0

Denoncimi për kartat, PS: Gati të verifikojmë 70 mijë numra të rremë

ruci kartatPartia Socialiste ka deklaruar pak më parë se është gati të verifikojë 70 mijë numra të rremë identiteti, për të faktuar kësisoj se Ruzhdia nuk është rast i izoluar dhe denoncimi i kreut të grupit kuvendor, Ruçi nuk është aspak mashtrim, si e ka cilësuar mazhoranca.

“Dje zoti Berisha tha janë fletëhyrje në kazino, sot thonë tjetër gjë, kurse ne jemi gati ti verifikojmë një për një në kutitë e Ruzhdieve, jo vetëm numrat e kartave false të publikuara nga kryetari grupit, po të paktën 70 mijë numra të rremë identiteti në 28 qershor”- tha deputeti socialist Artan Gaçi, gjatë një deklarate për mediat.

Deklarata ka ardhur në përgjigje të replikave të kryeministrit, ministrit të Brendshëm e më pas edhe PD-së, që e quajti mashtrim denoncimin e kreut të grupit Kuvendor, Gramoz Ruçi në sallën e Parlamentit.

Sipas PS-së, nuk është transparenca dhe e vërteta që i pengon vizat, po keqqeverisja e vendit dhe korrupsioni elektoral me karta e pasaporta false si në Ruzhdie.
“Këta vjedhacakë e frikacakë që nuk kanë kurajë të hapin kutitë s’duan ta çojnë Shqipërinë në Europë, po ta bëjnë çiflig për veten e tyre”- tha Gaçi, duke përfunduar deklaratën.
PD: Mashtrim per te bllokuar liberalizimin e vizave
Vazhdojnë replikat pas denoncimit të kreut të grupit kuvendor të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili në seancën e djeshme parlamentare tregoi disa karta identiteti të falsifikuara.

Partia Demokratike nuk ka ngurruar ta quajë denoncimin e PS-së, jo vetëm mashtrim e sajesë, por tentativë të hapur për bllokimin e liberalizimit të vizave.

“Në strategjinë e tij për bllokimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, Edvin Rama po përdor jo vetëm bojkotin, jo vetëm kërkesat e emisarëve të tij për mos heqjen e vizave në qarqet diplomatike, por ai dje kaloi edhe në shpifje, trillime e falsifikime të ulëta për sistemin e identifikimit të qytetarëve shqiptarë”- tha gjatë një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli.

Jo vetëm kaq, por ajo ka akuzuar madje se kartat false janë prodhuar nga deputeti socialist Taulant Balla. Sipas saj, PD-ja do të kërkojnë nga Prokuroria nisjen e hetimeve për falsifikimet e bëra.

Me heret, Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha garantoi shqiptaret se kartat e identitetit janë 100% të sigurta. Sipas tij, kartat qe Ruçi tregoi ne Kuvend jane mashtrim, pasi kartat jepen nga një sistem me siguri të plotë.

Ai ka kërkuar nga Ruçi të paraqesë 2 karta identiteti të të njëjtit person me numra të ndryshëm identiteti. “Dhe nëse diçka e tillë ekziston, absolutisht do të jetë objekt i ndjekjes së menjëhershme si vepër penale ” ka thënë Basha.

_____________

Ruçi tregon karta false: Ruzhdia, jo e vetme. Berisha: I çoni për hetim
Kreu i Grupit Parlamentar te PS-se ka akuzuar mazhorancen per shperfillje dhe anashkalim te nismave te marra nga socialistet per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit dhe ka treguar prova te manipulimit te zgjedhjeve, persona qe kane votuar me shume se nje here, duke perdorur karta false.

Nga foltorja e Kuvendit, Ruci ka dëshmuar me karta identiteti të falsifikuara, se Ruzhia nuk është e vetme dhe për këtë nevojitet hetimi i kutive. “Nuk është vetëm Ruzhide e vetëm Tropojë, urdhëroni edhe një tjetër. Nuk mjaftojnë dy, shikoni këtë zotërinë tjetër, me tre karta, të treja janë false”- tha ai, duke i treguar zëvendësministrit të brendshëm një perosn në Tiranë që ka votuar se paku katër herë me karta false.

