0

Agresori, prokuroria dhe gjykata lanë të lirë ish-komisionerin e PD-së në Ruzhdie

Isuf KamberajVendimi numër 80 i dhënë më 12 shkurt 2010, nga gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë të rrethit gjyqësor të Fierit, Irena Maneku, ishte për njërin prej pesë ish-komisionerëve të qendrës së votimit numër 3052 në fshatin Ruzhdie në Fier, Pëllumb Myrtaj.
Ashtu si për të tjerët, gjykata vendosi të caktojë si masë sigurimi personal, “detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”. Sipas gjyqtares, ashtu si për katër të tjerët, masa e Prokurorisë ishte e bazuar në ligj e prova e duhej pranuar sepse, prokuroria kishte filluar procedimin penal nr.410 datë 29.06.2009 për veprën penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe Votimit të më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 169 i Kodit Zgjedhor, ligji 10019 datë 29.12.2008. Myrtaj dhe të tjerë ishin denoncuar nga anëtarët socialistë të komisionit të qendrës së votimit 3052 KZAZ 19 Qarku Fier, pasi ai dhe të tjerë po kryenin veprime në kundërshtim me procedurat e votimit dhe kodit zgjedhor, ku votimi bëhej familjarisht si dhe një person votonte dhe për persona që nuk ishin të pranishëm, pa u futur në dhomën e fshehtë të votimit.
Sipas vendimit Nr.19 datë 30.05.2009 të KZAZ-së Nr.19 Qarku Fier, Pëllumb Myrtaj ishte emëruar anëtar i Komisionit të Qendrës së Votimit 3052, bashkë me shtetasit Qazim Aliaj, Robert Myftaraj, Veledin Myftaraj, Shezai Kararaj, ndërsa Ervin Myftaraj sekretar, Bujar Kararaj Kryetar dhe Pëllumb Ferzaj Zv.Kryetar. Për shkak të konfliktit të ndodhur midis anëtarëve të këtij komisioni përfaqësues të Partisë Socialiste me anëtarët e tjerë, ku si shkak ka qenë vulosja e fletëve të votimit prej sekretarit Ervin Myftaraj banor i fshatit Ruzhdie, personave që votonin në mënyrë të hapur dhe për persona të tjerë, anëtarët e Partisë Socialiste u larguan dhe kërkuan zëvendësimin e sekretarit Ervin Myftaraj me një anëtar tjetër të komisionit.
KZAZ Nr.19 liroi nga detyra sekretarin Ervin Myftaraj dhe emëroi si anëtar të komisionit Nazmi Ferzaj. Me vendimin Nr.25 datë 28.06.2009, KZAZ Nr.19, liroi nga detyra e zv.kryetarit të komisionit Pëllumb Ferzaj dhe emëroi zv.Kryetar të këtij kominioni Qazim Ferzaj. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste shkuan më pas në qendrën e votimit për vazhdimin e votimit por nuk u pranuan prej anëtarëve të tjerë të komisionit e si rrjedhojë përfaqësuesit e PS-së u larguan dhe dorëzuan vulën e sekretarit pranë KZAZ-së nr.19.
Më pas Pëllumb Myrtaj, komisioner I PD-së dhe katër të tjerët do të vendosnin për mënyrën dhe rezultatin e votimit në qendrën e votimit 3052, ku ishin listuar 592 zgjedhës.
Si anëtar komisioni Pëllumb Myrtaj bashkë me Bujar Kararaj, Shezai Kararaj, Robert Myftaraj dhe Veladin Myftaraj, firmosi procesverbalin model PV-KQV-08 datë 28.06.2009 ora 19:40, të mbylljes së votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 28 Qershor 2009.

