0

Masakër në Devoll, ekzekutohen për xhelozi tre vëllezërit Mulliri

skene krimiNjë breshëri automatiku është shkrehur sot në mesditë mbi tre vëllezërit Mulliri në fshatin Vidohovë të Devollit. Dy prej tyre, Taulanti dhe Xhiliani kanë mbetur të vdekur në vend, ndërsa më i vogli Edi 18 vjeç është plagosur rëndë. Mësohet se masakra ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa bie pista e gjakmarrjes që u përfol në fillim.

Ngjarja ndodhi në mesditë rreth orës 14:00, kur tre vëllezërit gjendeshin në një lokal në fshatin e tyre. Autori i ngjarjes, tashmë i identifikuar ka shkrehur një karikator të tërë mbi të rinj. Fillimisht u dha se kanë vdekur të tre por më pas gjatë transportimit në spital u mësua se njëri prej tyre ka arritur në mbijetojë por është shumë rëndë.

Afro, një orë pas ngjarjes së rëndë policia indentifikoi si autor të ngjarjes së rëndë shtetasin Besim Karaj me origjinë nga Thumana. Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të tij, pasi banorë të zonës thanë se një person i armatosur që qëllonte në ajër është parë duke ikur nëpër fshat. Janë marrë masa të shumta pasi duke qenë zonë kufitare ka mundësi që të largohet jashtë kufinjve.

Fshati Vidohovë ndodhet në kufi me Greqinë dhe për këtë është kërkuar ndihma e policisë greke e cila po lëviz me patrulla përgjate kufirit me Shqiperinë. Në ndihmë të policisë lokale janë nisur edhe repartet e RENEA-s me helikopter per shkak se dyshohej se autori ndodhej ne fshat i armatosur.

Në fillim u dha se ngjarja ndodhi për arsye gjakmarrje, pasi tre të ekzekutuarit janë djemtë e Liljana Mullait. Kjo e fundit në vitin 2008, masakroi dhe hodhi në pus nipin 8 vjeçar të dashnorit të saj. Ajo tashmë vuan dënimin në burg, ndërsa gjatë seancave gjyqësore ka thënë se” e vrava fëmijën pasi Gentiani (i dashuri) nuk pranoi të martohej me mua”.

Por më pas kjo pistë ra pasi u identifikua se autori nuk ishte nga fisi Xhihani. Sipas të dhënave të para të policisë e cila njoftoi edhe indetifikimin e autorit, bëhet fjalë për vrasje për shkaqe banale. Njëri nga djemtë e vrarë (Taulani) kishte lidhje jashtëmartesore me gruan e autorit, Besimit.

Gazeta Shekulli

Rajoni

Leave a Reply

*