Lushnja Portal » Shendeti

Projektbuxheti i shëndetësisë, debate të ashpra në komision
Projektbuxheti i Shëndetësisë për vitin 2011 është shoqëruar me debate në komisionin parlamentar. Deda: Jeni të dështuar

Projektbuxheti shëndetësisë e vitit 2011 është shoqëruar me debate të ashpra dje në komisionin parlamentar të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë.

Ndonëse përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë kanë deklaruar se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 9 për qind më i lartë se i këtij viti, deputetët e PS-së kanë kërkuar shpjegime të detajuara të këtij buxheti dhe mënyrën se si do të përballohet kriza që ka kapur sistemin.

Debati

Opozita ka shfrytëzuar diskutimin e projektbuxhetit për shëndetësinë për vitin 2011, për të ngritur edhe njëherë alarmin për gjendjen e këtij sektori në vend, edhe pse përfaqësues të qeverisë pretendojnë se për vitin e ardhshëm, do të ketë rritje të buxhetit me 9 %.

Nisur nga konfuzioni i shifrave që ka dhënë Ministria e Shëndetësisë, ajo e Financave, apo edhe vetë deputetët demokratë, opozitarët thanë se shëndetësia për vitin 2011 ka më pak para, çka do të thotë më pak shërbime për komunitetin.

“Ju nuk e dini dhe nuk mundeni të më jepni një përgjigje se sa për qind e GDP-isë është buxheti i shëndetësisë. Ky është një dështim total i këtij sistemi dhe ju i drejtoni pacientët drejt privatëve.

Shëndetësia është në krizë dhe ju e dini se ky buxhet”, – pohon deputeti i PS-së, Eltar Deda. Sipas tij, sistemi shëndetësor është i dështuar dhe krerët e saj po favorizojnë privatin.

Ndërsa deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni, ngriti problemin e krizës që ka kapur qendrën më të madhe spitalore në vend, ku mungojnë edhe barnat dhe materialet më elementare si edhe citostatikët. Ndërkohë, deputeti i PD-së, Flamur Noka, theksoi se është e pamundur të mbulosh të gjithë pacientët në Onkologjik me citostatikë, por, sipas tij, nevojat bazë mbulohen.

Buxheti

Për vitin 2011, shëndetësia do të marrë 53 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, ku 25 miliardë do t’i kalojnë Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësore. Opozita deklaroi qëndrimin kundër projektbuxhetit, i cili u miratua vetëm me votat e mazhorances.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, Saimir Kadiu, pranoi se rreth 250 milionë dollarë në vit pacientët i shpenzojnë në sistemin privat, ndërsa sa i takon parave nën dorë që marrin mjekët janë rreth 20 milionë dollarë në vit.

Hana: Personeli i parësorit, me rritje pagash 5%

Komisioni i Shëndetësisë në Kuvend miratoi dje projektbuxhetin e Shëndetësisë për vitin 2011. Lidhur me pjesën e buxhetit të ISKSH-së, drejtoresha e këtij institucioni, Elvana Hana, u shpreh se buxheti i ISKSH-së për vitin 2011 është parashikuar në shumën 27.4 miliardë lekë ose me një rritje krahasuar me vitin 2010 prej 7 %.

“Me ketë rritje bëhet e mundur rritja tjetër e pagave të punonjësve te shëndetësisë, mesatarisht 4- 5%. Rritja do të ketë dhe për zërin e rimbursimit të barnave, për të cilat parashikohet të përdoren 6.7 miliardë lekë”, – pohon Hana.

Tabela

Gjatë këtij viti u bë e mundur rritja e pagave të të gjithë sektorit të shëndetësisë, nga 2000 lekë në muaj për infermierët dhe 4.000-5000 lekë në muaj për mjekët.

Aktualisht pagat e punonjësve të shëndetësisë, krahasuar me vitin 2005, janë mbi 2 herë më të larta.

Për mjekun e familjes pagat në zonat e thella malore arrijnë në 80.000-90.000 lekë në muaj

Pagat e mjekëve në zonat qendrore arrijnë mbi 50.000 lekë në muaj

Rritje pagash apo indeksim?

Diskutimi i buxhetit të vitit 2011 po përfundon, por ende nuk ka një qëndrim të qartë për nivelin e rritjes së pagave për administratën publike. Vazhdimisht, Kryeministri Berisha ka trumbetuar një rritje nga pesë deri në 10 për qind, por ndryshe mendojnë ata që administrojnë edhe arkën e shtetit, Ministria e Financave.

Përkundër deklaratave për rritje pagash të Kryeministrit, Financat shprehen për një indeksim të tyre, dhe maksimumi një rritje deri në katër për qind përgjatë vitit 2011. Ky qëndrim i financave u qartësua disa ditë më parë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë për shqyrtimin e buxhetit, ku Drejtoresha Mimoza Dhëmbi deklaroi se do të ndiqen politika më të moderuara në rritjen e pagave.

“Kemi arritur objektivin me rritjen e pagave dhe nuk presim vendime për shtesa të mëdha. Sektorët e shëndetësisë dhe arsimit janë trajtuar me rritje të lartë pagash gjatë viteve të fundit, kështu që për vitin 2011 do të jemi më të kujdesshëm.

Plani është për një rritje sa niveli i inflacionit, që tregon luhatjen e çmimeve dhe diçka më tepër, që në tërësi shkon në 4 për qind”, – do të shprehej Dhëmbi.

Pra, rritja nuk do të jetë aq sa kishte premtuar Kryeministri, por në nivelin e tre deri në katër për qind. Rreth tre për qind është edhe niveli i inflacionit, ç’ka, sipas financave, pagat nuk do të rriten, por vetëm do të indeksohen përgjatë vitit 2011.

Burimi: Shekulli Online

OBSH: Buxheti i shëndetësisë i pamjaftueshëm
Drejtori i Organizatës Botërore në Shqipëri, Banerjee, pas dorëzimit të detyrës së tij dha kritikat për shëndetësinë. Problem paratë e pacientëve nën dorë

Buxheti për shëndetësinë duhet të jetë më i lartë, institucionet shëndetësore duhet të jenë më eficiente dhe duhet të përmirësohet kuadri ligjor, sidomos sa i takon sigurimeve shëndetësore. Këto janë disa nga rekomandimet që jep drejtori i Organizatës Botërore në Shqipëri, Anshu Banerjee, pas dorëzimit të detyrës së tij në vendin tonë. Duke bërë një pasqyrë të përgjithshme mbi sistemin shëndetësor ai dha edhe rekomandimet e tij për përmirësimin e këtij sistemi.

Buxheti

Buxheti për shëndetësinë ka qenë një ndër pikat e komentuara të Anshu Banerjee.