Sipas hetimeve aty janë janë shkelur procedurat ligjore të votimit, në kundërshtim me dispozitat e kodit zgjedhor, duke votuar më shumë se njëherë, duke shpërdoruar detyrën, si dhe duke falsifikuar listën e zgjedhësve, si dokument zgjedhor, duke falsifikuar njëkohësisht dhe rezultatin e votimit si dhe është shkelur fshehtësinë e votimit fakte këto të konfirmuara nga akti i ekspertimit grafik Nr.829 datë 27.01.2010, i ekspertimit të listës së zgjedhësve qendra e votimit 3052 Komuna Ruzhdie. Veç këtyre 80 banorë të fshatit me të drejtë vote, nga 111 që ishin jashtë shtetit, kishin “votuar” sepse u ishin falsifikuar firmat, numrat e pasaportave dhe numrat e kartave të identitetit.
Nga tërësia e veprime hetimore të mësipërme, rezulton se anëtari Myrtaj dhe të tjerë, anëtarë të komisionit të qendrës së votimit 3052 të pranishëm deri në fund të votimit, kanë kryer shkelje të dispozitave të kodit zgjedhor, me pasojë kundërligjshmërie sipas dispozitave që parashikon Kodi Zgjedhor dhe Kodi penal. Kundërligjshmëria kishte filluar fillimisht me lënien e zgjedhësve për të votuar në mënyrë të hapur pa u futur në dhomën e fshehtë të votimit si dhe kanë votuar dhe në emër të zgjedhësve të tjerë, pavarësisht faktit nese ishin apo jo të afërm të tyre; falsifikimin e listës së zgjedhësve, duke shënuar në këtë listë përbri emrave të zgjedhësve, numra serie të dokumentave të identifikimit si pasaporta dhe karta e identitetit të falsifikuara; hedhjen në kutinë e votimit të votave për personat që u ishin falsifikuar nënshkrimet dhe numrat e serive të dokumentave të identifikimit.

Nga ana e shtetasit Pëllumb Myrtaj dhe të anëtarëve të tjerë të komisonit të qendrës së votimit 3052 Komuna Ruzhdie KZAZ1 19 Qarku Fier, ishin shkelur me dashje procedurat e votimit, ku ata vetë dhe me dashje kryen veprime të drejtpërdrejta, për falsifikimin e rezultatit të votimit. Nga shqyrtimi i listës së zgjedhësve dhe provave të grumbulluara rezultoi se, në qendrën e votimit 3052 Komuna Ruzhdie KZAZ Nr.19 Qarku Fier për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 28.06.2009, u listuan 592 zgjedhës, nuk votuan pa u bërë shënimet 67 zgjedhës, dhe prej atyre që u bënë shënime rezultoi se u falsifikuan firma, numrat serie, të kartave të identitetit dhe pasaportave të 376 zgjedhësve.
Mbi bazën e fakteve të mësipërme prokurori kërkoi për Myrtajn dhe të tjerët, të njëjtën masë sigurie “detyrim për paraqitje në policinë gjyqesore’ të parashikuar nga nenet 232.1 germa “b” dhe 234 të K.Pr.Penale, për të pandehurit, të dyshuar për veprën penale të Shpërdorimit të detyrës në bashkpunim, falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve në bashkpunim, votimit më shumë se një herë në bashkëpunim dhe shkeljes së fshehtësisë së votimit në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248-25, 327-25, 326-25 te K.Penal dhe 169 te Kodit Zgjedhor dhe 25 te K.Penal.
Duke lexuar vendimin numër 80 për ish-komisionerin Myrtaj, ashtu si dhe për të tjerët, gjykata shprehej se duhej caktuar masa e sigurimit personal, me detyrim paraqitjeje dy herë në muaj, sepse ekzistonte dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se ishin kryer veprat penale të Shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, Falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve në bashkpunim, Votimit më shumë se një herë në bashkëpunim dhe Shkeljes së fshehtësisë së votimit në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248-25, 327-25, 326-25 te K.Penal dhe 169 te Kodit Zgjedhor dhe 25 te K.Penal.
Sipas gjykatës për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës dhe Falsifikimit të dokumentave zgjedhore, ligji parashikon dënim me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Dje ish komisioneri i PD-së Myrtaj ka dhunuar një banor të Ruzhdijes, votues i PS-se, Isuf Kamberaj. “Më doli përpara dhe më tha, pse je prononcuar te një televizion dhe kë thënë të hapen kutitë”- ka thene Kamberaj gjate denoncimit ne polici, duke treguar me tej edhe per “Shekullin” incidentin e ndodhur.
_______________
Ruzhdia, gjykata: Vjedhja e votave, pasi u larguan përfaqësuesit e PS-së
Më 12 shkurt 2010, gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë të rrethit gjyqësor të Fierit, Irena Maneku, merr disa vendime radhazi për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj pesë ish-komisionerëve të qendrës së votimit numër 3052 në fshatin Ruzhdie në Fier, Bujar Kararaj, Shezaim Kararaj, Veledin Myftaraj, Robert Myftaraj dhe Pëllumb Myrtaj.
Pas kërkesave të prokurorit Çlirim Sino, gjykata vendosi të pranojë kërkesat e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare të Rrethit Gjyqësor Fier dhe të caktojë masat si sigurim personal, shtrengues ndaj të pandehurve, ish-komisionerë në Ruzhdie me “detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”. Sipas gjyqtares Maneku, kërkimi i masës së Prokurorisë ishte i bazuar në ligj e prova e duhej pranuar sepse, nga shqyrtimi gjyqësor i cështjes rezultoi e provuar se Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Fier për pesë komisionerët e Ruzhdies kishte filluar procedimin penal nr.410 datë 29.06.2009 për veprën penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe Votimit të më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 169 i Kodit Zgjedhor, ligji 10019 datë 29.12.2008.
Procedimi penal, ishte rregjistruar mbi bazen e kallëzimit penal, të bërë nga anëtarët e komisionit të qendrës së votimit 3052 KZAZ 19 Qarku Fier, përfaqësues të Partisë Socialiste, pasi prej anëtarëve të tjerë të komisionit të qendrës së votimit 3052 Komuna Ruzhdie, po kryeshin veprime në kundërshtim me procedurat e votimit dhe kodit zgjedhor, ku votimi bëhej familjarisht si dhe një person votonte dhe për persona që nuk ishin të pranishëm, pa u futur në dhomën e fshehtë të votimit.

