0

Bertina e pasigurt për ndjenjat e Erionit

bertinaLoja e Enxhit me banorët, roli i saj si e infi ltruar, nominimi i Domenikës, Jetmiri t , Rezartës dhe Oltës për këtë javë, por edhe habia e disa banorëve që Bledi u eliminua dhe qëndruan në shtëpi Hakiu e Jetmiri, kanë mbushur bisedat e banorëve. Rezarta ka debatuar sërish me Klodin, me të cilin edhe Bertina ka bërë një bisedë për sa i përket marrëdhënies së ndërtuar mes tyre. Një sërë faktesh të tjera, disa të zbuluara apo të zhvilluara gjatë spektaklit të së shtunës, kanë vazhduar të diskutohen gjatë mes banorëve.

Klodi dhe Olta qajnë për Bledin

Olta dhe Klodi shkojnë në dhomën e gjumit për të qëndruar pak vetëm. Ata janë shumë të mërzitur për largimin e Bledit dhe këtë gjë e shprehin edhe me fjalë, madje preken nga ky fakt e nisin të qajnë. Olta duket sikur e mban veten më shumë dhe përpiqet që të qetësojë edhe Klodin. Pranë tyre vijnë edhe Ada me Eduardin. Ada u thotë se kjo është pjesë e lojës, por Klodi nuk e pranon që një lojë e tillë, e pistë, sipas tij, të vazhdojë ende. “Unë aktorët e kësaj shtëpie nuk i duroj dot”, shprehet ai me irritim, duke thënë se ka dalë ai që nuk duhej të dilte e kanë qëndruar ata që luajnë. Ai komenton edhe sjelljen e Valonit dhe thotë se ai nuk është më i vogël e nuk duhet të fshihet pas moshës që ka, sepse ai vetë në moshën e tij e ka marrë jetën e tij nën kontroll. Klodi tregon se Bledi ka bërë shumë sakrifi ca në jetën e vet dhe përmend disa prej tyre. Në rrëfim e sipër shprehet se në shtëpi duhet të jesh nga jugu ose nga Kosova e të bësh si gangster që të vlerësohesh, ndërsa emigrantët nuk vlerësohen, sipas tij. Ata diskutojnë për tipin dhe jetën e Bledit, ndërsa Olta tregon momentet e fundit që kaloi me të te zona e tunelit. Olta shprehet se Bledi ishte një njeri i drejtë, ndërsa Ada thotë se i drejti asnjëherë nuk fi ton.

Komente për lojën e Enxhit
Pas spektaklit, banorët komentojnë për ndodhitë dhe të papriturat që u solli. Ata ende janë të habitur nga sekreti i Enxhit dhe fakti që ajo ishte e infiltruar nga “Vëllai i Madh”. Duke komentuar mbi të, Rezarta shprehet se Miri gjithnjë ka thënë se në lidhje me të, ajo gjithnjë ka qenë e dyshimtë. Këtë bisedë ajo e diskuton me të tjerët, por Olta shprehet se asnjë nuk e kishte kuptuar që Enxhi po luante me ta, madje as Miri. Ajo thotë se Enxhi ndenji dy javë dhe nëse dikush do e kishte kuptuar, e kishte mundësinë që të përballej me të e t’ia thoshte këtë mendim, po sipas saj, tani po dalin të gjithë të zgjuar se gjoja e dinin të fshehtën e saj. Rezarta shpjegon se Miri e ka bërë këtë konstatim veç për sjelljen e Enxhit kundrejt tij, e jo për gjithë qëndrimin e lojën e saj në shtëpi. “Ta kishte kuptuar se ishte lojë, Miri nuk i shkonte aq shumë nga mbrapa Enxhit”, shprehet Olta. Hakiu diskuton me Bertinën për nominimin. Ai shprehet se fillimisht iu kundërvunë asaj, por më pas e lanë të qetë, kurse Bertina shprehet se sërish do i vijë radha. Ajo i thotë atij se i duhej kjo javë pushim nga nominimi për t’u qetësuar dhe Hakiu shprehet se e kishte të nevojshme.

