Lushnja Portal » Rajoni

Këto zgjedhje kanë rënë
Fillimi i procesit të hapjes së kutive dhe shqyrtimit të fletëve të pavlefshme dhe të kontestuara, po rinxjerr para publikut një radiografi të shëmtuar të procesit zgjedhor. Në kutitë e para që u hapën, shqiptarët panë fletë jashtë zarfeve të futura në mënyrë të sforcuar në kuti, pamë kuti me kode të ndryshuara, pamë kuti me kapakë të liruar ku mund të fusje një zarf të tërë brenda, dhe asnjë reagim ligjor ndaj tyre. Kryetari i KQZ vazhdoi me nervozizëm legalizimin e tyre duke ridegraduar tashmë jo vetëm procesin zgjedhor, por dhe hetimin e këtij procesi. Arroganca për të mos përfillur faktet që shfaqen para syve të shqiptarëve dhe legalizimi i votave të futura në kuti si vota që janë pjesë e procesit, i heq kuptimin përpjekjes serioze të Kolegjit për të hetuar procesin dhe për t’i ruajtur atij integritetin.

Nga ky proces është e qartë se nuk del më asnjë rezultat ligjor. Në kuti janë futur duart qartazi dhe procesi nuk rakordon më. Askush nuk nxjerr dot më një shifër që të përputhë votat e hedhura për kryetarin me numrin e votuesve që kanë firmosur se kanë votuar. Kështu që në të gjitha rastet shansi i vetëm i rikthimit të legjitimitetit të zgjedhjeve është pavlefshmëria e këtij procesi dhe rivotimi për kryetarin.

Por çështja shtrohet nëse ka shanse të ndalet kjo arrogancë që po degradon hetimin e procesit? Dy anëtarët e mbetur të opozitës në KQZ nuk kanë as paturpësinë e Ristanit dhe as vullnetin për të shkelur ligjin që të jenë të barabartë në këtë përdhosje të ligjit. Ata nuk mund ta ndalin dot as fizikisht dhe as administrativisht atë maskaradë.

Opozita politike po ashtu përveçse të ngrejë zërin nuk ka ndonjë mënyrë tjetër se si ta ndalojë atë turp që po zhvillohet para syve tanë. Shpresa e vetme e tyre me sa duket është se sa më shumë të degradojë, aq më shumë do njollosen zgjedhjet, por kjo nuk vlen në rastin e Berishës, i cili i ngjan atij ujkut që sa më shumë erë të ketë kërma, aq më shumë i shijon.

Media po ashtu, siç është futur nën kontrollin thuajse të plotë të qeverisë, nuk ka asnjë qasje kritike për atë që po ndodh. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë ikur dhe ndonjë ekspert që ka mbetur këtu për të vëzhguar procesin, është duke parë një film të vjetër që xhirohet para tij. Në këto rrethana, ky hetim po e degradon edhe më keq procesin se sa e ka degraduar ndryshimi i rezultatit në tavolinë.

Gjithçka që po ndodh aty nuk dëshmon asnjë sinjal se procesi ka integritet. Nëse ne legjitimojmë vota jashtë zarfit, kuti me kode të hapura dhe të ndryshuara, kuti me kapak të liruar dhe fenomene të tjera flagrante të pavlefshmërisë, atëherë ne kemi  legjitimuar një standard primitiv të procesit, nga i cili s’mund të dalë kurrë një kryetar bashkie për kryeqytetin. Këto zgjedhje kanë rënë. Problemi është të mos marrin me vete gjithë shoqërinë për një mandat të kërkuar me çdo kusht nga një individ, i cili në një shoqëri normale me shtet ligjor, duhet të ishte që në 21 janar në mbrëmje në qelinë e burgut.

SHEKULLI

I ngacmoi te dashuren, tenton ta vrase
Një i ri i ka shpëtuar mrekullisht vrasjes ditën e djeshme, kur ka ngacmuar shoqëruesen e një të riu tjetër. Ngjarja zë fill rreth orës 12.00 në ambientet e një lokali pranë tregut “Çam” në Tiranë, ku po qëndronte çifti. Sipas të dhënave, Qerim Ozuni, 21 vjeç, kishte shkuar me të dashurën e tij te lokali ku tezja e tij punonte si kameriere. Aty mendohet se djali i pronarit, Serxhio Kananaj, po 21 vjeç, ka ngacmuar të dashurën e Ozunit. Kaq ka mjaftuar dhe fillimisht ka pasur një debat mes tyre. Madje, gjatë debatit mendohet se Ozuni ka goditur edhe të dashurën e tij, por kjo nuk është vërtetuar, pasi ajo është larguar nga vendi i ngjarjes. Me gjithë largimin e saj, sherri mes dy bashkëmoshatarëve ka vijuar më tej. Ata janë goditur mes tyre dhe duke u zënë kanë dalë para lokalit, pikërisht në rrugën “Çamëria”, jo shumë larg vendit ku qëndrojnë tregtarët ambulantë të celularëve pranë Postës Shqiptare. Aty mësohet se Kananaj i ka vënë duart në fyt Ozunit, veprim i cili vërtetohet edhe nga shenjat që i janë gjetur të riut në qafë. Për t’u mbrojtur, Ozuni ka nxjerrë fillimisht një dorezë hekuri, me të cilin do të godiste Kananajn. Por kur ka vënë re se nuk mund ta godiste, ka nxjerrë një pistoletë TT, që sipas verifikimeve të policisë rezulton se ka numrin NA 3525, e prodhuar në vitin 1952. Me pistoletën e tij ai ka qëlluar tri herë. Plumbi i parë ka kapur në një makinë të parkuar aty pranë, plumbi i dytë ka kapur në tokë dhe i treti në një mur. Fatmirësisht 21-vjeçari, objektivi për t’u vrarë, nuk ka pësuar asnjë plagë, duke vrapuar për t’u fshehur. Por sapo janë dëgjuar krismat, disa punonjës policie të patrullës së Komisariatit Nr. 3 janë afruar aty, pasi ndodheshin për kontroll pranë postës, me qëllim që të mos lejonin tregtarët ambulantë të celularëve. Oficerët e patrullës së policisë, me ndihmën e dajës së personit të armatosur, i cili po tentonte të neutralizonte nipin, kanë mundur ta izolojnë atë dhe t’i heqin armën nga dora. Policia tha se u shoqërua Ozuni dhe Kananaj, ndërkohë që i pari u arrestua për vrasje të mbetur në tentativë.

Burimi: Gazeta Shqip

Përmbytjet, 127 milionë euro!
Ekspertët kanë përllogaritur për herë të parë dëmin që i është shkaktuar shtetit shqiptar dhe banorëve të zonës nga përmbytjet e fundit. Si janë llogaritur dëmet, fatura e plotë dhe mënyra se si të dëmtuarit mund të marrin paratë e tyre

Strukturat shtetërore dhe banorët e përmbytur të zonës së Shkodrës po luftojnë çdo ditë me ujin që ka hyrë në banesat e tyre, por, nga ana tjetër, janë duke menduar për faturën financiare të kësaj katastrofe. Bilanci i parë flet për mijëra shtëpi të përmbytura, prona të tëra të shkatërruara, më shumë se 12 mijë njerëz të larguar nga banesat e tyre.

Me kalimin e situatës emergjente të përmbytjeve, veprimi i parë që do të ndërmerret nga autoritet do të jetë dëmshpërblimi i banorëve për humbjet që kanë pësuar. Pasi të ketë bërë verifikimet në terren, qeveria duhet të shpërndajë masën e dëmshpërblimit për të gjithë të prekurit nga përmbytjet. Për momentin, ende nuk ka një kosto totale, pasi ujërat nuk janë tërhequr për t’i lenë vendin grupeve të vlerësimit, por tabelat e miratuara një vit më parë nga qeveria gjatë përmbytjeve të ngjashme të janarit, tregojnë për një kosto jo të vogël të tyre në buxhetin e shtetit.

Metodologjia e përdorur në përllogaritjen e dëmeve është një llogaritje e thjeshtë bazuar në shifrat zyrtare të publikuara nga shteti shqiptar. Ekspertët kanë përllogaritur shpërnguljen e banorëve dhe rikthimin e tyre në shtëpi, pasi të ketë kaluar situata e rëndë. Në llogari janë vendosur dëmet e shkaktuara në bujqësi; blegtori; dëme materiale në biznese; dëme në infrastrukturën e kullim-bonifikimit; dëme në infrastrukturën rrugore dhe rrjetin elektrik, por edhe paratë e shpenzuara për ditë të tëra me operacionet e ndihmës në zonën e përmbytur.

