Fëmijët po zhduken nga spitalet, ç’ka ngjall dyshime se ato mund të jenë trafikuar jashtë vendit. Alarmin e dha sot, UNICEF. “Ne kemi dokumentuar 15 raste të fëmijëve që janë zhdukur nga spitalet dhe që nuk kanë shkuar pranë familjeve të tyre”, tha këshilltari i UNICEF-it, Zhan Luk Legro.
“UNICEF-i ka punuar në Haiti për shumë vite dhe ne e dinim se egzistonte problemi i tregtisë së fëmijëve në Haiti dhe për fat të keq shumë prej këtyre rrjeteve mafioze kanë lidhje me tregun ndërkombëtar”, tha Legro.
****
Haiti “pushtohet” nga amerikanët
Zyrtarët amerikanë të ushtrisë thanë se një forcë amfibe prej 4 mijë detarësh dhe marinarësh do të ndryshojë dislokimin e planifikuar dhe do të dërgohet në Haiti për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit nga tërmeti.
Një njësi e ngjashme filloi të dislokohet në pjesën perendimore të kryeqytetit të shkatërruar të Port-o-Princit të martën. Dislokimi i ri do ta çojë numrin e forcave amerikane në Haiti në gati 14 mijë trupa.
Presidenti Barak Obama i tha televizionit ABC gjatë një interviste dje se Shtetet e Bashkuara nuk mund të injorojnë gjendjen në Haiti.
Presidenti tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë që përpjekjet e tyre të shpëtimit të duken sikur po marrin nën kontroll vendin e Karaibeve. Zoti Obama tha se kërkon të sigurojë se Amerika shfaq forcën e saj në botë, jo vetëm kur është në luftë.
****
Një tërmet i fuqishëm tronditi përsëri Haitin të mërkurën, duke i dërguar në rrugë banorët e tmerruar dhe duke rrëzuar disa godina të shkatërruara nga tërmeti i javës së kaluar me magnitudë 7 ballë.
Tërmeti i dytë 5 presje 9 ballë shtoi traumën e shkaktuar nga tërmeti i 12 janarit që shkatërroi kryeqytetin, Port-o-Prince dhe zonat përreth duke lën qindra mijëra të vdekur apo të pastrehë.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton u tha gazetarëve në Departamentin e Shtetit se zyrtarët po e monitorojnë nga afër impaktin e tërmetit të dytë që shkatërroi një skelë që do të përdorej për të trajtuar pacientët.
Tërmeti u ndje në anijet e marinës amerikane USNS Comfort që përdoret si spital e cila mbërriti në Haiti dje paradite dhe ka filluar të pranojë të mbijetuar të plagosur për tu kuruar.
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë gjithashtu një anije të ndërtuar për të pastruar rënojat që bllokojnë portin kryesor në Port-o-Princ. Këto rrënoja kanë ndaluar anijet e mëdha me ushqime dhe furnizime jetësore
Mengjesin e sotem eshte ndjere nje tjeter lekundje e forte me magnitude 6.1 e shkalles Rihter ne Haiti, e cila ka patur epiqender nje zone 60 kilometra larg qendres se Port au Prince.
Nuk ka njoftime per viktima, por mes popullsise eshte perhapur panik, sidomos te personat qe kane qene brenda ndertesave qe jane ende ne kembe.
Shume prej tyre kane rendur me nxitim neper rruge duke krijuar edhe me teper kaos dhe rremuje.
Deshmitaret thone se ka patur shembje te ndertesave te demtuara prej termetit te 12 janarit.
****
Dhjetra trupa amerikane kanë zbritur në pallatin presidencial të shkatërruar në Port au Prince.
Turma të mbijetuarish haitianë brohoritën, ndërsa rreth njëzet helikopterë amerikanë sollën ushtarë në lëndinën e pallatit.
Trupat kanë shkarkuar furnizime me ushqime, ujë dhe pajisje dhe korrespondentët thonë se ata duket se po ngrejnë një lloj baze.
Mijëra trupa amerikane janë në Haiti tashmë duke u përpjekur të ruajnë rregullin dhe qetësinë.
Ata po konsiderojnë edhe nëse të përdorin ndihma nga ajri në gjithë Haitin për të mbijetuarit, megjithë shqetësimet se kjo mund të shkaktojë trazira.
