0

Horoskopi Ditor ( 23 janar -2010 )

horoskop1

Data: 23 Janar  2010

Dashi

Demi

Binjaket

Gaforrja

Luani

Virgjeresha

Peshorja

Akrepi

Shigjetari

Bricjapi

Ujori

Peshqit

Horoskopi

Kjo do të jetë një ditë e mirë për ju. Hëna kalon në shenjën tuaj, duke ju dhuruar një dozë të mirë ndjeshmërie e pasioni, që do të gjallërojë më shumë marrëdhënien tuaj sentimentale. Në qoftë se jeni singëll, bëni kujdes: rrezikoni të bini në dashuri me një person që mund të jetë shumë ndryshe nga siç mund të shfaqet në sytë tuaj.

Horoskopi

Afërdita dhe Mërkuri sot do të favorizojnë marrëdhëniet sociale, gjithashtu do të jeni tërheqës, duke fi tuar popullaritet të madh. Megjithatë Hëna në sektorin e dymbëdhjetë parashikon pak ankth dhe melankoli, Mundohuni t’i shkarkoni në aktivitete të ndryshme dhe shijoni këtë moment të artë për ju. Për sa i përket punës, gjithçka shkon më së miri.

Horoskopi

Shumë planetë ju favorizojnë sot, kështu që si rrjedhim do të jeni të komunikueshëm me personat që ju rrethojnë. Është një moment i mirë për të bërë njohje të reja e për të forcuar më shumë marrëdhëniet miqësore e profesionale. Jeta në çift do të jetë e karakterizuar nga një komunikim i thellë idesh. Ata që janë singëll, ndoshta do të përfshihen në një histori dashurie emocionuese.

Horoskopi

Pozicioni i Hënës dhe Mërkurit me shenjën tuaj nuk do të jetë aspak i favorshëm. Me pak fjalë, humori juaj sot do të jetë i lëkundur dhe nuk do të jeni aspak të përqendruar në gjërat që duhet të bëni. Për fat, Dielli dhe Afërdita ju garanton përkrahjen e miqve dhe kolegëve të punës. Dhe kjo nuk është pak. Një këshillë e mirë që ju jepet në dashuri është që të mos i vini shumë në dukje gabimet partnerit.

Horoskopi

Hëna sot ju jep fantazi dhe në të njëjtën kohë të jeni mjaft largpamës, që ju lejon të përfytyroni skenarë të rinj në sektorin e punës dhe sugjeron ide të shkëlqyera për të zgjidhur probleme të vështira. Do të rritet dëshira për të udhëtuar: ndoshta do të organizoni diçka gjatë kësaj fundjave. Ëmbëlsia dhe pasioni do të konsolidojnë më shumë historitë e dashurisë, për ata që janë çift.

Horoskopi

Hëna kalon në sektorin e tetë. Kjo do të jetë dita ideale për të organizuar një mbrëmje romantike për partnerin. Në qoftë se jeni singëll do të shpalosni sharmin tuaj dhe asnjë nuk do të mund t’ju rezistojë. Mërkuri do t’ju ndihmojë të krijoni kontakte të vlefshme për realizimin e një projekti të ideuar me kohë. Duke me të vërtetë që situata po përmirësohet ndjeshëm.

Horoskopi

Parashikohen debate e grindje në vendin e punës. Mos bini pre e provokimeve, qëndroni të palëkundur në pozitat tuaja: do ta shikoni se të tjerët do ta paguajnë kokëfortësinë e tyre. Ndërsa zënkat e forta mund të dëmtojnë imazhin tuaj. Shkarkoni stresin duke praktikuar një aktivitet fi zik. Gjithçka shkon mirë në sektorin e ndjenjave, do të kaloni një fundjavë të këndshme.

Horoskopi

Hëna në sektorin e gjashtë do të sjellë ndonjë përçarje në zhvillimin e përditshëm të detyrave tuaja profesionale. Kjo nuk do të sjellë asnjë problem për ju, në fund të fundit juve ju pëlqejnë të papriturat që thyejnë rutinën e përditshme. Kushtojini më shumë kohë partnerit dhe largohuni nga situata që mund t’ju shkaktojnë ankth e irritim.

Horoskopi

Ka disa marrëdhënie miqësore që kohët e fundit janë vënë në provë të vështirë nga disa keqkuptime. Afërdita në sektorin e tretë ju sugjeron që ka ardhur momenti të bëni paqe, duke lënë mënjanë krenarinë dhe pretendimet qesharake. Ndiqni këshillën e saj. Përveç Marsit, zhvillimi i aktivitetit tuaj profesional do të jetë i favorizuar edhe nga yjet, si Dielli e Saturni.

Horoskopi

Energjitë dhe mundësitë sot nuk do t’ju mungojnë, por Hëna do t’ju ngatërrojë idetë dhe do t’jua u vështirësojë punën për të shënjestruar objektiva profesionalë. Gjallëri dhe lajme të mira do të përshkojnë sektorin familjar, një person i dashur për ju që nuk e shihnit prej shumë kohësh do t’ju vizitojë. Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes suaj sot.

Horoskopi

Sot do të merrni propozime të kënaqshme profesionale. Sigurisht që jo gjithçka që shkëlqen mund të jetë fl ori, por falë Hënës në sektorin e tretë, sot do të jeni të kthjellët për të dalluar ofertat e vlefshme nga ato false. Në sektorin e ndjenjave mund të keni besim tek një dialog konstruktiv me partnerin, ndërsa miqtë në mbrëmje do t’ju japin mundësinë të argëtoheni.

Horoskopi

Me Hënën në sektorin e dytë dhe në një aspekt të shkëlqyer me Saturnin dhe Uranin, parashikohen lajme të reja në sektorin fi nanciar: gjërat duhet të ndjekin tashmë një ritëm të qetë e komfort, por mbi të gjitha nuk do të mungojnë mundësi të shkëlqyera. Më të favorizuar do të jenë ata që kanë lindur në shkurt. Mbështetja që ju dhurojnë yjet do t’ju lejojë të keni sukses edhe në sektorin e ndjenjave.

Horoskopi Ditor

Leave a Reply

*