Sipas specialistëve të ISHP-së, numri të prekurve nga gripi po vjen në rritje. Fluks pacientes me komplikacione
TIRANË- Gripi stinor dhe gripi i derrave kanë sjellë prag epidemie në vendin tonë. Rreth 16 mijë persona janë prekur nga viruset e gripit gjatë kësaj jave. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se jemi ne prag të epidemisë, dhe se viruset kanë prekur më shumë moshat 10 deri në 20 vjeç.
Ndërkohë edhe mjekët e Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” theksojnë se numri i pacientëve të shtruar nga gripi po rritet çdo ditë e më shumë. E njëjta situate vihet re edhe në poliklinikat e Tiranës pasi ka një numër të lartë të fëmijëve që paraqiten me bronkopneumoni dhe temperaturë të lartë për shkak të gripit
.”Ka pasur një fluks të madh vizitash sidomos të fëmijëve të 9-vjeçares dhe te rinjve gjimnazistë. Virusi i sivjetshëm ka pasur agresivitet dhe shoqërohet në ditët e para me komplikacione”,- thotë mjekja patologe Bruna Shiroka. Ndërkohë, mjekët e poliklinikave kanë trajtuar fare pak raste me tamiflu, pasi rastet e renda janë çuar për trajtim në urgjencën e spitalit qendror.
Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme kanë qenë grupi me i prekur nga viruset, vetëm në një poliklinikë, numër tre ne kryeqytet, numri i të vizituarve në ditë është mbi 100 vetë. Ndërsa drejtuesit e QSUT-së kanë deklaruar se në ditë regjistrohen rreth 100 raste me A/H1N1 dhe grip sezonal. Shefi i Infektivit ne QSUT, Dhimitër Kraja deklaroi se vendi nuk ka hyrë në fazën e pandemisë, ndërkohë që rreth 15 raste me A/H1N1 në ditë shtrohen në spital.
