Lushnja Portal » Showbiz

Enver Petrovci feston fitoren e Dancing With the Stars
Aktori i njohur kosovar, Enver Petrovci, e ka festuar në pub “Matis” feel good në tarracën e Living Room, fitoren e kupës së edicionit të dytë të “Dancing with the Stars Albania”, një garë 12- javëshe e transmetuar të enjteve mbrëma në “Vizion Plus”. Pas triumfit ndaj Çiljeta Xhilagës, ai ka shijuar pronësinë e makinës Jaguar deri në orët e para të mëngjesit, duke vazhduar në pub kërcimet me balerinën e tij Lori. Në 12 javë, emra të njohur VIP provuan emocione të forta në spektaklin e producentes Olta Dulaku, me regji të Vera Grabockës.

Pritja e embel e Xhemit
Do te kishin dashur nje vajze. Me shume se vete Xhemi, ndryshe nga sa e kane tradite sidomos baballaret shqiptare, bashkeshorti i saj do te kishte dashur nje vajze. Pse jo me profilin e se emes, trupin, embelsine, mencurine e saj. Te pakten javet e para, pas lajmit se priste nje femije, Xhemi Shehu, duke ndjekur deshiren e te shoqit, enderronte qe nente muaj me pas te mbante ne dore nje vajze te vogel. Ne fillimet e asaj pritshmerie qe erdhi menjehere pas ceremonise se marteses, krejt pa dashje prezantuesja e njohur tashme, hidhte syte neper dyqane mbi fustankat ngjyre roze per bebet e vogla. Emocionet i ngaterroheshin me kureshtjen se cfare do te ndodhte me pas, si do te ishte krijesa e saj dhe nese do te ishte, sic donin, – nje vajze.

Por pritja nuk zgjati shume megjithate, dhe tani as njerit dhe as tjetrit nuk i vjen keq qe ne shtepine e tyre te re, pak muaj me vone do t’i urojne mireseardhjen nje djali. Ne ndryshim nga ditet e para, Xhemi eshte mesuar me idene dhe mezi pret castin e takimit me te. E ka deshiruar kete lajm dhe tani qe ne barkun e saj rritet ajo krijese e vockel nuk ben tjeter vecse perfiton nga cdo sekonde e dites per te shijuar cdo ndjesi qe i dhuron.

Martuar me Elvis Sulon, 3 shtatorin e shkuar, Xhemi Shehu ka preferuar te qendroje sa me larg te mundet nga vemendja e publikut. Edhe pse asnjehere nuk ia ka dale mbane, gjithnje ka bere te pamunduren per te ruajtur per vete sa me shume detaje nga jeta e saj personale. Ndryshe nga shume kolege te saj, apo vajza te ekranit ne pergjithesi, qe edhe kur nuk i kane, i shpikin te rejat, – sidomos nga jeta personale, – per te qene ne qender te titujve bombastike, Xhemi ka zgjedhur te kunderten. Duke terhequr pa dashje edhe me shume vemendjen. Keshtu ndodhi qe diten e pare te perhapjes se lajmit (ne forme thashethemi sigurisht), mbi historine e dashurise me Elvisin. Sa me shume qendronte larg gazetareve Xhemi, aq me shume kerkoheshin informacione mbi kete histori e sidomos nje foto e saj dhe djalit qe i kishte rrembyer zemren. Sot e gjithe diten, ajo dhe Elvisi shfaqen se bashku vetem ne fotografi te shkrepura gjysme fshehurazi apo neper aktivitete te ndryshme, ku me se shumti jane krejt pa mendje. Publikisht ajo nuk ka pranuar asnjehere te flase per te e aq me pak te pozojne tok me Elvisin per gazetat. Ne kete pike duket se cifti eshte ne nje mendje: Jeten private do ta ruajne per vete.

