0

Zhduket në detin Mesdhe avioni ‘Ethiopian Airlines’ me 91 pasagjerë

avioniiiBEIRUT- Një avion i kompanisë ajrore të Etiopisë, ‘Ethiopian Airlines’ me 91 pasagjerë në bord dhe anëtarë të ekuipazhit ka përfunduar në Detin Mesdhe, pak kohë pasi është ngritur nga aeroporti në Bejrut.

Të dhënat flasin për 82 pasagjerë dhe 9 pjesëtarë të ekuipazhit. Burimet nga aeroporti ku u nis avioni thonë se fluturimi Et-409, nisur diku rreth orës 2,30 me orën lokale humbi kontaktet dhe u zhduk nga radarët 45 minuta pas ngritjes. Flitet se në mes të detit u pa një valë flake. Më tej pas prej tij nuk ka më asnjë shenjë.

Informacionet e para nuk flasin për ndonjë person të shpëtuar, ndërkohë që kanë nisur hetmet.

Njëra nga udhëtarët ishte edhe bashkëshortja e ambasadorit francez në Liban. Aeroplani duhet të fluturonte për në Adisë-Abebë të Etiopisë.

shekulli.com.al

Bota

Leave a Reply

*