhe pse policia është sinjalizuar menjëherë dhe ka shkuar brenda pak minutash në vendngjarje, nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e autorëve.

Policia ka bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit, duke ngritur postblloqe me patrulla, por nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e grabitësve.

Hetimet

Burime nga grupi hetimor i ngritur për këtë çështje, bëjnë të ditur se ende nuk ka emra konkretë për grabitjen. Mësohet se ekspertët kriminalë kanë marrë në pyetje dy arkëtarët, veç e veç, pasi kishte dyshime se ata mund të ishin të përfshirë në ngjarje. Por më pas, duke përdorur dhe metoda speciale, ka rezultuar se punonjësit kanë qenë të pafajshëm. Mësohet se janë marrë në pyetje dhjetëra persona, që njihen si kontingjent krimi në Lushnjë dhe kanë precedentë penalë për vjedhje. Por, ende nuk është mësuar ndonjë detaj për ngjarjen apo të ketë pasur ndonjë rezultat konkret. Sipas policisë, autorët mund të kenë ardhur nga qytetet përreth dhe nuk janë banorë të Lushnjës.

Ndërkaq mësohet se ekspertët e policisë, kanë marrë në kazino, kamerën e sigurisë. Pritet që pas zbardhjes së filmimeve të mësohen më shumë detaje për skemën e grabitjes dhe të dhëna fizike për dy autorët e ngjarjes. Grabitjet janë kryer në një fenomen shqetësues për Qarkun e Fierit. Kujtojmë që brenda javëve të fundit janë regjistruar disa vjedhje lokalesh dhe banesash.

Burimi: Gazeta Shqip

Shirat dhe stuhitë zhysin Shqipërinë në terr
Shkulja e pemëve dhe reklamave rrezikon njerëzit

Moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin ka shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve dhe probleme në furnizimin me energji elektrike.

Kështu, fillimjava ka nisur me probleme në rrethin e Durrësit, ku ka pasur probleme në qarkullimin e njerëzve dhe të automjeteve, si rezultat i përmbytjeve. Ndërkaq, ka pasur ndërprerje të gjata të energjisë elektrike në zona të ndryshme të qytetit. Rrebeshet e vazhdueshme të shiut kanë çuar në përmbytjen e mjaft rrugëve dhe izolimin e përkohshëm të kateve të para, ndërsa rrëzimi i pemëve ka vënë në rrezik edhe jetë njerëzish. Manovrimi në kohë i drejtuesit të një furgoni pranë “Urës së Dajlanit” ka shmangur rënien e një peme mbi automjetin e mbushur me njerëz, që gjithsesi ka përfunduar jashtë rruge në një kanal, po pa dëmtime në njerëz. Në periferi dhe fshatra, situata është paraqitur më e rënduar. Dhjetëra hektarë tokë gjenden nën ujë, ndërsa dhe mjaft shtëpi janë bllokuar nga uji dhe balta.

Ndërkaq, prej 24 orësh qyteti i Vlorës është përfshirë nga një erë e fuqishme e shoqëruar me rrebeshe shiu. Nga stuhia, nuk kanë shpëtuar rrugët dhe disa lagje të Vlorës, ku shumë pemë dhe tabela reklamash janë shkatërruar dhe këputur duke rrezikuar dhe kalimtarët. Mesditën e djeshme, një tabelë është shkëputur dhe ka rënë në një automjet që po kalonte në zonën e Skelës. Fatmirësisht, dy personat që udhëtonin në këtë automjet kanë shpëtuar pa dëmtime, ndonëse një pjesë e reklamës ka hyrë në pjesën e ndenjëses së pasagjerit. Ndërkohë, stuhia ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike dhe sinjalet e antenave televizive. Shkak është bërë mungesa e energjisë në zonën e Zvërnecit.

Reshjet e dendura të shiut vazhdojnë të krijojnë probleme edhe në rajonin e Kukësit, kryesisht në rrugët rurale, si dhe në sistemin e furnizimit me energji elektrike. Burime të pushtetit vendor tregojnë se dje ka pasur probleme të qarkullimit në rrugët rurale, kryesisht në Shishtavec, Zapod, Kalis etj., por më shqetësues mbetet fakti që prej shumë ditësh disa nga zonat e rrethit të Kukësit, si dhe Valbona në Tropojë, janë pa energji elektrike. Burime nga Komuna Margegaj që përshkohet nga lumi Valbonë, pohojnë se me gjithë kërkesat e vazhdueshme ende nuk ka një projekt të shpejtë dhe emergjent për ndërtimin e rrjetit të dëmtuar të furnizimit me energji. Në fshatrat Rragam, Dragobi, etj., me qindra familje vazhdojnë të qëndrojnë nën terr. Në këtë zonë ka pasur dëme edhe në infrastrukturën turistike, pasi kjo zonë njihet si Park Kombëtar natyror. Edhe në tri komuna të thella të Kukësit Bushtricë, Grykë Çajë dhe Kalis vazhdon të ketë probleme me furnizimin me energji elektrike.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme edhe në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pasi lumi Erzen ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje. Rruga është e bllokuar edhe në fshatin Gracen. Kalimi aty është bërë i rrezikshëm pas rrëzimit të gurëve. Një aks tjetër problematik ka qenë edhe ai Peqin-Elbasan, ku për disa orë është qarkulluar vetëm në njërin sens të rrugës, ndërsa sensi tjetër është bllokuar në afërsi të kthesës së Paprit. Bllokimi ka ardhur si pasojë e rrëshqitjeve nga shpati i malit. Përmbytje ka pasur edhe në qytetin e Elbasanit, pasi përroi i Zaranikës ka dalë nga shtrati.

Ndërkohë, ka mjaftuar vetëm një orë shi me intensitet që qyteti i Fierit të zhytet në ujë dhe terr. Errësira ka qenë më e gjatë për gjysmën e qytetit dhe Patosin ku energjia ka munguar më shumë se 7 orë si pasojë e një defekti në nënstacionin elektrik Fieri 1. Rrebeshi i shiut ka krijuar probleme për qarkullimin në rrugët e qytetit, ndërkohë që situata ka qenë më problematike në aksin kombëtar Fier-Patos ku është dashur ndërhyrja e policisë së qarkullimit rrugor të orientojë lëvizjen e automjeteve. Lumi Gjanica ka shkaktuar përmbytje në shumë banesa të fshatit Adriatik të Rrethit Lushnjë, ndërsa bllokimi i kanaleve kulluese ka shkaktuar përmbytjen e rreth 200 banesave në të gjithë Qarkun e Fierit.

Burimi: Gazeta Shqip

Vidhet kazinoja në qendër të qytetit
LUSHNJË - Një kazino në qendër të qytetit Lushnjë, përballë me bashkinë, është vjedhur rreth orës 04:00 të ditës së diel. Vjedhja është kryer nga dy shtetas të maskuar dhe të pajisur me armë zjarri.

Ndikuar dhe nga momenti kur pranë kësaj kazinoje nuk ka pasur klientë, dy të maskuarit kanë hyrë brenda dhe nën kërcënimin e armëve kanë detyruar punonjësit që të dorëzonin shumën e parave që kishin gjendje në kasafortë. Mësohet se kjo shumë kap shifrën e rreth 7 200 000 lekë. Pasi kanë siguruar paratë, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Është njoftuar menjëherë policia, ndërsa në pyetje janë marrë punonjësit e shërbimit prej të cilëve është mësuar e gjithë ngjarja. Pas kësaj, kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve. Dyshohet se ata janë larguar me një makinë, ndërkohë që mundësia më e madhe është që të jenë nga një qytet tjetër.