Ai ka deklaruar se mazhoranca ka zvarritur shqyrtimin e nismave, duke kujtuar se diskutimi ne kkomisionin perkates eshte vendosur ne daten 16 dhe ne Kuvend vetem ne daten 18 mars, tre jave nga hapi qe hodhi opozita per zgjidhjen e krizes politike.

“Javën e kaluar opozita bëri një hap duke dhënë kontribut konkret për zgjidhjen e krizës politike që nuk e kemi shkaktuar ne, por hodhën një hap mes depozitimit të dy nismave ligjore. Në një kohë që të gjithë ne prisnim që edhe mazhoranca të jepte kontributin e saj për fat të keq po e shpërdoroni atë, për të mos thënë që nismën tonë po e shpërfillni, duke e anashkaluar edhe sot kur diskutohet miratimi i këtij projektvendimi”- tha Ruçi.

Sipas tij, kjo është një krizë politike dhe si cdo krizë politike kërkohen zgjidhje dhe rrugë me mjete politike dhe as me procedura të ashtuquajtura parlamentare as me zvarritje e me paragjykime.

“Ju vendosët ta lexonit atë pas një jave dhe sot keni vendosur që komisioni i ligjeve të merret pas dy javësh, dhe në seancë ta diskutojmë pas tre javësh, ky është lajmi më i keq që mazhoranca po i jep opinionit duke humbur shansin që opozita i dha mazhorancës”- tha ai.

Berisha: Kartat çojini në prokurori
Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga deputeti Gramoz Ruçi t’i drejtohet Prokurorisë për kartat false me të cilat kanë votuar ata persona gjatë zgjedhjeve, ndonëse bëri humor duke deklaruar se mund të ishin edhe patenta e më pas edhe karta për hyrjen në kazino.
Ai sqaroi se procesi i pajisjes me karta është një nga reformat themelore dhe PS nuk mund të nxijë integritetin e sistemit për të cilin ky vend është përgjegjës para Europës në procesin e marrjes së vizave.
“Qëndrimi ynë ka një sens në mënyrë që ju të merrni vendet në parlament, por e fundit në botë që mund të jetë ndaj kësaj shumice është gjuha e forcës. Një protestues natyral të lindur si Sali Berisha nuk e impresiononi me protesta Jua tregoj unë ju si bëhet protesta”- tha ai, duke kërkuar nga opozita të votojnë ligjin për Gjykatën Administrative.
Berisha deklaroi se mazhoranca nuk ka vonuar fare caktimin e dates per diskutimin e nismave te PS-se. “Edhe pse jeni 6 muaj ngujuar ne kuti, tani sillni ligjin per krijimin e komisionit dhe ne jemi gati ta pranojme. Une prisja falenderim per daten 18 mars, pasi praktika qe keni ndjekur ju eshte e gabuar”- tha ai.

19.00
Jane futur ne salle deputetet e PS-se. Ata, gjatë kohës që Kuvendi zhvillonte punimet mberriten jashtë godinës parlamentare në pritje për t’u futur vetëm në kohën kur të diskutohet kalendari trejavor që parashikon futjen ne rend te nismave per hetimin e zgjedhjeve.

Sipas deputetit Erjon Braçe, meqënëse është kërkuar, ata janë të gatshëm t’i shkojnë deri në fund procedurës parlamentare, por do të hyjnë ne seance pikërisht në kohën kur do diskutohet kalendari për nismat e PS-së.
Me pare, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar listën me emrat e deputetëve socialistë të cilët do të marrin pjesë në komisionet kuvendore. Në seancën e sotme, ku rendi i ditës ka vazhduar pa praninë e deputetëve socialistë, lista e PS-së për komisionet është miratuar nga deputetët e pranishëm në Kuvend.

Bashkë me këtë, është miratuar me votim edhe nisma e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi për disa ndryshime në rregullore.

ora 17.00

Kuvendi ka nisur seancen plenare sipas rendit te planifikuar, pa marre parasysh kerkesen e PS-se per shqyrtimin ne fillim te saj te nismave te opozites per hetimin e zgjedhjeve.
Seanca ka nisur me betimin e deputetit te PS-se, Isaraj, i cili nuk ka qene i pranishem ne kohen kur opozita hyri ne Kuvend dhe deputetet socialiste bene betimin.