Ngarkesa e parë me ndihma që erdhi në Haiti nga porti ka filluar të shkarkohet.
Porti u dëmtua ndjeshëm nga tërmeti dhe anijet e mëdha e kanë patur të vështirë të ankorohen atje.
Shpërndarja e ndihmave përmes rrugëve automobilistike është penguar nga shqetësimet për sigurinë e tyre.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka votuar ndërkohë të dërgojë 3500 trupa shtesë në Haiti për ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe mbrojtjen e furnizimeve humanitare.
Këto do t’i shtohen më shumë se nëntë mijë trupave të OKB-së që janë në Haiti.
Një javë pas tërmetit shkatërrues në Haiti, avionë amerikanë kanë filluar të hedhin nga ajri ndihmat humanitare.
Në grupin e parë të ndihmave përfshihen edhe 14 mijë paketa me ushqim dhe 15 mijë litra ujë.
Ato u dërguan në një zonë të siguruar pranë kryeqytetit, Port-au-Prince.
Zyrtarët po shqyrtojnë mundësinë e shpërndarjes së ndihmave në këtë formë në të gjithë vendin.
Javën e kaluar, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates përjashtoi shpërndarjen e ndihmave prej helikopterëve, duke thënë se kjo mund të ndizte trazira.
Shpërndarja e ndihmave përmes rrugëve automobilistike është penguar nga sheqetësimet për sigurinë e tyre.
Kamionët janë shoqëruar me eskorta ushtarake.
Ditën e hënë, policia e OKB-së valëviti shkopat e gomës për të detyruar turmat që të largoheshin prej ndihmave.
SHBA për logjistikën
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit që të dërgojë 3500 policë dhe ushtarë në Haiti.
Ish presidenti amerikan Bill Clinton, që është i ngarkuari special i OKB-së për Haitin thotë se bashkëpunimi mes amerikanëve dhe trupave të OKB-së është duke përmirësuar përpjekjet e ndihmës.
Zoti Clinton tha se ushtria amerikane ka bërë një punë të mirë në organizimin e aeroportit të kryeqytetit.
Ai tha se operacionet e ndihmës ishin bërë më të qeta.
“Jam i inkurajuar nga marrëveshja që nënshkruan Sekretarja amerikane e Shtetit dhe presidenti Preval dhe momorandumi i mirëkuptimit mes trupave amerikane, që OKB-ja të vendos sigurinë, ndërsa amerikanët të sigurojnë logjistikën dhe shpërndarjen,” tha Bill Clinton.
Shtetet e Bashkuara thonë gjithashtu se do të lejojnë fëmijët jetimë që të vendosen përkohësisht në SHBA me qëllim që të marrin trajtim mjeksor.
Sekretarja për Sigurinë e Brendshme, Janet Napolitano, tha se SHBA-ja ishte e angazhuar për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të ndihmuar në ribashkimin e familjeve.
Ndihmat për viktimat e tërmetit të Haitit kanë arritur në disa pjesë kryeqytetit, Port-au-Prince ndërsa OKB dhe Oxfam arrijnë të depërtojnë tek të mbjetuarit.
Punëtorët humanitar janë duke u ndarë ujë të pijshem dhe ushqime të mbijeturave.
Shtetet e Bashkuara po parashutojnë ujë me shishe, ndërkohë që në terren përdoren ushtarët për të mbajtur kontrollin.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, thotë se situata në Haiti është ndër krizat humanitare më të rënda për dekada të tëra ndërsa për OKB-në, ai thotë se ka qenë ndër më tragjiket për shkak të humbjes së një numri të stafit të saj.
Penny Lawrence, drejtorja ndërkombëtare e organizatës bamirëse këtu në Britani, OXFAM i tha BBC-së pasi të ketë përfunduar faza e emergjences duhet të fokusohen në përmirësimin e infrastrukturës në një plan më afatgjatë.
OKB në Gjenevë thotë se tërmeti në Haiti është tragjedia më e madhe me të cilën është konfrontuar organizata përsa i përket logjistikës si rezultat i shkatërrimit të plotë të qeverisë lokale dhe kombëtare.
Organizata thotë se operacionet e ndihmës janë më të vështira se ato të ndeshura gjatë cunamit aziatik në 2004.