Struktura dhe vlera sipas një parashikimi të përafërt do të jetë:

Dëmshpërblim i drejtpërdrejtë për familjet e përmbytura. Këtu llogaritet nevoja në lekë që duhet t’iu jepet familjeve të përmbytura tani që janë të shpërngulura për një nivel jetese afër normales (shpenzime akomodimi, ushqime, veshmbathje, ngrohje etj.) dhe në momentin e kthimit në shtëpitë e përmbytura. Shuma e lekëve kur të kthehen në shtëpi ka të bëjë me mundësimin e fillimit të një jete afër normales dhe përfshin disa zëra si blerje pajisjesh elektronike, orendi si, karrige, divane, tavolina, dollapë, rafte, dyshekë, batanije, e komplete të tjera të kësaj natyre.

Në shpenzimet e akomodimit etj., mund të pranojmë për një muaj 100 euro personi. Deri tani janë shpërngulur rreth 13.000 persona. Për një muaj janë 13.000×100=1.300.000 euro.

Në këtë rubrikë duhet të futen edhe ndihmat ushqimore për ato familje që nuk janë shpërngulur apo pjesëtarë të familjeve që kanë ngelur të rrethuar e të izoluar nga uji. Mund të jenë më shumë se 20.000 qytetarë të kësaj kategorie. Kostoja do të jetë rreth 80 euro personi për një muaj = 16.000.000 euro.

Në shpenzimet për kthimin në shtëpitë e tyre do të futen edhe paratë e për transportin, rehabilitimin e shtëpive nga dëmtimet, punime të lehta për të larguar ujin nga oborret etj. Për një familje, kjo shumë mund të jetë rreth 5000 Euro. Përafërsisht rreth 5000 familje, shuma mund të shkojë 25 milionë Euro, n.q.s., nuk do të tallen me qytetarët e përmbytur.

Zhdëmtim për kulturat bujqësore, nga pemëtaria e vreshtaria për një sipërfaqe afërsisht 10.000 ha tokë, duke pasur parasysh dëmtimin e minimalisht të një sesioni kulturash bujqësore. Nëse dëmi do të jetë 0,5 E / m katror kuptohet se vlera e dëmit do të kalojë 10000x10000x0.5= 50 milionë Euro dëmshpërblim, nëse qeveria nuk do të tallet me fermerët.

Zhdëmtim për ngordhje të gjësë së gjallë dhe humbje prodhimi nga ato, që mund të vejë një shifër rreth 1 milion euro.

Zhdëmtim të dëmtimit të pronës e të bizneseve për bizneset e ngritura në zonë si ato të materialeve inerte, materialeve të ndërtimit, të serave bujqësore të luleve, të komplekseve blegtorale, të hoteleve, bar restoranteve, dyqaneve e minimarketeve etj., të këtij lloji. Po të bëhet vlerësimi real shifra do t’i kalojë 15 milionë Euro.

Humbja e biznesit kushton më shumë se investimi fillestar dhe për ketë ka legjislacion të veçantë, mbi të cilin pronarët do ta kërkojnë dëmshpërblimin qindarke për qindarkë qoftë edhe me gjyq ndaj Qeverise…

Rehabilitimi dhe kthimi në gjendjen e mëparshme të sistemit të bonifikim-kullim-vaditjes në zonë ku duhet të riparohen diga, argjinatura, kanale të niveleve të ndryshëm etj., që do të shkojnë rreth 15 milionë euro.

Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore nacionale e rurale, i linjave të shpërndarjes të energjisë elektrike, i telefonisë etj., elementë që do të evidentohen pas inspektimit në zonë, që mund të kapin vlera rreth 3 milionë euro.

Shpenzime për operacionet qe kryhen e do të kryhen deri në kthimin e banorëve në shtëpitë e tyre, që mund të shkojnë rreh 5 milionë euro. Shifër kjo që përfshin shpenzimet e policisë, të ushtrisë, të strukturave të emergjencës civile, të pushtetit vendor si ndërmarrjes lokale, komuna, prefekture, qark etj.

Të gjitha këto shpenzime arrijnë minimalisht në shumën e 126.8 milionë eurove!

Nga pritet të dalin paratë

Dëmshpërblimi i humbjeve nga përmbytjet pritet të përballohen nga Fondi Rezervë i buxhetit të shtetit, i cili fillimisht ka qenë në vlerën e rreth 2.5 miliardë lekëve. Por përgjatë gjithë vitit, ai është prekur me vendim të ndryshme të qeverisë, duke bërë që në arkë të mos jenë më shumë se rreth 500 milionë lekë. Vendimi i fundit i qeverisë, i cili prek fondin rezervë ka të bëjë me blerjen e një autoveturë me vlerë 70 milionë lekë në llogari të Parkut të Delegacioneve. E vetmja zgjidhje për të përballuar faturën e majme të përmbytjeve është të ndryshohet buxheti i shtetit dhe të ndahet një zë i veçantë për dëmshpërblimin.

Burimi: Shekulli Online

ERE vendos sot për çmimin e energjisë. Sindikatat, në protestë
TIRANË- Nderkohe qe Enti Rregullator i Energjisë ka nisur mbledhjen ku do te vendoset per kërkesën e bërë nga KESH, OST dhe CEZ për rritjen e çmimit të energjisë, sindikatat dhe shoqeria civile kane nisur protesten jashte ambienteve te ERE-s.

Mediat, pasi u lane per nje kohe jashte dyerve te mbledhjes, me ne fund u lejuan te jene pjese e takimit.

Sipas kërkesës së bërë gjatë një seance dëgjimore pak kohë më parë, tre kompanitë kërkuan rritjen e çmimit të energjisë deri në 12 për qind.

“Situate absurde, te pajustifikuar dhe te paperballueshme nga konsumatori familjar shqiptar”- keshtu e kane quajtur protestuesit kerkesen per rritjen e cmimit te energjise. Sipas kryetarit te shoqates se Minatoreve, Fiqiri Xibri, qeveria duhet te jete ne krah te qytetarit dhe te mbroje interesin e tyre.

“Kjo eshte e paperballueshme. Urojme qe qeveria te na degjoje, pasi paguhet nga njerezit per te mbrojtur interesin e tyre”- tha ai.

Rritja e cmimit të energjisë elektrike kerkohet nga 9.53 që është aktualisht në 10.67 10.67 lekë për kw/orë”.

Kreu i ERE, Bujar Nepravishta, duke njoftuar për kërkesën e bërë lidhur me rritjen e çmimit ka deklaruar se do të shqyrtohet brenda afateve të përcaktuara përgjigja e ERE-s.

Kerkesen per rritjen e cmimit operatori i Sistemit të Shpërndarjes e ka dorëzuar që në fillim të muajit shtator pranë Entit Rregullator të Energjisë.

Ndërkohë, vetëm Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka kërkuar një rritje mesatare të çmimit të energjisë elektrike prej 11.9 për qind. Por ajo që ka më shumë rëndësi ka të bëjë me kërkesën për heqjen e dy niveleve të tarifimit, siç është aplikuar deri më tani.

Sipas vendimit të vjetshëm të ERE-s, çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë tarifohet me dy fasha, e para është deri në 300 kilovat orë dhe për çdo kilovat i konsumuar paguhet me 7.7 lekë, ndërsa çdo kilovat mbi këtë nivel paguhet me 13.5 lekë.

Në kërkesën dërguar ERE-s, OSSH kërkon aplikimin e një çmimi prej 10.09 lekë për kW/h për konsumatorët familjarë pavarësisht kilovatëve të harxhuara. Sipas specialistëve, heqja e fashave të tarifimit favorizon ata që harxhojnë më shumë duke stimuluar kështu rritjen e konsumit të energjisë elektrike.

E njëjta metodë tarifimi ishte propozuar edhe vitin e kaluar, por që nuk u mor parasysh nga ERE. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, rreth 70 për qind e familjeve shqiptare konsumojnë më pak se 300 kW/h në muaj duke mbështetur pretendimin se aplikimi i kësaj metode tarifimi do të rëndonte familjet me të ardhura të kufizuara.

Rritje çmimi kërkohet edhe për energjinë e harxhuar për ambientet e përbashkëta. OSSH kërkon që gjatë vitit 2011 për këtë kategori të aplikohet një tarifë prej 8.85 lekë për kW/h.

Tabela që OSSH i ka dorëzuar Entit Rregullator të Energjisë, përmban propozimet për tarifat e të gjithë subjekteve, ku krahas konsumatorëve familjarë përfshihen edhe bizneset, institucionet buxhetore, ndërmarrjet industriale, bujqësia, shërbimet, etj. Të gjitha kategoritë, OSSH i ka ndarë sipas linjave të tensionit me të cilën ato furnizohen.

Rritja më e lartë propozohet për ata që furnizohen me linjën 0.4 kv, ku ndërmarrjet industriale do të paguajnë 11.42 lekë për kW/h ndërsa bizneset 13.17 lekë për kW/h. Çmimin më të lartë në këtë kategori, e kanë institucionet buxhetore të cilat çdo kilovat energji të harxhuar duhet ta paguajnë me 15.02 lekë.

