0

G99 KËRKON SOT NË KQZ, FLETËT E VOTIMIT

G99 do te kerkoje zyrtarisht diten e sotme ne oren 12.00 ne KQZ, te
gjitha kopjet e fleteve te votimit qe u hodhen ne kutite e votimit diten e
zgjedhjeve, me 28 qershor.

Ne baze te se drejtes kushtetuese per informim perfaqesues te G99 dhe
avokate te kesaj force politike do te jene ne zyrat e KQZ-se diten e
neserme ku do te bejne kerkesen zyrtare per t’u informuar.

Sipas ligjit shqiptar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (ashtu si edhe cdo
institucion tjeter shteteror) eshte i detyruar qe te vere ne dispozicion
te kerkuesit, ne kete rast te G99, te gjithe informacionin e kerkuar
brenda 40 diteve.

G99 argumenton se fletet e votimit jane dokumente te paklasifikuar si
sekret qe permbajne informacion dhe si te tilla, kushdo ne kete vend ka te
drejte te njihet me kete informacion, ashtu sic sanksionon Kushtetuta e
Shqiperise dhe te gjitha ligjet apo aktet e tjera ligjore e nenligjore per
te drejten e informimit.

Perfaqesues te G99, pasi te kene dorezuar kerkesen per informim prane
KQZ-se do te artikulojne ne nje konference per shtyp ne dalje te ketij
institucioni (ne oren 12.00) te gjitha argumentat ligjore dhe logjike te
nje nisme te tille.

G99 fton median qe te jete e pranishme per te mbuluar kete proces ne
mesdite, para hyrjes se KQZ-se.

Politika

Leave a Reply

*