0

Horoskopi Ditor ( 8 Mars 2010 )

Data: 8 Marsr  2010

Dashi

Demi

Binjaket

Gaforrja

Luani

Virgjeresha

Peshorja

Akrepi

Shigjetari

Bricjapi

Ujori

Peshqit

Horoskopi

Yjet e kësaj periudhe parashikojnë se fati do të jetë në anën tuaj. Gjithashtu, falë vendosmërisë, guximit dhe sharmit që ju karakterizon, do të jeni fi tues në çdo situatë. Sot do t’i kushtoheni dashurisë dhe argëtimit. Eksperimentoni pa frikë, gjithçka është në favorin tuaj.

Horoskopi

Martesa dhe familja që doni të formoni, ose e keni krijuar, do të ketë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. I impononi vetes një autodisiplinë dhe vendosmëri në çdo sektor të jetës. Jetojeni jetën tuaj, pa menduar se ç’do të ndodhë nesër dhe në fund të vitit do ta ndjeni veten më të qetë e të lumtur që keni ditur të përballoni vështirësi të ndryshme.

Horoskopi

Jeni gjithmonë të tërhequr nga gjërat e reja dhe gjatë këtij viti do të ketë shumë të tilla në të gjithë sektorët e jetës. Falë instinktit tuaj, keni kuptuar se gjithçka është relative, përfshi këtu edhe marrëdhëniet sentimentale. Kjo është një periudhë e mirë për ato femra që dëshirojnë të bëhen nëna. Për ata që janë vetëm, u sugjerohet të kalojnë këtë ditë nën shoqërinë e miqve të rinj.

Horoskopi

Krahasimet që përdoren shpesh për t’ju përshkruar, jo gjithmonë janë të përshtatshme, sepse kur doni, dini të jeni shumë autoritarë, ambiciozë dhe posesivë, sidomos në dashuri. Ky vit, më shumë se në sferën sentimentale, është përqendruar te sfera praktike. Mundohuni të dilni nga lëvozhga ku jeni futur dhe me guxim e vendosmëri mund të arrini suksesin e dëshiruar. Këtë ditë do ta kaloni duke bërë pazar.

Horoskopi

Femrat e kësaj shenje janë impulsive, entuziaste, të qeshura dhe spontane. Vetëm se kanë një karakter mjaft shpërthyes, edhe pse gjatë kësaj periudhe do të jenë autoritare, serioze dhe refl ektive, tipike e shenjës së Luanit. Hëna në pozicion të mirë me Afërditën ju fton ta kaloni festën e grave me dashuri dhe sensualitet.

Horoskopi

Femrat e kësaj shenje janë krijesa me të vërtetë delikate. Bukuria juaj nuk bie në sy, por është pothuajse e pakapshme. Si tip nuk jeni nga ato që tërheqin vëmendjen e burrave, por kohët e fundit diçka ka ndryshuar. Nga një grua e rezervuar, tashmë keni një forcë të brendshme dhe një impuls euforik për të qenë më joshëse. Sot do të ndjeheni paksa melankolike.

Horoskopi

Kur lind nën shenjën e Afërditës, si ju, në radhë të parë do t’ju duhet të fi toni harmoninë dhe ekuilibrin në çdo sektor të jetës. Kjo, për gruan e shenjës së Peshores, do të thotë lumturi. Gjithashtu ju nuk mund të jetoni në ambiente ku ka debate, fërkime, mëri ose më keq padrejtësi. Gjatë këtij viti mjaft konstruktiv do t’ju duhet të kultivoni natyrën tuaj të vërtetë.

Horoskopi

Karizmatikë, të komplikuar dhe sensualë, këto janë karakteristikat për Akrepët. Edhe sikur të plakeni, jeta nuk do t’ju mundë. Do të jeni gjithmonë të gatshëm të reagoni sipas situatave dhe e dini mirë se pas çdo vështirësie ka gjithmonë diçka për të mësuar. Dhe kjo sjellje do t’ju ndihmojë shumë gjatë këtij viti, që nuk do të jetë shumë me fat.

Horoskopi

Të arratiseni nga rutina e përditshme për ju është një nevojë më shumë psikike, sesa sociale dhe mund të avancojë me kalimin e viteve, sepse valvula juaj e shfryrjes është mënyra e vetme për t’u mbijetuar ngjarjeve traumatizuese të jetës. Për të qenë të lumtur, keni nevojë të ndjeheni të lirë në mendimet tuaja. Nuk ka rëndësi çfarë statusi keni, e rëndësishme është t’ju jepet kjo liri në çdo moment të jetës suaj.

Horoskopi

Në astrologji për ju thuhet se keni lindur mjaft e pjekur për t’u rinuar në pjesën e dytë të jetës. Shprehja “jeta fi llon dyzet vjeç” ju shkon shumë për shtat. Besnike dhe konkrete, shpesh martoheni shumë shpejt dhe vini në këtë martesë të gjitha shpresat dhe energjitë tuaja. Yjet ju favorizojnë edhe gjatë këtij viti, kështu që hidhni bazën për projektet tuaja dhe vazhdoni rrugën, duke lënë mënjanë mosbesimin që shpesh bllokon veprimet tuaja.

Horoskopi

Të lindur nën shenjën e idealeve humanitare dhe vëllazërisë, besoni me vendosmëri te drejtësia sociale, te miqësia dhe në lirinë e çdo individi. Këto karakteristika janë pika juaj më e fortë, kur bëhet fjalë për dashurinë. Gjatë këtij viti do të jeni më optimistë dhe nuk do ta vrisni mendjen për gjëra të kota. Do të dini të organizoni të ardhmen tuaj pranë personave që ju duan.

Horoskopi

Të dashuruar pas gjërave të bukura, të këndshëm, racionalë dhe kokëfortë, këtë vit do të jeni me fat dhe të kënaqur në zhvillimin e çdo situate. Jeta sentimentale ju fal çaste të shkëlqyera dhe propozime interesante. Yjet sot ju bëjnë më të vendosur për të marrë një vendim të rëndësishëm.

Horoskopi Ditor

Leave a Reply

*