Lushnja Portal

Informacione
Faqja eshte ne ndertim per momentin. Ju lutemi hajdeni me vone.

Njoftime nga Lushnja
Per momentin nuk ndodhen njoftime. Ne qofte se deshironi te shtoni nje noftim, na kontaktoni

Historiku i qytetit te Lushnjes
Lushnja njihet qe prej vitit 1423 dhe eshte e njohur per mbajtjen e Kongresit te Lushnjes me 21 janar 1920, i cili hodhi themelet e shtetit modern Shqiptar.Vendodhja e qytetit te Lushnjes ka qene dhe do te mbetet nje ure qe lidh pjeset veriore te vendit me ate jugore.

Ne zonen e qendres jane edhe objekte te vjetra me vlera historike sikurse eshte Shtepia Muze e Kongresit te Lushnjes,si dhe ndertesa te kultit si ajo e Xhamise se qytetit dhe ndertesa e Kishes.Propozohen qe keto zona te mbeten te paprekura dhe te evidentohet trashegimia kulturore qe ato mbartin. Ndikimi i tyre ne mjedisin e qendres eshte pozitiv pasi keto ndertesa percjellin kulturen dhe rendesine e qytetit te Lushnjes te cilat duhet te ruhen ne gjendje sa me te mire qe te jete e munduSi qendёr e banuar Lushnja u krijua ne shek.XV dhe quhej “Lusme”.

I pari regjistrim dokumentar i popullsisё sё Myzeqesё gjendet nё defterin turk te vitit 1431, ku Myzeqeja kishte 33 fshatra dhe 58 familje kurse Lushnja qё nё kёtё periudhё ishte njё katund na paraqitet me 15 shtёpi dhe 100 banorё. Nё vitin 1850 Lushnja na paraqitet pёrsёri si katund dhe nё kёtё periudhё mori emrin Lushnje nga emri i njёrёs prej grave tё Pashait tё Beratit, Salushes tё cilёs kёtё territor ia bёri si dhuratё.

Lushnja filloi te dallohet si qendёr dhe tё marrё njё rёndёsi tё veçantё nё vitin 1970 duke u bёrё qendёr kёmbimi midis tregjeve te Beratit, jugut dhe veriut. Lushnja u bё qendra e tё gjithё krahinёs pёrreth.

Rregjistrimet zyrtare pёr herё tё parё i gjejmё nё vitin 1923 ku duke pёrfshirё dhe zonёn e Libofshёs, Lushnja ka 28.348 banorё kurse nё vitin 1937 territori i Lushnjes ka nje siperfaqe 834 km² dhe nje popullsi prej 46.420 banorё.

Nga viti 1924-1939 Lushnja pati njё shtesё vetёm prej 18.000 banorё.

Gjatё kёtij 15 vjecari ne territorin e Lushnjes erdhёn rreth 500 familje kosovare qё u shpёrndanё nё 30 fshatra, por edhe nga rrethi i Skraparit, pak familje çamёsh e çobanёsh. Ardhje qё vazhduan edhe nё vitet ne vazhdim. Rrethi i Lushnjes kishte 63 çifligje me 11.157ha tokё.

Banorёt e kёtyre viteve mbajnё emrin “Myzeqar”qё do tё thotё njerёz me prirje pёr muzikё, fakt i cili vёrtetohet edhe sot kur kёngёt myzeqare janё mё tё mirat dhe mё tё kёrkuarat e kёtij kombi. Qyteti i Lushnjes mori pjesё aktive ne Shpalljen e Pavarsisё mё 1912.Nje moment historik tepёr i rёndёsishёm ёshtё “Kongresi i Lushnjes” qё u mbajt nё 21-31 Janar tё vitit 1920 nё tё cilin Tirana shpallet Kryeqyteti i Shqipёrisё.

Nё 14 gusht 1920 nё kёtё qytet u mbajt Kongresi i Arsimit. Mori pjesё aktive ne Luftёn Antifashiste –Nacionalçlirimtare dhe nё luftёn pёr pёrmbysjen e sistemit Komunist.

faqe ne ndertim 2
Faqe ne ndertim hotele

faqe ne ndertim
Faqe ne ndertim biznese

Enver Petrovci feston fitoren e Dancing With the Stars
Aktori i njohur kosovar, Enver Petrovci, e ka festuar në pub “Matis” feel good në tarracën e Living Room, fitoren e kupës së edicionit të dytë të “Dancing with the Stars Albania”, një garë 12- javëshe e transmetuar të enjteve mbrëma në “Vizion Plus”. Pas triumfit ndaj Çiljeta Xhilagës, ai ka shijuar pronësinë e makinës Jaguar deri në orët e para të mëngjesit, duke vazhduar në pub kërcimet me balerinën e tij Lori. Në 12 javë, emra të njohur VIP provuan emocione të forta në spektaklin e producentes Olta Dulaku, me regji të Vera Grabockës.

