
Data: 30 Janar 2010
Pas shumë sakrifi cash po përfundoni me sukses projekte interesante profesionale. Nuk do të mungojnë kunjat që do ju hedhin kolegët, por në fund të fundit duhet ta dini se zilia e të tjerëve është shenjë që po arrini rezultate të mira. Për të ruajtur një formë të shkëlqyer fi zike, mundohuni të kujdeseni për ushqimin dhe praktikoni aktivitete sportive
Sot do të jeni mjaft të zënë për të zgjidhur disa çështje që i keni lënë pezull, duke lënë pas dore familjen. Gjeni një mënyrë për të kërkuar falje për mungesat që keni bërë kohët e fundit. Jeta në çift nuk paraqet ndonjë zhvillim të rëndësishëm, gjithsesi juve ju pëlqen edhe kështu siç është: do të dini të vlerësoni qetësinë e jetës së përditshme
Hëna në sektorin e dytë ju bën të keni guxim në çështjet financiare. Jupiteri ju dhuron mbrojtjen e tij, duke ju garantuar fat në investime, vetëm duhet të sforcoheni për të mos reaguar në mënyrë impulsive. Po në dashuri? Për ata që janë çift gjithçka shkon më së miri, ndërsa ata që janë singëll do të jenë në kërkim të aventurave të reja.
Falë Hënës në shenjën tuaj do të keni ide të shumta dhe sigurisht energjitë nuk do ju mungojnë. Gjithsesi Hëna në shenjë ju fton të jeni më konkret në objektivat tuaja, kështu që ndiqni këshillën e saj. Mundohuni të përdorni sensin tuaj kritik, duke qartësuar anët e errëta të personalitetit tuaj.
Për fat të keq fati nuk është në anën tuaj sot, kështu që për të ndjekur çdo lloj objektivi do ju duhet të matni mirë çdo veprim dhe të keni besim vetëm tek aftësitë tuaja. Megjithatë do të bëni hapa para: vazhdoni kështu me qetësi e pa u nxituar. Jeta sentimentale nuk paraqitet edhe aq mirë dhe keni lënë shumë pas dore fizikun tuaj
Përpikmëria, disponueshmëria dhe altruizmi janë karakteristika që do ju ndihmojnë sot të merrni vlerësimin e personave që ju rrethojnë. Mbrëmja do të jetë e këndshme për të gjithë ata që kanë një lidhje të qëndrueshme: do të keni një mirëkuptim të shkëlqyer me partnerin.
Me Hënën dhe Mërkurin në kundërshtim ka ardhur momenti për të përcaktuar përgjegjësitë tuaja, për sa i përket sferës sentimentale. Bëni që opinionet tuaja të vlerësohen nga të tjerët. Nuk do të mungojë ndonjë moment, ku do të ndiheni në siklet si shkak i humorit tuaj të keq. Nuk do të mungojnë as tensionet me njeriun e zemrës.
Parashikohet një ditë me fat, e aftë t’ju dhurojë gjithçka që dëshironi e ndoshta më shumë se kaq. Në dashuri mirëkuptimi me partnerin do të jetë perfekt, e pasur me një dialog të sinqertë dhe një intimitet total. Në sektorin profesional do të çudisni një superiorin tuaj, që do ju ketë nën mbrojtjen e tij. Do të dini si të përfi toni nga pozicioni i mirë i yjeve.
Kjo do të jetë një ditë “super” për ju falë Hënës dhe Uranit në një pozicion të favorshëm me shenjën tuaj. Udhëtimet, studimet dhe jeta sociale premtojnë lajme të reja që do ju kënaqin shumë. Ditë e lumtur edhe për sa i përket dashurisë: mund të përballoni qetësisht me partnerin një çështje në mënyrë konstruktive.
Sot marrëdhëniet me kolegë pune do të jenë në rrezik; mos këmbëngulni për të fituar respektin e një personi sipërfaqësor: kush nuk ju vlerëson, nuk ju meriton. Mendoni më mirë për të forcuar marrëdhënien në çift, sepse Hëna në një pozicion aspak pozitiv me shenjën e Gaforres do të krijojë probleme në marrëdhëniet me partnerin.
Jo të gjitha dëshirat mund të bëhen realitet, por disa prej tyre do të realizohen sot: e rëndësishme është që të përpiqeni për të realizuar objektivat tuaja, sepse sigurisht që nuk mund të konkretizohen vetë. Momente romantike e mjaft të lumtura parashikohen në dashuri: mund të flisni për gjithçka me partnerin.
Ditë e shkëlqyer për pjesën më të madhe të atyre që i përkasin kësaj shenje, sidomos për ata që kanë një aktivitet tregtar. Sigurisht nuk ju mungon energjia për të mbaruar në afatin e duhur detyrat që ju janë ngarkuar sot dhe për t’u demonstruar superiorëve aftësitë tuaja organizative. Ata që janë singëll do të kalojnë një mbrëmje të shkëlqyer.