Burimi: Shekulli Online

Myftiu i Shkodrës: S’ka faj Zoti
“Nuk çmenden lumenjtë, por janë njerëzit që janë çmendur, ashtu siç ndodhi më 1967-n”. Ky ka qenë reagimi i myftiut të Shkodrës ditën e premte gjatë ritualit të faljes së xhumasë në Xhaminë e Parrucës. Përfaqësuesi i fesë myslimane, Muhamet Sytari, pasi i ka bërë apel besimtarëve që brenda mundësive të ndihmojnë të prekurit nga përmbytjet, ka kundërshtuar thëniet e drejtuesve të shtetit që ia kanë hedhur fajin Zotit për atë ç’ka ndodhur në Shkodër. Në hytben e xhumasë (faljen e së premtes) ai është shprehur se ‘njerëzit i kanë kthyer shpinën Zotit’ duke nënkuptuar përhapjen e veseve, përfshirë vjedhjen e korrupsionin, si dhe duke sjellë në kujtesë vitet e braktisjes së besimit. Duke bërë apel për rikthimin e besimit tek Zoti, Sytari ka theksuar se “dhe uji, edhe shiu, edhe bora, edhe lumenjtë janë ushtria e Zotit dhe nuk është siç thonë disa, se ato çmenden. Nuk çmenden lumenjtë, por janë njerëzit që po çmenden”,- ka theksuar Sytari, teksa më tej i është drejtuar direkt kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli: “Nuk çmenden lumenjtë zonja kryeparlamentare, por janë njerëzit që janë çmendur, ashtu siç ndodhi më 1967-n” Më 01 dhjetor kryeparlamentarja Topalli, teksa fliste lidhur me situatën e ndodhur në Shkodër u shpreh se “kemi një situatë ku lumenjtë janë çmendur, janë tërbuar. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë më përpara ajo që po ndodh, kemi dy muaj pa pushim që po bie shi pa pushuar”. Ndërkohë, në parlament, në fjalën e tij, edhe një nga ministrat e qeverisë Olldashi, teksa i përgjigjej opozitës për akuzat lidhur me përgjegjësinë e shtetit në situatën e ndodhur, u shpreh se “ujin Shkodrës ia hodhi ai që është lart…”

Shkodër, nis shërbimi-taksi i varkave

Një numër i konsiderueshëm varkash të llojeve e tipeve të ndryshme, nga më të thjeshtat e deri tek skafet e motorizuara vërehen në rrugën “Xhabije” – Ura e Bunës, si dhe në atë të “Tophanës”, “Perashit”, livadheve etj. Në të dy anët e rrugës Xhabije – Ura e Bunës, në trotuaret që kanë më pak ujë të pranishëm, vërehen grumbuj të shumtë njerëzish që presin radhën për të hipur në varka dhe për të qarkulluar për nevojat e tyre. Me porosi të kryeministrit Berisha, i pranishëm paraditen e së shtunës në Shkodër, varkat do të rezervohen nga shteti si shërbim-taksi dhe do të paguhen prej tij për të frenuar në këtë mënyrë abuzimet (Që të kishe një varkë në shërbim gjatë ditës kërkohej deri 3 000 lekë të reja. Ndërkohë 200 lekë kushtonte lëvizja nëpër stacionet e “urbanit”). Kjo ka bërë që menjëherë bashkia Shkodër t’i pajisë varkat që lëvizin në asfaltin e rrugëve të qytetit me shenjat e numrat përkatës. Ka qenë vetë kryebashkiaku i pranishëm nëpër vend-stacione që u ka bërë të ditur qytetarëve që nuk duhet të paguajnë për varkat-taksi, pasi ato mësohet se do të kenë një pagesë prej 8000 lekësh të reja në ditë nga shteti për të shërbyer për lëvizjen e qytetarëve. Një ofertë e tillë ka bërë që të vijnë edhe varka me motor nga zona të tjera, si Durrësi, Tirana etj. Ndërkohë, policia bashkiake dhe ajo e rendit bëjnë shoqërimin e tyre nëpër lëvizjet brenda qytetit, si dhe ndihmojnë banorët për të përdorur këtë shërbim.

Pasqyrë e situatës në Shkodër

Ndonëse shkarkimet nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit kanë qenë më të pakta dhe vërehet një rënie e lehtë e nivelit të ujit në qytetin e Shkodrës, përsëri situate vazhdon të jetë e rëndë. Gjatë gjithë së shtunës kanë vazhduar operacionet e evakuimit dhe dhënies së ndihmës për banorët e zonave të përmbytura, këto

kryesisht nga ajri dhe me varka. Po kështu në zonën e Nënshkodrës po zhvillohen operacione për dërgimin e ujit të pijshëm dhe ushqimeve tek banesat e izoluara nga uji. Në lagjet e përmbytura, bashkia ka ndarë nga dy bukë për familjet që janë të rrethuara nga uji dhe kjo është bërë perms varkave dhe punonjësve të administratës së saj. Në Shkodër gjatë paradites ka qenë dhe presidenti Bamir Topi, të cilit gjatë takimit me shtabin e emergjencës iu vu në dukje se ka mungesë logjistike në transport për të përballuar sa më mirë situatën.

Kater intelektuale te njohur shkodrane, Mahir Hoti, Gezim Uruçi. Lindita Bushati dhe Majlinda Angoni flasin per situaten kritike te krijuar nga permbytjet, cfare po ndodh ne Shkoder dhe nese faji per gjendjen eshte e motit, apo e shtetit

Prof. Dr. Mahir Hoti, president i “Forumit Ndërkufitar te Liqenit të Shkodrës”

Situatën e krijuar e vlerësoj si të jashtëzakonshme, ku një pjesë e lagjeve të qytetit, si ajo tek ish-zooteknika, Xhabije, Asajëm e Bahçallëk, si dhe zona e Nënshkodrës është nën ujë. Kjo ka ardhë nga reshjet disaditore dhe shkarkimet e detyruara nga liqenet e hidrocentraleve. Ndryshe nga muaji janar i këtij viti, ku situata u krijua nga shkarkimet jograduale dhe në kohën e duhur të ujërave të tepërt nga liqenet e hidrocentraleve mbi lumin Drin, tani situata është ndikuar nga reshjet e gjata, pra rrjeti ujor jashtë kaskadës. Në këto kushte imponohen shkarkime që e rëndojnë problematikën.

Për mendimin tim, shkak janë masat e pamarra sistemuese në këta 20 vjet, ku ka pasur vetëm disa zgjidhje pjesore në zonën e Lezhës dhe disa ndërhyrje modeste në argjinaturën e Dajçit gjatë këtij viti. Nuk janë marrë masa si thellimi apo zgjerimi i lumenjve aty ku ka ndërtime që e kanë ngushtuar shtratin normal. Është për të ardhur keq që bëhet alarm kur ka ndodhur dhe nuk merren masa përpara. Në këtë situatë, nuk mund të bëhen sistemime hidrologjike, pasi është një situatë e tejskajshme. Sot merren vetëm masa të karakterit social – ekonomik, për të evituar dëmet në njerëz dhe sa është e mundur në gjënë e gjallë apo banesat. Lumi Buna që unë e kam vëzhguar dhe sot, lëviz tepër ngadalë, jo lirshëm, sepse e pengon Drini dhe shtrati i cenuar nga mbimbushjet natyrale dhe njerëzore. Përrenjtë tek mbushin liqenin dhe ky e shtyn Bunën që nuk ka mundësi të derdhë në det normalisht. Lumi Moraça, që është furnizuesi kryesor i liqenit, sipas matjeve të bëra, sjell 3,5 herë më shumë se normalja, që është 190m3 ujë në sekondë. Kjo sjell fryrjen e vërshimit dhe të përrenjve që jemi mësuar t’i shohim më së shumti vetëm zhavorre, si Përroi i Thatë apo ai i Banushit që sjellin efekte negative.

Ka ndikuar dhe rrjedhja e ujit nga shpatet e maleve ku ka shatërvanë uji që kalojnë në mbingopje dhe sifonët shpërthejnë. Duhet të kihet parasysh se muajt nëntor-dhjetor kanë sasinë më të madhe të reshjeve vjetore, 30 % të totalit të reshjeve vjetore ndodh në këto dy muaj. Dihet se reshjet në rajonin e vendit tonë janë të çrregullta, kemi shumë reshje në zona të veçanta, më shumë se është normalja, ndërsa ka zona ku ato mungojnë 3-4 muaj.

Ka dhe një bilanc negativ që shfaqet këtë herë, kemi luhatje temperaturash që shkaktojnë shkrirje të menjëhershme të borës që bie, që nuk shkrihet gradualisht dhe ngadalë, por njëherësh dhe kjo nuk është karakteristike për pellgun ujëmbledhës të Shkodrës, por që në këtë rast mbingopet.

