Një grusht personash firmosën për zgjedhësit e fshatit. Komisionerët shënuan numra kartash dhe pasaportash të falsifikuara, votuan edhe ata që nuk ishin në Shqipëri. Korrespondenca mes Institutit të Policisë shkencore dhe prokurorisë për firmat e falsifikuara që nënshkruan në emër të votuesve
Në 12 shkurt 2010, Gjykata e shkallës së parë e rrethit gjyqësor Fier me gjyqtare Irena Maneku,
vendos caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për ish-komisionerët e qendrës së votimit 3052 në fshatin Ruzhdie. Për të pestë është e njëjta akuzë,
“Shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe Votimit më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 169 i Kodit Zgjedhor, ligji 10019 date 29.12.2008″, pas kallëzimit penal, të bërë nga anëtarët e komisionit të qendres se votimit 3052 KZAZ 19 Qarku Fier, përfaqësues të PS-së.
Nga shqyrtimi i listës së votuesve të Komunës Ruzhdie qendra e votimit 3052, rezulton se për zgjedhjet e Kuvendit të datës 28.06.2009, jane listuar emrat e votuesve te cilat jane 592 zgjedhës. Me vendimin Nr.5 date 28.06.2009 ora 19:30, komisioni ka vendosur për përcaktimin e personave që kanë votuar nga ku rezultojnë 525 zgjedhës që kanë votuar. Prej anëtarëve të komisionit Bujar Kararaj, Pëllumb Myrtaj, Shezai Kararaj, Robert Myftaraj dhe Veladin Myftaraj, eshte mbajtur procesverbali model PV-KQV-08 date 28.06.2009 ora 19:40, i mbylljes se votimit per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te dates 28 Qershor 2009. Prej këtyre anëtarëve janë shkelur procedurat ligjore të votimit, në kundërshtim me dispozitat e kodit zgjedhor, duke votuar më shumë se njëherë, duke shpërdoruar detyrën, si dhe duke falsifikuar listën e zgjedhësve, si dokument zgjedhor, duke falsifikuar njëkohesisht dhe rezultatin e votimit si dhe eshte shkelur fshehtesia e votimit, fakte keto te konfirmuara nga akti i ekspertimit grafik.
Nga verifikimet e bëra në sistemin TIMS, rezulton se 111 zgjedhës të kësaj qendre votimi në datën 28.06.2009 rezultojnë jashtë shtetit ndërkohë që një numër i konsiderueshem i tyre 80 persona, rezulton të kenë votuar, por që u janë falsifikuar firmat, numrat e pasaportave dhe numrat e kartave të identitetit. Kundërligjshmeria e anëtarëve të komisionit, ka filluar fillimisht me lënien e zgjedhësve për të votuar në mënyrë të hapur pa u futur në dhomën e fshehtë të votimit si dhe kanë votuar dhe në emër të zgjedhësve të tjerë, pavarësisht faktit nëse ishin apo jo të afërm. Kanë falsifikuar listën e zgjedhësve, duke shënuar në të përbri emrave të zgjedhësve, numra serie të dokumentave të identifikimit si pasaporta dhe karta e identitetit të falsifikuara.
Kane hedhur në kutinë e votimit, vota për personat që u kanë falsifikuar nënshkrimet dhe numrat e serive të dokumentave të identifikimit. Nuk kanë votuar pa u bërë shënimet 67 zgjedhës, dhe prej atyre që janë bërë shënime në këtë liste rezulton se jane fallsifikuar firma, numrat serie të kartave të identitetit dhe pasaportave të 376 zgjedhësve.
Ekspertimi i policisë shkencore në Departamentin për Hetimin e krimeve
Qendra 3052, disa persona firmosën për fshatin
Në shkresën e datës nr.430, datë 29 janar 2010, nisur nga departamenti për hetimin e krimeve, në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, Drejtori Ajdin Mborja i kthen përgjigje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Fier, për ekspertimin grafik të nënshkrimeve. Në dispozicion të Departamentit të Hetimit të krimeve ishte lista përfundimtare e zgjedhësve për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë, të Komunës Ruzhdie të Rrethit Fier, Qendra e votimit Nr.3052.
Përfundimet e Akt ekspertimit që mban numrin 829 i dorëzohen Prokurorisë së Fierit në 27 janar 2010.
