Lushnja Portal » Politika

Dritëroi: Përmbytjet, s’mjafton ‘obobo’-ja. Qeveria, si gjinkallat
“Shkrimet dhe intervistat më të mira janë ato që ngjajnë me minifundet e grave. Sa më të shkurtra, aq më shumë gjëra të tregojnë”. Me këtë fjali shpotitëse të pret në derën e shtëpisë së tij shkrimtari i madh Dritëro Agolli. I ulur në kolltuk në sallonin e shtëpisë, ai mban përpara paketën e cigareve dhe një gjysmë gote të vogël raki. Shtëpia është e thjeshtë, por tepër e këndshme. Muret janë të veshur nga pikturat, të gjitha dhurata miqsh ndër vite. Teksa e pyet për pikturat, ai mund të të shpjegojë për orë të tëra. Çdo pikturë është një kujtim, një mik i mirë që e viziton shpesh, por edhe ndonjë mik ka vite që nuk jeton më. Çdo gjë e kësaj shtëpize të rregulluar në mënyrë perfekte është një kujtim për shkrimtarin e madh, është një pjesë e jetës së tij të mbushur me histori nga më të ndryshmet.

Shkrimtari sheh me vëmendje lajmet në televizor, ndërsa pranë tij ndodhen gazetat që ka lexuar gjatë ditës. Është i përqendruar tek situata e ditëve të fundit në Shkodër. “Unë jam gjysmë shkodran. Jo sepse kam marrë gruan nga Shkodra, por sepse kam qenë shkodran edhe më parë”, – thotë duke buzëqeshur dhe treguar me dorë nga bashkëshortja, Sadija. 46 vjet të martuar! Një jetë e kaluar së bashku, një jetë duke ndihmuar njëri-tjetrin, aq sa tani janë bërë një. Dritëroi ulet, Sadija i rregullon kolltukun; ai ndez cigaren, ajo i afron tavllën. Harmonia mes tyre është tepër e dukshme dhe ndahen vetëm tek çështja e besimit fetar. Ajo myslimane, ai ateist.

I rritur në një familje bujqish në Devoll, Dritëroi është një njohës i mirë i tokës; si gazetar dhe shkrimtar i vjetër, është një njohës i mirë i Shkodrës dhe shkodranëve. Prandaj i vjen shumë keq për atë që po ndodh në qytetin që ka qenë djepi i kulturës shqiptare. Nisim dhe bisedojmë për përmbytjet dhe të përmbyturit. Biseda shkëputet shumë rrallë kur mes nesh kalojnë nipërit e shkrimtarit, Drisarta dhe Emili i vogël, i cili do të bëhet piktor. Në gjestet e shkrimtarit ndihet dhimbja që ka për qytetin e përmbytur dhe për ata njerëz që duhet të luftojnë çdo ditë me ujin. Ai tregon se mban kontakte të përditshme me të afërmit që ka në Shkodër, ndërsa nga ana tjetër ndjek çdo emision televiziv dhe shkrim në gazeta që ka të bëjë me përmbytjet. Duke fajësuar natyrën për inatin e saj dhe njerëzit për dembelizmin dhe “huqin” për të mos punuar, Dritëro Agolli tregon se çfarë masash mund të merren që djepi i kulturës shqiptare të mos përmbytet më.

Zoti Agolli, Shkodra, djepi i kulturës shqiptare ndodhet nën ujë. Si ndiheni ju, një dashamirës dhe njohës i vjetër e Shkodrës, për këtë situatë?

Një miku im më ka thënë se fjalimet edhe artikujt, qoftë edhe intervistat, më të bukura dalin kur janë si minifundet e vajzave. Vajza sa më të shkurtër ta ketë fustanin, aq më bukur del. Edhe fjalimi që mbahet është si minifundi i shkurtër i vajzave, po të jetë i shkurtër pëlqehet, siç na pëlqejnë të gjithë ne minifundet, se shohim gjëra aty. Kurse po të jenë të gjata shumë, nuk sheh shumë gjëra. Por, unë kam frikë se mos kjo bisedë që po bëjmë bashkë do dalë e gjatë. Kjo është një hyrje më shumë si një autoparalajmërim i vetes sime që të mos zgjatem shumë.

Por, në Shkodër gjendja është shumë e keqe, është si në kohërat e vjetra të përmbytjeve të mëdha dhe çdo njeriu i vjen keq edhe trishtohet duke parë këtë gjendje të tillë, që të mbushur me ujë të shohësh jo vetëm një qytet, jo vetëm një arë, por të shohësh të gjithë krahinën e përmbytur, vetëm ujë dhe tek-tuk disa çati të shtëpive, flas për fushën. Kurse në qytet uji është si lum. Rrugët janë lumenj, sa bulevarde apo rrugica ka qyteti, aq lumenj ka. Aq sa edhe në fusha dhe në male, në një gjendje të zakonshme, nuk sheh aq lumenj sa ka në qytetin e Shkodrës. Unë jam gjysmë shkodran, trupi im në përgjithësi është gjysmë shkodran sepse gruaja ime, Sadija është nga Shkodra, dhe ndofta më dhimbset më shumë. Kjo pasi, edhe një gisht t’i pritet Shkodrës duke prerë patate apo qepë, mua më dhemb sepse kështu e kam lidhur jetën. Nuk është vetëm gruaja, por janë motrat e gruas atje, nipërit, mbesat, por jo vetëm atje. Por, unë kam shokë të ngushtë në Shkodër dhe kam pasur. Ata një pjesë kanë vdekur, Tano Banushin fjala vjen, që e kisha mik të ngushtë dhe ishte artist i madh, tanimë nuk është më. Por mua më dhimbset varri i tij, është mbuluar me ujë dhe mund të zbulohet. Po vjehrra që është atje. Po piktori Ismail Lulani që kam pasur si një nga piktorët më të shquar, e kam pasur mik të ngushtë. Po Kel Kodheli, që para disa kohëve ka vdekur 80 e disa vjet, ai që ka bërë atë malësorin, që mendohet (dhe tregon me dorë nga një prej pikturave që ndodhen në murin e sallonit të tij). Por edhe të tjerë shkrimtarë të tjerë të Shkodrës që janë gjallë akoma dhe artistë të shquar të vendit, një kulturë e madhe e vendit tonë, se para viteve ’50 në vitet ’20-’30, Shkodra ka qenë djepi i kulturës artistike, i letërsisë, i muzikës, i ornamenteve, i të qëndisura, i gjërave të tjera që janë ideologjike dhe fetare. Më dhimbsen teksa i shoh të gjitha shtëpitë e përmbytura në katet e para. Zakonisht në katet e para janë bibliotekat, po janë ushqimet, janë libraritë, janë të gjitha këto dhe dhembshuria rritet në shumë. Nëse uji rritet një metër, dhembshuria rritet 100 metër, shkon në një proporcion gjeometrik jo aritmetik.

Po përse është përmbytur Shkodran në këtë formë?

E gjitha kjo ka qenë çrregullime të natyrës, që kanë dhënë kaq shumë shira nga qielli, por edhe mos kullandrisja jonë si një shtëpi, si ky apartament që kam unë. Janë katër dhoma, edhe salloni, edhe kuzhina, por jemi shtatë vetë që jetojmë këtu brenda. Sikur këto shtatë vetë të mos jetonin në këtë shtëpi pesë vjet, ajo do të ishte e shkatërruar. E kam fjalën që edhe dora e njeriut, përveçse ajo e shuplaka e madhe, panxha e natyrës, lidhen bashkë të dyja. Se kësaj natyre e këtyre qyteteve (Shkodrës) i kemi dhënë dy panxha të madha, shuplaka të mëdha si panxha ariu. Nuk mjaftonte natyra, por edhe ne i dhamë një panxhë dhe u bashkuam me natyrën. Sepse edhe vetë njeriu është një pjesëz e natyrës, njeriu, lepuri, majmuni, pemët…

Nëse i ndajmë këto, kush ia ka dhënë panxhën më të madhe, natyra apo njerëzit?

Unë them që e kemi dhënë të barabartë këtë lloj përmbytje, këtë lloj kataklizmi, siç i thonë fetarët. Tek kjo përmbytje e Shkodrës, kjo dhembshuri që thashë unë vjen që nga Konispoli deri lart në Vermosh, por shkon edhe në të gjithë Europën, në Amerikë, në Kinë e deri në Australi, kudo që ka emigrantë shqiptarë. Domethënë, nuk është vetëm dhimbja e banorëve që jetojnë këtu, por është një dhimbje e përgjithshme. Por, nuk mjafton vetëm të rënkosh ‘obobo çfarë na gjeti dhe çfarë është kjo hata’ e të vëmë duart në kokë. Fundja kjo është një gjë që rregullohet se njerëzit do të jetojnë, njerëzit janë shumë të zotë, që edhe nga guri mund të nxjerr lëng. Kështu që, kjo do të bëhet siç ishte, flas për Shkodrën dhe për vende të tjera që janë përmbytur, por mbase mund të bëhet edhe më mirë. Më mirë bëhet duke mësuar.

Por ne, a duhet të kishim mësuar, sepse ne u paralajmëruam në janar të vitit të kaluar dhe prapë e lamë ashtu…

Jo vetëm në janar, por edhe më vonë kanë ndodhur disa përmbytje, të vogla, por kanë bërë dëme. Tani, të kalojmë tek pyetja e dytë e juaja. Se e fillova me të thënat. Njeriu është një qenie mëson gjithnjë, mëson të pi gji kur lind, mëson të ngrihet në këmbë, mëson të bëhet djalë, të dashurohet, të martohet, mëson të bëhet burrë i pjekur, mëson të plaket, mëson edhe të vdesë, se edhe në vdekje duhet të mësohesh që të mos bëhesh qesharak, “obobo çfarë më gjeti mua” dhe të zësh të qash nën jorgan, por mëson të mbash veten. Në të gjitha këto periudha që kemi kaluar me përmbytje, si njerëz duhet të kishim mësuar, se njeriu ka tendencë gjithmonë për të mësuar.

Çfarë duhet të mësojmë atëherë?

