0

Blushi dhe TV Klan, pushime dimërore së bashku

blushi berisha frangajNjë tjetër provë e fortë mbi miqësinë e njohur tashmë mes rebelit të PS Ben Blushi dhe drejtuesve të TV Klan.
Ndoshta politikisht, kjo e vendos Blushin pak në siklet, po ja që rregjistrat e aeroportit të Rinasit, ndonjëherë të tradhtojnë.
Sipas këtyre rregjistrave, ku hidhen të gjitha hyrje-daljet nga Shqipëria, Ben Blushi dhe Blendi Fevziu janë larguar me gjithë familjet e tyre, bashkëshortët dhe fëmijët, nga Rinasi në 28 dhjetor. Edhe Aleksandër Frangaj është larguar me bashkëshorten nga Rinasi më 29 dhjetor me të njëjtën linjë.
Destinacioni ka qenë i njëjtë dhe kalimi i Vitit të Ri larg streseve të Tiranës nuk është ide e keqe. Vetëm se duhet ta kesh pak xhepin plot 
Të tre çiftet janë kthyer me të njëjtin avion të linjës Turkish Airlines në Rinas në datën 3 janar në orën 14 e 38. Nga rregjistrat, edhe kjo..

shekulli.com.al

Kultura

Leave a Reply

*