Vendimi ishte kategorik edhe per diten e dasmes. Ka qene nje feste e madhe familjare dhe e tille ka mbetur. Xhemi nuk heq dore: detajet e dites se shenuar ne jeten e saj e bashke me to fotografine (sidomos fotografite), do te mbeten brenda mureve te shtepise. Dhe sikur te ishte per te, edhe lajmi i mirepritur per beben qe pritet te vije do te mbetej vetem brenda familjeve, me prinderit e te dyve qe fluturojne nga gezimi, ciftit vete dhe miqve te ngushte. Por kesaj here Xhemi nuk e largonte dot kureshtjen qe e rrethoi. Kureshtje e shoqeruar, si gjithmone, me nje tymnaje te vertete fjalesh, nese ishte apo jo shtatzane. Sepse, edhe pse shfaqej cdo te diele ne ekran, ajo nuk reflektonte pothuaj asnje shenje. Vazhdonte te ishte po ajo Xhemi elegante me linja te perkryera, veshur me fustane te bukur qe vec sa i tregonin trupin e holle, pa tradhetuar asgje. Ne rastin e saj, nuk pati nevoje te ndryshonte garderobe e aq me pak fshihte barkun. Bebja rritej pa e munduar te emen ne kete pike, duke shtuar keshtu pikepyetjet dhe ate qe Xhemi nuk e do fare: Interesin e te gjitheve per te.

“Nuk eshte fare qellimi im te ruaj linjat, perkundrazi. Do te mirepres cdo lloj ndryshimi. Por ne fillim u dobesova dhe vetem tani po arrij peshen qe kam pasur me perpara. Tani te shohim se si do te shkoje me tej”, thote Xhemi ndersa ka zgjedhur dicka per te ngrene ne barin afer studiove te Top Channel. Eshte dite e marte, por autoret e rinj te programit te se dieles kane njoftuar mbledhjen e stafit. Ndryshimi i formatit per kete pjese qe ka mbetur nga sezoni televiziv ka shtuar oret e punes per prezantuesen e spektaklit, – te pakten tani per tani, meqe edhe autoret jane te rinj, – por kjo nuk e ka lekundur vendimin e saj per te ndenjur deri ne fund.

E veshur ne ate menyre, krejt sportive, me xhinse dhe bluze te pambukte, nje xhup te lehte mbi te, e trukuar fare pak dhe me floke te mbledhura, veshtire te te lere pershtypjen se eshte ne pritje te nje femije. Aq me pak qe bebja e saj ka hyre ne muajin e peste te jetes. Duhet nje sy i vemendshem ose qe Xhemi te tregoje vete bluzen per te dalluar nje rrumbullakosje te lehte barkut. Kjo, mbase per shkak te nje fiziku prej sportisteje dhe nje elegance te perhershme. Te vetmit qe e tradhetojne jane syte e jeshilte qe i shkelqejne e paksa droja me te cilen flet per te. Megjithate, me ndryshime fizike ose jo, bukuroshja nuk ka humbur asnje cast nga jeta e bebit qe rritet cdo dite. Ajo dhe Elvisi e kane deshiruar dhe ai erdhi shume shpejt, fare pak kohe pas ceremonise se marteses qe cifti mbajti ne Tirane. Thote se nuk ka asgje per te ndare me te tjeret nga dita e 3 shtatorit, kur lidhja e tyre u kurorezua me martese. Ka qene nje ceremoni e gezuar me familjare e miq, e cila u pasua nga muaji i mjaltit dhe pushimet e vitit ne te njejtin kohe. E kote te perseritet qe detajet e ceremonise i mendoi mikesha e saj, Amarda Toska nen siglen e agjencise se saj martesore, sepse kjo eshte thene e sterthene me kohe. Dhe meqe Xhemi dhe Elvisi jane nje cift qe u pelqen te udhetojne, pushimet e shenuara i bene larg, pertej oqeanit, pas kthimit nga te cilat, Xhemi nxitoi per ne studiot e Top Channel ku e priste Adi Krasta dhe “E diell”. Ne fillim pa e ditur se ne familjen e saj te re shume shpejt do te shtohej edhe nje pjesetar dhe se mbase duhet ta rimendonte edhe drejtimin cdo jave te spektaklit te gjate 8 ore.

