0

Kriza, Rama: Dialog në tryezën e presidentit. PS, asnjë hap prapa

topi_berisha_ramaUPDATE- Kreu i PS-së, Edi Rama ka deklaruar sot se ëshë i gatshëm për dialog në tryezën e Presidentit, por ka theksuar se forca që ai drejton nuk do të bëjë asnjë hap pas lidhur me kërkesën e saj për transparencën e zgjedhjeve.

“Bojkotin tonë e ka vendosur Sali Berisha dhe mund t’i japë fund vetëm ai. Ne e dimë që bojkoti nuk është gjë e mirë, por është e vetmja zgjidhje që na ka mbetur në kushtet të në cilat është vendi”- ka thënë Rama gjatë një konference për shtyp, mbajtur vetëm pak kohë pas deklaratës së kryeministrit Berisha, që u shpreh i gatshëm për takim me Topin negociator, duke shtuar se ai si kreu i KLD-së, nuk mund të diskutojë vendimet e gjykatave.
Sipas Ramës, në situatën e krijuar ose duhet të garantohet liria dhe ndershmëria e zgjedhjeve ose duhet larguar qeveria përmes protestave demokratike, jo duke marrë pushtetin nëpërmjet dhunës.

Berisha: Gati për takim, Topi të bindë Ramën të respektojë gjykatat

TIRANË- “Nëse presidenti Topi e gjykon se mund të bindë PS, zotin Rama për tu përshtatur me rregullat themelore të shtetit ligjor, që janë respektimi i vendimit të gjykatave, e mirëpres”. Kështu është shprehur kryeministri i vendit, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp, një ditë pas miratimit të rezolutës së KE-së për vendin tonë, që njeh krizën politike dhe apelon për hetim të zgjedhjeve e kthimin e opozitës në Kuvend.

Berisha ka përsëritur ftesën për kthimin e PS-së në Parlament, këtë radhë duke shtuar se kjo ftesë nuk vjen më nga ai dhe miqtë e tij, por nga miqtë e PS-së në Bruksel dhe Strasburg.

“Jam dakord me rezolutën. Unë jam gati të ngre komisionin hetimor dhe Rama të paraqesë dokumentet që faktojnë shkeljet në zgjedhje në këtë komision”- tha Berisha, duke u shprehur gjithsesi i palëkundur nga vendimi për mos hapjen e kutive, kërkesë e PS-së që do shënonte edhe fundin e bojkotit.

“Cilido që do japë kontributin është i mirëpritur, nuk është i paragjykuar, interesi im është ai i vendit, që opozita të hyjë në parlament. Kam konstatuar se asnjë nuk ka pranuar kurrë që të pranojë rinumërimin e votave dhe shqyrtimin politik të vendimit të gjykatave dhe është vërtetuar se kjo është e papranueshme. Në këtë kontekst cilido, nëse presidenti e gjykon se mund të bindë PS, zotin Rama për tu përshtatur me rregullat themelore të shtetit ligjor, që janë respektimi i vendimit të gjykatave e mirëpres. Kam dëgjuar presidentin të deklarojë në mënyrë të përsëritur se si kryetar i KLD nuk mund të konceptojë që të merret me vendimet e gjykatave”- ka thënë Berisha.

****
KE: Hetim i pakushtëzuar për zgjedhjet. Rama: Vazhdojmë bojkotin

STRASBURG – Asambleja e Këshillit të Europës nëpërmjet votimit të draft-rezolutës të përgatitur pak kohë më parë nga raporterët Jako Laakso (Finlandë, UEL) dhe David Uillshir (Mbretëria e Bashkuar, EDG) konfirmoi dje krizën politike në Shqipëri, domosdoshmërinë e hetimit të zgjedhjeve të Qershorit, ndërhyrjen e Presidentit Topi për të zgjidhur krizën politike, si dhe dhënien fund sa më parë të bojkotit ndaj Parlamentit nga ana e Partisë Socialiste. Këshilli i Evropës, cili votoi rezolutën e hartuar nga dy raporterët e këtij institucioni, Jako Laasko dhe David Uillshajër, rrëzoi 7 nga 10 amendamentet e paraqitura nga përfaqësuesi i delegacionit shqiptar, Ilir Rusmali. Asambleja hodhi poshtë amendamentin e Rusmalit që kishte të bënte me pretendimin e delegacionit shqiptar për të mos përfshirë Presidentin Topi në zgjidhjen e krizës politike, gjë që është kundërshtuar nga raporteri Lakso, i cili ka cilësuar se ky është një amendament themelor. “Ajo që ne kemi kërkuar është që ne të angazhohemi duke mbështetur Presidentin Topi, në rolin që ai mund të luajë për të zgjidhur këtë krizë politike”, – është shprehur ai. Kështu në rezolutën përfundimtare thuhet se, Presidenti Bamir Topi, duhet të luajë rolin e ndërmjetësit dhe të mbledhë së bashku partitë politike shqiptare për të diskutuar gjetjen e zgjidhjes së kësaj krize. Për sa i përket ngritjes së komisionit hetimor për hetimin e zgjedhjeve parlamentare, Rusmali theksoi se komisioni mund të ngrihet vetëm brenda kuadrit ligjor sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. “Ne kemi një Kushtetutë në vendin tonë, kemi një kuadër ligjor, kemi vendime të Gjykatës Kushtetuese. Kemi rënë dakord që në fillim për krijimin dhe ngritjen e një komisioni hetimor. Por, zoti Rama është kundër kësaj”, – tha Rusmali. Por, i menjëhershëm ka qenë kundërshtimi i raporterit britanik, David Uillshire, sipas të cilit, kufizimet për procesin hetimor e ndërlikon edhe shumë situatën. Një nga amendamentet e tjera që miratoi Asambleja e Këshillit të Europës ishte edhe amendamenti numër 8, sipas të cilit duhet përdorur termi “krizë politike”, pasi sipas argumenteve të paraqitura nga raporterët, në vendin tonë ekziston një krizë në tillë. Me gjithë kërkesën e delegacionit shqiptar për të hequr termin “krizë” thuajse në çdo amendament të paraqitur, Asambleja miratoi propozimin e paraqitur nga David Uilshire, sipas të cilit, u hoq vetëm termi “i ashpër” dhe u lejua fjala “krizë”. Në të njëjtën kohë, ashtu siç u publikua edhe në sitin zyrtar të Këshillit të Europës, Asambleja hodhi poshtë amendamentin Rusmali, sipas të cilit, nuk është e nevojshme që të thërriten raporterët e Këshillit të Europës në Shqipëri. Por, ndryshe nga kërkesa, Asambleja ka vendosur që në Shqipëri të vijë një delegacion i zgjeruar, pikërisht komiteti presidencial i shoqëruar nga dy raporterët, Lakso dhe Uilshire.