Pas kesaj procedure te thjeshte, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka deklaruar se seanca vijon ne diskutime jashte rendit te dites.
Nderkaq, Partia Socialiste do të jetë e pranishme në seancën e sotme, por vetëm në atë pjesë kur të diskutohet çështja e nismave të opozitës për hetimin e zgjedhjeve, që rendi i ditës e ka parashikuar pikën e tij të fundit.
Vetëm pak kohë para seancës së pasdites, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi është takuar me kryeparlamentaren Topalli. Sipas tij, takimi te Kryetarja e Parlamentit ishte lidhur me seancën e pasdites dhe lidhur me kërkesën e depozituar aty, për ta shqyrtuar më datë 18 të këtij muaji.

“Ajo që ne na shqetësoi, është se ndërsa ne kemi vullnet politik dhe kryem një hap institucional, duke marrë dy nisma përkatëse, nga krahu tjetër jo vetëm që nuk po lexojmë vullnet të mirë politik, por njëherësh me procedura parlamentare kërkohet të zvarritet. Kështu që në projektvendimin që i paraqitet sot Parlamentit, parashikohet që komisioni i ligjeve do ta shqyrtojë atë në datën 16 dhe njëherësh në seancën në datën 18″- tha Ruçi pas takimit.
Sipas tij, mazhoranca, jo vetëm që nuk shohim vullnet të mirë, por shikojmë që me procedura parlamentare, kërkon që ky problem të zvarritet. “Kjo ishte arsyeja që unë isha te Kryetarja e Parlamentit dhe kërkova të dy nismat tona të diskutohen në fillim të seancës, sepse sipas kalendarit janë parashikuar që të jenë në fund të seancës. Jemi në pritje të një përgjigjeje, të shohim se çdo të ndodhë në seancën e Parlamentit”- përfundoi ai.
I pyetur me pikën e rendit të ditës për kalimin e ligjit për gjykatën Administrative që kërkon shumicë të cilësuar, Ruçi deklaroi se ky është një tjetër provokim.
“Opozita nuk ka marrë pjesë deri tashmë në komision. Nuk ka marrë pjesë në seancat e Parlamentit, dhe nuk ka për të marrë pjesë. Ky është një provokim për arsye se një ligj kaq të rëndësishëm dhe opozita duhet për ato reforma që kërkojnë mazhorancë të cilësuar, në kushtet që ky projektligj është diskutuar në komision dhe seancën përkatëse opozita nuk është numër në një Parlament dhe në një demokraci”- tha ai.

12.00
Grupi i PS: Ne Kuvend, vetem per hetimin e zgjedhjeve
Paraditen e sotme, grupi parlamentar socialist vendosi të marrë pjesë në seancën e pasdites, por vetëm në pjesën e fundit të saj kur miratohet kalendari trejavor i punimeve.

Ashtu siç edhe shkruante gazeta “Shekulli” sot, grupi parlamentar socialist do të rikthehet në sallën e Kuvendit pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve për të futur në rendin e ditës të seancës së datës 18 mars edhe dy kërkesat e paraqitura prej socialistëve, në thelb të cilave është pikërisht garantimi i hetimit parlamentar të zgjedhjeve, duket se ka ndikuar mjaftueshëm tek Partia Socialiste për të lejuar deputetët e saj që të heqin sërish dorë nga bojkoti dhe të kthehen në sallën e parlamentit.

Në kampin rozë mbizotëron mendimi që të kthehen në Kuvend për të qenë gati në çdo moment që mazhoranca do të pranojë të diskutojë për dy nismat, siç është edhe ndryshimi që pritet ti bëhet nesër për këtë qëllim kalendarit të punimeve trejavore. Megjithatë, rikthimi i deputetëve socialistë në Kuvend nuk pritet të shërbejë për jetën normale të këtij institucioni në seancë plenare, pasi prania e tyre mësohet se do të jetë vetëm në funksion të hetimit të zgjedhjeve. Kështu, të njëjtat burime bëjnë të ditur se grupi socialist do të investohet i tëri në debatin për zgjedhjet dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë diskutim të ndonjë projektligji tjetër që është përfshirë në rendin e ditës së sotme.

