0

“Gërdeci”, Delijorgji e Minxholli kapen me celular në qeli

TIRANË- Grupi i gatshëm pranë paraburgimit “Jordan Misja” në kryeqytet, pas krehjes së qelive të këtij institucioni i gjen dhe i sekuestron nga një aparat celular “arkitektëve” të fabrikës së “ferrit” në Gërdec, të pandehurit Mihal Delijorgji dhe kunatit të tij Dritan Minxholli. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, që saktësuan se gjatë kontrollit në qelitë e paraburgimit 313, u gjetën e u sekuestruan 6 aparate telefonash celularë. Nga të njëjtat burime mësohet se dy prej këtyre celularëve janë gjetur në qelitë e administratorit të kompanisë “Albademil”, Mihal Delijorgji dhe në qelinë e drejtorit teknik kompanisë Dritan Minxholli, të dy të akuzuar për tragjedinë Gërdecit.

“Aparati celular me kartën e njërit prej tre kompanive të telefonisë së lëvizshme në vend iu gjet në frigorifer Mihal Deligjorgjit, i cili e pranoi se qe i tij, por pa dhënë shpjegime se si ka arriti telefoni në dhomën e tij. Nga këqyrja e aparatit dhe kartës, ka rezultuar se numri nuk ishte me kontratë por ishte me me kart rimbushëse me ofertë”- thanë burimet të burgjeve, ndërsa lanë të kuptohej se Delijorgji po shfrytëzonte ofertat e kompanive telefonisë. Ndërkohë, aparati tjetër me kartën në të u gjet në qelinë e Dritan Minxholli, që kishte numrin e të njejtës kompani me të kunatit të tij Mihal Delijorgji dhe ishin brenda grupit të ofertës së dhënë nga kompania e telefonisë. Këto burime konfirmuan se nga kontrolli i ushtruar për tri ditë rresht në këtë institucion ndaj të paraburgosurve u gjetën edhe 4 celularë bashkë me kartat SIM në to.

“Nga kontrolli i është gjetur një aparat bashkë me numrin edhe Fatbardh Dullës, i cili gjykohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda për akuzën e “trafikut të lëndëve narkotike” në bashkëpunim. Tre numrat e tjerë bashkë me aparatet i janë gjetur në dhomat e paraburgimit të të miturve. Zyrtarëve të këtij paraburgimi, thanë se kontrollet do të vazhdojnë për të parandaluar futjen dhe mbajtjen sendev të paligjshëme. “Kontrolli ndaj qelive të paraburgimit do të vazhdojë dhe është forcuar kontrolli i ushqimeve që futën në institucion, ai ndaj familjarëve gjatë takimeve si dhe punonjësve të policisë në regjimin e brendshëm”- thanë burimet e këtij institucioni. Sipas tyre, kontrolli në qeli nisi pas gjetjes së një qeseje me hashash në tarracën e ndërtesës së Shërbimit të Provës, institucion i drejtuar nga Arben Sefgjini. Kjo qese është gjetur nga punonjësit e policisë së regjimit të jashtëm. Ndërkaq pak ditë më parë këta efektivë policie gjetën dhe sekuestruar në fushën e futbollit të këtij institucioni dy aparate celularë të mbështjellë me sfungjer. Aparatet, sipas zyrtarëve të burgut, janë hedhur nga dritaret e banjove të Gjykatës së Shkallës së Parë të seksionit penal që ndodhet ngjitur me murin e paraburgimit “Jordan Misja” (313) në kryeqytet.

shekulli.com.al

Rajoni

Leave a Reply

*