Dua të theksoj një fakt që më bën përshtypje. Nuk ka matje të sasisë së reshjeve ditore apo vjetore. Jepen të dhëna për temperaturën, madje dhe në rajon e më gjerë dhe nuk jepen për reshjet. Në zonën e Nënshkodrës ka pasur 11 stacione metereologjike për matjen e temperaturave dhe reshjeve. Por sot nuk ka, janë prishur dhe kanë mbetur vetëm disa segmente të vogla të institutit të hidrometereologjisë, i cili iu bashkangjit gjeoshkencave në universitetin politeknik, në kuadër të shkrirjes së akademisë së shkencave dhe institutive shkencore. Ka pësuar dëmtime struktura matëse. Të gjitha këto shkaktojnë probleme në nyjen hidrografike të Shkodrës, probleme që po shfaqen qartë gjatë këtij viti.

Gëzim Uruçi, speleolog

Duke qenë njohës i alpeve shqiptare, them se puset e rrugët nëntokësore karstike janë të bllokuara. E kam vërejtur dhe gjatë verës në disa shpella, si tek Maja e Harapit etj. Nuk ka ndodhur që liqenet nëntokësore në shpellat e alpeve ilirike, rrugët nëntokësore, të kenë qenë aq të mbushura. Ato nuk ka qenë e mundur të akumulohen dhe ndodhen të pashkarkuara, pasi kapaciteti i tyre karstik nuk i përballon. Uji nuk rrjedh në rrugë tokësore, por shpërthen e rrjedh me fuqi nga shpatet, dhe ky ujë nuk ka ku shkon, nuk ka vend ku të akumulohet dhe gërryejnë shpatet e maleve dhe më pas dëmtojnë brigje, ura etj. Shihet mbushja e depozitave nëntokësore që nuk mbajnë më, veç shpërthejnë dhe sjellin vërshime. Këto nuk janë në dorën e njeriut. Hapësira ujore e rajonit ruan një potencial të madh hidrik të alpeve ilirike. Këto luajnë rol të madh në furnizimin e liqeneve, lumenjve, përrenjve.

Lindita Bushati, biologe

U bënë disa ditë që në zonën e Nënshkodrës dhe disa lagje të qytetit mbretëron uji që ka sjellë probleme të shumta, përfshirë dhe qarkullimin normal. Zona e Shkodrës njihet si zonë me rrezikshmëri ujore dhe në këtë rast mendoj se ka ndodhur mbingopja e liqenit të Shkodrës, i cili nuk thith më dhe uji del në pjesën e fillimit të qytetit. Si biologe, përveç dëmeve që shkakton tek ata që jetojnë këtu, e shoh të dëmtuar dhe gjallesën e liqenit që po shteron, ndërsa bimësia e tij dëmton kalimin. Kjo zonë njihet si problematike, por kushtet atmosferike të pazakonta të këtij viti, reshjet e stërzgjatura e kanë rënduar situatën dhe kanë dhënë alarmin. Por, ndonëse problemi është i njohur në vite, këto përmasa janë alarmante. Ka një shtab emergjence që po merret me menaxhimin e situatës dhe kjo kërkon gatishmëri dhe potenciale të mëdha. Thuhet se një situatë e tillë ndodh një herë në 100 vjet, por gjatë këtij viti ajo u përsërit disa herë.

Majlinda Angoni, biznesmene

Një situatë e tillë nuk mbahet mend. Janë dukuri të papara, lëvizje temperaturash që sjellin dëborë në male e shkrirje të menjëhershme të tyre, vërshime përrejsh që ndodhin rrallë. Shteti po përpiqet që të menaxhojë atë që po ndodh, edhe pse duhej të ishte menduar që më parë për infrastrukturën, në ndërhyrjet në argjinatura, hidrovore, në moslejimin e ndërtimeve në shtratin e lumenjve që e ndryshojnë rrjedhën e tyre, pra, të kishte një menaxhim më të mirë të territorit. Ajo që po ndodh nuk ndalet, shpresohet që pasojat të jenë të përballueshme e jo të rënda.

1 herë në 100 vjet apo 100 herë në vit?

Se çfarë po ndodh në Shkodër mund të shihet fare mirë në foto apo në filmimet, por edhe mund të kuptohet nga fjalët e vetë banorëve të kësaj zone. Se sa është fajtor shteti për atë që po ndodh, mjafton të dëgjosh krerët e tij duke folur dhe duke shpjeguar se sa të aftë kanë qenë për të shmangur një situatë të tillë që ka nisur që prej 2 janarit të këtij viti dhe që ende vijon.

Më 13 janar të këtij viti, në mbledhjen e zhvilluar në Shkodër dhe në takimet e tij me banorët e zonave të përmbytura, kryeministri Berisha theksoi:

Situatën e paprecedentë

- Edhe një herë dua t’i rikthehem përmasave të motit, të cilin të gjithë observatorët më seriozë të vëzhgimit të motit dhe përmbytjeve, cilësuan si shkak reshjet e mëdha, cilësuan si intensitet, atë të shkallës së dytë që përsëritet më rrallë se 1 herë në 100 vite.

- Reshjet e papara dhe shkrirja në janar në 24 orë e borës së të gjithë masivit të Alpeve, krijoi një situatë të paprecedentë.

Ndihmën për çdo banor

- Pra, u ndala në këto raste për të treguar se pasojat janë të thella, por unë jam sot në Shkodër, bashkë me qeverinë, për të garantuar çdo qytetar të këtij rrethi dhe këtij qyteti, se qeveria do të zhdëmtojë dhe askërkujt nuk duhet t’i rëndojë dhimbja e mallit të dëmtuar, sepse ne do ta kompensojmë atë një për një.Për ne rëndësi vendimtare ka shpëtimi i i jetëve njerëzore dhe, mundësisht, gjësë së gjallë.

Programet pas kalimit të situatës

- I parë dhe kryesor është operacioni i shpëtimit dhe ndihmës, por secila ministri, në kuadrin e emergjencës, duhet të bëjë me shpejtësi programet e planet e post emergjencës. Të mos harrojmë se kjo zonë nuk është shkretëtirë, por një nga zonat më pjellore, më të pasura të tokës shqiptare dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme rehabilitimi tërësor i saj, infrastruktura e gjithanshme, shkollat, qendrat shëndetësore, rrugët, kanalizimet çdo gjë.

Thellimin e lumit Bunë

- Dhe ne do të bëjmë gjithçka, si me thellimin e Bunës, një projekt ndër më të kushtueshmit dhe më madhështorët për vendin; me by-passin që nuk do të jetë më një rrugë e zakonshme, por do të jetë një argjinaturë e ngritur për t’ju mbrojtur nga liqeni dhe çdo gjë tjetër, që ujërat të jenë mrekullia e Shkodrës dhe të mos shndërrohen në përmbytje dhe fatkeqësi

Ngritjen e argjinaturave

- Duhet të studiojmë edhe njëherë argjinaturën e Dajçit që është më kryesorja, të Anës Malit, të Obotit dhe kudo, sikundër një studim urbanistik duhet të bëhet, ku të përcaktohet se nuk duhet të ndërtohet aty ku rreziku është i madh. Të shihen të gjitha këto së bashku dhe ta shndërrojmë këtë fatkeqësi natyrore në sfida të mëdha për të zgjidhur.

Mashtrimin që i është bërë Shkodrës

- Shkodra ka një shpirt të pamposhtur dhe thelbi i shpirtit të saj qëndron në një raport të vetëm dhe kryesor të njeriut të qytetëruar dhe ky është raporti me të vërtetën. Ata që duan t’i servirin Shkodrës trillime dhe mashtrime, duhet ta dinë se qyteti ka një epitet për ta “sherr budallë”

Në mbledhjen e zhvilluar në Shkodër më 30 nëntor 2010, kryeministri Berisha theksoi:

Herën e parë në histori që Valbona del jashtë parashikimeve

- E vërteta është se prurjet e Alpeve tejkaluan çdo lloj parashikimi, pasi Valbona, nuk ka pasur ndonjëherë në histori prurje prej 1500 m3 kub në sekondë dhe pastaj këto masa kanë qenë prurje të lumenjve të tjerë, Kiri po kështu nga ana e tij. Kësaj here ishte liqeni me burimet dhe prurjet që vazhdoi rritjen pandërprerë të nivelit.

Fuqia e shtetit për evakuim

- Parashikimet sinoptike, ashtu siç i ndiqni vetë nuk janë dhe aq të favorshme, por ne kemi mundësi të plotë të kalojmë pasojat e ujërave të shumta që mund të shtohen gjatë ditëve që vijnë dhe që në fakt nuk janë të pakta sepse edhe sot lumenjtë e Alpeve, nga Valbona deri në Përroin e Thatë janë në rritje të ndjeshme, duke shtuar edhe Drinin, por i kemi të gjitha kushtet, forcat e rendit, forcat e ushtrisë, forcat e emergjencës civile, duke nxjerrë këtu të gjitha ekipimet e nevojshme, automjetet, varkat, transformatorët, pompat të instalohen dhe kalojnë të gjitha në gatishmëri.