Këto zgjedhje kanë rënë
Fillimi i procesit të hapjes së kutive dhe shqyrtimit të fletëve të pavlefshme dhe të kontestuara, po rinxjerr para publikut një radiografi të shëmtuar të procesit zgjedhor. Në kutitë e para që u hapën, shqiptarët panë fletë jashtë zarfeve të futura në mënyrë të sforcuar në kuti, pamë kuti me kode të ndryshuara, pamë kuti me kapakë të liruar ku mund të fusje një zarf të tërë brenda, dhe asnjë reagim ligjor ndaj tyre. Kryetari i KQZ vazhdoi me nervozizëm legalizimin e tyre duke ridegraduar tashmë jo vetëm procesin zgjedhor, por dhe hetimin e këtij procesi. Arroganca për të mos përfillur faktet që shfaqen para syve të shqiptarëve dhe legalizimi i votave të futura në kuti si vota që janë pjesë e procesit, i heq kuptimin përpjekjes serioze të Kolegjit për të hetuar procesin dhe për t’i ruajtur atij integritetin.

Nga ky proces është e qartë se nuk del më asnjë rezultat ligjor. Në kuti janë futur duart qartazi dhe procesi nuk rakordon më. Askush nuk nxjerr dot më një shifër që të përputhë votat e hedhura për kryetarin me numrin e votuesve që kanë firmosur se kanë votuar. Kështu që në të gjitha rastet shansi i vetëm i rikthimit të legjitimitetit të zgjedhjeve është pavlefshmëria e këtij procesi dhe rivotimi për kryetarin.

Por çështja shtrohet nëse ka shanse të ndalet kjo arrogancë që po degradon hetimin e procesit? Dy anëtarët e mbetur të opozitës në KQZ nuk kanë as paturpësinë e Ristanit dhe as vullnetin për të shkelur ligjin që të jenë të barabartë në këtë përdhosje të ligjit. Ata nuk mund ta ndalin dot as fizikisht dhe as administrativisht atë maskaradë.

Opozita politike po ashtu përveçse të ngrejë zërin nuk ka ndonjë mënyrë tjetër se si ta ndalojë atë turp që po zhvillohet para syve tanë. Shpresa e vetme e tyre me sa duket është se sa më shumë të degradojë, aq më shumë do njollosen zgjedhjet, por kjo nuk vlen në rastin e Berishës, i cili i ngjan atij ujkut që sa më shumë erë të ketë kërma, aq më shumë i shijon.

Media po ashtu, siç është futur nën kontrollin thuajse të plotë të qeverisë, nuk ka asnjë qasje kritike për atë që po ndodh. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë ikur dhe ndonjë ekspert që ka mbetur këtu për të vëzhguar procesin, është duke parë një film të vjetër që xhirohet para tij. Në këto rrethana, ky hetim po e degradon edhe më keq procesin se sa e ka degraduar ndryshimi i rezultatit në tavolinë.

Gjithçka që po ndodh aty nuk dëshmon asnjë sinjal se procesi ka integritet. Nëse ne legjitimojmë vota jashtë zarfit, kuti me kode të hapura dhe të ndryshuara, kuti me kapak të liruar dhe fenomene të tjera flagrante të pavlefshmërisë, atëherë ne kemi  legjitimuar një standard primitiv të procesit, nga i cili s’mund të dalë kurrë një kryetar bashkie për kryeqytetin. Këto zgjedhje kanë rënë. Problemi është të mos marrin me vete gjithë shoqërinë për një mandat të kërkuar me çdo kusht nga një individ, i cili në një shoqëri normale me shtet ligjor, duhet të ishte që në 21 janar në mbrëmje në qelinë e burgut.

SHEKULLI

Femrat e bukura bejne lidhjet te deshtojne
Një studim i ri i publikuar sot në “Daily Mail” arriti në përfundimin e besuar gjerësisht në kulturën popullore, se një grua e bukur e bën shumë më të vështirë ruajtjen e një lidhjeje.

