0

Alarmi, arrin në 169 numri i të prekurve me gripin e derrave

pellumb piperoDrejtori i Politikave Shëndetësore, Pipero pohon se numri i të prekurve nga gripi po vjen në rritje. Nuk do mbyllen shkollat

Numri i përgjithëshëm i rasteve të konfirmuara me virusin A (H1N1) ka arritur në 169 dhe specialsistë e shëndetit publik kanë filalur të alrmaohen. Shkak për këtë shtë bërë edhe gripi i zaknshëm i cili po prek me shumë se 12 mijë persoan çdo javë.

Drejtori i Planifikimit dhe i Politikave Shëndetësore në Minisnitrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero ndonëse numri i mungesave për shkak të gripit të stinës nxnësve dhe i fmëiëjve të kopshrtev e çerdhve është shumë i lartë nuk do të ketë asnjë vendim për mbylljen e tyre. “Jemi në një situatë epidemike qoftë nga gripi i ri pandemik dhe qoftë dhe nga gripi sezonal. Ka një rast që u dyshua për gripin A (H1N1) të rëndë, një djalë 15 vjeçar nga Berati, por që u konfirmua se është i prekur me gripin A”.

Gjendja e tij shëndetësore tashmë është më e mirë”, pohon Pipero duke shtuar se sa i takon influencës stinore, numri i rasteve po shtohet me ritme të shpejta. Me këtë rast, Pipero këshillon prindërit të tregojnë kujdesin maksimal për fëmijët e tyre, pasi numri më i madh i rasteve është në këtë grupmoshë.

Ai këshillon gjithashtu që për çdo rast, nëse ndokush në familje ka simptoma të ngjashme me gripin, duhet të të kërkojnë ndihmën e mjekut në shtëpi. Ndërkohë ai pohon se rreth 60 përqind e pacientëve të prekur nga gripi is tinës janë bartës të virusit H1N1.

Specialistët e shëndetit publik po punojnë për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut lidhur me masat e higjenës personale dhe kolektive. Punë e veçantë është bërë me specialistët e epidemiologjisë, promocionit shëndetësor dhe mjekët e shkollave.Rasti i parë me virusin A (H1N1) në vendin tonë u konfirmua më 20 korrik tek një 20-vjeçar nga Gjirokastra, i cili nuk kishte lidhje epidemiologjike me vendet e prekura, apo kontakte me të sëmurë që mund të kishin ardhur nga jashtë.

Shendeti

Leave a Reply

*