Kaos total ne trafik dhe viktima. Keto jane pasojat e motiit te keq qe po mban ne Europe. Te dhenat e fundit flasin per 15 viktima, si pasoje e te ftohtit. Polonia ka shënuar numrin më të madh të vdekjeve nga i ftohti, me tetë viktima. Temperaturat më të ulëta kanë qenë -20 gradë celcius. [...]
Archive for the 'Bota' Category
December 2 2010
Serbia heq vizat për shqiptarët
BEOGRAD – Serbia heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë përpara hyrjes në fuqi të liberalizimit të plotë të vizave në zonën shengen. Mediat serbe njoftojnë se vendimi është marrë më 26 nëntor i cili është nënshkruar dhe nga zëvendës shefi i qeverisë Ivica Daçiç. Në Republikën e Serbisë mund të hyjnë pa viza shtetasit [...]
November 26 2010
Itali, studentët përleshën me policinë, votimi i reformës shtyhet
Përleshje mes studentëve dhe policisë në Firencë, ndërsa kanë vazhduar protestat kundër reformës universitare. Studentët pushtuan Koloseun, kullën Mole Antonelliana si dhe Kullën e Pizës. Italia ka përjetuar një tjetër ditë protestash të shtrira thuajse në të gjithë vendin. Votimi final për reformën universitare u shty për të martën 30 nëntor. Nje dite me pare [...]
November 25 2010
Obama: S’mendoj garë me Palin
Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se nuk ka menduar rreth mundësisë se do të përballet me Sarah Palin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012. Në një intervistë për televizionin ABC, Obama tha se i respekton aftësitë politike të Palinit, por koha dhe preokupimi i tij janë si të kryejë sa më mirë që është e [...]
November 24 2010
‘Koreja’, Obama: Përgjigje e matur
Presidenti i SHBA Barak Obama ka riafirmuar angazhimin e vendit të tij për të mbrojtur Korenë e Jugut gjatë një bisede telefonike me presidentin koreanojugor Li Myung – Bak dhe është zotuar se do të punojë edhe me vendet e tjera për ” të dënuar ashpër” sulmin vdekjeprurës me artileri që Koreja e Veriut ndërmori [...]
November 23 2010
Penjani sulmon Korenë e Jugut
Koreja e veriut ka goditur me artileri të rëndë një zonë të populluar në një ishull që i takon Koresë së Jugut. Trupat koreanojugore i janë kundërpërgjigjur menjëherë zjarrit. Ishulli gjendet në afërsi të kufirit të diskutueshëm mes dy koreve. Mediat raportojnë se një ushtar jugkorean u vra e tre janë plagosur. Raportohet për dhjetra [...]
November 17 2010
Sulmet ndaj gazetarëve, Obama-Medvedev, bisedime të vështira
Këshiltari i Barak Obamës tha se presidenti amerikan ka pasur bisedime “shumë të gjata e të vështira” me presidentin rus Dimitri Medvedev, lidhur me sulmet e fundit ndaj gazetarëve në Rusi. Majkëll MekFoll, kryekëshilltar i Obamës, tha se takimi u realizua të shtunën në Japoni në margjinat e samitit për Bashkëpunim Ekonomik Azi-Paqësor. Ai i [...]
August 8 2010
Përmbytjet në Pakistan, priten edhe më shume reshje shiu
Parashikuesit e motit në Pakistan thonë se priten edhe më tej rreshje të mëdha shiu sot, duke e bërë edhe më të rëndë krizën e përmbytjeve që ka pllakosur vendin në disa dekada. Zyrtarët pakistanezë thonë se ujrat që kanë përmbytur pjesën veriperëndimore po shkojnë drejt jugut përgjatë Lumit Indus në provincën Sindh. Ata thonë [...]
June 8 2010
‘The Economist’: Vendet e Ballkanit Perëndimor, në BE, jo para 2020-s
“Me përjashtim të Kroacisë, vendet e Ballkanit Perëndimor kane pak shanse të hyjnë në BE para vitit 2020″. Kështu shkruan sot prestigjozja “The ekonomist”, në një analizë rreth zhvillimeve të fundit të rajonit dhe perspektivës për integrimin në familjen evropiane. Në shkrimin analitik “Nga Vardari deri në Triglav” tërhiqet vërejtja që Bashkimi Evropian të mos [...]
March 9 2010
Parlamenti Europian lehtëson lëvizjen për vendet jashtë Shengen
STRASBURG – Qytetarët e shteteve jashtë BE-së që kanë marrë një vizë tre mujore në një nga vendet e zonës Shengen, lejohen të udhëtojnë lirshëm në të gjitha shtetet e tjera të kësaj zone. Kjo në bazë të rregullores së re që miratoi sot Parlamenti Evropian. Rregullorja e re e PE-së me 562 vota pro, [...]
January 25 2010
Zhduket në detin Mesdhe avioni ‘Ethiopian Airlines’ me 91 pasagjerë
BEIRUT- Një avion i kompanisë ajrore të Etiopisë, ‘Ethiopian Airlines’ me 91 pasagjerë në bord dhe anëtarë të ekuipazhit ka përfunduar në Detin Mesdhe, pak kohë pasi është ngritur nga aeroporti në Bejrut. Të dhënat flasin për 82 pasagjerë dhe 9 pjesëtarë të ekuipazhit. Burimet nga aeroporti ku u nis avioni thonë se fluturimi Et-409, [...]
January 22 2010
Dyshime pas tërmetit, UNICEF: Fëmijët po zhduken nga spitalet
Fëmijët po zhduken nga spitalet, ç’ka ngjall dyshime se ato mund të jenë trafikuar jashtë vendit. Alarmin e dha sot, UNICEF. “Ne kemi dokumentuar 15 raste të fëmijëve që janë zhdukur nga spitalet dhe që nuk kanë shkuar pranë familjeve të tyre”, tha këshilltari i UNICEF-it, Zhan Luk Legro. “UNICEF-i ka punuar në Haiti për [...]
January 22 2010
SHBA, bankierët kundër Obamës
Bankierët në Shtetet e Bashkuara ngritën zërin e tyre kundër rregullave të reja shtrënguese të propozuara nga presidenti Obama, që kanë si qëllim të mbajnë nën fre aktivitetet e tyre. Zoti Obama tha se ishte gati për luftë, nëse bankat e donion një të tillë. Ai i akuzoi ato se kishin ndezur krizën më të [...]
January 17 2010
Një dele në Turqi ka lindur nje qengje me koke njeriu. Shih (Video-n)
Një dele lindi një qengj i vdekur me njeri-si fytyrë. Qengji ka lindur në një fshat jo larg qytetit të Izmirit, Turqi. Erhan Elibol, një veteriner, kryhet një caesarean të kafshëve për të marrë qengjin jashtë, por ishte i tronditur për të parë se tiparet e feçkë qengji i lindi një ngjashmëri mbresëlënëse me një [...]
