FIER- Një 20-vjeçar ka përfunduar në pranga, i akuzuar për “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme,, dhe “Pengim i subjektit për zgjedhjet në organet përfaqësuese”. Në rastin konkret kandidaten e PD-së për Tiranën, Rajmonda Bulkun, e cila tentonte të hynte në KZAZ-në 20 në Fier në kohën e protestës së socialistëve para godinës ku numëroheshin votat.
“Mihal Kumaraku, më datën 01.07.2009 rreth orës 22.00 ka marrë pjesë në mitingu e paligjshëm dhe ka penguar subjektin e Partisë Demokratike Rajmonda Bulku për t’u futur në ambientet e kësaj KZAZ-je”- thonë burimet e policisë.
Bashke më të, janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, Shpresa Toto dhe Brahim Elezi, të cilët do të ndiqen në gjendje të lirë. Burime nga policia e Fierit këtë e fakt e pohojnë, por sipas tyre ata nuk janë arrestuar por vetëm janë shoqëruar për në mjediset e policisë.
Të njëjtat burime sqarojnë se Bulku ka bërë një denoncim për këtë rast dhe pas kësaj, policia është vënë në veprim. Materialet për këtë shtetas i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme hetimore.
Enea on July 5 2009
