TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për nesër vendimin për fatin e 9 kutive të qarkut të Fierit. Kuti, në të cilat Partia Socialiste pret të marrë mandatin e nëntë. Sipas nënkryetares së këtij Komisioni, Deshira Subashi, dita e nesërme korrespondon me afatin për marrjen në shqyrtim të kutive nga institucioni qendror zgjedhor. Kutitë që ende nuk janë numëruar i përkasin KZAZ nr. 18, 19,20, 22, për të cilat Subashi deklaron se ka shkelje. Sipas saj, në shumë kuti të katër KZAZ-ve komisionerët nuk kanë kryer fare procesin e numërimit, megjithëse këto kuti kanë dokumentacionin (tabelat) që janë numëruar. Në këto kushte subjekti politik i interesuar duhet të ankimojë pranë KQZ vendimin e kundraligjshëm të KZAZ. Më pas KQZ voton për të pranuar ose jo ankimimin dhe vetëm në rastin e një miratimi të ankimit , KQZ ka të drejtën ligjore të numërojë kutitë përkatëse.
Pas kësaj, ka reaguar menjëherë kandidatja e PS-së, Ermelinda Meksi, e cila ka kërkuar nga Sali Berisha të ndalojë tentativat për t’i marrë PS-së mandatin e nëntë në këtë qark. Gjatë një reagimi nga selia e PS-së ajo u shpreh se ka vënë në dijeni faktorin ndërkombëtar për të monitoruar procesin.
“I kërkojmë Sali Berishës të ndalë çdo tentativë të dështuar për rrëmbimin e mandatit të nëntë të PS-së në qarkun e Fierit. I kërkojmë KQZ-së që në respekt të ligjit të mos zvarrisë numërimin e kutive të panumëruara të Fierit, që ndodhen prej ditësh në sallën e mbledhjeve të KQZ-së”- tha ajo.
Sipas Meksit, KQZ-ja duhet të vlerësojë urgjentisht ankimin e forcave politike, për manipulim dhe shkelje të Kodit Zgjedhor, në Tirane, Berat etj.
Certifikohet rezultati në Korçë e Kukës
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve çertifikoi mbrëmë rezultatin e zgjedhjeve në qarqet e Korçës dhe Kukësit. Pavarësisht kundërshtimeve të ashpra të anëtarëve të opozitës dhe pëfaqësuesve ligjorë të Partisë Socialiste, KQZ miratoi me forcën e kartonit me një votim katër me tre, tabelat përfundimtare të rezultatit te zgjedhjeve në këto dy qarqe. Duke arsyetuar kërkesën e tij për të mos miratuar rezultatin përfndimtar për Korçën, përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Genci Gjoncaj, theksoi faktin se në dokumentacionin e paraqitur nga disa KZAZ në këtë qark rezulton të jenë konsideruar të pavlefshme disa kuti votimi, për pasojë rezultati i tyre nuk është pasqyruar në tabelat përfundimtare. Ndërkohe, sipas tij këto të fundit janë marrë në dorëzim, si të rregullta dhe për pasojë duhet të prodhojnë rezultat. Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Socialiste dhe anëtarët opozitar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve këmbëngulën në faktin se, referuar legjislacionit zgjedhor, nuk bëhet fjalë për kuti të vlefshme apo të pavlefshme, por për kuti të rregullta ose të parregullta. Sipas Kodit Zgjedhor, nëse një kuti votimi pranohet nga KZAZ-ja si e rregullt, ateherë fletët e votimit në të numërohen dhe duhet të pasqyrohen në tabelën përfundimtare të kësaj të fundit. Përfshirja ose jo e kutive në fjalë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Korrcën, nuk pritej të ndikonte në konfigurimin e deputetëve në këtë qark, gjithsesi gjatë gjithë mbledhjes vërehej një gjëndje e nderë mes anëtarëve të KQZ-së, të cilët herë pas herë kalonin edhe në debate përsonale midis tyre. Pavarësisht këmbënguljes së përfaqësuesve të opozitës për përfshirjen e rezultateve të kutive të cilësuara si të pavlefshme nga KZAZ-të në fjalë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve çertifikoi më shumicë të thjeshtë këtë rezultat. Nderkohw miratimi i tabelave përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve për qarkun e Kukësit kanë ngritur më shumë “temperaturën” në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, ndërsa përfaqësuesi tjetër ligjor i PS-së Eridjan Saliani u shpreh publikisht se forca politike që ai përfaqëson do të çonte për ndjekje penale të shtatë anëtarët e KZAZ-së numër 34, me arsyetimin se kanë falsifikuar dokumentacionin zgjedhor. Sipas tij, në tabelën e rezultateve të ofruara nga kjo KZAZ, janë bërë ndryshime me shkrim dore pasi kjo e fundit ishte printuar nga operatorët e KQZ-së. Sipas tij, ky është një tregues për manipulime të rezultatit zgjedhor në këtë KZAZ. Nisur nga ky fakt, përfaqësuesi ligjor i PS-së, kërkoi nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve që të mos miratinte rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për këtë KZAZ, kërkesë kjo që nuk u mor parasysh ndërsa KQZ çertifikoi zgejdhjet në të gjithë qarkun e Kukësit .