Ndodh përmbytja e parë, duhet të mësohesh që të mos ndodh përmbytja e dytë, të marrësh masa të atilla që përmbytja e dytë të jetë, por mos të jetë kaq e rëndë. Ta lehtësosh këtë përmbytje, se edhe qiellit dhe natyrës nuk ke çfarë i bën, ajo zemërohet dhe ka arsye të zemërohet. Por ne çfarë kemi bërë? Ne kemi prerë pyjet! Po të shkosh të bësh një shëtitje nga Lura, nga Gramozi, nga Morava, nga Pogradeci, po të shkosh në rrethet e Korçës, të shkosh në Trenova, ishte pylli i madh me bredha Bozhdoveci, ato të gjitha janë prerë. Po të shkosh nga Gjirokastra, por edhe nga Përmeti, do t’i gjesh të prera. Pse do t’i gjesh? Nga ajo babëzia për të fituar, për t’u pasuruar. Ta vësh në përdorim drurin për të përfituar, për ta djegur, kështu nuk ka pasur nga të gjitha qeveritë, nuk them nga një qeveri, por edhe nga qeveria socialiste që e ka mbajtur tetë vjet, edhe nga kjo qeveri, të gjithë këta e kanë përbuzur atë mësim që i jep populli, që thotë se njeriu mëson që sa të pi gji dhe vazhdon mësimi. Ne nuk kemi mësuar nga këto dhe kemi menduar sot për nesër. Sot merrja aheng të bëjmë, ne jemi si gjinkallat, gjinkalla këndon tërë verën. Bën festivale dhe gjinkalla. Sa të ngrihesh në mëngjes po të vesh në vende ku këndojnë ato, në korie, ato të çmendin, se ato mblidhen shumë janë komunitet, ato llafosen duke kënduar, se fjalën ato që komunikojnë me njëra-tjetrën e kanë këngë, e kanë opera. Kështu e kanë ato dhe e kanë komunikim. Ne jemi gjinkalla dhe këndojmë në verë, nuk jemi milingona që të punojmë tërë verën dhe e ruajnë ushqimin për dimër, kanë ato vrimat e tyre që i fusin atje dhe i ruajnë. Ne jemi sot për sot, këndojmë, nuk hapim as kanale, nuk pastrojmë edhe ato kanale që janë, që kanë qenë, nuk shohim një vizitë t’i bëjmë bashkë me specialistë, por shkon një ministër dhe shikon nga lart, seç duket një gjë. Nuk shkon, fjala vjen, te digat e harruara, se ka diga të liqeneve vaditëse, nuk shkon t’i vizitojë këto që 20 vjet me radhë nuk janë vizituar, që e mban këtë ujë kjo apo nuk e mban, për ta pastruar, për ta rregulluar. Nuk shkon tek vijat kulluese, janë bërë këto vija kulluese nëpër ara siç i bënin dikur pleqtë që hiqnin një parmendë në mes të arës në mënyrë që të kullonte uji. Nuk shikojnë argjinaturat se si janë bërë. i ndërtuam ne, bëmë argjinatura, njerëzit shkojnë dhe i marrin pllaka për të bërë shtëpi dhe i preshin. Nuk vizitojnë më hidrovoret dhe pompat. Sa? Kemi kaq. i kemi në rregull këto hidrovore? Nuk i kemi. Po t’i bëjmë gati se do të vijë një dimër, nëntori është me shira të mëdha dhe gjysma e tetorit madje, marsi, shkurti, prilli, janë me shira, me rrebeshe. Nuk vemi të shikojmë si i kemi këto argjinatura, si e kemi këtë hidrovor, por si janë këto gjërat teknike të harruara.

Mua më kujtohet, kur isha 8-9-10 vjeç, që kishim një arë buzë lumit në Devoll, Ormane i thoshim atyre, atje bënin prita, në mënyrë që të mos e gërryente arën lumi, me hunj të mëdhenj me majë, por prej ahu, apo lisi. Vinte uji dhe nuk hynte në arë, se e prisnin ata dhe uji shkon në shtratin e tij. Ne këtu përfitonim. Pse? Se këto mbusheshin me tinë, i themi ne asaj baltës së vogël, mbusheshim me tinë dhe dalëngadalë ata ktheheshin si livadhe dhe përfitoje dhe nga kjo tokë.

Kur kultura e popullit i ka këto, pse nuk bëhen më?

Nuk bëhet sepse edhe fshatarët nuk kanë forcë pune, pasi disa kanë ikur emigrantë, ata djemtë që mund t’i bënin këto dhe disa të tjerë janë dembelosur dhe janë mësuar në kooperativa që ia bënte shteti, 50 vjet me kooperativa që të mi bëjë shteti thotë. Ai duhet ta bëjë vetë, që të mbrojë shtëpinë e tij, të mbrojë tokën. (Dritëro Agolli vjen nga një familje bujqish nga Devolli) Në ara, kur lironim ne, se e liroja dhe unë, arën e mbillnim me grurë, misër apo fasule dhe pastaj bënim në 4-5 metra nga një vijë me parmendë. Kur isha vogël pyesja pse bëheshin këto vija të tilla pasi e mbollëm? Dëgjo o djalë, thoshte gjyshi, këto tani e tërheqin ujin dhe e dërgojnë poshtë, e bënin në atë mënyrë që kishte pjerrësi, jo të bëhej pellg. Këto nuk bëhen. Sado shi që të binte në atë arë, duhej të ndodhte një hata e madhe që t’i mbulonte lumi, ato mbeteshin të paprekura.

Po shteti, pse nuk i bën këto?

Tani vetë fshatarët duhet t’i bëjnë këto të arave të tyre, të mbrojnë shtëpinë e tyre dhe shteti të ndihmojë në këtë mënyrë, që të bëjë punët e mëdha që nuk i bën dot fshatari. Fshatari nuk bën dot një argjinaturë, si ajo argjinatura e Torovicës. Domethënë, kaq vjet me radhë, që kur është ndërtuar në kohën e socializmit, vetëm sivjet u hodh një brez. Kjo sepse ne e bëjmë vezën kur na vjen, nuk marrim masa që unë do të bëj një vezë, por kur na vjen me nder tek prapanica, atëherë mendohemi që ku do ta shpiem këtë vezë. Pra, kur bien të këtilla atëherë mendohemi të gjithë, qoftë mazhoranca, qoftë opozita, të gjithë këtë mendohen se do të bëjmë këtë e do të bëjmë atë, po pse s’e bëre që përpara? Unë jam i bindur që prapë nuk do t’i bëjnë këto. Këto janë tani në pije e sipër. Kjo është pije. Unë do të bëj këtë, do t’i vete filanit do t’i them se ti je zuzar, më ke bërë këtë. Sa i del pija thotë: “E mo, mbrëmë hëngrëm pak mut, nuk është ndonjë gjë”.

Është një përrallë, gjysmë-përrallë e një fshatari, vajti për darkë tek një miku i tij. Por, ky i zoti i shtëpisë e kishte mik shumë të ngushtë dhe u gëzua kur i erdhi ky nga larg dhe i tha: Më gëzove shumë o mik që erdhe. Edhe pinë sa pinë, ngritën dolli edhe tha: Unë ty do të jap mëzin të racës më të mirë. Dhe ti do ta kesh këtë, – tha, nga unë peshqesh se është racë e shkëlqyer, se më gëzove që erdhe. Të nesërmen u ngrit në mëngjes, i kish dalë pija të zotit të shtëpisë, ishte duke bërë kafen atje, pak shi i vërejtur tha: Dëgjo o Selman, mbrëmë sikur hëngrëm pak mut. Nuk donte t’i jepte atë mëzin. Jo iu kthye miku: Tani po hamë mut, se mbrëmë mirë ishim ne. Kështu që, ne kur na vjen pija bëjmë premtime, do të bëj këtë e do të jap këtë. Na del kjo pija, se edhe kjo pija është, edhe kur na del themi se ka kohë, do t’i bëjmë, prandaj shkon kështu.

Po fshatarët, a besojnë se situata do të rregullohet?

Fshatarët nuk besojnë shumë që do të rregullohet. Dhe një fakt është, por është si një fakt shumë domethënës. Një shkodran, që e kam dëgjuar dhe që e njoh unë nga Andro Jovani, por fshati ishte Vraka, vrakaçorët që i thoshim ne. Ai e kishte blerë që vjet, kur u bë përmbytja, varkën. Po i thanë ata pse e bërë mo tani. Po iku ajo punë. Jo mo, ta kem këtë unë se prapë do të përmbytem, po do ta shihni, do të më lusni ju mua për këtë varkën, pa bëni të gjithë nga një varkë. Kështu që, edhe kjo na kujton atë të Biblës, të varkës së Noes, ai e bëri varkën, në mal. Noe kishte tre djem, Fetin, Semin dhe Hamin. Hami ishte më tersi. Ky Noeja kishte qejf që të hidhte ndonjë gotë raki dhe punonte atje, ishte dhe vapë e madhe në atë kohë. Edhe ky shtrihej pasi pinte. Këto gratë e këtyre djemve e shihnin edhe kështu që, me brekë të shkurtra siç ishin në atë kohë, i dilnin këto gjërat e turpshme. Dhe iu ankua burrave, e shoqja e Hamit, i tha që yt atë del këtu dhe shtrihet edhe ne kemi turp të dalim andej. Edhe i thotë të atit: Ti je i tillë, se ti del atje punon me atë varkë kot, shtrihesh dhe s’e sheh që kemi gra. Mos pi, i tha. Ik o se nuk di ti gjë, i thotë i ati, shiko atje ato gratë e tua, ato gjërat që të mos trazojnë mua, se unë di çfarë bëj, do ta shikosh si do të bëhet këtu. Pastaj filloi përmbytja e madhe, i thonë përmbytja e botës, ai në varkë kishte marrë nga të gjithë speciet që ishin, sipas legjendës. Hynë të gjithë aty. Edhe ky Hami, e mo tha, po të mos e kisha bërë unë këtë varkë dhe të mos pija ndonjë gotë, të mos kisha ndonjë huq të tillë, ku do të ishe ti, do të ishe mbytur si qeni, po do të hedh nga varka. Aman o baba se bëra gabim, i thotë. Hyni këtu, tha, e mos bëni shamatë, se një njeri e ka një huq, do ta bëjë këtë punë.

Por, mirë ne huqin e kemi të keq, huqin e kemi të dembelizmit. Por, po ta kishin ashtu dhe të bënim si Noeja, le të pinim edhe nga një gotë, por të merrnim masa që të mos përmbyteshim, ta bënim si varkë këto tokat. Edhe politikanët e kanë një huq, që thërrasin, që zihen në parlament, që ngrenë zërin, mirë por kanë vetëm një huq, nuk kanë punën. Kështu që, këta zihen, por jo për të ndërtuar një “varkë”, por zihen ti je bllokmen dhe ju jeni pinjollët e bllokmenëve. Tani, të dyja partitë kanë ish-bllokmenë, s’ka nevojë t’i numëroj se pastaj do të thonë, do të zemërohen, se kanë ish-bllokmenë. Edhe vajza ka ish-bllokmenë edhe djem ish-bllokmenë. Partia Demokratike ka katër ish-bllokmenë, ndërsa Partia Socialiste ka tre. Aty-aty janë, prandaj mos u zini. Duhet të zihen për bllokmenët e fushave, për fushën bllokmenë, që ta bëjmë bllok fushën që të mos hyjë njeri.

Qeveria tha përpara një muaji e njerëzit duhet të rrinë të qetë se nuk duhet të përmbyten. A ndikoi kjo deklaratë tek njerëzit?

Njeriu duhet të mbajë një rezervë, të mos jetë optimist deri në kulm se nuk i dihet asaj. Edhe kur flet, edhe kur bën, duhet të jetë i matur. Ne do të bëjmë përpjekjet më të mëdha për ta bërë këtë, por jo kjo u bë dhe mbaroi, nuk do të ketë më shira, nuk do të ketë më përmbytje, nuk ia del asaj. Do të thuash në parlament, ne do të bëjmë çmos, do të bëjmë të gjithë këto kontrolle të mëdha, të gjithë këto punë për kanalet dhe këto, por tani ne nuk e kemi në dorë këtë natyrë kaq të madhe që po zbresin akullnajat. Domethënë, nuk mund të jetosh kështu se bëhesh Don Kishot, s’ka çfarë më bën mua thotë, do t’i dal gjigantit, do ta dërrmojë. Kështu që, kjo i ka marrë në qafë njerëzit tanë që kanë qenë tepër optimistë dhe kanë lajthitur mendjen në zgjedhje. Edhe në zgjedhje duhet mbajtur mendja pak, të mos lajthisë, vër diçka këtu në xhep dhe shtrëngoje ndonjëherë kur e tepron, që të kujtohesh, por një si gështenjë. Por me disa gjilpëra që kur e shkel atë kujtohesh, të vijnë mend, që të mos e teprosh këtë gjë se nuk bëhen ato gjëra. Pastaj nuk duhet t’i qepesh vetëm një drejtimi dhe 10-20 vjet të mbash atë drejtim. Mirëpo të bësh rrugë 20 vjet nuk jetojnë dot se përmbyten, apo të çahen, apo të bie mali mbi rrugë. Ti duhet të interesohesh për pyjet, për të gjitha. Domethënë, paralel të shkojnë njerëz që i japin një rëndësi më të madhe. Por, mos harro të tjerat, se prishet çdo gjë pastaj.

Po qytetin, si mund ta mbrojmë nga përmbytjet?