Askush nuk do të ndihet i braktisur

- Ndërkohë, Shkodra problematikën e madhe e ka në Nënshkodër, por dhe në zona të tjera që përballen me vështirësi serioze. Duke ardhur këtu nga Boga më vjen një mesazh. “Jemi në një situatë shumë të vështirë” ndaj dhe ne duhet të jemi të gatshëm që aty ku është emergjenca, aty të jemi edhe ne. Nuk mund që askush të ndihet i braktisur në këtë situatë, përkundrazi i kemi të gjitha mundësitë që t’i gjendemi çdo familjeje, kudo që ndodhet ajo dhe ta ndihmojmë.

Më 1 dhjetor 2010 kryeparlamentarja Topalli theksoi në Shkodër:

Fryrja e liqenit, si asnjëherë tjetër

Prej dy muajsh ka një shi që nuk pushon ditë e natë. Jemi në kushtet e fryrjes së liqenit të Shkodrës si asnjëherë tjetër, edhe në krahasim me një vit më parë. Jemi në kushtet e çmendurive të lumenjve, që rrethojnë qytetin e Shkodrës. Asnjë qytet tjetër, asnjë pjesë e rajonit të Ballkanit si pjesa e Shkodrës nuk është e vendosur në mënyrë të tillë, që të gjitha shkarkimet nga gjysma e Ballkanit të derdhen në këtë pjesë të basenit të Shkodrës.

Kjo është historia e Shkodrës

Me sa duket kjo kohë do të vazhdojë, dhe ne duhet të jemi të përgatitur pasi kjo situatë e rënduar do të vazhdojë edhe për një kohë të caktuar. Kjo situatë ka ndodhur gjithmonë në Shkodër, kjo është historia jonë. Shteti është në këmbë për të mbështetur me të gjitha nevojat familjet në vështirësi, në komunat në vështirësi

Burimi: Shekulli Online

Permbytjet, bllokohet autostrada Tirane-Durres
Shtabi i Emergjencave i Prefekturës së Qarkut Tiranë njoftoi pak më parë se autostada Tiranë – Durrës është e rihapur për kalimin e të gjitha llojeve të automjeteve dhe kërkon nga drejtuesit e mjeteve, kufizimin e shpejtësisë në këtë aks rrugor veçanërisht në segmentin rrugor Vorë – Maminas, ku shpejtësia e mjeteve nuk duhet të kalojë më shumë se 60 km në orë.

Drejtoria e Policisë e Qarkut në një njoftim për shtyp bëri të ditur se te gjitha akset apo segmentet e qytetit të Tiranës janë të kalueshme

SHKON DREJT NORMALIZIMIT SITUATA NE AUTOSTRADE

ORA 17:47- “Gjendja në autostradë po shkon drejt normalizimit, trafiku po fillon të lëvizë ka dhe 2 orë punë për normalizim të plotë. Nuk ka problem për qarkullimin e mjeteve në akset e tjera” ben te ditur Ministria e Transporteve.

BLLOKOHET AKSI TIRANË-MARIKAJ, NË VORË REZIKOHEN TË SHEMBEN SHTËPI

ORA 13:50-Vazhdon i bllokuar prej disa orësh aksi Tiranë-Marikaj në autostradën Tiranë-Durrës duke sjelle nje bllokim gati total te autostrades. Situata kritike nga reshjet me intensitet që prej ditësh kanë përfshirë gjtihë vendin kanë sjellë përmbytje në disa pjesë të autostradës, gjë që ka shkaktuar një konfuzion në qarkullimin e automjeteve.

Kalimi në autostradë po bëhet me vështirësi të mëdha, polciia sugjeron banoret te perdorin rrugen dytesore qe lidh Tiranen me Durresin. Fadroma dhe mjetë të renda kanë mbërritur në aksin Tiranë-Marikaj dhe po përpiqen të zhbllokojnë situatën plot kaos që vazhdon prej orësh në autostradë. Ndërkohë në Vorë situata paraqitet jo e mirë. Disa shtëpi rrezikojnë të shemben nga shembja e dherave që po ndodhin në zonë.

UJI BLLOKON PREJ ORES 11:30 AUTOSTRADËN TIRANË-DURRËS

ORA 11:35-Prej ores 11:e 30 minuta autostrada Tiranë-Durrës po qëndron e bllokuar për shkak të sasisë së madhe të ujit që ka mbuluar rrugën në kthesën e Kasharit.

Prezenca e ujit u shtua gjatë oreve te paradites se sotme per shkak te reshjeve te shumta te shiut te te rana ditet e fundit ka bërë që automjetet që qarkullojnë në të dyja krahët të pengohen në lëvizjen e tyre normale deri në bllokimin tërësisht të qarkullimit në këtë aks.

Kjo ka sjellë një trafik të rënduar në autostradë, ndërkohë që janë lajmëruar organet komptente për situatën.

Situata vazhdon të mbetet kritike në këtë pjesë të autostradës prej orës 11.30 minuta.

Si pasoje prej kesaj ore reshjet e shumta të shiut kanë bërë thuajse të pamundur kalimin e mjeteve në segmentin rrugor nga Vora në Maminas.

Në ndihmë të situatës së krijuar, efekiva të shumta të Qarkullimi Rrugor në kryeqytet, janë instaluar në hyrje të autostradës Tiranë – Durrës për të orjentuar drejtuesit e mjeteve, duke u rekomanduar atyre që duan të udhëtojnë nga Tirana drejt qyteti bregdetar të Durrësit e më tej, që të përdorin rrugën tjetër, atë të Ndroqit.

Burimi: Balkanweb

Kavaje, djali vritet per nje celular
Motra e tij kishte nisur përgatitjet për përvjetorin e vëllait të vetëm, por ka mbetur e shtangur, kur në shtëpi kanë mbërritur punonjësit e policisë, për t’i thënë se Bruno Kallazi ishte vrarë me thikë. 20-vjeçari është qëlluar nga një shok, bashkë me vëllanë e tij, pas një sherri që ata kanë pasur për shkak të një telefoni. Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë, në lagjen nr. 2 në Kavajë, kur 20-vjeçari është takuar me shokun e tij 23-vjeçar, Arian Leka. Policia tha se ka arrestuar 23-vjeçarin dhe vëllanë e tij, Emiljano Leka.

Sipas të dhënave hetimore, gjithçka ka ndodhur rreth orës 13:00, kur Bruno Kallazi është takuar me Arian Lekën. Ky i fundit i kishte dhënë 20-vjeçarit një celular, por për paratë e kishte lënë që të paguheshin më vonë. Meqë afati i pagesës ka kaluar, Ariani 23-vjeçar ka kërkuar paratë e celularit, megjithëse Bruno është shprehur se nuk kishte ku t’i merrte. Në këto kushte, mes tyre ka plasur një debat i ashpër. Debati ka sjellë kërcënime të dyanshme dhe në ato momente, aty ka mbërritur edhe Emiljano, vëllai i Arian Lekës. Menjëherë, mes dy vëllezërve dhe Bruno Kallazit ka plasur konflikti me mjete të ndryshme, ndërkohë që kanë nxjerrë edhe thika. Personat, që kanë kaluar rrugës, janë munduar t’i ndajnë, por ka qenë e kotë. Ata kanë goditur njëri-tjetrin, me thika dhe mjete të tjera. Por, fatale ka qenë gjithçka për Bruno Kallazin. Ai ka marrë plagë të rënda dhe ka humbur shumë gjak. Menjëherë, dëshmitarët janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por ai ka gjetur vdekjen. Ndërkaq, plagë ka marrë edhe Arian Leka, i cili është dërguar për në spitalin rajonal të Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas këtij konflikti të rëndë, policia është njoftuar nga banorët për gjithçka kishte ndodhur. Pa kaluar shumë kohë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Kavajës, që kanë nisur hetimet për këtë krim të rëndë. Dy autorët e vrasjes janë identifikuar vëllezërit Arian dhe Emiljano Leka, përkatësisht 23 dhe 26 vjeç. I pari ndodhej në spital dhe policia ka rendur për ta mbajtur nën mbrojtje nga frika e ndonjë hakmarrje, ndërkohë që për Emiljanon kanë nisur kërkimet. Ai është vënë në pranga shumë shpejt nga shërbimet policore dhe është shoqëruar në komisariat. Ndërsa Ariani është marrë në pyetje në spital dhe ka treguar se çfarë kishte ndodhur, duke pretenduar se sherrin e kishte nisur viktima dhe ky kishte dashur të mbrohej. Megjithatë, specialistët e hetimit të krimeve e kanë arrestuar për vrasje me dashje, në bashkëpunim. Për të njëjtën vepër penale është arrestuar edhe vëllai i tij, ndërkohë që familja e Bruno Kallazit, është njoftuar për tragjedinë në familjen e tyre.

