0

Bigelow, e para femër që merr Oskar për regjinë më të mirë

Bigelow_oscar02gKathryn Bigelow është e para regjisore grua që ka rrëmbyer mbërmë në Los Anxhelos çmimin Oskar për regjinë më të mirë. Në sfidë me ish bashkëshortin e saj, James Cameron, kandidat për filimin “Avatar”, Bigelow ka çuar në shtëpi statujën e oskarit për filmin “The hurt locker”.
“Është dita më e bukur e jetës sime” – ka thënë regjisorja pas vlerësimit. Filmi “The Hurt locker” ka fituar 6 trofe mes të cilave edhe çmimin për montazhin, zërin dhe montazhin zanor.
Filmi për Irakun përshkruan përpjekjet e ushtarëve amerikanë për neutralizimin e bombave dhe minave.

Çmimin e aktores më të mirë e mori Sandra Bullock, vlerësim që i erdhi pasi më parë ishte cilësuar si aktorja më e keqe e vitit për filmin “All About Steve”. Ajo iu drejtua audiencës me fjalët se ata që e vlerësuan nuk e kishin parë filmin, përndryshe nuk do e kishin cilësuar në atë mënyrë.
Bullock mori çmimin si aktorja më e mirë në filmin “The Blind side”.
Aktori më i mirë mashkull u nderua Jeff Bridges protagonist në “Crazy heart”, më parë fitues i Golden Globe.
Në kategorinë e aktorëve më të mirë jo protagonistë u renditën Mo’Nique, interpretues në “Precious”, dhe Cristoph Waltz në filimin “Bastardi senza gloria”.
Filmi i bujshëm ‘Avatar’, mori vetëm 3 cmime Oskar, që të treja për teknikën e përdorur në film.

Showbiz

Leave a Reply

*