Mao Ce Duni thoshte: “Fshati të rrethojë qytetin!” Është ajo e Mao Ce Dunit. Por ai e thoshte në kuptimin po të dalin reaksionarë në qytet, fshati të rrethojë qytetin. Kurse ne e kishim tjetër: T’i bëjmë malet si fushat, që edhe atëherë në kohën e socializmit u bënë gabime të mëdha, se u hoqën shkurre, u prishën, filloi erozionit. Atëherë unë isha me Jashar Qemalin, shkrimtar shumë i madh turk, me Mehdin Caku nëse e ke lexuar. Edhe shkonim në rrugën nga Ballshi, Tepelena andej. Atëherë të gjithë ato që ishin buzë përrenjve ishin prerë shkurre të gjitha dhe ishin bërë për t’u mbjellë, me brezare dhe me tokë. Jashari që e njihte mirë tokën tha, e gjithë kjo tokë do të bjerë në përrua, është një katastrofë e madhe. Tani as për qind e pyjeve kanë mbetur?

Të kthehemi edhe një herë tek qyteti i Shkodrës. A mund ta marrë më veten pas kësaj çfarë pasojash do të lerë kjo përmbytje?

Unë besoj se Shkodra do ta marrë veten. Do ta marrë veten edhe do të rriten kujtime. Shkodra si qytet nuk do të ketë të vështirë, si fushë ka vështirësi. Puna është që të mos dalin ujërat e zeza në dritë. Të marrin masa tani që të mos jenë bllokuar, ato që dalin nga nevojtoret edhe të shpërthejnë. Kjo është.

Mos përmbyten prapë vitin tjetër?

Epo, kjo është e keqja. Puna duhet të fillojë nga ato që bëhen shkak për përmbytjet. Që nga digat e gjer te argjinaturat e lumenjve dhe përrenjve.

Po politikanët çfarë duhet të bëjnë për të ndihmuar njerëzit?

Politikanët në parlament duhet të punojnë që të mos ketë më katastrofa të tilla. Duhet të diskutojnë shtruar, pa u zemëruar, ja siç po bisedojmë ne të dy ose siç bisedojnë ndonjëherë në kafe, dhe të thonë ore na ndodhi kjo gjë dhe të thonë çfarë mendimi keni ju secili. Por, kjo nuk ndodh. Njëri thotë kjo digë duhet bërë kështu, tjetri përgjigjet: Bllokmen i poshtër, ta di unë biografinë, ku ka qenë nëna jote. Më kujtohet Hamit Beqja (Babai i deputetit Ilir Beqja). Hamiti u përzu nga Komiteti Qendror sepse ishte një nga njerëzit më të mirë, demokrat në shpirt. Ai ishte një nëpunës i Komitetit Qendror edhe e përzuri Enveri. Parlamenti ynë ka një gjë të keqe që punon gjithnjë si në 91, 92, 93. Nuk ndërron sipas situatave, por vetëm një lloj lufte bën. Luftë jo me dyfek, por luftë me gojë. Një filozof modern, rektori i universitetit “La Sapienza” në Romë, ka bërë një libër ku thotë që nuk duhet të përdoren të njëjtat metoda. Ne në parlament përdorim gjithmonë të njëjtat metoda. Ja ta shohësh se si do të zihen kur të mblidhen për Shkodrën. Do fillojnë e do thonë: Ju bllokmenët që u gëzuat që u përmbyt Shkodra. Ju fërkuat duart se kryetari juaj nuk erdhi atje që në fillim, por erdhi vonë… Ja kur ta thonë këtë më telefono dhe do flasim sërish.

Po në këtë rast kush humbet?

Këtu humbet populli, sepse politikanët ata janë gjithmonë. Ja do të bëhen zgjedhjet dhe pjesa më e madhe do të jenë sërish deputetë. Po nuk u zgjidhën këto gjëra bashkërisht humbet populli. Në punë dhe në luftë njeriu është vëlla. Pra nuk ka këtu të majtë edhe të djathtë. Kur kërcënohet Shqipëria nga një fuqi madhore duhet të mbrosh vendin tënd. Në këtë rast armiku është uji. Bashkërisht duhet të luftohet që ta mënjanosh këtë përmbytje në të ardhmen. Mos të mbledhësh vetëm ministra, por zgjidh edhe tre- katër ekspertë që të thonë: ore dale se kjo është kështu. E keqja jonë është që nuk përdorim ekspertë sepse i quajmë këta se janë me të vjetrën. Por me të vjetrën janë bërë shumë gjëra. Duhet të shfrytëzosh eksperiencën e të vjetërve, pavarësisht se çfarë politike ka qenë.

Mos vallë Rama dhe Berisha duhet të ulen në tavolinë të shoqëruar nga ekspertët e tyre dhe të diskutojnë për Shkodrën?

Mund të bëhet edhe ajo, por ata më mirë të ndodhë në parlament. Ata të dy nuk janë të tillë njerëz, që të ulen. Ata do të zihen atje. Do të thonë ja ti i ke fajet se ke marrë këtë dhe atë. Në qoftë se ulen ata të dy duhet të jenë edhe nja 10 a 15 specialistë që të flasin. Vetëm kështu mund të bëhet. Ata të dy vetëm mund të prishin gjërat. Këta specialistët e zotë që kanë bërë digat dhe kanë tharë kënetat dinë ti japin zgjidhje situatës. Pa specialistë nuk bëhet dot gjë. Nuk është si ajo puna e Tanjës (Dritëroi i referohet eurodeputetes Tanja Fajon që ndihmoi Shqipërinë në procesin e liberalizimit të vizave), që të vijë ajo dhe pa ditur fare për Shqipërinë të flasë për këto gjëra. Vetëm me këta të dy, ma merr mendja se me 99% nuk bëhet. Unë them që të bëhet një mbledhje të jetë Sali Berisha, Edi Rama, Presidenti Bamir Topi, të jetë ndoshta edhe Gramoz Ruçi. Edhe vetë Jozefina që të mos i ngelet hatri se është shkodrane, edhe të jenë 15 specialistë nga më të mirët e vendit edhe të diskutohet kjo punë si do ta bëjmë. Na ndodhi kjo, çdo të bëjmë pas përmbytjes, cilat gjëra do të rregullojmë apo jo. Dhe kjo bile të shkruhet, e para: Do të bëjmë këtë gjë, fjala vjen hidrovoret që të shtohen nëse janë pak që të tërheqin ujërat, argjinatura, kanalet të pastrohen edhe të hapen dhe shumë gjëra të tjera. Duhet të shkruhet që të bëhen mirë vijat ujëmbledhëse dhe pyjet anës rrugës. Se ne bëjmë rrugën, por nuk bëjmë vijën. Pastaj duhet të jemi të kujdesshëm që të mos i mbushim digat deri në fund, të lëmë një hapësirë kur të fillojnë shirat në nëntor dhe dhjetor. Edhe në termometër lihet pak hapësirë, hapësira e Toriçelit që i thonë. E lë një hapësirë, sepse po e mbushe plot ajo pëlcet. Ja këtë shishe, mbushe plot dhe shtype, kjo pëlcet. Nuk të vret kështu, por të vret me ujë.

Burimi: Shekulli Online

Dhëndri i Topallit, emërohet Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Paris
Ambasada jonë në Francë, një çerdhe familjare për qokat e politikës. Këngëtari ende student, i bashkohet ish-bashkëshortes së Fatos Nanos

Luiz Ejlli, këngëtari i njohur edhe si i fejuari zyrtar i vajzës së Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, sapo është emëruar në mënyrë të habitshme, Sekretar i Parë për Kulturën dhe Turizmin në Ambasadën Shqiptare në Paris.

Dje kanë qarkulluar lajmet e para se z. Ejlli është emëruar atashe në këtë ambasadë dhe pas interesimit të “Shekullit”, një burim nga Parisi konfirmon se dhëndri i znj.Topalli është emëruar në postin e sekretarit të parë të Ambasadës: “Jo atashe, se atasheu e ka rrogën të ulët, – shtoi me ironi burimi diplomatik i “Shekullit” në kryeqytetin francez.

Qokave të politikës i shtohet kështu edhe një tjetër rast flagrant i emërimeve nepotike, për të cilin sigurisht shoqëria shqiptare dhe publiku do marrin si përgjigje vetëm arrogancën e emëruesit, në këtë rast zonja që drejton Kuvendin e Shqipërisë.

Vajza e saj, kalon bashkë me të fejuarin nga Strasburgu, ku studionte, në Paris, por Parisi është i shtrenjtë. Emërimi e ndihmon goxha çiftin e ri të bëhet me rrogë dhe shtëpi. A nuk është e bukur jeta? Sigurisht, po të kesh mamin apo babin me pushtet, në Shqipëri jeta është jo vetëm e bukur, por edhe e lehtë.

Por Luiz Ejlli nuk është i vetmi emërim nepotik në këtë ambasadë. Ambasada shqiptare në Paris është kthyer në një çerdhe familjare të politikës së Tiranës. Gjysma e diplomatëve shqiptarë në Paris, kryeqyteti ku luhet integrimi i Shqipërisë në BE, nuk kanë asnjë lidhje me diplomacinë, por vetëm me politikanë që i kane emëruar ata.

Zonja Rexhina Nano, këshilltare ekonomike e ambasadës me banesë të përhershme në Francë është emëruar aty për të qëndruar pranë bijës së saj, qe ka mbaruar studimet në Francë. Emërimi në ambasadë qe mjaft oportun për ta bërë të lehtë këtë. Sa investitore franceze ka sjellë si zonja Nano në Shqipëri? Në ministri të jashtme fytyra e saj është e panjohur, z. Hqaxhinasto le të flasë, nëse nuk është kështu…

Ka edhe persona të tjerë në këtë ambasadë, emrat e të cilëve mund të gjenden lehtë në faqen zyrtare të ambasadës dhe si për çudi kanë mbiemra shumë të njohur në Tiranë.

Shqiptarët janë mësuar tashmë me pezmin që shkaktojnë këto emërime, por është për të vënë duart në kokë që në ambasadën më të rëndësishme në Europë, pas Brukselit, Shqipëria nuk ka as edhe një diplomat karriere.

Ambasadori Ylljet Aliçka, me gjithë cilësitë e larta humane dhe artistike që mund të ketë, nuk ka formim apo stazh diplomatik. Çdo të mendonte Shqipëria, sikur amerikanët, francezët, apo gjermanët, të sillnin në vendin tonë si ambasadorë njerëz pa lidhje me diplomacinë?

Në Paris, në fakt, kjo që po ndodh në ambasadën shqiptare nuk shihet aspak mirë.

Në listën e emërimeve në këtë ambasadë, veçojmë edhe emrin e atasheut ushtarak që ndodhet në atë post prej rreth 10 vitesh (!), një zyrtar dhe njeri jashtëzakonisht i mirë, siç përshkruhet nga kolegë dhe të njohur. E përshëndesim, e respektojmë, por një vend serioz ka rregulla dhe jo miq, nuk mund te lihet 10 vjet në një post në ambasadë i njëjti njeri, e sidomos në dosjet ushtarake (qoftë edhe për ato rreziqet konfidenciale që i kemi prekur pak ditë më parë në çështjen e laptopit misterioz të zhdukur nga selia diplomatike e Nju Jorkut).