Pas fillimit të regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjes së veprimeve hetimore në vazhdimësi, u sekuestrua kutia e materialeve zgjedhore për qendrën e votimit 3052 Komuna Ruzhdie KZAZ nr.19 Qarku Fier, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Tiranë. Nga verifikimi dhe kqyrja e këtyre materiale të zgjedhjeve për qendren e votimit 3052, rezulton se me vendimin Nr.19 date 30.05.2009 të KZAZ-së Nr.19 Qarku Fier, ishin emëruar në detyrën e anëtarëve të Komisionit të Qendrës së Votimit 3052, shtetasit Bujar Kararaj Kryetar, Pëllumb Ferzaj Zv.Kryetar, Pëllumb Myrtaj, anëtar, Qazim Aliaj anëtar, Robert Myftaraj anëtar, Veledin Myftaraj anëtar, Shezai Kararaj anëtar dhe Ervin Myftaraj sekretar.
Për shkak të konfliktit të ndodhur midis anëtarëve të këtij komisioni përfaqësues të Partisë Socialiste me anëtarët e tjerë, ku si shkak ka qenë vulosja e fletëve të votimit prej sekretarit Ervin Myftaraj banor i fshatit Ruzhdie, personave që votonin në mënyrë të hapur dhe për persona të tjerë, anëtarët e Partisë Socialiste janë larguar dhe kanë kërkuar zëvendësimin e sekretarit Ervin Myftaraj me një anëtar tjetër të komisionit pasi Ervini ishte banor i fshatit dhe kishte njohje me zgjedhësit dhe anëtarët e komisionit.
Me vendimin Nr.24 date 28.06.2009, KZAZ Nr.19 liroi nga detyra sekretarin Ervin Myftaraj dhe emëroi si anëtar të komisionit Nazmi Ferzaj. Me vendimin Nr.25 datë 28.06.2009, KZAZ Nr.19, liroi nga detyra e zv.kryetarit të komisionit Pëllumb Ferzaj dhe emëroi zv.Kryetar të këtij kominioni Qazim Ferzaj. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste me ndryshimet e pozitave në përbërjen e komisionit të qendrës së votimit 3052, shkuan në qendrën e votimit për vazhdimin e votimit por, këta nuk u pranuan prej anëtarëve të tjerë të komisionit të cilët nuk pranonin ndryshimet e mësipërme, dhe ne këto kushte, përfaqësuesit e Partisë Socialiste u larguan dhe dorëzuan vulën e sekretarit pranë KZAZ-së nr.19.
Nga shqyrtimi i listës së votuesve të Komunës Ruzhdie qendra e votimit 3052, rezulton se për zgjedhjet e kuvendit të datës 28.06.2009, janë listuar emrat e votuesve të cilat janë 592 zgjedhës. Në këtë listë, janë shënuar me shkrim dore përbri emrave të zgjedhësve, numrat e dokumentave të identifikimit dhe nënshkrimet përkatese, sipas përcaktimeve të nenit 105 të kodit zgjedhor por, pa i hequr vizë, emrit të zgjedhësit që ka votuar.