Ajo tha se aeroporti i Haitit është i tejmbushur, rrugët janë të bllokuara dhe infrastruktura që është e padëmtuar, është shumë e paktë.
Një zyrtar i lartë i OKB-së, Alain Le Roy, tha se kishte rëndësi të sigurohej që situata në Haiti të mos dilte jashtë kontrollit.
Është e qartë se ka disa incidente, por në përgjithësi situata ende mbetet nën kontroll…
Ai paralajmëroi se uria mund të shkaktonte probleme,ndërsa ndihmat nuk shkonin te të mbijetuarit shpejt.
“Ka patur disa incidente ku njerëzit kanë vjedhur dhe janë përleshur me njëri-tjetrin për ushqim. Është e qartë se ata janë të dëshpëruar. Kanë tre ditë që disa prej tyre janë pa ushqime apo ndonjë lloj ndihme. Pra është e qartë se ka disa incidente, por në përgjithësi situata ende mbetet nën kontroll.”
OKB po forcon patrullat e policisë dhe ato ushtarake në Port-au-Prince.
Admirali Ted Branch i marinës amerikane tha se siguria, sidomos në vendet ku uleshin helikopterët amerikanë kishte rëndësi.
Ai tha se nëse trupat amerikane përballeshin me përkeqësim të situatës, kjo do të ngadalësonte ndjeshëm, operacionet e ndihmës.
Obama vlerëson situatën
Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se do të jetë një sfidë e madhe të dërgosh ndihmë në Haiti shpejt dhe jashtë rrezikut.
Zoti Obama tha se SHBA po kryente një nga përpjekjet më të mëdha të ndihmës në historinë e vet.
Bashkë me të në Shtëpinë e Bardhë për këtë vlerësim ishin dhe dy paraardhësit e tij, Bill Clinton dhe George W Bush, që po drejtojnë përpjekjet për sigurimin e fondeve.
Zoti Bush tha se ajo çka për të cilën kishin nevojën haitianët nga amerikanët ishin paratë.
Rritet numri i viktimave
Ndërkohë të paktën 50 mijë vete dihet se janë varrosur deri më tani, por numri i të vdekurve pritet të jetë edhe tre herë më i lartë se ai numër.
Në Port au Prince, kamionë të mbushur me kufoma kanë dërguar trupat pa jetë në varreza masive jashtë qytetit. Mijëra trupa të tjerë pritet të jenë nën gërmadha.
Clinton dhe Ban në Haiti
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, shkon në Haiti të shtunën për të parë nga pranë situatën në terren.
Ajo do të pasohet të dielën nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon që tha se donte të tregonte solidaritet me popullin e Haitit.
OKB ka bërë thirrje për më shumë se 500 milionë dollarë për të ndihmuar viktimat e tërmetit.
****
16 janar
Presidenti amerikan Barak Obama ftoi në Shtëpinë e Bardhë ish presidentët George W. Bush dhe Bill Klinton për të diskutuar rreth misionit të tyre të përbashkët në ndihmë të popullit të Haitit.
Presidenti Obama tha se misioni i dy presidentëve dërgon një mesazh të qartë se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht popullin e Haitit.
Ish presidenti republikan George Bush tha se ishte i kënaqur që i përgjigjej thirrjes për të punuar krah për krah paraardhësit të tij demokrat, ish presidentit Bish Clinton për të mobilizuar dhëmbshurinë e popullit amerikan.
Ish presidenti Clinton u zotua për ndihmë afat gjatë për popullin haitian që ai t’i shpëtojë, siç u shpreh ai, historisë së tij dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë.
Dy presidentët kanë ngritur një fond, i quajtur Clinton Bush Haiti Fund, për të grumbulluar para për Haitin. Ky fond pranon donacione nëpërmjet Internetit dhe premton që 100 për qind të parave të përdoren menjëherë dhe drejtëpërdrejtë për përpjekjet e ndihmave.
Ndërkohë në Haiti, punonjësit e ndihmave po punojnë pa pushim për shpërndarjen e ushqimeve, ujit dhe ilaçeve tepër të nevojshme për të mbijetuarit e tërmetit në kryeqytetin Porto Princ dhe rreth tij.
Haiti dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje në bazë të së cilës Shtetet e Bashkuara morën kontrollin e aeroportit në Porto Princ, ku mbërrijnë shumica e ndihmave.
