0

Prezantohet Juria e TIFF-it

Programi i paradites së sotme i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë përmban 11 filma me metrazh të shkurtër, pasdite dhe në mbrëmje projektohen filma të gjatë të konkurrimit dhe të programit special.

Kështu shfaqet në sallën e Teatrit Kombëtar “Ushtarët e panjohur” i Shalva Shengelit, dokumentar (Gjeorgji) ora 17.00. Po aty, ora 18.30 shfaqet “Lindje-Perëndim-Lindje” i Gjergj Xhuvanit, i vetmi film shqiptar në konkurrim në seksionin e filmit të gjatë artistik.

Edhe pse “Bastardë të palavdishëm” i Quentin Tarantinos ka bërë një jetë të vetën deri dje në kalendarin e Kinema Millenium-it, programuesit e kanë marrë dhe e kanë futur në TIFF në Programin Special. Shfaqet sot në Kinema Imperial, ora 20.30.
Juria Ndërkombëtare e Festivalit del sot para medias për një prezantim. Ajo përbëhet nga Ben Rivers, Bujar Alimani, Joshua Jacob Marston, Michele Levieux dhe Nick Holdsëorth.

Kultura

Leave a Reply

*