Lushnja Portal » Vendimi i qeverisë për shitjen e aseteve

Vendimi i qeverisë për shitjen e aseteve, Majko: Po pastrohen para të pista
TIRANË- Partia Socialiste hedh dyshime se procesi i privatizimit të gjithçkaje shtetërore lidhet me një proces pastrimi parash të pista. Deputeti i PS-së, Pandeli Majko, ka ngritur shqetësimin, një ditë pasi Ministri i Ekonomisë Tregtisë së Energjetikës, Dritan Prifti, konfirmoi përfundimin e listës me asetet shtetërore, të cilat do të nxirren në shitje brenda një periudhe kohore të shkurtër. Janë mbi 250 fabrika, ndërmarrje apo uzina që deri më tani kanë qenë pronë shtetërore që do të futen në procesin e privatizimit.

Për hartimin e një liste me të gjitha asetet, qeveria ka angazhuar rreth 100 nënpunës të administratës shtetërore, ndërsa me fillimin e valës së re të shitjeve të aseteve shtetërore qeveria parashikon që brenda vitit të arrijë të mbledhë në buxhet rreth 100 milionë euro. “Kjo përkthehet pak a shumë me mbylljen përfundimtare të mundësisë për kthim dhe kompensim në natyrë të pronarëve të vjetër të Shqipërisë.

Kjo thellohet edhe më tutje, duke dëgjuar përfaqësuesit e qeverisë se pronarët e vjetër në momentin e shitjes së të ashtuquajturave prona shtetërore kur janë vetë pronarë të sipërfaqes në fjalë kanë të drejtën e parablerjes. Boll dhe kaq dhe arrin të kuptosh se ne ç’nivel është sot marrëdhënia legale me pronën në Republikën e Shqipërisë. Ngre një pyetje shumë të rëndësishme për fatin dhe në ç’duar do të venë pronat që kanë dalë ose që do të dalin në ankand për t’u privatizuar.

Problemi është që pronat në Republikën e Shqipërisë të mos vijnë si një proces pastrimi parash”,- tha Majko. Qeveria ka vendosur që pronarëve gjatë procesit të privatizimit t’u njihet e drejta e parablerjes. Pra nëse ndodh që një uzinë apo fabrikë të jetë ndërtuar mbi pronën e një pronari të ligjshëm, ky i fundit ka të drejtën e parablerjes së asetit. Por jo normale e ka quajtur deputeti Majko qëndrimin e qeverisë për t’i dhënë pronarëve të drejtën e parablerjes, pasi në këtë mënyrë, sipas tij pronarët detyrohen të blejnë diçka që është e tyre.

Sipas vendimit të qeverisë, nëse nuk ka interes nga pronari, aseti shitet duke kaluar në procedura normale të tenderimit. E njëjta gjë do të ndodhë me ndërmarrjet të cilat janë dhënë me qira. Ndërkohë investitorit do ti lindë e drejta për të parablerë asetin atëherë kur ai ka investuar më shumë se 150 për qind të vlerës së saj mbi atë aset.

Në listën e shitjeve përfshihen aksionet shtetërore në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, Albtelekom, ARMO, etj. Ndërkohë, janë më shumë se 450 reparte ushtarake në të gjithë vendin që pritet të ndryshojnë pronarë në një periudhë të afërt. Lista ka mbërritur tashmë në Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës e cila do të merret edhe me shitjen e tyre.

Prifti: Ja si privatizohen asetet, në shitje edhe repartet ushtarake

TIRANË – Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti ka dhënë disa hollësi sot në lidhje me procedurën e privatizimit të aseteve shtetërore, shpallur si prioritet nga qeveria. Sipas tij privatizimi është i domosdoshëm për shkak të degradimit të ndërmarrjeve që manazhohen nga shteti, duke garantuar se vetëm këtë vit buxhetit të shtetit do t’i shtohen 100 mln euro nga privatizimet.

“Do privatizojmë çdo aset shtetëror. Gjatë procesit të tenderimit ish-pronarët e tokave do të kenë mundësinë e parabljeres”, tha ai. Ndërkohë edhe ata që kanë asete shtetërore me qira do të jenë të priveligjuar. “Pas ish-pronarëve të drejtën e parablerjes e kanë ata persona që kanë me qira objektet shtetërore, por me kusht që të kenë investuar në to”, tha Prifti.

Në shitje janë aksionet e shtetit tek OSSH, ARMO dhe Albtelekom. Gjithashtu do të shitet 100 për qind kompania shteterore e naftës Albpetrol. Për një periudhë 5 vjeçare do të futet edhe një aksioner i ri tek KESH-i, me një vlerë minimale, 20 për qind.

Për herë parë bëhet e ditur se në shitje janë afro 200 reparte ushtarake në gjithe vendin. Prifti tha se “ushtria do te beje nje ristrukturim duke leshuar ato ambiente që nuk i ka të nevojshme”.

Berisha: Asetet janë të shkatërruara

Kryeministri Berisha ka folur serish sot per shitjen e ndërmarrjeve shtetërore, si gjëja më me vlerë që do bëjë qeveria gjatë 2010-s. Ndërkohë ai akuzohet nga opozita se po nxitohet me ankandet e aseteve, thjesht për të mbushur arkën bosh të buxhetit të shtetit.

