Adelën dhe Bjordin së fundmi i kemi parë ndryshe teksa prezantojnë pjesë nga formati televiziv “Dancing with the stars”. Ajo e ka ëndërruar që një ditë të jetë pjesë e spektakleve televizive dhe ja ku është, e plotësuar, por dhe e kujdesshme, duke theksuar vazhdimisht se, që të arrish diçka duhet punë! E dashur për publikun së bashku me Bjordin kanë krijuar një imazh origjinal për të gjithë ata që i shohin në ekran. Çdokush kishte dyshuar që lidhja e tyre do të merrte fund, po ja që nuk ishte kështu. Ata
tashmë janë më mirë se kurrë bashkë dhe me një sërë projektesh për të ardhmen. Në këtë rrëfim, Adela tregon për emocionet gjatë prezantimit të spektaklit, por edhe për dashurinë e saj.Adela, së fundmi ju kemi parë të dielën në mbrëmje në TV “Vizion Plus”, si ndjeheni aty? Ndihem mirë. Është një eksperiencë e re, ndryshe nga të tjerat që kam përjetuar deri tani. Është një fillim i mirë, i cili më jep shpresa për një fund akoma më të mirë. Si u ndjeve ditën e parë të prezantimit? Ah, shumë në tension. Nuk e di, po kisha krijuar tek vetja besimin se mund ta bëja pa ndonjë vështirësi të madhe. Domethënë, si të gjitha punët kur i bën për herë të parë, thua me vete ‘’do shkoj të bëj atë që duhet bërë dhe kaq’’. Por, kur isha para kamerës dhe duhet të flisja qartë dhe mirë, duhet të mbaja një qëndrim të caktuar, s’duhet të harroja
apo zëvendësoja asnjë pjesë, dhe njëkohësisht duhet të buzëqeshja e të dukesha e qetë, kuptova që e kisha menduar shumë më të lehtë se sa ishte në të vërtete. E pata shumë të vështirë, i korrigjova shumë gjera vetes dhe nuk isha aty ku duhej. Pastaj për mua është përgjegjësi goxha e madhe, duke qenë se bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm. Jam e bindur që më shumë do kalojë koha, me mirë do jem unë. E kërkuat ju apo iu kërkuan që të prezantonit atë pjesë të spektaklit “Dancing
with dhe stars”? Si dhe kur ju erdhi propozimi? Mendoj që këto janë detaje të parëndësishme para faktit që unë dhe Bjordi kemi shansin të jemi pjesë e një formati
të rëndësishëm në një ekran serioz si “Vizion Plus”.
Si është dita juaj e punës këto kohë, jeni çdo ditë në prova, në palestër me Vipat… si? Jam çdo ditë në palestër, ku regjistroj përmbledhjet ditore dhe gjithashtu në spektakël apo në prova. E kishit ëndërruar të ishit në një studio televizive të prezantonit dhe tashmë ia keni arritur, si ka erdhi Adela deri këtu? Nuk ka qenë e lehtë, por mund të kishte qenë edhe me e vështirë se kaq. Unë kam luftuar për t’i hapur rrugën vetes sadopak në këtë fushë, por mund edhe të më ishin dashur vite. Punën që kam aktualisht e konsideroj fat të madh. Sa e vështirë ka qenë për ty që të ecësh, përtej atyre që nuk të kanë besuar në fillim? Kur dëshiron të bësh diçka dhe sapo ti e
nis sheh që të tjerë nuk kanë besim dhe përpiqen edhe të të prishin punë, duke t’i mbytur me mënyra banale edhe atë pak talent e aftësi që ke, është shumë e vështirë.
Ta kalosh këtë fazë duhet forcë e madhe brenda vetes dhe mbështetja e njerëzve që të duan. Keni marrë reagime pas shfaqjes suaj të parë në “Vizion”, si kanë qenë ato?
