TIRANË- Situatë e tensionuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku është zhvilluar seanca e radhës në ngarkim të kreut të bandës së Lushnjes, Aldo Bare.
Avokati i Aldo Bares, Vladimir Meçi ka kërkuar pushimin e gjykimit, duke kundërshtuar kështu shumë ashpër veprimet e prokurorisë. Sipas tij, hetimet e kryera nga prokuroria janë jashtë afateve.
“Aktet janë të pavlefshme prandaj kërkoj pushimin e gjykimit”, tha ai.
Gjatë kohës që zhvillohej seanca, Aldo Bare ka lënë sallën e gjyqit, me justifikimin se nuk ndihej mirë dhe kishte probleme shëndetësore. Më pas gjyqi vijoi pa praninë e tij.
Pak kohe me pare Apeli rrezoi kerkesen e Bares per shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë në vitin 2006 dhe verifikuar vetëm pak kohe më parë, konkretisht dy ditë pas ekstradimit të tij nga Turqia.
Pas kesaj, u rrezua nje tjeter kerkese e Bares, per largimin nga trupi gjykues te gjyqtares Fatmira Hajdari.
26 dhjetor 09
Ortaku i Aldo Bares, drekë me deputetin e PD
TIRANE- Ortaku i Aldo Bares i arrestuar të enjten, drekonte me një deputet të Partisë Demokratike në momentin që ndaj tij ndërhynë efektivë të Grupit të Operacioneve Speciale (GOS) të Policisë së Shtetit për ta arrestuar. Ai nuk ka bërë asnjë rezistencë ndërsa duket se deputetit i ka rënë barra të paguante edhe drekën jo pak të shtrenjtë që ata po konsumonin në një prej restoranteve të shtrenjtë që ndodhen në rrugën “Dervish Hima”, pas stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Lajmi është bërë i ditur për”Shekullin”, nga burime të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, të cilët pohuan se Bego dhe deputeti i maxhorancës ishin në një prej tavolinave të restorantit ndërsa nuk kishin mundur të mbaronin as porositë e para të mbërritura në tavolinë kur një grup efektivësh të GOS, u afruan në lokal dhe i kërkuan ish- presidentit të ekipit të Lushnjes të shkonte me ta i prangosur. Deputeti i maxhorancës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia, ka mbetur i shtangur kur ka parë që miku i tavolinës së tij është prangosur para syve të tij pa mundur ta ndihmonte. Efektivët i kanë pohuar se për të kishte një vendim arresti të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë që kishte nisur për të procedurat e njohjes së vendimit Gjykatës së Apelit të Torinos që e dënonte atë me 13 vite burgim bashkë me Enver Dondollakun dhe pjesëtarë të një grupi prej 26 personash të cilësuar si anëtarë të organizatës së trafikut të drogës së drejtuar nga Aldo Bare (Alfred Shkurti). Pas shoqërimit të tij në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, një hetues i kësaj drejtorie i ka komunikuar Begos, arrestimin pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, që kishte nisur procedurat e njohjes së vendimit të dhënë në vitin 2008 ndaj tij në Itali.
Gjurmimi
Pavarësisht faktit se ai ishte i padënuar, efektivët e Policisë së Shtetit dhe të bluve të Tiranës e kanë mbajtur në mënyrë të vazhdueshme në vëzhgim Begon. Kohët e fundit, një femër e njohur si e dashura e një prej të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit, ishte ajo që shoqërohej më tepër me Begon. Madje kjo e fundit është ndjekur dhe mbajtur në përgjim nga efektivët e Policisë së Shtetit, falë së cilës Edmond Bego, i njohur edhe me emrat e ndryshuar Manol Bego, Sajmir Sina etj, ka qenë gjithmonë para syve të agjentëve të njësisë së vëzhgimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Të njëjtat burime pohuan se femra, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur nga policia, në mënyrë të vazhdueshme mbahej nën vëzhgimin e njerëzve të Policisë, për të ndjekur lëvizjet e saj duke qenë se kishte informacione nga policia se ajo shoqërohej me Begon pasi ishin miq mes tyre. Ky gjurmim ka bërë që vetëm pak kohë pasi ishte firmosur vendimi i arrestit nga Gjykata e Tiranës, Bego të vihej në pranga prej GOS. Pas këtij arrestimi, pritet që në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet të nisë edhe procesi penal i njohjes së vendimit të drejtësisë së autoriteteve italiane që dënon Begon me 13 vite burg për krimin e trafikut të drogës në bashkëpunim në kuadër të organizatës kriminale.
***
Arrestohet ish-presidenti i FK Lushnja. Akuza: ‘Ortak i Aldo Bares’
Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar ka kapur në Tiranë shtetasin Manoli Irfan Bega, 39 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë, me aktivitet privat, i njohur edhe me emra të tjerë si: Edmond Bego, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari.
Sipas policisë, ndaj tij u ekzekutua masa e sigurisë “arrest në burg”, vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për efekt të njohjes së Vendimit Penal të Gjykatës së Apelit në Torino-Itali, që e ka gjykuar dhe dënuar në mungesë me 13 vjet burg.
Ai është akuzuar dhe dënuar për kryerjen e veprave penale të rënda si mbajtja dhe trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.
“Veprimtaria ku ai është i përfshirë përmban elementet e organizatës kriminale ku bënin pjesë dhe Aldo Bare, Enver Dondollaku, etj, ku ai ka qenë përcaktues në mbajtjen e lidhjeve me furnizuesit, koordinonte aktivitetin e pjestarëve të tjerë të organizatës dhe orientonte mënyrën e shpërndarjes dhe administrimit të parave të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike”- thonë burimet zyrtare të policisë.
