0

I dehur përdhunonte të bijën 12 vjeçe, në pranga babai 40 vjeçar

Policia ne vendngjarjeTIRANË- Akuzohet se përdhunoi të bijën 12 vjeçe, policia arreston babain një vit pas ngjares, pas denoncimit të nënës së dhunuar në polici. Pas gati një viti hetimi, policia e kryeqytetit arrestoi Genci Mullaymerin, të dyshuarin për përdhunimin e bijës së tij, aktualisht dhjetë vjeçe. Lajmi u bë i ditur dje zyrtarisht nga policia e kryeqytetit, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, sipas të cilit Mullaymeri, 39 vjeç, banues në fshatin Vaqarr të Tiranës, u arrestua dje në Kombinat, pwr kryerje tw mardhwnieve seksuale nw gjini. Policia pretendon se ka provuar se babai i prangosur, ka kryer marrëdhënie seksuale apo veprime të turpshme me vajzën e tij të mitur, kur ajo ishte 11 vjeçe. Burime të policisë së kryeqytetit, pohuan se denoncimi është kryer nga bashëshortja e të arrestuarit, e cila kishte përfunduar pak muaj më parë në spital nga veprimet e dhunshme të të shoqit.

Madje sipas burimeve të policisë, më parë për bashkëshorten e Mullaymerit, nga seksioni i dhunës në familje ishte lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje, për shkak të veprimeve të bashkëshortit Genci. Sipas hetuesve ky i fundit, në mënyrë të herë pas hershme nën efektin e alkoolit, ushtronte dhunë ndaj saj, e nën efektin e alkoolit mendohet se ka kryer edhe veprimin e rëndë ndaj së bijës. Ngjarja ka ndodhur më tepër se një vit më parë, por burimet e policisë pohuan se ata nuk kishin prova për arrestimin e të dyshuarit.

Gruaja e Mullaymerit, për shkak të dhunës së bashkëshortit në muajin prill të këtij viti ka përfunduar në spital me plagë të rënda në trup, ku edhe është marrë në pyetje nga oficerët e seksionit përkatës të policisë së kryeqytetit. Gjatë këtij deklarimi gruaja ka dhënë edhe deklarimin e saj sa i përket dhunimit të së bijës për të cilin policia dyshonte prej kohësh.
Pas deklarimit, të mësipërm, policia e Tiranës, shoqëroi Genci Mullaymerin në ambientete e saj., por në pritje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, ai u la i lirë dhe në këtë situatë ai është hetuar nga policia. Përfundimi i aktit të ekspertimit mjeko- ligjor, konfirmoi abuzimin me të miturën nga i ati. Pas këtyre rezultateve, Prokuroria e Tiranës, lëshoi urdhrin e arrestit ndaj 39- vjeçarit me banim në Vaqarr, ndërsa seksioni i Hetimit të Krimeve Seksuale, arrestoi Mullaymerin. Ajo vazhdimisht ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj saj, dhe për këtë bashkëshorti është shoqëruar në disa raste në polici. Policia e Tiranës do të vazhdojë hetimet ndaj të arrestuarit, ndërkohë që janë marrë në pyetje edhe familjarët e tij.

Rajoni

Leave a Reply

*