Reagimet kanë qenë më shumë seç e prisja dhe për mirë. Kënaqem kur shoh që unë po kënaq të tjerët, edhe pse si punë e parë mund të prisja plot kritika e pakënaqësi. Partneri juaj në këtë emision është dhe partneri juaj në jetë, si është Bjordi si bashkëpunëtor apo bashkëprezantues? Tani unë nuk mund ta shoh dot vetëm si bashkëprezantues. Unë e shoh si një punë që po e bëjmë të dy bashkë, ashtu siç do bënim çdo punë tjetër. Është si gjithmonë, shumë i mirë dhe i qetë. Plotëson qetësinë që mua më mungon. Ju të dy, po thuajse nuk kishit eksperiencë në këtë fushë, ka qenë e vështirë, iu ka ndihmuar dikush, iu ka dhënë këshilla? Si fillim kemi ndihmuar njëri-tjetrin, miqtë tanë janë munduar të na këshillojnë, por ndihmën e vërtetë e kemi marrë nga stafi. Bjordi ka punuar goxha me Vera Grabockën, regjisoren e Spektaklit. Alketa, gjithashtu, na jepte vazhdimisht këshilla, ndërsa unë më shumë kam punuar me kryeredaktoren tonë Estelën. Pothuajse i gjithë stafi përpiqet të na ndihmojë. Cili është momenti më qesharak gjatë provave që iu ka bërë për të qeshur, apo dhe nuk jeni ndjerë mirë na tregoni pak? Kemi pasur plot momente të tilla dhe vazhdojmë të kemi përditë. Ngatërrohemi aq shpesh, sidomos Bjordi, dhe gjithmonë ose qeshim me lot ose mërzitemi e nevrikosemi… Cila është këshilla që Bjordi të jep më shpesh në lidhje me këtë projekt, po ju atij? Bjordi më thotë gjithë kohës: ‘’Lirohu nga emocionet, merre me qetësi’’. Unë i korrigjoj çdo fjalë që thotë gabim dhe i them të mos i mbyll sytë ndërkohë që flet. Juve vetë personalisht ju pëlqen ky lloj formati, cili është emisioni apo spektakli që keni dëshirë të drejtoni një ditë? Ah, këtë nuk e di. Po të më kishit pyetur para një viti, emrin e kush e di kujt spektakli me famë botërore do kisha thënë… Tani jam e vetëdijshme që duhet aq shumë punë për të hedhur një hap të vogël me lart… Formati më pëlqen shumë dhe jo se jam pjesë e tij po me duhet të them që është fat dhe sukses i madh që në një televizion shqiptar të arrijë të realizohet një spektakël me këto përmasa. Ju vetë keni krijuar miqësi me personazhit vip që kërcejnë aty? Kemi krijuar miqësi me të gjithë dhe janë të gjithë shumë të mirë e dashamirës. Vipa duken në televizor, se kur i njeh nga afër janë të thjeshtë, të dashur e plot humor. Flasim pak për ju. Është Adela vajzë për shtëpi, gatuan? Cili është ai specialitet që realizon më mirë? Jam për shtëpi, si s’jam. Për aq pak kohë sa kam mundohem ta mbaj shtëpinë në rregull, po jo çdo ditë ia arrij. Të gatuaj di shumë pak, kështu që s’mund të përmend specialitete. Hë, jam apo s’jam vajze për shtëpi…! Po Bjordi, më shumë të ndihmon, apo bënë rrëmujë ? Bjordi më ndihmon duke bërë rrëmujë… Shumë menduan që lidhja juaj nuk do të zgjaste shumë pas daljes nga shtëpia. Po ja ku janë faktet që ju jeni ende bashkë, cili është sekreti i lidhjes dhe dashurisë suaj? Nuk e di në mund të ketë një sekret lidhja e dashuria. Dashuria ose është ose s’është. Në rastin tonë është dhe shumë e madhe. Po me studimet çfarë po bën Adelë, po i vazhdon apo i jeni përkushtuar punës? Në fakt i jam përkushtuar punës më shumë. Më mungojnë vetëm disa provime dhe mund të diplomohem. Po ja që s’po e gjej kohën për t’u marrë seriozisht me to. Keni ndërmend të vazhdoni një shkollë tjetër, n.q.se po, për çfarë? Vitin tjetër shkollor do regjistrohemi të dy në shkollë po akoma nuk kemi vendosur tamam. Në qoftë se do jemi në Tiranë, mbase, bëjmë Akademinë e Arteve.
Enea on March 7 2010
