Lushnja Portal » Kriza ekonomike: Qeveria i shkurton fondet Topit dhe Ramës

Kriza ekonomike: Qeveria i shkurton fondet Topit dhe Ramës
Qeveria nuk ka kursyer në shkurtimin e fondeve edhe disa nga institucionet më të lartë kushtetuese të vendit, siç janë Presidenti i Republikës, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata Kushtetuese si edhe sistemi gjyqësor. Përgjatë gjashtë mujorit në vijim, të treja këto institucione do të duhet të zhvillojnë aktivitet me më pak fonde nisur nga fakti se qeveria ka parashikuar shkurtime të konsiderueshme shpenzimesh.

Nëse në fillim përgjatë gjithë vitit Presidenca ishte parashikuar të financohej me 236 milionë lekë, me ndryshimet që janë paraqitur tashmë nga qeveria, fondi për këtë institucion do të shkurtohet me 36 milionë lekë duke u rrumbullakosur në 200 milionë lekë. Në veprimtarinë e tij, Presidentit Bamir Topi do t’i duhet të tregohet paksa më kursimtar pasi nuk do të ketë më në dispozicion 95.5 milionë lekë siç ishte parashikuar më parë, por 84 milionë lekë. Uljen më të lartë e kanë pësuar shpenzimet korente nga 166 milionë lekë në 70 milionë, ndërsa shpenzimet kapitale janë ulur nga 70 milionë lekë që ishin parashikuar fillimisht në 59.5 milionë.

Për sa i përket Prokurorisë së Përgjithshme, fillimisht ishte parashikuar financimi i saj me 1.33 miliardë lekë ndërsa ndryshimet e fundit të qeverisë ulin fondin me mbi 100 milionë lekë duke e çuar atë në 1.2 miliardë lekë. Të gjitha shpenzimet janë shkurtuar nga zëri i Planifikimit, Menaxhimit dhe Administrimit.

Me pesë milionë lekë janë ulur fondet për Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk do të ketë më ne dispozicion 105 milionë lekë siç ishte përcaktuar gjatë hartimit të buxhetit në fund të vitit të shkuar por 99 milionë lekë. Në këtë institucion, zëri i i Planifikimit, Menaxhimit dhe Administrimit është shkurtuar me 3.6 milionë lekë. Ndërkohë, qeveria ka përcaktuar shkurtim të shpenzimeve edhe në zërin e Veprimtarive Gjyqësore të kushtetueses me 2.4 milionë lekë.

Pjesë e shkurtimeve është bërë edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Përgjatë pjesës së mbetur të vitit, ai duhet të përmbushë detyrën me një fond tetë milionë më të vogël se ai që ishte parashikuar më parë nga qeveria. Fondi prej 86 milionë lekësh është ulur në 78 milionë lekë, ku vetëm zëri i Veprimtarisë së Mbikëqyrjes së KLD-së do të ulet me pesë milionë lekë. Pjesë tjetër parashikohet të shkurtohet nga zëri i Planifikimit, Menaxhimit dhe Administrimit.

Tabela, shkurtimet që parashikohet të bëhen në të gjithë Administratën Qendrore. Transportet, Arsimi , Bujqësia dhe Mbrojtja janë sektorët më të sakrifikuar. Shkurtimet pas paralajmërimeve të FMN-së

Buxheti: Investimet, ulen me 6 mld  lekë fondet për rrugët

TIRANË- Kantieret e hapura për ndërtimin e rrugëve nacionale do të përballen me më pak fonde gjatë pjesës së mbetur të vitit. Në ndryshimet e propozuara nga qeveria për buxhetin e ri, Ministria e Punëve Publike është një ndër më të prekurat. Fillimisht kjo ministri ishte parashikuar të kishte një buxhet prej rreth 52 miliardë lekë, nga të cilat plot 37 miliardë do të shkonin për ndërtimin e rrugëve nacionale. Por, shkurtimi i ndjeshëm i fondeve për këtë dikaster ka prekur së tepërmi zërin e investimeve në rrugët nacionale, shkurtimet e të cilave përbëjnë mbi dy të tretat e shkurtimeve totale për Ministrinë e Punëve Publike. Sipas Propozimeve të reja të qeverisë, Ministria e Drejtuar nuk do të ketë më në dispozicion 52 miliardë lekë, por 9 miliardë më pak. Nga këto, plot gjashtë miliardë lekë janë zbritur nga fondi për investimet në rrugë. Deri më tani, mjaft kompani ndërtimi që kanë marrë pjesë në realizimin e investimeve të qeverisë ishin ankuar për vonesa në shlyerjen e detyrimeve, ndërsa nuk dihet se si do të menaxhohet shkurtimi i mëtejshëm i shpenzimeve për këtë sektor.

Me ulje të konsiderueshme të fondeve në raport me buxhetin total të saj do të përballet edhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Fillimisht, kësaj ministrie i ishte ndarë një fond prej 6.8 miliardë lekësh, ndërsa tashmë propozohet shkurtimi i tyre me rreth 1.8 miliardë lekë. Pjesë me e madhe e shkurtimeve, prek investimet në veprat që shërbejnë për vaditjen dhe kullimin. Nga 2.6 miliardë që ishte parashikuar më parë, tashmë ky zë është shkurtuar me plot 1.2 miliardë ose sa dy të tretat e shumës totale të shkurtimeve. Kjo do të përkthehej me më pak investime në këtë sektor dhe automatikisht më pak prodhime bujqësore në vitin në vijim.