Sipas të dhënave, kur policia ka shkuar në banesën e viktimës, aty ka gjetur vetëm motrën e tij. Teksa ajo po planifikonte gjithçka për t’i festuar 20-vjetorin vëllait të vetëm që kishte, i është dashur të përballet me lajmin e kobshëm, jo vetëm për të, por për të gjithë familjen. Sipas uniformave blu, ata janë mbajtur nën kontroll nga uniformat blu, pasi dyshohej se mund të hakmerreshin, duke i dhënë përmasa edhe më të mëdha këtij krimi të rëndë. Bruno Kallazi mbushte 20 vjeç për dy javë dhe me një nga autorët e vrasjes njihej prej vitesh, pavarësisht se jetonin në lagje të ndryshme të Kavajës.

Burimi: Gazeta Shqip

Faji i shiut, apo i shtetit?
Kater intelektuale te njohur shkodrane, Mahir Hoti, Gezim Uruçi. Lindita Bushati dhe Majlinda Angoni flasin per situaten kritike te krijuar nga permbytjet, cfare po ndodh ne Shkoder dhe nese faji per gjendjen eshte e motit, apo e shtetit

Prof. Dr. Mahir Hoti, president i “Forumit Ndërkufitar te Liqenit të Shkodrës”

Situatën e krijuar e vlerësoj si të jashtëzakonshme, ku një pjesë e lagjeve të qytetit, si ajo tek ish-zooteknika, Xhabije, Asajëm e Bahçallëk, si dhe zona e Nënshkodrës është nën ujë. Kjo ka ardhë nga reshjet disaditore dhe shkarkimet e detyruara nga liqenet e hidrocentraleve. Ndryshe nga muaji janar i këtij viti, ku situata u krijua nga shkarkimet jograduale dhe në kohën e duhur të ujërave të tepërt nga liqenet e hidrocentraleve mbi lumin Drin, tani situata është ndikuar nga reshjet e gjata, pra rrjeti ujor jashtë kaskadës. Në këto kushte imponohen shkarkime që e rëndojnë problematikën.

Për mendimin tim, shkak janë masat e pamarra sistemuese në këta 20 vjet, ku ka pasur vetëm disa zgjidhje pjesore në zonën e Lezhës dhe disa ndërhyrje modeste në argjinaturën e Dajçit gjatë këtij viti. Nuk janë marrë masa si thellimi apo zgjerimi i lumenjve aty ku ka ndërtime që e kanë ngushtuar shtratin normal. Është për të ardhur keq që bëhet alarm kur ka ndodhur dhe nuk merren masa përpara. Në këtë situatë, nuk mund të bëhen sistemime hidrologjike, pasi është një situatë e tejskajshme. Sot merren vetëm masa të karakterit social – ekonomik, për të evituar dëmet në njerëz dhe sa është e mundur në gjënë e gjallë apo banesat. Lumi Buna që unë e kam vëzhguar dhe sot, lëviz tepër ngadalë, jo lirshëm, sepse e pengon Drini dhe shtrati i cenuar nga mbimbushjet natyrale dhe njerëzore. Përrenjtë tek mbushin liqenin dhe ky e shtyn Bunën që nuk ka mundësi të derdhë në det normalisht. Lumi Moraça, që është furnizuesi kryesor i liqenit, sipas matjeve të bëra, sjell 3,5 herë më shumë se normalja, që është 190m3 ujë në sekondë. Kjo sjell fryrjen e vërshimit dhe të përrenjve që jemi mësuar t’i shohim më së shumti vetëm zhavorre, si Përroi i Thatë apo ai i Banushit që sjellin efekte negative.

Ka ndikuar dhe rrjedhja e ujit nga shpatet e maleve ku ka shatërvanë uji që kalojnë në mbingopje dhe sifonët shpërthejnë. Duhet të kihet parasysh se muajt nëntor-dhjetor kanë sasinë më të madhe të reshjeve vjetore, 30 % të totalit të reshjeve vjetore ndodh në këto dy muaj. Dihet se reshjet në rajonin e vendit tonë janë të çrregullta, kemi shumë reshje në zona të veçanta, më shumë se është normalja, ndërsa ka zona ku ato mungojnë 3-4 muaj.

Ka dhe një bilanc negativ që shfaqet këtë herë, kemi luhatje temperaturash që shkaktojnë shkrirje të menjëhershme të borës që bie, që nuk shkrihet gradualisht dhe ngadalë, por njëherësh dhe kjo nuk është karakteristike për pellgun ujëmbledhës të Shkodrës, por që në këtë rast mbingopet.

Dua të theksoj një fakt që më bën përshtypje. Nuk ka matje të sasisë së reshjeve ditore apo vjetore. Jepen të dhëna për temperaturën, madje dhe në rajon e më gjerë dhe nuk jepen për reshjet. Në zonën e Nënshkodrës ka pasur 11 stacione metereologjike për matjen e temperaturave dhe reshjeve. Por sot nuk ka, janë prishur dhe kanë mbetur vetëm disa segmente të vogla të institutit të hidrometereologjisë, i cili iu bashkangjit gjeoshkencave në universitetin politeknik, në kuadër të shkrirjes së akademisë së shkencave dhe institutive shkencore. Ka pësuar dëmtime struktura matëse. Të gjitha këto shkaktojnë probleme në nyjen hidrografike të Shkodrës, probleme që po shfaqen qartë gjatë këtij viti.

Gëzim Uruçi, speleolog

Duke qenë njohës i alpeve shqiptare, them se puset e rrugët nëntokësore karstike janë të bllokuara. E kam vërejtur dhe gjatë verës në disa shpella, si tek Maja e Harapit etj. Nuk ka ndodhur që liqenet nëntokësore në shpellat e alpeve ilirike, rrugët nëntokësore, të kenë qenë aq të mbushura. Ato nuk ka qenë e mundur të akumulohen dhe ndodhen të pashkarkuara, pasi kapaciteti i tyre karstik nuk i përballon. Uji nuk rrjedh në rrugë tokësore, por shpërthen e rrjedh me fuqi nga shpatet, dhe ky ujë nuk ka ku shkon, nuk ka vend ku të akumulohet dhe gërryejnë shpatet e maleve dhe më pas dëmtojnë brigje, ura etj. Shihet mbushja e depozitave nëntokësore që nuk mbajnë më, veç shpërthejnë dhe sjellin vërshime. Këto nuk janë në dorën e njeriut. Hapësira ujore e rajonit ruan një potencial të madh hidrik të alpeve ilirike. Këto luajnë rol të madh në furnizimin e liqeneve, lumenjve, përrenjve.

Lindita Bushati, biologe

U bënë disa ditë që në zonën e Nënshkodrës dhe disa lagje të qytetit mbretëron uji që ka sjellë probleme të shumta, përfshirë dhe qarkullimin normal. Zona e Shkodrës njihet si zonë me rrezikshmëri ujore dhe në këtë rast mendoj se ka ndodhur mbingopja e liqenit të Shkodrës, i cili nuk thith më dhe uji del në pjesën e fillimit të qytetit. Si biologe, përveç dëmeve që shkakton tek ata që jetojnë këtu, e shoh të dëmtuar dhe gjallesën e liqenit që po shteron, ndërsa bimësia e tij dëmton kalimin. Kjo zonë njihet si problematike, por kushtet atmosferike të pazakonta të këtij viti, reshjet e stërzgjatura e kanë rënduar situatën dhe kanë dhënë alarmin. Por, ndonëse problemi është i njohur në vite, këto përmasa janë alarmante. Ka një shtab emergjence që po merret me menaxhimin e situatës dhe kjo kërkon gatishmëri dhe potenciale të mëdha. Thuhet se një situatë e tillë ndodh një herë në 100 vjet, por gjatë këtij viti ajo u përsërit disa herë.

Majlinda Angoni, biznesmene

Një situatë e tillë nuk mbahet mend. Janë dukuri të papara, lëvizje temperaturash që sjellin dëborë në male e shkrirje të menjëhershme të tyre, vërshime përrejsh që ndodhin rrallë. Shteti po përpiqet që të menaxhojë atë që po ndodh, edhe pse duhej të ishte menduar që më parë për infrastrukturën, në ndërhyrjet në argjinatura, hidrovore, në moslejimin e ndërtimeve në shtratin e lumenjve që e ndryshojnë rrjedhën e tyre, pra, të kishte një menaxhim më të mirë të territorit. Ajo që po ndodh nuk ndalet, shpresohet që pasojat të jenë të përballueshme e jo të rënda.

1 herë në 100 vjet apo 100 herë në vit?