Sipas librit të protokollit të mbledhjeve të Komisionit të Qendrës së Votimit Nr.3052, rezulton se me vendimin Nr.1 datë 28.06.2009 ora 07:30, është vendosur nga komisioni hapja e votimit. Me vendimin Nr.1 datë 28.06.2009 ora 10:35, prej këtij komisioni me pesë anëtarë duke përjashtuar kallëzuesit, u vendos pezullimi i votimit per shkak se komisionerët e PS ushtruan presion psikologjik mbi komisionerët e PD-së, përfundimisht u larguan duke marrë vulën e sekretarit.
Me vendimin Nr.2 date 28.06.2009 ora 14:30, komisioni 3052 me pese anetare vendosi hapjen e votimit.

Me vendimin Nr.4 date 28.06.2009 ora 19:25, komisioni vendosi mbylljen e votimit. Me vendimin Nr.5 date 28.06.2009 ora 19:30, komisioni vendosi për përcaktimin e personave që votuan nga ku rezultuan 525 zgjedhës që votuan. Nga shqyrtimi i këtij libri të protokollit nuk rezultojnë që të jenë bërë shënime për personat që ndihmojnë votuesit sipas nenit 108 të Kodit Zgjedhor.
Prej anëtarëve të komisionit Bujar Kararaj, Pëllumb Myrtaj, Shezai Kararaj, Robert Myftaraj dhe Veladin Myftaraj, është mbajtur procesverbali model PV-KQV-08 datë 28.06.2009 ora 19:40, i mbylljes së votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 28 Qershor 2009.

Prej këtyre anëtarëve, të cilët kanë mbajtur dhe proceverbalin model PV-KQV-08 date 28.06.2009 ora 19:40, janë shkelur procedurat ligjore të votimit, në kundërshtim me dispozitat e kodit zgjedhor, duke votuar më shumë se njëherë, duke shpërdoruar detyrën, si dhe duke falsifikuar listën e zgjedhësve, si dokument zgjedhor, duke falsifikuar njëkohësisht dhe rezultatin e votimit si dhe është shkelur fshehtësia e votimit fakte këto të konfirmuara nga akti i ekspertimit grafik Nr.829 datë 27.01.2010, i ekspertimit të listës së zgjedhësve qendra e votimit 3052 Komuna Ruzhdie. Gjithashtu, nga verifikimet e bëra në sistemin TIMS, rezulton se 111 zgjedhes të kësaj qendre votimi në datën 28.06.2009 rezultojnë jashtë shtetit ndërkohë që një numër i konsiderueshëm i tyre 80 persona, rezulton të kenë votuar, por që u janë falsifikuar firmat, numrat e pasaportave dhe numrat e kartave të identitetit.
Nga tërësia e veprime hetimore të mësipërme, rezulton se prej anëtarëve të komisionit të qendrës së votimit 3052 të pranishëm deri në fund të votimit, janë kryer shkelje të dispozitave të kodit zgjedhor, me pasojë kundërligjshmërie sipas dispozitave që parashikon Kodi Zgjedhor dhe Kodi penal. Kundërligjshmëria e këtyre anëtarëve, ka filluar fillimisht me lënien e zgjedhësve për të votuar në mënyrë të hapur pa u futur në dhomën e fshehtë të votimit si dhe kanë votuar dhe në emër të zgjedhësve të tjerë, pavarësisht faktit nese ishin apo jo të afërm të tyre.