“Por nuk kam menduar te terhiqem ne fakt, sepse nuk kam arsye ta bej. Meqe jam mire, pse jo. Besoj, nese gjithcka shkon mire, do ta mbyll kete sezon televiziv”. Nese do te jete e nevojshme edhe duke ndryshuar modelet e fustaneve. Sepse ne rastin e saj nuk flitet as per panik e as per merakun se mos humbet linjat. Keto te fundit sidomos nuk hyjne fare ne shqetesimet e Xhemit. E vetmja gje per te cilen interesohet keto kohe eshte marrja e sa me shume informacioneve, ne menyre qe kur djali te vije, te jete e pergatitur. Cka do te thote se tani vemendjen e ka te perqendruar tek takimet me mjekun, dhe sidomos me mikeshat e saj qe e kane kaluar me pare kete eksperience. Ka kuriozitet te dije cdo gje qe ka lidhje me femijet, apo muajt e fundit te shtatzanise. Nderkohe i ve veshin ne cdo sekonde edhe levizjes me te vogel brenda saj, ndryshimeve te trupit, lekures, qofte edhe humorit. E di tashme se i vogli i saj eshte aq i lidhur me te sa mundet edhe ta degjoje, ndaj pasi i mbyll punet e dites i perkushtohet teresisht atij. Deri kur ta mbaje ne krahe, dite qe sigurisht e pret me padurim, Xhemi ka plot gjera per t’i treguar me embelsi bebushit te saj. E imagjinon si do te jete dhe nderkohe qe pergatit shtepine per mberritjen e tij, po ideon garderoben. Ne te njejten kohe mbledh emra per te zgjedhur, pak para se ai te vije, njerin me te cilin do ta pagezoje.

I ben te gjitha keto pa e humbur vemendjen edhe nga puna, pavaresisht se kjo ne nje fare menyre ka kaluar ne plan te dyte. Ne fillimjave merr pjese ne mbledhjet ku flitet per spektaklin e se dieles, ndersa ne fundjave eshte teresisht e angazuar me te. Do te vazhdoje keshtu deri kur sezoni te perfundoje dhe ajo ti perkushtohet plotesisht bebit. Koha eshte e mbare dhe sipas nje llogaritje te shpejte, pas lindjes, Xhemi ka perpara tre muajt e pushimeve, gjate te cilave e kote te thuhet se do t’i perkushtohet vetem atij. Me pas, sipas planeve paraprake do te rikthehet ne Top Channel, per te vijuar punen pa ndryshime. Sigurisht nese gjykon se djali do te jete dakort me kete vendim te mamase se tij. Por per kete eshte ende shpejt per te folur me siguri. E vetmja gje qe mund te vihet re tani pa mundimin me te vogel eshte se tani prioritetet e Xhemit kane ndryshuar. Ne plan te pare eshte vetem Ai dhe emocionet qe ndjen kur e mendon veten nene. Kjo pritje e embel i ka dhuruar kenaqesine e nje lloji te vecante. Prandaj dhe e sheh me kenaqesi barkun qe sapo ka filluar te rritet dhe po pret me padurim qe te rrumbullakoset akoma me shume. Sepse atehere edhe takimi i enderruar me te do te jete akoma me afer.

Burimi: Revista Klan

Kaltrina Selimi: Martesa mbase kete vit
Këngëtarja kosovare Kaltrina Selimi, në një intervistë për “InfoPress” ka thënë se mbase këtë vit ajo dhe i fejuari i saj Dritoni mund ta kurorëzojë dashurinë e tyre me martesë.

“Përveç planeve të tjera, që sigurisht janë të shumta, kemi biseduar edhe për martesën, por se a do të ndodhë sigurt këtë vit nuk e di, sepse varet se si i përfundon Dritoni punët në Londër”, – është shprehur Kaltrina.

Përveç kësaj këngëtarja ka bërë të ditur se së shpejti do ta realizojë videoklipin e këngës “Zero”. “Aktualisht jam duke u angazhuar për punën rreth klipit dhe tani për tani jemi duke menduar për skenarin. Klipi do t’i realizohet këngës ‘Zero’, të cilën tashmë e kam lansuar dhe shpresoj ta përfundojë sa më shpejt”, – ka thënë Selimi.