Debati i plotë i rezolutës së miratuar dje në Asamblenë Parlamentare të KiE-së

Rezoluta e Këshillit të Europës

David Willshire: Pas zgjedhjeve të Qershorit hartimi i një raporti për Shqipërinë ishte i domosdoshëm. Por, meqenëse kriza në Shqipëri ende vazhdon, ky raport nuk është i plotë. Këshilli i Evropës ende po kërkon ndryshime në Shqipëri, ndryshime të cilat akoma nuk janë bërë për shkak të krizës politike. Kriza po i bezdis, po i mërzit njerëzit në Shqipëri. Ne besojmë se në Shqipëri vërtet ka një krizë. Ne jemi këtu për të kërkuar një angazhim të madh të Këshillit të Europës për zgjidhjen e situatës politike në Shqipëri. Në këndvështrimin tim dhe atë të kolegut tim, ka ardhur koha që disa duar duhet të shtrëngohen, që nënkupton kërkesën ose një këshillë për një kompromis nga ana e liderëve shqiptarë. Bojkotimi i Parlamentit nuk është demokratik dhe kjo duhet të marrë fund. Qëllimi i raportit është që të fokusohet tek kriza, e cila ekziston aktualisht në Shqipëri. Ne mendojmë se ka ardhur koha që Këshilli i Europës të luajë rolin e tij, të angazhohet për zgjidhjen e kësaj krize dhe duhet të kemi parasysh që në Shqipëri të kthehet demokracia e institucioneve që funksionojnë.

Jako Lassko: Duket se fjala krizë në Shqipëri ka një kuptim tjetër nga ajo që ka këtu në Strasburg. Të bojkotosh Parlamentin do të thotë të mos marrësh pjesë në aktivitetin e tij. Është një krizë politike e rëndë. Partia qeverisëse dhe opozita duhet patjetër që të dialogojnë midis tyre. Duhet të ketë një dialog mbi bazë ditore midis koalicionit qeverisës dhe opozitës. Në Shqipëri, së fundmi, ka pasur shumë protesta dhe mijëra vetë kanë marrë pjesë në protesta kundër koalicionit qeverisës. Më e mira do të ishte që problemet të zgjidhen me dialog dhe brenda Parlamentit. Ne mendojmë se është gjëja e duhur që të përdorim termin krizë politike. Kjo do të thotë se Këshilli i Europës është i pranishëm në Shqipëri. Kemi një eksperiencë të gjatë në angazhimin tonë në Shqipëri, për situata të tilla politike. Komiteti i Këshillit të Europës vizitoi Shqipërinë në vitin 1997, ku paraqiti një sërë rekomandimesh. Në atë kohë Shqipëria përballej jo vetëm me një krizë politike por edhe një krizë e rëndë ekonomike. Por, rekomandimet që u bënë nga Këshilli i Europës u morën parasysh dhe krahët politikë në Shqipëri ishin të gatshëm të zhvillonin dialog për të zgjidhur krizën politike në atë kohë. Ka pasur një sërë rastesh për ndërhyrjen dhe ndërmjetësimin ndërkombëtar për zgjidhjen e situatave të tilla krizash të ndaj ne mendojmë se një angazhim i madh i Asamblesë parlamentare e Këshillit të Europës është i nevojshëm në këtë moment. Unë mendoj që ne duhet të mësojmë nga gabimet tona. Kur Këshilli i Europës nuk ka qenë në prani të krizave të tilla ka pasur vështirësi shumë të mëdha, duke u dashur një punë shumë e madhe për të zgjidhur më pas ato. Duke mësuar nga këto gabime, mund t’i zgjidhim.