Sipas studimit në fjalë, mësohet se çiftet më të qëndrueshme janë ato ku meshkujt janë më të pashëm, ndonëse është e qartë që kjo nuk është formula përfundimtare e suksesit.

Fenomeni u studiua nga kërkues të Universitetit të Liverpulit dhe Çesterit, që ilustruan përfundimet e tyre me dy martesat e mëparshme të aktores Angelina Jolie, të cilat zgjatën më pak se tre vjet.

Jolie ishte e martuar aktorët Jonny Lee Miller dhe Billy Bob Thornton, në dy lidhje ku ajo ishte qartësisht shumë më tërheqëse se partneri. Ndërkohë, marrëdhënie e saj me Brad Pitt, i konsideruar gjerësisht si një prej meshkujve më tërheqës në Hollivud, është në vitin e gjashtë dhe duket ende shumë solide.

Universitetet në fjalë analizuan fotografi të më shumë se 100 çifteve, që kishin qëndruar së bashku nga disa muaj, deri në disa vjet.

Një komision i specializuar vlerësoi me nota paraqitjen e secilit prej partnerëve dhe u arrit të kuptohej se çiftet që kishin qëndruar së bashku më gjatë, ishin ata ku mashkulli ishte më tërheqëse se partnerja.

Përfundimet tregojnë se paraqitja fizike është shumë më e rëndësishme për një femër nga sa besohet, ndërsa vetëdija se është e bukur, e bën një vajzë apo grua shumë më pak të qëndrueshme në lidhjet e saj.

Burimi: Top Channel

Vajza-ujk ne Tajlande
Nofka e saj është “vajza-ujk” ose “fytyrë-majmun”.

11-vjeçarja nga Tajlanda është shpallur ditën e sotme si vajza më leshtore në botë.

Supatra Sasuphan gjithmonë ka qenë objekt talljeje në shkollë, por rekordi Guiness e ka bërë shumë të famshme tashmë.

“Jam shumë e lumtur për rekordin Guiness! Njerëzit bëjnë shumë gjëra për ta arritur, ndërsa unë vetëm sa iu përgjigja disa pyetjeve”, u shpreh Supatra.

11-vjeçarja vuan nga sindroma Ambra, sindromë e cila ka prekur 50 persona gjithsej që nga Mesjeta. Më parë, njerëzit me këtë sindromë quheshin “njeri-ujk”.

Tajlandezja ka qime të holla në fytyrë, veshë, krahë, kurriz dhe këmbë. Ajo është trajtuar me lazer, por terapia nuk ka bërë efekt.

Burimi: Top Channel

Pritja e embel e Xhemit
Do te kishin dashur nje vajze. Me shume se vete Xhemi, ndryshe nga sa e kane tradite sidomos baballaret shqiptare, bashkeshorti i saj do te kishte dashur nje vajze. Pse jo me profilin e se emes, trupin, embelsine, mencurine e saj. Te pakten javet e para, pas lajmit se priste nje femije, Xhemi Shehu, duke ndjekur deshiren e te shoqit, enderronte qe nente muaj me pas te mbante ne dore nje vajze te vogel. Ne fillimet e asaj pritshmerie qe erdhi menjehere pas ceremonise se marteses, krejt pa dashje prezantuesja e njohur tashme, hidhte syte neper dyqane mbi fustankat ngjyre roze per bebet e vogla. Emocionet i ngaterroheshin me kureshtjen se cfare do te ndodhte me pas, si do te ishte krijesa e saj dhe nese do te ishte, sic donin, – nje vajze.

Por pritja nuk zgjati shume megjithate, dhe tani as njerit dhe as tjetrit nuk i vjen keq qe ne shtepine e tyre te re, pak muaj me vone do t’i urojne mireseardhjen nje djali. Ne ndryshim nga ditet e para, Xhemi eshte mesuar me idene dhe mezi pret castin e takimit me te. E ka deshiruar kete lajm dhe tani qe ne barkun e saj rritet ajo krijese e vockel nuk ben tjeter vecse perfiton nga cdo sekonde e dites per te shijuar cdo ndjesi qe i dhuron.