Burimi: Gazeta Shekulli

Shpat Kasapi behet imazh parfumerie
Këngëtari Shpat Kasapi, të shtunën e kaluar ishte në vendlindjen e tij, në Tetovë, për të promovuar albumin e tij dhe për të ndarë disa disqe për fansat. Ai është zgjedhur nga parfumeria e njohur “Schatze” për të qenë imazh publicitar i tyre për një periudhë njëvjeçare. Gjatë kësaj kontrate, ai së bashku me këngëtaren Adelina Tahiri do të reklamojnë produktet e kësaj parfumerie. Gjatë qëndrimit në Tetovë, ai u ka ndarë disa disqe fansave të tij, kurse ditët në vazhdim të gjithë konsumatorët të cilët do të marrin produkte në shumën prej 1 mijë denarësh, do të kenë dhe një album të Shpatit falas. Kanë kaluar disa vjet që kur këngëtari është fejuar me bukuroshen Afërdita Dreshaj dhe pak ditë më parë festoi “Ditën e të dashuruarve”, i lumtur në krahët e saj. Pikërisht atë ditë, Shpati ka performuar për publikun shqiptar në Athinë, ndërkohë plane të tjera në muzikë Shpati ka realizimin e një klipi që do e realizojë në Shqipëri me “Max production”, këngë kjo në duet me këngëtarin e ri Ton Voka. Pritet që të ngrohet koha dhe të fillojnë xhirimet e klipit të këngës “Imazhi yt”, në të cilën tregohet dashuria për një vajzë të cilën i dashuri prej kohësh nuk e sheh në qytet. Foto nga promovimi i tij kemi siguruar edhe ne.

Blerand Rexhepi

Burimi: Balkanweb

Vesa Lumen shperngulet ne Tirane
“Shpërnguljen” e dytë në Tiranë e ka përjetuar si një vajzë e rritur tashmë. Por ama nuk kanë munguar as festat surprizë, që i kanë bërë mikeshat e saj në Kosovë. Të veshura me bluza ku shkruhej “I Love Vesa”, mikeshat e saj kanë organizuar gjithçka, për një festë ndarjeje sa më të bukur. Për më tepër, ato kanë kurorëzuar mikeshën e tyre dhe i kanë vendosur fashën “Miss Dancing ëith the stars”. Nuk kanë munguar në këtë festë motra e Vesës, Mjellma dhe mikesha e saj, këngëtarja Jehona Sopi. Aktualisht, Vesa ndodhet në Tiranë dhe ka nisur provat për spektaklin e kërcimit.