Ilir Rusmali: Këto zgjedhje u bënë me një sistem elektoral që u kërkua nga opozita. Asnjë problem nuk u vu re me kartat e identitetit dhe listat e votuesve. Çdo votë e vetme është numëruar me regjistrime video. Ndërkohë që komisionerët të dyja palëve i certifikuan zgjedhjet. Të gjithë komisionarët, si të partisë në pushtet ashtu edhe atë të opozitës, i firmosën procesverbalet pa kundërshtime. Zgjedhjet përmbushën shumicën e standardeve. Nuk pati asnjë provë që të vërtetonte që ka pasur parregullsi në zgjedhje. Këto zgjedhje janë zgjedhjet më të mira që vendi ka pasur ndonjëherë, por ndërkohë opozita nuk pranon verdiktin e popullit vetëm, sepse ajo nuk ka mandatin e qeverisjes. Unë mendoj se lideri i opozitës nuk i respekton rregullat e demokracisë, sepse ka një problem me respektimin e tyre. Ai refuzon ligjin elektoral edhe pse e ka kërkuar atë. Ai refuzon administratën elektorale. Ai refuzon parlamentin, edhe pse në fillim e njohu rezultatin. Ai e di se vendimet e gjykatave nuk mund të ndryshohen me mjete të tjera përveç atyre demokratike. Ai refuzon të paraqesë prova në zyrën e prokurorisë edhe pse thotë se ka shumë të tilla për parregullsi në zgjedhje, ai refuzon t’i paraqesë ato. Ai nuk po merr parasysh as edhe kërkesën e komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund bojkotit. Situata më Shqipëri nuk është edhe aq e dëshpëruar, sepse thirrjet për të lënë bojkotin po vijnë nga të gjitha anët, këto thirrje duhen dëgjuar. Për këtë arsye ne e mbështesim rezolutën por duam që të ketë edhe shumë amendamente në të. Delegacioni shqiptar që është i pranishëm këtu, i lutem që të votojë amendamentet, sepse ne jemi njerëzit që jetojmë aty dhe e dimë me siguri që në Shqipëri nuk mund të kthehet më situata e vitit 1997.
Lajla Përnaska: Unë sigurisht jam pro draftit të kësaj rezolute. Kjo situatë nuk duhet të vazhdojë më tej. Unë i bëj thirrje liderëve politikë për një dialog, për një mirëkuptim midis tyre. Por, kur mendoj për rezolutën, e kam fjalën për amendamentet. Shqipëria ka nevojë për këto amendamente. Ajo me të cilën po përballemi tani në Shqipëri është se lideri i një partie kërkon të luajë me politikën pa i respektuar rregullat e politikës. Ai po synon të përmbushë qëllimet e tij personale duke rrezikuar progresin në këtë vend. Ai po ushtron një presion të madh brenda partisë së tij për të vazhduar bojkotin ndaj Parlamentit. Institucionet në Shqipëri po bëjnë punën e tyre. Por, ne u bëjmë thirrje, kolegëve tanë socialistë që të ushtrojnë mandatin e tyre në Parlament, të diskutojnë dhe të bashkëpunojnë me ne. Opozita po i refuzon institucionet kushtetuese. Nuk mund të krahasojmë atë që është e pakrahasueshme. Të flasësh për një krizë politike është njësoj si të flasësh për djallin. Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet ta quajmë këtë një krizë. Kemi një situatë politike të tensionuar në Shqipëri, por kjo do të kapërcehet nëse ne e përshkruajmë atë në mënyrë realiste dhe do të gjejmë zgjidhjet.

Raporteri Willshire: Raporti ynë ishte jo shumë i qartë, pasi prekte vetëm disa pjesë, por jo të gjitha çështjet. Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm për të mos e legjitimuar bojkotin. Ajo që ne duhet të bëjmë është që të dërgojmë një mesazh të fortë me anë të kësaj rezolute që është paqja dhe stabiliteti politik. Shqetësimet tona janë të mëdha për ardhmen e këtij vendi. Zonja Pënaska tha që nuk duhet dramatizuar situata. Nuk jam dakord me të, sepse ne kemi 6 muaj që themi që situata në Shqipëri është dramatike. Ndaj unë ju ftoj që të votoni kundër këtyre amendamenteve dhe të votojmë vetëm rezolutën.
Raporteri Lassko: Këto amendamente duhet të votohen pasi ne duhet të solidarizohemi me situatën politike në Shqipëri dhe opozita duhet t’i japë fund bojkotit. Ne duhet të jemi atje për të zgjidhur krizën politike. Unë mendoj se mosmiratimi i këtyre amendamenteve është një mënyrë e keqe solidarizimi në Shqipëri. Palët duhet të dialogojnë për të zgjidhur këtë situatë.

Amendamentet e paraqitura dje nga kryetari i delegacionit të PD-së, Ilir Rusmali

Amendamenti I (refuzohet)

Ilir Rusmali: Është qartë nga debati politik se kushdo që të përcaktojë fjalën krizë në Shqipëri i referohet situatës së krijuar në Shqipëri në vitin 1997. Prandaj, kjo është arsyeja që ne duhet ta heqim fjalën “krizë”, sepse gjithmonë situata aktuale nënkuptohet me të.
Lassko: Kjo krizë është politike, por jo institucionale. Natyrisht ne mund ta lehtësojmë duke hequr fjalën “paralizoj” me fjalën “dëmtoj”.
Presidenti i Komitetit: Komiteti është kundër amendamenti numër 1. Amendamenti është rrëzuar.

Amendamenti II (rrëzohet)

Presidenti i Komitetit: Ftoj zotin Rusmali për të mbrojtur amendamentin e dytë.
Rusmali: Faleminderit zoti President! Situata politike në Shqipëri nuk është bllokuar. Puna e institucioneve politike në Shqipëri nuk është bllokuar. Po përpiqemi që të përmbushin të gjitha standardet.

Raporteri Willshire: Përjashtimi nuk është bllokim. Faktet janë shumë të qarta e shumë të sakta. Nuk besoj se miratimi i amendamentit është mënyrë e duhur për të shmangur këtë situatë politike. Nga ky amendament duhet të hiqen disa fjali. Pra, unë jam kundër këtij amendamenti.

Amendamenti rrëzohet

Për ndryshimin e termave të propozuar nga raporterët

Willshire: Ne jemi dakord që të vendosim fjalë në mënyrë xhentile në këtë projektrezolutë.

Presidenti i Komitetit: Jemi në favor të këtij ndryshimi.

Amendamenti i III (rrëzohet)

Presidenti i Komitetit: Ftoj zotin Rusmali që të mbrojë amendamentin e tretë.

Rusmali: Të gjitha këto unë i thashë në amendamentin e parë dhe mendoj se nuk ka nevojë që të bëhem përsëritës.

Jakko Lassko: Unë jam kundër këtij amendamenti, sepse flitet a ka një krizë politike apo jo.

Presidenti i Komitetit: Amendamenti numër tre është rrëzuar gjithashtu.

Amendamenti nr. IV (rrëzohet)

Presidenti i Komitetit: Ftoj zotin Rusmali që të mbrojë amendamentin e katërt.

Rusmali: Votimi dhe diskutimi këtu po bëhet pak monoton dhe kam frikë se edhe unë po bëhem monoton gjithashtu. Por, unë mendoj se ky amendament bazohet pikërisht në atë që ne kemi të drejtën të themi gjërat ashtu siç janë, të japim ndryshimet… Të hiqet
termi krizë e ashpër.

Presidenti i Komitetit: Votimi u mbyll dhe amendamenti numër katër rrëzohet.

