0

Universiteti i Tiranës, lista e fituesve në sistemin part-time

lista studentetUniversiteti i Tiranës publikon fituesit e sistemit part- time. Dje ka qenë data zyrtare kur të gjitha universitet në vend, të cilat ofrojnë edhe programet e edukimit me kohë të pjesshme dhe të edukimit në distancë duhej të publikonin fituesit në të gjitha degët, në bazë të kuotave të përcaktuara më parë nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Në fakt, dje, vetëm fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë në Universitetin e Tiranës ka publikuar zyrtarisht emrat e fituesve për degët Histori, Gjeografi dhe Gjuhë-Letërsi.

Ndërsa fakulteti i Drejtësisë dhe Ekonomikut kanë publikuar vetëm emrat e aplikantëve dhe mesataret e tyre. Fakultetet kanë bërë përllogaritjen e mesatares së çdo aplikanti, në bazë të dëftesës së shkollës së mesme që kandidatët kanë paraqitur në sekretaritë e fakulteteve gjatë procesit të regjistrimit.

Duke qenë se mesatarja është i vetmi kriter, që kandidatët duhet të plotësojnë për të fituar të drejtën e studimit në sistemin part-time, fakulteti i Drejtësisë dhe ai i ekonomisë kanë vendosur të publikojnë paraprakisht vetëm mesataret e përllogaritura prej tyre. Ky ka qenë një vendim, të cilin rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Dhori Kule, e ka marrë gjatë ditës së djeshme.

Qëllimi i këtij vendimi është që t’u lërë kohë të gjitha kandidatëve që të njihen me rezultatet e përllogaritura nga Fakultetet, dhe të gjitha ata që mendojnë se u është kryer ndonjë padrejtësi administrative gjatë procesit të përllogaritjes së mesatares të kenë mundësi të paraqesin ankesën e tyre në sekretaritë e fakulteteve deri sot (15dhjetor 2009) në orën 16:00. Sipas rektorit Kule, nesër do të shpallen rezultatet përfundimtare, në të gjitha departamentet e fakulteteve.

Shikoni dokumentin ne pdf

Shekulli.com.al

Rajoni

Leave a Reply

*