Lushnja Portal » SHBA

SHBA, bankierët kundër Obamës
Bankierët në Shtetet e Bashkuara ngritën zërin e tyre kundër rregullave të reja shtrënguese të propozuara nga presidenti Obama, që kanë si qëllim të mbajnë nën fre aktivitetet e tyre.

Zoti Obama tha se ishte gati për luftë, nëse bankat e donion një të tillë.

Ai i akuzoi ato se kishin ndezur krizën më të rëndë ekonomike që prej Depresionit të Madh.

Ai tha se ata kishin qënë fajtorë për papërgjegjshmëri të tepruar.

Por Tryeza e rrumbullakët e Shërbimeve Financiare, që përfaqëson institucione të mëdha financiare tha se presidenti ishte duke u përpjekur për ta kthyer Amerikën në vitet 30.

Të tjerë përfaqësues të bankave thonë se propozimet e zotit Obama do të kufizojnë kredidhënien, do të rrisin rrisqet dhe do të bëjnë shumë pak për të mbrojtjen e konsumatorëve.

Presidenti Obama ia atribuon humbjen këtë javë të atij që duhet të kishte qënë një vend i sigurt i demokratëve në Senat, pakënaqësisë së votuesve në shtetin Masaçusets lidhur me gjendjen e ekonomisë.

Ky duket si një ndryshim politik i papritur dhe paksa dramatik, por Shtëpia e Bardhë thotë se ishte vendosur përpara Krishtlindjeve.

Kalimi i ligjeve në Senat nuk do të jetë e lehtë, por do të jetë më e lehtë sesa çuarja përpara e reformës në shërbimin shëndetësor, që duket se është lënë mënjanë për një kohë të pacaktuar në të ardhmen.

Për demokratët ky plan ka disa avantazhe të veçanta.

Disa republikanë, si ish kandidati për president John McCain, mbështesin prej kohësh ide të ngjashme.

Ata mund t’i mbështesin rregullat më të forta, ndërsa ata që nuk e bëjnë këtë mund të portretizohen si miqtë e diskritit financiar Wall Street, duke vepruar kundër interesave të përgjithshme.

shekulli.com.al

SHBA, Gejts: Nuk kishim informata të mira për Bin Ladenin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë pasur informacione për vendin se ku ndodhej Bin Laden, në mënyrë që të arrinin ta kapnin atë. Deklarata është bërë së fundi nga Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts tha se Shtetet e Bashkuara me vite nuk kanë pasur informata të mira për vend ndodhjen e Osama bin Ladenit.

Gejts i bëri këto komente në një intervistë për televizionin amerikan. I pyetur nëse mund t’i konfirmojë raportet e fundit se Bin Ladeni së fundmi është parë në Afganistan, Gejts tha “jo”.

Gjatë javës, mediat raportuan lajme të pakonfirmuara se Bin Laden ishte parë në javët e fundit.

Lideri i Al Kaidës Osama bin Laden besohet se fshihet në pjesën pakistaneze të zonës kufitare me Afganistanin.

Talebanët sfidojnë strategjinë e Obamës: Përballeni me qëndresë

Talebanët thonë se do ta intensifikojnë luftën në Afganistan pas zotimit të amerikanëve dhe aleatëve të tyre për të dërguar përforcime të mëdha në vend.

Përmes një deklarate talebanët paralajmëruan se një vendim i tillë “do të provokojë një qëndresë të fortë”.

Talebanët thanë se strategjia amerikane nuk do të jepte rezultat dhe do të çonte në shtimin e numrit të ushtarëve të vrarë në radhët e trupave të huaja.

Talebanët thanë se shtimi i trupave ndërkombëtare do t’iu jepte militantëve më shumë mundësi për të ndërmarrë sulme dhe do të shërbente si nxitje për rekrutimin e militantëve.