Objekte të ekspertimit kanë qenë nënshkrimet (firmat) e shtetasve, disa prej tyre komisionerë të djathtë në qendrën 3052, si Bujar Kararaj, Shezaim Kararaj, Veledin Myftaraj, Robert Myftaraj apo Pëllumb Myrtaj si dhe pretendimet e prokurorisë për personat që nënshkruan në emër të votuesve me emra të tjerë.
Në raportin e tij eksperti deklaron se: “Nga ekzaminimet ne pamjen grafike te kryera nenshkrimeve (firmave) gjendur tek rekuizita “Nenshkrimi i zgjedhesit” ne listat zgjedhore, objekt ekspertimi, u nxorrën dhe u studiuan karakteristikat e pergjithshme dhe te veçanta shkrimore te secilit prej tyre, nga rezultoi se: “Nënshkrimet (firmat) ne emer te shtetasve Robert Myftaraj (Nr.354), Rrapo Myftaraj (Nr.355), Xhezmije Myftaraj (Nr.356) dhe Zana Myftaraj (Nr.357), objekte ekspertimi, jane shkruar nga i njejti person…. Nënshkrimet (firmat) ne emer te shtetasve Buron Donaj (Nr.59) dhe Fatmira Donaj (Nr.60), objekte ekspertimi, jane shkruar nga i njejti person…Nëenshkrimet (firmat) ne emer te shtetasve Aurora Donaj (Nr.61), Elmas Donaj (Nr.62) dhe Elton Donaj (Nr.63), objekte ekspertimi, jape shkruar nga i njejti person.. Nënshkrimet (firmat) ne emer te zgjedhesve (shtetasve) me numra rendorë përkatësisht: (vijojnë numrat nga “33 deri në 548-shënimi i redaksisë) duhet te jene shkruar nga i njëjti person”.
Në përfundim të ekzaminimeve të kryera, drejtori i Departamentit të Hetimit të krimeve në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë nxjerr konkluzionet: se. Nënshkrimet (firmat) ne emer te shtetasve Robert Myftaraj (Nr.354), Rrapo Myftaraj (Nr.355), Xhezmije Myftaraj (Nr.356) dhe Zana Myftaraj (Nr.357), gjendur tek rekuizita “Nenshkrimi i zgjedhesit” e listes zgjedhore objekt ekspertimi, jane shkruar nga i njejti person….Nenshkrimet (firmat) ne emer te shtetasve Robert Myftaraj (Nr.354), Rrapo Myftaraj (Nr.355), Xhezmije Myftaraj (Nr.356) dhe Zana Myftaraj (Nr.357), gjendur tek rekuizita “Nenshkrimi i zgjedhesit” e listes zgjedhore objekt ekspertimi, nuk Jane nenshkrime origjianle te shtetasit Robert Myftaraj, krahasuar me modelet e sjella, ne emer te tij…nënshkrimet (firmat) ne emer te shtetasve Buron Donaj (Nr.59) dhe Fatmira Donaj (Nr.60), janë shkruar nga i njëjti person, Buran Donaj.
nënshkrimet në emer të shtetasve Aurora Donaj (Nr.61), Elmas Donaj (Nr.62) dhe Elton Donaj (Nr.63) janë shkruar nga Elmaz Donaj…nënshkrimet për numrat rendorë nga numri 33 deri te 548 janë shkruar nga i njëjti person…nënshkrimet në emër të shtetasve Luljeta Binjaku (Nr.22) dhe Veli Binjaku (Nr.23) janë shkruar nga i njëjti person…nënnshkrimet në emer të zgjedhësve Ylli Demaj (nr.52), Elisabeta Donaj (67), Shaban Kamberaj (nr.95), Elton Kararaj (179),Hedije Kararaj (nr.196), Myzafer Kararaj (nr.198), Rexhep Kararaj (nr.199), Petrit Kararaj (nr. 200), Adem Kararaj (nr.255), Alkeda Kararaj (nr.266), Fatmir Kararaj (nr.267), Neritan Kararaj (nr.269), Rukije Memaj (293), Mikel Myftaraj ( (379), Meleqe Myftaraj (nr. 414), Ramadan Myftaraj (nr.415), Bajam Myrtaj (nr.442), Dafina Myrtaj(nr.443), Aristir Myrtaj (nr.448), Besnike Myrtaj (nr.449), Klodian Myrtaj(nr.450), Majlinda Myrtaj(nr.451),Perparim Myrtaj (nr.452), Renato Myrtaj (nr.453), Emiljano Myrtaj (nr.456)Fatbardha Myrtaj (nr.457), Edmond Myrtaj (nr. 459), Entela Myrtaj (nr.460), Emanuel Myrtaj (nr.475), Xhaferr Myrtaj (nr.476), Minushe Veliaj (nr.545), Skender Veliaj (nr.546), mund të jenë shkruar nga Shezai Kararaj krahasuar me modelet e paraqitura ne emer te tij…nënshkrimi në emër të shtetases Dallandyshe Myftaraj (nr.358) ), është shkruar nga Veledin Myftaraj”-thuhet në fund të shkresës që eksperti kriminalist eksperti kriminalist vë në dispozicion të Prokurorisë së fierit për qendrën e votimit 3052. Bashkë me të Instituti i Policisë Shkencore vë në dispozicion edhe tabelat fotografike, ku janë edhe ekspertimet e firmave.