Skandali, darka e 28 nëntorit me pagesë për shqiptarë në Paris

Që prej 20 vitesh është hera e parë në këtë 28 nëntor 2010, që në Paris, shqiptarët e atjeshëm kanë përjetuar një fyerje në identitetin si shqiptar. Është traditë që për festën kombëtare, diaspora mblidhet rreth ambasadorit. Nuk janë patatinat që i mbledhin njerëzit, por dëshira për të parë njëri-tjetrin një herë në vit; Kjo ditë është po ashtu rasti i vizitave që bëjnë në pritje dhe autoritetet e vendit pritës (diplomatë e funksionarë të larte francez). Niveli i përfaqësimit të tyre është tregues i vëmendjes që tregojnë ndaj vendit tonë. E pra, stafi aktual në ambasadën tonë në Paris, do të mbahet mend si stafi i parë që e preu këtë tradite vitale. Arsyeja? S’kemi buxhet. Shteti shqiptar harxhon 1 miliard e gjysmë euro për të bërë një rrugë që shembet dy herë në muaj, dhe nuk paska 2 mije euro për ca shishe me fanta e koka-kola, që shqiptarë Shqipërie e Kosove të gjinden njëherë në vit kokë më kokë në tokë të huaj e të bisedojnë?

Është një skandal dhe burracakëri ajo që ndodhi këtë vit kur në Tiranë trumbetohen suksese ekonomike dhe bollëk etj. Festën në Paris ambasada ja dha një “nënkontraktori”, dy vëllezër shqiptarë maqedonas që kanë një teatër-restorant, ku bënë një darkë me “Pagesë”. Të paguash për të shkuar tek festa e vendit tënd, ka qenë një gjë që nuk e kanë përtypur dot shqiptarët e Parisit. Nuk vajti thuajse askush nga diaspora e Shqipërisë përveç ambasadorit.

Sikur pagesat që bën diaspora për dokumente konsullore të ruheshin për këtë ditë feste kombëtare që të organizohet denjësisht, problemi do të ishte vetvetiu i zgjidhur. Në këtë ditë pritje, vetëm nga takimet midis funksionarëve e investitorëve francezë dhe diasporës shqiptare, fitohej aq shumë me lidhje dhe shkëmbime kartëvizitash, sa puna që mund të bëjnë gjatë një shekulli Rexhina Nano apo dhëndri i Jozefinës.

Web site i ambasadës

http://www.amb-albanie.fr/ambassade.html

Cilët janë, zoti Ejlli dhe zonjusha Topalli

Luiz Ejlli, këngëtari nga Shkodra, është bërë fillimisht i njohur tek “Ethet e së premtes mbrëma”, në edicionin e dytë të tij ku edhe fitoi çmimin e parë, në vitin 2004. Në RTSH fitoi çmimin e parë tek festivali i këngës “Magjike” në duet me Juliana Pashën. Aktualisht është student për Juridik në Strasburg. Megi quhet vajza, me të cilën Luizi po jeton një histori dashurie trevjeçare. Kjo është vajza e kryetares së Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Jozefina Topallit. Dy të rinjtë moshatarë, mbase mund të kenë pasur edhe njohje të hershme, por ata kanë filluar të shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit rreth tre vite më parë, pikërisht atëherë kur Luizi ishte në kulmin e suksesit të tij si këngëtar. Vajza brune simpatike, me mjaft ngjashmëri në portret me të ëmën, jeton në Francë, pikërisht aty ku Luizi tani mund ta arrijë dhe ku ka marrë një emërim të shpejtë në një post “pëllumbash” që mund t’i sigurojë çiftit jetesë të mirë me rrogën e paguar nga taksapaguesit shqiptarë. Megi, 20 vjeç, është në vitin e tretë të Universitetit “Luiz Paster”.

Burimi: Shekulli Online

Kreu i PS në Torovicë: Ndërhyrja e vonuar, pasojë e neglizhencës
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka inspektuar sot nga afër zonën e Torovicës. Lideri socialist tha se ndërhyrja në zonat e përmbytura ka qenë e vonuar, ndërsa theksoi se kjo situatë është krijuar si pasojë e neglizhencës.

Rama tha se duhet të ndërhyhet urgjentisht nëse duam që Shkodra dhe Shqipëria të mos përmbyten rregullisht.

Ai kërkoi rishikim të buxhetiit 2011 që të mos ketë më dëme të tilla.

“Të gjitha fondet e infrastrukturës duhen përdorur për të ndalur moçalizimin e Shqipërisë”, theksoi kreu socialist.

Përmbytjet kanë përfshirë sot zona të tjera të vendit, ku reshjet dhe daljet e lumenjve nga shtrati kanë zgjeruar hartën e zonave në ujë. Probleme në Fushë-Krujë, Durrës, Korçë, Berat, Fier, Gjirokastër.

Dalja nga shtrati e lumit Zezë, si pasojë e reshjeve dhe prurjeve të shumta, ka shkaktuar përmbytjen në qytetin e Fushë Krujës dhe zonat përreth. Zona të tëra në Fushë Krujë, Nikel dhe Bubq ndodhen të përmbytura. Situata po bëhet e papërballueshme, duke rënduar veçanërisht jetën e dhjetëra mijëra njerëzve që ndihen të rrezikuar.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i shoqëruar nga deputeti Blendi Klosi, ka qenë në Fushë Krujë për të parë nga afër zonat e përmbytura. Rama e ka quajtur situatën tregues të qartë të dështimit të qeverisë dhe të Berishës, sepse është faji i tij që të gjitha ato masa që duheshin marrë nuk janë marrë.

Nga ana e tyre banorët janë shprehur se edhe pse në këtë zonë ka fituar PD nuk është bërë asnjë kanalizim. “Na e kanë marrë votën e s’na kanë bërë asnjë kanalizim. S’ka shtet”, ka theksuar njëri prej banorëve. Ndërsa një banor tjetër i zonës tha se nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme nga shteti. “Ka fituar Partia Demokratike dhe Partia Demokratike s’na ka bërë asnjë kanalizim, asgjë, vetëm na ka përmbyt. Kanë ardhur e kanë marrë votën dhe s’na kanë bërë kanalizime. S’ka shtet këtu, shteti është vetëm me mbush xhepat e vet,” deklaroi një tjetër banor.

10.00

Gjendje e fatkeqësisë natyrore edhe në Durrës. Sukth, evakuohen banorët

UPDATE- Pas Shkodres, e Lezhes, gjendje e fatkeqesise natyrore edhe ne Durres. Ne mbledhjen e fundit ne kuader te situates alarmante shkaktuar nga permbytjet, qeveria vendosi “Shpalljen e gjendjes së emergjencës civile (fatkeqësisë natyrore), si pasojë e përkeqësimit të kushteve natyrore të motit e të reshjeve në zonat e përmbytura, në qarkun e Durrësit”.

Rezervuari i Vadardhës është tejmbushur dhe ka filluar të derdhë ujërat duke përmbytur kanalin e Tones. Uji ka hyrë nëpër shtëpitë e këtij fshati dhe Shtabi i Emergjencave ka filluar evakuimin e banorëve në orët e vona të natës.

Gjendja në këtë rezervuar e rëndon situatën edhe më shumë në Hidrovorin e Hamalles, sipas specialistëve të bordit të ujërave. Kreu i Bashkisë së Sukthit, Hyrjan Hasani, ka kërkuar mjete për evakuimin e banorëve, pasi sasia e ujërave është e madhe dhe evidentimi duhej bërë me shpejtësi për të evituar pasojat.

Kjo situatë shumë e rrezikshme është paraqitur edhe në Fushë-Krujë gjatë paradites dhe është ndërhyrë me mjete dhe specialistë për të zhbllokuar saraçineskat e shkarkimit, të cilat ishin dëmtuar. Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave u theksua se është bërë investim në tre rezervuarët e Fushë-Krujës dhe se ky investim ka qenë investim i dështuar.

Edhe atje janë dërguar mjete për të vënë situatën nën kontroll. Drejtori i Bordit të Kullimit, Shyqyri Ballgjini, ka deklaruar se edhe në rezervuarët e Arapajt dhe të Shijakut, gjendja e tyre është kritike. Ai ka bërë me dije gjatë raportimit të situatës se ka ulje të kurrizit të digave dhe se, ndër të tjera, kjo ka ardhur si rezultat i ndërhyrjeve të banorëve, të cilët kanë vendosur tuba për të marrë ujë.

“Atje, – tha Ballgjini, – është hapur nje kanal 1 meter e ca që rrezikon të çahet nga ndërhyrjet”. Ai ka theksuar se në diga askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë përveç specialistëve. Në Fushë-Krujë puna për të stabilizuar situatën në diga ka vazhduar edhe natën e së premtes.

Rihapet autostrada

Pas shumë orësh e bllokuar policia njofton se autostrada Tiranë -Durrës është rihapur për kalimin e të gjitha llojeve të automjeteve. Kërkohet nga drejtuesit e mjeteve kujdes, dhe kufizim shpejtësie në mënyrë të vecantë në segmentin Vorë- Maminas. Policia bën me dije se shpejtësia e automjetev nuk duhet t’i kalojë më shumë se 60 km në orë.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në Durrës, madje niveli i ujit ka pësuar rritje në zonën e autostradës Tiranë-Durrës, duke bllokuar atë qe prej ores 11:00 te paradites se sotme. Bllokimi krijoi radhë te gjatë makinash në pritje për të kaluar në të dy anët e autostradës.

Sipas të dhënave nga qyteti i Durrësit, mësohet se puna në port është paralizuar, ndërkohë që peshkarexhat nuk kanë dalë fare dhe ka pasur vonesa me tragetet.

Në port gjatë paradites nuk është përpunuar asnjë anije mallrash apo traget udhëtarësh.

Burimi: Shekulli Online

Përmbytjet, Rama: Fajtor është Berisha. Justifikimet, një turp
I vetmi fajtor për situatën në Shkodër dhe atë që u ndodh shkodranëve është Sali Berisha që me paaftësi dhe papërgjegjshmëri absolute e ka përmbytur zonën 5 herë. Kështu është shprehur lideri i PS-së, Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, ku u ndal gjerësisht në situatën e përmbytjeve.

“Berisha ka përmbytur Shkodrën për të 5 herë me paaftësi dhe papërgjegjshmëri absolute dhe është fajtori për këtë që u ndodh sot shqiptarëve. Justifikimet për fatkeqësitë natyrore janë turpe që i bën një qeveri që turpin e ka ngrënë bashkë me votën e popullit”- tha Rama.

Sipas tij, qeveria dhe kreu i saj nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet që dha në janar dhe nuk ka marrë asnjë masë për të mbrojtur qytetarët. “Qeveria nuk ka më turp për çfarë bën dhe çfarë thotë”- tha ai.

Shkodra drejt izolimit. Berisha: Shkarkimet të detyruara, evakuohuni

Shkodra drejt izolimit per shkak te vershimit te ujit ne lagjet e qytetit. Uji tashme ka pushtuar shume prej lagjeve hyrese, ne te cilat niveli i ujit eshte rritur gjate nates, nderkohe kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e Shtabit te Emergjencave ne Shkoder ka deklaruar se fjala kyce ne nje moment te tille eshte vetem evakuimi.

Ne zonen e Shkodres nderkohe vazhdon me intensitet evakuimi i banoreve, nderkohe qe qarkullimi ne zone behet ose me kamione te ushtrise, ose me varka. Rruga Shkoder-Tirane vazhdon te jete shume problematike per te levizur. Nen uje jane aktualisht mbi 10 mije hektare toke, me shume se 1 mije njerez te evakuuar dhe mbi 8 mije krere bageti te larguara nga zona e permbytur.

Kryeministri Berisha nga Shkodra ka deklaruar se shkarkimet do vazhdojne me intensitet, per shkak te kushteve qe kane diktuar nje situate te tille. Kaskada sipas specialisteve ka tejkakuar kufirim maksimal dhe per kete do vazhdojne shkarkimet. Ai ka urdheruar marrjen e masave per rezerva ushqimore dhe strehimin e te evakuuarve, nderkohe qe ka deklaruar se ne cdo komune do te qendroje nga nje minister.

Shiroka dhe Zogaj jane të izoluara, pasi ura e Bunës e cila lidh qytetin me këto dy fshatra është mbuluar nga uji, qe mberrin deri ne 1.5 meter.

