0

Udhëtimi i çuditshëm i Real Madrid

Real Madrid 5-1Pseudonimin e ka Kupa e Naftës, por Real Madrid duket se do të fitojë një trofe shumë më herët se Barcelona në vitin 2010. Në fakt kjo do të ndodhë në nisje të së mërkurës mbrëma.
Gjigantët spanjollë do nisen për një tur të çuditshëm në Shqipëri, të mërkurën, për të luajtur një ndeshje të vetme për kupën Taçi Oil International.

Ndeshja supozohej se do të luhej gjatë pushimeve dimërore, por nuk ndodhi kështu. Në fakt do të luhet në mesjavë, në mesin e rrugës së La Ligës, pas një javë në të cilën Los Blancos panë Barcelonën që të shkëputej me pesë pikë në krye, pas humbjes së Realit me Athletic Bilbao.

Prandaj ka nga ata që vënë në pikëpyetje vendimin për të luajtur një ndeshje miqësore në këtë kohë. Por ndeshja do të sjellë shumën e pabesueshme prej dy milionë eurosh në arkën e klubit, vetëm për 90 minuta pjesëmarrje. Ndeshja është organizuar nga Rezart Taçi, pronari multimilioner i kompanisë Taçi Oil, që dëshiron të shohë Real Madridin dhe yjet e këtij ekipi të luajnë në vendlindjen e tij. Real do të ndeshet me një skuadër nga Shqipëria.

Plani i udhëtimit i Madridit është tejet i ngjeshur. Klubi do të largohet nga kryeqyteti spanjoll në orën nëntë të mëngjesit. Ndeshja do të zhvillohet në orën gjashtë pasdite, menjëherë pas kësaj, ekipi do të fluturojë sërish për në Madrid dhe nuk pritet të kthehen në Barajas deri të enjten në mëngjes. Do të ketë një seancë stërvitore po në këtë ditë për tu përgatitur për përplasjen e së dielës në shtëpi, kundër Malagës.

Jo pa shkak, kritikët kanë ngritur zërin për vendimin për të luajtur një ndeshje të tillë në këtë moment. Kritikët e presidentit të klubit, Florentino Perez, që do të shoqërojë ekipin, do ta përdorin këtë si një shembull se si ai merr vendime vetëm për marketing e para, sesa për arsye të vërteta futbollistike.

Pjesë e marrëveshjes është që yjet kryesore të klubit, duhet të jenë aty. Ronaldo, Kaka, Benzema dhe Alonso pritet të jenë në lojë.

Tifozët e Madridit, të cilët nuk do kenë shans të ngjiten pranë radios, apo të kërkojnë çmendurisht në kanale televizive për të parë ndeshjen, pa dyshim që do rrinë me shpresën se asnjë lojtar nuk do dëmtohet.

Por të paktën ndonjë prej fansave sheh dhe anën qesharake të gjithë kësaj, ndërsa thotë: “Barça mund të ketë fituar gjithçka, por ne të paktën do vijmë në shtëpi me Kupën e Naftës!”
Megjithatë, pas asaj humbje kundër Athletic Madrid, edhe një gjë e tillë nuk është krejtësisht e garantuar.

Sport

Leave a Reply

*