0

Me pak para nga emigrantet

Eklant Fejzullai ka marre nje vendim te rendesishem per jeten. Pas 7 vitesh emigrim vendosi te lere Italine dhe te jetoje ne vendin e tij. Mungesa e stabilitetit ne pune, rritja e shpenzimeve, pasi tani eshte bere baba, si dhe efektet qe ka kriza ekonomike ne Itali e detyruan te kthehet ne atdhe. Cdo emigrant kontribuon ne sjellen e valutes ne Shqiperi. E nese shume shqiptare mendojne te bejne te njeten gje si Eklani, atehere fati i ekonomise tone vihet ne pikepyetje, pasi remitancat jane shtylla kryesore. Ne tre muajt e pare, sipas Bankes se Shqiperise, tregut i mungojne 17 milion euro, ky eshte nje shkak i zhvleresimit te lekut dhe forcimit te euros. Eklanti tregon se edhe miqte e tij ne Itali jetojne ne nje situate te veshtire. Shume prej tyre kane muaj pune, ndersa te tjere paguhen me pak. Por a ja vlen kthimi i tyre ne Shqiperi?

Ekonomia

Leave a Reply

*