“Si mjek do të isha për rritje buxheti, por Qeveria duhet ta shohë atë në kuadrin e një zhvillimi të përgjithshëm dhe të bëjë përparësitë e saj. Ka shumë fusha që nuk lidhen direkt me shëndetin, por, nëse investon aty, përmirësohet indirekt shëndeti. Pra, është një balancë, një ekuilibër që duhet mbajtur”, – pohon Banerjee, duke shtuar se reformat në shëndetësi lidhen me buxhetin, por, sipas tij, ka shumë reforma që bëhen edhe pa buxhet.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme të shikohet përqindja e buxhetit. “Ne dimë që është 10 % e buxhetit qeveritar që shkon për shëndetësinë. Nëse do ta krahasonim me vendet fqinje, në to është lehtësisht më e lartë, që shkon 12 deri 14 %”, – thekson Banerjee. Ndërkohë, sa i takon buxhetit të këtij viti edhe burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë pohojnë se ai është i pamjaftueshëm, aq më tepër duke ditur se Qeveria e ka shpallur sektorin e shëndetësisë si një nga prioritetet.

Sigurimet

Ligji për sigurimet shëndetësore duhet të miratohet dhe njerëzit të kenë sa më shumë akses për të përfituar shërbime shëndetësore. Sipas Anshu Banerjee, pikërisht me sigurimet shëndetësore ka probleme në vendin tonë. “Ajo çka është e rëndësishme është ligji i sigurimeve shëndetësore, sepse ne shikojmë që ka një shpenzim të mëdha nga xhepi i pacientëve që paguhet direkt tek mjeku”, – thekson Anshu Banerjee, duke shtuar se nëse njerëzit do ta paguanin këtë para që nxjerrin nga xhepi për sigurimet shëndetësore, atëherë do të ishte më mirë për shëndetësinë. Ndërkohë, ai vlerëson reformën në sistemin parësor dhe edukimin në vazhdim të mjekëve.

Buxheti për shëndetësinë është i vogël dhe si i tillë nuk mund të shikohet si prioritet nga Qeveria

Pacientët paguajnë para nga xhepi, ndaj duhet punuar për ligjin e sigurimeve shëndetësore

Ligjet aktuale për shëndetësinë duhet të jenë të zbatueshme në mënyrë që të përmirësohet sistemi

Sëmundjet gjenetike, mungon parandalimi
Shefi i Qendrës së Kërkimeve Gjenetike, Zoraqi, pohon se numri i pacientëve me sëmundje gjenetike po rritet dhe mungon sensibilizimi për parandalimin

Janë sëmundje që trashëgohen brez pas brezi dhe çdokush mund të jetë i rrezikuar. Ndonëse nuk ka studime të mirëfillta në popullin tonë për numrin e mbartësve, si dhe për numrin e fëmijëve që lindin të sëmurë me sëmundjet gjenetike, për fat të keq, këto sëmundje janë të pranishme dhe ekziston mundësia që çdokush të lindë një fëmijë të sëmurë nga këto sëmundje.

Në intervistën për gazetën “Shekulli” shefi i Qendrës së Diagnostikës Molekulare dhe Kërkimeve Gjenetike, Grigor Zoraqi, shpjegoi sëmundjet më të përhapura gjenetike dhe theksoi se për parandalimin e tyre për fat të keq pothuajse nuk bëhet asgjë.

Doktor, a mund të na thoni çfarë janë sëmundjet gjenetike?

Sëmundjet e trashëguara, ose sëmundjet gjenetike, janë sëmundje që transmetohen nga njëri brez në tjetrin. Sëmundjet gjenetike janë aktualisht të pashërueshme, pasi shkenca akoma nuk është në gjendje të korrigjojë defektin, edhe pse ekzistojnë kura për to. Një pjesë e madhe e sëmundjeve gjenetike janë vdekjeprurëse, ose shkaktojnë çrregullime të rënda të funksionimit të organeve të njeriut, që bëjnë të pamundur një jetesë normale dhe për një kohë të gjatë.

Në ndryshim nga sëmundjet e tjera, sëmundjet gjenetike, duke u transmetuar nga brezi në brez, përbëjnë një rrezik në rritje për popullatën, pasi shtohen bartësit e fshehtë të këtyre sëmundjeve dhe, për rrjedhojë, rritet mundësia e lindjes së fëmijëve të sëmurë.

A kanë kosto ekonomike këto sëmundje dhe a mund të parandalohen?

Janë sëmundje me kosto të madhe jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike. Mund të japim një shembull: për talaseminë lindin afërsisht rreth 80 fëmijë me talasemi në 1 vit. Kosto për trajtimin e tyre në një vit është të paktën rreth 15.000 Euro/person dhe vjen duke u rritur. Pra, për çdo vit nga buxheti për shëndetësinë duhet të shtohen edhe rreth 1.2 milionë Euro për trajtimin e fëmijëve talasemikë të rinj që lindin.

Duke parashikuar një jetë mesatare deri në 10 vjeç, për fëmijët talemike të lindur çdo vit do të harxhohen 12 milionë Euro për t’i mbajtur gjallë.

Me një fond prej jo më shumë se 500.000 Euro në vit mund të ofrohen gratis nga shteti të gjitha analizat e nevojshme për të gjitha gratë shtatzënë për një vit (rreth 35.000 lindje në vit), ku përfshihet elektroforeza e hemoglobinës për të gjitha gratë (si dhe elektroforeza për bashkëshortët e tyre kur ato rezultojnë mbartës), si dhe diagnoza paralindjes nëpërmjet ADN-së për të gjitha çiftet, kur gruaja dhe burri janë mbartës të talasemisë.

Ky program do të bënte të mundur që të parashikonim gati të gjithë fëmijët (të paktën 90%) që mund të lindin të sëmurë me talasemi, pra të parandalonim lindjen e fëmijëve të sëmurë.

Kjo do të thotë se këtu ka munguar një parandalim korrekt i këtyre sëmundjeve?

Sigurisht që ka munguar parandalimi, ndaj dhe kemi kaq shumë fëmijë me këto sëmundje. Nëse do të kishte më shumë sensibilizim për të bërë analizat e paralindjes nuk do të kishte kaq shumë të sëmurë.

Parë nga pikëpamja ekonomike një program i tillë parandalimi është i justifikuar, por bëhet edhe më i domosdoshëm po të llogarisësh vuajtjet për vetë fëmijët e sëmurë dhe familjarët e tyre, pra koston sociale të familjeve dhe shoqërisë.

Sëmundjet gjenetike nuk janë vetëm një problem i familjeve që i kanë këto të sëmurë, por i të gjithë shoqërisë. Parandalimi i lindjes së fëmijëve talasemike duhet të jetë programi i parë për parandalimin e sëmundjeve gjenetike, pasi rreth 6% e popullatës shqiptare janë mbartës. Pas tij duhet të vazhdohet me fibrozën cistike, ku mbartësit janë rreth 4% dhe më tej me sëmundjet e tjera.

Gazeta Shekulli

Tentativa për vetëmbytje, vajzat: S’kishim rezultate të mira në shkollë
DURRËS- Pas mjekimit të spital, dy vajzat që tentuan vetëmbytjen mbrëmë në Durrës janë kthyer në shtëpi. Kushërirat (vajza tezesh) E.K. 16 vjeçe dhe S.B. 18 vjeçe, kanë argumentuar para familjes tentativën për vetëmbytje me rezultatet jo të mira në shkollë.

