256.794 shtetas shqiptare, nuk do te votojne dot me 28 qershor, pasi nuk kane nje dokument identifikimi te vlefshem. Ata i perkasin kategorise se personave pa pasaporte, qe nuk kane aplikuar per leternjoftim elektronik. Ne perfundim te ketij procesi, jashte votimit mbeti rreth 35% e numrit te pergjithshem te tyre, qe shkonte 730 mije. Por shifra e atyre qe do te mbeten pa votuar mund te jete me e larte se kaq. Ende ne zyrat e aplikimit kane mbetur stok rreth 300 mije karta identiteti, mes te cilave, edhe te personave pa pasaporte. Njesite vendore njoftojne, se nje pjese e qytetareve, edhe pse kane aplikuar ne muajt shkurt dhe mars, nuk u eshte prodhuar karta e identitetit, ose do t`u dale 24 ore para zgjedhjeve. Ministria e Brendshme deklaroi, se po depoziton ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve tre lista: listen e personave, qe kane aplikuar per karte, listen e atyre, qe e kane terhequr leternjoftimin dhe numrin e shtetasve pa pasaporte, qe mbeten perfundimisht jashte votimit. Gjithashtu, keto lista, do te vihen edhe ne dispozicion te subjekteve politike me kerkesen e tyre. Ceshtja e pajisjes me karta, ka qene me e debatueshmja ne javet e fundit te fushates zgjedhore.
Lajmet e fundit
- Interi kalon ne vendin e dyte
- Hap i gabuar i Realit
- Fitore e lehte per Barcelonen
- Italia humb vendin e katert ne Champions
- Kualifikohet Liverpooli
- Galliani: Pato nuk largohet nga Milani
- Hakmerret Bayerni
- Barazojne Marseille dhe Manchester United
- La Coruna kundershtar i zbehte per Barcelonen
- Messi: Nuk e meritoj Topin e Arte
