google
 
Lajmet e Fundit
Lajme Nga Bota!
Tatoo mania, por femrat pendohen shpejt

Gjithmonë e më shumë dizenjime në pjesë të ndryshme të trupit, por femrat janë të parat që pendohen. Madje edhe shpejt.

Futbollistët, aktorët dhe atletët çmenden për to. Tatuazhet nuk dalin kurrë nga moda.

Sipas një studimi amerikan fenomeni i të dizenjuarit të trupit është në rritje. Por rritje po shënojnë edhe klientët e pakënaqur. Studimi tregon se më së shumti janë gratë të parat që pendohen.

“Body art’ vazhdon të ketë një sukses të padiskutueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një i ri në katër vendos të dizenjojë trupin. Por paralelisht me këtë po ndodh edhe fenomeni tjetër. Shumë persona rrezikojnë të përdorin lazerin për të fshirë tatuazhet, në mënyrë të veçantë femrat.

Studimi është bërë nga Fakulteti i Shkencave të Shëndetit në “Texas Tech University”, në SHBA. Sipas tij, 80% e të rinjve që vendosin të bëjnë një tatuazh (mesatarisht rreth moshës 18-30-vjeç), shprehen të kënaqur, por pastaj ndërrojnë ide pas disa vitesh.

Universiteti punoi mbi një kampion prej 196 personash të penduar nga tatuazhet, 130 e të cilëve ishin femra. Pjesa më e madhe e tyre janë shprehur në mënyrë ekstreme të bezdisura nga ajo që kishin “skalitur” vite më parë në lëkurën e tyre. Aq sa ishin mundur shumë për t’i mbuluar, duke përdorur qoftë mëngët e gjata, apo pantallonat e gjata për të mos ekspozuar pjesët e dizenjuara.

Shkaqet që kanë detyruar të rinjtë t’i drejtoheshin tatoo-së, nga studimi kanë qenë nga më të ndryshmet; kurizoteti, të qenit në modë, dëshira për t’u ndjerë të veçantë, ose thjesht dëshira për të provuar një eksperiencë të re.

“Pavarësisht se po bëhet gjithnjë e më e vështirë të takosh të rinj pa asnjë tatuazh, kjo formë arti mund të konsiderohet ende një turp në raportet sociale, veçanërisht për gratë”- shpjegon Myrna Armstrong, përgjegjës i kërkuesve në Universitetin e Texasit.

Një stil jete ndryshe, një punë e re, ose edhe vështirësia për të gjetur një veshje që fsheh tatuazhet në rastet zyrtare mund t’i transformojnë tatuazhet nga një aksesor tepër trendy në trupin femëror në një shenjë jo estetike dhe të papranueshme sipas disa personave.

E vetmja alternativë për momentin për këto gra është përdorimi i lazerit, për të fshirë dëshirat e së shkuarës. ...

Nga Enea, Mėrkurrė, 23 Korrik 2008 18:42 Komente(0), Lexo Tė gjithė
Lajme Nga Bota!
Alarm demografik nė Egjipt, ēdo orė lindin 217 fėmijė

Alarm demografik në Egjipt. Të dhënat e fundit tregojnë se çdo orë lindin 217 fëmijë, për një total në rreth 2 milionë bebesh të lindura çdo vit.

Këtë fakt tronditës për planifikimin familjar në vend e ka dhënë vetë sekretari gjenerale e Këshillit Kombëtar të Popullsisë(Npc), duke e bërë publik për mediat.

Sipas tij, me këtë ritëm lindjesh dhe shtimit të popullsisë, në vitin 2058 parashikohet që popullsia të arrijë në rreth 173 milionë banorë.

Parashikimet janë cilësuar dramatike lidhur me gjendjen e popullsisë dhe hapësirën që është në dispozicion të tyre. Pritet të merren masa, qoftë për planifikimin, qoftë edhe në planin infrastrukturor. Sipas llogarive, me këto ritme, njerëzit nuk do të kenë hapësirën e mjaftueshme për të jetuar.

...

Nga Enea, Martė, 22 Korrik 2008 15:45 Komente(0), Lexo Tė gjithė
Lajmet!
KRRTRSH miratoi “Planin pėr zhvillimin e bregdetit jugor tė Shqipėrisė”

Nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, pasditen e sotme u mblodh Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH), në të cilën u miratuan disa vendime të rëndësishme që lidhen me planin urbanistik të vendit, si dhe një seri lejesh për investime të mëdha në sektorin e industrisë, energjisë dhe tregtisë.
KRRTRSH vendosi miratimin e “Planit për zhvillimin e bregdetit jugor të Shqipërisë”, projekt i cili është hartuar me konsulencë të përbashkët të kompanive TBU-HBA-P&P, dhe me financim të Bankës Botërore.Duke vlerësuar rëndësinë që ka ky plan për zhvillimin e mëtejshëm të bregdetit jonian, Kryeministri Berisha se ky projekt ka si qëllim kryesor ruajtjen, menaxhimin dhe miradministrimin e bregut jugor, një nga pasuritë më të mëdha lokale dhe kombëtare.
"Ky është plani i parë i bazuar tërësisht në Kodin Evropian të sjelljes për bregdetin, që respekton standardet evropiane në trajtimin e tij. Metoda e përdorur nuk përcakton njolla mbi bazën e klientelizmit, por përcakton rregulla e parime mbi të cilat duhet të bazohet zhvillimi i qëndrueshëm i tregut. Ky plan zëvendëson një përpjekje të mëparshme e cila e kishte damkosur bregun me njolla sipas lobingjeve dhe klientelës", u shpreh Kryeministri Berisha.Kryeministri u ndal në diskutimin për zonat e ullishtave, ku theksoi se në mënyrë absolute nuk do të lejohet ndërtimi në zonën e ullishtave të djegura. “Është një praktikë që i djegin ullishtat për t'i kthyer në troje, por nëse ullishta digjet, në të do të mund të ndërtohet vetëm pasi të rritet ullishta e re. Ne nuk mund të themi se nuk do të lejohen të ndërtojnë në pronën e tyre, por do të mund të ndërtojnë vetëm pasi të rritet ullishta e re", theksoi Kryeministri.
Kryeministri Berisha vlerësoi gjithashtu se ky plan ka një meritë të madhe sepse delegon te qeveritë vendore detyrën e hartimit të planeve lokale dhe thellon më tej pjesëmarrjen publike në diskutimet. "Bregu shqiptar përballet me dy fenomene, batërdinë e Ksamilit dhe mungesën e plotë të ndërtimeve nga qafa e Llogorasë deri në Lukovë. Natyrisht bregu është një pasuri e madhe kombëtare ndaj duhet të zhvillohet në përputhje me standardet dhe kriteret më të mira të zhvillimit", u shpreh Kryeministri.Kryeministri Berisha kërkoi që edhe zonat e tjera të trajtohen tërësisht sipas kritereve dhe rregullave zhvillimore të këtij plani.Prezantimi i projektit u bë nga përfaqësuesi i kompanisë HBA ( Huszar braman and Asossiates), zoti Michael Brammah, i cili u shpreh se në planin e zhvillimit të bregdetit të jugut përcaktohen kriteret e veçanta kufizuese dhe rigoroze për ndërtimet në majat e kodrave në përputhje me kriteret e pejsazhit dhe mjedisit!

...

Nga angel88, Premte, 18 Korrik 2008 14:30 Komente(0), Lexo Tė gjithė
Lajmet!
Presidenti maqedonas zhvillon njė vizitė pune nė Shqiperi!!

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Z.Branko Crvenkovski zhvilloi një vizitë pune në vendin tonë, i ftuar nga Kreu i shtetit shqiptar, Prof. Dr. Bamir Topi.
Presidenti shqiptar Topi dhe Presidenti maqedonas Crvenkovski zhvilluan një takim kokë më kokë, i cili u pasua nga bisedimet bilaterale mes delegacioneve përkatëse të kryesuar nga krerët e shteteve në Hotel “Adriatik”, në Durrës.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve, zhvillimin e mëtejshëm të tyre në fushat kryesore me interes të përbashkët, si në ato ekonomike, energjitike, të transportit, të lëvizjes së lirë të njerëzve; rreth çështjeve rajonale ku vendin më të rëndësishëm e zuri Kosova – realiteti më i ri ballkanik – si dhe sfidat e përbashkëta integruese të Shqipërisë dhe Maqedonisë.
...

Nga angel88, Premte, 18 Korrik 2008 14:23 Komente(0), Lexo Tė gjithė
Lajmet!
Vlorė, pranga 3 ish zyrtarėve tė pronave

Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre ish zyrtarë të Drejtorisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në këtë qytet.

Sipas burimeve policore mësohet se të ndaluar janë ish drejtori i drejtorisë, Genci Panazhaqi; ish juristi në këtë institucion, Sokol Kuçaj dhe ish specialisti topograf, Fatmir Xhena.

Ndalimi i tyre, sipas policisë lokale, është bërë sepse mbi ata rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe e tjetërsimit të pronës. Mësohet se ndaj tyre kishte kohë që hetohej dhe pas plotësimit të provave që rëndojnë mbi ta është prerë edhe urdhër arresti.

Të njëjtat burime sqarojnë se ndaj ish zyrtarëve të pronave në qytetin bregdetar kishin nisur hetimet që në muajin shkurt të këtij viti. Shkak është bërë denoncimi i një shtetasi, i cili ka kallëzuar në polici se i janë vjedhur pronat, që ai i pretendonte si të tijat.
Hetimet janë në rrugë e sipër dhe për detaje do të merren edhe dëshmitë e të ndaluarve, të cilët tashmë duhet të qëndrojnë në pritje të caktimit të masës së sigurisë

...

Nga angel88, Premte, 18 Korrik 2008 14:20 Komente(0), Lexo Tė gjithė
 
Lushnja Gallery
Klikoni mbi Tė ta zmadhoni Klikoni mbi Tė ta zmadhoni Klikoni mbi Tė ta zmadhoni
Klikoni mbi Tė ta zmadhoni Klikoni mbi Tė ta zmadhoni Klikoni mbi Tė ta zmadhoni
Klikoni mbi Tė ta zmadhoni Klikoni mbi Tė ta zmadhoni Klikoni mbi Tė ta zmadhoni
 
Lushnja Tv
 
Kushe Eshte Online?
 3 pėrdorues nė linjė: 3  Vizitorė, 0  Anonimė, 0  Tė Dukshėm
Portali Vizitorė
Forumi Vizitorė, Vizitorė
Galeria
Shėnimet
Shkarkimet
Lajmet
Revista Jonė
  Klikimi i fundit
 

MKPortal ©2003-2007 mkportal.it

Designed by drEadLOrd