Dy vajzat nga Librazhdi, banore në lagjen Nish Tulla te Shkozetit, përpos goca tezesh banonin edhe fare pranë me njëra-tjetrën. Ato kanë rrëfyer se ndjeheshin të diferencuara nga mungesa e dëshirës për mësim ne krahasim me shoqet e tjera dhe kanë thënë se për këtë kishin vendosur t’i jepnin fund jetës.

Ato kanë shpjeguar se natën që kanë ikur nga shtëpia, kanë qëndruar në banesën e një shoqes, të cilës i kanë thënë se kishim marrë leje në familje.

Ngjarja ka ndodhur dke ne afërsi të pistës “Iliria”. Vajzat, ishin larguar që nje dite me pare nga shtëpia dhe familjaret perkates kishin bere denoncimin ne policia ku njoftonin zhdukjen e tyre. Fillimisht u dyshua se akti i tyre lidhej me ngeljen ne provime, por nje gje e tille eshte mohuar nga burime brenda shkolles, ku meson 16-vjecarja me inicialet E.K.

Për fat, policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka nxjerrë të dy vajzat nga deti. Ato u transportuan në spitalin rajonal dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.

Seksi në zonën e reptësisë
Besimi i grave nuk shpërdorohet, seksualisht, vetëm tek doktorët, avokatët, mësuesit, priftërinjtë e mentorët, por ai, shpesh, me të njëjtën peshë, shpërdorohet edhe në vendin e tyre të punës.

Iluzionet seksuale, kërkesat për marrëdhënie seksuale, ose marrëdhëniet seksuale të konsumuara me burrat e pushtetshëm, gratë i përshkruajnë si marrëdhënie ku, vërtet, është shpërdoruar besimi i tyre, por këta burra, gjithmonë, kanë qenë me shumë rëndësi për zhvillimin dhe prosperimin e tyre.

Studimet tregojnë se sa më shumë shtohet numri i grave në tregun e punës, veçanërisht, me detyra më të larta e më të sofistikuara, problemi i marrëdhënieve seksuale me mentorët dhe protegeetë e tyre bëhet më i madh. Ky fakt, duhet të nxisë që problemi i marrëdhënieve seksuale të zonës së rreptësisë, të trajtohet, të drejtohet dhe të kuptohet në të gjithë psikologjinë që e përshkon.

Seksi në zonën e rreptësisë, në masmedia dhe në vëmendjen e publikut njihet me terma të ndryshme. Këto terma shprehin aspekte të ndryshme të fenomenit, por në themel të tyre, gjithnjë, është seksi ku besimi i grave tradhtohet nga profesionalistët me pushtet mbi gruan, ose nga politikanë të njohur, ose fare të panjohur.

Në të gjitha këto raste, dinamika e abuzimit është e ngjashme, pavarësisht, vendit dhe fesë ku ndodh abuzimi.

Në përgjigje të kërkesës sime në internet, për të mbledhur opinione për këtë problem, një lexues më shkruante:

“E ç’na thua o Doktor! Ne të gjithë si komb, jemi të përfshirë në këto lloj marrëdhëniesh me drejtuesit tanë. Me ata, që sot është bërë zakon t’i quajmë liderë.

Ata kanë fuqi të jashtëzakonshme mbi jetën tonë dhe në nivel social, ata janë bërë drejtuesit e udhëheqësit tanë. Ata, me mënyra nga më të ndryshmet, shkelin besimin që ua kemi dhënë me votën tonë.

Ata na e kanë “kallur” ne të gjithëve, pa le më grave tona, me të cilat bëjnë çfarë të duan. Ne e shohim dhe e dimë se ku, kur dhe nga kush shpërdorohet besimi ynë dhe kemi përkulur shpinën. Njerëzit me pushtet dhe njerëzit me para e bëjnë ligjin si ta duan ata vetë.”

Nga shumë burime, çdo ditë, dëgjohen raste të keqpërdorimit të besimit të grave prej burrave të fuqishëm. Por, burim më i madh informimi për këtë problem, është fenomeni i ashtuquajtur “Gjithkush i di” këto histori.

Sot, “gjithkush e di”, se avokatët e divorceve, në mënyrë jo dinjitoze futen në marrëdhënie seksuale me klientët e tyre femra. “Gjithkush e di” që studentet flenë me drejtuesit e disertacioneve të tyre.

“Gjithkush e di” se doktorët, priftërinjtë, mësuesit bëjnë seks me pacientet, klientet dhe studentet e tyre. “Gjithkush e di” se bosët, shefat, drejtorët, shpërdorojnë besimin e grave vartëse të tyre. Pra, fenomeni “Gjithkush e di”, tanimë, është bërë përcaktues.

Kjo pletorë e veçantë informative, tregon se duam apo nuk duam ne, seksi në zonën e rreptësisë ekziston. Nuk ka dyshim, se nëpërmjet fenomenit “Të gjithë e dinë”, mund të përhapen edhe fjalë të pabazuara. Por, një gjë është e vërtetë, seksi në zonën e rreptësisë ekziston, ai ndodh çdo ditë dhe tek ne është mjaft i përhapur.

Sipas disa studiuesve, gratë që përfshihen në marrëdhëniet seksuale të zonës së rreptësisë, e konsiderojnë këtë përfshirje seksuale një eksperiencë të re, me pasoja shumë negative për jetën e tyre. Shumë gra, kur kujtojnë këto marrëdhënie, edhe pas shumë viteve, i konsiderojnë ato si marrëdhënie që i kanë dëmtuar.

Gratë që e kanë përjetuar këtë eksperiencë të keqe, na mësojnë se shpërdorimi i besimit të tyre ka ndodhur edhe atje, ku askujt nuk i shkonte mendja se mund të ndodhte.

Marrëdhënie seksuale në zonën e rreptësisë, për nga mënyra se si një burrë i pushtetshëm e shpërdoron, seksualisht, besimin e një gruaje, ngjajnë shumë me njëra-tjetrin, pavarësisht, se burri quhet ministër, shef, bos, doktor, psikiatër, psikolog, terapist, profesor, mentor, ose prift. Ato, kudo ku ndodhin, kanë këto dy karakteristika të përbashkëta:

1. Shumica e grave, që i kanë provuar këto marrëdhënie, e kanë pasur të vështirë t’i thotë jo, përfshirjes në këto marrëdhënie seksuale.

2. Të gjitha lidhjet seksuale në zonë të rreptësisë, ndodhin në atmosferën e një heshtje të fortë e të detyruar. Kjo nuk është vetëm heshtje e burrit dhe e gruas, që janë përfshirë në këto marrëdhënie, por edhe heshtje e dëshmitarëve, të cilët nuk bëjnë asgjë për ta ndaluar këtë fenomen. Unë e di këtë të vërtetë, sepse edhe vetë kam qenë dëshmitar i heshtur.

Si mjek, përzierjen helmatisëse të seksualitetit me pushtetin që, zakonisht, ndodh pas dyerve të mbyllura të drejtorëve, të bosëve, të shefave, të ministrave, të doktorëve, të psikoterapistëve, të priftërinjve, të avokatëve, të mësuesve dhe mentorëve të tjerë meshkuj, e shikoj si një fenomen të rrezikshëm.