Klodi debaton me Rezartën
Ndërsa Klodi merret me përgatitjen e darkës, Rezarta i thotë diçka në lidhje me papastërtinë që po shkaktonte dhe se kështu nuk tregohet kultura. Klodi acarohet dhe i kthehet vrazhdë, duke i thënë se ajo duhet të shohë veten e saj e nuk është nevoja që të duket punëtore tani që është në nominim. Rezarta i flet duke qeshur, ndërkohë vendos diçka afër pjatës që ai ka përgatitur, por Klodi nervozohet edhe më shumë dhe i thotë që ta largojë pjatën e saj se ndryshe ia tregon ai vendin e i kërkon që ajo t’i qëndrojë larg. Rezarta ia kthen se ai paska probleme dhe habitet nga reagimi i tij. “Ti nuk e di as vetë se me cilin e paske problemin, qetësohu njëherë pastaj fl asim”, i thotë ajo dhe i kërkon që të mos nervozohet kot. Klodi ia kthen se problemet do ia tregojë herë tjetër dhe se ajo duhet të mësojë njëherë kulturën dhe edukatën vetë e pastaj të fl asë me të për këto, e duke ikur shprehet me ironi se “modelja” po ia tregon pikërisht sot se ç’duhet të bëjë. Klodi del jashtë në kopsht dhe e komenton ndodhinë edhe me të tjerët. Ai thotë se nuk e ka parë njëherë Rezin të lajë një pjatë, ndërsa sot po lan gjithë enët. Edhe Domenika e pohon këtë gjë dhe shton se vepron kështu ngaqë është në nominim. Seldi shprehet se i ka thënë Miri që të angazhohet, pikërisht se është në nominim. Ata diskutojnë edhe për daljen e Bledit dhe Domenika shprehet se mendonte që do të dilte Kika ose Miri. Ada shprehet se mendonte se do dilte Hakiu, kurse Seldi shton se ai ka ndenjur dy javë i tërhequr. “Njëri patriot, tjetri patriot gjithashtu, refugjati do dalë”, thotë Klodi dhe shton se kështu po funksion tashmë, ndërsa atë që di të fl asë, ka kulturë e di të debatojë, publiku e nxjerr.

Eliminimi i Bledit, qëndrimi i Mirit
Banorët diskutojnë në kopsht për eliminimin e Bledit dhe qëndrimin e Mirit në shtëpi, duke shprehur edhe ndryshimet që po vënë re te sjellja e Rezartës. Klodi shprehet se ajo po e provokon, ndërsa Domenika tregon se gjatë spektaklit, kur ajo ishte duke folur me Valonin se ishin ata që e kishin nominuar dhe pasur konfl ikte me Bledin e ndaj ai doli, Rezarta kishte ndërhyrë dhe ishte kapur me fjalë me të. Domenika shprehet se Rezarta kërkon debate. Ada ndryshon temë dhe thotë se edhe në klip doli se Valoni e kishte pranuar se Miri e kishte nxitur, kurse Seldi thotë se ky debat nuk do përfundojë me kaq e se ai do e çojë deri në fund. Duke folur për Mirin, Domenika shprehet se po dalin njerëz që nuk e meritojnë e vazhdon të qëndrojë ai. Seldi mendon se Bledi doli pasi i mbaroi të gjitha ato që kishte për të dhënë shpejt e shpejt brenda javës, që nga debati e sqarimi me Valonin deri te marrëdhënia me Oltën. Për Valonin ai shprehet se nuk i pëlqen, sepse është kontradiktor e do ta mbajë mirë me të gjithë. Domenika u jep zemër të tjerëve, duke thënë se ata nuk duhet të qëndrojnë të mërzitur e pasiv, por duhet të angazhohen më shumë dhe një ndihmë do u japë edhe prova me patinazhin. “Që nesër dua entuziazëm”, u thotë ajo të tjerëve.