Kanë falsifikuar listën e zgjedhësve, duke shënuar në këtë listë përbri emrave të zgjedhësve, numra serie të dokumentave të identifikimit si pasaporta dhe karta e identitetit të falsifikuara. Kanë hedhur në kutinë e votimit, vota për personat që u kanë falsifikuar nënshkrimet dhe numrat e serive të dokumentave të identifikimit.Sipas rregjistrit të posacëm të zgjedhjeve dhe librit të protokollit të mbledhjeve të KQV 3052 të cilat ndodheshin në kutinë e materiale të kësaj qendre votimi, rezulton se nuk ka asnjë shënim, se në këtë qendër votimi të kenë votuar zgjedhës për llogari të zgjedhësve të tjerë për shkak të kritereve që parashikon neni 108 i Kodit Zgjedhor dhe shkelja e kësaj dispozitë, sipas parashikimit të nenit 106.5 të Kodit Zgjedhor, përbën vepër penale, atë të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Në bazë të nenit 40 të K.Zgjedhor dhe nenit 2 të Udhëzimit Nr.4 të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Për organizimin dhe funksionimin e komisionit të qendrës së votimit, anëtarët e KQV-së, përgjigjen për zhvillimin e zgjedhjeve në qendrën e votimit, duke zbatuar detyrat e parashikuara ne kodin zgjedhor dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë dhe për zbatim të tij.Komisioni i qendrës së votimit është organ kolegjal. Ai përgjigjet për admnistrimin e procesit të votimit në qendrën e votimit.

Prej anëtarëve të komisonit të qendrës së votimit 3052 Komuna Ruzhdie KZAZ1 19 Qarku Fier, janë shkelur me dashje, procedurat e votimit në këtë qendër votimi, ku dhe vetë anëtarët e këtij komisioni, kane kryer veprime të drejtpërdrejta me dashje, për falsifikimin e rezultatit të votimit. Sipas listës së zgjedhësve, rezulton se të pestë anëtarët e këtij komisioni, janë zgjedhës në këtë qendër votimi ku dhe kanë votuar. Në bazë të aktit të ekspertimit grafik, rezulton se anëtari i këtij komisioni Shezaim Kararaj, ka falsifikuar listën e zgjedhësve, duke nënshkruar për to dhe shënuar numra të serive të dokumentave të identifikimit të rreme, veprime të kryera në prani të anëtarëve të tjerë.
Anëtari i komisionit Veledin Myftaraj ka votuar për bashkëshorten e tij Dallandyshe Myftaraj. Zgjedhësi Buran Donaj, ka votuar për bashkëshorten e tij Fatmira Donaj, pasi nënshkrimi përbri emrit të Fatmira Donaj është nënshkruar prej Buran Donaj .Zgjedhësi Elmas Donaj, ka votuar për djalin dhe vajzën e tij Elton Donaj dhe Aurora Donaj, duke nënshkruar përbri emrave të këtyre zgjedhësve. Sipas listës së zgjedhësve, dhe verifikimeve rezulton se prej anëtarëve të komisionit janë shënuar numrat e kartave të identitetit të falsifikuara dhe se shtetasi Elton Donaj rezulton jashtë shtetit diten e zgjedhjeve 28.06.2009 si shumë zgjedhës të tjerë.

Nga shqyrtimi i listës së zgjedhësve dhe provave të grumbulluara rezulton se, në qendrën e votimit 3052 Komuna Ruzhdie KZAZ Nr.19 Qarku Fier për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 28.06.2009, janë listuar 592 zgjedhës. Nuk kane votuar pa u bërë shënimet 67 zgjedhës, dhe prej atyre që jane bërë shënime në këtë listë rezulton se janë falsifikuar firma, numrat serie, të kartave të identitetit dhe pasaportave të 376 zgjedhësve.