Se çfarë po ndodh në Shkodër mund të shihet fare mirë në foto apo në filmimet, por edhe mund të kuptohet nga fjalët e vetë banorëve të kësaj zone. Se sa është fajtor shteti për atë që po ndodh, mjafton të dëgjosh krerët e tij duke folur dhe duke shpjeguar se sa të aftë kanë qenë për të shmangur një situatë të tillë që ka nisur që prej 2 janarit të këtij viti dhe që ende vijon.

Më 13 janar të këtij viti, në mbledhjen e zhvilluar në Shkodër dhe në takimet e tij me banorët e zonave të përmbytura, kryeministri Berisha theksoi:

Situatën e paprecedentë

- Edhe një herë dua t’i rikthehem përmasave të motit, të cilin të gjithë observatorët më seriozë të vëzhgimit të motit dhe përmbytjeve, cilësuan si shkak reshjet e mëdha, cilësuan si intensitet, atë të shkallës së dytë që përsëritet më rrallë se 1 herë në 100 vite.

- Reshjet e papara dhe shkrirja në janar në 24 orë e borës së të gjithë masivit të Alpeve, krijoi një situatë të paprecedentë.

Ndihmën për çdo banor

- Pra, u ndala në këto raste për të treguar se pasojat janë të thella, por unë jam sot në Shkodër, bashkë me qeverinë, për të garantuar çdo qytetar të këtij rrethi dhe këtij qyteti, se qeveria do të zhdëmtojë dhe askërkujt nuk duhet t’i rëndojë dhimbja e mallit të dëmtuar, sepse ne do ta kompensojmë atë një për një.Për ne rëndësi vendimtare ka shpëtimi i i jetëve njerëzore dhe, mundësisht, gjësë së gjallë.

Programet pas kalimit të situatës

- I parë dhe kryesor është operacioni i shpëtimit dhe ndihmës, por secila ministri, në kuadrin e emergjencës, duhet të bëjë me shpejtësi programet e planet e post emergjencës. Të mos harrojmë se kjo zonë nuk është shkretëtirë, por një nga zonat më pjellore, më të pasura të tokës shqiptare dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme rehabilitimi tërësor i saj, infrastruktura e gjithanshme, shkollat, qendrat shëndetësore, rrugët, kanalizimet çdo gjë.

Thellimin e lumit Bunë

- Dhe ne do të bëjmë gjithçka, si me thellimin e Bunës, një projekt ndër më të kushtueshmit dhe më madhështorët për vendin; me by-passin që nuk do të jetë më një rrugë e zakonshme, por do të jetë një argjinaturë e ngritur për t’ju mbrojtur nga liqeni dhe çdo gjë tjetër, që ujërat të jenë mrekullia e Shkodrës dhe të mos shndërrohen në përmbytje dhe fatkeqësi

Ngritjen e argjinaturave

- Duhet të studiojmë edhe njëherë argjinaturën e Dajçit që është më kryesorja, të Anës Malit, të Obotit dhe kudo, sikundër një studim urbanistik duhet të bëhet, ku të përcaktohet se nuk duhet të ndërtohet aty ku rreziku është i madh. Të shihen të gjitha këto së bashku dhe ta shndërrojmë këtë fatkeqësi natyrore në sfida të mëdha për të zgjidhur.

Mashtrimin që i është bërë Shkodrës

- Shkodra ka një shpirt të pamposhtur dhe thelbi i shpirtit të saj qëndron në një raport të vetëm dhe kryesor të njeriut të qytetëruar dhe ky është raporti me të vërtetën. Ata që duan t’i servirin Shkodrës trillime dhe mashtrime, duhet ta dinë se qyteti ka një epitet për ta “sherr budallë”

Në mbledhjen e zhvilluar në Shkodër më 30 nëntor 2010, kryeministri Berisha theksoi:

Herën e parë në histori që Valbona del jashtë parashikimeve

- E vërteta është se prurjet e Alpeve tejkaluan çdo lloj parashikimi, pasi Valbona, nuk ka pasur ndonjëherë në histori prurje prej 1500 m3 kub në sekondë dhe pastaj këto masa kanë qenë prurje të lumenjve të tjerë, Kiri po kështu nga ana e tij. Kësaj here ishte liqeni me burimet dhe prurjet që vazhdoi rritjen pandërprerë të nivelit.

Fuqia e shtetit për evakuim

- Parashikimet sinoptike, ashtu siç i ndiqni vetë nuk janë dhe aq të favorshme, por ne kemi mundësi të plotë të kalojmë pasojat e ujërave të shumta që mund të shtohen gjatë ditëve që vijnë dhe që në fakt nuk janë të pakta sepse edhe sot lumenjtë e Alpeve, nga Valbona deri në Përroin e Thatë janë në rritje të ndjeshme, duke shtuar edhe Drinin, por i kemi të gjitha kushtet, forcat e rendit, forcat e ushtrisë, forcat e emergjencës civile, duke nxjerrë këtu të gjitha ekipimet e nevojshme, automjetet, varkat, transformatorët, pompat të instalohen dhe kalojnë të gjitha në gatishmëri.

Askush nuk do të ndihet i braktisur

- Ndërkohë, Shkodra problematikën e madhe e ka në Nënshkodër, por dhe në zona të tjera që përballen me vështirësi serioze. Duke ardhur këtu nga Boga më vjen një mesazh. “Jemi në një situatë shumë të vështirë” ndaj dhe ne duhet të jemi të gatshëm që aty ku është emergjenca, aty të jemi edhe ne. Nuk mund që askush të ndihet i braktisur në këtë situatë, përkundrazi i kemi të gjitha mundësitë që t’i gjendemi çdo familjeje, kudo që ndodhet ajo dhe ta ndihmojmë.

Më 1 dhjetor 2010 kryeparlamentarja Topalli theksoi në Shkodër:

Fryrja e liqenit, si asnjëherë tjetër

Prej dy muajsh ka një shi që nuk pushon ditë e natë. Jemi në kushtet e fryrjes së liqenit të Shkodrës si asnjëherë tjetër, edhe në krahasim me një vit më parë. Jemi në kushtet e çmendurive të lumenjve, që rrethojnë qytetin e Shkodrës. Asnjë qytet tjetër, asnjë pjesë e rajonit të Ballkanit si pjesa e Shkodrës nuk është e vendosur në mënyrë të tillë, që të gjitha shkarkimet nga gjysma e Ballkanit të derdhen në këtë pjesë të basenit të Shkodrës.

Kjo është historia e Shkodrës

Me sa duket kjo kohë do të vazhdojë, dhe ne duhet të jemi të përgatitur pasi kjo situatë e rënduar do të vazhdojë edhe për një kohë të caktuar. Kjo situatë ka ndodhur gjithmonë në Shkodër, kjo është historia jonë. Shteti është në këmbë për të mbështetur me të gjitha nevojat familjet në vështirësi, në komunat në vështirësi

Burimi: Shekulli Online

Vëllai vret motrën për nder. Punonte në lokale nate për të mbijetuar
Halit Vukaj nga Peraj i Hasit ka vrarë motrën e tij Flora Vukaj në një hotel në dalje të qytetit të Pejës. Policia bën të ditur se autori ka përfunduar në pranga. Dyshonte se e motra ushtronte prostitucion

PEJË – Vëllai ka vrarë motrën për nder. Halit Vukaj, 21 vjeç, nga fshati Peraj i komunës Golaj në rrethin e Hasit ka vrarë me armë zjarri automatike motrën e tijj, Flora Vukaj, 20 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur mesnatën duke u gdhirë e mërkurë në hotel “Adriatiku” në dalje të qytetit të Pejës në rrugën Pejë-Istog në afërsi të fshatit Vitomiricë. Viktima ka qenë në shoqërinë e pesë meshkujve të gjithë shqiptarë nga Peja, Klina e Gjakova kur vëllai i saj, Halit Vukaj, i armatosur me kallashnikov ka hyrë brenda në lokal dhe pa ndonjë paralajmërim ka qëlluar në drejtim të motrës. Ajo ka mbetur e vdekur pasi ka marrë disa goditje plumbash në pjesët e sipërme të trupit dhe në kokë. Policia e Pejës ka raportuar për këtë rast se sulmi i armatosur ka qenë i pakontrolluar nga ana e vrasësit, i cili nuk ka kursyer nga plumbat gjithë hapësirën e lokalit, duke frikësuar për vdekje personat që ishin aty. Pesë persona që shoqëronin viktimën dhe që ishin pesë meshkuj janë lënduar nga xhamat e thyer nëpër dritaret ku ata kanë tentuar të dalin sa më parë për t’u shpëtuar breshërive të kallashnikovit. Megjithatë, përveç femrës që ishte objektiv i vrasësit, askush tjetër nga të pranishmit nuk ka pësuar nga plumbat.