Katër ditë pasi tërmeti e shndëroi pjesën më të madhe të kryeqytetit haitian në rrënojë, përpjekjet e ndihmave janë ngadalsuar nga bllokimi i aeroportit, rrugët e bllokuara dhe burimet e kufizuara.
Ekipet e ndihmave nga e gjithë bota ndodhen në Haiti për të ndihmuar, por punonjësit njoftojnës e po humbasin durimin, madje thonë se janë të shqetësuar rreth problemeve të sigurimit, nëse furnizimet nuk shpërndahen me shpejtësi.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, pritet të shkojë sot në Porto Princ. Ajo do të takohet me presidentin Rene Preval dhe me anëtarë të qeverisë amerikane si dhe me punonjës të ndihmave për të përcaktuar mënyrat më të mira për të ndihmuar përpjekjet e rimëkëmbjes.
Edhe pse ende nuk ka një shifër zyrtare, bilanci i viktimave të tërmetit në Haiti mendohet se mund të arrijë në 200 mijë të vdekur. Lajmin e ka dhënë ministri i Shëndetësisë së Haitit, Antoine Bien Aime, të cilit i janë referuar mediat e huaja.
“Ne tashmë kemi mbledhur rreth 50.000 trupa të vdekur, por parashikojnë se numri i viktimave mund të jetë mes 100.000 dhe 200.000 të vdekur, edhe pse ne kurrë nuk do të dinë numrin e saktë,” tha ai.
Mes kaosit, viktimave, dhimbjes, mungesës së ushqimit e ujit dhe një pasigurie totale ka kaluar edhe një tjetër natë e të mbijetuarve të apokalipsit haitian.
Autoritetet vendore i tremben një manifestimi të mbushur plot urrejtje nga vetë të mbijetuarit, të cilët kanë deklaruar se tashmë ndihet tërësisht të braktisur nga shtetit.
Këtë frikë e ka shprehur edhe vetë presidenti i vendit, René Preval, i cili e ka pranuar këtë gjë gjatë një takimi që ka zhvilluar në Port-au-Prince me ministrin brazilian të Mbrojtjes, Nelson Jobim. “I trembet një revolte popullore për shkak të frustrimit që po shfaqet dita ditës mes të mbijetuarve. Për fat të keq me kalimin e kohës janë gjithnjë e më të paduruar dhe mes tyre rritet urrejtja”- ka thënë ai.
Sot në vend pritet të mbërrijë sekretarja amerikane e shtetit, HIllari Klinton, ndërkohë që tjetër vizitë në axhendë është ajo e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.
*****
Dhimbja kthehet në zemërim në Haiti. Nata e tretë mes viktimave
Të mbijetuar të tërmetit që shkatërroi kryeqytetin haitian, Port Au Prince, kanë kaluar natën e tretë me radhë jashtë në mes trupave të vdekur që mbushin rrugët.
Ndihmat kanë filluar të vijnë në aeroport dhe disa ekipe të kërkimit janë në terren duke sjellë ndihmën aq të nevojshme dhe ekspertizën.
Por ndërsa orët kalojnë, kufomat po shtohen dhe era e rëndë po mbush qytetin. Shumë vetë deri më tani kanë treguar durim, por gjenda po ndryshon.
Shtrirja e dëmeve është e pamundur të llogaritet. Komunitete të tëra, shkolla dhe stacione policie janë zhdukur. Dhe zërat që më parë dëgjoheshin nga nën gërmadhat tani kanë pushuar.
Misioni i OKB-së në Haiti
36 punonjës të OKB janë konfirmuar të vdekur dhe deri më tani 100 vetë nuk dihet se ku janë, midis tyre edhe shefi i misionit dhe zëvendësi i tij.
Ndihmës sekretari i përgjithshëm i OKB-së për operacionet paqeruajtëse Edmond Mulet duke folur nga kryeqyteti haitian tha se kjo kishte qenë një goditje e fortë për misionin e OKB në Haiti:
“Natyrisht është një moment shumë emocional për mua. Ne kishim një ndërtesë gjashtë katëshe që qëndronte pas meje dhe tani ajo çka mund të shohësh është një ndërtesë një katëshe. Dhe e dimë se 50-100 vetë janë nën gërmadha. Ne nuk dimë çfarë do të ndodhë.”