Ndaj në mbledhjen e grupit u vendos që opozita të hyjë në parlament por vetëm kur diskutohet pika e katërt dhe e fundit e rendit të ditës që është miratimi i projektvendimit për ndryshimin e kalendarit tre javor të punimeve.

Ndërkohë mazhoranca kishte shpresuar sot të miratojë ligjin për Gjykatat Administartive që kërkon një shumicë prej 84 votash. Nuk dihet qëndrimi që do të mbajë tashmë mazhoranca kur opozita vendosi të mos marrë pjesë në këtë pikë të rendit të ditës.

*******
BERAT- Kreu i PS-së, Edi Rama ka deklaruar nga Berati se hapja e kutive është një çështje e panegociueshme, duke pranuar se “Ruzhdie” ka kudo, në çdo qark e komunë, ndaj transparenca pa kushte e zgjedhjeve është e vetmja zgjidhje.

Në takimi e radhës me gazetarë e anëtarë të PS-së në Berat, Rama dha shpjegime dhe analizoi arsyet e protestës së PS-së ndaj krimit elektoral të 28 qershorit, që sipas tij, ka ndodhur nga një pushtet i korruptuar dhe i papërgjegjshëm.

“Ruzhdie ka kudo, në çdo qark e komunë, ku njerëz të lidhur me pushtetin i kanë bërë shërbime pushtetit dhe sot shpërblehen nga pushteti, duke degraduar gjithë qeverisjen e vendit. Pyetja shtrohet: A do ta bëjmë Shqipërinë si Ruzhdia apo do ta marrim Ruzhdien e ta çojmë në si Europë? Shqipëria dhe Ruzhdia meritojnë Europën”- ka thënë Rama.

Ai ka sqaruar edhe njëherë se PS-ja nuk kërkon pushtet në tavolinë, por nuk mund të lejojë që kutitë të fshihen poshtë tavolinës. Sipas Ramës zgjedhjet janë të përfunduara, por socialistët janë në këtë betejë që kjo eksperiencë e tmerrshme të mos përsëritet më kurrë.

Sipas tij, vjedhja e votës nuk është se ka nxjerrë kokë vetëm në Ruzhdie, por e vërteta e tmerrshme e këtij procesi fshihet brenda kutive, të cilat duhet të hapen.
___________________

‘Ruzhdia’, Patozi: Rama e ka pranuar vendimin. Reagon PS: Hap kutinë

TIRANË – Vazhdon debati politik per ‘bomben Ruzhdie’. Partia Socialiste ka kembengulur perseri sot te hapet kutia qe deshmon manipulimin e zgjedhjeve, nderkohe PD-ja eshte justifikuar me faktin se lideri socialist e ka pranuar “Ruzhdien” dhe në këtë mënyrë duhet të pranojë gjithë vendimet e Kolegjit Zgjedhor.
Deputeti i PS-së, Fatmir Toçi, në një prononcim për mediat tha se “qeveria e Ruzhdies duhet t’i lërë lojërat e fjalëve dhe të hapë para popullit kutinë e Ruzhdies ku ankohet se ka humbur mandatin”.
Sipas PS-së, nëse në kutinë e Ruzhdies nuk dalin manipulime, opozita tërhiqet nga kërkesa për hapjen e kutive. Por nëse vertetohen votat e vjedhura duhet të hapen gjithë Ruzhdiet e tjera ose qeveria të japë dorëheqjen.
“Shqipëria s’mund të bëhet si Ruzhdia, por duhet të bëhet si Europa”, përfundoi, Toçi.
Kryetari i grupit demokrat, Astrit Patozi, u proponcua sot për problemin zgjedhor në Ruzhdie të Fierit, çështje që është në proces zgjedhor. Ai u shpreh se Edi Rama po keqinformon qytetarët për Ruzhdien. “Lideri socialist e ka pranuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor për këto kuti, ndaj duhet të pranojë të gjithë vendimet e tjera të Kolegjit Zgjedhor”, u shpreh Patozi.
Sipas tij, keqinformimi qëndron në faktin se Rama thërret për fitore duke keqperdorur kutinë e kësaj zone dhe duke harruar se kanë qenë komsionerët e PS-së ata që u larguan bashkë me vulat. “Për shkak të këtyre komisionerëve Kolegji Zgjedhor rrëzoi mandatin e shtatë të PD-së në Fier, duke deklaruar të pavlefshme 425 vota”, u shpreh Patozi.
________________

“Ruzhdia”, detyrim paraqitje për 5 komisionerët e djathtë

FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë, detyrim paraqitje për 5 komisionerët e djathtë, të akuzuar për manipulime në zgjedhjet në fshatin e famshëm Ruzhdie.