Amendamenti nr. 5 komisioni hetimor (pranohet)

Presidenti i Komitetit: Ftoj zotin Rusmali që të mbrojë amendamentin e pestë.

Rusmali: Zoti President! Ne kemi një Kushtetutë në vendin tonë, kemi një kuadër ligjor, kemi vendime të Gjykatës Kushtetuese. Kemi rënë dakord që në fillim për krijimin dhe ngritjen e një komisioni hetimor. Por, zoti Rama është kundër kësaj. Rama kërkon një komision hetimor, por me synime të pista politike. Ne jemi kundër kësaj, pasi komisioni hetimor duhet të mbështetet në kuadrin ligjor.

David Willshire: Ky amendament i bën gjërat më të vështira dhe jo më të lehtë. Në qoftë se vendos kufizime për hetimet, atëherë gjërat bëhen gjithnjë e më shumë të vështira.

Presidenti i Komitetit: Votimi mbyllet amendamenti numër pesë miratohet

Amendamenti nr. 6 Roli i Presidentit (rrëzohet)

Rusmali: Ky amendament ka të bëjë me rolin e Presidentit të Republikës. Ne duam që ai të jetë aktiv, të ushtrojë pushtetin dhe fuqinë e tij brenda autoritetit të tij. Ne besojmë se ka një shans për ne për ta zgjidhur këtë krizë.

Raporteri Lassko: Ky është një amendament themelor. Ajo që ne kemi kërkuar është që ne të angazhohemi duke mbështetur Presidentin Topi, në rolin që ai mund të luajë për të zgjidhur këtë krizë politike. Raporterët janë kundër këtij amendamenti, sepse më e mira është që ne ta mbështesim Presidentin që ai të luajë rolin e tij.

Presidenti i Komitetit: Votimi mbyllet amendamenti numër gjashtë rrëzohet.

Amendamenti nr. 7 (pranohet)

Presidenti i Komitetit: Ftoj zotin Rusmali që të mbrojë amendamentin numër shtatë.

Rusmali: Ne nuk jemi dakord që ju t’u japim gjërave emra të ndryshëm nga ato që kanë. Bëhet fjalë për një situatë të tensionuar, por jo për një krizë politike. Duhet të hiqet termi “kriza politike penalizon integrimin”

Amendamenti 7 pranohet (zëvendësohet me dëmtim serioz)

Amendamenti nr. 8 (pranohet)

Presidenti i Komitetit: Ftoj zotin Rusmali që të mbrojë amendamentin numër tetë, keni 30 sekonda kohë.

Rusmali: Ne kemi kaluar një hap më tej. Në tekstin e rezolutës ne e konsiderojmë një krizë të ashpër, të rëndë, por jo një krizë politike. Ne kërkojmë një tjetër formulim për këtë. Shpresojmë që Asambleja ta miratojë këtë kërkesë.

Raporteri Wilshire: Ne ende besojmë se fjala “krizë” duhet të përdoret. Ne mund të pranojmë që të hiqet vetëm fjala e “ashpër” dhe të mbahet paragrafi me fjalën “krizë”.

Votimi mbyllet amendamenti numër 8 miratohet me këtë ndryshim (të hiqet termi i ashpër)

Amendamenti nr. 9 (rrëzohet)

Presidenti i Komitetit: Ftoj zotin Rusmali që të mbrojë amendamentin numër nëntë.

Rusmali: Ne kërkojmë zgjidhje që të japin fryte. Ne kërkojmë zgjidhje efektive…

Lassko: Ne gjithmonë duam të bashkëpunojmë me komunitetin ndërkombëtar për zgjidhjen e këtyre situatave. Ne kontaktojmë me përfaqësuesit e trupit diplomatik të vendeve ku ka situata të tilla. Unë mendoj që duhet të punojmë me diplomatët që janë në këto vende dhe kjo është arsyeja pse ne jemi kundër amendamentit që paraqiti zoti Rusmali.

Komiteti shprehu mendimin kundër amendamentit të paraqitur nga zoti Rusmali.

Amendamenti nr. 10 (rrëzohet)

Presidenti i Komitetit: Ftoj zotin Rusmali që të mbrojë amendamentin numër dhjetë.

Ilir Rusmali: Nuk është e nevojshme që të thërrasim raporterët e Këshillit të Europës në Shqipëri. Raporterët duhet të shkojnë në vendet që kanë shkelur obligimet dhe detyrimet apo angazhimet që kanë ndërmarrë pranë organizatave si Këshilli i Europës. Shqipëria nuk është duke i shkelur ato. Shqipëria është një demokraci dhe kjo është arsyeja pse nuk duhet thërritur raporterët në Shqipëri.

Rapoteri Lassko: Kam pasur një përvojë të gjatë në vende si Shqipëria dhe e shoh të arsyeshme që raporterët të kenë hapësirë sërish në Shqipëri.

*****

Rezoluta e KiE, Rama: Bojkoti e protesta do të vazhdojnë, Berisha, si Esat Toptani

UPDATE – Kreu i PS-së, Edi Rama ka dalë dje në një konference per shtyp dhe ka folur lidhur me rezoluten e KiE-se, duke kthyer pergjigje edhe per fjalorin e ashper te kryeministrit qe ka vijuar gjate oreve te fundit, pavaresisht domosdoshmerise se zbutjes se klimes politike. “Rezoluta e miratuar nga KiE pak minuta më parë tregoi se Shqipëria është në krizë poltike, e cila gjendet në kutitë e votimit. Jemi gati të dialogojmë por pa hequr dorë nga bojkoti”, u shpreh ai.

FJALA E PLOTE E RAMES NE KONFERENCE

I zhytur përditë e më shumë në batakun e një krize që e ka shkaktuar vetë, Sali Berisha ka nisur prej disa ditësh një nga sulmet e tij rrugaçërore ndaj Partisë Socialiste.

Pikërisht dje, kur duhet t’u kërkonte shqiptarëve ndjesë për marrëveshjen që u rrëzua unanimisht nga Gjykata Kushtetuese pa asnjë votë kundër, ky Esat Toptan i kohëve moderne, akuzonte si antishqiptare opozitën për ngritjen e zërit në Këshillin e Europës në mbrojtje të vlerave dhe parimeve europiane të demokracisë.

