0

Bosch-Metës: Me opozitën duhet të vendosni bashkëpunim

TIRANË – Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch i ka kërkuar sot ministrit të Jashtëm, Ilir Meta që të bashkëpunojë me opozitën për zhvillimin e jetës politike në parlament dhe jo jashtë tij. “Kuvendi është vendi i duhur për bashkëpunim politik ku qeveria dhe opozita të zbatojnë edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet”, u shpreh Bosch për mediat, direkt pas takimit me Metën.

Ndërkohë ai iu përgjigj edhe gazetarëve lidhur me qëndrimin e opozitës, duke thënë se “PS duhet të marrë pjesë në parlament”. Por theksoi se ne presim që partitë politike në Shqipëri të bashkëpunojnë në mënyrë që Shqipëria t’i bashkohet Europës sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ekonomia,Rajoni

Leave a Reply

*