Rindërtimi i Haitit
Qeveria franceze thotë se ka rënë dakord me SHBA, Kanadanë, Brazilin për një konferencë ndërkombëtare për rindërtimin e Haitit pas tërmetit.
Më vonë gjatë ditës se premte, aeroplanmbajtësja amerikane, Carl Vinson, do të arrijë në bregdetin haitian për të ndihmuar koordinimin e furnizimeve të ndihmës.
Anije të marinës amerikane dhe mijëra trupa janë nisur për në Haiti me presidentin Obama duke thënë se kriza është një moment për udhëheqjen amerikane.
****
Tjetër tërmet në Haiti, rrugët janë kthyer në morgje të improvizuar
Një ditë pas apokalipsit haitian, instituti gjeofizik amerikan ka regjistruar nje tjeter termet ne kete zone. Lekundjet kane qene me nje magnitude 4.7 balle te shkalles Richter.
Epiqendra e termetit ndodhet ne nje zone rreth 50 kilometer nga kryeqyteti Port-au-Prince, ne nje thellesi prej 10 kilometrash.
Nderkohe, situata në zonë është më shumë se alarmante. Haitianët e tronditur po gërmojnë nën rrënoja në kryeqytetin Port-au-Prince, ku mendohet se 500 mijë vetë kanë humbur jetën (shifër ende jo zyrtare) ndërkohë qindra mijëra të tjerë kanë mbetur pa strehë.
Rrugët janë kthyer në morgje të improvizuara që nga tërmeti 7 ballë, që e ktheu zonën në një gërmadhë. Të mbijetuarit e pikëlluar kanë vendosur nëpër rrugë trupat e nxjerrë ndërsa njerëzit që janë ende të bllokuar thërrasin për ndihmë.
Kryeministri Jean-Max Bellerive i tha CNN-it dje se beson se më shumë se 100 mijë njerëz mund të kenë vdekur. Ndërkohë që një senator ka deklaruar se të vdekurit mund të jenë 500 mijë.
Gjithsesi presidenti i Haitit Rene Preval ka thënë për CNN se është shumë shpejt për të dhënë një numër të saktë të viktimave. Udhëheqësi haitian bëri thirrje për mjekë, dhe ndihmë mjekësore në përgjithësi.
Pallati kombëtar, së bashku me spitalin kryesor të kryeqytetit, një burg dhe selinë e misionit të Kombeve të Bashkuara janë mes mijëra strukturave që janë rrëzuar, duke treguar se numri i viktimave duhet të marrë disa javë për tu llogaritur.
Apokalipsi haitian, të vdekurit mund të jenë rreth 500 mijë !
Nje senator haitian Youri Latortue, i tha medias britanike se te vraret nga termeti i sotem en Haiti mund te jene rreth 500 mije.
Perpara tij, u fol per mbi 100 mije te vdekur, por pa saktesuar shifra.
Port-au-Prince është rrafshuar, pas një tërmet me magnitudë 7,0 që goditi kryeqytetin haitian.
Konsulli i përgjithshëm i OKB tha se edhe spitalet janë zhdukur, ndaj ndihma mjekësore është e pamundur për ishullin e shkateruar thuajse plotesisht.
“Kemi kaq shumë njerëz në rrugë, banesa të shkatërruara dhe disa lagje ku nuk shihen më njerëz”, u shpreh kryeministri, Jean-Max Bellerive.
Më parë, zonjë e parë në Haiti, Elisabeth Debrosse Delatour, u shpreh se pjesa më e madhe e kryeqytetit Port-au-Prince është shkatërruar, duke shtuar se kjo është një katastrofë e madhe. Afro 3 milionë njerëz, afro 1/ 3 e popullsisë së Haitit janë të prekur nga termeti.
Haiti, termet 7 balle
Qindra njerëz dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja, kur një tërmet i fuqishëm 7 ballë goditi Haitin dhe shkatërroi ndërtesa pa fund, mes tyre edhe pallatin presidencial.
Tërmeti ishte me epiqendër në afërsi të kryeqytetit Porto Princ dhe cilësohet si më i fuqishmi që ka goditur atë zonë në 200 vjet.
shekulli.com.al
