Parashikuesit e motit në Pakistan thonë se priten edhe më tej rreshje të mëdha shiu sot, duke e bërë edhe më të rëndë krizën e përmbytjeve që ka pllakosur vendin në disa dekada. Zyrtarët pakistanezë thonë se ujrat që kanë përmbytur pjesën veriperëndimore po shkojnë drejt jugut përgjatë Lumit Indus në provincën Sindh. Ata thonë se përmbytjet kanë prekur rreth 13 milionë njerëz dhe kanë lënë të paktën 1600 të plagosur. Dhjetra mijëra banorë të Sindhit u larguan, por disa të tjerë refuzuan të evakuohen, pasi trembeshin për vjedhjen e pasurive të tyre. Autoritetet pakistaneze e kanë patur të vështirë të ndihmojnë të evakuarit. Shirat e dendura bënë që disa helikopterë të ekipeve të ndihmave të uleshin. Kryeministri pakistanez, Jusuf Raza Gilani, ka bërëi thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët tha se punonjësit e saj kishin njoftuar për mungesa ushqimore, ilaçesh dhe uji të pishëm. Aleanca e NATO-s ka marrë përsipër të çojë ndihmë në rajon. Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari ishte në Britaninë e Madhe dje për të mbledhur fonde për viktimat e përmbytjeve dhe për të marrë pjesë në një miting të Partisë së tij të Popullit. Ai është kritikuar për turneun e tij në Evropë pasi vendin e kishte përfshirë kriza e përmbytjes.
Enea on August 8 2010