Te pakalueshme jane edhe pjeset e aksit qe lidhin Shkodren me Malin e Zi, pasi uji ka bllokuar pjesë të aksit nacional Shkodër- Muriqan. Vazhdojnë të jenë të izoluara komunat Dajc, Velipojë e Oboti, Darragjati, Bërdica.

Rruget te pakalueshme jane Shkodër-Tiranë, Shkodër-Velipojë, Shkodër-Obot, Shkodër-Dajç, Shkodër-Bërdicë, Bogë-Shalë, Breglumi-Theth, në rrethin e Pukës i bllokuar aksi Fushë Arrëz-Iballë, në rrethin e Malësisë e Madhe i bllokuar aksi Tamarë-Vukaj.

Gjendje të fatkeqësisë natyrore i ka quajtur kreu i qeverisë përmbytjet më të fundit në zonat e Shkodrës, duke mos ngurruar t’i etiketojë prurjet në kaskada si të tërbuara dhe për pasojë, shkarkimet të detyrueshme.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha bëri një panoramë të situatës, duke deklaruar se situata po menaxhohet me përgjegjësi të plotë dhe për t’i paraprirë pasojave të përmbytjeve po monitorohet me kujdes niveli i liqeneve.

“Ne do të punojmë që të zvogëlojmë në maksimum pasojat e këtyre përmbytjeve”- tha Berisha.

Nje dite me pare, kryeminsitri Sali Berisha tha se në Shkodër do të nisë zbatimi i skemës së evakuimit të banorëve në zonat e përmbytura.

Në mbledhjen e qeverisë e cila u zhvillua në Shkodër, për shkak të gjendjes emergjente të krijuar gjatë 24 orëve të fundit, Berisha tha se situata në kaskadë është e përgatitur për vërshime.

Kryeministri kërkoi që të veprohet me shpejtësi dhe të mbrohen ujësjellsat.

“Kërcënimi më i madh vjen nga vërshimi i lumenjëve, prurjet e Valbonës janë të papërmbajtshme, por ende nuk kemi situatë kritike”-tha Berisha

Ai u shpreh se zona ka patur kërcënime natyrore, ndërsa falenderoi pushtetin lokal për menaxhimin e mirë të situatës.

Me heret Ministri i Brendshëm Lulzim Basha gjatë inspektimit të situatës në Shkodër bëri thirrje për bashkëpunim me kryetarët e komunave për evakuim, me qëllimin e vetëm shpëtimin e jetëve njerëzore. Reshjet e 24 orëve të fundit kanë rënduar përkeqësuar së tepërm situatën në Shkodër ka fryerje të lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës.

Basha tha sedo inspektohen të gjitha zonat e përmbytura, ndërsa theksoi se janë marrë të gjitha masat për evakuimin e banorëve në zonat e përmbytura.

Dështim të qeverisë Berisha e ka quajtur deputeti socialist Ilir Beqja, situatën e përmbytjeve në Shkodër.

Gjatë një deklarate për mediat, Beqja ka kujtuar se sot ndodhen nën ujë Ana e Malit, Dajçi, Velipoja, Guri i Zi, Bërdica e së fundi edhe vetë qyteti i Shkodrës njësoj si një vit më parë.

“Këto përmbytje, që janë kthyer në një dështim të turpshëm të qeverisë Berisha, janë prova më e qartë se shqiptarët qeverisen nga një pushtet që di vetëm të vjedhë, të bëjë propagandë, por që mbytet në një pikë ujë kur vjen puna për të zgjidhur problemet e njerëzve”- tha ai.

Sipas tij, vjet Sali Berisha akuzoi opozitën se përhapte panik e madje bëri me faj edhe vetë perëndinë për vërshimet masive, vetëm e vetëm për të larguar përgjegjësinë nga vetja, ndërkohë që sot ai duhet të dalë publikisht e të pranojë se ka dështuar duke i lënë banorët e Shkodrës në mëshirën e motit.

“Berisha dështoi sepse për një vit qeveria e tij nuk morri asnjë masë për të parandaluar përmbytjet. Berisha dështoi të sigurojë banorët e Shkodrës sepse ai nuk vuri dorë në argjinatura, hidrovore e kanalizime as në qershor, as në korrik, as në gusht. Jo vetëm kaq, por Sali Berisha duhet t’u shpjegojë banorëve të Shkodrës dhe shqiptarëve se përse në vend që të ndërtonte argjinaturat dhe të riparonte hidrovoret e kanalizimet, shkurtoi me 90% fondin e buxhetit për argjinaturat”- tha Beqja.

Reshjet që bien me intensitet kanë sjellë probleme në gjithë zonën e Shkodrës. Oboti vazhdon të jetë nën ujë, ndërkohë që një sërë fshatrash janë të izoluar, si në Kelmend, Shirq, Dajc dhe Ana e Malit.

Niveli i lumenjve, përfshirë Bunën është afër pikës kritike, ndërkohë që në pjesën e molit, uji ka përshkruar tashmë rrugën pedonale.

Burimi: Shekulli Online

Dita e Çlirimit, opozita homazhe te Dëshmorët. LSI, e majtë për një ditë
Sot shqiptaret jane me te lire”. Keshtu eshte shprehur kreu i LSI-se, Ilir Meta, njeheresh numri dy i qeverise gjate homazheve te bera ne Varrezat e Deshmoreve.

Ndonese ne koalicion me PD-ne, LSI, e cila hyri ne zgjedhje si nje parti e majte ndermerr kete veprim qe mund te perkthehet edhe si nje mesazh per publikun se vijon te ruaje idealet e saj.

Kreu i LSI-se, Ilir Meta e vleresoi kete si nje dite te shenuar qe meriton nderim dhe respekt nga te gjithe shqiptaret. Në fjalën e tij Zëvendëskryemistri Meta theksoi se dita e Çlirimit përkon me një dimension të risë lirisë së Shqipëtarëve që është Shqipëria pa viza

“Sot liria është në nivelin më të lartë se asnjëherë tjetër dhe në këtë rrugë shqiptarët do të arrijnë të përsosin edhe më tej lirinë e tyrë dhe do të punojnë së bashku për një Shqipëri Europiane” theksoi Meta.

Pas kesaj, ne memorialin “Nene Shqiperi” ne nderim te 66-vjetorit te clirimit te atdheut opozita vendosi kurora me lule. Kryetari i PS-se, Edi Rama, shoqeruar nga kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruçi vendosen kurora me lule. Te njejten gje bene edhe anetaret e Opozites se Bashkuar.

Burimi: Shekulli Online

A i duhet një makinë-blind Berishës?
Në fushatën elektorale të vitit 2005, Sali Berisha shpenzoi shumë kohë për një spot special për Benz-in e blinduar të Fatos Nanos. Kompania amerikane që mbikëqyrte fushatën, që prodhoi më në fund spotin, pyeste vazhdimisht “Pse” Fatos Nanos i duhej një Benz i blinduar? A ishim ne një vend mafioz dhe ai rrezikohej? Ai ishte ai një reformator i madh dhe rrezikohej nga kundërshtarët e reformave? A ishte ai një vrasës dhe rrezikohej nga armiqtë? Për askënd nga këto pyetje normale nuk kishte përgjigje. Ishte stresuese t’iu shpjegoje se po e blen nga dëliri i pushtetit dhe ideja se është i paprekshëm. Ashtu i paqartë përfundoi edhe mesazhi i spotit elektoral.

Pesë vjet më vonë, të njëjtat pyetje të vijnë në majë të gjuhës për Sali Berishën. Ai ka prodhuar plot armiq këto pesë vjet, por jo aq sa të angazhohen për t’i marrë jetën atij. Ai po ashtu nuk ka bërë asnjë reformë thelbësore që të prodhojë armiq të mëdhenj, pasi nuk ka prekur mafien, por është bërë aleat me të. Ai ka vrarë njerëz, bile 26 në një ditë, por i ka mposhtur viktimat duke përdhunuar sistemin e drejtësisë dhe nuk i konsideron më ata hasëm nga të cilët mund të ruhet ai, ose i biri. Ai thjesht është në dëlir si njeri i paprekshëm në pushtet dhe përdor paret e shqiptarëve për të dëshpëruar shqiptarët me paprekshmërinë e tij.

Lajmi, së pari, u botua në gazetën më pro-qeveritare që është sot në treg, gazeta “Panorama”, dhe vazhdoi me një lojë luftash për të treguar se lajmi është i dyshimtë. Në të vërtetë, ajo që synon Berisha është që lajmi të merret vesh dhe të diskutohet për të. Ai hyn tek strategjia e tij për të dëshmuar “paprekshmëri dhe pafuqi për ta rrëzuar dhe për tridhjetë vjet të tjera”. I hedhur në treg, ditët që diskutohej buxheti, ai bën pjesë në mënyrën tipike të shkollës së propagandës së Berishës, e cila i vetëshpall veset si virtyt dhe përpiqet të dekurajojë kundërshtarët me to. Të gjithë e ridëgjuam këto ditë kur thoshte se do të rrijë në pushtet edhe tridhjetë vjet.

Të gjithë kemi shkruar dhe po flasim se ai dhe familja e tij po bëjnë pasuri për 300 vjet. Të gjithë po shkruajmë e po flasim se ai nuk tërhiqet nga vendimi për të bërë transparencën e zgjedhjeve. Të gjitha pra nga pak po ndihmojmë të ngrejë kultin e njeriut që bën çfarë t’i teket në këtë vend dhe nuk e ndal askush. Këtë punën e Benz-it të blinduar që s’na e kishte zënë syri, bëri kujdes ta nxirrte vetë, për të na treguar edhe një detaj më shumë nga projekti i tij për të sunduar gjatë brenda Benz-it të blinduar. Tani media në Shqipëri do të fillojë të merret gjatë me detajet e reja që kanë shtyrë “udhëheqësin” të kërkojë një Benz super të shtrenjtë dhe të blinduar. Po dëgjoj rrotull zëra se Berisha ka ngritur nivelin e sigurisë se është i rrezikuar fizikisht!!!

Po nga kush, pyes?

Klani i Zemunit, i cili zakonisht vret udhëheqës për arsye politike dhe financiare është ortak me Sali Berishën. Fatos Nano, që “drejtonte grupet më të rrezikshme kriminale në rajon”, është aleat i tij i madh. Ilir Meta, që është simbol i “trafikut të drogës, prostitucionit dhe qenieve njerëzore”, është zëvendëskryeministër i tij. Mihal Delijorgji, të cilin e pat akuzuar se ka sjellë armë nga Greqia në vitin 1997 për ta rrëzuar nga pushteti, e ka ortak të djalit në biznesin e Gërdecit. Rezart Taçin, që e pati akuzuar si trafikantin më të madh të naftës në Ballkan, e ka njeri të Familjes dhe sponsor të pandarë të gruas së tij. Njerëzit që kanë qenë garniturë e Fatos Nanos, dhe që Berisha i konsideronte si mafiozë që kishin kapur shtetin, janë tani në çdo stadium dhe tavolinë me Ridvan Boden dhe fëmijët e Sali Berishës.

Nga kush është i rrezikuar kryeministri në një vend ku është bërë ortak dhe në disa raste shef i mafies? Nga askush. Shqiptarët janë qytetarë të bindur dhe nuk kanë vrarë kurrë ndonjë udhëheqës të tyre. Bile, sa më keq janë sjellë udhëheqësit, aq më të bindur kanë qenë ndaj tyre. Dëliri i Sali Berishës për të blerë një Benz të blinduar ka të bëjë pikërisht me idenë se ai është njeri i paprekshëm edhe fizikisht, pasi do të udhëtojë me një Benz që nuk e shpon plumbi. E vetmja shpresë nga ky lajm është përsëritja e historisë dhe fati që pësoi paraardhësi i tij nga një dëlir i ngjashëm. Udhëheqës të fortë janë ata që “blindojnë” pushtetin në rrugë demokratike, me zgjedhje të lira dhe suksese të prekshme në ekonomi, jo ata që blindojnë kokën me një Benz të blinduar. Me këtë gjest nuk na dëshpëron dot.