************************************
4 korrik, ora 13.03
Përfundon numërimi i Fushë-Kuqes, Lezha nuk ndryshon rezultat
TIRANË- KQZ ka përfunduar sot në mesdite gjithë leximin e votave të kutive të Fushë-Kuqes, ku në avantazh eshte PD-ja, por pa arritur të marre vota te mjaftueshme per te ndryshuar rezultatin e qarkut te Lezhes. Keshtu ky qark çon ne Kuvendin e ri, kater deputete te PD-se dhe tre te PS-se.
*****
KQZ-ja numëron 2 kutitë e para të Fushë Kuqes, kryeson PD-ja
data 3 korrik
TIRANË- Mbyllet edhe numërimi i kutisë së dytë, nga 6 gjithsej të Fushë Kuqes që numërohen në KQZ. Edhe në këtë kuti shumicën e ka marrë PD-ja, me 336 vota, krahasuar me PS-në që ka mbledhur vetëm 143 vota. KQZ-ja po vazhdon me 4 kutitë e tjera, të cilat po mbajnë peng rezultatin total për Lezhën.
Në kutine e parë Partia Demokratike kryesoi me 187 vota. Numërimi që është bërë në një transmetim direkt nga KQZ-ja kanë rezultuar 2 vota të pavlefshme për PD-në, për të cilat Njazi Kosovrasti ka kërkuar të futen në zarfin e kontestimeve.
Partia Socialiste në këtë kuti ka rezultuar me 75 vota; LSI me 18 vota; PR me 9 vota dhe PLL vetëm me një votë.
Para nisjes së procesurës ka pasur debatet për numërimin fizik të fletëve të votimit. Anëtarja socialiste e KQZ-së, Dëshira Subashi deklarois e dje ishtë vendosur se fletët i merr dhe kontrollon kreu i KQZ. Kryetari i KQZ, Ristani pranoi qe fletet ti numeroje administrata, kurse nenkryetarja e KQZ, Subashi kundershtoi. Ristani propozoi qe verifikimin e fleteve ta beje vete Subashi.
Nis numërimi i 6 kutive të Fushë Kuqes, KQZ: Të vlefshme, vetëm ato ku është votuar qartë
Ora 10.55
TIRANË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e e 6 kutive të votimit, që i përkasin KZAZ-së 39 në Fushë-Kuqe të Kurbinit.
Komisioni u mblodh pak më parë në sallën e mbledhjeve, ndërkohë që në tavolinë ishin vendosur kutitë me vota, që presin të lexohen. Mësohet se pë numërimin e tyre janë vënë në dispozicion dy grupe numërimi.
Në kutinë e parë janë shënuar disa probleme, për të cilat KQZ dekalroi se do të vlerësojë të vlefshme, vetëm ato ku është votuar në mënyrë të qartë për një subjekt. Kjo, pasi në shumë fletë u vu re se x ishtë vendosur te numri rendor, në të tjera të pjesa e kutisë dhe të tjera fletë kishin më shumë se dy shenja x.