Gjatë procesit të nisur, gjyqtarja Irena Maneku në datën 12 shkurt ka vendosur që 5 komisionerët janë të detyruar të paraqiten deri në nisjen e procesit penal ndaj tyre, me akuzën e shpërdorimit të detyrës më shumë se 1 herë.

Hapja e kutive të fshatit Ruzhdie është realizuar nga prokuroria e Fierit, ndersa të akuzuarit për manipulime në procesin e votimit, janë Bujar Kararaj, kryetar i komisionit, Pëllumb Myrtaj zëvendëskretar dhe anëtarët e komisionit Robert Myftaraj, Veledin Myftaraj dhe Shezai Kararaj.

Sekuestrimi dhe verifikimi i kutisë së materialeve të qendrës së votimit 3052 vërtetoi se nga 592 zgjedhës në listë kishin votuar 525 prej tyre, ku në fakt 111 votues, ishin emigratë jashtë vendit, por që rezultonin se kishin votuar.

Të dhënat e kufirit nga sistemi TIMS vërtetuan saktë faktin se 111 persona nga ky fshat, në moshë për të votuar kanë qenë jashtë vendit dhe nga këta 80 persona rezultonin që të kishin votuar.

________________

Bomba e Ruzhdijes – Prova e manipulimit të zgjedhjeve

Në fillim ishte fshati Dushk që i dha emrin fenomenit të pandryshueshëm të trukimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Tani, me të gjitha gjasat, një gjë të tillë do ta bëjë Ruzhdija, një fshat i vogël në qarkun e Fierit. Një hetim penal i prokurorisë ka nxjerrë prova befasuese për manipulimin e zgjedhjeve: votues që nuk kanë qenë fare në Shqipëri në 28 qershor 2009 dhe jo vetëm firma të fallsifikuara. Revista MAPO dëshmon misterin e asaj që ka ndodhur tetë muaj më parë. KQZ konfirmon: kemi bashkëpunuar me prokurorinë. Çfarë ka ndodhur në Ruzhdije që është kaq e rëndësishme edhe për Berishën, edhe për Ramën që jua kanë treguar dhe evropianëve?

Në datën 28 qershor 2009, u duk si një lajm i zakonshëm për terrenin shqiptar të zgjedhjeve, tetë muaj më pas, në shkurt 2010 ka vlerën e një kali të hekurt beteje për opozitën. Një hetim i dyfishtë penal për “kanosje mes komisionerësh” dhe “braktisje detyre nga komisionerë”, ka nxjerrë paraprakisht në dritë fakte të jashtëzakonshme për atë çfarë ndryjnë brenda kutitë e mbyllura të votimit. Dhe nëse i besohet aksiomës së vjetër se “nuk duhet pirë gjithë uji i detit për të mësuar që ai është ujë i kripur”, atëherë për publikun shqiptar ka një arsye më shumë dhe shteruese për të besuar se kutitë e Lundrës, lundrojnë në një det të pafundëm pasaktësish. Të cilat, nëse zbardhen të gjitha, do të kishin padyshim efektin e një tërmeti politik për të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen e politikës shqiptare. Dhe epiqendra e këtij tërmeti është Ruzhdija, një fshat i vogël në qarkun e Fierit, që ashtu si fshati Dushk që vite më parë i dha emrin e tij metaforës së trukimit të zgjedhjeve, Ruzhdija do të jetë metafora e re për atë çfarë mbajnë kyçur kutitë e mbyllura të votimit.