Ndërsa sot, Sali Berisha nxori gjuhën për të ndotur me baltën e akuzave të tij kriminale Sekretaren Ndërkombëtare të partisë për faktin se po dëshmon në Këshillin e Europës të vërtetën e hidhur të krizës së demokracisë në Shqipëri.

Padyshim që një tjetër padi e pret për akuzat e sotme ndaj Arta Dades në prokurori e në gjykatë.

Sali Toptani nuk njeh kufi në paturpësinë e tij, ditën që rrëzohet për të gjashtëmbëdhjetën herë në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës e të interesave që Kushtetuta mbron, i vërsulet opozitës si rrezik për vendin, duke nxjerrë gjuhën për të bërë pis opozitarët që nuk i emëron dot në delegacionet e parlamentit dhe as i dërgon dot korridoreve të Europës për të bërë avokatinë e pushtetit të tij të fundosur në llumin e padrejtësive.

Ndërkohë që merr shuplakën e gjashtëmbëdhjetë nga Gjykata Kushtetuese në katër vjet, Sali Berisha jo vetëm nuk i thotë popullit të vet gjysëm fjale për këtë fakt të rëndë që flet vetë për shkallën e demokracisë dhe të transparencës të qeverisjes në Shqipëri, po ka paturpësinë të dalë para popullit për t’i bërë gjyqin e shpifur të rradhës opozitës.

Protesta dhe vetëm protesta meriton pushteti i paskrupullt i këtij Esat Toptani të veshur me dopiopet që pushtetin e do vetëm për të sunduar, përfituar dhe përvetësuar duke e çuar korrupsionin deri në nivel katastrofash kombëtare si në Gërdec, Kalimash, Fierzë apo ndjellur fatkeqësi të pariparueshme për këtë komb siç do të ishte edhe hyrja në fuqi e asaj marrëveshjeje që u denoncua nga gazetarë kurajozë e u pengua momentin e fundit nga gjykatësit falë nismës së kësaj opozite. Të cilën Sali Berisha duhet ta ketë të qartë njëherë e mirë se as e nënshtron dot duke e sulmuar si i marrë, as e blen dot duke ofruar thasë parash të pista, as e shkurajon dot duke bashkëpunuar me njerëz të veçantë që flasin në emër të opozitës me gjuhën e Saliut.

Rezoluta e Këshillit të Europës e miratuar pak orë më parë është e qartë: Shqipëria është në krizë politike. Kriza për ne është brenda në kutitë e votimit. Ne jemi gati të dialogojmë qysh nesër për zgjidhjen e krizës. Por ne nuk do të heqim dorë as nga bojkoti dhe as nga protestat pa u zgjidhur kriza.

I falënderoj në emër të PS dhe të gjithë popullit opozitar, të gjitha grupet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për mbështetjen që i dhanë vendit duke vënë gishtin në plagë përmes miratimit të rezolutës së sotme dhe rrëzimit të amendamenteve vulgare të Partisë Demokratike. Ato po, ishin një sjellje politike që e turpëron Shqipërinë në tempullin e demokracisë europiane.

Mirëpresim njëkohësisht përfshirjen e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarëve në zgjidhjen e krizës siç thotë edhe Rezoluta.

Beteja jonë për demokracinë vazhdon sot edhe me më shumë bindje e forcë se dje.

KiE, rezoluta për Shqipërinë. Hetim për zgjedhjet, PS në Kuvend

ora 18:30

Parlamentaret e Asamblese se Keshillit te Europes kane miratuar sonte rezoluten per Shqiperine.

Rezoluta u hartua nga dy bashkëraportuesit Jako Lakso dhe David Uilshire dhe pritet të ndihmojë në zgjidhjen e krizës politke në vend.

Pavaresisht mbrojtjes qe perfaqesuesi i mazhorances qeverisese, Ilir Rusmali u beri amendamenteve, ai nuk ka arritur te binde te pranishmit qe t’i kalojne ato.

Gjate votimit te 10 amendamenteve te saj, u miratuan vetem 3 prej tyre, ndersa shtate u rrezuan me shumice votash. U rrezuan amendamenti i pare, i dyte, i trete, i katert, ndersa ai i peste per hetimin e zgjedhjeve ka kaluar.

Gjithashtu jane miratuar amendamenti i shtate dhe ai i tete, ndersa ai i gjashte per nderhyrjen e presidentit dhe ata pasardhes jane rrezuar.

Draft rezoluta

1. Asambleja Parlamentare disaprovon krizën politike dhe institucionale, e cila ka paralizuar politikën shqiptare, në vijim të zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009, ku Partia Socialiste në opozitë bojkoton Parlamentin dhe konteston legjitimitetin e qeverisë së drejtuar nga Partia Demokratike. Në një Parlament ku mazhoranca qeverisëse nuk ka 3/5 (tre të pestat) e votave të duhura për të kaluar reformat kryesore kushtetuese, ky bojkot bën që reformat më shumë të nevojshme të jenë të pamundura. Kjo situatë dëmton popullin shqiptar dhe ambiciet e tyre të integrimit evropian.

2. Asamblesë i vjen keq që ky bojkot ka dëmtuar marrëdhëniet e Shqipërisë me Asamblenë. Pas zgjedhjeve të qershorit 22009, delegacioni i ri shqiptar pranë Asamblesë nuk është caktuar ende dhe anëtarët e delegacionit të vjetër, përfaqësues të opozitës, nuk marrën pjesë më në aktivitetet e Asamblesë.

3. Asambleja vëren se mungesa e dialogut parlamentar dhe rekursi tek bojkoti, në mënyrë të veçantë pas rezultateve të zgjedhjeve, përbën një problem të ripërsëritur në Shqipëri, që seriozisht pengon funksionimin e institucioneve demokratike të shtetit.