Në mbledhjen e qeverisë, Berisha u shpreh se “duke iu ndryshuar pronësi ne do të fitojmë në vlera të mëdha nga këto prona të shkapërderdhura që janë në duart e shtetit”. Sipas tij procesi i privatimit është qëllimi parësor, pasi godet edhe korrupsionin.

Berisha iu përgjigj edhe atyre që janë kundër privatizimeve, duke u shprehur se “në mënyrë të përsëritur kam dëgjuar të shprehin disaprovim për politikat e privatizimit. Por këto politika janë politika të tregut të lirë, të cilat kanë të bëjnë me konsolidimin e sistemit mbi pronën private. Ky sistem nuk përjashton pluralitetin e pronësisë, por, parë së gjithash, është sistemi që bazohet mbi pronën private dhe iniciativën e lirë të qytetarëve”.

Ekspertët: Nisma ‘çdo gjë në shitje’, tentativë për mbushjen e buxhetit

Deklarata e kryeministrit Sali Berisha për privatizimin e pjesës së mbetur të pasurisë shtetërore ka shkaktuar reagime të ekspertëve të ekonomisë dhe të opozitës. Sipas tyre, ky është momenti i papërshtatshëm për shkak të krizës botërore.

Ndërkohë ka mendime se duhen vendosur raporte të drejta midis sektorit publik dhe atij privat.

Privatizimi i ekonomisë shqiptare vazhdimisht ka qenë një ndër prioritetet e qeverive të të gjitha ngjyrave dy dekadat e fundit në Shqipëri, që kur vendi hyri në rrugën e ndryshimeve demokratike dhe ekonomisë së tregut.

Në kohë të ndryshme dhe mes polemikave janë privatizuar sektorë të rëndësishëm strategjike, si ai telekomunikacionit, bankave, naftës, energjitikës, por vleresohet se ka ende sektorë të rëndësishëm të paprivatizuar.

Javën e kaluar kryeministri Sali Berisha bëri të ditur për fillimin masiv të privatizimit të aseteve shtetërore që kanë mbetur pa privatizuar. “Do të kompletojmë privatizimin e të gjitha aseteve të cilat janë të domosdoshme,” tha zoti Berisha.

Menjëherë pas kësaj deklarate opozita reagoi duke thënë se kjo synonte grabitjen e asaj pasurie kombëtare që ka mbetur. Ndërkohë ekspertë të saj, ndonëse në parim shprehen për privatizim të sektorëve shtetërore, argumentuan se për shkak të krizës ky proces nuk do të ishte fitimprurës.

Shkëlqim Cani, ekspert i njohur i ekonomisë duke folur në emisionin Zig Zag në BBC në Shqip tha se “të privatizosh në kohë krize, është të çosh në minimum çmimin e shitjes së pasurisë kombëtare”.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i konfindustrias shqiptare, Gjergji Buxhuku e shikon edhe si një tentative të qeverisë që në këtë kohë të vështirë të mbushi buxhetin e shtetit. Por sipas zoti Buxhuku në këtë çështje duhen vendosur raporte të drejta midis sektorit publik dhe atij privat.”Gjetja e këtyre raporteve duhet të përbëjë thelbin e diskutimit, ” tha zoti Buxhuku.

Megjithatë pritet që qeveria të hedhë hapa konkrete drejt privatizimit të asaj ç’ka ka mbetur pronë shtetërore, që pa dyshim do të sjellë debate në të ardhmen.

Berisha: Sivjet gjithçka privatizohet veç digave, shkollave e spitaleve

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në një takim me ministra të tij se ky vit do të jetë viti kur do privatizohet gjithçka përveç shkollave, spitaleve, digave e ndonjë gjëje krejt të parëndësishme.

“Ky është takimi i radhës për një nga problemet në parim më madhore të qëndrimit tonë në rrafshin ekonomik, problemin e privatizimit. Ne kemi shënuar para këtij viti sukseset më të mëdha në privatizimin e të ashtuquajturave sipërmarrje strategjike, por ne duhet të kompletojmë privatizimin e të gjitha aseteve, e cila është e domosdoshme, duke përjashtuar digat, shkollat dhe spitalet. Ky proces është i domosdoshëm dhe jetik, para së gjithash, për tu ndarë me një zinxhir korrupsioni në sipërmarrjet publike, në sipërmarrjet ku shteti është aksioner dhe në tërë pronat që janë çerdhet e korrupsionit. Në këtë proces ne synojmë të rrisim në një nivel të ri menaxhimin e aseteve në Shqipëri. Në Shqipëri dhe kudo një nga qëllimet madhore të privatizimit është përmirësimi i menaxhimit. Pra, ky vit do të jetë përcaktues për pothuajse çdo gjë që ka mbetur pa privatizuar përveç shkollave, spitaleve, digave dhe ndonjë gjë krejtësisht të parëndësishme.

Armiku numër një i privatizimit është korrupsioni. Ai përpiqet të bëjë çdo gjë për ta bllokuar atë, sepse status quo-ja u leverdis atyre, i mjelin si lopën dhe i fusin në xhepat e tyre aksionet publike të qeverisë apo sipërmarrjet e tjera më radhë. Armiku i dytë është burokracia jonë, e cila zvarrit këtë proces që duam të eci me shpejtësi të madhe,” tha Berisha.

Kryeministri tha se vlerat e krijuara nga privatizimi do të shkojnë për të kompensuar pronarët.

Gazeta SHekulli