Sipas tyre, vazhdon puna për zbardhjen në tërësi të aktivitetit të tij kriminal dhe pasuror.
*****
Aldo Bare, strategji mbrojtje si Basha-Mediu
Vetëm pak ditë pas ekstradimit të Aldo Bares nga Turqia dhe pas seancës gjyqësore të verifikimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, avokati mbrojtës i zgjedhur nga vetë ish-kreu i “bandës” së Lushnjës, kërkoi nga gjykata shuarjen e masës së sigurisë ndaj tij.
Ne thelb, argumenti i mbrojtjes se Bares eshte i njejti qe eshte perdorur per gjyqe te tjera VIP te krimit ne Shqiperi: skadim afatesh.
Edhe dy nga ministrat e kabinetit të sotëm, Basha e Mediu, iu shmanegn ose po tentojne ti shmangen gjykimit me te njejten strategji mbrojtjeje: Zvarritje deri ne tejkalimin e afateve ligjore per burgim, hetim dhe gjykim
Afatet e paraburgimit i kanë përfunduar në vitin 2008, sepse edhe pse ai është arrestuar në Turqi, është mbajtur nën arrest për llogari të drejtësisë shqiptare, kështu që koha e mbajtjes në qeli konsiderohet afat paraburgimi”- thuhet në kërkesën e avokatit.
***********
E motra e Aldo Bares, Pëllumbesha Gjoni, rrefen:
‘T’im vëllai i është privuar liria dhe jo të drejtat e tij ndërkohë që përballë opinionit publik u shfaqen pamje të denja vetëm për kohën e mesjetës, megjithatë….
Vendimi për ekstradimin e Fredit është marrë më 18 shtator por deri më tani është mbajtur në fshehtësi të plotë nga autoritetet turke. Madje për këtë nuk është vënë në dijeni as avokati i tij. Personalisht jam vënë në dijeni të këtij vendimi dy javë më parë por pa ditur se do të vinte në Shqipëri. Përgjatë këtij viti, Kolegji Suprem i shtetit turk kishte dhënë dy vendime të ndryshme mbi ekstradimin e Fredit. Njeri bënte fjalë për ekstradimin e tij në Itali dhe tjetri në Shqipëri, ndaj dhe deri të hënën, kur Fredi është stransferuar nga Ankaraja në Stamboll ne nuk kemi pasur asnjë dijeni se ku do të përfundonte. Fakti që mbi të rëndonin akuza të vërtetuara më të rënda në Itali, besonim se im vëlla do të përballej me drejtësinë e këtij vendi.
Jam e bindur që asnjë prej këtyre akuzave jo vetëm që nuk qëndrojnë por as nuk do të mund të provohen në gjykatë. Por po të kisha besim tek drejtësia shqiptare nuk do t’iu bëja thirrje institucioneve shqiptare që të garantojnë jetën e vëllai tim. Megjithatë, Fredi tashmë është këtu dhe nuk është nevoja që unë të flas në emër të tij’.
*****
Qeveria Turke shpëtoi drejtësinë shqiptare
Qeveria turke i jep fund kalvarit të përpjekjeve të drejtësisë shqiptare për ekstradimin e një prej personave më të kërkuar të saj. Ndoshta odisjeja e vendimeve gjyqësore do të vijonte pa fund nëse Këshilli i Ministrave të shtetit nuk do të vendoste që Alfred Shkurti, mbi të cilin prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur një mal me akuza, të ekstradohej në Shqipëri. Gjatë këtij viti, Gjykata Supreme e Shtetit turk ka dhënë dy vendime mbi ekstradimin e Alfred Shkurtit. Sipas, të dhënave nga të afërm të tij, kjo gjykatë është shprehur për esktradim në të dy vendet që prej vjetësh “luftojnë” për vendosjen e Aldo Bares në bankën e të akuzuarve. Prej 3 vjetësh, nisur, nga akuzat e ngritura nga prokuroria e Krimeve të Rënda, drejtësia shqiptare ka kërkuar me insistim ekstradimin e Bares në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, edhe drejtësia italiane ishte e interesuar për ekstradimin e tij për shkak të disa veprave penale që dyshohet se ai kishte kryer atje. Ndërkohë që odiseja e dosjeve vijonte në gjykatat turke, pak kohë më pare, Aldo Bare ka kundërshtuar ekstradimin e tij në Shqipëri, duke e argumentuar këtë me rrezikun që i kanosej në qelitë e burgjeve shqiptare. Por procedurave të gjata të argumenteve dhe kundër argumenteve nëpër disa shkallë të gjykatave turke u janë dhënë fund më 18 shtator. Nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave, vendoset përfundimisht që Aldo Bare të përballet me drejtësinë shqiptare ku aktualisht po gjykohet në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasje, vjedhje dhe trafik droge. Tashmë pas ekstradimit, gjykimi do të vazhdojë tani me vetë dëshmitë e Aldo Bares.
Një charter special ka sjellë në Shqipëri me pranga Aldo Baren. Ai u arrestua në Turqi në mars 2006.Shoqërimi i tij është bërë nën masa të forta sigurie, që sollën edhe bllokimin e plotë të rrugës Rinas-Tiranë. Një eskortë policie e shoqëroi deri në burgun 313 në Tiranë.
Shekulli.com.al