4. Asamblesë i vjen keq se në mungesë të një dialogu domethënës parlamentar, retorikat e zjarrta po përdoren nga të gjithë ata që janë përfshirë të to. Kjo situatë mund të destabilizojë vendin.

5. Asambleja kujton se Shqipëria ka aplikuar formalisht për anëtarësim në Bashkimin Europian më 28 prill 2009. më 16 nëntor 2009, Këshilli ftoi Komisionin Europian të paraqesë opinionin e tij mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim. Megjithatë, në situatën aktuale, progresi i vendit drejt integrimit evropian është bllokuar. Është domethënëse që Shqipëria, jo si tre vendet e saj fqinje, nuk është kualifikuar ende në liberalizimin e vizave nga Këshilli i Bashkimit Europian.

6. Asambleja shpreh gatishmërinë e saj për të ofruar një ndihmë për të arritur zgjidhjen në Shqipëri dhe të punojnë në bashkëpunim të ngushtë me organizata të tjera ndërkombëtare, në kërkim të një zgjidhjeje të krizës politike. Mbështet të gjitha përpjekjet, përfshirë ato të ndërmarra nga Presidenti shqiptar Bamir Topi, për të mbledhur së bashku partitë politike evropiane. Në këtë këndvështrim, konsideron se një tavolinë e rrumbullakët, ku të marrin pjesë të gjitha partitë politike për të vendosur bazat për të rivendosur dialogun parlamentar.

7. Asambleja i kërkon qeverisë shqiptare dhe opozitës t’i japin fund krizës aktuale politike në vend dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të procedojnë me reformat jetike dhe shumë të nevojshme dhe të shënojnë progres në drejtim të integrimit evropian, një qëllim i përbashkët për të gjithë. Në mënyrë të veçantë, kërkon që qeveria të ngre,pas vonesë, një komision hetimor parlamentar për zgjedhjet e qershorit 2009, si dhe në të njëjtën kohë i kërkon opozitës të kthehet në Parlament dhe të marrë pjesë tërësisht në punimet parlamentare.

8. Asambleja i kërkon autoriteteve shqiptare të implementojnë rekomandimet e Komitetit ad hoc të Byrosë, që ka vëzhguar zgjedhjet e qershorit 2009, për të përmirësuar, në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Venecias, kuadrin legjislativ zgjedhor dhe të përmirësojnë kapacitetet e administratës zgjedhore, në mënyrë të veçantë në sa vijon:

8.1 Regjistri i gjendjes civile dhe regjistri zgjedhor dhe në këtë kontekst, nevoja për t’i gjetur zgjidhje problemit të së drejtës e votës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë;

8.2 Rregullimi i mbulimit nga mediet dhe përdorimi i fondeve publike në fushatat zgjedhore, të cilat disavantazhojnë parti politike jo të përfaqësuara në Parlament;

8.3 Rregullat e transparencës ndaj pronësisë së medieve dhe zbatimit me efektivitet;

8.4 Mënyra e zëvendësimit të anëtarëve të komisioneve të niveleve të ulta, çka është e papajtueshme me një administratë zgjedhore të paanshme dhe profesionale;

8.5 Kushti i paqartë për të përfshirë gratë në listat e kandidatëve, që duhet riparo, në mënyrë për të garantuar që kandidatet gra të jenë në një pozicion të zgjedhshim;

8.6 Nevoja për të shfuqizuar garantimin e të drejtave të veçanta në zgjedhje për partitë politike që janë në Parlament.

9. Asambleja fton zyrtarët e partive politike dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Shqipëri të ngrenë një grup të përbashkët për të ekzaminuar të gjitha rastet e presionit mbi njerëzit gjatë fushatave elektorale dhe të vendosin përgjegjësi për secilin nga kundravajtësit apo shkelësi të ligjit elektoral.

10. Në mënyrë që të mbështetet procesi i zgjidhjes së situatës aktuale politike dhe të asistojnë Presidentin Topi në rolin e tij të mediatorit dhe përpjekjeve për të rivendosur dialogun politik dhe t’i jepet fund bojkotit bazuar në pranimin e rezultateve të zgjedhjeve të fundit dhe rivendosjen e demokracisë parlamentare, Asambleja vendosi t’i kërkojë:

10.1 Presidentit Topi, në qoftë se ekziston ndonjë rrugë për të ndihmuar përpjekjet e tij në arritjen e pajtimit;

10.2 Kominitetit ndërkombëtar dhe përfaqësuesve diplomatikë në Tiranë, nise mund t’i sugjerojnë Asamblesë veprime të tjera;

10.3 Grupeve të saj (Asamblesë) politike të ushtrojnë influencën e tyre tek përfaqësuesit e partive politike shqiptare;

10.4 Komitetit Presidencial së bashku me bashkëreporterët e Komitetit Monitorues të vizitojnë Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur pas sesionit së Janarit 2010 të Asamblesë.

*************

OSBE: PD e PS do ulen këtë javë. Rama: Nuk shoh frymë dialogu

INTERVISTE – ‘Mendoj se Projekt-Rezoluta e Këshillit të Evropës, e cila shpresojmë se do të pranohet këtë javë në Strasburg, do të krijojë një situatë, ku partitë mund të mblidhen së bashku’ – thote ne kete interviste kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Robert Bosch.
Por lideri i opozites Edi Rama edhe pse parimisht është shprehur pro dialogut, thotë se nuk arrin ta gjejë këtë frymë tek kampi tjetër politik ndaj javën e ardhshme parajmeron se do të nisin protestat popullore. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ai garantoi se mandatet e deputetëve të PS-së nuk digjen, por nuk pranoi të komentojë hapat që do ndërmarrë PS-ja në këtë drejtim.
Me poshte dy intervistat:

Z.Bosch cili është mendimi juaj për situatën politike në Shqipëri?

Mendoj se Projekt-Rezoluta e Këshillit të Evropës, e cila shpresojmë se do të pranohet këtë javë në Strasburg, do të krijojë një situatë, ku partitë mund të mblidhen së bashku. Jam i gëzuar me reagimet pozitive të deritanishme ndaj sugjerimit nga të dyja palët, që është gjë e mirë. Tani thjesht duhet te merren hapa të tjera nga të dyja palët.