Talebanët e quajtën kolonialiste qasjen e re të Shteteve të Bashkuara dhe vunë në dukje se gjatë gjithë historisë së Afganistanit pushtuesit e huaj kanë dështuar.

Në deklaratën e talebanëve thuhet, gjithashtu, se plani për shtimin e trupave do të dëmtojë ekonominë amerikane.

Në deklaratë paralajmërohet, gjithashtu, se planet për stërvitjen e ushtarëve afganë me synimin që ata të marrin përsipër garantimin e sigurisë, nuk do të funksionojnë, sepse ata shihen si kukulla nga banorët vendas.

Deklarata e talebanëve ishte reagim ndaj njoftimit të presidentit Obama për dërgimin e 30 mijë trupa shtesë në Afganistan.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s tha se vendet e tjera do të kontribuonin me të paktën pesëmijë trupa shtesë vitin e ardhshëm.

Obama: Jo, strehë Al Kaidës. 30 mijë trupa shtesë në Afganistan

Pas disa muajsh pune, presidenti Obama ka njoftuar planin e tij për dislokimin e trupave shtesë në Afganistan. Ai shpalosi strategjinë e tij në Akademinë Ushtarake Amerikane West Point në Nju Jork mbrëmjen e së martës, ndërkohë që mbarë vendi ndoqi fjalimin në televizion.

“30 mijë trupat shtesë që po njoftoj sonte do të dislokohen në pjesën e parë të vitit 2010 me shpejtësinë më të madhe të mundur, që ata të mund të vënë nën shënjestër kryengritësit dhe të sigurojnë qendrat kryesore”.

Forcat shtesë do tu shtohen rreth 68 mijë trupave që ndodhen në Afganistan dhe disa dhjetëra mijëra trupave aleate. Presidenti mbajti fjalimin ndërkohë që mbështetja amerikane për luftën vazhdon të bjerë. Një anketë e re nga organizata Gallup tregon se vetëm 35 për qind e amerikanëve të anketuar mbështesin mënyrën sesi presidenti Obama po trajton luftën, 55 për qind janë kundër.

Në fjalimin e tij, zoti Obama tha se Afganistani nuk ka humbur por ka bërë hapa prapa për disa vite. Ai tha se Al Kaida po planifikon akte të reja terrori nga streha e sigurtë përgjatë kufirit Afgano-Pakistanez me mbështetjen e Talebanëve.

“Ne duhet t’i mohojmë Al Kaidës një strehë të sigurtë. Ne duhet të zbrapsim mësymjen Talebane dhe refuzojmë mundësinë për të përmbysur qeverinë. Ne duhet të forcojmë kapacitetin e forcave afgane të sigurisë dhe qeverisë në mënyrë që ato të marrin përgjegjësinë kryesore për të ardhmen e Afganistanit.”

Presidenti u kërkoi vendeve aleate që të kontribuojnë me më shumë trupa për të luftuar në Afganistan dhe tha se ai ka besimin se ato do ta bëjnë këtë.

“Miqtë tanë kanë luftuar, derdhur gjakun dhe dhënë jetën përkrah nesh në Afganistan. Tani duhet të bashkohemi për ti dhënë fund kësaj pune me sukses. Ajo që sot vihet në provë, nuk është kredibiliteti i Nato-s por siguria e vendeve aleate dhe mbarë botës.”

Zoti Obama tha se strategjia e tij do të mundësojë kthimin e trupave në Amerikë nga mesi i vitit 2011, në varësi të kushteve në terren. Ky aspekt i planit mesa duket do të shkaktojë kundërshtime nga republikanët në kongres, shumë prej të cilëve janë kundër caktimit të datës për tërheqjen.

“Së bashku, trupat shtesë amerikane dhe ndërkombëtare do të na lejojnë ne të shpejtojmë kalimin e përgjegjësive tek forcat afgane dhe na mundëson fillimin e transferimit të trupave amerikane jashtë Afganistanit në korrik të vitit 2011.”