Burimi: Balkanweb

Inis Gjoni: Nje komedi vetem me femra
Në pak kohë, Inis Gjoni i rikthehet sërish teatrit. Nga një monodramë, në një komedi. Po punon një shfaqje vetëm me femra. “Salla e banjës”, një komedi nga Astrid Veillon, sjell të përditshmen, konfliktet dhe dyshimet që ka çdo femër në zgjedhjen që duhet të bëjë: një dashuri e qëndrueshme, një familje apo pavarësi. Gjoni e ka marrë këtë komedi për ta ngjitur premierë më 8 Mars në Teatrin Kombëtar, në ditën kushtuar nënave, por edhe femrave. Janë katër femra, katër karaktere, përballë të cilave qëndron një e pestë, nëna e njëra prej vajzave. Gjithçka nis me një festë. Lolu mbush 30 vjeçe dhe feston me shoqërinë e saj. Salla e banjës shndërrohet në dëshmitare të intimiteteve të tyre. Aty përplasen historitë, dashuritë, por edhe zhgënjimet e mikeshave. Maria është nënë e dy fëmijëve, e pakënaqur nga martesa, Enxhi është sa femërore, aq edhe mashkullore për t’u mbrojtur nga ambienti që e rrethon, ndërsa Koko është vetëm 20 vjeç dhe më e vogla. Mamaja e Lolusë (Hajrie Rondo), një grua që tashmë i ka bërë zgjedhjet, është në konflikt me sjelljen e tyre. Dialogët e bëjnë situatën komike, ndërsa tema është aktuale. Për këto katër karaktere, Gjoni ka zgjedhur aktoret e reja: Marsela Lena, Klea Konomi, Klara Shehu dhe Niada Saliasi. “Ajo që është  tepër e veçantë tek kjo vepër, është realiteti dhe aktualiteti i psikologjisë femërore të këtij shekulli që jetojmë. Autorja, me shumë realizëm dhe me një përshkrim artistik, ka ngritur në këtë komedi dramën, dilemat e femrës sot midis dëshirës për pavarësi të plotë dhe dëshirës së instinktit njerëzor për familjen dhe  riprodhimin e jetës, atë të mëmësisë. Në këtë komedi, autorja me shumë zgjuarsi ka zgjedhur 5 femra, duke na dhënë mundësinë ta shikojmë dhe të njohim psikologjinë e gruas në 360 gradë, duke zbuluar ndjenjat e fshehta të tyre. Kjo është një komedi që çdo femër duhet ta shikojë dhe çdo mashkull ta studiojë”, – shprehet Inis Gjoni. Skenograf i pjesës është Beqo Nanaj, kostumet dhe grimi Julinda Harallambi, producente Julia Sinanaj. Komedia do të ngjitet në Teatrin Kombëtar nga data 8 deri më 12 mars, ora 19.00.

Burimi: Gazeta Shqip

Shqiptarja fiton “Next Top Model 2″ ne Greqi
Bukuroshja shqiptare Sidorela Toli, nje nga kandidatet më të favorizuara ne kete show, bëhet shqiptarja e parë që vlerësohet me nje cmim te tille në spektaklet e zhvilluara në Greqi. E ardhur ne kete vend qe ne moshen 2 vjecare, Sidorela meson ne vitin e tretë të liceut, qe duket se duhet ta perserise për shkak të mungesave nga angazhimi në spektakël, por edhe për shkak të ofertave të punës që i kanë ardhur menjëherë pas përfundimit të tij. Me një valixhe plot me ëndrra dhe një fytyrë plot hir dhe bukuri, Sidorela fitoi jo vetëm votat por edhe zemrat e jurisë së rreptë të Next Top model 2, nje show që zhvillohet ne televizionin “Antena”, kanali me i madh televiziv ne Greqi.

Burimi: Balkanweb

Orinda dhe Turi, Dashuria vazhdon
Tashmë lidhja e tyre është konsoliduar dhe pavarësisht se kërkojnë që të mos jenë në vëmendjen e shtypit rozë, në dalje të tilla publike nuk kanë se si të rrinë larg njeri-tjetrit. Të ftuar në festën e promovimit të revistës “AMI”, Turi dhe Orinda kanë mbërritur herët, për t’u larguar po kaq herët nga festa. Pa kaluar shumë kohë çifti i dashur i ekranit është larguar nga festa, e “Bluetooth” ka mundur t’i kapë sërish ndonëse dëshira e tyre ka qenë për të qëndruar larg paparacëve. Ne në fakt ende s’e kuptojmë pse këta të dy kërkojnë të fshihen, jo për gjë po janë edhe simpatikë, hajde të mos ishin…

Burimi: Balkanweb

Elvana dhe Besa mike dhe rivale
Jane 2 nga zërat më të spikatur të skenës shqiptare, e si pasojë nuk ka se si të mos ekzistojë rivaliteti mes tyre… Megjithatë, pavarësisht këtij fakti, Besa Kokëdhima dhe Elvana Gjata janë edhe dy mikesha shumë të mira.Prova më e mirë për këtë, është fotoja që sjellim sot në “ Bluetooth”, ku dhe siç duket qartë, vajzave u ndrin buzëqeshja. E ndjekin me vëmendje karrierën e njëra-tjetrës dhe kur në mes futet miqësia, zilia zhduket. Përqafimi që i kanë dhuruar njëra-tjetrës në këtë foto është prova më e mirë për këtë konstatim.