Burimi: Shekulli Online

Kuvendi me “pullë të kuqe”
Nga “Pashuku” i Topallit, te “Fetish” i Ramës. Fyerje që shkojnë nga fëmijëria e gjithsecilit deri tek aludimet për lidhje intime dhe sjellje seksuale ose me sfond të tillë. Kjo është “fusha” e re ku janë hedhur ditët e fundit deputetët pozitë-opozitë në Kuvendin e Shqipërisë. Ndoshta pse kishte kaluar ora 12 e natës, apo ndoshta pse nervat i kishin lëshuar, në debatin për buxhetin shpërthyen lloj-lloj aludimesh në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Replikat më të rënda kanë qenë ato mes deputetit Balla të opozitës dhe deputetes Topalli të pozitës, aktualisht kryetare Kuvendi. Acarimi ka ardhur, pasi Balla mbajti fjalën e tij rreth orës 02:10 të mëngjesit. Ai deklaroi se pasuritë e ministrave të qeverisë janë sa buxheti i vendit dhe e mbylli fjalën e tij me shprehjen: “Shoku Sali, je një plak i rrjedhur”. Por në vend të “shokut Sali” që në atë moment kishte dalë nga salla, është acaruar znj. Topalli, e cila ka reaguar me nervozizëm duke i përmendur Ballës emrin e një personi që, sipas saj, ka lidhje të dyshimta me Ballën.

Balla-Topalli-Pashuku

Por, në replikën e tij Balla thotë: “Meqë përmende këtë emër, kam një kërkesë edhe unë…

A mund t’iu thuash shqiptarëve znj. Topalli se kush është Pashuku?”

Pati ilaritet në sallë, dhe Balla u kryqëzua më pas nga treshja Topalli-Berisha-Basha që e akuzuan si rrugaç, “produkt i trafikut të drogës” etj., etj.

Por se kush është Pashuku, nuk u shtjellua më tej. Vetë Balla tha pas seancës maratonë se bëhet fjalë për një person që posedon një hotel në afërsi të Lezhës, por se çfarë lidhje ka kjo me znj. Topalli, nuk është bërë e ditur. Vitet që aludon Balla janë vitet kur ishte gjallë Azem Hajdari. Por burime konfidenciale të policisë shtuan për “Sh2″-in se në afërsi të zonës që përmend Balla, ka ndodhur disa ditë më parë një aksident i lehtë rrugor ku ka qenë edhe znj. Topalli, por është mbyllur pa zhurmë e pa deklarata shtypi për arsye të panjohura.

Berisha-Kokrrat-Klosi

Dhe deputetët nuk janë mjaftuar me kaq. Berisha, ndërkohë, “kryeson” me aludimet me sfond seksual. Vetëm pak javë më parë, ai fliste me dy kuptime kur akuzonte deputetët e Ramës se nuk “kishin kokrra”.

Ndërkohë, në seancën e Buxhetit, ai u kap me Blendi Klosin, i cili solli një qiri për 4 fëmijët e gjorë të Sukthit që humbën jetën pak ditë më parë në errësirë dhe në uri. Klosi e solli qiriun pak minuta pasi një punonjës i Kuvendit ndërpreu seancën për t’i sjellë lule znj. Topalli, e cila rastisi të kishte datëlindjen pikërisht dje.

Shpërthimi i Berishës ka qenë i dukshëm: “…More zotëri, edhe lakuriq të zhvishesh sot ti në këtë parlament, ti nuk kandidon për Bashkinë e Tiranës. Nuk e kupton ti që ta ka marrë Erjon Veliaj, ta ka marrë 99-shi”, – tha ai për Klosin. E vështirë të kuptosh pse duhej të zhvishej Klosi lakuriq në Parlament dhe ç’lidhje kishte qiriri i fëmijëve me këtë gjë, gjithsesi akuzat vijuan…

Berisha-Ruçi-Fustani

“…Unë s’merrem me fjalë personale, por të më falësh, ti je i vetmi që nga koha e luftës së Dytë Botërore e gjer më sot që ish-kryetari jot do të thoshte që ke ik nga ky vend me rroba grash. Tani këtu kjo është e vërteta, – i tha Berisha Ruçit gjatë debateve.

Përgjigja e Ruçit ishte: “…Kërkove që të më anatemosh mua duke thënë se unë gjase paskam ikur me rroba grash. Do të pataktësh dynjaja vetëm ta mendonte… E kupton vetë se ç’marrëzi është, por po të bëj unë një pyetje për ’97-ën: Pse iku Ruçi? Nga kush ishte i rrethuar? Kam ikur në mes të ditës, siç jam i veshur sot. Se ata gjynahqarë që kishe marrë, jo vetëm që s’kishin aftësi profesionale (e ka fjalën për punonjësit e SHIK-ut që i qëndronin Ruçit poshtë shtëpisë në vitet e Berishës-President), por për dy muaj rresht banorët e lagjes u derdhnin mbi kokë fasulet për arsye se u qelbën banesat nga mizat, nga këmbët e palara nga çorapet e palara dhe nga fasulet që hanin në rrëzë të pallatit…”.

Berisha-Rama-Fetish

Berisha përdori dhe fjalën “fetish” kur ishte duke sharë deputetët socialistë nga… kryetari. “Fetish” lidhet me devijime të sjelljes seksuale. Është hera e dytë brenda pak javësh që mes Berishës dhe Ramës vihen epitete të tilla. Gjatë debatit për Piramidën, “temë” e debatit mes tyre u bënë dhe “afrodiziakët”, që njihen si ushqime që nxisin potencën seksuale.

Seanca maratonë e Kuvendit është ndezur edhe më shumë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Teksa ora shënonte disa minuta pas mesnate, deputetët e djathtë dhe të majtë kanë ngritur tonet ndaj njeri-tjetrit. Debatet kanë nisur nga bashkia e Tiranës tek çështja e plehrave që do të importojë qeveria. Tensionet në Kuvend nuk i ka ulur dot as një buqetë me lule që punonjësit e Parlamentit i dhuruan kryetares Topalli me rastin e 47 vjetorit.

Ditëlindja

Pikërisht dita e lindjes e ka gjetur Jozefina Topallin në ‘punë’. Për të përshëndetur kryetaren, ka menduar stafi i kuvendit, të cilët i dhuruan shefes së tyre një buqetë të madhe me trëndafila. Edhe pse kishin kaluar më shumë se 14 orë debate të ashpra në parlament, ku jo në pak raste ka qenë në qendër të akuzave për shpërdorim posti dhe pas paralajmërimit të socialistëve për mocion mosbesimi ndaj saj, urimi nga deputetët, si të mazhorancës dhe ata të opozitës, i ka rikthyer kryetares buzëqeshjen.

“Dj Çerri”

Por, menjëherë pas të qeshurave që shkaktoi ditëlindja e Topallit, ishte radha e Gramoz Ruçit që të nxehej. Ai doli në foltore për të mbajtur fjalën, por fonia e Kuvendit kishte probleme. E rregulluar si për ditëlindje, ajo përcillte vetëm zërin e kryetares, jo atë të deputetëve. “Hej DJ Çerri, rregulloje foninë”, – tha Ruçi i nervozuar nga problemet teknike.

Kaq ka mjaftuar edhe seanca plenare vazhdoi rrjedhën e saj normale ku në çdo fjalim deputeti vihej re qartë tensioni. Pas Ruçit ishte radha e Fatmir Mediut që të mbronte vendimin e qeverisë për importin e plehrave.

Berisha-Blushi

Ndërkohë, deputeti Ben Blushi akuzoi qeverinë se po merr borxh për t’ia lënë pasardhësve. “Ju merrni borxh, sepse e dini që do të ikni dhe borxhet do t’i lajnë të tjerët. Ju jeni një qeveri që taksoni edhe varfërinë. Shpjegimi është se ju nuk jeni një qeveri e djathtë, por një qeveri që po ikën. Ju keni këtë buxhet, sepse doni një Shqipëri të varfër, një Shqipëri që nuk lexon, sepse, nëse shqiptarët pasurohen dhe, nëse shqiptarët lexojnë, ata nuk do të votojnë asnjëherë Sali Berishën”, – tha Ben Blushi. Por përgjigjja e Berishës ishte shumë e shkurtër dhe thumbuese. “Blush po të them se ‘dal vivo’ je më dizastër se në libër që nuk lexohesh”, – tha Berisha. Kjo solli edhe reagimin e Blushit, i cili iu përgjigj: “…Unë të njoh ty që 30 vjet më parë kur vije në shtëpinë e gjyshit tim, ndjesë pastë dhe vidhje librat. Vije sikur i jepje ilaçet dhe i vidhje librat (Berisha qesh). Berisha: “Blush, që kur ishte tre vjeç të kanë mbajtur dorën me allçi. A e dini pse, sepse i vidhje të gjithë komshinjve. E di unë atë punë, të mbanin dorën me allçi që të mos vidhje”.

Pas këtyre batutave qe fshihnin tensionin pas buzeqeshjeve false, salla është ndarë në dy pjesë. Në njërën ndodheshin deputetët që qeshnin, ndërsa në tjetrën ata që ishin të habitur se si debati për buxhetin kaloj në një debat për vjedhjen e librave dhe frutave në Korçë.

Debate të ashpra për vdekjen e katër fëmijëve prej varfërisë në Sukth të Durrësit

Berisha nxehet me Klosin për vdekjen e 4 fëmijëve

15 orë në sallën e Kuvendit mes debateve dhe shpjegimeve nuk kanë pasur asnjë efekt mbi kryeministrin Berisha. Por në orën 00:48 ka mjaftuar që deputeti Blendi Klosi t’i kujtojë katër fëmijët e vdekur në Durrës që kreu i qeverisë të dalë jashtë normales. Berisha është shfaqur tepër i acaruar në fytyrë, duke i shprehur të gjithë inatin deputetit që përmendi flakën që i mori jetën katër vogëlushëve në Durrës, Blendi Klosit…

Gjatë fjalës së tij në parlament, deputeti Blendi Klosi, duke mbajtur në dorë një qiri u shpreh se në kontrast nga qirinjtë e ditëlindjes së kryeparlamentares, katër fëmijë vdiqën në Sukth për shkak të varfërisë. “E shihni këtë, është një qiri. Një qiri që gjithë fëmijët e botës në këtë periudhë të Krishtlindjes e përdorin për të festuar. E përdorni për ta fryrë nesër zonja Topalli në ditëlindjen tuaj. Po ta shikosh është një mjet paqësor, por ama ky qiri vrau katër njerëz në zonën time elektorale, katër njerëz në zonën e Sukthit dhe katër fëmijë vdiqën nga një qiri. Nuk ishin viktima të një qiriu, por ishin viktima të këtij buxheti”, – tha Klosi. Kryeparlamentarja e kaloi këtë ngjarje me batutën ne italisht: “La barba non fa il professore’ thotë italiani” (Mjekra nuk e bën profesorin).

Por reagimi i Berishës ishte vërtet i ashpër. Ai kërkoi prej socialistëve që t’i kërkojnë ndjesë publike familjes së katër vogëlushëve. “Nuk mund të bënit kurrë ju këtë me shpirtrat e katër vogëlushëve. Keni fyer një komb të tërë me aktin që bëtë tani. Kjo është një verbëri. Ju duartrokitët dhe u hodhët për shpirtrat e katër vogëlusheve. Zoti Klosi, kërkoi falje familjes që tani. Ç’është kjo mor.. Si mund të përdorësh shpirtrat për politikë. Ku ju çon caku politik. More zotëri, edhe lakuriq që zhvishesh sot ti në këtë parlament, ti nuk kandidon për bashkinë e Tiranës. Nuk e kupton ti që ta ka marrë Erjon Valiaj, ta ka marrë 99-shi”, – tha Berisha.