Një mision i rëndësishëm i trupave do të jetë trajnimi i forcave afgane që të marrin përsipër luftën kundër Talebanëve dhe të mbrojnë sigurinë e vendit të tyre. Ndërkohë që shumica e Talebanëve ndodhen në Pakistan, presidenti theksoi nevojën e vazhdimit të partneritetit me qeverinë e Islamabadit.

Nismat civile do të luajnë një rol të madh në strategjinë amerikane, kryesisht në zhvillimin e bujqësisë së rajonit, arsimin dhe ekonominë. Zoti Obama tha gjithashtu se Uashingtoni do të kërkojë përmirësimin e qeverisjes nga Afganistani dhe Pakistani.

“Ne do të punojmë me partnerët, Kombet e Bashkuara dhe popullin e Afganistanit për të arritur një strategji civile më efikase, në mënyrë që qeveria të përfitojë nga përmirësimi i sigurisë. Kjo përpjekje duhet të bazohet mbi efektshmërinë e qeverisjes.”

Presidenti tha se strategjia e re në Afganistan do t’i kushtojë Amerikës rreth 30 miliard dollarë në vitin që vjen dhe tha se do të punonte nga afër me Kongresin për të adresuar koston ndërkohë që mundohet të rimëkëmbë ekonominë e përfshirë nga recesioni. Gjatë muajve të fundit zoti Obam zhvilloi disa takime me këshilltarët e tij ushtarakë dhe të politikë, përfshi komandantë nga vija e frontit në Afganistan. (voa)

Sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, thotë se presidenti Obama ka informuar mbrëmjen e së dielës grupin e tij të sigurisë kombëtare rreth vendimit që ai ka marrë mbi strategjinë e luftës në Afganistan dhe se ka lëshuar urdhrat për zbatimin e tij.

Që nga marrja e vendimit, presidenti ka zhvilluar një seri telefonatash me aleatët e Shteteve të Bashkuara, proces i cili do të vazhdojë edhe sot derisa zoti Obama të paraqesë publikisht strategjinë e tij të rishikuar mbi Afganistanin gjatë një fjalimi në Akademinë Ushtarake Amerikane, West Point.

Sekretari i shtypit, Gibs nuk pranoi të futej në detaje rreth strategjisë, për të cilën administrata ka punuar prej disa muajsh, pavarësisht përkeqësimit të sigurisë në Afganistan, zgjedhjeve presidenciale të debatuara dhe kur anketat e opinionit publik tregojnë rënie të mbështetjes amerikane për luftën tetë vjeçare.

Por në prag të njoftimit të pritur për sot të presidentit Obama rreth strategjisë ku mund të përfshihen edhe shtimi i forcave me rreth disa dhjetëra mijë, zëdhënësi Gibs theksoi se angazhimi ushtarak amerikan në Afganistan nuk është i pakufizuar.

“Nuk do të jemi atje pafundësisht. Dhe nuk kemi burime, forca dhe buxhet, që të mbajmë përgjegjësinë kryesore për sigurinë në Afganistan. Afganistani duhet të jetë vetë përgjegjës për sigurinë.”

Gibs tha se synim madhor do të jetë trajnimi i forcave afgane në mënyrë që ata të marrin nën kontroll zonat e kontrolluara nga trupat e huaja. Që plani të ketë sukses, theksoi sekretari i shtypit të Shtepisë së Bardhë, Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një partner të besueshëm në Kabul.

“Është koha për një kapitull të ri në marrëdhëniet tona kur flitet korrupsionin, përmirësimin e qeverisjes në mënyrë që të trajtohet situata e sigurisë.”

Zëdhënësi Gibs tha se presidenti amerikan Barak Obama gjatë fjalimit që do të zhvillojë sot mes të tjerash do të përmend edhe koston e planit të ri për Afganistanin, por nuk duket se do të shtjellojë detaje nga plani.

