TIRANË- Debate të ashpra janë zhvilluar sot në KQZ mes kryetarit, Arben Ristani dhe nënkryetares, Dëshira Subashi që kanë çuar edhe në ndërprerjen e kësaj mbledhje të rëndësishme.
Burimet bëjnë të ditur se shkak për përplasjen mes tyre janë bërë fletët e votimit dhe pikërisht detajet mbi sasinë e tyre. Përfaqësuesja e majtë në KQZ, Subashi ka akuzuar Ristanin për mungesë transprance.
Pas debateve të ashpra, Subashi bashkë me anetarin tjetër Artan Laze jane larguar nga mbledhja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