Këto marrëdhënie, që duhet të jenë mbrojtëse dhe jo, seksualisht, shfrytëzuese për gratë, shpesh, bëhen shumë erotike dhe me plot fantazi të helmuara. Këto fantazi, më shpesh, i ka burri i pushtetshëm, që shpërdoron besimin e gruas, por jo rrallë, i kanë të dy bashkë. Janë këto fantazi, që e shtyjnë një grua drejt bashkimit seksual me një burrë të pushtetshëm.

Burrat e pushtetshëm, normalisht, duhet të ndjejnë përgjegjësinë morale, legale dhe etike, që të mos i lejojnë vetes të përfshihen në marrëdhënie seksuale me pacientet, me klientet, me besimtaret, me studentet dhe protegeetë e tyre femra. Por, e vërteta është, se këto marrëdhënie janë bërë një epidemi e madhe dhe e fshehtë, që prek shumë burra dhe gra.

Gazeta Shekulli

Hepatiti B, urdhër për t’u vaksinuar të gjithë adoleshentët
Ministria e Shëndetësisë ka udhëzuar të gjitha DSHP-të të vaksinojnë adoleshentët që kanë lindur në vitet ’91, ’92 dhe 93.

Të gjithë adoleshentët, të cilat kanë lindur në vitet 1992 dhe në vitin 1993 dhe deri në 30 prill të vitit 1994 do të vaksinohen për parandalimin e hepatitit viral B. Kjo është urdhëresa e Ministrisë së Shëndetësisë dërguar të gjithë Drejtorive të Shëndetit Publik të rretheve, të cilat do të marrin masa për të vaksinuar adoleshentët e këtyre viteve. Ndërkohë, dikasteri i Shëndetësisë ka dhënë të detajuar të gjitha hapat që do të merren në mënyrë që asnjë adoleshent që nuk e ka realizuar të këtë vaksinë të mos mbetet pa e bërë.

Udhëzimi

Në kuadrin e parandalimit të hepatitit viral B, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik ka planifikuar vaksinimin kundër hepatitit viral B të adoleshentëve të lindur në vitet 1992, 1993 dhe për vitin 1994 të lindurit nga 1 Janar deri me 30 Prill. “Ndërsa fëmijët e lindur nga muaji Maj 1994 e në vazhdim, sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, janë të vaksinuar kundrejt hepatitit viral B, por në të gjitha ato raste kur ky vaksinim nuk ka ndodhur këta fëmijë duhet të vaksinohen”, bëhet e ditur në urdhëresën e Ministrisë së Shëndetësisë, duke u shtuar se Instituti i Shëndetit Publik merr përsipër furnizimin me vaksinë, shiringa dhe kuti sigurie për të gjithë rrethet. “Vaksinimi në çdo rreth duhet të kryhet pranë qendrës shëndetësore me të afërt”, bëhet e ditur në udhëzim.

Detyrat

Ministria e Shëndetësisë ka udhëzuar Drejtoritë e Shëndetit Publik të kryejnë disa detyra lidhur me vaksinimin masiv të adoleshentëve. Kështu, DSHP-të duhet të

evidentojnë emrat përkatës dhe datëlindjen e tyre dhe të përgatisin listat sipas shkollave dhe qendrave shëndetësore përkatëse. Të kryejnë në bashkëpunim me drejtoritë arsimore përkatëse lajmërimin nëpërmjet shkollave të personave që duhet të vaksinohen. Të lajmërojnë dhe përgatisin qendrat shëndetësore për vaksinimin e këtyre grupmoshave. “Gjithashtu, DSHP-të duhet të sigurojnë shpërndarjen e vaksinës në qendrat shëndetësore, sipas një kalendari të caktuar dhe të konsultuar me ISHP, sipas nevojave të qendrave për vaksinim”, bëhet e ditur në udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë, duke shtuar se duhet të sigurojnë që çdo qendër shëndetësore është e pajisur me kitet emergjencës së nevojshme për aplikimin e vaksinës dhe se duhet të pajisen me fletën përkatëse të përgatitur nga ISHP. Personat e vaksinuar duhet të shënojnë datat e vaksinimit me dozën e dytë dhe të tretë. Gjithashtu, po sipas udhëzimit, duhet që DSHP- të të regjistrojnë personat e vaksinuar në një regjistër të veçantë dhe të evidentojnë aplikimin e vaksinës, duke marrë firmën e secilit që vaksinohet.

Hepatiti B, transmetimi dhe shenjat

Rreziku i transmetimit të sëmundjes është 100 herë më i lartë se ai i virusit AIDS dhe rrugët e transmetimit janë të ndryshme. Kështu, sipas specialistëve, marrëdhëniet seksuale të pambrojtura është një ndër rreziqet kryesore për ta marrë këtë sëmundje. Ndërkohë, edhe transfuzioni i gjakut dhe të derivateve të tij të infektuara është rrugë transmetimi i sëmundjes. Madje, nga hepatiti B mund të ndodhë edhe infektimi i të sapolindurit nga nëna mbartëse e virusit. “Sëmundja mund të merret edhe nga kontakti përmes lëkurës dhe mukozave lëngje biologjike të infektuara nga virusi”, pohojnë specialistët, duke shtuar se kjo mund të ndodhë si pasojë e shpimeve ose prerjeve aksidentale me instrumente apo edhe nga manipulimet infektuara pa mbrojtjen e duhur. Ndërsa sa i takon shenjave të sëmundjes, specialistët pohojnë se shenjat e para janë lodhje, mungesë oreksi, dhimbje kokë, temperaturë, të vjella.

Pasojat

10% të rasteve në një hepatit kronik

40 % të rasteve në cirhose (shkatërrim i qelizave të mëlçisë)

5% të rasteve në kancerit të mëlçisë.

Rrugët e infektimit

Marrëdhënie seksuale të pambrojtura

Nga transfuzioni i gjakut

Nga nëna tek fëmija gjatë lindjes.

Shenjat e sëmundjes

Lodhje

Mungesë oreksi

Dhimbje koke

Të vjella

Temperaturë…

Si të mbrohemi?

- Ekziston një vaksinë kundër hepatitit B

- Bëhen 2 injeksione me një muaj interval e një e tretë pas 6 muajsh.

- Për personat, që punojnë në spitale e klinika, kjo vaksinë duhet të jetë e detyruar.

- Mbrohuni nga raportet seksuale

Gazeta Shekulli

Epilepsia, sëmundja që prek më shumë fëmijët
Epilepsia është sëmundja që prek më shumë fëmijët. Ka disa shkaqe që sjellin këtë sëmundje, por shumë prej tyre mbeten të pashpjeguara.

Doktor Agron Islami, specialist pranë Poliklinikës Qendrore të Specialiteteve, shpjegon shenjat e sëmundjes shkaqet dhe faktorë të tjerë që ndikojnë mbi sëmundjen. Gjithashtu, ai shpjegon edhe ekzaminimet që duhen bërë për të diagnostikuar epilepsinë dhe mjekimi që përdoret për këtë sëmundje.