“Një person i dyshuar sipas informacioneve të para, ka hyrë në restorantin “Adriatiku” dhe me armën e tij automatike kallashnikov nga dera e hyrjes ka filluar të hapë zjarr në drejtim të viktimës, e cila ishte ulur në një nga tavolinat e restorantit bashkë me pesë meshkuj. Vajza e identifikuar me emrin Flora Vukaj dhe që mbante nofkën “Lola”, ishte qëlluar me plumba automatiku pas kokës dhe në pjesët e sipërme te trupit nga vëllai i saj Halit Vukaj duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa shoqëruesit e saj kishin arritur të iknin dritareve të lokalit.

Pesë pesonat që shoqëronin viktimën, ishin të gjithë shqiptarë nga Klina, Peja dhe Gjakova. Policia e Pejës bëri të ditur për këtë rast se pesë personat janë lënduar nga xhamat e thyer nëpër dritaret ku ata kanë tentuar të dalin sa më parë për t’i shpëtuar breshërisë. Pas kryerjes së vrasjes autori është larguar, ndërkohë që policia ka bërë identifikimin e tij. Ai është arrestuar rreth 12 orë pas kryerjes së vrasjes në qendër të qytetit të Deçanit rreth 30 kilometër larg nga vendi i krimit. Një patrullë policie në qytetin e Deçanit ka dyshuar në sjelljen e të dyshuarit për vrasjen e motrës. Ai është shoqëruar në stacionin e policisë në Deçan për mungesë dokumentesh identifikimi.

“Pas marrjes në pyetje nga policia është arritur të zbulohet se i dyshuari kishte vrarë motrën e vet, Florën”,- tha zëdhënësi i policisë, duke shtuar se dyshimet ishin përforcuar pas kontakteve me policinë kufitare në Qafë-Prush, ku ishte vërtetuar periudha kur Halit Vukaj kishte hyrë në Kosovë nga Shqipëria. Po punohet për zbardhjen dhe arsyet që çuan në vrasjen makabre. Ndërkohë prokuroria e Pejës ka arrestuar Halit Vukajn nga Hasi. Burimet zyrtare ende nuk kanë dhënë detaje për motivin e kësaj vrasjeje. Sipas të dhënave të para, viktima që ishte nënë e divorcuar nga bashkëshorti, punonte në lokale nate për të mbijetuar. Kjo duket se ka shtyrë 21-vjeçarin të vriste motrën e tij.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe policia e Hasit. Shefi i komisariatit të Krumës, Ndriçim Koka, ka bërë të ditur se Halit Vukaj nga Peraj ka vrarë motrën e tij në Pejë dhe më pas i është dorëzuar policisë. Burime nga komuna Golaj e rrethit të Hasit theksojnë se Flora Vukaj ka qenë e martuar në Kosovë në qytetin e Deçanit, por nuk saktësojnë nëse ajo ka qenë e divorcuar.

Burimi: Shekulli Online

Uji pushton qytetin, Shkodra drejt Izolimit. Mblidhen Emergjencat
Shkodra drejt izolimit per shkak te vershimit te ujit ne lagjet e qytetit. Uji tashme ka pushtuar shume prej lagjeve hyrese, ne te cilat niveli i ujit eshte rritur gjate nates.

Vazhdon me intensitet evakuimi i banoreve, nderkohe qe qarkullimi ne zone behet ose me kamione te ushtrise, ose me varka. Rruga Shkoder-Tirane vazhdon te jete shume problematike per te levizur.

Shiroka dhe Zogaj jane të izoluara, pasi ura e Bunës e cila lidh qytetin me këto dy fshatra është mbuluar nga uji, qe mberrin deri ne 1.5 meter.

Te pakalueshme jane edhe pjeset e aksit qe lidhin Shkodren me Malin e Zi, pasi uji ka bllokuar pjesë të aksit nacional Shkodër- Muriqan. Vazhdojnë të jenë të izoluara komunat Dajc, Velipojë e Oboti, Darragjati, Bërdica.

Rruget te pakalueshme jane Shkodër-Tiranë, Shkodër-Velipojë, Shkodër-Obot, Shkodër-Dajç, Shkodër-Bërdicë, Bogë-Shalë, Breglumi-Theth, në rrethin e Pukës i bllokuar aksi Fushë Arrëz-Iballë, në rrethin e Malësisë e Madhe i bllokuar aksi Tamarë-Vukaj.

Shtabi i emergjencave ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën. Janë 1000 banorët e evakuar deri në këto momente, ndërsa 1100 shtëpi të rrethuara nga uji. Gjithnjë sipas shtabit të emergjencave po evakuohen 5100 bagëti, ndërkohë që nën ujë ndodhen mijëra hektarë tokë.

Gjendje të fatkeqësisë natyrore i ka quajtur kreu i qeverisë përmbytjet më të fundit në zonat e Shkodrës, duke mos ngurruar t’i etiketojë prurjet në kaskada si të tërbuara dhe për pasojë, shkarkimet të detyrueshme.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha bëri një panoramë të situatës, duke deklaruar se situata po menaxhohet me përgjegjësi të plotë dhe për t’i paraprirë pasojave të përmbytjeve po monitorohet me kujdes niveli i liqeneve.

“Ne do të punojmë që të zvogëlojmë në maksimum pasojat e këtyre përmbytjeve”- tha Berisha.

Nje dite me pare, kryeminsitri Sali Berisha tha se në Shkodër do të nisë zbatimi i skemës së evakuimit të banorëve në zonat e përmbytura.

Në mbledhjen e qeverisë e cila u zhvillua në Shkodër, për shkak të gjendjes emergjente të krijuar gjatë 24 orëve të fundit, Berisha tha se situata në kaskadë është e përgatitur për vërshime.

Kryeministri kërkoi që të veprohet me shpejtësi dhe të mbrohen ujësjellsat.

“Kërcënimi më i madh vjen nga vërshimi i lumenjëve, prurjet e Valbonës janë të papërmbajtshme, por ende nuk kemi situatë kritike”-tha Berisha

Ai u shpreh se zona ka patur kërcënime natyrore, ndërsa falenderoi pushtetin lokal për menaxhimin e mirë të situatës.

Me heret Ministri i Brendshëm Lulzim Basha gjatë inspektimit të situatës në Shkodër bëri thirrje për bashkëpunim me kryetarët e komunave për evakuim, me qëllimin e vetëm shpëtimin e jetëve njerëzore. Reshjet e 24 orëve të fundit kanë rënduar përkeqësuar së tepërm situatën në Shkodër ka fryerje të lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës.

Basha tha sedo inspektohen të gjitha zonat e përmbytura, ndërsa theksoi se janë marrë të gjitha masat për evakuimin e banorëve në zonat e përmbytura.

Dështim të qeverisë Berisha e ka quajtur deputeti socialist Ilir Beqja, situatën e përmbytjeve në Shkodër.

Gjatë një deklarate për mediat, Beqja ka kujtuar se sot ndodhen nën ujë Ana e Malit, Dajçi, Velipoja, Guri i Zi, Bërdica e së fundi edhe vetë qyteti i Shkodrës njësoj si një vit më parë.

“Këto përmbytje, që janë kthyer në një dështim të turpshëm të qeverisë Berisha, janë prova më e qartë se shqiptarët qeverisen nga një pushtet që di vetëm të vjedhë, të bëjë propagandë, por që mbytet në një pikë ujë kur vjen puna për të zgjidhur problemet e njerëzve”- tha ai.

Sipas tij, vjet Sali Berisha akuzoi opozitën se përhapte panik e madje bëri me faj edhe vetë perëndinë për vërshimet masive, vetëm e vetëm për të larguar përgjegjësinë nga vetja, ndërkohë që sot ai duhet të dalë publikisht e të pranojë se ka dështuar duke i lënë banorët e Shkodrës në mëshirën e motit.

“Berisha dështoi sepse për një vit qeveria e tij nuk morri asnjë masë për të parandaluar përmbytjet. Berisha dështoi të sigurojë banorët e Shkodrës sepse ai nuk vuri dorë në argjinatura, hidrovore e kanalizime as në qershor, as në korrik, as në gusht. Jo vetëm kaq, por Sali Berisha duhet t’u shpjegojë banorëve të Shkodrës dhe shqiptarëve se përse në vend që të ndërtonte argjinaturat dhe të riparonte hidrovoret e kanalizimet, shkurtoi me 90% fondin e buxhetit për argjinaturat”- tha Beqja.

Reshjet që bien me intensitet kanë sjellë probleme në gjithë zonën e Shkodrës. Oboti vazhdon të jetë nën ujë, ndërkohë që një sërë fshatrash janë të izoluar, si në Kelmend, Shirq, Dajc dhe Ana e Malit.

Niveli i lumenjve, përfshirë Bunën është afër pikës kritike, ndërkohë që në pjesën e molit, uji ka përshkruar tashmë rrugën pedonale.

Burimi: Shekulli Online