Fjala qe shkateroi teresisht nervat e mazhorances ishte ajo e Taulant Balles. Ai doli me nje dosje te zeze ne dore dhe tha: “Ne kete dosje jane pasurite dhe fotografite e pasurive te ministrave. Jane 400 milione euro. Shqiperia mund te jete i vetmi vend ne bote, ku buxheti i shtetit barazohet me pasurine e ministrave te qeverise-tha Balla. Ai e mbylli me fjalet: “Berisha, je si ajo plaka qe sheh filxhanin dhe i thote vetes: Jam e bukur. Ti nuk je as plak e bukur, as plak e shemtuar, ti je nje plak e rrjedhur . – e mbylli Balla.

I menjehershem dhe nervoz ka qene reagimi i Topallit kunder Balles qe ka permendur “po kryetari juej”, “po kryetari juej” disa here. Me pas ka dale “rivali i Topaallit ne PD”, Basha, i cili e quajti Ballen produkt te trafikut nderkombetar te droges. Ai permendi nje emer qe sipas tij ishte kriminel dhe mbeshtetes i Balles. Balla kerkoi serish fjalen dhe tha: “Meqe permende kete emrin, po te them qe eshte nipi i kryetarit te PD-se se fshatit…”. Kurse Topallit, Balla iu pergjigj me fjalet: “A po na thua sonte se kush eshte Pashuku?”.

Me pas ka qene Berisha ai qe ka folur tejet nervoz per Ballen.

Burimi: Shekulli Online

Gjyqtari që gjobiti Vokshin, Berisha dhe Thaçi më nëpërkëmbën
Gjyqtari kosovar Nazim Vllaqo akuzoi ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha dhe homologun e tij kosovar Hashim Thaci, se kanë nëpërkembur punën e tij. Siaps gjyqatrit, I cili pak ditë më parë dënoi më gjobë, 250 euro depuetetn e PD-së Albana Vokshi për veprën penale të fyerjes së policit zyrtar të Kosovës dhe prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

Koha Ditore citon gjyqtarin, “shumë mirë që erdhët se ne askush nuk na ka pyetur asgjë”,

Gjyqtari Vllaqo shprehet se është ndjerë i paragjykuar në punën e tij nga të dy kryeministrat.

“Mua më ka ardhur shumë keq pse kanë folur ashtu, pa u parë dhe pa u konstatuar gjendja faktike…Prandaj, mendoj se janë ngutur për shkak se ka procedura të ankesës, nëse nuk pajtohen me vendimin që e kam marrë unë. Ato deklarime janë paragjykime”, shprehet Vllaqo, i bindur se ka vepruar drejt.

Vllaho shprehet se ëhstë ndijerë shumë I fyer kur deputetja I ka quajtur policët e kosovës kriminelë dhe kur ajo u ka përmendur policinë e Kosovës.

“Sjelljet e deputetes kanë qenë arrogante. Edhe në gjykatë ka bërë sjellje të pahijshme, nuk e ka përfillur asnjë procedurë, vazhdimisht e ngrinte zërin, madje është munduar që t’i tregonte procesmbajtëses se çfarë të shkruante. Katër avokatë i ka shfrytëzuar, me asnjërin nuk ka arritur të bashkëpunonte dhe avokatët i largoheshin”, tregon Vllaqo.

Mediat kosovare njoftojnë se incidenti mes policisë kufitare të Kosovës në pikën e Vërmicës më deputeten e PD-së Albana Vokshi i ka kushtuar vendin e punës katër policëve kufitarë.

Dy ditë më parë Inspektorati i Policisë së Kosovës, ka marrë vendimin që polici i pikës kufitare në Vërmicë Bujar Shala, të pezullohet nga detyra e tij.

Mediat Kosovare njoftojnë se pezullimi është bërë me vendim të këtij inspektorati por në të nuk përmenden fare arsyet dhe gjithashtu nuk tregohet afati se deri kur vlen ky pezullim.

Gazeta kosvare Express thotë se ka kontaktuar me të afërm të policit, por vetë Shala nuk ka pranuar të përgjigjet në lidhje me këtë rast.

Viktimë e këtij incidenti, i cili përfshiu edhe kryeministrat e dy shteteve nuk është vetëm polici Shala.

Bashkë me të, nga burime jozyrtare mësohet se janë pezulluar edhe tre zyrtarë të tjerë të Policisë Kufitare.

Në 23 nëntor 1941 në shtëpinë e Bijes u themelua Rinia Komuniste e Shqipërisë. Strehonte dhe mbante në shtëpi Enver Hoxhën

Albana Vokshi nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e saj nga Kosova, dhe si pinjolle të një familjeje të shquar në historinë e Kosovës dhe të Shqipërisë. Në një rrëfim për rrënjët familjare, jetën dhe motrat e saj, Albana Vokshi shprehej: “Unë rrjedh nga familje të njohura kosovare, si nga ana e mamit, ashtu edhe e babit. Im atë rrjedh nga familja e madhe dhe e njohur Vokshi, pjesëtarë të së cilës janë tashmë të njohur dhe kanë lënë emër në histori, si Sulejman Vokshi, Bije Vokshi, Asim Vokshi etj. Por, në ndryshim nga familja e babait, e cila është e njohur edhe në Shqipëri, familja nga e cila rrjedh mamaja ime, Gashi, është po aq e njohur, është familje e madhe, me tradita dhe e respektueshme në Kosovë”.

Sipas saj në vitin 1929, Ali dhe Nafije Vokshi (gjyshi dhe gjyshja nga ana e babait) u detyruan të kalonin kufirin dhe të vinin në Shqipëri, për shkak të represionit të egër serb, veçanërisht ndaj familjeve patriotike, ku përfshihej edhe fisi i Vokshëve. Rrugës u hasën me vështirësi të panumërta, mungesë strehimi, punësimi, deri Mbreti Zog e sistemoi gjyshin në Berat dhe i dha tokë për të punuar. Në Berat qëndruan deri në vitin 1943. Në 1936, në Berat vjen në jetë edhe babai im, Sadiku. Më tej ata janë kthyer dhe kanë jetuar në Tiranë.

Enver Hoxha, lidhja me Bije Vokshin

Sipas të dhënave që jep historiografia komuniste, Bije Vokshi, gjyshja e Albana Vokshit nga ana e të atit, ishte një figurë e rëndësishme e lidhur me ata që do të merrnin pushtetin pas çlirimit të vendit.

Në historinë e themelimit të PKSH-së dhe të organizatës së rinisë shkruhet: “Enver Hoxha pas bashkimit të grupeve komuniste në Shqipëri , më 8 nëntor 1941 në Tiranë krijon PKSH-në edhe me kosovarë. Pas dy javëve më 23 nëntor 1941 Enver Hoxha themelon organizatën e Rinisë Komuniste të Shqipërisë po në Tiranë, në shtëpinë e patriotes kosovare Sabrie (Bije Vokshit) nga Gjakova mbesa e Sylejman Vokshit dhe halla e Asim Vokshit. Bije Vokshi ishte luftëtare e veprimtare e Komitetit për mbrojtjen kombetare të Kosovës, pastaj ishte komuniste e grupit të Shkodrës. Shtëpia e Bije Vokshit ishte bazë e ilegalitetit ku Bija përgatiste ushqimin, lante rrobat e ushtarëve dhe aty strehohej edhe Enver Hoxha. Më 1942 Bije Vokshi u dërgua në Kosovë për të ndihmuar organizatën e luftës ANÇ të popullit kosovar. Bije Vokshi ishte delegate në Konferencën e Bujanit (1943-44), aty foli në emër të grave antifashiste të Kosovës. Në Shqipëri para Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë fillimit të saj ishin rreth 100 patriotë-komunistë shqiptarë kosovarë dhe shqiptarë tjerë nga viset shqiptare të Jugosllavisë për t’u shkolluar atje. Edhe këta atje shumica ishin në grupet komuniste sdm. të Shkodrës. Edhe këta më kryesorët mbanin lidhje me Enver Hoxhën, Haxhi Lleshin, Gogo Nushin etj. Takimet bëheshin sidomos në shtëpinë e Bije Vokshit. Edhe këta u dërguan në Kosovë për të ndihmuar LANÇ”.

Superdeputetja

Albana Vokshi, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, vërtet mund të ndihet e fuqishme. Jo vetëm sepse në krah asaj i dolën kryeministrat e dy shteteve, i Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe para gjyqtarit të Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Prizren ajo ka vazhduar me sjllje arrogante. E pavarësisht të gjithave, ajo arriti në fund ta pezullojë vendimin e kësaj gjykate.

Express ka siguruar aktvendimin e gjykate e cila në faqen e parë fillon me dënimin e shqiptuar prej 250 euro ndaj deputetes Vokshi, e gjetur përgjegjëse për akuzën “prishje të rendit dhe qetësisë publike”, pasi ka ofenduar rëndë policët kufitarë të Kosovës.

Por, ky aktvendim tash është ndryshuar, sepse në faqen e tretë gjykata e shfuqizon vendimit të vet, duke e pezulluar atë pa dhënë ndonjë arsyetim të veçantë.

Në fillim, në aktvendimin e Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Prizren, gjyqtari Nazim Vllaço pasi e dënon Albana (Sadik) Vokshin me 250 euro, jep edhe shpjegimet përkatëse përse e ka marrë këtë vendim.

Në dokument shkruan se Vokshi ka ofenduar policin e pikës kufitare të kalimit në Vërmicë, Bujar Shala, i cili ka qenë duke e kryer detyrën e tij zyrtare.

“Ju jeni kafshë dhe silleni si kafshë”, citon aktvendimi i Gjykatës fjalët e deputetes, Albana Vokshi.

“Kafshë je ti dhe do shihemi, se ti kujton se mund t’ia kalosh lehtë me mua, unë jam deputete”, vazhdon më tej citati i deputetes Vokshi.

“Ti qenke kafshë, jeni mësuar ju me serbët andaj silleni në këtë mënyrë”, i referohet më tej citati Albana Vokshit, e cila në këtë mënyrë ka biseduar me policët kufitarë të Kosovës.

Kështu, sipas gjykatës, me këtë veprim, Vokshi ka kryer kundërvajtjen nga neni 5, pika 3, të Ligjit mbi rendin dhe qetësinë publike.

“…Prandaj, dënohet me 250 euro. E pandehura është e obliguar që gjobën e shqiptuar ta paguajë në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktvendimit, në të kundërtën gjoba do të zëvendësohet me dënim burgimi në atë mënyrë që për çdo 15 euro të gjobës të mbahet nga një ditë burg…”, thuhet në këtë aktvendim.

Por, menjëherë në faqen e dytë të këtij aktvendimi, versioni i fundit i siguruar nga Express pezullohet procedura kundërvajtës kundër të pandehurës Albana Vokshi nga Tirana, Republika e Shqipërisë.

“….gjatë procedurës është konstatuar se nuk ka kryer kundërvajtjet e cekura si më lart për të cilat me kërkesë i vihet në barrë…” thuhet në këtë dokument, i cili gjithashtu është i nënshkruar nga gjyqtari Nazim Vllaço, i njëjti i cili në fletën paraprake e dënon deputeten Vokshi.

Ngjarja sipas Gjykatës

Sipas dokumentit zyrtar, gjendja faktike e përshkruar në dispozitiv të aktvendimit është vërtetuar në bazë të deklaratës të së pandehurës, Albana Vokshi dhe deklaratës së dëshmitarëve-zyrtarëve policorë, Bujar Shala, Bekim Morina dhe Mjellma Shala, e posaçërisht në bazë të procesverbalit mbi ballafaqimin e të pandehurës dhe dëshmitarit Bujar Shala.