Me 5.8 miliardë lekë janë ulur fondet për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Nga totali prej 43.8 miliardë lekë që ishte miratuar fillimisht, tashmë Ministria e Arsimit do të duhet të zhvillojë projektet e saj duke patur në dispozicion 38 miliardë lekë. Nga shkurtimet janë prekur të gjithë sektorët, arsimi bazë, ai i mesëm si edhe arsimi universitar. Por ulje të ndjeshme të fondeve në raport me shumën që ishte parashikuar fillimisht kanë pësuar fondet për kërkimet shkencore, nga ku vjen edhe gjysma e dytë e emrit të kësaj ministrie. Nga totali prej 520 milionë lekë që ishte parashikuar fillimisht, fondet për kërkimet shkencore janë zbritur në mënyrë drastike në vetëm 195 milionë lekë.

Ulje me 5.3 miliardë lekë do të përballet edhe Ministria e Mbrojtjes. Nga 25 miliardë lekë që ishin parashikuar në fillim, fondet që do të përdorë tashmë kjo Ministri do të jenë në nivelin e 19.7 miliardë lekëve.

Me cungim të ndjeshëm të fondeve do të përballet edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila bashkë me atë të Arsimit kanë numrin më të madh të të punësuarve në sektorin publik. Gjashtë mujorin e ardhshëm kjo Ministri do të duhet ta mbyllë në mungesë të rreth 4 miliardë lekëve dhe për këtë janë përcaktuar edhe sektorët nga do të bëhen shkurtimet. Pjesa më e madhe e shkurtimeve për Shëndetësinë do të bëhen tek zëri i shërbimit dytësor, i cili ulet me 2.6 miliardë lekë, çka do të përkthehej me më pak investime në spitale.

Me rreth 600 milionë lekë janë ulur fondet për Ministrinë e Brendshme, e cila krahasuar me të tjerat mund të konsiderohet një ndër Ministritë më të Privilegjuara, përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme e cila do të përballet me një ulje prej rreth 300 milionë lekësh. Edhe në Ministritë e tjera janë kryer shkurtime por këto kanë qenë më të vogla.

Si rrallë me parë, delegacioni i FMN-së ka lëshuar sinjale të forta rreziku për ekonominë e vendit duke paralajmëruar madje se mosmarrja e masave të menjëhershme do të na çonte në një krizë akoma më te rëndë se Greqia. Në një mbledhje me dyer të mbyllura zhvilluar dje në sallën e Komisionit të Ekonomisë ku të pranishëm ishin deputetë të të dyja krahëve politike si edhe përfaqësues të qeverisë, delegacioni i FMN-së ka dhënë detyrat e shtëpisë, të cilat kësaj radhe duket se do të jenë më të vështira. Treguesit makro të vendit kanë shqetësuar përfaqësuesit e FMN-së, të cilët edhe pse nuk kanë një mandat të mbikëqyrjes direkte nuk janë kursyer të japin mesazhe tejet të drejtpërdrejta.

Duke marrë në analizë të gjithë treguesit e vendit, FMN është ndalur tek niveli i borxhit publik, deficiti buxhetor si edhe deficiti i llogarisë korente. Deputetë të pranishëm në mbledhjen me dyer të mbyllura bëjnë të ditur se, niveli aktual i borxhit publik i cili është në kufijtë e 59.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto është konsideruar nga delegacioni i FMN-së tejet i lartë dhe i rrezikshëm për financat e vendit. Gjithashtu, edhe parashikimet e qeverisë për ta ulur atë brenda një afati disa vjeçar janë konsideruar të pamjaftueshme për krijimin e një balance të qëndrueshme të treguesve makro-ekonomik të vendit. Për sa i përket deficiti buxhetor, FMN parashikon një rritje të mëtejshme të tij duke kaluar kufijtë e 5 deri 6 përqindve, pavarësisht se me ndryshimet aktuale qeveria parashikon një deficit jo më të lartë se 4 për qind.

Një tjetër tregues i marrë në analizë, i cili ka bërë që edhe FMN të flasë “pa dorashka” ka qenë deficit i llogarisë korente. Sipas tyre, Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka një deficit të llogarisë korente dyshifror duke e bërë situatën edhe më shumë alarmante.

Në lidhje me borxhin, për momentin ai ndodhet në nivelin e 59.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në një kohë që në një kohë të afërt vendit do t’i duhet të shlyejë këstet e kredive të marra më parë. Në këtë situatë, FMN parashikon një rritje të interesave të shërbimit të borxhit deri në 7-8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, tregues ky që do të ulet besueshmërinë e Shqipërisë në treg dhe për pasojë vendi do të detyrohej të merret hua me kosto tepër të larta. Në lidhje me këtë, FMN i është referuar edhe dështimit me shitjen e eurobondit, ku për shkak të nivelit të lartë të borxhit publik, mjaft investitorë kanë hezituar të blejnë borxhin shqiptar.

Në përfundim të analizës, delegacioni i FMN-së mësohet t’i këtë bërë thirrje qeverisë për marrjen e masave të menjëhershme në uljen e mëtejshme të borxhit publik, deficitit buxhetor si edhe të treguesve të deficitit të llogarisë korente, në të kundërt sipas tyre vendi rrezikon të përjetoje një krizë edhe më të keqe se ajo që po kalon aktualisht fqinji ynë jugor, Greqia. Ky paralajmërim ka ardhur edhe për faktin se parashikohet një rritje e mëtejshme e deficitit buxhetor. Referuar asaj çka është diskutuar në mbledhje, FMN e sheh të pamundur plotësimin e parashikimeve të qeverisë për rritje të të ardhurave në buxhet me 15 për qind gjatë muajve të ardhshëm, çka do të ishte ndikuesi kryesor në uljen e deficitit buxhetor.