0

Meta sulmon opozitën: Bojkoti, i turpshëm

meta protestKORÇË- Kreu i LSI-së, Ilir Meta, njëherësh numri dy i qeverisë ka sulmuar nga Korça opozitën, duke deklaruar se është ajo që ka sajuar krizën, ndërkohë që bojkotin e ka cilësuar të turpshëm e të pamoralshëm.

“Bojkoti është një turp”- ka thënë Meta, duke shtuar se ai është jo vetëm i pajustifikueshëm, por edhe i pamoralshëm.
Sipas Metës, opozita nuk arrin të kuptojë se ku është vendi dhe hapat e bëra përpara, si anëtarësimi në NATO dhe rruga integruese në BE.
Meta ka shtuar se mazhoranca është e hapur për dialog me opozitën, por kjo kërkesë

që mund të zgjidhte ngërçin politik refuzohet vetëm nga lideri i PS-së, Edi Rama.
Duke kujtuar debatin e mandateve, Meta ka theksuar se në vendi ka një Kushtetutë e cila do të zbatohet në çdo rast.
***
PS i përgjigjet Metës: Hapja e kutive mund të nxjerrë pa mandat
TIRANE – PS i pergjigjet Metes se hapja e kutive mund ta nxjerrë pa mandat, ndaj deklaratat e tij kunder Rames, duken si të përligjura deri diku.

“Ilir Meta duket se qenka frikësuar shumë, nga e vërteta që hapja e kutive do të zbardhë për mandatin e tij në Tiranë”, u shpreh sot zedhenesja e PS-se.
Me tej shtoi se “të vërtetës as nuk mund t’i fshihesh dhe as nuk mund t’i shpëtosh me kërcënime apo diversion. E vërteta ka dalë në shesh, Ilir Meta i trembet hapjes së kutive pasi ai ka frikë se zbardhja e të vërtetës së 28 qershorit, do të nxjerr në pah faktin se mandati i Ilir Metës në Tiranë, është mandat i vjedhur nga Partia Socialiste. Kjo është e vërteta, ky është pazari i ulët i Ilir Metës dhe Sali Berishës”.

Ndersa dje në një prononcim për mediat, zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Jashtëm, Ilir Meta, theksoi se deklaratat e Ramës janë alarmante, pasi, sipas tij, kreu i PS-së po kërkon përmbysjen e pushtetit me dhunë.

Ndryshe nga ajo që deklaroi Rama, Meta i ka dhënë konotacion tjetër frazës së liderit socialist, ndërkohë që Rama në një intervistë televizive u shpreh kështu: “Ku e vendosi demokracinë populli shqiptar në vitin 1990.

Demokracinë, populli shqiptar, e vendosi në rrugë dhe çdo populli, të cilit i mohohet liria dhe e drejta për të jetuar normalisht në demokraci e rivendos demokracinë përsëri në rrugë.”

Por, sipas Metës, një frazë e tillë është shqetësuese, pasi, sipas tij, Rama nuk duhet të kërkojë përmbysjen e pushtetit dhe qeverisë me demonstrata, por të bashkëpunojë me mazhorancën për proceset integruese të vendit. Ai shtoi se një kërkesë të tillë e kanë bërë edhe partnerët evropianë dhe ata ndërkombëtarë.

shekulli.com.al

Politika

Leave a Reply

*