Në dokumentin e gjykatës shkruan se e pandehura Albana Vokshi, në deklaratën e vet të cilin e ka dhënë në prezencë të avokatit të saj, Orhan Rekathatit, përveç të tjerave ka theksuar se në ditën kritike rreth orës 13 ka qenë në cilësinë e bashkudhëtares me veturën e udhëtarëve të tipit “Peugeot” me targa shqiptare TR 1938 R.

“….Vetura drejtohej nga motra e saj, Mimoza Vokshi dhe në vendin e kontrollimit të dokumenteve ka dalë nga vetura dhe me sjelljet e saj të pahijshme dhe arrogante ka ofenduar zyrtarin e policor të Policisë Kufitare, Bujar Shala me fjalët ‘Ju jeni kafshë dhe silleni si kafshë’”, thuhet në këtë dokument.

Në këtë pjesë janë të përfshira të gjitha shprehjet e thëna nga ajo, të njëjta me ato të arsyetimit të aktvendimit të gjykatës.

Gjykata vlerëson se deklaratat e dhëna nga dëshmitarët rastit, policët Bujar Shala, Bekim Morina dhe Mjellma Shala, në tërësi janë identike në pjesën që ka të bëjë me atë se e pandehura Albana Vokshi, në orën kritike të asaj dite ka ofenduar rëndë me shprehjet që në të gjitha rastet përmbajnë fjalën “kafshë”.

“Pranë kësaj deklarate, në tërësi kanë mbetur edhe gjatë ballafaqimit me të pandehurën edhe dëshmitari Bujar Shala”, thuhet dokumentin zyrtar të gjykatës.

“…Duke vlerësuar deklaratën e të pandehurës dhe deklaratën e dëshmitarëve, është konstatuar se e pandehura ka kryer kundërvajtjen nga neni 5 pika 3 e Ligjit mbi rendin dhe qetësinë publike dhe pas administrimit të të gjitha provave është shpallur përgjegjëse…”, shkruan në dokument.

Madje aty përmendet edhe një fakt tjetër. “…Si rrethanë rënduese është marrë parasysh qëndrimi i saj (Albana Vokshit) jo korrekt dhe i vrazhdë ndaj dëshmitarit-personit zyrtar, Bujar Shalës gjatë procedurës gjyqësore..”, thuhet në fund të arsyetimit të gjyqtarit, pasi ka marrë vendimin për dënimin e deputetes me 250 euro.

Politika

Kryeministri i Kosovës në largim, Hashim Thaçi, i ka kërkuar ndjesë Sali Berishës, Kryeministrit të Shqipërisë, lidhur me incidentit e ndodhur me Albana Vokshin, deputete e Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e Partisë Demokratike.

Pavarësisht se gjykata ka konstatuar se deputetja Vokshi ishte shkaktare e tërë kësaj tollovie, Kryeministri Sali Berisha, doli hapur në mbrojtje deputetes së PD-së.

Kreu i ekzekutivit shqiptar fajësoi Kosovën për atë që ndodhi. “Ky ka qenë akt i papërgjegjshëm dhe vetëm kaq. Kryeministri i Kosovës më ka telefonuar mua po atë natë. Ka paraqitur ndjesën e tij, më ka kërkuar t’ia përcjell deputetes Vokshi ndjesën e tij për aktin dhe garantuar se do të nxirren të gjitha përgjegjësitë.

Më tutje kjo është kaq dhe vetëm kaq dhe absolutisht asgjë tjetër. Një gjë që ndodh, por ka një qeveri që qëndron tërësisht në pozicionet e duhura”, ka thënë Sali Berisha. (Express)

Burimi: Shekulli Online

Parlamenti e gdhin me sharje mes Berishës dhe deputetëve të PS-së
Interpelanca me Kryeministrit, akuza për monopolet në ekonomi

Paraditen e djeshme, shumë pak deputetë qarkullonin në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe kjo jo vetëm për faj të shiut të rrëmbyer që shoqëroi orët e para të ditës. Arsyeja e vërtetë e përgjumjes së jetës politike në vend dje lidhej me faktin se aktiviteti i deputetëve të Kuvendit kishte zgjatur deri në orën 06.00 të mëngjesit të djeshëm, në një seancë maratonë të nisur që paraditen e dy ditëve më parë. Por, përveç orëve të gjata të diskutimit të projektbuxhetit të vitit 2011, pas orës 04.00 të mëngjesit nën stresin dhe presionin e kohës u mbajt edhe interpelanca e kërkuar nga deputeti i PS-së, Erjon Braçe, me Kryeministrin Berisha për sa u përket monopoleve që, sipas opozitës, janë vendosur nga qeveria në shumë fusha. Ashtu si edhe pritej, kjo interpelancë u shoqërua nga tone të ashpra, akuza dhe fyerje të ashpra. I pari që e mori fjalën ishte nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe, i cili theksoi se qeveria ka lejuar dhe ka stimuluar monopole të klientëve pranë pushtetit në prodhimin e naftës, në transmetimin dhe shitjen e energjisë elektrike, në telefoninë fikse, në fluturimet ajrore ‘low cost’. Po kështu, sipas Braçes, edhe punët publike në vend u jepen vetëm kompanive të caktuara të lidhura me pushtetin, të cilat zhvillojnë punime të dobëta, duke përfituar shuma të mëdha. “Transporti ajror dominohet nga një kompani që qeveria e futi me dhunë në këtë treg. Për miellin e bukës monopoli ndahet mes qeverisë dhe dy kompanive. Punimet publike, veprat e mëdha ndahen mes qeverisë dhe një grushti kompanish pranë qeverisë”, deklaroi Braçe. Nga ana tjetër, akuzat e Braçes u drejtuan edhe në fusha të tjera, siç janë riciklimi i mbetjeve dhe reklamat qeveritare. Pas këtyre akuzave të deputetit socialist, Kryeministri Berisha i hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke theksuar se tregu sot në vend ishte bërë më liberal se kurrë më parë në vend. “Në vitin 2005 kishte 5 kompani ajrore, 115 avionë, 575 mijë udhëtarë, ndërsa sot ka 9 kompani, 156 avionë dhe 1 milion e 311 udhëtarë. Për grurin dhe miellin në vitin 2004 keni pasur 33 kompani, ndërsa sot janë 96 kompani”, theksoi Berisha. Nga ana tjetër, Berisha sulmoi personalisht Erjon Braçen në lidhje me akuzat, duke theksuar se atë e kanë paguar për t’u shprehur në këtë mënyrë ndaj qeverisë. “E dëgjuat ju se si u shpreh sot për përcaktimin e fituesve të tenderëve, vetëm e vetëm se i kanë dhënë 5 grosh për të mbajtur këtë fjalë që mbajti sot”, deklaroi Berisha. Madje Berisha theksoi se shqiptarët do ta votonin përsëri qeverinë që ai drejtonte, duke i dhënë asaj votën më 8 maj, kohë në të cilën pritet të mbahen edhe zgjedhjet për pushtetin vendor. “8 maji është dita e Europës. Në Europë fitojmë ne, nuk fitojnë ata”, theksoi Berisha, duke shtuar se shqiptarët tashmë kanë mundësinë të lëvizin të lirë në Bashkimin Europian, falë lëvizjes së lirë, që u mundësua nga reformat e mëdha që u bënë në vend. Këto përgjigje nxitën edhe reagimin e ashpër të deputetëve socialistë, të cilën kërkuan përgjigje konkrete për akuzat e bëra. Debatet vazhduan përreth një orë dhe më pas deputetët e opozitës lanë sallën e Kuvendit në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Burimi: Gazeta Shqip

Rama: Basha në krye të manipulimit të listave elektronike të zgjedhësve
Lideri i opozitës akuzon ministrin e Brendshëm dhe e cilëson buxhetin e miratuar si një tallje ndaj shqiptarëve

Mes protestave dhe ofertës së re për bashkëpunim, zgjedhjet e ardhshme po aktualizohen si problemi i vërtetë që mban të lartë tensionin politik në Tiranë. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët dje, kreu socialist, Edi Rama, ka nënvizuar realitetin e listave zgjedhore, regjistrit elektronik dhe marrëdhënieve të pushtetit vendor me Ministrinë e Brendshme lidhur me këtë proces, si një parantezë shqetësuese për zgjedhjet e 8 majit 2011. Akuza në këtë rast është adresuar te kandidati i mundshëm i demokratëve për Bashkinë e Tiranës, ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, ndaj të cilit selia rozë po synon komprometimin përmes një konflikti të supozuar interesash. “Nuk ka asnjë vullnet për të bërë një proces transparent në zbatim të ligjit për sa i përket regjistrimit elektronik të popullsisë dhe përgatitjes së listës së zgjedhësve. Dhe në këtë mënyrë synohet të deformohet vullneti i zgjedhësve. Kjo është e qartë, siç është e qartë që Ministria e Brendshme dhe kreu i saj janë në krye të një procesi tërësisht jo transparent”, u shpreh Edi Rama. Lulëzim Basha, nën akuzë për përgatitje të manipulimit elektoral – kështu mund të përkufizohet sulmi i kreut socialist, që në vështrim perspektiv po ndërton politikë parandaluese. “Në krye të procesit të manipulimit të zgjedhjeve të ardhshme lokale qëndron ministri i Brendshëm, Lulzim Basha”, është shprehur Rama në vijim të deklarimeve të veta. Në këtë kuadër, beteja elektorale për Tiranën po hapet me një spirale që paralajmëron krizë të re. Listat janë kështu përsëritja e diskutimeve për certifikatat në prag zgjedhjet e vitit 2007, kur opozita e atëhershme imponoi madje edhe një shtyrje të datës së procesit elektoral. Njolla e vendosur mbi procesin e 28 qershorit ka legjitimuar kështu shqetësimin e opozitës për zgjedhjet, i cili po u përcillet qytetarëve si një fakt real, e pse jo si finalizim logjik edhe i procesit të ardhshëm. Si argument shtesë në këtë drejtim është edhe pretendimi i Ramës për komunikimin ndërinstitucional me Ministrinë e Brendshme. “Ndoqëm rrugën e kontaktit të drejtpërdrejtë zyrtar për të mos spekuluar se nuk e kemi në filozofinë tonë spekulimin me të vërtetat e faktet, por morëm përgjigjen që i shkon përshtat ministrit të Brendshëm, që thanë se materiali qenka dërguar, por ne mund ta gjejmë atë në internet”, tha Rama. Përtej problemit administrativ të zgjedhjeve qëndron edhe ai politik, të cilin së fundmi selia rozë po e plotëson me akuzat e forta bërë me rastin e buxhetit. Lidhur me këtë, kreu i PS-së ka përmbledhur me terma të fortë atë çfarë ndodhi në seancën e djeshme, e cila pavarësisht kohëzgjatjes rekord të diskutimit nuk arriti që të bashkonte dy palët në asnjë nga pikat e ligjit financiar të vitit 2011. “Ky buxhet rikonfirmoi një vizion të mbrapshtë dhe një filozofi po aq të mbrapshtë të një qeverisje të qeverisë. Është tallje t’u thuash shqiptarëve që do t’u rriten rrogat, kur në fakt ulen, tallje dhe turp t’u thuash që shqiptarët jetojnë mirë dhe janë vendi me ekonomi të zhvilluar në botë”, deklaroi kreu i PS-së. E gjithë kjo skenë është zhvilluar në një Parlament, që si rrallë ndonjëherë është vënë në qendër të akuzave të opozitës për mënyrën e menaxhimit të punimeve, klimën dhe cilësinë e debatit politik.

Burimi: Gazeta Shqip