Gibs theksoi se ndikimi financuar ka qenë gjithashtu ndër çështjet kryesore të shqyrtimit nga ana e administratës së strategjisë në Afganistan. Ai nuk pranoi të komentonte nëse presidenti Obama do të marrë nën konsidertata një propozim nga ligjvënësit demokratë në Kongres për një taksë speciale për luftën për të mbuluar shpenzimet për një mision të zgjeruar amerikan në Afganistan.

Disa ligjvënës demokratë kanë shprehur shqetësimin se shtimi i shpenzimeve të luftës mund të gllabërojë fondet e buxhetit federal tashmë të pushtuar nga huatë, fonde të cilat mund të përdoreshin për përparësitë brenda vendit. Sipas parashikimeve, shtimi i forcave në Afganistan me rreth 30 deri 35 mijë trupa, i cili pritet të njoftohet sot nga presidenti Obama, do t’i kushtojë buxhetit amerikan 75 miliard dollarë.

Zëdhënësi Gibs tha se ndërkohë që fjalimi i presidentit do të theksojë dhe kërkojë mbështetjen për strategjinë e re në Afganistan, presidenti do të theksojë edhe nevojën për forcimin e marrëdhënieve diplomatike me Pakistanin, vend i cili gjithashtu po kërcënohet nga militantët ekstremistë.

Presidenti Barak Obama e ka cilësuar Afganistanin si një luftë të cilën Shtetet e Bashkuara nuk duhet ta humbasin. Por ai gjithashtu ka dënuar hapur atë cilën ai e shikon si kanalizim, nga ana e administratës së mëparshme, të burimeve nga Afganistani për të vazhduar luftën në Irak.

Analistët thonë se në fjalimin që do të mbajë sot presidenti drejtuar vendit, zoti Obama do të theksojë se suksesi në Afganistan ende mund të arrihet, dhe se investime dhe sakrifica të mëtejshme janë të nevojshme dhe të vlefshme.

Presidenti Obama pritet ti referohet shtimit të misionit në Afganistan si një përpjekje ndërkombëtare. Britania njoftoi të hënën se do të dërgojë rreth 500 trupa shtesë në Afganistan në javët që vijnë, duke çuar numrin e forcave të saj në atë vend në 10 mijë.

Washington Post: SHBA, së shpejti 9 mijë marinsa në Afganistan

Presidenti Obama pritet të njoftojë të martën një përshkallëzim të konsiderueshëm të misionit të SHBA-së në Afganistan: trajnim më shumë për ushtrinë afgane, më shumë mbështetje për qeverisjen afgane dhe dhjetëra e mijëra trupa amerikane më shumë.

Lajmi raportohet sot nga e përditshmja Washington Post, sipas së cilës nuk ka asnjë garanci që masat e reja do të ndryshojnë atë që tani është një përpjekje e humbur.

Sipas gazetës, së shpejti pritet që të dërgohen në Afganistanin jugor deri në 9 000 marinsë, duke e dyfishuar numrin e trupave amerikane në rajon.

Dislokimi i forcave në krahinën Helmand do të bëhet vetëm disa ditë pasi presidenti Barak Obama do të shpallë strategjinë e tij të re të luftës në Afganistan.

Gazeta citon gjithashtu zyrtarët e lartë të SHBA të ketë thënë se rreth 1,000 trajnerë të ushtrisë do të ndjekin vendosjen detare.

Plani i Obamës pritet të bëjë thirrje për shtimin e shumë trupave, siç kërkohet nga komandanti i Përgjithshëm McChrystal Stanley, për t’u bashkuar me 68.000 trupa të SHBA tashmë në Afganistan.

“Disa nga komentet publike të Obamës kanë bërë të qartë se ai do të fillojë në këtë kurs të ri me gjysmë zemre. Kjo është e kuptueshme, duke pasur parasysh problemet në Afganistan”- thuhet në raport.