Mbi bazën e fakteve të mësipërme prokurori kërkoi caktimin e masës së sigurimit personal shtrënguese “detyrim për paraqitje në policinë gjyqesore’ të parashikuar nga nenet 232.1 germa “b” dhe 234 të K.Pr.Penale, për të pandehurit, të dyshuar për veprën penale të Shpërdorimit të detyrës në bashkpunim, falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve në bashkpunim, votimit më shumë se një herë në bashkëpunim dhe shkeljes së fshehtësisë së votimit në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248-25, 327-25, 326-25 te K.Penal dhe 169 te Kodit Zgjedhor dhe 25 te K.Penal.

Sipas gjykatës, duke qenë se në rastin konkret rrezikshmëria shoqërore e veprës dhe e autorëve të saj plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta dhe të përgjithshme për caktimin e masës së sigurimit personal të karakterit shtrëngues të përcaktuara në nenet 228,229,230, të kodit të procedurës penale gjykata cmonte se kërkesa per caktim mase sigurimi personal duhej të pranohej për faktin se nga provat e analizuara rezultonte se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit kishin kryer veprën penale të Shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, Falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve në bashkpunim, Votimit më shumë se një herë në bashkëpunim dhe Shkeljes së fshehtësisë së votimit në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248-25, 327-25, 326-25 te K.Penal dhe 169 te Kodit Zgjedhor dhe 25 te K.Penal.
Se dyti, gjykata veren se në këtë gjykim nuk ka ndonjë shkak padënueshmërie në favor të shtetasve, si në drejtim të moshës, ashtu edhe në drejtim të gjendjes mendore. Apo ndonje shkaku shuarjeje (parashkrim apo amnisti) të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” më shumë se një herë parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe neni 169 i Kodit Zgjedhor ligji 10019 dt 29.12.2008.

Së treti, gjykata cmon se nga analiza e rrethanave më sipër ekziston rreziku ikjes. Në caktimin e masës së sigurimit, gjykata ka parasysh qe masa e caktuar vjen në përputhje me shkallën e nevojave të sigurimit që duhet marrë në rastin konkret, rëndësinë e faktit, sanksionin që parashikon vepra penale e “Shpërdorimit të detyrës, Falsifikimit të dokumentave zgjedhore, për të cilat ligji material parashikon masa dënimi me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë për veprën penale të parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal. Në caktimin e masës së sigurimit, duhet të mbahet parasysh dhe rrethana e rënduese e bashkëpunimit”-mbylleshin vendimet e gjyqtares për pesë ish-komisionerët e qendrës së votimit 3052 në fshatin Ruzhdie.
____________
Gjykata: Komisionerët falsifikuan dokumentet e 376 zgjedhësve

Një grusht personash firmosën për zgjedhësit e fshatit. Komisionerët shënuan numra kartash dhe pasaportash të falsifikuara, votuan edhe ata që nuk ishin në Shqipëri. Korrespondenca mes Institutit të Policisë shkencore dhe prokurorisë për firmat e falsifikuara që nënshkruan në emër të votuesve