Raporti i Ministrisë së Brendshme për hyrje-daljet e banorëve të fshatit
Listat e Burgaj, 111 zgjedhës “votuan” nga jashtë
Sipas të dhënave të mbledhura nga Prokuroria, e cila ka shrytëzuar të dhënat e marra nga Pikat e Kalimit Kufitar të Shqipërisë që regjistrojnë hyrje-daljet e shtetasve, nëpërmjet verifikimeve të bëra në sistemin TIMS, rezultonte se 111 zgjedhës të qendrës së votimit numër 3052, në datën 28.06.2009 rezultonin jashtë Shqipërisë, ndërkohë që një numër i konsiderueshëm i tyre, rezultonte të kishin votuar, por që u janë falsifikuar firmat, numrat e pasaportave dhe numrat e kartave të identitetit.
Në 5 nëntor 2009 Prokuroria e Fierit I kërkoi Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Ministrisë së Brendshme, të dhënat për hyrjet-daljet nga territori i vendit për 592 shtetasit, banorë të fshatit Ruzhdie. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, përgjigjet zyrtarisht në datën 25 nëntor 2009 se: “Nga ne u bënë të gjitha verifikimet e nevojshme në sistemin TIMS nga ku rezulton se vetëm 111 (njëqind e njëmbëdhjetë) shtetas kanë realizuar hyrje-dalje për periudhën e kërkuar”.
Bashkëlidhur me këtë shkresë, drejtori Burgaj nis edhe listën e plotë të 111 shtetasve të fshatit Ruzhdie. Siç mund të shikohet nga hyrjet dhe daljet, shumica e tyre kishin bërë largimin e fundit shumë kohë përpara zgjedhjeve të qershorit 2009 dhe janë kthyer në atdhe për të bërë pushimet e verës në periudhën korrik-gusht. Megjithatë, siç ka dalë nga ekspertiza e firmave, ata kanë “votuar’ në qendrën e votimit 3052 në Ruzhdie në 28 qershor.
Pasaportat dhe kartat, ja falsifikimet e komisionerëve
Në 10 nëntor 2009, Prokuroria e Fierit i nis Policisë së rrethit një shkresë zyrtare ku i kërkon që të evidentojë listën e personave që janë pajisur me pasaportë për jashtë shteti. Dy muaj më pas, në 7 janar 2010, drejtori i Policisë së Qarkut Fier, Mërgim Hoxha I përgjigjet me shkresën zyrtare numër protokolli 7314/1 ku e informon se: “Në përgjigje të shkresës tuaj me numër 5512 datë 10.11.2009, në lidhje me verifikimin e listës prej 187 personash, ju informojmë se nga verifikimet e bëra në kompjuterin që ka shërbyer për prodhimin e pasaportave në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier rezulton se 93 persona nga lista që keni dërguar ju janë pajisur me pasaportë për jashtë shteti, ndërsa 94 persona po nga lista që keni dërguar nuk janë të pajisur me pasaportë për jashtë shtetit nga ana jonë”. Më poshtë policia e Fierit nis edhe listën e plotë me 187 persona të cilët kanë marrë ose jo pasaportën.