Martuar me Elvis Sulon, 3 shtatorin e shkuar, Xhemi Shehu ka preferuar te qendroje sa me larg te mundet nga vemendja e publikut. Edhe pse asnjehere nuk ia ka dale mbane, gjithnje ka bere te pamunduren per te ruajtur per vete sa me shume detaje nga jeta e saj personale. Ndryshe nga shume kolege te saj, apo vajza te ekranit ne pergjithesi, qe edhe kur nuk i kane, i shpikin te rejat, – sidomos nga jeta personale, – per te qene ne qender te titujve bombastike, Xhemi ka zgjedhur te kunderten. Duke terhequr pa dashje edhe me shume vemendjen. Keshtu ndodhi qe diten e pare te perhapjes se lajmit (ne forme thashethemi sigurisht), mbi historine e dashurise me Elvisin. Sa me shume qendronte larg gazetareve Xhemi, aq me shume kerkoheshin informacione mbi kete histori e sidomos nje foto e saj dhe djalit qe i kishte rrembyer zemren. Sot e gjithe diten, ajo dhe Elvisi shfaqen se bashku vetem ne fotografi te shkrepura gjysme fshehurazi apo neper aktivitete te ndryshme, ku me se shumti jane krejt pa mendje. Publikisht ajo nuk ka pranuar asnjehere te flase per te e aq me pak te pozojne tok me Elvisin per gazetat. Ne kete pike duket se cifti eshte ne nje mendje: Jeten private do ta ruajne per vete.

Vendimi ishte kategorik edhe per diten e dasmes. Ka qene nje feste e madhe familjare dhe e tille ka mbetur. Xhemi nuk heq dore: detajet e dites se shenuar ne jeten e saj e bashke me to fotografine (sidomos fotografite), do te mbeten brenda mureve te shtepise. Dhe sikur te ishte per te, edhe lajmi i mirepritur per beben qe pritet te vije do te mbetej vetem brenda familjeve, me prinderit e te dyve qe fluturojne nga gezimi, ciftit vete dhe miqve te ngushte. Por kesaj here Xhemi nuk e largonte dot kureshtjen qe e rrethoi. Kureshtje e shoqeruar, si gjithmone, me nje tymnaje te vertete fjalesh, nese ishte apo jo shtatzane. Sepse, edhe pse shfaqej cdo te diele ne ekran, ajo nuk reflektonte pothuaj asnje shenje. Vazhdonte te ishte po ajo Xhemi elegante me linja te perkryera, veshur me fustane te bukur qe vec sa i tregonin trupin e holle, pa tradhetuar asgje. Ne rastin e saj, nuk pati nevoje te ndryshonte garderobe e aq me pak fshihte barkun. Bebja rritej pa e munduar te emen ne kete pike, duke shtuar keshtu pikepyetjet dhe ate qe Xhemi nuk e do fare: Interesin e te gjitheve per te.

“Nuk eshte fare qellimi im te ruaj linjat, perkundrazi. Do te mirepres cdo lloj ndryshimi. Por ne fillim u dobesova dhe vetem tani po arrij peshen qe kam pasur me perpara. Tani te shohim se si do te shkoje me tej”, thote Xhemi ndersa ka zgjedhur dicka per te ngrene ne barin afer studiove te Top Channel. Eshte dite e marte, por autoret e rinj te programit te se dieles kane njoftuar mbledhjen e stafit. Ndryshimi i formatit per kete pjese qe ka mbetur nga sezoni televiziv ka shtuar oret e punes per prezantuesen e spektaklit, – te pakten tani per tani, meqe edhe autoret jane te rinj, – por kjo nuk e ka lekundur vendimin e saj per te ndenjur deri ne fund.