Doktor, është e vërtetë që grupmosha më e prekur nga epilepsitë janë fëmijët?

Po. Kërcënimi për t’u shfaqur epilepsia është shumë më i madh në fëmijëri se në moshë të rritur. Ajo shfaqet kryesisht para moshës 30 vjeç, me një pikë kulmore në grupmoshën 5-9 vjeç.

Kush preket më tepër, meshkujt apo femrat?

Është parë se epilepsia ka një mbizotërim të lartë në seksin mashkull në raport me seksin femër.

Cilët janë faktorët që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes?

Shkaqet e epilepsive janë të shumta, megjithatë etiologjia e tyre shpesh mbetet e paqartë. Gati te gjysma e epilepsive të fëmijëve dhe një përqindje më e vogël te të rriturit, etiologjia e epilepsisë mbetet e errët.

Gjithsesi mendohet se faktorët që mund të ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes janë: patologjitë traumatiko-anoksmike gjatë lindjes, infeksionet e trurit, konvulsionet e shkaktuara nga temperaturat e lartë, traumat kafko-trunore, trashëgimia dhe më rrallë tumoret e trurit.

Si ndikojnë patologjitë gjatë lindjes?

Patologjitë traumatiko-anoksike që mund të pësojnë fëmijët gjatë lindjes mendohet se janë një shkak i rëndësishëm i epilepsive. Në këto futen lindjet e vështira dhe traumatike, hemorragjitë cerebromeningeale të fëmijëve të porsalindur, anoksitë e thella të tyre. Duke u nisur nga fakti se dëmtimet traumatiko-anoksike të fëmijëve të porsalindur janë një faktor i rëndësishëm kërcënues, kuptohet qartë rëndësia e parandalimit të tyre.

Ju thatë se një nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e epilepsive te fëmijët janë konvulsionet nga temperatura e lartë. Si ndikojnë konkretisht?

Konvulsionet nga temperatura e lartë kryesisht takohen në fëmijët e moshës 6 muajsh deri në 5 vjeç dhe prekin 2-3 % të fëmijëve të kësaj moshe. Shumica e fëmijëve që kanë kaluar konvulsione febrile në jetën e mëvonshme kanë pasur një zhvillim psikomotor normal, por një pjesë e tyre pas kalimit të këtyre konvulsioneve, më vonë kanë shfaqur konvulsione pa temperaturë (epilepsi). Në këto raste epilepsia shfaqet disa vjet pas krizës së parë nga temperatura e lartë.

Po traumat kafko-trunore, si ndikojnë në shfaqjen e epilepsisë?

Krizat epileti-forme mund të ndodhin që në fazën e parë të traumave të kokës, por flitet për epilepsi postraumatike kur manifestimet epileptike shfaqen gjithmonë pas një periudhe latente, të paktën një ose dy muaj (kohë e mjaftueshme për formimin e cikatricave gliozike në vatrën trunore të dëmtuar).

Gati gjysma e këtyre krizave ndodhin 3-6 muaj e parë, 75% gjatë vitit të parë, 85 % brenda 5 vjetëve dhe 97 % para 10 vjetësh. Pas kësaj moshe janë të rralla. Mendohet se incidenca e epilepsisë postraumatiake rritet me shkallën e dëmtimit të trurit, është më e shpeshtë në traumat kafko-trunore të hapura me dëmtim të cipave të trurit dhe më rrallë në traumat e mbyllura.

Në disa raste është e vështirë të përcaktohet pasojë e traumës, apo trauma dhe epilepsia janë dy patologji të pavarura nga njëra-tjetra.

Po trashëgimia sa ndikon?

Faktori trashëgimi është mjaft i rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjes. Mund të ndodhë që disa prindër të fëmijëve epileptikë edhe pse nuk kanë pasur kriza konvulsive, në jetën e përditshme shfaqin shenja të karakterit epileptik. Në studime epidemiologjike EEG-ike të prindërve, fëmijët e të cilëve vuajnë nga epilepsia, është gjetur një incidencë e lartë e anomalive elektrike.

Çfarë ekzaminimesh duhen bërë për të vendosur diagnozën?

Në praktikën e përditshme jo rrallë lindin probleme në dallimin e epilepsive nga disa sëmundje që shoqërohen me turbullime të vetëdijes, konvulsione apo që kanë manifestuar shenja paroksiostike.

Të tilla sëmundje janë disa forma të histerisë, gjendjet sinkopale, iskemitë kalimtare të trurit, migrenat e shoqëruara, hypoglicemitë, intoksikacionet nga monoksidi i karbonit, etj. Megjithatë për vënien e diagnozës bazohemi në kriteret klinike dhe ekzaminimin me EEG.

Si mjekohet kjo sëmundje?

Epilepsia është sëmundje kronike, në shumicën e rasteve me shkaqe të panjohura, prandaj dhe mjekimi i saj është i zgjatur dhe në përgjithësi i vështirë. Për të arritur sukses në mjekim, krahas përdorimit të barnave, sipas tipit të epilepsisë dhe në doza të mjaftueshme, duhen sqaruar familjarët për rëndësinë e marrjes së mjekimit.

Mjekimi ka si qëllim rrallimin e krizave e në disa raste shërimin e tyre, riaftësimin shoqëror.

Mjekimi duhet të jetë i pandërprerë, derisa të vendosë mjeku specialist, sepse mosmarrja e barnave, qoftë edhe për disa ditë bëhet shkak për përshpejtimin e krizave epileptike dhe rëndimin e gjendjes së të sëmurëve.

Këshilla

Si mund të parandalohet sëmundja

Parandalimi konsiston në kujdesin ndaj faktorëve kërcënues, të cilët mund të jenë përgjegjës: parandalimi i dëmtimeve traumatiko-anoxike të fëmijëve gjatë lindjes, mjekimi korrekt i infeksioneve të trurit. Mbi të gjitha rekomandohet kujdes dhe mjekimi i rregullt i konvulsioneve nga temperatura e lartë të fëmijët e vegjël.

Gazeta Shekulli

Gripi i derrave, shënohet viktima e parë
Sipas drejtorit të Politikave Shëndetësore, Pipero, pacienti ishte 57 vjeç dhe vuante nga sëmundje kronike

Gripi i derrave shënoi viktimën e parë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje se një pacient me origjinë nga Sukthi, me moshë 57 vjeç ndërroi jetë pas një infeksioni me virusin AH1N1.

Sipas drejtorit të Planifikimit dhe Politikave Shëndetësore, Pëllumb Pipero, pacienti vuante nga sëmundje kronike. Ndërkohë, ai bëri apel që të gjithë grupet e popullatës të konsideruara si grupe risku të kenë kujdes dhe të konsultohen nga mjekët.