Në një korrespondencë tjetër të prokurorisë së Fierit me firmën “Aleat” që ka marrë përsipër prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit për shtetasit shqiptare, në datën 26 janar 2010, drejtori ekzekutiv i firmës, i drejtohet zv.ministrit të Brendshëm, Ferdinand Poni, duke e sqaruar se nga 590 persona për të cilët kërkohej informacion, 417 prej tyre ishin pajisur me kartë dhe numër serial, ndërsa 173 të tjerë nuk kishin aplikuar për tu pajisur me ID. Më poshtë firma “Aleat’ vë në dispozicion të prokurorisë edhe 10 lista me personat që kishin ose jo kartën e identitetit.
______________
Ruzhdia, dosja e plotë e prokurorisë. Ja si ka ndryshuar rezultati
UPDATE- Skandali i votimit në fshatin Ruzhdie të Fierit ishte denoncuar nga PS-ja që në ditën e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009, pasi komisionerët socialistë nuk ishin lënë të futeshin në qendrën e votimit numër 3052, aty ku komisionierët e PD-së, me ndihmën e militantëve jashtë qendrës do të bënin çfarë të donin me këtë qendër votimi.
Një ditë më pas, në 29 qershor 2009, Altin Binaj, Prokuror i Rrethit në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Fier, nis regjistrimin e procedimit penal për komisionerët që kishin shpërdoruar detyrën.
Sipas shkresës, prokurori pasi studioi aktet e referimit të veprës penale nga policia gjyqesore, të dates 28.06.2009, konstatoi se: Me anë të materialit të sjellë policia gjyqësore njoftoi për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe votimit me tepër se një herë nga zgjedhësit, e parashikuar nga neni 169 i Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.
Pas studimit të materialit, prokurori Binaj shprehet se rezultojnë të dhëna të mjaftueshme për regjistrimin e procedimit penal për këtë fakt.
Rezultonte gjithashtu se nevojitej kryerja e veprimeve hetimore paraprake te mëtejshme për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave të faktit penal dhe e përgjegjësive penale përkatëse.
Duke u bazuar ne nenet 24/1, 24/4, 287/1 e 315/3 të Kodit të Procedurës Penale prokurori Binaj urdhëroi regjistrimi i materialit të zgjedhjeve në Ruzhdie si
procedim penal nr.410/2009, për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe votimit më tepër se një herë nga zgjedhësit, e parashikuar nga neni 169 i Kodit Zgjedhor. Me kryerjen e veprimeve procedurale për këtë procedim penal, ngarkohej prokurori Çlirim Sino dhe oficeri i policisë gjyqësore, Rikard Loloçi.
Vendimi i organit të akuzës në Fierit në shkurt 2009 dhe akuzat për pesë komisionerët e PD-së
Dosja e prokurorisë, ja krimi elektoral në Ruzhdie
Një muaj më pare, prokuroria e Fierit do të akuzonte për vepra penale pesë komisionerë të PD-së që kishin firmosur materialet zgjedhore të zgjedhjeve në qendrën e votimit nr.3052 në fshatin Ruzhdie në Fier.
Dosja numër 410, ishte hartuar dhe mbushur pas fillimit të procedimit penal që në 29 qershor 2009, pas denoncimit të PS-së. Në dosjen e Prokurorisë përfshihen të dhënat e marra nga kutia zgjedhore, ku del edhe se si është gatuar rezultati i zgjedhjeve në këtë qendër si dhe gjithë dinamika e asaj dite votimesh, kur komisionerët e udhëzuar prej PD-së do të vendosnin se cili do të ishte rezultati.
REPUBLIKA E SHQIPERISE
PROKURORIA E RRETHIT GJYQESOR FIER
URDHER PER REGJISTRIMIN E EMRIT TE PERSONIT QE I ATRIBUOHET VEPRA PENALE.
Në Fier, viti 2010, muaji Shkurt, date 02.
Unë Çlirim Sino, Prokuror, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, pasi u njoha me aktet e procedimit penal Nr.410 të vitit 2009.
KONSTATOVA
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, në datën 29.06.2009, ka regjistruar procedimin penal Nr.410, për vepren penale të Shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i K. Penal dhe Votimit të shumë se një herë, të parashikuar nga neni 169 i Kodit Zgjedhor, ligji 10019 date 29.12.2008.
Procedimi penal, është regjistruar mbi bazën e kallëzimit penal, të bërë nga anëtarët e komisionit të qendrës së votimit 3052 KZAZ 19 Qarku Fier, përfaqësues të Partisë Socialiste, pasi prej anëtarëve të tjerë të komisionit të qendrës së votimit 3052 Komuna Ruzhdie, po kryheshin veprime në kundërshtim me procedurat e votimit dhe kodit zgjedhor, ku votimi bëhej familjarisht si dhe votonin dhe për persona që nuk ishin të pranishëm.