Nëse kemi dy grupe apo palë që kanë opinione të ndryshme, duhet arritur një lloj kompromisi, se nuk është një lojë futbolli që mund të ketë një fitues, madje, këtu, për hir të interesave të vendit, nuk duhet të ketë në fakt as dy fitues, por fitues duhen të jenë të gjithë 3.5 milionë njerëzit që jetojnë në këtë vend. Është në të mirë të vendit që të kërkohet një kompromis, në përputhje me sugjerimin e bërë nga Këshilli i Evropës.

Pyetje: Në këndvështrimin tuaj, cili është faktori politik që duhet të hedhë hapin e parë, opozita apo qeveria?

Edhe në këtë çështje, hapat duhet të merren nga të gjithë njëherësh, prandaj edhe sugjerimi i Këshillit të Evropës për t’i dhënë një rol Presidentit ishte një sugjerim shumë i mirë. Kështu, të gjithë mund të ndërmarrin në të njëjtën kohë hapin e parë. Nuk ka nevojë që njëra apo tjetra palë ta ndërmarrë e para këtë hap.

Pyetje: Deri tani janë konsumuar disa hapa politikë dhe duket sikur nuk kapërcehet dot, ose si duhet ta kuptojmë kapërcimin e një ngërçi që lidhet me Kushtetutën. Pra, ju besoni se do te arrihet një kompromis, qe do ta kapërcejë Kushtetutën?

Mendoj se kjo është politikë e një niveli të lartë dhe politika e nivelit te lartë nuk është e hapur për të gjithë. Sigurisht, politika është mirë të jetë e hapur për të gjithë, por ndonjëherë gjëra të caktuara është mirë të bëhen, deri në njëfarë mase, me dyer të mbyllura, për arritjen e një kompromisi.

Pyetje: A do të luajë OSBE-ja rolin e saj, z. Bosch?

Ne sigurisht që do të mbetemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë, nëse na kërkohet, por vazhdoj të besoj se, duke pasur parasysh përparimin e madh që ka bërë vendi në rrugën e integrimit evropian, ju përket juve në radhë të parë, pra politikës shqiptare. OSBE-ja, Këshilli i Evropës apo edhe ndërkombëtarë të tjerë janë të gatshëm të ndihmojnë. Siç e patë edhe në sugjerimin e Këshillit të Evropës, dy raporterët janë gati të vijnë në Shqipëri dhe ata janë sigurisht të mirëpritur, por edhe një herë, mendoj se ju përket juve.

Pyetje: A duhet të jetë negociator Presidenti i Republikës?

Nëse roli i tij do të ishte pozitiv dhe ai mund të luajë rol pozitiv, do të ishte gjë e mirë. Mbi të gjitha, ai është presidenti, presidenti duhet të jetë mbi palët, kështu që ai duhet të jetë në gjendje të bëjë rolin e një mediatori më të pavarur.

Pyetje: Por presidenti është garantuesi i Kushtetutës ndërkohë dhe kemi parasysh çështjen nëse ai do të ishte dakord që të shkelej Kushtetuta.

Sigurisht që jo. Po pse thoni se konsensusi i arritur do të shkelte Kushtetutën? Nuk ka arsye… Një zgjidhje e mundshme konsensuale nuk duhet kurrë të shkelë Kushtetutën. Kjo nuk do të mbështetej as nga Këshilli i Evropës, as nga OSBE-ja, sepse ne jemi këtu për të mbrojtur shtetin e së drejtës. Duhet të jetë një kompromis i pranuar nga të gjithë, por, patjetër, pa shkelur kushtetutën.

********************

Rama: Nuk shoh frymë dialogu

Zëri i Amerikës – Zoti Rama, le të ndalemi tek qëndrimi i Partisë Socialiste që pas zgjedhjeve. Po bëhen gati 5 muaj që socialistët po bojkotojnë parlamentin. Cili është vlerësimi juaj, a mendoni se bojkoti i ka realizuar apo po i realizon synimet e tij?

Edi Rama – Bojkoti i parlamentit nga ana jonë nuk është asgjë tjetër veçse shprehja e një krize të thellë të demokracisë.

Ne kemi zgjedhur që t’a bojkotojmë parlamentin, jo si shprehje e një dëshire apo një vizioni për të bërë politikë, por si të vetmen rrugë për të mbajtur fokusin tek çështja e transparencës së zgjedhjeve, pa të cilën askush në Shqipëri nuk ka garanci se zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë një kopie akoma më e shëmtuar madje e zgjedhjeve të shkuara të cilat në këndvështrimin tonë ishin jashtë standarteve që meriton populli shqiptar për të zgjedhur lirisht përfaqësuesit e tij dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përsëriten

Zëri i Amerikës – Z. Rama, ju jeni shprehur se Partia Socialiste e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve por nga ana tjetër ajo konteston legjitimitetin e tyre. Kjo thënie tingëllon si kontradiktore…

Edi Rama – Aspak…

Zëri i Amerikës – A mund të na e sqaroni këtë…?

Edi Rama – Aspak ! Kjo është thjesht shprehje e një të vërtetete që ka të bëjë nga një anë me faktin se pavarësisht se ne kemi qenë dhe jemi të bindur për padrejtësinë e vendimit të gjykatës, vendimi i gjykatës është një vendim i cili nuk mund të rrëzohet përveçse përmes gjykatës, dhe në kushtet kur proçesi në rrugë gjyqësore është ezauruar, rezultati i zgjedhjeve është legal.

Pra ne e pranojmë si të tillë, sepse kemi pranuar sistemin demokratik si të vetmin sistem ku ne mund të jetojmë por nga ana tjetër ne jemi absolutisht të bindur se është i domosdoshëm një hetim i gjithë proçesit zgjedhor jo për të ndryshuar rezultatin, as për të rrëzuar vendimin e gjykatës i cili po e përsëris merret si i mirqënë, por për t’i prerë rrugën përsëritjes së farsës së zgjedhjve të 28 qershorit, në proçesin e ardhshëm zgjedhor, kurdo që të jetë ai.