Në 12 shkurt 2010, Gjykata e shkallës së parë e rrethit gjyqësor Fier me gjyqtare Irena Maneku,
vendos caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për ish-komisionerët e qendrës së votimit 3052 në fshatin Ruzhdie. Për të pestë është e njëjta akuzë,
“Shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe Votimit më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 169 i Kodit Zgjedhor, ligji 10019 date 29.12.2008″, pas kallëzimit penal, të bërë nga anëtarët e komisionit të qendres se votimit 3052 KZAZ 19 Qarku Fier, përfaqësues të PS-së.
Nga shqyrtimi i listës së votuesve të Komunës Ruzhdie qendra e votimit 3052, rezulton se për zgjedhjet e Kuvendit të datës 28.06.2009, jane listuar emrat e votuesve te cilat jane 592 zgjedhës. Me vendimin Nr.5 date 28.06.2009 ora 19:30, komisioni ka vendosur për përcaktimin e personave që kanë votuar nga ku rezultojnë 525 zgjedhës që kanë votuar. Prej anëtarëve të komisionit Bujar Kararaj, Pëllumb Myrtaj, Shezai Kararaj, Robert Myftaraj dhe Veladin Myftaraj, eshte mbajtur procesverbali model PV-KQV-08 date 28.06.2009 ora 19:40, i mbylljes se votimit per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te dates 28 Qershor 2009. Prej këtyre anëtarëve janë shkelur procedurat ligjore të votimit, në kundërshtim me dispozitat e kodit zgjedhor, duke votuar më shumë se njëherë, duke shpërdoruar detyrën, si dhe duke falsifikuar listën e zgjedhësve, si dokument zgjedhor, duke falsifikuar njëkohesisht dhe rezultatin e votimit si dhe eshte shkelur fshehtesia e votimit, fakte keto te konfirmuara nga akti i ekspertimit grafik.
Nga verifikimet e bëra në sistemin TIMS, rezulton se 111 zgjedhës të kësaj qendre votimi në datën 28.06.2009 rezultojnë jashtë shtetit ndërkohë që një numër i konsiderueshem i tyre 80 persona, rezulton të kenë votuar, por që u janë falsifikuar firmat, numrat e pasaportave dhe numrat e kartave të identitetit. Kundërligjshmeria e anëtarëve të komisionit, ka filluar fillimisht me lënien e zgjedhësve për të votuar në mënyrë të hapur pa u futur në dhomën e fshehtë të votimit si dhe kanë votuar dhe në emër të zgjedhësve të tjerë, pavarësisht faktit nëse ishin apo jo të afërm. Kanë falsifikuar listën e zgjedhësve, duke shënuar në të përbri emrave të zgjedhësve, numra serie të dokumentave të identifikimit si pasaporta dhe karta e identitetit të falsifikuara.
Kane hedhur në kutinë e votimit, vota për personat që u kanë falsifikuar nënshkrimet dhe numrat e serive të dokumentave të identifikimit. Nuk kanë votuar pa u bërë shënimet 67 zgjedhës, dhe prej atyre që janë bërë shënime në këtë liste rezulton se jane fallsifikuar firma, numrat serie të kartave të identitetit dhe pasaportave të 376 zgjedhësve.
Ekspertimi i policisë shkencore në Departamentin për Hetimin e krimeve
Qendra 3052, disa persona firmosën për fshatin