Pas fillimit të regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjes së veprimeve hetimore në vazhdimësi, u sekuestrua kutia e materialeve zgjedhore për qendrën e votimit 3052 Komuna Ruzhdie KZAZ nr.19 Qarku Fier, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Tiranë.
Nga verifikimi dhe këqyrja e këtyre materiale të zgjedhjeve për qendrën e Votimit 3052, rezulton se me vendimin Nr.19 datë 30.05.2009 te KZAZ-së Nr.19 Qarku Fier, janë emëruar me detyrën e anëtarëve të Komisionit të Qendrës së Votimit 3052, shtetasit Bujar Kararaj kryetar, Pëllumb Ferzaj zv.Kryetar, Pëllumb Myrtaj, anëtar, Qazim Aliaj anëtar, Robert Myftaraj anetar, Veledin Myftaraj anëtar, Shezaim Kararaj anëtar dhe Ervin Myftaraj sekretar.
Për shkak të konfliktit të ndodhur midis anëtarëve të këtij komisioni përfaqësues të Partisë Socialiste me anëtarët e tjerë, ku si shkak ka qenë vulosja e fletëve të votimit, prej sekretarit Ervin Myftaraj banor i fshatit Ruzhdie, anëtarët e Partisë Socialiste janë larguar dhe kanë kërkuar zëvendësimin e sekretarit Ervin Myftaraj me një anëtar tjetër të komisionit, pasi Ervini ishte banor i fshatit dhe kishte njohje me zgjedhësit dhe anëtarët e komisionit.
Me vendimin Nr.24 datë 28.06.2009, KZAZ ka liruar nga detyra sekretarin Ervin Myftaraj dhe ka emëruar si anëtar të komisionit Nazmi Ferzaj. Me vendimin Nr.25 datë 28.06.2009, KZAZ nr.19 ka liruar nga detyra e zv.kryetarit të komisionit Pëllumb Ferzaj dhe ka emëruar zv.Kryetar të këtij komisioni Qazim Ferzaj.
Përfaqësuesit të Partisë Socialiste, me ndryshimet e pozitave në përbërjen e komisionit të qendrës së votimit 3052 kanë shkuar në qendrën e votimit për vazhdimin e votimit, por këta nuk janë pranuar nga anëtarët e tjerë të komisionit dhe në këto kushte përfaqësuesit e Partisë Socialiste janë larguar dhe kanë dorëzuar vulën e sekretarit pranë KZAZ-së nr.19.
Nga shqyrtimi i listës së votuesve të Komunës Ruzhdie qendra e votimit nr.3052 rezulton se për zgjedhjet e kuvendit të datës 28.06.2009, janë listuar shifrat e votuesve të cilat janë 592. Në këtë listë, janë shënuar me shkrim dore përbri emrave numrat e dokumentave të identifikimit dhe nënshkrimet përkatëse, sipas përcaktimeve të nenit 105 të Kodit Zgjedhor por, pa i hequr vizë, emrit të zgjedhësit që ka votuar.
Sipas librit të protokollit të mbledhjeve të Komisionit të Qendrës së Votimit Nr.3052 rezulton se me vendimin Nr.1 datë 28.06.2009 ora 07:30, është vendosur nga komisioni hapja e votimit. Me vendimin Nr.1 datë 28.06.2009 ora 10:35, prej këtij komisioni me pesë anëtarë, duke përjashtuar kallëzuesit,
është vendosur pezullimi i votimit për shkak se komisioneret e PS kanë ushtruar presion psikologjik mbi komisionerët e PD, përfundimisht u larguan duke marrë vulën e sekretarit.
Me vendimin. Nr.2 datë 28.06.2009 ora 14.10 komisioni 3052 me pesë anëtarë ka vendosur hapjen e votimit. Me vendimin nr.4 datë 28.06.2009 ora 19:25, komisioni ka vendosur mbylljen e votimit. Me vendimin Nr.5 datë 28.06.2009 ora 19:30, komisioni ka vendosur për përcaktimin e personave që kanë votuar nga ku rezultojnë 525 zgjedhës që kanë votuar. Nga shqyrtimi i këtij libri të protokollit nuk rezultojnë që të jenë
bërë shënime për personat që ndihmojnë votuesit dhe nga Komisioni Zgjedhor Tiranë, asnjë zgjedhës dhe se nuk ka shënime të tjera veç vendimeve të mësipërme.