Realisht, marrja e këtij vendimi duket se ka qenë jo pak i vështirë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili për të arritur në finale është mbledhur jo pak, por tre herë gjatë ditës së djeshme, ndërsa përfaqësuesit e partive politike dhe vetë anëtarët e tij kanë negociuar edhe jashtë tavolinës së mbledhjeve zgjidhjen e situatës në këtë qark. Shkak është bërë qëndrimi i anëtarëve të majtë në këtë komision, të cilët kanë këmbëngulur që KQZ-ja të miratonte vendimin përfundimtar mbi bazën e të dhënave që përmbanin tabelat e rezultateve të hartuara nga vetë anëtarët e kësaj KZAZ-je, ndërsa të djathtët kanë mbrojtur qëndrimin se në këto tabela duhet të reflektohen edhe rezultatet e kutive, që do të numërohen sot.
Sipas anëtarëve të opozitës në KQZ, subjekti që ka pretendime mbi rezultatin e tabelave të plotësuara nga KZAZ-ja e kësaj zone, duhet t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për të vendosur nëse duhet të numërohen ose jo kutitë e votimit, duke argumentuar se komisioni më i lartë zgjedhor në vend nuk mund të marrë kompetencat dhe të ushtrojë funksionet e një komisioni të nivelit të dytë. Në përfundim, me unanimitet, KQZ-ja ka miratuar aktin për të organizuar sot në ambientet e sallës së mbledhjeve procesin e numërimit të votave, për gjashtë kutitë që KZAZ-ja 39 në Fushë-Kuqe nuk pranoi t’i hapte, duke i konsideruar ato të parregullta. Më konkretisht, bëhet fjalë për kutitë e votimit të QV-ve me numër 0853, 0900, 0902, 0903, 0909 dhe 0917. Sipas vendimit që ka marrë dje KQZ-ja, kutitë do të hapen para gjithë anëtarëve të këtij komisioni, si dhe përfaqësuesve të forcave politike, dhe në dy tavolina të ndryshme, punonjësit e administratës së këtij komisioni do të bëjnë numërimin e votave.
Pavarësisht zhurmës së madhe, që është bërë për këto 6 qendra votimi, duket se rezultati që ato mund të japin nuk mund të prodhojë ndryshime të raporteve të mandateve në këtë zonë zgjedhore. Kjo pasi PD-ja, për të marrë mandatin e 5-të në këtë zonë, do t’i duhet që në këto 6 kuti votimi të mund të sigurojë një avantazh prej afro 1800 votash në raport me PS-në. Por, këto gjashtë kuti mund të kenë efekt në ndarjen e mandateve dhe mund të favorizojnë PD-në, vetëm pasi të përcaktohet fati edhe i tre kutive të tjera të votimit në KZAZ-në 37 në rrethin e Lezhës, të cilat janë numëruar, por nuk janë plotësuar tabelat e rezultateve, pasi përfaqësuesit e majtë atje kanë shfaqur pretendime se kutitë kanë qenë të parregullta.
Aktualisht, situata në Qarkun e Lezhës paraqitet e tillë, ku PD-ja, nga 235 kuti votimi që janë numëruar nga 244 që ka gjithsej, ka mundur të sigurojë 37419 vota, kundrejt 24042 votave të koalicionit të PS-së.
———————————————————————————————-
Llogaritë e fundit, priten votat e Fierit dhe Laçit
Dt. 2 korrik
TIRANË- Ndërsa duket se procesit të numërimit të votave po i vjen fundi, në dy partitë e mëdha shihet tension dhe shpresë.
Aktualisht është duke u numëruar në Bushat (qarku Shkodër) dhe në Tiranë, por janë të bllokuara KZAZ-të në Fier, dhe Laç, (qarku Lezhë). Nga këto vota dhe kryesisht nga ato të Fierit pritet ndarja përfundimtare e mandateve.
Nëse PS merr edhe një deputet tjetër në Fier, Aleanca për Ndryshim nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë.
Sipas të dhënave të fundit të Eca-Kriik deri tani PD dhe koalicioni i saj merr 70 mandate ndërsa PS dhe koalicioni i saj 66 mandate, LSI merr 4 mandate.