Në shkresën e datës nr.430, datë 29 janar 2010, nisur nga departamenti për hetimin e krimeve, në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, Drejtori Ajdin Mborja i kthen përgjigje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Fier, për ekspertimin grafik të nënshkrimeve. Në dispozicion të Departamentit të Hetimit të krimeve ishte lista përfundimtare e zgjedhësve për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë, të Komunës Ruzhdie të Rrethit Fier, Qendra e votimit Nr.3052.
Përfundimet e Akt ekspertimit që mban numrin 829 i dorëzohen Prokurorisë së Fierit në 27 janar 2010.
Objekte të ekspertimit kanë qenë nënshkrimet (firmat) e shtetasve, disa prej tyre komisionerë të djathtë në qendrën 3052, si Bujar Kararaj, Shezaim Kararaj, Veledin Myftaraj, Robert Myftaraj apo Pëllumb Myrtaj si dhe pretendimet e prokurorisë për personat që nënshkruan në emër të votuesve me emra të tjerë.
Në raportin e tij eksperti deklaron se: “Nga ekzaminimet ne pamjen grafike te kryera nenshkrimeve (firmave) gjendur tek rekuizita “Nenshkrimi i zgjedhesit” ne listat zgjedhore, objekt ekspertimi, u nxorrën dhe u studiuan karakteristikat e pergjithshme dhe te veçanta shkrimore te secilit prej tyre, nga rezultoi se: “Nënshkrimet (firmat) ne emer te shtetasve Robert Myftaraj (Nr.354), Rrapo Myftaraj (Nr.355), Xhezmije Myftaraj (Nr.356) dhe Zana Myftaraj (Nr.357), objekte ekspertimi, jane shkruar nga i njejti person…. Nënshkrimet (firmat) ne emer te shtetasve Buron Donaj (Nr.59) dhe Fatmira Donaj (Nr.60), objekte ekspertimi, jane shkruar nga i njejti person…Nëenshkrimet (firmat) ne emer te shtetasve Aurora Donaj (Nr.61), Elmas Donaj (Nr.62) dhe Elton Donaj (Nr.63), objekte ekspertimi, jape shkruar nga i njejti person.. Nënshkrimet (firmat) ne emer te zgjedhesve (shtetasve) me numra rendorë përkatësisht: (vijojnë numrat nga “33 deri në 548-shënimi i redaksisë) duhet te jene shkruar nga i njëjti person”.
Në përfundim të ekzaminimeve të kryera, drejtori i Departamentit të Hetimit të krimeve në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë nxjerr konkluzionet: se. Nënshkrimet (firmat) ne emer te shtetasve Robert Myftaraj (Nr.354), Rrapo Myftaraj (Nr.355), Xhezmije Myftaraj (Nr.356) dhe Zana Myftaraj (Nr.357), gjendur tek rekuizita “Nenshkrimi i zgjedhesit” e listes zgjedhore objekt ekspertimi, jane shkruar nga i njejti person….Nenshkrimet (firmat) ne emer te shtetasve Robert Myftaraj (Nr.354), Rrapo Myftaraj (Nr.355), Xhezmije Myftaraj (Nr.356) dhe Zana Myftaraj (Nr.357), gjendur tek rekuizita “Nenshkrimi i zgjedhesit” e listes zgjedhore objekt ekspertimi, nuk Jane nenshkrime origjianle te shtetasit Robert Myftaraj, krahasuar me modelet e sjella, ne emer te tij…nënshkrimet (firmat) ne emer te shtetasve Buron Donaj (Nr.59) dhe Fatmira Donaj (Nr.60), janë shkruar nga i njëjti person, Buran Donaj.
nënshkrimet në emer të shtetasve Aurora Donaj (Nr.61), Elmas Donaj (Nr.62) dhe Elton Donaj (Nr.63) janë shkruar nga Elmaz Donaj…nënshkrimet për numrat rendorë nga numri 33 deri te 548 janë shkruar nga i njëjti person…nënshkrimet në emër të shtetasve Luljeta Binjaku (Nr.22) dhe Veli Binjaku (Nr.23) janë shkruar nga i njëjti person…nënnshkrimet në emer të zgjedhësve Ylli Demaj (nr.52), Elisabeta Donaj (67), Shaban Kamberaj (nr.95), Elton Kararaj (179),Hedije Kararaj (nr.196), Myzafer Kararaj (nr.198), Rexhep Kararaj (nr.199), Petrit Kararaj (nr. 200), Adem Kararaj (nr.255), Alkeda Kararaj (nr.266), Fatmir Kararaj (nr.267), Neritan Kararaj (nr.269), Rukije Memaj (293), Mikel Myftaraj ( (379), Meleqe Myftaraj (nr. 414), Ramadan Myftaraj (nr.415), Bajam Myrtaj (nr.442), Dafina Myrtaj(nr.443), Aristir Myrtaj (nr.448), Besnike Myrtaj (nr.449), Klodian Myrtaj(nr.450), Majlinda Myrtaj(nr.451),Perparim Myrtaj (nr.452), Renato Myrtaj (nr.453), Emiljano Myrtaj (nr.456)Fatbardha Myrtaj (nr.457), Edmond Myrtaj (nr. 459), Entela Myrtaj (nr.460), Emanuel Myrtaj (nr.475), Xhaferr Myrtaj (nr.476), Minushe Veliaj (nr.545), Skender Veliaj (nr.546), mund të jenë shkruar%

Gazeta Shekulli

Rajoni

Leave a Reply

*