Pacienti

Vendi ynë, tashmë, futet zyrtarisht në listën e vendeve ku virusi i gripit të derrave shënon vdekjen e pacientëve. Drejtori i Politikave Shëndetësore, Pëllumb Pipero, shpjegoi se pacienti i ardhur me urgjencë nga shërbimi i terapisë intensive i Spitalit të Durrësit dhe i hospitalizuar në Spitalin Universitar të Sëmundjeve Pulmonare, Shefqet Ndroqi, vuante prej shumë kohësh nga tumori i prostatës, si dhe kishte kaluar edhe Infarkt Miokardi të një forme të agravuar. Sipas tij, diagnoza e infeksionit me AH1N1 u konfirmua brenda ditës, pas analizave virologjike të realizuara në laboratorin e virologjisë në ISHP.

“Duke sjellë në vëmendjen e publikut edhe situatën epidemiologjike të vendeve fqinje dhe vendeve të Evropës, të cilët aktualisht kanë konfirmuar një numër të caktuar vdekjesh, ne konfirmojmë përfshirjen e vendit tonë në listën pozitive të vendeve me vdekje nga AH1N1, dhe se kemi të bëjmë me rrezikshmërinë e infeksionit nga virusi i ri pandemik”-pohon Pipero

Grupet e riskut

Të ndodhur përballë situatës së gripit të derrave, Ministria e Shëndetësisë bën me dije të gjitha grupet e popullatës të konsideruara si grupe risku nga OBSH, si fëmijët, personeli shëndetësor, gratë shtatzëna dhe veçanërisht të sëmurët kronikë të tregojnë kujdes maksimal, duke u konsultuar e kërkuar ndihmën mjekësore në familje nga mjeku i familjes apo specialist.

Këtë këshillim, sipas Pëllumb Piperos, duhet ta marrin në çdo rast që kanë shenjat klinike, qoftë edhe të një gripi të zakonshëm, pasi rastet e infektuara me influencë stinore apo me gripin e zakonshëm po shtohen me ritme të shpejta çdo ditë, por edhe të evitojnë në maksimum mjediset e mbifrekuentuara.

AH1N1 është veçanërisht i lartë në pacientët me sëmundje kronike të zemrës, të mushkërive, apo dhe me tumore

Nën këtë këndvështrim, Ministria e Shëndetësisë këshillon të gjithë grupet e popullatës të konsideruara si grupe risku nga OBSH, dhe veçanërisht të sëmuret kronikë të tregojnë kujdes maksimal, duke u konsultuar e kërkuar ndihmën mjekësore në familje nga mjeku i familjes apo specialisti në çdo rast që kanë shenjat klinike qoftë edhe të një gripi të zakonshëm, pasi, siç jeni në dijeni, rastet e infektuara me influencë stinore apo me gripin e zakonshëm po shtohen me ritme të shpejta çdo ditë, por edhe të evitojnë në maksimum mjediset e mbifrekuentuara.

Hepatitet, vendi ynë më i prekuri në Evropë
Sipas specialistëve të shëndetit publik 6 në 100 persona kanë hepatit B, ndërsa 1% e popullsisë ka hepatit C. Shenjat dhe transmetimi i sëmundjes

Alarmi

Hepatitet janë një rrezik serioz për shëndetin e popullatës. Vendi ynë mbetet ndër vendet e para në Evropë për sëmundshmërinë nga hepatitet. Dy tipat më të rrezikshëm janë hepatiti B dhe C, të cilët transmetohen vetëm nëpërmjet gjakut dhe kontaktit seksual. 6 në 100 persona në Shqipëri kanë hepatit B, ndërsa 1% e popullatës vuan nga hepatiti C. Sipas specialisteve të shëndetit publik, ky i fundit është po aq i rrezikshëm sa edhe sëmundja e HI/AIDS.

Hepatitet

Sëmundje e rrezikshme që kërcënon deri në vdekje dhe si të mos mjaftonte kjo, rreziku i transmetimit është tepër i lartë. Bëhet fjalë pikërisht për hepatitin B dhe C, e cila është një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë dhe e rrezikshme bëhet kur kthehet në sëmundje kronike. Sipas specialistëve të shëndetit publik vdekshmëria nga hepatitet është e lartë dhe pikërisht rreth 20% e të prekurve nga hepati C humbin jetën. Specialistët bëjnë apel për testimin në kohë dhe trajtimin e sëmundjes.

“Mjekësia njeh tre lloj hepatitesh, tipi A i quajtur ndryshe verdhëza e zakonshme, e cila merret nga ushqimet, uji i ndotur apo mungesa e higjienës dhe është plotësisht e shërueshme”, – shpjegojnë specialistët e shëndeti publik, duke shtuar se hepatiti B dhe C që merren vetëm nga kontakti seksual dhe gjaku, janë vdekjeprurëse nëse nuk kurohen në kohë.

Simptomat e hepatiteve, sipas specialistëve, janë të njëjta, lodhje, zverdhje fytyre dhe e syve, por ajo që përcakton tipin e verdhëzës është vetëm analiza. Në Shqipëri ekziston vetëm vaksina kundër hepatit B, e cila ka nisur të aplikohet para 15 viteve.

“Sëmundja mund të merret edhe nga kontakti përmes lëkurës dhe mukozave lëngje biologjike të infektuara nga virusi”, – pohojnë specialistët, duke shtuar se kjo mund të ndodhë si pasojë e shpimeve ose prerjeve aksidentale me instrumente apo edhe nga manipulime të infektuara pa mbrojtjen e duhur.

Hepatiti B

Në vendin tonë ka rreth 320 mijë deri në 480 mijë bartës kronik të hepatiti B. Këta të fundit janë persona që edhe në mungesë të sëmundjes përmbajnë agjentin infektiv dhe mund tua transmetojnë të tjerëve. Sipas specialistëve, do të thotë se potenciali i të sëmurëve nga kjo sëmundje mund të jetë shumë i madh, nëse nuk merren masa mbrojtëse.

“Në vendin tonë ka çdo vit rreth 2 mijë persona të prekur nga hepatiti B”, bëjnë të ditur specialistët. Ndërkohë, specialistët pohojnë se hepatit B në shumicën e rasteve shërohet, por ndonjëherë bëhet kronike, duke u transformuar në epati kronike apo tomorr në mëlçi. Dhe pika kritike, sipas tyre, arrin pikërisht kur sëmundja neglizhohet.

Rrugët e infektimit janë:

Marrëdhënie seksuale të pambrojtura

Nga transfuzioni i gjakut

Nga nëna te fëmija gjatë lindjes

Shenjat e sëmundjes janë:

Lodhje

Mungesë oreksi

Dhimbje koke

Të vjella

Temperaturë të lartë

Si të mbrohemi?

- Ekziston një vaksinë kundër hepatitit B.

- Bëhen 2 injeksione me një muaj interval e një e tretë pas 6 muajsh.

- Për personat, që punojnë në spitale e klinika, kjo vaksinë duhet të jetë e detyruar.

- Mbrohuni nga raportet seksuale.

Personeli shëndetësor, 4 në 7 persona të infektuar nga Hepatiti B

Kontingjenti më i prekur nga hepatitet, është pikërisht personeli shëndetësor. Jo pak, por 4 në 7 prej bluzave të bardha në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kanë kaluar sëmundjen e Hepatitit, ose janë të prekur me hepatitet. Ky është konkluzioni i një studimi të Institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilit, punonjësit e shëndetësisë kanë një risk të lartë kundrejt hepatiteve.