Burimi: Revista Bluetooth

Noizy: U kendoj femrave qe cmenden pas meje
Ka shumë mënyra që ai mund t’u drejtohet femrave. Nga stili prej kavalieri tek me “My lady”, kalon me arrogancë në këngën më të re “Nëse ta lypi”. Me vargje që tejkalojnë fantazinë, po aq sa dhe femra që i ka fanse, ai që i shkruan dhe i këndon është vetë Noizy. Thotë që shumë femra çmenden për të, ndaj nuk kursehet t’u kushtojë atyre vargje shumë të drejtpërdrejta, ashtu siç i ka hije një reperi. Vargjet e këngës më të re, një bashkëpunim me Lil, Koli, dhe Varrosi i drejtohen një femre që bën përshtypje në një club, dhe po ashtu gjithë femrave tunduese. Por pas suksesit të këngës ai ka më shumë se ç’të tregojë. Marrëdhëniet e tij me femrat, pse ai nuk sheh konkurrentë të tjerë rreth e rrotull, duetin e nxehtë me këngëtaren e muzikës pop në Amerikë, Kristine Elezaj dhe albumin e ri:

Noizy nga suksesi me “My lady”, dimë që është pëlqyer shumë kënga “Nëse ta lypi”. Pse ky titull?

Në fakt femrës në këngë i kërkoj numrin e telefonit jo çfarë mendoni ju (qesh). Vargjet thonë “nëse ta lypi zemër, a ma kishe dhon? Numrin e telefonit unë jom tu t’thon, nëse ta lypi zemër – a ma kishe dhon? I’m asking her – a ma kishe dhon?

Shfaqesh reper i vërtetë që u këndon shumë femrave. Je nga ata tipa që të të bëjnë për vete femrat lehtë, apo ti i çmend femrat?

Për të qenë i vërtetë, jam unë që i çmend ato.

Si frymëzohesh për vargjet e tua, nga historitë e tua personale, apo janë thjesht krijime?

Frymëzimi nuk dihet nga më vjen, duke filluar nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja

Duket se jo vetëm në Shqipëri, por në Kosovë e diasporë ke arritur të bësh për vetë shumë fansa? Deri ku ndodhen fansat e tu?

Kudo ku ka shqiptarë, do jem edhe unë.

Tashmë dimë që do të shohim në duet me këngëtaren me origjinë shqiptare, që jeton në SHBA, Kristine Elezaj? Kur del kënga juaj e parë?

Bashkëpunimi është realizuar me Kristina Elezaj, mirëpo na duhet të presim pak publikimin, për shkak të miksimit të këngës edhe masterizimit final që do bëhet në New York. Por ju jap fjalën që shumë shpejt do keni mundësinë ta dëgjoni këngën në radio dhe kudo, sapo të përfundojë.

Ndihet konkurrencë e fortë mes reperave në Shqipëri? Ti kë ndien si konkurrent të fortë?

Jo, jo për mburrje por s’kam asnjë konkurrent. Edhe ata që kanë marrë famë në kurrizin tim, s’kanë talent, dinë vetëm të shajnë, gjë që unë s’e bëj, sepse kam karakter dhe s’e bëj kurrë, që të paktën të mos shaj në atë lloj mënyre. Sa të kem të tillë konkurrentësh, ju lutem mos i quani “konkurrentë”, por quajini flamurë që shkojnë nga fryn era.

Çfarë bën çudi tek ty është numri i madh këngëve që ke publikuar këto kohë. E di numrin e saktë të krijimeve të tua?

Gjithsej? Jo, s’e di, pasi të them të drejtën e kam humur tashmë numërimin.

Gjithashtu mund të them se janë edhe shumë këngë të miat që ende s’janë publikuar.

Çfarë planesh ke bërë për vitin 2011, ndonjë album të ri?

Po, jam duke punuar për albumin tim të dytë, detajet për të cilin do t’jua them së shpejti.

Deri tani kam publikuar një album me titullin “Pak më ndryshe” dhe 1 mixtape “Most wanted”.

Burimi: Panorama Plus