Transparenca e plotë e proçesit zgjedhor, duke filluar nga hapja e kutive të votimit, për të nxjerë në dritën e diellit gjithçka kanë ato kuti, si dhe vërtetësinë e këtij proçesi, është një parakusht për të garantuar fundin e një tradite të shëmtuar zgjedhjesh të deformuara dhe të kontestuara…

Zëri i Amerikës – Sa pritet të vazhdojë bojkoti…?

Edi Rama – Deri kur të realizohen qëllimet që na kanë shtyrë të refuzojmë të marrim pjesë në një parlamenti i cili sipas nesh duhet të rifitojë legjitimitetin duke u rikthyer në arenën e ballafaqimit politik përpara syve të gjykatësit popull i cili me votë vendos se kush fiton, kush duhet të qeverisë, kush humbë dhe kush duhet të qëndrojë në opozitë. Në rast se vota e popullit humbet vlerën, vetë parlamenti nuk ka asnjë vlerë.

Zëri i Amerikës – Ju keni thënë se mandatet e deputetëve socialistë nuk do të digjen. A ekziston mundësia e hyrjes së Partisë Socialiste në parlament për të bërë betimin..?
Teorikisht a ekziston kjo mundësi..? E përjashtoni ju nga skema juaj e mosdjegies së mandateve…?

Edi Rama – Unë kam thënë se mandatet nuk do të digjen, dhe se si kjo do të ndodhë ka pak rëndësi, rëndësi ka që bojkoti i parlamentit nuk do të ndërpritet deri në realizimin e qëllimeve tona dhe në arritjen e objektivit madhor, që Shqipëria të mos ketë më zgjedhje maskaradë si ato të 28 Qershorit.
Zëri i Amerikës – Z. Rama, në rast të ngërçeve apo bllokimeve politike, ka gjithmonë një palë e cila hedh hapin e parë drejt konsensusit dhe përgjithësisht kjo palë fiton në planin moral. A jeni ju i pregatitur të hidhn hapin e parë…?

Edi Rama – Në ç’kuptim …?

Zëri i Amerikës – Për të arritur konsensusin, pra që Partia Socialiste të kthehet në parlament….

Edi Rama – Ne në planin moral kemi qenë dhe mbetemi të fituar, sepse gjithmonë kemi vënë interesat e vendit dhe cilësinë e demokracisë në Shqipëri, mbi interesat e pjesshme të forcës politike apo llogaritë personale të ditës.
Në këtë aspekt dëshiroj t’a rithkesoj që megjithëse jemi të pazgjedhur edhe pse i kemi fitura zgjedhjet, për shkak të manipulimit elektoral, megjithëse e konsiderojmë mos hapjen e kutive të votimit një shkelje flagrante të një ligji të votuar konsensualisht pasi është shkruar konsensualisht, megjithëse e konsiderojmë vendimin e gjykatës së padrejtë, ne kemi pranuar se rezultati i zgjedhjeve është ai që ka dhënë gjykata, dhe e kemi hedhur hapin tonë duke thënë : ” …dakort zotërinj, edhe pse populli nuk iu ka dhënë votën për të qeverisur, qeverisni, sepse proçesi ligjor në fund iu dha mandatet për të qeverisur, plus mashtrimi i madh publik i Ilir Metës e plotësoi këtë farsë, por nga ana tjetër ne refuzojmë t’i nënshtrohemi logjikës që ju kërkoni të impononi sipas së cilës në Shqipëri do të fitojë ai që numëron, dhe jo ai që voton, pra vullneti i popullit”….

Zëri i Amerikës – Dua t’iu pyes në lidhje me hapjen e kutive të votimit, si e parashikoni ju, në çfarë hapash do të kalojë ky proçes. Në fund të fundit, kush do t’i hapë këto kuti, cilat kuti do të hapen, a do të përcaktoni ju se cilat duhet të hapen….?

Edi Rama – Nuk ka asnjë rëndësi! Rëndësi ka parimi i garantimit të transparencës në funksion të një hetimi i cili si çdo hetim parlamentar duhet të na japë dy konkluzione: a ka pasur apo jo deformim të proçesit dhe shkelje të ligjit, dhe në rast se po i kalohet organeve kopetente për shqyrtim kjo shkelje, dhe nga ana tjetër çfarë masash duhen marrë për t’a përmirësuar proçesin legjislativ.

Këto janë dy gjërat që ne duam të arrijmë. Pra një autopsi e zgjedhjeve të vdekura, për mos të lejuar që zgjedhjet e ardhshme të vdesin nga e njëjta sëmundje.
Zëri i Amerikës – A mund t’i arrini këtë synime dhe këto kërkesa, përmes negociatave?

Edi Rama – Ne e kemi thënë dhe e përsërisim që për ne dialogu është instrumenti i politikës së mirëkuptimit. Por për sa kohë nuk ka vullnet për dialog dhe mirkuptim atëherë me patjetër ka edhe të tjerë instrumenta që demokracia i njeh, ndër të cilët është dhe instrumenti i protestës popullore që në javët e ardhme do të njohi përshkallëzime të reja për faktin se një popull i tërë nuk mund t’i nënshtrohet arbitraritetit, shkeljes së ligjit dhe deformimit të vullnetit të tij për një periudhë madje të pacaktuar siç është periudha që kemi përpara ku na presin të tjera zgjedhje dhe ku nuk kemi më asnjë garanci se ajo që shkruhet në ligj zbatohet në realitet.

Zëri i Amerikës – Në qoftë se më lejoni t’iu sjell në vëmendje një shembull nga Shtetet e Bashkuara, në një rast po kaq të kontestuar elektoral që ndodhi këtu në vitin 2000. Gjykata e Lartë amerikane mori vedimin e saj sipas së cilit, kandidati i atëhershëm Al Gore u tërhoq

Gazeta Shekulli

Politika

Leave a Reply

*