Prej anëtarëve të komisionit Bujar Kararaj, Pëllumb Myrtaj, Shezai Kararaj, Robert Myftaraj dhe Veladin Myftaraj, është mbajtur procesverbali PV-KQV-08 datë 28.06.2009 ora 19:40, i mbylljes së votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqiperisë të datës 28 Qershor 2009.
Prej këtyre anëtarëve, të cilët kanë mbajtur dhe proceverbalin model PV-KQZ-08 datë 28.06.2009 ora 19:40, janë shkelur procedurat ligjore të votimit, në kundërshtim me dispozitat e kodit zgjedhor, duke votur më shumë se njëherë, duke shpërdoruar detyrën, si dhe duke falsifikuar listën e zgjedhësve, si dokument zgjedhor, duke falsifikuar njëkohësisht dhe rezultatin e votimit.
Në bazë të ekspertimit grafik Nr.829 datë 27.01.2010, i ekspertimit të listës së zgjedhësve qendra e votimit 3052 Komuna Ruzhdie, rezulton se:
1.Nënshkrimi (firma) në emër të shtetasit Mersin Mullaj (Nr.336), gjendur tek rekuizita “Nënshkrimi i zgjedhësit” e listës zgjedhore objekte ekspertimi nuk është nënshkrimi origjinal i shtetasit Mersin Mullaj, krahasuar me modelet e sjella, në emër të tij.
1/1. Nëse nënshkrimi (firma) në emër të shtetasit Mersin Mullaj (Nr.336), gjendur tek rekuizita “Nënshkrimi i zgjedhësit” e listës zgjedhore objekt ekspertimi është shkruar ose jo nga njëri prej anëtarëve të komisionit zgjedhor te QV 3052, shtetasit: Bujar Kararaj, Shezaim Kararaj, Veledin Myftaraj, Robert Myftaraj dhe Pellumb Myrtaj, nuk përcaktohet pasi është nënshkrim i hedhur në emër të një personi tjetër e nuk ka baza të mjaftueshme krahasuese me nënshkrimet (firmat) origjinale të seicilit prej tyre.
‘ .
2. Nënshkrimet (firmat) në emër të shtetasve Robert Myftaraj (Nr.354), Rrapo Myftaraj (nr.355), Xhezmije Myftaraj (Nr.356) dhe Zana Myftaraj (357), gjendur tek rekuizita “nënshkrimi i zgjedhësit” e listës zgjedhore objekt ekspertimi janë të shkruara nga i njëjti person.
2/1 Nënshkrimet (firmat) në emër të shtetasve Robert Myftaraj (nr.354), Rrapo Myftaraj (nr.355), Xhezmije Myftaraj (Nr.356) dhe. Zana Myftaraj (357), gjendur tek rekuizita “nënshkrimi i zgjedhësit” të listës zgjedhore objekt ekspertimi, nuk janë nënshkrime origjinale të shtetasit Robert Myftaraj, krahasuar me modelet e sjella, në emër të tij.
2/2.Nëse nënshkrimet (firmat) në emër të shtetasve Robert Myftaraj (Nr.354), Rrapo Myftaraj (nr.355), Xhezmije Myftaraj (Nr.356) dhe. Zana Myftaraj (357), gjendur tek rekuizita “nënshkrimi i zgjedhësit” e listës zgjedhore objekt ekspertimi janë shkruar ose jo nga ndonjë prej anëtarëve të komisionit zgjedhor të QV 3052, shtetasit: Bujar Kararaj, Shezaim Kararaj, Veledin Myftaraj, dhe Pëllumb Myrtaj nuk konkludohet pasi janë nënshkrime të hedhura në emër të personave të tjerë e nuk ka baza të mjaftueshme krahasuese me nënshkrimet (firmat) origjinale të seicilit prej tyre.
3.Nënshkrimet (firmat) në emër të shtetasve Buron Donaj (Nr.59) dhe Fatmira Donaj (nr.60) gjendur tek rekuizita “Nenshkrimi i zgjedhesit” e listës zgjedhore objekt ekspertimi, janë shkruar nga i njëjti person.