E veshur ne ate menyre, krejt sportive, me xhinse dhe bluze te pambukte, nje xhup te lehte mbi te, e trukuar fare pak dhe me floke te mbledhura, veshtire te te lere pershtypjen se eshte ne pritje te nje femije. Aq me pak qe bebja e saj ka hyre ne muajin e peste te jetes. Duhet nje sy i vemendshem ose qe Xhemi te tregoje vete bluzen per te dalluar nje rrumbullakosje te lehte barkut. Kjo, mbase per shkak te nje fiziku prej sportisteje dhe nje elegance te perhershme. Te vetmit qe e tradhetojne jane syte e jeshilte qe i shkelqejne e paksa droja me te cilen flet per te. Megjithate, me ndryshime fizike ose jo, bukuroshja nuk ka humbur asnje cast nga jeta e bebit qe rritet cdo dite. Ajo dhe Elvisi e kane deshiruar dhe ai erdhi shume shpejt, fare pak kohe pas ceremonise se marteses qe cifti mbajti ne Tirane. Thote se nuk ka asgje per te ndare me te tjeret nga dita e 3 shtatorit, kur lidhja e tyre u kurorezua me martese. Ka qene nje ceremoni e gezuar me familjare e miq, e cila u pasua nga muaji i mjaltit dhe pushimet e vitit ne te njejtin kohe. E kote te perseritet qe detajet e ceremonise i mendoi mikesha e saj, Amarda Toska nen siglen e agjencise se saj martesore, sepse kjo eshte thene e sterthene me kohe. Dhe meqe Xhemi dhe Elvisi jane nje cift qe u pelqen te udhetojne, pushimet e shenuara i bene larg, pertej oqeanit, pas kthimit nga te cilat, Xhemi nxitoi per ne studiot e Top Channel ku e priste Adi Krasta dhe “E diell”. Ne fillim pa e ditur se ne familjen e saj te re shume shpejt do te shtohej edhe nje pjesetar dhe se mbase duhet ta rimendonte edhe drejtimin cdo jave te spektaklit te gjate 8 ore.

“Por nuk kam menduar te terhiqem ne fakt, sepse nuk kam arsye ta bej. Meqe jam mire, pse jo. Besoj, nese gjithcka shkon mire, do ta mbyll kete sezon televiziv”. Nese do te jete e nevojshme edhe duke ndryshuar modelet e fustaneve. Sepse ne rastin e saj nuk flitet as per panik e as per merakun se mos humbet linjat. Keto te fundit sidomos nuk hyjne fare ne shqetesimet e Xhemit. E vetmja gje per te cilen interesohet keto kohe eshte marrja e sa me shume informacioneve, ne menyre qe kur djali te vije, te jete e pergatitur. Cka do te thote se tani vemendjen e ka te perqendruar tek takimet me mjekun, dhe sidomos me mikeshat e saj qe e kane kaluar me pare kete eksperience. Ka kuriozitet te dije cdo gje qe ka lidhje me femijet, apo muajt e fundit te shtatzanise. Nderkohe i ve veshin ne cdo sekonde edhe levizjes me te vogel brenda saj, ndryshimeve te trupit, lekures, qofte edhe humorit. E di tashme se i vogli i saj eshte aq i lidhur me te sa mundet edhe ta degjoje, ndaj pasi i mbyll punet e dites i perkushtohet teresisht atij. Deri kur ta mbaje ne krahe, dite qe sigurisht e pret me padurim, Xhemi ka plot gjera per t’i treguar me embelsi bebushit te saj. E imagjinon si do te jete dhe nderkohe qe pergatit shtepine per mberritjen e tij, po ideon garderoben. Ne te njejten kohe mbledh emra per te zgjedhur, pak para se ai te vije, njerin me te cilin do ta pagezoje.

I ben te gjitha keto pa e humbur vemendjen edhe nga puna, pavaresisht se kjo ne nje fare menyre ka kaluar ne plan te dyte. Ne fillimjave merr pjese ne mbledhjet ku flitet per spektaklin e se dieles, ndersa ne fundjave eshte teresisht e angazuar me te. Do te vazhdoje keshtu deri kur sezoni te perfundoje dhe ajo ti perkushtohet plotesisht bebit. Koha eshte e mbare dhe sipas nje llogaritje te shpejte, pas lindjes, Xhemi ka perpara tre muajt e pushimeve, gjate te cilave e kote te thuhet se do t’i perkushtohet vetem atij. Me pas, sipas planeve paraprake do te rikthehet ne Top Channel, per te vijuar punen pa ndryshime. Sigurisht nese gjykon se djali do te jete dakort me kete vendim te mamase se tij. Por per kete eshte ende shpejt per te folur me siguri. E vetmja gje qe mund te vihet re tani pa mundimin me te vogel eshte se tani prioritetet e Xhemit kane ndryshuar. Ne plan te pare eshte vetem Ai dhe emocionet qe ndjen kur e mendon veten nene. Kjo pritje e embel i ka dhuruar kenaqesine e nje lloji te vecante. Prandaj dhe e sheh me kenaqesi barkun qe sapo ka filluar te rritet dhe po pret me padurim qe te rrumbullakoset akoma me shume. Sepse atehere edhe takimi i enderruar me te do te jete akoma me afer.

Burimi: Revista Klan