Archive for the 'Showbiz' Category

Ndarjet VIP te 2010-es

Viti 2010 nuk ka rezultuar shumë i mirë për çiftet VIP në Shqipëri. Kështu shumë nga personazhet e ekranit i kanë prishur planet për t’u fejuar a martuar me njëri-tjetrin. Të tjerë kanë përfunduar në dyert e gjykatës për të zgjidhur martesën e tyre. Po cilat janë çiftet që nuk i rezistuan dot 2010? Genta [...]

Ema Andrea padit bashkeshortin ne gjyq

Dy ditë më parë, Andrea ka depozituar në Gjykatën e Tiranës një kërkesë-padi për “zgjidhje martese” nga bashkëshorti, Kostandin Kapo. Në kërkesë-padi, aktorja dhe regjisorja Andrea pohon se prej 10 vjetësh, lidhja mes saj dhe të paditurit Kapo është jofunksionale dhe prej po kaq vitesh, ata jetojnë të ndarë. Si shkak të jetesës në largësi, [...]

Sinan Hoxha: Prapaskenat e klipit me Seldin

Me kostume të zinj dhe syze të errëta dielli, shfaqen në klipin e shumëpërfolur, dy këngëtarët Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu. Të ngjashëm me “Vëllezërit Bluz” (The Blues Brothers), një dyshe karizmatike që lindi nga bashkëpunimi i miqve të ngushtë John Belushi dhe Dan Akroyd-in me regjisorin John Landis, në vitin 1980, ata e sjellin [...]

Dafina Zeqiri: Nderrimi i viteve ne Zvicer

Këngëtarja Dafina Zeqiri, një ndër emrat më të kërkuar në tregun muzikor për momentin, këtë vit do të festojë ndërrimin e viteve në diskotekat shqiptare në Zvicër dhe pikërisht në Zurich, aty ku mblidhen gjithë shqiptarët për të festuar. Para se të arrijë festa e madhe, këngëtarja do të performojë në disa koncerte nëpër Gjermani [...]

Julian Deda: Agron Llakaj beri mire qe u largua

Julian Deda në një intervistë për ‘Bluetooth’ tregon projektet më të fundit për Vitin e Ri, punën intensive me ‘Apartamentin 2XL’ si edhe natën e ndërrimit të viteve. Si një aktor që ka kontribuar shumë për spektaklin ‘Portokalli’, nuk lamë pa e pyetur Julin edhe për mendimin e tij për largimin e Agron Llakajt ku [...]

Rozana Radi: Me tradhtuan, qe krijova valsin

Kush nuk do donte, në një mënyrë a në një tjetër, t’i jepte tjetrit përgjigjen e duhur ndaj tradhtisë së tij. Përgjigjja e duhur është natyrisht relative, gjithkush e mendon dhe realizon sipas mënyrës së vet (edhe rrethanave domosdo). , ndryshe nga ç’mund të duket çapkëne e pandreqshme, ka vendosur me bindje që t’i jap [...]

Albani dhe Miriami: Ne festival hyjme per te fituar

“Ende ka shpresë” është një këngë plot dashuri, sa baladë aq dhe energjike, për të cilën Alban Skënderaj dhe Miriam Çani kanë shumë shpresë se mund të rrëmbejnë trofeun e vitit në Festivalin e 49-të të RTSH-së. “Në festival sjellim këngën tonë të zemrës dhe hyjmë pse jo për të fituar… Dy këngëtarët shprehen kështu [...]

Xhemi Shehu dhe Gerta Heta shtatzena

Dy nga vajzat e njohura të ekraneve shqiptare, Gerta Heta, dhe Xhemi Shehu, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Pas fejesës me futbollistin kroat, Matko Djarmati çifti ka vendosur të bëhet edhe me fëmijë, duke sjellë kështu shumë gëzim mes tyre. Gerta, prezantuesja e njohur pret vajzë, dhe me çfarë kemi dëgjuar, [...]

Ciljeta: Cmendurite per Aleksin

“Kur këndon për ndarjen nuk qajnë vetëm vargjet dhe muzika, por edhe vetë këngëtarja. Unë nuk qava sepse nuk isha brenda asaj gjendjeje emocionale pasi përndryshe do të isha përlotur në atë skenë më shumë se disa kolege të mia”. Kështu pohon Çiljeta menjëherë pas finales së “Këngë Magjike” ku këndoi “Të dy qajmë të [...]

Agron Llakaj gjobitet nga Top Channel

Largimi i parakohshëm i moderatorit të njohur, Agron Llakaj nga spektakli i humorit “Portokalli” në “Top Channel”, i erdhi paksa e papritur publikut të afeksionuar pas këtij “show” të përjavshëm televiziv. Teleshikuesit, të cilët ishin përgatitur për largimin e tij në janar, në fillim menduan se ishte një “shaka”apo “truk” regjisorial mungesa moderatorit kryesor dhe [...]

Vesa Luma: Jam e dashuruar

Vesa Luma, këngëtarja që korri sukses më këngën “Vetëm” tek “Kënga Magjike”, rrëfehet se është e dashuruar, por pa rrëfyer emrin e të dashurit të saj. “Nuk më duket e drejtë të zbuloj gjithçka nga jeta private, por nuk do të jem shumë hermetike, vlen të theksoj se jam e dashuruar”, shprehet këngëtarja në një [...]

Adriani dhe Luana dalin hapur si cift

Nuk e kanë thënë me zë të lartë se janë bashkë dhe më të dashuruar se kurrë. Edhe pse janë ngacmuar gjithmonë nga gazetarët, ata janë stepur paksa, aq sa na kanë bërë të dyshojmë për arsyen po të kemi parasysh se lidhja e tyre nuk ka asgjë për të fshehur, të dy janë të [...]

Tuna Sejdiu behet imazh i Mc Donalds

Menaxherët e rrjetit të famshëm të restoranit amerikan “Mc Donalds” këtë radhë kanë zgjedhur këngëtaren Tuna Sejdiu për të qenë imazh kryesor në kampanjën për aktivitete humanitare, që do të zhvillohet për një kohë të gjatë në gjithë Maqedoninë. Nuk është e rastësishme që është zgjedhur ajo, pasi në Maqedoni emri i saj ka një [...]

Aida Shtino: Burri me dhunonte psikologjikisht

Aida Shtino, prezantuesja e njohur e programit televiziv “Njerëz të humbur”, është dhunuar psikologjikisht nga ish-bashkëshorti i saj. Martesa tashmë ishte konsumuar dhe karakteret e tyre ishin të ndryshme. Kështu është shprehur para togave të zeza prezantuesja Shtino, gjatë seancave të divorcit në Gjykatën e Tiranës. Të dhënat janë fiksuar në vendimin përfundimtar të gjykatës, [...]

« Newer Entries - Older Entries »