3/1. Nënshkrimet (firmat) në emër të shtetasve Buron Donaj (Nr.59) dhe Fatmira Donaj (nr.60) gjendur tek rekuizita “Nënshkrimi i zgjedhësit” e listës zgjedhore objekt ekspertimi, janë shkruar Buron Donaj, krahasuar me modelet e dërguara në emër të tij.
4.Nënshkrimet (firmat) në emër të shtetasve Aurora Donaj (Nr.61), Elmas Donaj (Nr.62) Elton Donaj (Nr.63) gjendur tek rekuizita “Nënshkrimi i zgjedhesit” e listës zgjedhore objekt ekspertimi janë shkruar nga i njëjti person.
4/1.Nënshkrimet (firmat) në emër të shtetasve Aurora Donaj (Nr.61), Elmaz Donaj (nr.62) dhe Elton Donaj (Nr.63) gjendur tek rekuizita “Nënshkrimi i zgjedhësit” e listës zgjedhore objekt ekspertimi janë shkruar nga Elmaz Donaj, krahasuar me modelet e dërguara në emër të tij.
Nëse nënshkrimi (firma) në emër të shtetases Ermira Donaj (Nr.64), gjendur tek rekuizita “Nënshkrimi i zgjedhësit” e listës zgjedhore objekt ekspertimi, është shkruar ose jo nga Elmaz Donaj, nuk përcaktohet, pasi është nënshkrim i pasqyruar në variant tjeter e nuk baza të mjaftueshme krahasuese me nënshkrimet e tij origjinale.
5. Nënshkrimet (firmat) në emër të zgjedhësve (shtetasve) me numra rendorë përkatësisht: (jepen numra nga 33 deri te 548-shënimi i redaksisë) gjendur tek rekuizita “nënshkrimi i zgjedhësit” të listës zgjedhore objekt ekspertimi duhet të jenë shkruar nga i njëjti person.
5/1. Nëse nënshkrimet (firmat) në emër të zgjedhesve (shtetasve) me numra rendorë përkatësisht: (jepen sërish numrat nga 33 deri te 548-shënimi i redaksisë) të listës zgjedhore objekt ekspertimi janë shkruar ose jo nga ndonjë prej anëtarëve të komisionit zgjedhor të QV 3052, shtetasit: Bujar Kararaj, Shezaim Kararaj, Veledin Myftaraj, Robert Myftaraj dhe Pëllumb Myrtaj, nuk konkludohet pasi janë nënshkrime të hedhura në emër të personave të tjerë e nuk ka baza te mjaftueshme krahasuese me nenshkrimet (firmat) origjinale të hedhura prej tyre.
6.Nënshkrimet në emër të shtetasve Luljeta Binjaku (Nr.22) dhe Veli Binjaku (nr.23) të gjendur te rekuizita “nënshkrimi i zgjedhësit” i listës zgjedhore object ekspertimi janë shkruar nga i njëjti person.
7. Nënshkrimet (firmat) në emër të zgjedhesve Ylli Demaj (nr.52), Elisabeta Donaj (nr.67), Albana Kamberaj (nr.95), Elton Kararaj (nr.179), Hedije Kararaj (nr.196), Myzafer Kararaj (nr.199), Petrit Kararaj (nr. 200), Adem Kararaj (nr.255), Alkeda Kararaj (nr.267), Neritan Kararaj (nr.269), Rukije Memaj (293), Meleqe Myftaraj (nr. 414), Ramadan Myftaraj (nr.415), Bajam Myrtaj (nr.442), Aristir Myrtaj (nr.448), Besnike Myrtaj (nr.449), Klodian Myrtaj (nr.450), Perparim Myrtaj (nr.452), Renato Myrtaj (nr.453), Emiljano Myrtaj Myrtaj (nr.457), Edmond Myrtaj (nr. 459), Entela Myrtaj (nr.460), Emanuel Myrtaj (nr.475), Xhaferr Myrtaj (nr.476), Minushe Veliaj (nr.545), Skënder Veliaj (nr.546), gjendur tek rekuizita “nënshkrimi i zgjedhësit” të listës zgjedhore objekt ekspertimi mund të jenë shkruar nga Shezai Kararaj krahasuar me modelet e paraqitura ne emër të tij.