Loja e Enxhit dhe sjellja me banorët
Enxhi dhe misioni që ajo kishte gjatë qëndrimit në shtëpi është një ndër bisedat kryesore që zhvillohet mes banorëve. Ata janë ende të habitur për lojën e saj. Olta shprehet se Bledi ka thënë se ajo nuk i dukej konkurrente. Edhe Domenika shprehet se e ka menduar këtë gjë. Hakiu mendon se banorët e kishin kuptuar qëllimin e lojës së saj, por jo të ishte e infiltruar. Ata diskutojnë edhe për lojën e Enxhit me Mirin dhe shprehen se ajo ia arriti qëllimit.Banorët mendojnë se ajo nuk ka ndier ndonjëherë vërtet për Mirin, gjë të cilën e kishte pohuar edhe në klip. Ata shprehen se te klipi panë edhe që Miri i kishte thënë Enxhit se e pëlqente dhe ajo duhej t’i linte pak kohë sa t’ia thoshte edhe Rezit këtë gjë. Ata komentojnë për këtë pjesë dhe habiten se si Rezi nuk ka reaguar, por vazhdon lidhjen normale. Domenika mendon se ndoshta Miri vërtet e ka pëlqyer Enxhin, ndërsa Olta mendon se ajo nuk kishte për tendencë që të lidhej me Mirin, por veç të luante me të. Edhe Bertina shprehet për Enxhin se “sherri” i shtëpisë u largua dhe tani do bien në qetësi. Erioni shprehet me shaka se Gjimi i ka mësuar gjithçka asaj para se të hynte. Ata thonë se asnjë nuk e kuptoi lojën e saj, por sidoqoftë, për ta ajo ishte lojtare e fortë, sepse me të gjithë u përball. Kika tregon se gjatë javës që ka qenë në nominim, ajo i ka ndenjur pranë dhe e ka motivuar shumë. “Ndoshta ka qenë për lojë, por s’ka rëndësi, mua më motivoi”, shprehet ai. Olta tregon se i kishte bërë përshtypje që Enxhi i kishte përgatitur të gjitha gjërat e saj dhe i kishte futur në valixhe, por Ada mendon se ajo e ka ditur, pasi i ka thënë “Vëllai i Madh”. Ata shprehen se tani i kuptojnë disa sjellje të Enxhit dhe përse ajo rrinte gjatë në dhomën e rrëfimit. Duke menduar se merrte mendime dhe ide se si të sillej me ta.

Bertina, Klodit: “Ke ndryshuar sjellje”
Ndërsa qëndrojnë në kopsht, Bertina përpiqet të sqarojë me Klodin debatin që kishin pasur më parë mbi ushqimin. Bertina shprehet se nuk i pëlqen mënyra se si reagon Klodi, ndërsa Klodi tregon se nuk i pëlqyen fjalët e Bertinës në lidhje me ushqimin dhe ndaj ai i kishte thënë se buxheti është i të gjithëve. Bertina mendon se Klodi nuk e pëlqen atë dhe i thotë se sa herë do kenë kontakt bashkë, ai do t’i hedhë fjalë me ironi, por Klodi e sqaron se ai nuk ndikohet nga persona që nuk e kanë qejf atë, edhe pse ai rri me to. “Unë kam krijuar opinionin tim dhe atë mbaj”, thotë ai dhe shton se nëse ka ndonjë gjë me të ia thotë në sy, nuk është nevoja t’i bëjë ironi. Klodi shprehet se ka vënë re një ndjenjë egoizmi tek ajo dhe shton se pas debatit që kishin javën e kaluar, as një kërkesë për falje nuk mori nga ajo. Bertina vazhdon me idenë e saj se që pas debatit, te Klodi ka vënë re ndryshime në sjelljen ndaj saj dhe reagime të ndryshme që tregojnë se ai nuk e pëlqen atë.

Bertina e pasigurt për ndjenjat e Erionit

Bertina dhe Erioni diskutojnë për lidhjen e tyre. Ajo nuk duket plotësisht e sigurt për ndjenjat që Erioni ka për të, ndonëse ai është shprehur se ndien për të sa herë që e ka pyetur. Bertina shprehet se nëse vërteton se Erioni e ka bërë veç për lojë, kur të dalin nga shtëpia me të do t’i ketë keq punët, pasi ajo vetë nuk po e bën për lojë apo për të tjerët dhe po jep gjithë ndjenjat e saja për këtë lidhje. Erioni ia kthen se me këtë shprehje që ajo po thotë e meriton që ai të largohet nga krevati, madje t’ia thotë se po tallet me të, edhe pse nuk është e vërtetë. Ai madje thotë duke qeshur se nëse del para saj, do ia thotë në spektakël, që Bertinës t’i ikë mendja fare. Më pas biseda e tyre ndryshon dhe bashkë me Valonin dhe Rezartën, ata diskutojnë për fejesat dhe lidhjet që në moshë të hershme.

Gazeta Shqip

Showbiz

Leave a Reply

*