Sipas specialistëve të ISHP, studimi kishte si qëllim zbulimin e prevalencës së hepatiteve te personeli dhe mbulesa e vaksinave kundrejt këtyre infeksioneve. Në shërbim të pacientëve, por edhe pre e marrjes së hepatiteve, pikërisht nga të sëmurët.

Por, ajo çka është akoma më problematike janë edhe vetë pacientët, që mund të bëhen pre e marrjes së hepatiteve, pikërisht nga personeli që iu shërben. “Jo pak, por rreth 70 për qind e personelit shëndetësor, janë bartës të hepatiteve”, – thuhet në studim. Ky është fati i një armate të tërë me personel shëndetësor në QSUT, që përbëhet prej rreth 2700 personave.

Sipas specialistëve të ISHP-së, në këtë studim janë përfshirë 480 persona të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme nga personeli shëndetësor. Kështu, duke iu referuar të dhënave të studimit, 71 për qind e tyre rezultuan me antigen pozitiv (HbsAG) që, sipas specialistëve, do të thotë që këta punonjës kanë kaluar hepatite, por u ka mbetur përsëri mikrobi në gjak.

Ndërkohë, 39 persona ose 8.1 për qind e personelit rezultuan pozitivë ndaj hepatiteve, çka do të thotë, sipas specialistëve, se ata ishin të infektuar me hepatite. Ndërkohë, specialistët pohojnë se për të nxjerrë të dhënat mbi prevalencën e hepatiteve, janë përfshirë disa kategori të personelit shëndetësor.

Kështu, pjesë e studimit kanë qenë doktorët, infermierët, të pasuar nga punonjësit e laboratorëve që merren me analiza të ndryshme dhe personeli i administratës. Kjo gjithëpërfshirje e disa kategorive të personelit në studim, theksojnë specialistët, tregon se të gjithë janë faktorë risku ndaj këtyre sëmundjeve.

SIDA vrau dashurinë e prindërve, tani po më merr jetën
Në intervistë për “Shekulli”-n, një e infektuar me virusin HIV tregon historinë e saj. Prindërit më thanë se SIDA duhet të varroset bashkë me mua.

Përgjigjet shkurt, qartë dhe prerazi. Në çdo fjalë që thotë duket pendimi për veprimet e papërgjegjshme që ka bërë kur ishte më e re. Ky pendim do ta shoqërojë deri në ditët e fundit të jetës dhe mbi kurrizin e saj do të rëndojë edhe turpi që i solli familjes. Bëhet fjalë për një nga pacientet e shërbimit të Infektivit në QSUT, e cila është e infektuar me virusin HIV.

Në intervistë për “Shekulli”-n 30-vjeçarja tregon historinë tragjike që nga momenti kur mësoi se ishte e infektuar deri në ditën e sotme. Pengu i saj më i madh është pakujdesia dhe trauma që i shkaktoi familjes për shkak të turpit që kishte bërë.

Doja t’ju bëja disa pyetje rreth statusit tuaj HIV pozitiv?

Dakord, pa problem, vetëm mos më publiko me emër dhe mbiemër. Kjo do të më kushtonte shumë.

Sa kohë keni që njiheni me statusin tuaj HIV pozitiv?

Kam rreth 6 vjet që mendoj se jam infektuar dhe them se sëmundjen e mora jashtë vendit.

Si jeni infektuar ?

Nuk e di, por mendoj se kam gabuar ndonjëherë.

Si e zbuluat që jeni e infektuar ?

U shtrova në spital se kisha probleme shëndetësore, më vonë e mora vesh që kisha këtë infeksion, nuk dija gjë më përpara.

Si e përjetove dhe si reagove kur të thanë që ke këtë infeksion?

Në fillim nuk e besoja dhe e mohoja. Nuk ka mundësi i thosha vetes, por më vonë u binda, fillova të dridhesha, qaja, kisha shumë frikë, ankth, me dukej çdo gjë e shkatërruar, sikur me kishte goditur bomba.

E humba përqendrimin, më zuri paniku kur mendova që do ta merrnin vesh familja. Fillova të bëhesha agresive, nuk doja të takoja askënd. Mendoja që do të vdisja, do të vuaja, por nuk ndodhi kështu.

Pak më parë thatë që familja do të reagonte ashpër ndaj infektimit tuaj. Përse mendonit ashtu?

E dija se do të reagonin ashpër, sidomos babi. Ky do të ishte turpi i madh i familjes dhe për këtë do të vuanin të gjithë. Në fakt, ashtu ndodhi. Babai filloi të bëhej agresiv, të më fyente, shante për turpin e madh që i kisha sjellë familjes.

Por, me kalimin e kohës filloi të më mbështeste edhe familja, me kusht që kjo do të mbahej e fshehtë dhe kjo të varrosej bashkë me vdekjen time. Sigurisht që unë nuk jam më për ata vajza e tyre e mirë dhe e dashur, por të paktën do t’i kem afër deri në ditët e fundit

Përse kjo frikë për ta mësuar të tjerët, ndiheni e diskriminuar?

Po, ndihem e diskriminuar. Mendo, vet familja ime e kishte pothuajse të pamundur të pranonte këtë. Nëse do ta merrte vesh shoqëria ime, jam e sigurt që do të më paragjykonin.

Përpara se ta dinit që ishit me këtë infeksion, i paragjykonit ju njerëzit me HIV pozitiv?

Po, i kam paragjykuar, por tani e shoh që nuk duhen paragjykuar, sepse ata janë si gjithë të tjerët, nuk përbëjnë rrezik.

Flitet shpesh që njerëzit e infektuar me virusin HIV/AIDS mundohen të infektojnë edhe të tjerët. Ju a keni menduar ndonjëherë të infektoni njerëz të tjerë?

Është e vërtetë që shumë nga të infektuarit kanë mani të bëjnë edhe njerëz të tjerë me këtë sëmundje.

Por, kjo nuk është mani e të gjithë të infektuarve, ndaj nuk duhet përgjithësuar. Unë nuk do ta bëja kurrë, do të ndihesha shumë fajtore, më mirë të vras veten se sa të marr në qafë dikë tjetër.

Ju jeni e martuar?

Jo, jam beqare.

Nëse do t’ju kërkonte (propozonte) dikush për martesë, çfarë do të bënit?

Do të refuzoja, ashtu siç kam bërë deri tani, duke gjetur arsye të ndryshme.

A jeni të informuar sesi të mbroheni dhe të mos transmetoni infeksionin?

Po, jam informuar dhe këshilluar nga mjeku dhe psikologu i spitalit. Marr rregullisht ilaçet dhe ndjek të gjitha këshillat që më jepen.

Cila është dëshira juaj më e madhe dhe çfarë mesazhi mund të përcillni?

Dëshira ime më e madhe është që të jetoj sa më gjatë. Tani që jam çdo ditë e më shumë afër vdekjes e kuptoj se sa e shtrenjtë qenka jeta. Duhet të isha treguar më e kujdesshme. Ndërsa mesazhi që përcjell për të gjithë njerëzit është se jeta është e shtrenjtë ndaj dhe ruajeni atë.