8. Nënshkrimet (firmat) gjendur te rekuizita “nënshkrimi i zgjedhësit” e plotësimeve në listat e zgjedhësve në numra rendorë përkatësisht: (vijojnë numrat nga 28 deri te 579-shënimi i redaksisë)
të listës zgjedhore objekt ekspertimi, janë shkruar ose jo nga ndonjë prej anëtarëve të komisionit zgjedhor të QV 3052, shtetasit: Bujar Kararaj, Shezaim Kararaj, Veledin Myftaraj, Robert Myftaraj dhe Pellumb Myrtaj, nuk konkludohet pasi janë nënshkrime në emër të personave të tjerë e nuk ka baza të mjaftueshme krahasuese me nëshkrimet origjinale të seicilit prej tyre.
9.Nëse nënshkrimet firmat) gjendur tek rekuizita “Nenshkrimi i zgjedhësit” e plotësimeve në emër të zgjedhësve me numra rendorë përkatësisht nga numri 103 deri në numrin zgjedhor 579 objekt ekspertimi, jane shkruar ose jo nga ndonjë prej anëtarëve të komisionit zgjedhor të QV 3052, shtetasit: Bujar Kararaj, Shezaim Kararaj, Veledin Myftaraj, Robert Myftaraj dhe Pëllumb Myrtaj, nuk konkludohet pasi janë nenshkrime të hedhura në emër të shtetasve të tjere dhe nuk ka baza te mjaftueshme krahasuese me nëshkrimet (firmat) origjinale të tyre.
10.Nënshkrimi (firma) në emër të shtetases Dallandyshe Myftaraj (nr.358) ), gjendur tek “Nenshkrimi i zgjedhesit” e listes zgjedhore objekt ekspertimi, është shkruar nga Veledin Myftaraj, krahasuar me modelet e paraqitura ne emer te tij.
Ngn ballafaqimi i numrave të serisë së pasaportave dhe i kartave të identitetit të zgjedhësve të shënuara përbri emrit, rezulton se janë shënuar numra serie të falsifikuara pasi nuk përputhen me numrat e pasaportave dhe të kartave të identitetit dhe se një numër zgjedhësish nuk janë të pajisur me
pasaporta dhe karta identiteti.
Gjithashtu, nga verifikimet e bëra në sistemin TIMS, rezulton se 111 zgjedhës të kësaj qendre votimi në datën 28.06.2009 rezultojnë jashtë shtetit, ndërkohë që një numër i konsiderueshëm i tyre, rezulton të kenë votuar, por që u janë falsifikuar firmat, numrat e pasaportave dhe numrat e kartave të identitetit.
Në këto rrethana është e domosdoshme që emrat e komisionereve te qendrës së votimit 3052 si të dyshuar, të shënohen në kolonën përkatëse të rregjistrit të procedimit penal Nr. 410 të vitit 2009.
Për sa më sipër në mbështetje të neneve 287/1 dhe 315/3 të K.Pr. Penale;
Urdhëroj;
1.Në regjistrin e njoftimit te veprave penale, në kolonën përkatëse për procedimin penal Nr.410 të vitit 2009, të shenohen emrat e personave nën hetim:
1.1.Bujar Kararaj, i biri i Nuri dhe i Xhemile, dtl.16.06.1961 lindur dhe banues në Ruzhdie-Fier, me kombësi e shtetësi Shqiptare, i padënuar më parë.
1.2.Shezaim Kararaj, i biri i Rexhep dhe i Hedije, dtl. 18.08.1958, lindur dhe banues në Ruzhdie-Fier, me kombësi e shtetasi shqiptare i padënuar më parë.
1.3.Robert Myftaraj, i biri i Rrapo dhe i Xhezmie, dtl. 20.07.1968, lindur banues ne Ruzhdie-Fier, me kombësi e shtetësi Shqiptare, i padënuar më parë.
1.4.Veledin Myftaraj, i biri i Rrapo dhe i Xhezmie, dtl. 06.01.1960, lindur dhe banues ne Ruzhdie-Fier, me kombesi e shtetesi Shqiptare, i padënuar më parë parë.
1.5.Pëllumb Myrtaj, i biri i Rexhep dhe i Feride, dtl. 06.08.1962, lindur dhe banues në Ruzhdie-Fier, me kombësi e shtetësi Shqiptare, i padënuar më parë.
2.Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Kancelari. Prokurori
Çlirim Sino
(vijon nesër)
Gazeta Shekulli