Hetimi penal i Prokurorisë së Fierit për “qendrën e votimit në Ruzhdie”, në mënyrë indirekte provon të shndërrohet, kështu, në shpatën që do të këpusë nyjen e sherreve PD-PS. Individë që ndodheshin jashtë shtetit në datën 28 qershor 2009 dhe që megjithatë kanë votuar, firma të fallsifikuara komisionerësh e “faulle” të tjera elektoralë kanë dalë befas në dritë. Zyrtarisht KQZ pohon se ka pasur një letërkëmbim të disahershëm me Prokurorinë e Fierit dhe se ka vënë në dispozicion të hetimit të saj kutitë e materialeve zgjedhore. Burime të rezervuara konfirmojnë mbylljen e hetimit penal të prokurorisë së Fierit dhe dërgimin e dosjes së gjykatë për gjykim. Por përpara se të ndodhte një gjë e tillë, tani Ruzhdija ishte përmendur nga dy protagonistët kryesorë të politikës, Berisha dhe Rama.

Politika, Rama përballë Berishës

Edi Rama, kryetar i PS-së e përmendi emrin e “harruar” të fshatit fierak fillimisht në takimin me delegacionin evropian që erdhi fundjavën e kaluar për të negociuar për zgjidhjen e krizës së rëndë politike në vend. “Hap Ruzhijen time dhe Ruzhdiet e tua dhe të bëjmë transparencë”! Batuta e hidhur e liderit socialist nuk la më shumë për të kuptuar në atë moment të parë. “Kutia brenda ka fakte skandaloze. Kur këto të dhëna ua paraqitëm anëtarëve të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ata u skandalizuan. Dokumentet e shkruara ua vumë në dispozicion mbrëmjen e dy ditëve më parë, (të shtunën e kaluar), ndërsa në takim u vumë përpara provat e faktet”, citohet nga Gazeta Shqiptare një deputet socialist, dëshmitar i këtij dialogu, të nesërmen e këtij takimi. Më herët ende, në datën 13 shkurt, emrin e Ruzhdijes e kishte përmendur edhe kryeministri Sali Berisha në tryezën e Presidentit Topi. Pas takimit, zyrtarisht, Berisha tha se “Gjykata e Apelit shpalli të pavlefshme, me kërkesë të PS-së, 512 votat e komunës Rushdije vetëm pse fletët e votimit nuk kishin dy vula, por vetëm një për arsye se njërën vulë e mori komisioneri i Partisë Socialiste që u largua nga Qendra e Votimit gjithë ditës. Dhe, në këtë mënyrë i dha mandatin Partisë Socialiste… Unë nuk kam akuzuar zotin Rama se më grabiti mandatin për Ruzhdijen. Jo! Mandati ju mor Partisë Demokratike nga Gjykata e Apelit, dhe unë e kam pranuar këtë vendim”, tha Berisha për mediat.

Kaq ka mjaftuar që Ruzhdija të bëhej papritur një mister i vërtetë. Dhe në këtë mister, ka peshën dhe vlerën e saj edhe fakti i sekretimit të plotë i gjithë procesit të hetimit për atë çfarë ka ngjarë aty në 28 qershor 2009 dhe sidomos “sinkroni” i pazakontë i Berishës dhe Ramës dhe citimi i atypëratyshëm, njëri pas tjetrit, i emrit të të njëjtit fshat.

Revista MAPO ka konsultuar një numër të madh burimesh të pavaruara nga njëra-tjetra dhe në fund të tyre, mundi të dallojë një dalje në këtë labirint. Edhe Presidenca konfirmon jozyrtarisht se në takime është përmendur shumë shpesh emri i fshatit, por përtej këtij konfirmimi, selia e zotit Topi qëndron krejt hermetike.

Si ka nisur historia?

Pak përpara mesditës së datës 28 qershor 2009 – gjykuar nga ora kur ankesa zyrtare ka mbërritur në KQZ – në selinë e PS-së u dha njoftimi i parë se në fshatin Ruzhije, të qarkut të Fierit kishte pasur një incident. Pak çaste në pas, pothuaj në kohë reale me incidentin në vijim e sipër, stafi politik dhe teknik i PS-së, në selinë e saj qëndrore, përgatiti një ankesë në KQZ. Dhe shumë shpejt edhe një të dytë, konfirmojnë burime nga KQZ-ja. Thelbi dy ankesave ishte se për pak ishte shmangur një përplasje e armatosur: anëtarë të komisionit të qendrës së votimit.

Gazeta Shekulli

Politika

Leave a Reply

*