Sipas raportit të ISHP-së numri i të prekurve arrin në 359. Zonat me më shumë të prekur janë: Tirana, Durrësi, Lushnja, Elbasani dhe Vlora

SIDA këtë vit me 55 raste të reja, ja zonat më problematike

Numri i të prekurve nga virusi HIV/AIDS deri më sot ka arritur në 359, ndërsa rastet e reja vetëm për këtë vit janë 55 të infektuar. Tendencë në rritje të numrit të infektuarve, sidomos te femrat dhe fenomen që po vihet re gjithnjë e më shumë dhe te të martuarit. Këto janë disa nga risitë, me të cilat po ndeshet vendi ynë sa i takon virusit HIV/AIDS.

Specialistët e shëndetit publik në ditën Ndërkombëtare të Luftës kundra virusit HIV/AIDS bëjnë të ditur për gazetën hartën e zonave më të prekura nga virusi, moshat më të prekura dhe rrugët nga transmetohet virusi.

Ndërkohë, Drejtuesi i Qendrës Aksion Plus, Genci Muçollari, pohon se transmetimi i virusit HIV/AIDS është problematik edhe te përdoruesit e drogave.

Të infektuarit

Deri në nëntor 2009-të, janë regjistruar 359 raste me HIV/AIDS në Shqipëri. Sipas specialistëve vlen për t’u përmendur që vetëm në vitin e fundit, 2009-të (deri në nëntor 2009) janë raportuar 55 raste të reja me HIV/AIDS, prej të cilave 39 janë meshkuj dhe 16 janë femra. “Mbështetur në numrin e personave të diagnostikuar dhe raportuar, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend me prevalencë të ulët të infeksionit HIV.

Megjithatë, vërehet një tendencë në rritje e numrit të rasteve të reja dhe vlerësimet, sugjerojnë për një numër më të madh të rasteve të padiagnostikuara”, – pohojnë specialsitët e shëndetit publik, duke shtuar se krahasuar me vitet e para të shfaqjes së epidemisë, me vitet e fundit të saj, shihet qartë se kemi një tendencë feminizmi (d.m.th., rritjes gjithnjë e më tepër të peshës specifike të femrave në totalin vjetor të rasteve të raportuara).

Bazuar në investigimet epidemiologjike, 54% e personave e kanë marrë infeksionin jashtë vendit dhe 46% brenda vendit. Sipas vendbanimit, 71% jetojnë zonat urbane dhe 29 % në ato rurale.

Harta dhe rrugët

Sipas shpërndarjes gjeografike, 54% e rasteve i përkasin rrethit Tiranë, 6,2% i përkasin rrethit Durrës, 5.6% i përkasin rrethit Lushnjë, 3.9% në rrethet Fier dhe Elbasan, 3.6% në rrethet Shkodër dhe Vlorë, 3% në rrethin e Laçit, 2.4% në rrethin Berat dhe në një përqindje më të vogël në rrethet e tjera (më pak se 1%).

Ndërkohë, Drejtori i Aksion Plus pohoi se për sa i përket rrugës së transmetimit, rruga seksuale vazhdon të mbetet mbizotëruese, me 90% të rasteve (80% heteroseksuale dhe 10% homo-biseksuale). Ndërsa në 5% të rasteve, infeksioni është transmetuar nga nëna e infektuar të fëmija, në 4% nëpërmjet gjakut dhe në 1% te përdoruesit intravenozë të drogës.

Zonat më të prekura

54% e rasteve i përkasin rrethit Tiranë

6,2% e rasteve i përkasin rrethit Durrës

5.6% e rasteve i përkasin rrethit Lushnjë

3.9% e rasteve në rrethet Fier dhe Elbasan

3.6% e rasteve në rrethet Shkodër e Vlorë

3% e rasteve i përkasin rrethit të Laçit

2.4% e rasteve i përkasin rrethit Berat

Frika ndaj SIDA-s nuk kursen as lotët e burrave

Nga pikëpamja psiko-emocionale pacientët reagojnë në të njëjtën mënyrë kur informohen se janë të infektuar me infeksionin HIV.

Pra, nuk ka dallim midis moshave apo sekseve në mënyrën e reagimit apo të sjelljes së tyre. Kështu u shpreh psikologu i Klinikës Ambulatore në QSUT, Vilson Banushi, i cili shpjegoi se të gjithë pacientët që ndiqen në këtë klinikë janë adult (të rritur).

“Edhe pse nuk është në traditën tonë që burrat të qajnë, është parë se kur ngarkesa emocionale është e lartë edhe ata qajnë”, pohon psikologu.

Ndërsa, simptoma të tjera që janë karakteristike për të gjithë pacientët, sipas tij, janë dridhje, djersitje, humbasin përqendrimin, paraqesin një nivel të ulët të humorit, shprehin pesimizëm, humbasin besimin në vetvete, interes i ulët për jetën, sjellje të keqpërshtatura. “Ata përjetojnë gjendje ankthi në vazhdimësi, por edhe gjendje paniku kryesisht kur informohen se janë të infektuar.

Pacientët e shikojnë realitetin post-infektim si të pashpresë, ofrojnë shqetësime subjektive”, pohon psikologu, duke shtuar se shpesh te pacientët mbizotëron “instinkti i vdekjes”, në veçanti kur kanë shqetësime fizike, të cilat bëhen shkas edhe për konflikte psikologjike. Sipas tij, kjo është arsyeja pse me pacientët punohet në vazhdimësi, dhe janë në kontakt dhe në një ndërveprim të vazhdueshëm me pacientët tanë.

“Unë u këshilloj dhe u kërkoj të gjitha grupmoshave të afta seksualisht që kanë pasur sjellje të rrezikshme, por edhe atyre që dyshojnë se kanë rrezikuar, ata të cilët kanë bërë transfuzion gjaku dhe që e ndiejnë veten se kanë qenë të ekspozuar ndaj infeksionit HIV/AIDS të vijnë të testohen, pasi kjo është rruga më e mirë”, pohon psikologu Vilson Banushi.

Përdoruesit e drogave, një shiringë e përdorin 5 persona

Përdoruesit e drogave janë një kontingjent i rrezikuar nga virusi HIV/AIDS. Shkak për këtë është përdorimi i një shiringe nga shumë përdorues. Kështu u shprehen specialistët e qendrës “Stop AIDS”, të cilët theksuan se rritja e numrit të përdoruesve të drogës rrit edhe rrezikshmërinë për rritjen e numrit të të infektuarve me virusin vdekjeprurës.

Kjo është edhe arsyeja që misioni i tyre është që të shpërndajnë falas shiringa përdoruesve të drogës, në mënyrë që rreziku të minimizohet disi. “Nga puna që bëjmë në terren, vëmë re që shumë përdorues përdorin të njëjtat shiringa. Madje, ka raste që një shiringë mund të përdoret në më shumë se 5 persona.

Detyra jonë është që jo vetëm t’i këshillojmë përdoruesit e drogave, por edhe t’u japim atyre shiringa falas”, pohojnë specialistët e “Stop AIDS”.

shekulli.com.al